Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!
Export

Programi:

Gjuhë dhe Letërsi Angleze

Cikli i studimeve: Cikli i parë (Deridiplomike)
Fakulteti: Gjuhët, Kulturat dhe Komunikimi
Viti akademik: 2019 / 2020
Titulli: Profesor i gjuhës dhe letërsisë angleze
SETK: 180 (3 vite) Akreditimi

Programi deridiplomik, Gjuhë dhe Letërsi Angleze është i bazuar në sistemin e Bolonjës që përbëhet prej 3 vite studime deridiplomike universitare (Bachelor-cikli i parë) dhe 2 vite studime pasdiplomike (MA-cikli i dytë). Studentët e suksesshëm mund të diplomohen për studimet deridiplomike universitare me 180 kredi (cikli i parë) pas përfundimit të semestrit të 6 (3 vite) të studimit. Studentët mund të zgjedhin të vazhdojnë studimet e tyre në UEJL për të fituar një diplomë pasdiplomike M.A, 2 vjeçare me 120 kredi (cikli i dytë). Përndryshe, studentët mund të zgjedhin të ndjekin një model të 3+1 (cikli i parë) dhe të vazhdojnë studimet e tyre deridiplomike  për vitin e katërt (si student të rregullt ose si student të çrregullt), në të cilin rast, në qoftë se tregojnë sukses, ata do të marrin një diplomë të ciklit të parë me 240 kredi, diplomë për 4 vite studimi.

Struktura e programës tre vjeçare përmban studime të cilat nga natyra janë dinamike, integruese dhe interaktive. Programi është dizajnuar për të ofruar qasje integruese ndaj temave nga fusha e gjuhëve, kulturave dhe komunikimeve duke implementuar këtë koncept nëpërmjet programit mësimor. Lëndët të cilat janë përfaqësuar në këtë program paraqesin perspektiva të cilat bazohen në një teori e cila është e lidhur ngushtë me aplikimin praktik në botën e gjuhës, kulturës, artit, arsimimit dhe komunikimit.

Qëllimet kryesore janë:

  •  T'i pregatisë studentët për pozicionin e liderit në institucionet dhe organizatat arsimore, kulturore, shkencore në vend dhe kudo në botë.
  • T'i pregatisë studentët për të ndërtuar karierë në fushën e profesionit të tyre në sektorin shtetëror, privat dhe joqeveritar.
  • Të ofrojë një sërë modulesh të cilat mbulojnë themelet e njohurive për afrim drejt profesioneve të cilat pak ose shumë janë të lidhura me sferën e arsimit dhe kulturës.
  • Të mundësojë përvetësim të shkathtësive hulumtuese  dhe përvojë për gjuhën dhe literaturën në organizatat publike, private dhe të tjera
  • Të zhvillojë konceptin e të menduarit kritik të studentëve.
  • T'u mundësojë studentëve të kyçen në ligjërata në mënyrë aktive dhe të bëjnë hulumtim të pavarur në të gjithа fushat e organizatave shoqërore, arsimore, kulturore dhe shkencore.
  • Të mundësojë zhvillim të shkathtësive personale të komunikimit, hulumtimit dhe shkathtësive të tjera të rëndësishme të cilat nevojiten për punësim.

Programi për studime deridiplomike u ofron studentëve kuptim dhe njohuri të thella nga fusha e arsimit dhe kulturës, dhe njëkohësisht duke i orientuar në fusha të caktuara të cilat do të jenë të specializuara në vitin e fundit të studimeve. Gjatë periudhës trevjeçare të programit studimor, studentëve u jepen mundësi për punë praktike (internship), me anë të së cilës ju mundësohet të aplikojnë dituritë dhe shkathtësitë e tyre të fituara në fushat përkatëse.

Përbërja e planprogramit synon kombinim balansues të njohurive themelore dhe shkathtësive të caktuara profesionale. Viti i parë është i rëndësishëm për studentët pasi përfshin një gamë të tërë të lëndëve ndërdisiplinore. Kjo do të jetë me përfitim të konsiderueshëm për formimin e tyre profesional.      

Programi i Anglishtës kryesisht është menduar për ata të interesuarit që duan të bëhen një nga dy gjërat: mësues ose përkthyes. Të dy fushat janë të mundshme, dhe ne kemi hartuar kurikula pak të ndryshme për secilin specializim. Kemi të diplomuar nga të dy fushat. Megjithatë, përtej mësimdhënies dhe përkthimit, Anglishtja ofron çelësin e botës. Anglishtja është gjuha e dytë në botë, kështu që, për të diplomuarit e programit tonë të Anglishtës ekzistojnë mundësitë për të punuar në mësimdhënie, përkthim, interpretim, gazetari, industrinë e mikpritjes së turistëve, mësimdhënie të gjuhës në korporata, interpretime biznesi, redaktime dhe shkrim kreativ.

Njohuritë dhe të kuptuarit

 Ka njohuri teorike dhe praktike të strukturave gramatikore dhe vokabularit modern të Anglishtës, të mjaftueshëm për të përmbushur nevojat mësimore. 

