Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se janë bërë ndryshime në Ligjin për Subvencionimin e Racionit të Studentëve, konform të cilit zgjerohet përfshirja e masës.
Tani e tutje statusi i punësimit nuk është kusht kufizues për studentët, ndaj të drejtën do ta kenë të gjithë studentët e rregullt në studime deridiplomike që kanë të ardhura mujore më të ulëta se paga minimale neto mesatare, si dhe studentët e regjistruar në studimet pasdiplomike dhe studimet e integruara në universitetet shtetërore dhe private në vend.
Afati i aplikimit zgjat prej 14 deri me 16 qershor!
Më shumë informacione keni në linkun në vazhdim: https://mon.gov.mk/al/content/?id=10097