Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!
Export

Programi:

E - Teknologjitë

Cikli i studimeve: Cikli i tretë (doktoratë)
Fakulteti: Shkencat dhe Teknologjitë Bashkëkohore
Viti akademik: 2019 / 2020
Titulli: Doktor shkence në E-tekonologji
SETK: 180 (3 vite) Akreditimi

Studimet e ciklit të tretë (të doktoratës) në E-teknologji në Fakultetin e shkencave dhe teknologjive bashkëkohore mbështesin teknologjitë tradicionale, me theks të veçantë në orientimin e biznesit drejt industrisë. Kjo ekspertizë është unike dhe është e një rëndësie të madhe për tregun e punës dhe klientët që duan të integrojnë E-sistemet e tyre në IT infrastrukturat tradicionale. Programi paraqet vazhdimësinë e edukimit të kuadrove, të cilët i kanë përfunduar studimet deridiplomike dhe pasdiplomike. Programi do të mundësojë shkallë më të lartë të përgatitjes shkencore, hulumtuese dhe në lëmenjtë profesionale dhe në aktivitetet vetanake te hulumtimeve, sikurse edhe në karrierën profesionale dhe akademike. Me këtë proces të studimit studentët do të pajisen me kompetenca dhe shkathtësi akademike, intelektuale dhe teknike për komunikime nëpërmjet formave të ndryshme për përgatitje në punën shkencore-hulumtuese. Ndryshimet e hovshme në shoqëri imponojnë dhe kërkojnë qasje të reja për përgatitjen e gjeneratave të reja me njohuri shkencore për nevojat e shoqërisë, të cilat bazohen në dije, dhe janë të dedikuara për tregun global të punës në lëmin e E- teknologjisë.

Programi paraqet vazhdimësinë e edukimit të kuadrove, të cilët i kanë përfunduar studimet deridiplomike dhe pasdiplomike. Programi do të mundësojë shkallë më të lartë të përgatitjes shkencore - hulumtuese në lëmenjtë profesionalë dhe në aktivitetet vetanake te hulumtimeve, sikurse edhe në karrierën profesionale dhe akademike. Me këtë proces të studimit studentët do të pajisen me kompetenca dhe shkathtësi akademike, intelektuale dhe teknike për komunikim nëpërmjet formave të ndryshme, por edhe do të përgatiten për punën shkencore-hulumtuese. Ndryshimet e hovshme në shoqëri imponojnë dhe kërkojnë qasje të reja për përgatitjen e gjeneratave të reja me njohuri shkencore për nevojat e shoqërisë së bazuar në dije  dhe janë të dedikuara për tregun global të punës në lëmin e E- teknologjisë.