  • Ka kompetencë gjuhësore të barabartë apo më të mirë se Korniza e Përbashkët Evropiane të nivelit B2 në të gjitha shkathtësitë (të folurit, të ndëgjuarit, lexim dhe shkrim).  
  • Ka njohuri të literaturës së gjuhës Angleze në aspektin e periudhave, zhanreve dhe autorëve kryesorë.  
  • Ka njohuri praktike themelore të shkathtësive të përkthimit nga Anglishtja e përgjithshme.
  • Kupton strategji të ndryshme të mësimnxënies dhe mësimdhënies të cilat përdoren në mësimdhënien e Anglishtës si gjuhë të huaj.
  • Kupton mirë aspektet e ndryshme të historisë dhe kulturës së shteteve që flasin Anglisht. 
Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit
  • Është i/e kualifikuar të ligjërojë në mjedise të ndryshme, në pajtim me ligjin për arsimim të Republikës së Maqedonisë.
  • Aplikon metodikë të përshtatshme të mësimdhënies e cila u përgjigjet nevojave të studentëve.
  • Mund të përkthejë në, dhe prej Anglishtes në gjuhën amtare për përmbajtjen e mësimit.
  • E përdor gjuhën Angleze në mënyrë të përshtatshme sa i përket të folurit dhe llojeve të ndryshme të diskurseve në mjedise të ndryshme sociale dhe profesionale. 
Aftësitë për të vlerësuar
  • Ka aftësi të vlerësojë tekste literature duke u kujdesur për paqartësitë e gjuhës, stilit të literaturës, simbolit dhe metaforës.
  • Mund të sjellë vendim të qartë dhe informues për pyetjet dhe debatet në bazë të njohurive gjuhësore, kulturore dhe të literaturës.
  • Ka aftësi të analizojë nevojat e nxënësve dhe të zhvillojë programe mësimore me zgjedhje të teknikave të përshtatshme si dhe dizajnim të programeve mësimore. 
Aftësitë e komunikimit
  • Mund të artikulojë në mënyrë të qartë mendimet dhe t'i transferojë mesazhet në gjuhën Angleze akademike dhe të folur. 
  • Ka aftësi të prodhojë dhe organizojë gramatikisht fjali dhe shprehje të sakta. 
  • Zotëron me njohuri për lexim me vetëbesim, shkrim dhe të folurit për një numër të madh të teksteve letrare si dhe shkruan argumente të qarta duke përdorur shembuj tekstorë me progres të logjikshëm dhe qartësi të të shpjeguarit.  
  • Mund të vlerësojë dhe notojë trendet kulturore në botën Anglofone duke përfshirë mendimtarët dhe ngjarjet historike. 
Aftësitë e të mësuarit
  • Ka aftësi të pavarura të të mësuarit gjatë bërjes së detyrave profesionale dhe mund të tregojë pavarësi në aplikimin e të njëjtave në sferën profesionale.
  • Është në gjendje të zhvillojë materiale mësimore në lidhje me praktikat e tij/ saj mësimore duke përdorur udhëzime dhe resurse të përshtatshme.
  • Ka kapacitet të marrë pjesë në, dhe të adaptohet në ngjarje të reja gjuhësore dhe kulturore në studimet e Anglishtës.
  • Mund të përdorë dhe praktikojë të mësuarit e përjetshëm.

