Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Informata për testimin për bursa

Të nderuar studentë të ardhshëm

Ju njoftojmë se data e testimit do të jetë të premten me 02.09.2011. Në këtë ditë të gjithë aplikantët për bursa duhet të jenë në Kampusin e UEJL-Tetovë që nga ora 10.00. Testimi do të fillojë nga ora 11.00 dhe do të zgjas 120 minuta.

Për hapësirat se ku do të mbahet testimi do të informoheni me 01.09 nëpërmjet e-mailit ndërsa listat do të shpallen në www.seeu.edu.mk dhe tabelën Infomative të vendosur para Objektit 802.

Të gjithë aplikantët për bursa në ditën e testimit duhet të kenë me vete:

  • Konfirmimin e aplikimit të pranuar gjatë dorëzimit të dokumentacionit. Nëse nuk e posedoni mund ta merni tek Objekti 802 - sporteli 6 .
  • Dokument identifikimi (letërnjoftim, pasaportë ose leje të vozitjes)
  • Stilograf me ngjyrë të kaltër

Nëse aplikantët nuk do të jenë prezent në testim, nuk do të meret në konsideratë kurfarë arsyetimi. Kjo nënkupton se ai do të jetë i eleminuar.

Univerziteti i EJL

Shërbimi për studentë

Google+