Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Lajme dhe ngjarje

20 maj 2014

“Sfidat bashkëkohore të multikulturalizmit dhe politikat gjuhësore”, ishte tema e konferencës shkencore ndërkombëtare, që u mbajt në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, të premten dhe të shtunën (16-17 maj), ku me punimet e tyre u prezantuan një numër i konsiderueshëm i studiuesve dhe hulumtuesve nga Maqedonia dhe vendet e rajonit. Konferenca u organizua nga Instituti Shkencor "Max van der Shtul".

 

 

15 maj 2014

Ambasadori Bashkimit Evropian në Maqedoni Aivo Orav mbajti ligjëratë në temë: “Zgjerimi i BE-së në Evropën gjithnjë në ndryshim”. Paraprakisht ambasadori Orav është takuar me rektorin e UEJL-së, Prof. Dr. Zamir Dika, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin e ndërsjellë.

 

 

UEJL shënoi Ditën e Shtulit

28 prill 2014

Instituti Shkencor “Maks van der Shtul” dhe UEJL shënuan 23 Prillin ‘Ditën e Shtulit’, për të përkujtuar në këtë mënyrë përvjetorin e vdekjes së ideatorit dhe themeluesit të këtij universiteti diplomatit holandez Maks van der Shtul.

 
 
 

Ambasadorja gjermane Gudrun Steinacker ligjëroi në kuadër të Ciklit të Ligjëratave Diplomatike të Institutit “Maks van der Shtul”

10 prill 2014

"Diplomacia dypalëshe përballë diplomacisë shumëpalëshe- përvojat në Maqedoni" ishte tema e ligjëratës së ambasadores gjermane në Maqedoni Gudrun Steinacker, që u mbajt më 8 prill 2014, në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, në kuadër të Ciklit të Ligjëratave Diplomatike, të organizuar nga Instituti Shkencor “Maks van der Shtul”.

Ligjëratë e ambasadores së Francës në Maqedoni Laurence Auer në kuadër të Ciklit të Ligjëratave Diplomatike të Institutit “Maks van der Shtul”

2 prill 2014

"Parimi bashkëkohorë dhe doktrinat e politikës së jashtme franceze", ishte tema e ligjëratës së ambasadores franceze në Maqedoni, Laurence Auer, që e mbajti të hënën (31 mars 2014), në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, në kuadër të Ciklit të Ligjëratave Diplomatike, të organizuar nga Instituti për Hulumtime Shkencore “Maks van der Shtul”


Ambasadori i OSBE-së Ralf Breth ligjëroi në UEJL

27 mars 2014

Ambasadori i OSBE-së Breth, tha se ai gjithmonë e ka vlerësuar serinë e leksioneve, siç janë ligjëratat me diplomatë ndërkombëtarë (Cikli i Ligjëratave Diplomatike ), të Institutit për Hulumtime Shkencore “Maks van der Shtul”. Ai ju tha studentëve “ se ky lloj i ligjëratave po mundohet të ndërtojë urë ndërmjet çështjeve të subjekteve të ndryshme dhe ti vendos gjërat në perspektivë“.

 

   The Ambassador of the Netherlands Marriet Schuurman lectured on the Dutch diplomacy within the “Diplomatic Lectures Series” organized by Max van der Stoel Institute
 
 

 

 

 

 

BE ka përfshirë UEJL në promovimin e Horizon 2020 për Ballkanin Perëndimor
15 mars 2014

Programi më i ri shkencor i Komisionit Evropian "Horizon 2020" për vendet e Ballkanit Perëndimor zyrtarisht është promovuar gjatë konferencës së nivelit të lartë "Përgatitja e përbashkët për pranimin në BE nëpërmjet bashkëpunimit në hulumtim dhe inovacion", e cila u mbajt në qytetin Budva të Malit të Zi, më 3 dhe 4 mars 2014.

  • Ish ambasadori Fuere mbajti ligjëratë për sfidat e eurointegrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor

    6 shkurt 2014

    Në organizim të Institutit të hulumtimeve shkencore i UEJL-së ”Maks van der Shtul” të mërkurën (5 shkurt 2014), diplomati evropian Ervan Fuere mbajti ligjëratë me temë: "Integrimi në BE dhe sfidat aktuale të reformimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor".

  • U mbajt Konferenca “Reka dhe shqiptarët e Rekës së Epërme”

    15 dhjetor 2013

    Në organizim të Institutit për hulumtime shkencore “Max Van Der Stoel”, të Universitetit të Evropës Juglindore dhe të disa profesorëve të këtij universiteti, të cilët janë me prejardhje nga ana e Rekës, në Mavrovë-Leunovë, sot (14.12.2013), u mbajt Konferenca shkencore “Reka dhe shqiptarët eRekës së Epërme”.

  • UEJL:Konferencë shkencore, 100 vite nga vendimet e Londrës

    26 nëntor 2013

    "Konferenca e Ambasadorëve në Londër një shekull më pas (1913-2013): Si ka ndryshuar gjeopolitika ballkanike?", ishte tema e konferencës shkencore ndërkombëtare organizuar nga Instituti “Max van der Stoel”, që u mbajt të enjten (22 nëntor 2013), në objektin e UEJL-së në Shkup. Në këtë konferencë morën pjesë studiues e profesorë nga rajoni, Evropa dhe SHBA-të.

Google+