Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!
Export

Programi:

Gjuhë dhe letërsi angleze (2026/2027)

Cikli i studimeve: Cikli i tretë (doktoratë)
Fakulteti: Gjuhët, Kulturat dhe Komunikimi
Kodi i programit: N-PhDENELI180C
Viti akademik: 2023 / 2024
Titulli: Doktor i shkencave filologjike - Drejtimi: Gjuhë angleze / Letërsi angleze
SETK: 180 (3 vite)
Vendimi:

Pas mbarimit të këtij programi, studentët do te marrin titullin doktor i shkencave filologjike në fushën e gjuhës angleze. Para së gjithash, ky program do të fokusohet në gjuhësi, kulturë, përkthim dhe metodologji të mësimdhënies së anglishtes si gjuhë e huaj. Me një ekip të stafit vendor dhe ndërkombëtar, të cilët janë me kualifikimet më të larta për të ligjëruar me metodat më moderne, departamenti ynë gëzon respekt në rajon dhe ofron më të mirën në instruksionet e gjuhës bashkëkohore.

Programi i doktoratës ndjek një dizajn inovativ që përkrah kërkimin origjinal me zgjedhore lidhur ngushtë me fushën e studimit, që do të thellojnë dituritë ekzistuese të studentëve në fushën përkatëse. Të gjithë instruktorët e doktoratës janë hulumtues me përvojë të dëshmuar me publikime në fushën e letërsisë angleze, gjuhësisë dhe mësimit të gjuhës angleze. Programi u lejon studentëve të ndjekin një rrugë të strukturuar të zhvillimit akademik me mundësi të prezantojnë shkrime me rezultate kërkimore në parametrat e programit. Studentët do të përfitojnë nga mundësitë e interaksionit me kolegët e barabartë ku idetë do të mund të testohen dhe të zhvillohen. Në këtë mënyrë, studimet e doktoratës në anglisht mund të jenë shpërblyese dhe eksperienca sfiduese.

Studentët e suksesshëm të programit të doktoratës në anglisht mund të presin mundësi të gjerë të mundësive të mësimdhënies në nivelin e tretë dhe të dytë (të shkollave të mesme). Në fakt, vetëm të kualifikuarit me doktoratë do të kenë mundësi të ligjërojnë në nivel universitar në sektorin arsimor në RMV pas vitit 2015. Sidoqoftë, opsionet për karrierë nuk kufizohen vetëm në profesion akademik. Studentët e suksesshëm mund të zgjedhin sfera të tjera siç janë politika kulturore, ndërmjetësimi kulturor dhe puna si përkthyes ose në fushën e mediave and shtëpive botuese, ose në organizata ndërkombëtare dhe turizëm.

Njohuritë dhe të kuptuarit

Paraqet të kuptuarit sistematik të fushës së zgjedhur të hulumtimit dhe njohuri të përkryera të metodave dhe aftësive të hulumtimit.

Demonstron njohuri të specializuara të gjuhësisë së aplikuar, letërsisë angleze, kulturës dhe civilizimit të vendeve anglishtfolëse.

Posedon njohuri profesionale dhe të kuptuarit të trendeve më të mëdha në metodologjinë e mësimdhënies së anglishtes në nivel të dytë dhe të tretë.

Kërkon kapacitet akademik për hulumtim të pavarur akademik.

Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit

-          Paraqet mundësi interpretimi, dizajni, aplikimi dhe adaptimi të fushës kërkimore me integritet shkencor.

-          Jep kontribut nëpërmjet hulumtimit origjinal, që tejkalon kufijtë ekzistues të njohurive, zhvillon njohuri të reja, të vlerësuara me publikime kombëtare dhe ndërkombëtare.

Përdorimi i anglishtes së folur dhe të shkruar më mënyrë akademikë më qellim të bartjes së ideve të reja dhe rezultateve.a

Aftësitë për të vlerësuar

-          Tregon mundësi për analiza kritike, vlerësim dhe sintetizim të ideve të reja komplekse;

-          Tregon mundësi për të iniciuar dhe për të marrë pjesë në mënyrë të pavarur në rrjete dhe ngjarje hulumtuese në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

-          Tregon mundësi për të iniciuar në mënyrë të pavarur projekte hulumtuese dhe të zhvillimit, nëpërmjet të cilave njohuri të reja do të kontribuojnë në fushën e kërkimit.

-          Është në gjendje të vlerësojë në mënyrë të pavarur rëndësinë dhe substancën intelektuale të hulumtimit të kolegëve në fushën përkatëse.

