“Kam kënaqësinë, që sot gjendem në këtë universitet, i cili është shembull i integrimit evropian dhe reflektim i shoqërisë multietnike dhe arsimit sipas standardeve ndërkombëtare”, tha diplomati Fuere.
Gjatë ligjëratës, ai përmendi sfidat e Maqedonisë në rrugën e integrimit evropian, duke veçuar lirinë e medieve, luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionin dhe sundimin e ligjit.
“Aktualisht Bosnja dhe Maqedonia janë “vrima të zeza” të Ballkanit në procesin e eurointegrimeve”, tha diplomati Fuere.
Paraprakisht ambasadori Fuere, në një atmosferë të ngrohtë miqësore ka realizuar një takim me rektorin Prof. Dr. Zamir Dika, ku u diskutua për rolin e Universitetit në proceset integruese të vendit.
Ligjërata e ish- ambasadorit të Bashkimit Evropian Fuere, u realizua në kuadër të ciklit të parë të ligjëratave, që do të mbahen nga diplomatë ndërkombëtarë në organizim të Institutit të hulumtimeve shkencore të UEJL-së “Maks van der Shtul”.