Semestri 1

  • [6 SETK] Bazat e gramatikës angleze
    Gjatë studimeve do të përdoren metoda të ndryshme. Metoda kryesore do të jetë analizimi dhe krahasimi i teorive dhe shkollave gjuhësore. Metoda demonstrative do të përdoret për theksimin e rezultateve nga materiali i përpunuar, e ndërsa nëpërmjet metodës krahasuese do të krahasohen karakteristikat gjuhësore me kulturat dhe traditat tjera.
  • [6 SETK] Fonetikë dhe Fonologji
    Lënda e fonologjisë fokusohet në konceptet themelore të fonologjisë, siç janë shpikja dhe shpërndarja e fonemave të Anglishtës, tingujve, karakteristikat e tyre, morfo- fonologjia, struktura e rrokjes dhe karakteristikat e theksit. Poashtu, fokusohet edhe në fonetikën akustike, artikulative dhe auditive, duke përfshirë edhe përshkrimin dhe klasifikimin e bashkëtingëlloreve të Anglishtës, zanoret e thjeshta dhe të përbëra.
  • [3 SETK] Literatura аngleze - Proza
    Literatura Angleze: Proza është kurs që u prezenton studentëve me spektrin e plotë të teksteve prozë në gjuhën Angleze. Duke filluar me gjuhën e Biblës Angleze, kursi hulumton disa lëndë nga proza e Elizabetës dhe Jakobit, duke përfshirë autorë të tillë si John Donne, Francis Bacon dhe Izaac Walton. Pastaj kalon në shekullin e 18 për të hulumtuar për fillimin e romanit Anglez me Daniel Deffoe, Henry Fielding, Aphra Behn, Laurence Sterne. Vazhdon me futjen e romanit Viktorian duke përfshirë Dickens-in, Elliot-in, motrat Brontë si dhe ata më të vonshmit Thomas Hardy dhe Oscar Wilde. Kjo qasje historike plotësohet në pjesën e dytë të kursit me fokus në zhanr, duke përfshirë zhanre aq të rëndësishme proze siç është trillimi Gotik, trillimi detektiv/ krim, romane tronditëse, trillime shkencore, si dhe zhanre profesionale dhe letrare si biografi, shkrime për udhëtime, gazetari dhe shkrime politike. Lënda përfundon me analizë të romanit modern dhe tregimeve të shkurta moderne bashkë me disa shembuj të trillimit post- modern.
  • [6 SETK] Aftësi të gjuhës аngleze 1
    Është një kurs i shkathtësive të integruara i dizajnuar të zhvillojë kompetencat e studentëve në katër shkathtësitë gjuhësore (të folurit, ndëgjim, lexim dhe shkruarje). Fokusi i kursit do të jetë në kombinimin (integrimin) e aftësive në një mënyrë fleksibile, kreative kështu që studentët me nevoja të ndryshme ende të mund të përmbushin objektivat e tyre akademike, personale dhe profesionale. Për këtë qëllim, qasja metodologjike që do të mbizotërojë është ajo komunikative me një theks të veçantë pedagogjik në saktësinë gramatikore, thellësinë leksikore, rrjedhshmërinë sintaktike dhe ndjeshmërinë socio- gjuhësore.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë 1
    Lëndë gjuhësore
    • Gjuha shqipe për qëllime profesionale
    • Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
    • Të shkruarit akademik në gjuhën maqedonase
    • Të shkruarit akademik në gjuhën shqipe
    • Gjuha gjermane (niveli 1-4)
    • Gjuha frënge
    Aftësitë e komunikimit
    • Të folurit publik
    • Studime ndërkulturore
    • Aftësitë e komunikimit
    Shkathtësi në TI
    • Excel i avancuar
    • Aftësitë të avancuara të TI-së
    • Njohuri të avancuara rreth Word-it dhe PowerPoint-it
    • Google Apps
    • Access-i i avancuar
    • Desktop publikimi
    • Web publikimi
    Tjera
    • Mbrojta e ambientit
    • Sportet, rekreacioni, kultura
    • Zhvillimi profesional i karrierës
  • [3 SETK] Lëndë zgjedhore nga gjuha shqipe/maqedonase
    • Gjuhë shqipe për fillestarë 1
    • Gjuhë shqipe për fillestarë 2
    • Gjuhë shqipe për fillestarë 3
    • Gjuhë maqedonase 1
    • Gjuhë maqedonase 2
    • Gjuhë maqedonase 3
    • Gjuhë maqedonase 4
    • Gjuhë maqedonase për fillestarë 1
    • Gjuhë maqedonase për fillestarë 2
    • Gjuhë maqedonase për fillestarë 3
    • Gjuhë maqedonase për fillestarë 4
    • Shkrim akademik në gjuhën maqedonase