Mund të bëjë gjykime komplekse metodologjike në dizajnin dhe analizën e hulumtimit në fushën e gjuhës dhe letërsisë angleze.

Aftësitë e komunikimit

-          Mund të komunikojë me kolegët e tij/saj, me komunitetin më të gjerë dhe shoqërinë si tërësi në fushën përkatëse

-          Tregon kompetencë komunikative në klasë në menaxhimin e klasës në nivel të dytë dhe të tretë

Tregon mundësi të nivelit intelektual në diskutimet në anglisht, në formë verbale ose të shkruar të ideve komplekse.

Aftësitë e të mësuarit

-          Aftësi për promovim të vetvetes në një sistem profesional akademik;

-          Është në gjendje ta përparojë hulumtimin e vet me një kornizë teknologjike, shoqërore ose kulturore në shoqërinë e  bazuar në dije.

Mund të hulumtojë në mënyrë të pavarur  cilën do lëndë që lidhet me fushën e tij/të saj duke përdorur mësimin dhe aftësitë hulumtuese.

Semestri 1

  • [C2469] [10 SETK] Metodologjia e Hulumtimit
    Kјо lëndë ka për qëllim të shpjegojë metodologjitë dhe teknikat e punës shkencore, të cilat kryesisht studentëve u krijojnë shumë vështirësi. Ushtrimet praktike do t’u ndihmojnë studentëve të orientohen në bibliotekë, të shkruajnë një punim shkencor, referate, punime seminarike etj.. Në kuadër të këtij kursi do të përfshihen temat si: përcaktimi i temës, bibliografia, rregullat e citimit, kodet shkencore, organizimi i punës etj.
  • [C2471] [10 SETK] Çështjet Kyçe në Mësimdhënien e Gjuhës dhe Letërsisë
    Objektivat e lëndës: 1. Zhvillimi i njohurive teorike për konceptet, parimet dhe qasjet bashkëkohore në mësimdhënien e gjuhës dhe letërsisë. 2. Aftësimi për analizën kritike të praktikave dhe metodave ekzistuese në procesin mësimor të gjuhës dhe letërsisë. 3. Përvetësimi i metodave efektive didaktike, të përshtatshme për mësimdhënien e përmbajtjeve gjuhësore dhe letrare në nivele të ndryshme arsimore. 4. Zhvillimi i aftësive për planifikim mësimor, hartimin e orëve dhe përzgjedhjen e materialeve mësimore sipas nevojave të nxënësve. 5. Nxitja e kompetencave për reflektim profesional, për të përmirësuar vazhdimisht qasjen personale në mësimdhënie. 6. Aftësimi për integrimin e teknologjisë dhe mjeteve bashkëkohore në procesin e mësimdhënies së gjuhës dhe letërsisë.
  • [C2470] [10 SETK] Shkrimi i Disertacionit të Doktoratës
    Lënda është dizajnuar për t’i aftësuar studentët që të bëjnë në mënyrë të pavarur hulumtime shkencore gjegjësisht për të shkruar punimin e doktoratës . Është paraparë që ky kurs të jetë praktik dhe t’ju japë studentëve njohuritë, mundësinë dhe besimin e duhur për t'iu qasur me sukses hulumtimit të tyre shkencor. Për këtë arsye lënda më shumë është bashkëpunim se sa një lëndë që në mënyrë strikte bazohet në leksione. Nga studentët pritet që të marrin pjesë në mënyrë aktive në diskutime.

Semestri 2

  • [C2608] [10 SETK] Propozim-Projekt Doktorate
    Ky aktivitet nënkupton përgatitjen e një projekti të pavarur kërkimor nën mentorim, i cili përbën bazën e disertacionit të doktoratës. Studenti fillon procesin e hartimit të planit kërkimor për disertacionin, duke zhvilluar në mënyrë sistematike komponentët kryesorë të tij. Aktivitetet përfshijnë identifikimin dhe shqyrtimin e literaturës relevante, përcaktimin e kornizës teorike dhe hipotezave kërkimore, përzgjedhjen dhe definimin e metodologjisë së punës, si dhe hartimin e planit individual të kërkimit. Procesi përmbyllet me një prezantim të parë publik të projektit kërkimor.
  • [10 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EDLCC0104] Nxënia e Gjuhëve të Huaja
    • [EDLCC0103] Sociolinguistika dhe Gjuha e Arsimit
    • [E2545] Shkrim i avansuar akademik
    • [EDLCC0101] Multikulturalizmi
    • [E2856] Komunikimi Ndërkombëtar
    • [EDELL0102] Shekspiri dhe Koha e Tij
    • [EDELL0103] Teoria e Letërsisë
    • [E2613] Modernizmi Transatlantik
    • [E2538] Analiza e Gjuhës Angleze
  • [10 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EDLCC0104] Nxënia e Gjuhëve të Huaja
    • [EDLCC0103] Sociolinguistika dhe Gjuha e Arsimit
    • [E2545] Shkrim i avansuar akademik
    • [EDLCC0101] Multikulturalizmi
    • [E2856] Komunikimi Ndërkombëtar
    • [EDELL0102] Shekspiri dhe Koha e Tij
    • [EDELL0103] Teoria e Letërsisë
    • [E2613] Modernizmi Transatlantik
    • [E2538] Analiza e Gjuhës Angleze

