COVID-19 Information and Protocol

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!
Export

Programi:

Media dhe Komunikimi (2022/2023)

Cikli i studimeve: Cikli i tretë (doktoratë)
Fakulteti: Gjuhët, Kulturat dhe Komunikimi
Kodi i programit: PhD-MC
Viti akademik: 2022 / 2023
Titulli: Doktor i shkencave në media dhe komunikim
SETK: 180 (3 vite) Akreditimi
Vendimi:

Programi studimor i ciklit të tretë në Media dhe Komunikim në kuadër të Departamentit të Shkencave të Komunikimit në Fakultetin e Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit është një nga tri rrugët e dallueshme për median dhe komunikimin, kërkimin dhe praktikën. Duke shfrytëzuar teoritë bashkëkohore të kulturës dhe të menduarit kritik, studimet e doktoraturës në Media dhe Komunikim fokusohen në ndërveprimin e komponentëve kryesorë të komunikimit bashkëkohor: institucioneve të medias, përmbajtjeve dhe rekomandimeve, si dhe audiencës së tyre - veçanërisht si një proces me anë të të cilit vihet në pah rëndësia kulturore. Studimet e doktoraturës së këtij programi e shqyrtojnë procesin nga një këndvështrim ndërdisiplinar përmes interaksioneve sociale, ekonomike, politike, historike, ligjore, rregullatore dhe ndërkombëtare, duke theksuar çështjet që përfshijnë teknologjitë dhe politikat e reja të komunikimit. Të diplomuarit do të angazhohen në një mjedis që përbën pedagogjinë kritike, krahasimin në terma intelektual dhe krijues midis formave bashkëkohore të analizës intelektuale dhe modeleve të tjera po aq të thella të eksplorimit që çojnë drejt përvetësimit të njohurive përmes kërkimit.

Studimet e doktoraturës në Media dhe Komunikim synojnë t'i pajisin studentët me kompetencat dhe mjetet e nevojshme për të zhvilluar projekte kërkimore që përfshijnë standardet më të larta shkencore dhe nivele të avancuara të rëndësisë etike. Përveç zotërimit të prirjeve të ndryshme teorike dhe qasjeve metodologjike, doktorantët do të zgjerojnë edhe kapacitetet e tyre për analizë kritike dhe interpretim të fenomeneve të ndryshme të komunikimit. Kurrikula është hartuar për të përmbushur nevojat aktuale dhe të ardhshme të tregut të punës në fusha të caktuara si: në fushën e medias dhe komunikimit, politikëbërjes kombëtare dhe ndërkombëtare, zhvillimit të korporatave në fushën e medias, komunikimit digjital dhe interaktiv, kompanitë e internetit, zhvillimin e portaleve, gazetarinë, komunikimin në biznes dhe organizativ, marrëdhëniet me publikun, etj. Ky program studimi ndjek tendencat bashkëkohore evropiane dhe botërore dhe ka shumë ngjashmëri me programet e tjera ndërkombëtare të studimeve brenda sistemit arsimor evropian. Programi studimor u ofron studentëve njohuritë më të fundit të zbatuara shkencore në fushën e medias dhe të komunikimit, në përputhje me të paktën tre programe studimi të akredituara të institucioneve ndërkombëtare të arsimit të lartë.

Të diplomuarit në këtë program studimor të doktoraturës përgatiten për karrierë akademike në universitete dhe për punësim si analistë mediash në kërkimin e aplikuar, si dhe për role të larta në fushën e politikës dhe të komunikimit në sektorët qeveritarë dhe jofitimprurës.

Njohuritë dhe të kuptuarit

Përvetësimi i njohurive dhe të kuptuarit të procesit të komunikimit në përgjithësi dhe zotërimi i njohurive të thella të teorive dhe qasjeve kryesore nga media dhe komunikimi.

Marrja e njohurive të avancuara për: median dhe komunikimin, llojet e fushatave të komunikimit dhe strategjitë e marrëdhënieve me median.

Zhvillimi i të menduarit analitik dhe kritik për mediat dhe komunikimin dhe strategjitë dhe taktikat e tyre.

Origjinalitet në aplikimin e ideve autonome për krijimin e një mesazhi zë qartë në media dhe komunikim, si dhe të shkruarit dhe të folurit kompetent në media.

Fitimi i përvojës së avancuar praktike në media dhe komunikim.

Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit

Të ndërmjetësojnë në zgjidhjen e konflikteve ndërmjet dy ose më shumë palëve.

