Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!
Export

Programi:

Dizajn i brendshëm (2023/2024)

Cikli i studimeve: Cikli i parë (Deridiplomike)
Fakulteti: Shkencat dhe Teknologjitë Bashkëkohore
Kodi i programit: ID-180
Viti akademik: 2023 / 2024
Titulli: I Diplomuar në Arkitekturë të Brendshme
SETK: 180 (3 vite) Akreditimi
Vendimi: Vendimi për fillim me punë

Fakulteti i Shkencave dhe Teknologjive bashkëkohore në SEEU - Tetovë është institucion i arsimit të lartë, detyra kryesore e të cilit është kryerja e arsimit të lartë, aktiviteteve kërkimore në fushën e shkencave kompjuterike, inxhinierisë kompjuterike, informatikës së biznesit, shkencave të të dhënave, inxhinierisë softuerike, shkencave arkitektonike dhe dizajn i brendshëm. Arsyetimi për prezantimin e programit të ri studimor lind nga ndjekja e rekomandimeve të Deklaratës së Bolonjës dhe proceset e zbatimit të programeve të akredituara më parë. Duke patur nevojën për të mundësuar përzgjedhje sa më të gjerë të programeve studimore kompatibile, në të njejtën kohë justifikon konceptin e mobilitetit të drejtimeve dhe studentëve ju mundëson zgjedhjen e drejtimit sipas afiniteteve dhe aftësive të tyre.

Drejtimi ka për qëllim t'ju përgjigjet kërkesave për përshtatshmëri më të madhe me qendrat dhe universitetet tjera europiane dhe botërore të studimit të këtij drejtim dhe në të njëjtën kohë e përshtat atë me kushtet konkurente të tregut. Në veçanti, që struktura e programit të propozuar të studimit shpien nga lëndë të përgjithshme drejt atyre të specializuara  të përqendruara në përcaktimin e drejtimit në bazë të praktikave dhe njohurive të mësuara dhe jo në bazë të zgjedhjes arbitrare. Përvetësimi gradual i materies në vazhdimësi ndan vëmendjen nga inxhinieria arkitektonike në fushën e artit figurativ-vizual dhe në atë historiko-filozofik të arsimit, si faktor i dytë opcional.

Studentët që e përfundojnë me sukses programin do të jenë në gjendje dhe do të kenë përvojë të ofrojnë shërbime të planifikimit, që përfshijnë: analizën e projektimit, planifikimin e hapësirës dhe estetikën, njohuri të specializuara për ndërtimin e brendshëm, kodet e ndërtimit, pajisjet, materialet dhe mobilimin.