Semestri 3

  • [C2671] [30 SETK] Punë Kërkimore-Shkencore
    Në vitin e dytë kandidati vazhdon me veprimtarinë kërkimore shkencore sipas planit individual të miratuar. Mentori siguron vlerësimin lidhur me këto aktivitete në formën e një raporti drejtuar Këshillit mësimor-shkencor të fakultetit.

Semestri 4

  • [C2672] [20 SETK] Publikime I
    Publikimi i aktiviteteve kërkimore-hulumtuese sipas tabelës me rëndësi për mediat për publikim. Aktivitetet dhe sukseset publicistike të kandidatit kontrollohen para audiencës shkencore sipas lëmit dhe relevancës së hulumtimit.
  • [C2673] [10 SETK] Mobiliteti i studentëve
    Gjatë semestrit të katërt studenti është i detyruar të realizojë mobilitet në një institucion shkencor, ose institucion tjetër relevant për fushën e kërkimit jashtë vendit në një kohëzgjatje prej të paktën një javë. Qëllimi i mobilitetit të doktorantëve është të prezantojnë, shkëmbejnë dhe diskutojnë punën e tyre kërkimore me kolegë nga vende të tjera për të përmirësuar cilësinë e disertacionit të tyre. Për realizimin e mobilitetit studenti sjell dëshmi nga institucioni, të cilën ia dorëzon mentorit.

Semestri 5

  • [DLCC0105] [20 SETK] Prezantimi i Rezultateve të Hulumtimit
    Në fund të semestrit të 5-të, pas aktiviteteve kërkimore-hulumtuese sipas planit individual, kandidati do t'i prezantojë publikisht rezultatet e përgjithshme të kësaj faze të punimit dhe të hulumtimit.
  • [PHD-S5-01] [10 SETK] Publikime II
    Publikimi i aktiviteteve kërkimore-hulumtuese sipas tabelës me rëndësi për mediat për publikim. Aktivitetet dhe sukseset publicistike të kandidatit kontrollohen para audiencës shkencore sipas lëmit dhe rëndësisë së hulumtimit

Semestri 6

  • [ELL-PHD-THESIS] [30 SETK] Disertacioni i Doktoratës
    “Disertacioni i Doktoratës” është aktivitet akademik i cili përfshin realizimin e një hulumtimi origjinal shkencor në një fushë specifike të studimit. Aktiviteti përfshin identifikimin e një problemi kërkimor të rëndësishëm, zhvillimin e metodologjisë së kërkimit, mbledhjen dhe analizën e të dhënave, si dhe interpretimin dhe prezantimin e rezultateve në mënyrë sistematike dhe shkencore. Qëllimi është që studenti të demonstrojë aftësi për kërkim të pavarur dhe krijimin e njohurive të reja ose qasjeve të reja në fushën përkatëse. Aktiviteti synon zhvillimin e aftësive për analizë kritike dhe sintetike, për përdorim të metodologjive kërkimore të avancuara, për prezantim shkencor të rezultateve dhe për respektimin e parimeve të integritetit akademik. Gjithashtu, disertacioni përgatit studentin për kontribut profesional dhe akademik në fushën e tij/saj dhe për pjesëmarrje aktive në komunitetin shkencor ndërkombëtar. Pas përfundimit të disertacionit të doktoratës, nën mentorim, i njëjti dorëzohet në Këshillin mësimor-shkencor të fakultetit përkatës, shqyrtohet/pranohet nga Këshilli mësimor-shkencor i fakultetit, u dorëzohet anëtarëve të komisionit dhe fillon procedura e mbrojtjes publike.
Google+