Të planifikojnë menaxhimin e projektve (përgatitja e kërkimit shkencor, organizimi i zbatimit të kërkimit, zbulimi në kohë i problemeve të mundshme, përcaktimi i fondeve të nevojshme, menaxhimi i ekipit kërkimor).

T’i aplikojnë paketat statistikore për kryerjen e analizave statistikore të të dhënave (mundësia për të nxjerrë përfundime në bazë të të dhënave cilësore dhe sasiore).

T’i zbatojnë metodat shkencore (metodologjitë shkencore), në punën e pavarur kërkimore.

Të hartojnë dhe zbatojnë paradigma të reja teorike bazuar në arritjet shkencore në fushën e kërkimit.

T’i aplikojnë shkathtësitë akademike të shkrimit dhe raportimit (aftësitë e të folurit dhe të dëgjuarit, aftësitë për të paraqitur të dhëna dhe të gjetura para një publiku joprofesional).

T’i zbatojnë njohuritë e bazuara në tendencat moderne të të menduarit në shkencat e informacionit dhe komunikimit.

Aftësitë për të vlerësuar

Aftësi për të vlerësuar dhe përzgjedhur strategji në media dhe komunikim dhe më konkretisht aftësi për të vlerësuar dhe përzgjedhur kanalet dhe modelet e komunikimit.

E drejta për të zgjedhur format e medias dhe komunikimit, puna dhe vlerësimi i medias së re më të përshtatshme për një mesazh të caktuar komunikues në procesin e komunikimit.

Vendime në përzgjedhjen e argumenteve dhe fakteve për një mesazh efektiv komunikimi në media dhe komunikim.

Identifikim i pikave të forta dhe të dobëta në menaxhimin e disa strategjive të komunikimit në media dhe komunikim.

Aftësi për t'u angazhuar në nivel profesional në media dhe debate publike dhe për të argumentuar pikëpamjet e tyre, të mbështetura me fakte, për tema që lidhen me komunikimin, mediat e reja, formimin e opinionit publik etj.

Mbledhja e informacionit kritik (kërkimi i literaturës, leximi kritik dhe zbulimi i paragjykimeve, aftësitë e intervistimit).

Aftësitë e komunikimit

Të planifikojnë, zbatojnë dhe vlerësojnë prezantimet e ideve, koncepteve dhe strategjive të reja në fushën e medias dhe komunikimit.

Të hartojnë plane për komunikimin e mesazheve, ideve dhe vendimeve të institucioneve dhe organizatave në praktikën e medias dhe komunikimit.

Të bëjnë prezantime profesionale të qarta dhe koherente mbi një temë ose detyrë që lidhet me median dhe komunikimin, duke përdorur shembuj referues dhe zgjidhje.

Të përdorin burime të avancuara për përmirësimin dhe zbatimin e mëtejshëm të njohurive të marra.

Të shprehen në mënyrë profesionale dhe elokuente në media, si dhe të fitojë aftësi të të folurit publik për çështje dhe tema që lidhen me shoqërinë dhe komunikimin masiv.

Të krijojnë strategji komunikimi me publikun dhe të aplikojnë taktika dhe mjete të përshtatshme për realizimin e strategjive dhe planeve të komunikimit.

Aftësitë e të mësuarit

Të kenë aftësi profesionale/eksperte për kërkime në fushën e medias dhe komunikimit, të mbështetur nga teknologjitë e përparuara të informacionit.

Të bëjnë analiza në fushën e medias dhe komunikimit përmes qasjes teorike dhe metodologjike dhe të përdorin literaturën shkencore dhe pasqyimin e autorëve të tjerë.

Të thellojnë njohuritë teorike duke problematizuar situata të ndryshme komunikimi në media dhe komunikim.

Të formulojnë pyetje kërkimore dhe të përgatisin pyetësorë dhe metoda të ndryshme shkencore në kërkimin shkencor në fushën e medias dhe komunikimit.

Të marrin iniciativa dhe përgjegjësi për krijimin e politikave globale të komunikimit në institucione. 

