Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Kompania suedeze "InnoTel",do të siguroj bursa studimi për gjashtë studentë të përzgjedhur në studimet master në shkencat kompjuterike në Fakultetin e Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore të Universitetit të Evropës Juglindore.

Kompania suedeze "InnoTel",do të siguroj bursa studimi për gjashtë studentë të përzgjedhur në studimet master në shkencat kompjuterike në Fakultetin e Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore të Universitetit të Evropës Juglindore.

InnoTel, do të ofrojë një përvojë praktike intensive dhe të dobishme, e cila është sfiduese, stimuluese dhe relevante dhe është e lidhur ngushtë me zhvillimin e aplikacioneve me cilësi të lartë. Studentët, do të kenë fleksibilitet të madh në zgjedhjen e drejtimeve që përputhen me interesat nga një gamë e gjerë fushash, duke përfshirë: algoritmet, arkitekturën, komunikimin e të dhënave, sistemet e integruara, sistemet e shpërndara kompjuterike, verifikimi i harduerit, dizajnimi i ndërveprimit, metodat logjike, mësimi i makinerisë, rrjetet, sistemet e kohës reale, gjuhët programuese dhe siguria e internetit të gjërave (Internet of Things-IoT).

Në kuadër të programit, Innotel trajton një gamë të gjerë çështjesh: pajisjet për internetin e gjërave-IoT, makinat e lidhura dhe komponentët individual të dizajnit të sistemeve të shpërndara në nivel global. Studentët,do të trajnohen dhe do të pajisen me njohuri, shkathtësi dhe qëndrime të nevojshme për një karrierë profesionale të suksesshme në fusha të ndryshme të teknologjisë. Në veçanti, programi ju mundëson studentëve që si profesionist të ardhshëm të TI-së t’ikonceptojnë, dizajnojnë dhe zbatojnësistemet,që punojnë si duhet, janë të mirëmbajtura dhe të besueshme.

Studentët, që do të përfitojnë nga këto bursa, pas diplomimit,do të jenë të kualifikuar dhe të gatshëm për të punuar si programues, arkitekt sistemesh dhe zhvillues sistemesh. Innotel e vëtheksin në modelimin, dizajnimin dhe shkathtësitë konceptuale që do t'ju mundësojnë një fleksibilitet të madh, në mënyrë që ju të përshtateni për t'u kualifikuar për të realizuar punën praktikën dhe më në fund do të keni mundësinë që të punësoheni nga ekipi lokal i zhvillimit të Innotel-it pas kalimit të provimit.

Për të aplikuar, klikoni këtu.

Kontakt personi:

Peter Lindberg

email: peter.lindberg@innotel.com

Nusret Haliti

email: nusret.haliti@bridge-technology.net

Google+