Njohuritë dhe të kuptuarit
  • Zotërimi i njohurive dhe i të kuptuarit nga fusha e E-teknologjive dhe arkitekturave të informacionit, njohuritë nga shoqëritë e rrjetave dhe internet kulturat, internet dhe ueb teknologjitë e zgjeruara në mënyrë proporcionale në aspektin e studimeve të ciklit të dytë.
  • Aftësia për të zhvilluar dhe për të zbatuar idetë origjinale dhe kreative në mjedise ku mbivendosen ose ndërlidhen fushat e e-teknologjive.
  • Aftësia për të aplikuar njohuri ndër-disiplinore dhe kompetenca të specializuara demonstruese nga e-teknologjitë.
Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit
  • Aftësi për zgjidhje kritike, të pavarur dhe kreative të problemeve në mjedise të reja dhe të panjohura deri atëherë, për të cilat nuk kanë ekzistuar përvoja të mëhershme në kontekstin multi-disiplinar në  mjedise organizative.
  • Planifikim, udhëheqje dhe vlerësim i hulumtimeve të pavarura nga domeni i e-teknologjive, duke implementuar mjedise, teknologji dhe mjete përkatëse përllogaritëse.
  • Kreativiteti e origjinaliteti në interpretimin e njohurive nga proceset e-teknologjike dhe përdorimi i duhur i mjeteve kompjuterike, mjediseve të përcaktuara teknike dhe hulumtuese.
Aftësitë për të vlerësuar
  • Aftësia për integrim kreativ dhe sintezë të dijeve nga më shumë fusha lidhur me media-proceset si dhe përdorim të mjeteve dhe teknikave kompjuterike.
  • Aftësia për t'u marrë me situata komplekse që lidhen me proceset specifike për e-teknologjitë, për identifikim të rasteve përkatëse të specializuara në fushën e internetit e Informatikës dhe për të bërë vlerësime të shëndetshme në situata të mungesës së informacionit dhe të dhënave të plota në bazë të parimeve dhe përgjegjësive  personale, sociale e etike lidhur me zbatimin e dijeve dhe të kuptuarit.
Aftësitë e komunikimit
  • Aftësia për komunikim të qartë dhe të paluhatshëm të konkluzioneve, rezultateve, studimeve dhe dijeve specialistëve të e-teknologjive dhe të fushave të informatikës me aftësi për përshtatje të stilit dhe formës së shprehjes për jo-specialistët.
  • Kompetencë për hulumtime kritike, të pavarura dhe te argumentuara me vlerësim të metodologjive, si dhe propozim dhe mbrojtje të hipotezave të reja.
  • Aftësi për inicim, udhëheqje dhe marrje të përgjegjësive për individët dhe grupet në raste ku kompetencat komunikuese, organizuese janë të një rëndësie të veçantë.
Aftësitë e të mësuarit
  • Aftësi për identifikim të kërkesave dhe të drejtimeve për edukim individual dhe të pavarur në fushat e zakonshme nga informatika dhe biznesi.
  • Aftësi për të marrë përsipër përgjegjësinë për edukim të vazhdueshëm në e-teknologjitë e reja dhe të specializuara.

Semestri 1

  • [10 SETK] Metodologjia e hulumtimit
    Qëllimet e lëndës: - T’i kuptojnë debatet e avancuara shkencore-hulumtuese që kanë të bëjnë me lëndën e fushës së zgjedhur, veçanërisht në raport me zhvillimin e koncepteve kyçe, me aspektet epistemologjike të hulumtimit. - Të mbledhin material hulumtues, material relevant që do ta shfrytëzojnë në aktivitetet e tyre shkencore dhe publikuese. - Ta kuptojnë vëllimin e procesit hulumtues dhe qasjen në metodat e ndryshme të hulumtimit shkencor dhe të jenë në gjendje që këto t’i përdorin me teknika përparimtare në veprimtarinë shkencore dhe profesionale. - T’i hulumtojnë me një qasje të avancuar marrëdhëniet ndërmjet teorisë dhe praktikës hulumtuese. - Të zbatojnë shkathtësi dhe njohuri të cilat i kanë fituar në tezat e tyre të doktoratës, në projekte.
  • [10 SETK] Tema të avancuara nga procesimi në Cloud dhe Grid
    Qëllimi i lëndës është të mundësojë njohuri të hollësishme të strukturave për procedimin e cloud (në re) dhe procedimin GRID të cilat janë baza tekniko-teknologjike për çfarë do E-zgjidhjeje. Janë prezantuar komponentë të ndryshëm të këtyre sistemeve, por gjithashtu është prezantuar mënyra se si përputhen këta komponentë ndërmjet vetes. Qëllim i lëndës është që gjithashtu të japë një pasqyrë të ecurisë së procedimit për cloud (në re) dhe procesimin GRID, i cili e reflekton progresin e tyre në rrjedhë e sipër, të japë raport për përvojat reale dhe t’i shpjegojë teknologjitë që janë në dispozicion si ato aktualet edhe ato që paralajmërohen nga laboratorët, kompanitë dhe trupat për standardizim. Procesimi në cloud (në re) është: “Paradigmë procesuese dhe e distribuuar e përpjesëtimeve të mëdha, e drejtuar nga ekonomia – në – dimension, në të cilin ka zgjedhje të fuqive abstrakte, të virtualizuara, dinamike-skalabile, të menaxhuarave përllogaritje, depo, platforma dhe servile që dërgohen me kërkes[ të shfrytëzuesve eksternë – myshterinjve përmes internetit. Procesimi cloud (në re) është duke u bërë fuqia kryesore motorike për teknologjitë e informacionit në vitet e fundit dhe na jep kahe se në të ardhmen nuk do të procesojmë në makina lokale, por do t’i shfrytëzojmë pajisjet e centralizuara të cilat operohen nga një palë e tretë. Qeveritë, institucionet hulumtuese dhe liderët industrialë janë në zhvillim dhe nguten ta adaptojnë procesimin cloud (në re) me qëllim që t’i zgjidhin kërkesat e tyre të vazhdueshme për zmadhimin e fuqisë procesuese dhe zmadhimin e memories në erën e internetit.
  • [10 SETK] Koncepte të avancuara të sistemeve të informacionit
    Qëllimet e lëndës: Studimi i koncepteve të avancuara nga fusha dhe terminologjia e sistemeve të informacionit. - Sisteme të informacionit dhe koncepte të avancuara: harduer, softuer, rrjeta - E-World: zgjedhje të avancuara për E-biznes dhe E-tregti - Procese zhvilluese Të mësojnë më tepër për sistemet e informacionit dhe teknologjitë e avancuara të cilat i përmirësojnë biznes vlerat dhe biznes proceset e ndryshme nëpër organizata. T’i aplikojnë e-konceptet me disiplina të ndryshme udhëheqëse, gjatë procesit të analizës, interpretimit, vlerësimit dhe vendimmarrjes. Ta kuptojnë procesin e ridizajnimit të organizatave duke përdorur sistemet e informacionit. Ta përshkruajnë rolin e sistemeve të informacionit në vendimmarrje. Ta shqyrtojnë sigurinë e informacioneve, si dhe pyetjet etike dhe sociale. Të njoftohen me Internetin, tregtinë elektronike (e-tregti) dhe biznesin elektronik (e-biznesin). Të aftësohen të punojnë në projekte, individualisht ose në grupe, të cilët nga natyra mund të jenë: studime të rastit, projekte shkencore-hulumtuese, projekte zhvilluese ose punë praktike.