Semestri 1

  • [DLCC0101] [10 SETK] Metodologjia e hulumtimit
    Kјо lëndë ka për qëllim të shpjegojë metodologjitë dhe teknikat e punës shkencore, të cilat studentëve u krijojnë shumë vështirësi. Ushtrimet praktike do t’u ndihmojnë studentëve të orientohen në bibliotekë, të shkruajnë një punim shkencor, referate, punime seminarike, etj. Në kuadër të kësaj lënde, do të përfshihen temat si: përcaktimi i temës, bibliografia, rregullat e citimit, kodet shkencore, organizimi i punës etj.
  • [C2215] [10 SETK] Teoria e komunikimit dhe mediat
    Qëllimet e lëndës: Përfitimi i njohurive të specializuara për teorinë e komunikimit dhe mediat.
  • [DLCC0103] [10 SETK] Shkrimi i disertacionit të doktoratës
    Lënda është dizajnuar për t’i aftësuar studentët që të bëjnë hulumtime shkencore, gjegjësisht për të shkruar punimin e doktoratës. Është paraparë që kjo lëndë të jetë praktike dhe t’u japë studentëve njohuritë, mundësinë dhe besimin e duhur për t'iu qasur me sukses hulumtimit të tyre shkencor. Për këtë arsye, lënda më shumë përbën një bashkëpunim se sa një lëndë që në mënyrë strikte bazohet në leksione. Nga studentët pritet që të marrin pjesë në mënyrë aktive në diskutime.

Semestri 2

  • [DLCC0104] [10 SETK] Shqyrtimi dhe miratimi i planit të disertacionit të doktoratës
    Pas semestrit të parë, studenti fillon aktivitetet e tij për përpilimin e planit mbi disertacionin e doktoratës. Aktivitetet përfshijnë përcaktimin e literaturës, përcaktimin e kornizës hipotetike, përkufizimin e metodologjisë së punës dhe përcaktimin e planit individual si dhe prezantimin e parë publik.
  • [10 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [E2662] Sistemet krahasuese të mediave
    • [E2663] Komunikimi masiv dhe shoqëria
    • [E2664] Studime të avancuara të mediave të reja
    • [E2665] Shkrimi strategjik dhe marrëdhëniet me mediat
    • [E2666] Gazetaria dhe komunikimi digjital
    • [E2667] Proceset dhe efektet e komunikimit të ndërmjetësuar
    • [E2668] Studimet e komunikimit: komunikimi dhe kultura
    • [E2669] Të folurit në publik: fjalimi dhe kritika në shoqërinë demokratike
  • [10 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [E2662] Sistemet krahasuese të mediave
    • [E2663] Komunikimi masiv dhe shoqëria
    • [E2664] Studime të avancuara të mediave të reja
    • [E2665] Shkrimi strategjik dhe marrëdhëniet me mediat
    • [E2666] Gazetaria dhe komunikimi digjital
    • [E2667] Proceset dhe efektet e komunikimit të ndërmjetësuar
    • [E2668] Studimet e komunikimit: komunikimi dhe kultura
    • [E2669] Të folurit në publik: fjalimi dhe kritika në shoqërinë demokratike

Semestri 3/4

  • [PHD-S3-S4-01] [40 SETK] Punë kërkimore-shkencore
    Në vitin e dytë (semestri 3 dhe 4) kandidati vazhdon me veprimtarinë kërkimore shkencore sipas planit individual të miratuar. Mentori siguron vlerësim lidhur me këto aktivitete në formën e një raporti drejtuar Këshillit mësimor shkencor të fakultetit.

  • [PHD-S3-S4-02] [15 SETK] Publikime I
    Publikimi i aktiviteteve kërkimore-shkencore sipas tabelës me rëndësi për mediat për publikim. Aktivitetet dhe sukseset publicistike të kandidatit kontrollohen para audiencës shkencore sipas lëmit dhe relevancës së hulumtimit.
  • [C2019] [5 SETK] Mobiliteti i studentëve
    Qëllimi i mobilitetit të doktorantëve është të prezantojnë, shkëmbejnë dhe diskutojnë punën e tyre kërkimore me kolegë nga vendet e tjera evropiane për të përmirësuar cilësinë e disertacionit të tyre.

Semestri 5

  • [DLCC0105] [20 SETK] Prezantimi i rezultateve të hulumtimit
    Në fund të semestrit të 5-të, pas aktiviteteve kërkimore shkencore sipas planit individual, kandidati, rezultatet e përgjithshme të kësaj faze të punimit dhe të hulumtimit do t'i prezantojë publikisht.
  • [PHD-S5-01] [10 SETK] Publikime II
    Publikimi i aktiviteteve kërkimore shkencore sipas tabelës me rëndësi për mediat për publikim. Aktivitetet dhe sukseset publicistike të kandidatit kontrollohen para audiencës shkencore sipas lëmit dhe relevancës së hulumtimit.

Semestri 6

  • [C2299] [30 SETK] Disertacioni i doktoratës
    Vazhdimi i punës së disertacionit të doktoratës. Dorëzohet teza (disertacioni), pranohet nga Këshilli mësimor-shkencor i fakultetit, u dorëzohet anëtarëve të komisionit dhe fillon procedura e mbrojtjes publike.
Google+