Njohuritë dhe të kuptuarit
  • Demonstron njohuri dhe kuptim në fushën e studimit që ndërtohet mbi arsimin e mesëm të përgjithshëm dhe kualifikimet për hyrje në arsimin e lartë.
  • Demonstron njohuri dhe kuptim të nevojshëm për të analizuar problemet arkitektonike dhe urbanistike dhe për t'i sintetizuar ato në zgjidhje projektimi dhe planifikimi për shkallë të ndryshme kompleksiteti, shkallë dhe lloj ndërtesash dhe hapësirash.
  • Demonstron njohuri dhe kuptim të marrëdhënieve funksionale, psikologjike dhe shqisore që ekzistojnë midis njerëzve dhe hapësirës së brendshme dhe rolin e formës, ngjyrës, materialeve dhe teknologjive të reja në dizajnin e brendshëm.
  • Demonstron njohuri dhe kuptim të parimeve që lidhen me materialet, strukturat, sistemet e instalimit dhe bilancet e energjisë dhe aplikimin e duhur të tyre në projektimin dhe ndërtimin e objekteve.
  • Demonstron njohuri dhe kuptim të nevojshëm për të vendosur një qëndrim të përshtatshëm ndaj trashëgimisë arkitekturore në mbrojtjen dhe rigjallërimin e saj.
Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit
  • Njohuritë e marra dhe të kuptuarit e problemeve profesionale mund të aplikohen në përgatitjen e projekteve apo dokumentacionit bazë apo të llojeve të tjera të detajuara, nga të gjitha fushat e arkitekturës apo urbanistikës.
  • Zbaton njohuritë dhe të kuptuarit që bazohen në njohuritë e koncepteve të ndryshme nga teoria dhe historia e arkitekturës dhe qytetit dhe në teorinë dhe praktikën bashkëkohore në procesin e formësimit të objekteve, qyteteve dhe mjedisit, duke marrë parasysh kërkesat estetike, nevojat sociale, si dhe kërkesat që lidhen me mjedisin.
Aftësitë për të vlerësuar
  • Demonstron aftësinë për të mbledhur, analizuar, vlerësuar dhe paraqitur informacione, ide dhe koncepte nga të dhëna të plota, jo të plota ose të kufizuara përkatëse, për fushat kyçe në procesin e planifikimit, projektimit dhe realizimit të objekteve dhe hapësirës.
  • Demonstron aftësinë për të zgjedhur metoda, mjete dhe aftësi të përshtatshme për kushtet specifike dhe për shkallët e ndryshme të kompleksitetit, shkallës dhe llojit të objekteve dhe hapësirave.
Aftësitë e komunikimit
  • Demonstron aftësinë për të komunikuar dhe aftësinë për të përdorur komunikimin grafik, të shkruar dhe me gojë në shërbim të përcjelljes së ideve dhe nevojave të përdoruesit në procesin e krijimit dhe realizimit të projekteve në fushën e arkitekturës dhe urbanizmit, si dhe në fushëne  mbrojtjes dhe rivitalizimit të trashëgimisë së ndërtuesit.
  • Demonstron aftësi për të marrë pjesë në diskutime profesionale, përdor konsultime për probleme specifike nga ato plotësuese.
Aftësitë e të mësuarit
  • Demonstron aftësinë për të identifikuar në mënyrë të pavarur nevojat e tyre për edukim të vazhdueshëm dhe zhvillim profesional, angazhohet në forma moderne të të mësuarit dhe njohjes me inovacionet teknologjike dhe mund të vlerësojë në mënyrë kritike përshtatshmërinë e metodave të të mësuarit, ndikimin e tyre në njohuritë, aftësitë, kompetencat dhe praktikën e rëndësishme për zhvillim professional të tijë.

Semestri 1

  • [C2023] [6 SETK] Bazat e projektimit
    Qëllimi i lëndës është që t’i njoftojë studentët me procesin e projektimit dhe analizës arkitekturore. Studenti të njoftohet me konceptet themelore të formës dhe hapësirës arkitekturore, mënyrën e paraqitjes grafike dhe normativat e dimensionimit të elementeve bazike të projektimit.
  • [C2352] [6 SETK] Shprehje vizuale I
    Qëllimi i lëndës është një njohje e thelluar dhe e avancuar e studentëve me metodologjitë dhe parimet e shprehjes vizuale në funksion të një prezantimi të plotë vizual të detyrave, ideve dhe koncepteve të projektit.
  • [C2353] [6 SETK] Bazat e dizajn studio
    Qëllimi i lëndës: Vendosja e bazave disiplinore për observim kritik dhe mendim konceptual të fenomenologjisë së hapësirës arkitektonike, zhvillimi i kapacitetit për të krijuar një tërësi të një projekti integral arkitekturor, zhvillimi i ndjenjave të qëllimshmërisë në marrjen e vendimeve personale arkitektonike.
  • [3 SETK] Gjuhë shqipe/maqedonase
    • [BAM1010] Gjuhë shqipe për fillestarë 1
    • [BAM2010] Gjuhë shqipe për fillestarë 2
    • [BS018] Gjuhë maqedonase për fillestarë 1
    • [BS152] Gjuhë maqedonase për fillestarë 2
    • [MLIL-01] Gjuhë maqedonase niveli i mesëm 1
    • [MLIL-02] Gjuhë maqedonase niveli i mesëm 2
    • [MAPP1010] Gjuhë maqedonase për qëllime profesionale 1
  • [3 SETK] Gjuhë angleze
    • [E2532] Gjuhë Angleze 1
    • [E2533] Gjuhë Angleze 2
    • [E2534] Gjuhë Angleze 3
    • [E2535] Gjuhë Angleze 4
    • [E2536] Gjuhë Angleze 5
  • [6 SETK] Zgjedhore/Kompetencat digjitale
    • [E2610] Kapituj të zgjedhur nga shkathtësitë e TI
    • [EMOA-01] Microsoft Office Access
    • [E2694] Microsoft Office Excel
    • [EMOPP-03] Microsoft Office PowerPoint
    • [EMOW-04] Microsoft Office Word
    • [EWC-01] Krijimi i ueb-it
    • [EDMD-02] Dizajnimi i mediumeve digjitale
    • [E2609] Google aplikacione për edukim
    • [E2741] Bazat e harduerit dhe softuerit të TI
    • [E2742] Hyrje në sigurinë kibernetike