Semestri 2

  • [3 SETK] Literatura аngleze - Poezia
    Kjo lëndë prezenton disa nga autorët e mëdhenj të tradicionit letrar anglez, irlandez dhe amerikan. Fokusi i kursit është i dyfishtë: ai ka për qëllim të analizojë dhe vlerësojë zhanre të shumta dhe të rëndësishme të poezisë në gjuhën Angleze (sonete, vargje lirike, eksperiment modernistik), dhe të sigurohet një vështrim i gjërë i poetëve më të mëdhenj të gjuhës Angleze. Një rëndësi e veçantë i është kushtuar poetëve Choiser, Sheakspeare, Dann, Blake, Wordsworth, Kitts, Tennyson, Elliot dhe poashtu poetë të tjerë do të llogariten. Vlerësimi do të bëhet me anë të eseut, diskutimit në klasë dhe provimi final. Në fund të kursit, studentët do të kenë të kuptuar solid të llojeve të ndryshme të shprehjeve poetike, si dhe të kuptohet zhvillimi i poezisë në teritorin e vendeve që flitet Anglisht.
  • [6 SETK] Kultura аmerikane
    Qëllimi i kursit është që studentët të kuptojnë dinamikën e kulturës, edhe brenda edhe jashtë klasës, të fillojnë të zhvillojnë vetëdijen dhe falënderimin në bazë të hulumtimeve që i mbështetin praktikat aktuale në mësimin për kulturën si dhe studimin e shoqërisë dhe kulturës Amerikane. Kurset tona përfshijnë një gamë të gjërë të materialeve, tema dhe qasje nga shumë fusha: jo vetëm studime historike dhe letrare dhe poashtu edhe studime vizuele, muzikologji (shkenca e muzikës) film dhe medium, antropologji dhe të tjera. Kursi e potencon shumëllojshmërinë multikulturore të shoqërisë në Amerikë dhe prezenton një vëmendje të veçantë ndryshimeve shoqërore etnike, gjinore dhe të formave të tjera. Gjithashtu, theksohet edhe rëndësia e studimit të kombit të SHBA, duke përfshirë edhe (ndonjëherë kundërshtuesit) idealet dhe përvojat e Amerikanëve, për atë se çka do të thotë të jesh Amerikan. Kurset tona janë të dizajnuara që të hulumtojnë këta çështje edhe në përcaktime historike edhe në përcaktime bashkëkohore.
  • [6 SETK] Morfologjia e përgjithshme
    Lënda e morfologjisë së përgjithshme koncentrohet në karakteristikat morfologjike të gjuhës Angleze. Ajo i merr parasysh, i trajton edhe kategoritë gramatikore dhe funksionet tjera të fjalëve të gjuhës amtare të studentëve siç janë: emrat, përemrat, mbiemrat, ndajfoljet, parafjalët, nyjet e shquara dhe të pashquara, numrat dhe pasthirmat. Me vëmendje të veçantë trajtohen format dhe funksionet e pjesëve të lartëpërmendura të fjalës.
  • [6 SETK] Aftësi të gjuhës аngleze 2
    Aftësi të gjuhës Angleze 2 paraqet vazhdimësinë e lëndës Aftësitë e gjuhës Angleze 1 dhe është një lëndë e integruar që fokusohet në kombinimin e katër aftësive të gjuhës, në një mënyrë që ju përshtatet nevojave akademike të studentëve. Fokusi i lëndës qëndron në zhvillimin e aftësive nëpërmjet qasjes në materiale dhe resurse autentike. Theks i veçantë i kushtohet saktësisë gramatikore, shqiptimit dhe rrjedhshmërisë, e cila vlerësohet nëpërmjet pjesëmarjes në loja me role dhe aktiviteve tjera interaktive. Zgjerimi i vokabularit gjithashtu përbën pjesën e patjetërsueshme dhe thelbësore të kësaj lënde.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë 2
    Lëndë gjuhësore
    • Gjuha shqipe për qëllime profesionale
    • Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
    • Të shkruarit akademik në gjuhën maqedonase
    • Të shkruarit akademik në gjuhën shqipe
    • Gjuha gjermane (niveli 1-4)
    • Gjuha frënge
    Aftësitë e komunikimit
    • Të folurit publik
    • Studime ndërkulturore
    • Aftësitë e komunikimit
    Shkathtësi në TI
    • Excel i avancuar
    • Aftësitë të avancuara të TI-së
    • Njohuri të avancuara rreth Word-it dhe PowerPoint-it
    • Google Apps
    • Access-i i avancuar
    • Desktop publikimi
    • Web publikimi
    Tjera
    • Mbrojta e ambientit
    • Sportet, rekreacioni, kultura
    • Zhvillimi profesional i karrierës
  • [3 SETK] Lëndë zgjedhore nga gjuha Shqipe/ gjuha Maqedonase
    • Gjuhë shqipe për fillestarë 1
    • Gjuhë shqipe për fillestarë 2
    • Gjuhë shqipe për fillestarë 3
    • Gjuhë maqedonase 1
    • Gjuhë maqedonase 2
    • Gjuhë maqedonase 3
    • Gjuhë maqedonase 4
    • Gjuhë maqedonase për fillestarë 1
    • Gjuhë maqedonase për fillestarë 2
    • Gjuhë maqedonase për fillestarë 3
    • Gjuhë maqedonase për fillestarë 4
    • Shkrim akademik në gjuhën maqedonase