Semestri 2

  • [10 SETK] Tema të avancuara në fushën e teknologjive të informacionit dhe komunikimit
    Qëllimi i lëndës është të mundësojë në radhë të parë njoftimin me trendet e reja botërore në zhvillimin e energjetikës (prodhimtari, transmetim dhe distribuim). Theks i veçantë u jepet teknologjive dhe koncepteve që janë në përputhje me politikën e BE-së për sistemet energjetike me efikasitet më të madh, me ndikim të zvogëluar në ndryshimet klimatike, me shfrytëzimin e burimeve alternative energjetike dhe me përfshirjen e shpenzuesve në menaxhim, për kualitet të energjisë (Power Quality –PQ), zhvillim të sistemeve energjetike, për futjen e koncepteve të reja si microgrid, smartgrid, inteligent grid, inteligent energy, etj., për fokusim kah smart metering dhe për mundësitë e reja për matjen e madhësive fizike, instrumentim virtuel dhe për metodologjitë e reja për matje, mundësitë e reja për komunikim në energjetikë, shfrytëzimi i IC teknologjive të avancuara për menaxhim (monitorim dhe kpontrollim) të burimeve bashkëkohore energjetike, për koncepte, kritere dhe rreziqe në menaxhimin e sistemeve energjetike nëpërmjet ICT, për standarde ndërkombëtare për sistemet energjetike dhe rrjeta të komunikacionit. Mbas ndjekjes së lëndës studentët duhet të jenë të njoftuar dhe të aftë për: - trendet botërore në zhvillimin e sistemeve energjetike dhe rrjetave, - politikën e Bashkimit Evropian për ICT në sistemet energjetike, - instrumentim virtuel dhe metoda të reja për matje, - IC teknologjitë e avancuara për menaxhim të burimeve energjetike, - Standarde ndërkombëtare për sistemet energjetike dhe rrjeta të komunikacionit.
  • [10 SETK] Lëndë zgjedhore 1
    • Tema të avancuara nga inxhinieria sofuerike
    • Tema të avancuara nga statistika e aplikuar
    • Tema të avancuara nga XML dhe uebi semantik
    • Tema të avancuara nga arqitektura e internetit
    • Tema të avancuara nga arqitekturat kompjuterike
    • Tema të avancuara nga analiza dhe dizajni i algoritmeve
    • Tema të avancuara nga siguria në E-teknologjitë
    • Tema të avancuara nga kërkimet e të dhënave biomjekësore inxhinierike
    • Tema të avancuara nga procesime të avancuara të informacioneve dhe komunkimit
    • Tema të avancuara nga fusha e teknologjive të informacionit dhe komunikimit në energjetikë
  • [10 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë 1
    • Krimi kompjuterik
    • Komunikimi profesional
    • Teoria e lojës
    • Institucionet publike dhe menaxhmenti