Semestri 2

  • [C2354] [6 SETK] Shprehje vizuale II
    Qëllimi i lëndës: Në lëndën e Shprehje Vizuale II studenti pasi të ketë marë njohuri mbi metodologjitë dhe parimet e shprehjes vizuale, në këtë kurs ai fillon të fusë në funkcion imagjinatën dhe kreativitetin , fillon të mendojë dhe krijojë kompozicione kreative imagjinative të pamvarura . Studimi i mundësive specifike të shprehjes me përdorimin e teknikave dhe materialeve të ndryshëm nga teknikat grafike tradicionale deri te përdorimi i materialeve dhe mediave të reja moderne, me qëllim njohjen e individualitetit dhe autonomisë në aktin e shprehjes dhe krijues.
  • [C2355] [6 SETK] Gjeometri deskriptive dhe perspektiva
    Qëllimi i lëndës është ta njoftojë studentin me mënyrën e paraqitjes grafike të formave dhe trupave gjeometrikë, analizën gjeometrike të tyre, transformimet dhe rrotullimet e tyre përmes vizatimeve teknike.
  • [C2028] [6 SETK] Principet e projektimit
    Qëllimi i lëndës është që studenti të njoftohet me metodologjinë bazike të projektimit dhe analizës arkitekturore përmes studimit të sistemeve të objektit/ hapësirës arkitekturore: sistemi hapësinor-funksional, konstruktiv, i qarkullimit dhe i mbështjelljes. Studenti do të njoftohet me principet elementare të kompozicionit të hapësirës arkitekturore si: aksi, simetria, hierarkia, datum, ritmi, transformimi.
  • [3 SETK] Gjuhë shqipe/maqedonase
    • [BAM1010] Gjuhë shqipe për fillestarë 1
    • [BAM2010] Gjuhë shqipe për fillestarë 2
    • [BS018] Gjuhë maqedonase për fillestarë 1
    • [BS152] Gjuhë maqedonase për fillestarë 2
    • [MLIL-01] Gjuhë maqedonase niveli i mesëm 1
    • [MLIL-02] Gjuhë maqedonase niveli i mesëm 2
    • [MAPP1020] Gjuhë maqedonase për qëllime profesionale 2
  • [3 SETK] Gjuhë angleze
    • [E2532] Gjuhë Angleze 1
    • [E2533] Gjuhë Angleze 2
    • [E2534] Gjuhë Angleze 3
    • [E2535] Gjuhë Angleze 4
    • [E2536] Gjuhë Angleze 5
  • [6 SETK] Zgjedhore/Kompetencat digjitale
    • [E2610] Kapituj të zgjedhur nga shkathtësitë e TI
    • [EMOA-01] Microsoft Office Access
    • [E2694] Microsoft Office Excel
    • [EMOPP-03] Microsoft Office PowerPoint
    • [EMOW-04] Microsoft Office Word
    • [EWC-01] Krijimi i ueb-it
    • [EDMD-02] Dizajnimi i mediumeve digjitale
    • [E2609] Google aplikacione për edukim
    • [E2741] Bazat e harduerit dhe softuerit të TI
    • [E2742] Hyrje në sigurinë kibernetike

