Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Debat Publik në kuadër të programit British Parliamentary Debate

Në kuadër të përfundimit me sukses të programit British Parliamentary Debate, do të organizohet një debat publik ndërmjet dy ekipeve konkurruese të studentëve, të cilët do të debatojnë mbi temën: “Kjo Dhomë do të zbatonte kuota rinore në Kuvend”, sipas formatit parlamentar britanik.

Ky aktivitet realizohet në kuadër të bashkëpunimit të UEJL-së me Westminster Foundation for Democracy dhe Youth Educational Forum, bazuar në memorandumin trepalësh të bashkëpunimit të nënshkruar ndërmjet institucioneve. Gjatë këtij semestri, në kuadër të këtij programi, prof. Albana Metaj-Stojanova dhe prof. Fjolla Kaprolli Ismaili kanë zhvilluar një cikël prej dhjetë ligjëratash mentorimi, përmes të cilave studentët janë trajnuar në formatin British Parliamentary Debate, si një nga mjetet më të rëndësishme për zhvillimin e të menduarit kritik, të folurit para publikut dhe argumentimit të strukturuar. Debati publik do të mbahet më 29 janar 2026, në ora 13:00, në BDC. Universiteti fton studentët dhe të interesuarit të marrin pjesë në këtë aktivitet akademik dhe edukativ.
Google+