Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Erasmus+ Konkurs

Erasmus+ Konkurs

Universiteti i Evropës Juglindore shpall konkurs për ndarje të bursave ERASMUS+ për këmbim studentor gjatë semestrit veror të vitit akademik 2019/2020.

Lista e detajuar me emrat e universiteteve, shtetet, numrat e studentëve dhe afatet për aplikim, gjendet në linkun në vazhdim: LISTA

Formulari për aplikim bashkë me listën e dokumenteve të nevojshme, këtu përfshirë modelin e CV, janë të bashkëngjitura linkun në vazhdim: DOKUMENTACIONI


Studentët të cilët do të aplikojnë do të duhet t'i dorëzojnë këto dokumente:

  • formular për aplikim
  • certifikatë të notave
  • biografi(CV)
  • vërtetim të statusit të studentit të rregullt
  • vërtetim për njohje të gjuhës angleze ose të gjuhës në të cilën zhvillohet procesi mësimor në fakultetin pritës.

Procedura për përzgjedhje të kandidatëve do të realizohet në nivel universitar, ndërsa kriteret bazë për përzgjedhjen e kandidatëve janë:

  • suksesi akademik(40%),
  • njohja e gjuhës angleze ose gjuhës në të cilën mbahet procesi mësimor në universitetin pritës(30%), dhe
  • motivimi i studentit(30%).

Kriter shtesë për përzgjedhje të kandidatëve do të jetë intervista.

Përzgjedhja dhe nominimi i studentëve do të realizohet nga fakulteti amë në bashkëpunim me Zyrën për Marrëdhënie Ndërkombëtare.

Studentët e interesuar duhet t’i dorëzojnë dokumentet e tyre te Këshilltari studentor pranë fakultetit të tyre amë ndërsa një kopje elektronike të këtyre dokumenteve duhet të dergojnë deri te bujar.sinani@seeu.edu.mk.

Google+