Semestri 3

  • [C2356] [6 SETK] Historia e qytetërimit
    Qëllimi i lëndës: Lënda është një pasqyrë e qytetërimeve kryesore në botë nga shoqëritë e para të zhvilluara në Mesopotami dhe Egjipt (3500 p.e.s.) përmes qytetërimeve evropiane të Mesjetës, Rilindjes Evropiane, deri te qytetërimet moderne. Kjo lëndë synon të analizojë ngjarjet sociale, politike, ekonomike dhe teknologjike që kanë formësuar shoqëritë botërore dhe t'i njohë studentët me kornizat themelore teorike, si dhe zhvillimin e arkitekturës, artit dhe dizajnit nga fillimet e tyre deri në shekullin modern. Programi paraqet të gjitha periudhat më të rëndësishme historike dhe stilistike, stilet unike si produkte të nivelit të zhvillimit të teknologjisë, shkencës dhe kulturës, veçanërisht të rëndësishme për zhvillimin e arkitekturës dhe artit të përgjithshëm.
  • [C2526] [6 SETK] Projektimi përmes kompjuterit
    Objektivi kryesor i kësaj lënde është që t'i njoftojë studentët me bazat e dizajnit me ndihmën e kompjuterit (CAD). Duke përdorur paketat programuese CAD, studenti do të përgatitë arkitekturë të plotë tredimensionale. Sistemet e dizajnit me ndihmën e kompjuterit (CAD) mundësojnë zgjidhje të shumta, duke i vlerësuar ato dhe nëse është e nevojshme bën korrigjim e dizajnit. Elemente të grafikës 2D dhe 3D, elemente tredimensionale të shtresave të imazheve kompjuterike, projeksionet e elementeve bazë grafike, pamjet, seksionet, transformimet, rrotullime dhe perspektiva do të jenë pjesë e këtij kursi si dhe përdorimi i mjeteve të vizatimit të elementeve strukturorë.
  • [C2034] [6 SETK] Projektimi i objekteve për banime individuale familjare
    Qëllimet e kësaj lënde janë mësimi i mënyrave të projektimit të shtëpive individuale familjare. Nga kushtet e lokacionit, praktikohen llojet dhe mënyrat e qasjes në lokacion, kushtet urbanistike dhe legjislacioni, kufizimet e madhësisë dhe lartësisë së objektit. Nga definimi i kushteve urbanistike, fillohet me kushtet dhe predispozitat arkitekturore projektuese – formimi dhe projektimi i një shtëpie individuale, konform kushteve për një familje. Funksioni është pjesa më e rëndësishme gjatë projektimit të një objekti; objekti duhet të i plotësojë kushtet elementare të definimit të hapësirave të brendshme dhe mënyrës më të mirë të lidhjes së tyre. Pas përfundimit të këtij kursi, pritet që studenti të jetë i informuar me njohuritë bazike mbi projektimin e shtëpive individuale.
  • [C2035] [6 SETK] Dizajn konstruktiv në arkitekturë I
    Qëllimi i lëndës është që studentët të njihen me elementët e konstruksioneve, materialet nga të cilat bëhen konstruksionet, si dhe zgjidhjen konstruktive të bazave të thjeshta arkitektonike, prerje, pamje etj, me avantazhet dhe mangësitë e strukturave të betonit, lloje të ndryshme të suvasë, konstruksione ndërkati nga druri dhe kapriate.
  • [C2069] [3 SETK] Komunikim verbal
    Objektivat e programit të lëndës: - Të zhvillojnë aftësitë e komunikimit verbal. - Të jenë në gjendje të përfshihen aktivisht në një diskutim mbi një temë të veçantë. - Të zotërojnë teknikat për komunikim të suksesshëm. - Të shprehin mendimin e tyre kritik për tema të caktuara. - Të zbatojnë teknikat e adaptuara në karrierën e tyre profesionale.
  • [3 SETK] Gjuhë angleze
    • [E2532] Gjuhë Angleze 1
    • [E2533] Gjuhë Angleze 2
    • [E2534] Gjuhë Angleze 3
    • [E2535] Gjuhë Angleze 4
    • [E2536] Gjuhë Angleze 5
    • [EIT-01] Anglishtja për Teknologjinë e Informacionit 1
    • [EIT-02] Anglishtja për Teknologjinë e Informacionit 2