Semestri 3/4

  • [20 SETK] Përgatitja dhe dorëzimi i planit të disertacionit të doktoratës - hulumtim
    Pas semestrit të dytë, studenti fillon aktivitetet e tij për përpilimin e planit mbi disertacionin e doktoratës. Aktivitetet përfshijnë: përcaktimin e literaturës, përcaktimin e kornizës hipotetike, përkufizimin e metodologjisë së punës dhe përcaktimin e planit individual dhe prezantimin e parë publik. Po të ketë nevojë mund të organizohen edhe lëndë zgjedhore për këtë qëllim.
  • [10 SETK] Seminar për doktoratë dhe prezantimi i raportit I
    Kandidatët do të dorëzojnë një listë të të gjitha seminareve të ndjekura, të cilat janë relevante për fushën dhe / ose interesin e tyre kërkimore çdo kund në botë, në formularët e bashkëngjitur të përcaktuar nga udhëheqësit e tyre si dëshmi. Këto seminare kërkimore duhet të jetë hulumtuese nga natyra. Raporti duhet të shkruhet nga studenti me fjalët e tij për çdo seminar që ka marrë pjesë. Raporti përmbledh pikat kyçe dhe jep vlerësimin kritik të studentit. Studenti është i detyruar të iniciojë dhe të diskutojë me hulumtues të tjerë në temë që do t’i ndihmonte atij / asaj të shkruajë raportin.

  • [10 SETK] Hulumtim dhe organizim i puntorisë për praktikën hulumtuese
    Hulumtimi dhe organizimi i një punëtorie për kërkime është pjesë integrale e programit të doktoratës. Doktorantët do të zgjerojnë njohuritë e tyre, do të zgjerojnë opinion kërkimor, do të përmirësojnë të menduarit dhe aftësitë komunikuese. Pjesëmarrja në punëtori dhe diskutimet e ngjashme me kërkuesit e tjerë mbi temat e trajtuara në këtë punëtori, do të ndihmojnë në aftësimin e doktorantëve për të kryer disertacionin.
  • [20 SETK] Publikime
    Publikimi (botimi) i aktiviteteve kërkimore sipas kritereve të relevancës së mediumit botues. Aktivitetet botuese, suksesi i kandidatit dhe rëndësia e fushës së kërkimit do të kontrollohet para audiencës shkencore.

Semestri 5

  • [20 SETK] Prezantimi i rezultateve të hulumtimit
    Në fund të semestrit të 5-të, pas aktiviteteve kërkimore-hulumtuese sipas planit individual, kandidati, rezultatet e përgjithshme të kësaj faze të punimit dhe të hulumtimit do t'i prezantojë publikisht
  • [10 SETK] Seminar për doktoratë dhe prezantimi i raportit II
    Kandidatët do të dorëzojnë një listë të të gjitha seminareve të ndjekura, të cilat janë relevante për fushën dhe / ose interesin e tyre kërkimor çdo kund në botë, në formularët e bashkëngjitur të përcaktuar nga udhëheqësit e tyre si dëshmi. Këto seminare kërkimore duhet të jenë hulumtuese nga natyra. Raporti duhet të shkruhet nga studenti me fjalët e tij për çdo seminar që ka marrë pjesë. Raporti përmbledh pikat kyçe dhe jep vlerësimin kritik të studentit. Studenti është i detyruar të iniciojë dhe të diskutojë me hulumtues të tjerë në temë që do t’i ndihmonte atij / asaj të shkruan raportin.

Semestri 6

  • [30 SETK] Disertacioni i doktoratës
    Vazhdimi i punës së disertacionit të doktoratës. Dorëzohet teza (disertacioni), pranohet nga Këshilli mësimor-shkencor i fakultetit, u dorëzohet anëtarëve të komisionit dhe fillon procedura e mbrojtjes publike.
Google+