Semestri 3

  • [6 SETK] Aftësi të gjuhës аngleze 3
    Aftësi të gjuhës angleze 3 është një lëndë e integruar me qëllim që të zhvillojë katër aftësitë gjuhësore (të folurit, ndëgjim, shkrim dhe lexim). Për këtë qëllim, qasja metodologjike do të jetë komunikative me fokus pedagogjik të theksimit të korrektësisë gramatikore, thellësitë leksikologjike, saktësinë sintaktike dhe ndjeshmërinë socio- linguistikore.
  • [6 SETK] Literatura аngleze: Drama
    Kjo lëndë do të ndjek disa nga dramat e mëdhaja të gjuhës Angleze dhe trashëgimisë. Do të fillojë me dramën religjioze mesjetare dhe pjesa e dytë bariu dhe më pastaj lëviz drejt Sheakspeare-it, Julius Caesar, Opera e Lypësit të Gay e ndërsa mbaron me dy drama moderne, Duke Pritur Godon të Beckett-it dhe Kamarieri Budalla e Pinter-it. Ajo do të marrë në konsideratë evoluimin e mjeteve të skenës dramatike , dhe shqetësimet e ndryshme shoqërore të dukshme në ndryshimin e lëndës të këtyre shfaqjeve. Puna e studentëve do të notohet me anë të eseut, vlerësim në klasë dhe diskutim në klasë. Deri në fund të kursit, studentët do të njoftohen me pesë nga lojërat më të rëndësishme të traditës dramatike Angleze, dhe do të kenë mundësi të flasin për zhvillimin e teatrit Anglez me një vlerësim të informuar.
  • [6 SETK] Hyrje në sintaksën e anglishtes
    Kjo lëndë mësohet në vitin e dytë në departamentin e Anglishtes të Fakultetit të Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit. Mësimi përfshin dy orë ligjërata dhe një orë ushtrime në një javë. Qëllimi i kësaj lënde është para së gjithash studentët të mësojnë termat kryesorë dhe kategoritë e sintaksës së Anglishtes me theks të veçantë tek aplikimi pedagogjik. Kjo lëndë karaketrizohet me qëllimin e ngritjes së vetëdijes tek studentët se format sintaksore dhe vokabulari shkojnë së bashku.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë 3
    Lëndë gjuhësore
    • Gjuha shqipe për qëllime profesionale
    • Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
    • Të shkruarit akademik në gjuhën maqedonase
    • Të shkruarit akademik në gjuhën shqipe
    • Gjuha gjermane (niveli 1-4)
    • Gjuha frënge
    Aftësitë e komunikimit
    • Të folurit publik
    • Studime ndërkulturore
    • Aftësitë e komunikimit
    Shkathtësi në TI
    • Excel i avancuar
    • Aftësitë të avancuara të TI-së
    • Njohuri të avancuara rreth Word-it dhe PowerPoint-it
    • Google Apps
    • Access-i i avancuar
    • Desktop publikimi
    • Web publikimi
    Tjera
    • Mbrojta e ambientit
    • Sportet, rekreacioni, kultura
    • Zhvillimi profesional i karrierës
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • Hyrje në Sheakspeare
    • Gazetari 1
    • Të shkruarit në gjuhën angleze dhe hulumtim

Semestri 4

  • [6 SETK] Aftësi të gjuhës angleze 4
    Aftësi të gjuhës angleze 4 është një lëndëe integruar që ka për qëllim zhvillimin e katër aftësive gjuhësore (të folurit, ndëgjim, shkruarje dhe lexim). Për këtë qëllim, qasja metodologjike do të jetë komunikative me fokus pedagogjik të theksimit të korrektësisë gramatikore, thellësitë leksikologjike, saktësinë sintaktike dhe ndjeshmërinë socio- gjuhësore.
  • [6 SETK] Leksiokologjia
    Qëllimet e leksikologjisë. Lidhjet e leksikologjisë me degët e tjera të linguistikës. Fjalë dhe leksema. Kuptimet e fjalëve. Krijimi i fjalëve. Lidhjet në mes leksemave (renditjet, shprehjet frazeologjike, polisemia, sinonimet, metafora). Përdorimi i fjalëve (kohezion, shprehje frazeologjike, klishe, fjalë të urta). Shumëllojshmëria e fjalorit të Anglishtes. Fjalori formal kundrejt renditjeve. Shokët e rremë, etimologjia popullore dhe fjalë të tjera problematike.
  • [6 SETK] Metodologjia e mësimdhënies së gjuhës Angleze
    Kjo lëndë synon ti njoftojë studentët me mendimet teorike dhe praktike për mësimdhënie dhe nxënie të gjuhëve si dhe i reflekton metodologjitë aktuale të mësimdhënies së Anglishtes si gjuhë e huaj. Kursi hulumton mënyra me të cilat me qasje të ndryshme dhe metoda mund të bëhet një ligjëratë për gjuhë të huaj. Kursi ka për qëllim të krijojë një nivel themelor për të kuptuar komponentet kryesore të përfshira në mësimdhënien e gjuhës së huaj. Temat e përfshira janë: të mësuarit e gjuhës së huaj në nivelin themelor, mësimdhënia e të gjithë aftësive gjuhësore, mësimdhënia e vokabularit, mësimdhënia e gramatikës dhe shqiptimit, planifikimi i orës, përdorimi i literaturës në mësimdhënie, teknologjia e mësimdhënies, testimi dhe vlerësimi etj.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • Tragjedia e Sheakspeare-it
    • Gazetari 2
    • Teoria dhe kritika Post-koloniale
    • Kultura dhe religjioni Afro-amerikan
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • Tragjedia e Sheakspeare-it
    • Gazetari 2
    • Teoria dhe kritika Post-koloniale
    • Kultura dhe religjioni Afro-amerikan