Semestri 4

  • [C2357] [6 SETK] Historia e dizajnit
    Qëllimi i lëndës: Kjo lëndë gjurmon evolucionin e dizajnit të brendshëm nga antika deri në fillim të shekullit bashkëkohor. Në këtë lëndë, hapësirat e brendshme eksplorohen në lidhje me kontekstet e tyre sociale, politike, kulturore dhe arkitektonik. Fokusi i kësaj lënde është në kulturën botërore dhe transmetimin e ideve midis kontinenteve dhe kulturave që formësuan të menduarit për hapësirën e brendshme. Studentët do të mund të eksplorojnë se si nocionet e racës, gjinisë dhe identitetit u zhvilluan në përgjigje të këtij kontakti kulturor dhe duke theksuar hapësirat vendase dhe botërore, kjo lëndë synon të zgjerojë theksin tradicional mbi piramidat, katedralet dhe tempujt, në mënyrë që t'u ofrojë studentëve një ndjenjë më të plotë të gjenealogjisë së hapësirës së brendshme arkitektonike bashkëkohore.
  • [C2358] [6 SETK] Principet themelore të dizajnit të brendshëm
    Qëllimi i kësaj lënde është njohja e studentit me teorinë dhe trendet bashkëkohore në fushën e dizajnit të brendshëm të hapësirës arkitekturore - enterierit. Programi i lëndës parasheh analizën dhe projektimin e hapësirës së brendshme për banim, me theks të veçantë në kërkesat funksionale dhe estetike, dhe faktorin njerëzor - antropometrinë si faktor kyç në rregullimin e hapësirës së brendshme për banim.
  • [C2597] [6 SETK] 3D modelimi kompjuterik dhe realiteti virtual
    Qëllimi i kësaj lënde është të njoftojë studentët me një bazë të plotë aplikative në praktikën e modelimit 3D, dhe përdorimin e tij në realitetin virtual. Studentët do të mësojnë se si të dizajnojnë dhe gjenerojnë përmbajtje 3D për VR duke përdorur mjete dhe teknika më të fundit. Studentët, do të mësojnë të zbatojnë proceset e punës në 3D modelim dhe të menaxhojnë procesin e renderimit. Teknika të ndryshme modelimi do të studiohen nga renderimi manual, skulpturimi 3D deri tek interpretimi automatik i objekteve në shkallë të vogël dhe të madhe. Studentët do të mësojnë se si të zhvillohen për mjediset VR, të gjenerojnë skena të avancuara dhe të vendosin këto mjedise VR.
  • [C2039] [6 SETK] Projektimi i objekteve për banim shumë-familjar
    Qëllimi i lëndës është t’i mësojë studentët me teorinë dhe tendencat bashkëkohore në fushën e projektimit të banesave kolektive, duke i vendosur ato në kontekstin e mjedisit urban dhe duke I marrë parasyshë parametrat e projektimit në urbanizëm dhe arkitekturë.
  • [C2070] [3 SETK] Komunikim me shkrim
    Objektivat e programit të lëndës: Për të fituar njohuri në lidhje me procesin e të shkruarit (fazat në krijimin e një teksti). - Të miratojë normat standarde të gjuhës. - Të arrihet një nivel akademik për shprehje me shkrim në shqip, maqedonisht ose anglisht, i cili do të zbatojë njohuritë e marra më parë të gjuhës standarde. - Të inkurajojë motivimin e studentëve për shprehje me shkrim pavarësisht nga llojet dhe format e tekstit. - Të miratojë kriteret e tekstualitetit, të cilat janë thelbësore për një tekst. - Përvetësimi i aftësive për kërkimin e materialeve (biblioteka dhe burimet online).
  • [3 SETK] Gjuhë angleze
    • [E2532] Gjuhë Angleze 1
    • [E2533] Gjuhë Angleze 2
    • [E2534] Gjuhë Angleze 3
    • [E2535] Gjuhë Angleze 4
    • [E2536] Gjuhë Angleze 5
    • [EIT-01] Anglishtja për Teknologjinë e Informacionit 1
    • [EIT-02] Anglishtja për Teknologjinë e Informacionit 2

