Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

LISTA E KANDIDATËVE TË PRANUAR NË AFATIN E DYTË PËR REGJISTRIM

Në bazë të konkursit të shpallur për regjistrimin e studentëve në vitin e parë, në fakultetet e UEJL, për vitin akademik 2013/2014 dhe vendimit të Këshillit të Rektorit të UEJL-së, në mbledhjen e mbajtur më datë 13.09.2013, Komisioni qendror për regjistrimin e studentëve shpall listën e studentëve të pranuar në UEJL, në afatin e dytë të regjistrimit, sipas fakulteteve:

Në bazë të konkursit të shpallur për regjistrimin e studentëve në vitin e parë, në fakultetet e UEJL, për vitin akademik 2013/2014 dhe vendimit të Këshillit të Rektorit të UEJL-së, në mbledhjen e mbajtur më datë 13.09.2013, Komisioni qendror për regjistrimin e studentëve shpall listën e studentëve të pranuar në UEJL, në afatin e dytë të regjistrimit, sipas fakulteteve:

Parashtrimi i ankesave

Kandidatët që kanë aplikuar në afatin e dytë për regjistrim në UEJL mund të parashtrojnë ankesë brenda 24 orëve nga data e shpalljes së rezultateve, deri më 16.09.2013, në orën 16.00 në e-mail adresën: admissions@seeu.edu.mk.

Shënim:

1.

a. Kandidatët, të cilët nuk kanë aplikacion të kompletuar, mund ta kompletojnë dokumentacionin deri 30 shtator 2013.

2. Nëse në grupe studimore, përfundimisht me afatin vazhdues të regjistrimit (deri 30 shtator 2013), numri i kandidatëve do të jetë i pamjaftueshëm për formim të grupit në programin gjegjës të shpallur në konkursit, atëherë atyre kandidatëve do t’u ofrohet mundësia për regjistrim në programe studimore të ngjashme në Universitet.

3. Këshilli i Rektorit të UEJL-së vendosi që kandidatët, të cilët kanë kryer shkollimin e mesëm jashtë Republikës së Maqedonisë, do të pranohen në këtë afat, me kusht që deri më datë 30 shtator 2013 të sjellin konfirmimin nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës se RM për fillim të procedurës së nostrifikimit të diplomës së shkollës së mesme.

Regjistrimi i kandidatëvetë pranuardo të bëhet

deri më 20.09.2013

Për informata shtesë kontaktoni Zyrën e Pranimit, ndërtesa 801.

E-mail: admissions@seeu.edu.mk

Tel.: +389 (0) 44 356 188 (Tetovë)

Tel.: +389 (0) 44 356 398 (Shkup)

Informatë për kushtet dhe mënyrën e regjistrimit

Informohen të gjithë kandidatët e pranuar në këtë afatnëciklin e parë të studimeve në UEJL, se regjistrimi do të bëhet deri më 20.09.2013.

Për regjistrim, studentët duhet të sjellin fletëpagesë për semestrin e paguar në shumë sipas Fakultetit, respektivisht programit studimor, edhe atë:

Për studime të rregullta:

Fakulteti i Biznesit dhe Ekonomisë

§ Biznes dhe ekonomi 55 300 den

§ Agrobiznesi 55 350 den

§ Sistemet e Iinformacionit dhe menaxhmenti 31 250 den + 40 000 den

Fakulteti i Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore

§ Drejtimi i Shkencave Kompjuterike 55 300 den

§ Drejtimi i Inxhinierisë Kompjuterike 55 300 den

§ Drejtimi Informatika e Biznesit 61 500 den

§ Informatika e Mediave 61 500 den

Departamenti i Studimeve të Integruara me Praktikë

§ Menaxhimi bashkëkohor Bankar 61 500 den

§ Menaxhimi Bashkëkohor i Ndërmarrjeve 61 500 den

§ Informatika e Aplikuar për Kompanitë e TI 61 500 den

Fakulteti të Drejtësisë

§ Drejtimi i Drejtësisë 40 000 den

§ Drejtimi i Kriminalogjisë dhe Sigurisë 40 000 den

Fakulteti i Administrimit Publik dhe Shkencave Politike

§ Drejtimi Administrim Publik 40 000 den

§ Drejtimi Shkencat Politike 40 000 den

§ Studime Evropiane 40 000 den

§ Drejtimi Lidershipi dhe Puna me Rininë në Shoqëri 61 500 den

§ Studime Evropiane program I perbashkët 61 500 den

Fakulteti i Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit

§ Drejtimi Gjuhë dhe Letërsi Shqipe 40 000 den

§ Drejtimi Gjuhë dhe Letërsi Angleze 40 000 den

§ Drejtimi Gjuhë dhe Letërsi Gjermane 40 000 den

§ Drejtimi Komunikimi ndërkombëtar 40 000 den

Për studime me korrespodencë:

- Fakulteti i Biznesit dhe Ekonomisët 40 000 den

- Fakulteti i Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore 40 000 den

- Fakulteti të Drejtësisë 27 700 den

- Fakulteti i Administrimit Publik dhe Shkencave Politike 27 700 den

- Fakulteti i Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit 27 700 den

Për studime Online

§ Drejtimi i Shkencave kompjuterike 40 000 den

§ Biznes dhe ekonomi 40 000 den

Shënim:Lartësia e pagesës së shkollimit për studime në distancë është e njejtë për të gjitha programet studimore në kaudë të fakultetit përkatës.

Pagesa e semestrit:

Pagesa e shkollimit bëhet përmes xhiro-llogarisë së Universitetit të EJL-se:

Data:

Deri më 19 shtator 2013 Pagesa e semestrit

Pagesa në Denarë:

Pranues: Universiteti i EJL

Banka deponuese: Stopanska banka, AD Shkup

Xhirollogaria: 200-0008775390-10

Qëllimi i pagesës: për shkollimit 2013/14

Pagesa nga jashtë në EURO:

Name of Institution: SEEU Tetovo

Address: Ilindenska bb, 1200 Tetovo/Macedonia
Bank Name: STOPANSKA BANKA

Acc. number (EUR): 0009009090

IBAN: MK07200000900909026

SWIFT: STOBMK2X

Shënim:Në fletëpagesë detyrimisht shënoni numrin amzë!

Informata shtesë rreth pagesës së semestrit (mundësi të pagesës së semestrit në këste ose me parapagim të vitit mund të merren në Zyrën e Bursarit, ndërtesa 802.

E-mail: bursary@seeu.edu.mk

Tel.: +389 44 356 049

Testi i caktimit të nivelit të njohjes së gjuhës angleze:

Tetovë 17 shtator 2013, e martë nga ora 11:00, Qendre e Gjuhëve, ndërtesa 1001

Shkup Xhdo të premte nga ora 11:00 (person për kontakt : Rashit Emini)

Shënim: Kandidatët të cilët kanë aplikuar në programin studimor Sistemet e Informacionit the Menaxhmenti nuk janë të obliguar ti nënshtrohen testimit.

Google+