Semestri 5

Drejtimi: Përkthim
  • [6 SETK] Përkthim 1
    Lënda Përkthim 1 hulumton metodat, teknikat, qasjet dhe teoritë e përkthimit. Jep instruksione për përkthim të suksesshëm dhe për një interpretim të rrjedhshëm të pandërprerë. Fokusi është në përkthimin e teksteve letrare si proza dhe poezia, dhe dokumente të tjera analizohen dhe përkthehen, si p.sh. artikuj gazetash, dokumente oficiale dhe tekste profesionale nga fusha e biznesit, drejtësisë, dhe administratës. Lënda poashtu hulumton etikën, moralin dhe përgjegjësitë e të përkthyerit.
  • [6 SETK] Historia dhe kultura e vendeve anglishtfolëse
    Lënda është e dizajnuar në atë mënyrë që t'u ofroj studentëve një hyrje interdisciplinare në historinë dhe kulturën e vendeve Anglisht folëse (Me theks në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA). Lënda përbëhet prej materialeve të gjithanshme, dhe i qaset temës nga fusha të ndryshme, si letërsia, vizualet, filmi, antropologjia, filozofia, etj. Pritet që kjo të iu mundësoj studentëve të përfitojnë një pikëpamje multidimensiale, kritike për historinë shoqërore dhe kulturën e vendeve Anglishtfolëse. Nëpërmjet ligjeratave studentët poashtu do të njihen me diversitetin multikulturor të atyre shoqërive, dhe poashtu do të fitojnë një pamje lidhur me temat që kanë të bëjnë me dallimet shoqërore, drejtësitë dhe padrejtësitë. Në këtë kuptim, lënda do t'u mundësojë studentëve të eksplorojnë një lloj-llojshmëri të tematikave nëpërmjet një kornize historike dhe bashkëkohore.
  • [6 SETK] Kuptimi dhe përdorimi i sintaksës së gjuhës angleze
    Nëpërmjet kësaj lënde mësohen elementet kryesore të përdorimit të gjuhës: mësimi i sintaksës. E hartuar për plotësimin dhe përmirësimin e mësimit të mëparshëm të sintaksës, kjo lëndë zhvillon njohuritë e sintaksës te studentët dhe i lehtëson vështirësitë gjatë përdorimit të sintaksës. Me anë të kësaj lënde nuk përsëritet vetëm aspekti gramatikor, por kjo lëndë ka për qëllim edhe përparimin e të kuptuarit të çështjeve sintaksore të gjuhës angleze nga studentët. Rëndësi i kushtohet edhe të kuptuarit të sintaksës në fushën e mësimdhënies dhe përkthimit.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore (Përkthim)
    • Përkthim letrar
    • Përkthim simultan (prej gjuhës A në gjuhën B dhe anasjelltas)
    • Hyrje në semantikë
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore (Përkthim)
    • Përkthim letrar
    • Përkthim simultan (prej gjuhës A në gjuhën B dhe anasjelltas)
    • Hyrje në semantikë
Drejtimi: ELT
  • [6 SETK] Testimi dhe vlerësimi
    Kjo lëndë ka për qëllim të njohë principet themelore të nevojshme për pregatitje dhe aplikim të procesit të vlerësimit. Nëpërmjet njohjes me këta principe studentët i identifikojnë edhe llojet më të rëndësishme të vlerësimeve, dallimi ndërmjet vlerësimit standart dhe alternativ. Një aspekt i rëndësishëm i këtij procesi është vlefshmëria dhe besueshmëria e instrumenteve të vlerësimit. Gjatë semestrit studentët gjithashtu do të njihen me lloje të ndryshme të testeve, lloje të pyetjeve dhe detyrave të duhura gjatë dizajnimit të testeve dhe implementimit të procesit të vlerësimit dhe notimit.
  • [6 SETK] Historia dhe kultura e vendeve anglishtfolëse
    Kjo lëndë ka për qëllim të njohë principet themelore të nevojshme për pregatitje dhe aplikim të procesit të vlerësimit. Nëpërmjet njohjes me këta principe studentët i identifikojnë edhe llojet më të rëndësishme të vlerësimeve, dallimi ndërmjet vlerësimit standart dhe alternativ. Një aspekt i rëndësishëm i këtij procesi është vlefshmëria dhe besueshmëria e instrumenteve të vlerësimit. Gjatë semestrit studentët gjithashtu do të njihen me lloje të ndryshme të testeve, lloje të pyetjeve dhe detyrave të duhura gjatë dizajnimit të testeve dhe implementimit të procesit të vlerësimit dhe notimit.
  • [6 SETK] Kuptimi dhe përdorimi i sintaksës së gjuhës angleze
    Nëpërmjet kësaj lënde mësohen elementet kryesore të përdorimit të gjuhës: mësimi i sintaksës. E hartuar për plotësimin dhe përmirësimin e mësimit të mëparshëm të sintaksës, kjo lëndë zhvillon njohuritë e sintaksës te studentët dhe i lehtëson vështirësitë gjatë përdorimit të sintaksës. Me anë të kësaj lënde nuk përsëritet vetëm aspekti gramatikor, por kjo lëndë ka për qëllim edhe përparimin e të kuptuarit të çështjeve sintaksore të gjuhës angleze nga studentët. Rëndësi i kushtohet edhe të kuptuarit të sintaksës në fushën e mësimdhënies dhe përkthimit.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore (ELT)
    • Hyrje në të përvetësuarit e gjuhës së dytë (SLA)
    • Hyrje në semantikë
    • Të mësuarit e anglishtes të rrinjëve
    • Praktikat më të mira në mësimdhënien e gjuhës angleze
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore (ELT)
    • Hyrje në të përvetësuarit e gjuhës së dytë (SLA)
    • Hyrje në semantikë
    • Të mësuarit e anglishtes të rrinjëve