Semestri 5

  • [C2359] [6 SETK] Instalime në dizajn të brendshëm
    Qëllimi i lëndës: Njohje me logjikën e ruajtjes së tërësisë të konstruksioneve të ndërtuara përmes infrastrukturës së tyre me qëllim të krijimit të sistemeve të tërësishme funksionale përkundër kërkesave estetike. Integrim dhe përshtatje të infrastrukturës me elemente jetëgjate dhe adaptibile me qëllim të skajshëm ambientet e qëndrueshme.
  • [C2045] [6 SETK] Projektimi i objekteve për banim kolektiv
    Qëllimi i lëndës është t'i njoftojë studentët me procesin e projektimit arkitekturor, analizës dhe dizajnit të objekteve të banimit kolektiv të përkohshëm. Studenti t’i fitojë njohuritë themelore teorike dhe praktike të standardeve dhe parimeve të projektimit arkitekturor dhe dizajnit të brendshëm të objekteve të banimit kolektiv të përkohshëm, të zhvillojë aftësinë për të analizuar dhe hartuar programe komplekse në një kontekst real, në ndërtesa për strehim kolektiv të përkohshëm - hotele.
  • [6 SETK] Zgjedhore nga njësi tjera
    • [CPA-101] Hyrje në administrimin publik
    • [CPA-201] Lidershipi Publik dhe Zhvillimi Organizativ
    • [CPA-302] Hyrje në politikat publike
    • [CLE-101] Fillet e së Drejtës
    • [ELE-708] Hyrje në kriminalistikë
    • [C2298] E drejta e punës
    • [EFE-132] Liritë dhe të Drejtat e Njeriut
    • [CLE-203] Shkrimi dhe arsyetimi ligjor
    • [EARTL-01] Teknologjia Reproduktive e Asistuar dhe e Drejta
    • [ELE-408] Dhuna në Familje
    • [CCS-101] Hyrje në shkenca kompjuterike
    • [CCS-102] Teknologjitë e Internetit
    • [CCS-402] Probabiliteti dhe Statistika e Zbatuar
    • [ECS-500] E-tregtia
    • [CISM2021] Hyrje në sistemet e informacionit
    • [ECS3060] Etika profesionale e TI
    • [EFE-129] Gjuhë Shqipe me Kulturë Shkrimi
    • [EFE-105] Gjuhë gjermane 1-4
    • [EEL-613] Multikulturalizmi në Mësimdhënien e Gjuhës Angleze
    • [EFE-108] Studime Ndërkulturore
    • [EPRNM-02] Marrëdhëniet me Publikun dhe Mediat e Reja
    • [ECM-602] Media dhe Shoqëria
    • [CBE-101] Hyrje në ekonomi dhe biznes
    • [CBE-103] Parimet e menaxhmentit
    • [EBEM-503] Komunikimi afarist
    • [EBE-408] Menaxhimi i Projekteve
    • [EBE-403] Plani i Biznesit
    • [EBE-409] Etika dhe përgjegjësia shoqërore e korporatave
    • [EF999] Gjuhë frënge 1-2-3
    • [BSIL3010] Gjuhë italiane 1-2-3
    • [EFE-102] Të Shkruarit Akademik në Gjuhën Angleze
    • [EDOL-03] Arsimim Online dhe Digjital
    • [ECE-02] Gjuhë angleze për bashkëbisedim
    • [E2530] Beletristike dhe Argëtim
    • [E2531] Letërsi Angleze dhe Filmi
    • [E2540] Gjuha Maqedonase për Terminologji Juridike dhe të BE
    • [E2739] Etika në institucionet publike
    • Shkathtësi Komunikuese në Kontekst Profesional në Anglisht
    • Arsyetimi dhe Mendimi Kritik
  • [6 SETK] Zgjedhore e përgjithshme (nga PS)
    • [C2031] Historia e arkitekturës dhe artit
    • [E2776] Dizajn industrial
    • [E7777] Arkitekturë e brendshme
    • [E2519] Dizajn grafik
    • [E2778] Arkitekturë e brendshme e objekteve publike
    • [E2779] Dizajn i mobiljeve
  • [6 SETK] Zgjedhore e përgjithshme (nga PS)
    • [C2031] Historia e arkitekturës dhe artit
    • [E2776] Dizajn industrial
    • [E2777] Arkitekturë e brendshme
    • [E2519] Dizajn grafik
    • [E2778] Arkitekturë e brendshme e objekteve publike
    • [E2779] Dizajn i mobiljeve

