Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se në www.mon.gov.mk është shpallur thirrje publike për realizimin e të drejtës për subvencionimin e racionit për student, që nënkupton marrjen e kompensimit mujor në të holla prej rreth 2400 denarë për 9 muaj të vitit.
Afati i aplikimit për studentët aktual është nga data 25 nëntor deri më 3 dhjetor 2022.
Aplikimi bëhet në formë elektronike përmes portalit https://e-uslugi.mon.gov.mk/ , ndërsa mund të aplikojnë të gjithë studentët e rregullt të regjistruar në studime deridiplomike në universitetet shtetërore dhe private të cilët janë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Më shumë informacione keni në linkun në vazhdim: