Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

U mbajt Konferenca “Reka dhe shqiptarët e Rekës së Epërme”

Në organizim të Institutit për hulumtime shkencore “Max Van Der Stoel”, të Universitetit të Evropës Juglindore dhe të disa profesorëve të këtij universiteti, të cilët janë me prejardhje nga ana e Rekës, në Mavrovë-Leunovë, sot (14.12.2013), u mbajt Konferenca shkencore “Reka dhe shqiptarët eRekës së Epërme”.

Sipas organizatorëve, përmes kësaj konference, shpalosen çështjet e këtij rajoni të rëndësishëm të shqiptarisë që meriton të studiohet nga dimensione të ndryshme, historike, gjuhësore, antropologjike, kulturore, etnografike,ekonomike etj.

Konferencen në emër të UEJL-së e shpalli të hapur, drejtori i Institutit për hulumtime shkencor, Prof. dr.Veton Latifi, duke vënë në pah se më shumë se kurdoherë janë të nevojshme angazhimet shkencore, që sjellin fakte të reja dhe të dokumentuara. “Në këtë fazë ne kemi nevojë për sa më tepër fakte origjinale dhe politikisht të painstrumentalizuara që të dalin nga diskutimet e hulumtimet shkencore që të mund t’i pozicionojmë lirshëm si pikënisje potenciale e debateve të ardhshme shkencore lidhur me zhvillimin e shoqërisë e kombit në përgjithësi”, tha ai.

Njëri nga organizatorë e konferencës, Prof. dr. Nasir Selimi, vlerësoi se është një konferencë e qëlluar. “Për studimin, analizën, hulumtimin e Rekës së Epërme, një krahinë, e cila është lënë pas dore, por shume e begatë me vlera, zakone, gjuhë dhe një histori shumë të lavdishme të popullit, mendoj se do të shoshitet nga të gjitha këndet shkencore. Me këtë është hapur një kaptinë e re për begatinë, për vlerat të cilat i ka gjallë ky regjion”, nënvizoi ai. Prof.dr. Ali Pajaziti, tha se hap pas hapi arritëm të grumbullojmë në një vend një sërë njerëzish të shkencës, të dijes dhe të penës, të cilët çështjes i qasen në mënyrë objektive.

Këtë konferencë me pjesëmarrrjen dhe qasjen e nderuan edhe nënkryetarja e Kuvendit të Maqedonisë, Suzana Saliu, prof. Nexhat Mehmedi, kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, kryetari i Dibrës, Ruzhdi Lata, rektori i Universitetit Mretëror, “Iliria” në Prishtinë, Prof. dr.Mixhait Reçi, kryetari i Bashksisë Islame në Gostivar, Shaqir Fetahu, si dhe përfaqsues të tjerë të institucioneve relevante nga Maqedonia dhe më gjërë. Vlen të theksohet se kontribut të madh në këtë conference dha edhe z. Rasim Zuferi, ligjërues në UEJL.

Google+