Semestri 6

Drejtimi: Përkthim
  • [6 SETK] Përkthim 2
    Lënda mundëson informatat e reja të lidhura me mësimdhënien dhe nxënien e fjalorit në klasat e mësimdhënies së gjuhës Angleze si gjuhë e huaj. Përfshin përshkrim se si mësohet fjalori, si përdoret në të folurit dhe në shkrim, dhe diskutime për praktikat më të mira momentale të mësimdhënies së fjalorit. Pyetjet specifike të përfshira në këtë lëndë janë: ç’farë do me thënë të dish një fjalë, sa fjalë ka, cilat fjalë duhet të mësohen, në mënyrë të hapur është kundër mësimit të rastësishëm të fjalorit, vlera e leximit në mësimin e fjalorit, strategjitë e mësimit të fjalorit, teknikat e mësimdhënies së fjalorit dhe testimi i fjalorit.
  • [6 SETK] Teoria e përkthimit dhe interpretimit
    Ky modul do ti hulumtojë aspektet kyçe të teorive moderne të përkthimit me një qasje predominante, kronologjike me qëllim që të përmirësojë të kuptuarit e studentëve të proceseve që janë të lidhura me përkthimin, dhe me kriteret e vlerësimit të një praktike përkthyese “të mirë”. Teoritë e diskutuara në orët e kësaj lënde do të jenë me shembuj përkthimesh. Kjo lëndë poashtu hulumton etikën, moralin dhe përgjegjësitë e përkthyesit
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore (E përgjithshme)
    • Utopia, teknologjia dhe shoqëria
    • Tregime detektivësh
    • Literatura moderne
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore (Përkthim)
    • Multikulturalizëm dhe përkthim
    • Përkthim konsekutiv (prej gjuhës A në gjuhën B dhe anasjelltas)
    • Morfologjia e foljeve të anglishtës
    • Analizë kontrastive
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore (Përkthim)
    • Multikulturalizëm dhe përkthim
    • Përkthim konsekutiv (prej gjuhës A në gjuhën B dhe anasjelltas)
    • Morfologjia e foljeve të anglishtës
    • Analizë kontrastive
Drejtimi: ELT
  • [6 SETK] Praktika metodologjike (Praktikum)
    Ky kurs është plotësim i lëndëve të tjera që studentët i kanë ndjekur më herët, siç janë: analiza e nevojave, dizajnimi I kurrikulave, dhe planifikimi i orës që të ndjekin aspektin praktik të mësimdhënies. Studentët do të kenë mentor dhe orë të rregullta që do t'u mundësoj atyre të bëhen mësimdhënës efikas që do ta kuptojnë dinamikën e orëve. Studentët do të observojnë dhe hap pas hapi do të marrin orë praktike nga mentori i tyre derisa të mbajnë një orë 100% të saktë.
  • [6 SETK] Analiza e nevojave dhe përpilimi i kurrikulave
    Ky kurs ka për qëllim të njoftojë studentët me principet bazë të nevojshme për përgatitjen dhe aplikimin e lëndëve moderne akademike. Me anë të njohjes me këto principe studentët mund të bëjnë dallimin në mes të lëndëve të ndryshme varrësisht nga nevojat e studentëve dhe tregut. Një element shumë i rëndësishëm në këtë process është kontrollimi i vlefshmërisë dhe besueshmërisë së instrumenteve të përdorura në procesin e vlerësimit dhe përpilimit të lëndës sipas standardeve dhe principeve të njohura në akademi dhe pedagogji.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore (ELT)
    • Моrfologjia e foljeve angleze
    • Analiza kontrastive
    • Mësimdhënia dhe nxënia e fjalorit
    • Multikulturalizmi në mësimdhënien e gjuhës Angleze
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore (ELT)
    • Моrfologjia e foljeve angleze
    • Analiza kontrastive
    • Mësimdhënia dhe nxënia e fjalorit
    • Multikulturalizmi në mësimdhënien e gjuhës Angleze
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore (E përgjithshme)
    • Utopia, teknologjia, dhe shoqëria
    • Tregimet detektive
    • Letërsia moderne

