Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Nga 1 tetori deri më 31 tetor, afati i dytë i aplikimit për racion studentor të subvencionuar

Nga 1 tetori deri më 31 tetor, afati i dytë i aplikimit për racion studentor të subvencionuar

Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se nga 1 deri tetori mund të aplikoni për Thirrjen Publike për realizimin e së drejtës për racion studentor të subvencionuar. Afati i dytë zgjat deri më 31 tetor dhe vlen për të gjithë studentët e sapo regjistruar, por edhe për ata që plotësojnë kërkesat, por që nuk kanë arritur të aplikojnë dhe realizojnë këtë të drejtë brenda afatit të parë.

Aplikimi për racion studentor të subvencionuar është digjitalizuar , gjegjësishtë zbatohet ekskluzivisht në mënyrë elektronike përmes portalit https://e-uslugi.mon.gov.mk/ dhe shumë thjesht, duke i bashkangjitur vetëm dy dokumente - aplikimin dhe deklaratën për saktësinë e të dhënave dhe shënohen të dhënat e llogarisë personale të transaksionit.

Brenda afatit të parë, u pranuan gjithsej 21,693 aplikime, përderisa të drejtën për racion studentor të subvencionuar e realizuan gjithsej 18,149 studentë. Gjithashtu , të gjitha ankesat e pranuara janë duke u shqyrtuar, dhe dorëzuesit për vendimin përfundimtar do të njoftohen gjatë javës së ardhshme të punës.

Racioni i subvencionuar i studentëve është zgjidhje sistematike e rregulluar me ligj, e cila lehtëson ndjeshëm jetën e të rinjve gjatë studimeve të tyre, ata marrin 2,400 denarë për 9 muaj në vit, mjete të dedikuara për blerjen e ushqimeve të shëndetshme. Të gjithë studentët e rregullt të regjistruar në studimet deridiplomike në institucionet shtetërore dhe private të arsimit të lartë të cilët janë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të cilët nuk janë në punë të rregullt , nuk janë të regjistruar si fermerë individualë dhe nuk kanë të ardhura mujore mbi asnjë bazë më të madhe se neto- paga minimale në vitin aktual.

MASH siguron mbështetje në aplikimin për racion studentor të subvencionuar, përmes Sektorit për Standardin Nxënësve dhe Studentëve. Kontaktet personale të punonjësve në këtë sektor janë të shënuara në këtë link - https://mon.gov.mk/page/?id=6.

Më shumë informata mund të gjeni në linkun e MASH:

https://mon.gov.mk/al/content/?id=4319

Google+