Semestri 7

  • [6 SETK] Gjuhë аngleze e аvancuar 1
    Kjo lëndë është e dizajnuar si një lëndë e Gjuhës Angleze Akademike për vitin e katërt. Pjesa e parë fokusohet në aftësitë e leximit, duke i udhëhequr studentët drejt hulumtimit të pavarur akademik. Studentët do të bëjnë hulumtim akademik (në një temë të cilën e zgjedhin vetë, por të një fushe relevante) duke e njohur vetveten me bazat e të dhënave të hulumtimit, analizimin e artikujve- duke ju kushtuar kujdes të veçantë abstrakteve, dhe formatit/ strukturës së shkrimit akademik. Në fund të semestrit studentët do ti përdorin të dhënat e tyre që së pari të planifikojnë dhe pastaj të shkruajnë një rishikim të literaturës, duke sintetizuar argumente dhe opinione të ndryshme.
  • [6 SETK] Komunikimi i aplikuar
    Kjo është një lëndë e dizajnuar për tu fokusuar tek ata që do të ligjërojnë në gjuhën angleze lëndët bazë dhe ato shtesë jo-anglishtfolësve- dmth. mësues që e përdorin gjuhën angleze si gjuhë të dytë dhe ligjërojnë lëndë tjera përveç gjuhës angleze si gjuhë e huaj . Fokusi i lëndës do të jetë në identifikimin e sfidave të të ligjëruarit në këtë ambient, si dhe në zhvillimin e strategjive që ju mundësojnë të bëhen mësues apo prezantues efikas. Ne do ti kombinojmë (integrojmë) aftësitë e ndryshme në një mënyrë fleksibile dhe kreative, kështu që studentët me nevoja të ndryshme mund ti arrijnë objektivat e tyre akademike, personale dhe profesionale. Qasja metodologjike do te jetë ajo komunikative me theks pedagogjik për të ligjëruar në një ambient ku gjuha angleze është gjuhë e huaj.
  • [6 SETK] Hyrje në letërsinë аmerikane
    Kjo lëndë gjurmon figurat më të mëdha dhe më të rëndësishme letrare në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ajo fokusohet në disa nga shkrimtarët më të rëndësishëm nga era koloniale deri sot. Lënda eksploron karakteristikat kyçe të kulturës dhe letërsisë Amerikane duke përfshirë disa tema bazë siç janë: racizmi dhe skllavizmi, feja dhe religjioni, zanafilla e popullit, ideja dhe praktika e demokracisë, zonat e pashkelura dhe perëndimi, e drejta e votës dhe të drejtat civile, problemet mes gjinive dhe feminizmi në Amerikë. Një student i suksesshëm në këtë lëndë do të ketë një kuptim bazik të letërsisë së Shteteve të Bashkuara, dhe do të njeh disa nga shkrimtarët më të mirënjohur dhe veprat e tyre.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore (2 lëndë në semestër)
    • Hyrje në antropologjinë kulturore
    • Teoria e letërsisë
    • Të shkruarit kreativ
    • Gjuha angleze moderne e aplikuar 1
    • Të Tjera

Semestri 8

  • [6 SETK] Gjuha angleze e avancuar 2
    Kjo lëndë kërkon që më tutje të zhvillojë aftësitë e Anglishtes Akademike të studentëve në të katër aftësitë (të folurit, të lexuarit, të dëgjuarit, të shkruarit) përmes një llojllojshmërie të aktiviteteve dhe projekteve. Studentët do të punojnë në tema të ndryshme në diskurse akademike, në hulumtim, do të shkruajnë përgjigje dhe reflektime mbi ligjëratat, si dhe do ti studiojnë stilet e prezantimit dhe teknikat retorike, të shkruara dhe gojore.
  • [6 SETK] Gjuha angleze si gjuhë botërore
    Kjo lëndë studion karakteristikat dhe pasojat e anglishtes si gjuhë botërore. I analizon llojllojshmëritë e anglishtes në botë sot, duke shënuar në veçanti dallimet në mes të vendeve anglishtfolëse, anglofone (si që janë: Britania, Irlanda, Shtet e Bashkuara, Australia, India dhe Afrika Jugore) dhe përdorimi anglofon i jo anglishtfolësve. Ajo gjithashtu hulumton rëndësinë teknike dhe gramatikore të një gjuhe që përdoret më shumë nga jo anglishtfolësit se sa nga anglishtfolësit. Studentët e suksesshëm do të kenë njohuri të gjëra të dallimeve kryesore në mes të ‘anglezëve,’ dhe gjithashtu do të jenë në gjendje të vlerësojnë implikimet kryesore të të pasurit të një gjuhe të decentralizuar pa asnjë autoritet nga vendi amë ose qeveria.
  • [6 SETK] Linguistika e përgjithshme
    Kjo lëndë është një njohje e përgjithshme në fushën e linguistikës, një lëndë që ka për qëllim studimin analitik të gjuhëve njerëzore. Lënda do të përsërit dhe rifreskojë njohuritë ekzistuese të studentëve në pesë fusha bazë: fonetikë, fonologji, morfologji, sintaksë dhe semantikë. Megjithatë, lënda ka për qëllim të hap fushën e linguistikës për të shikuar llojllojshmëritë dhe ndryshimet gjuhësore (Sociolinguistika dhe Linguistika historike), aspektet e linguistikes kognitive (Psikolinguistika dhe Neurolinguistika), si dhe shikimin e aspekteve kyçe të të nxënit dhe mësuarit të një gjuhe. Objektivat e lëndës janë t’ju tregojë studentëve kompleksitetin e plotë dhe rëndësinë e linguistikës në studimin e gjuhës.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore (2 lëndë në semestër)
    • Tragjedia hakmarrëse në rilindje
    • Përdorimi i letërsisë në orët ku anglishtja është gjuhë e huaj
    • Teknikat e hulumtimit të anglishtes si gjuhë e huaj
    • Gjuha angleze moderne e aplikuar 2
    • Të tjera
Google+