Semestri 6

  • [C2360] [6 SETK] Punim diplome
    Punimi i diplomës paraqet sublimim të diturive të nxëna gjatë studimeve. Bëhet fjalë program konkret projektues në kontekst konkret fizik. Zgjidhja e propozuar e problemit real projektues duhet të jetë inovative dhe të përbëhet nga tërësi harmonike, teorike dhe praktike. Ky punim ka për qëllim t’i nxisë hulumtimin dhe gjetjen e shprehjes personale projektuese, si dhe mënyrën e komunikimit dhe prezantimin e projektit konkret si tërësi.
  • [C2050] [6 SETK] Projektim i ndërtesave publike
    Qëllimi i lëndës është njohja e studentëve me njohuritë bazë në teori dhe tendencat moderne në fushën e projektimit të objekteve publike, duke i vendosur ato në kontekstin e mjedisit urban.
  • [6 SETK] Zgjedhore nga njësi tjera
    • [CPA-101] Hyrje në administrimin publik
    • [CPA-201] Lidershipi Publik dhe Zhvillimi Organizativ
    • [CPA-302] Hyrje në politikat publike
    • [CLE-101] Fillet e së Drejtës
    • [ELE-708] Hyrje në kriminalistikë
    • [C2298] E drejta e punës
    • [EFE-132] Liritë dhe të Drejtat e Njeriut
    • [CLE-203] Shkrimi dhe arsyetimi ligjor
    • [EARTL-01] Teknologjia Reproduktive e Asistuar dhe e Drejta
    • [ELE-408] Dhuna në Familje
    • [CCS-101] Hyrje në shkenca kompjuterike
    • [CCS-102] Teknologjitë e Internetit
    • [CCS-402] Probabiliteti dhe Statistika e Zbatuar
    • [ECS-500] E-tregtia
    • [CISM2021] Hyrje në sistemet e informacionit
    • [ECS3060] Etika profesionale e TI
    • [EFE-129] Gjuhë Shqipe me Kulturë Shkrimi
    • [EFE-105] Gjuhë gjermane 1-4
    • [EEL-613] Multikulturalizmi në Mësimdhënien e Gjuhës Angleze
    • [EFE-108] Studime Ndërkulturore
    • [EPRNM-02] Marrëdhëniet me Publikun dhe Mediat e Reja
    • [ECM-602] Media dhe Shoqëria
    • [CBE-101] Hyrje në ekonomi dhe biznes
    • [CBE-103] Parimet e menaxhmentit
    • [EBEM-503] Komunikimi afarist
    • [EBE-408] Menaxhimi i Projekteve
    • [EBE-403] Plani i Biznesit
    • [EBE-409] Etika dhe përgjegjësia shoqërore e korporatave
    • [EF999] Gjuhë frënge 1-2-3
    • [BSIL3010] Gjuhë italiane 1-2-3
    • [EFE-102] Të Shkruarit Akademik në Gjuhën Angleze
    • [EDOL-03] Arsimim Online dhe Digjital
    • [ECE-02] Gjuhë angleze për bashkëbisedim
    • [E2530] Beletristike dhe Argëtim
    • [E2531] Letërsi Angleze dhe Filmi
    • [E2540] Gjuha Maqedonase për Terminologji Juridike dhe të BE
    • [E2739] Etika në institucionet publike
    • Shkathtësi Komunikuese në Kontekst Profesional në Anglisht
    • Arsyetimi dhe Mendimi Kritik
  • [6 SETK] Zgjedhore e përgjithshme (nga PS)
    • [C2031] Historia e arkitekturës dhe artit
    • [E2776] Dizajn industrial
    • [E7777] Arkitekturë e brendshme
    • [E2519] Dizajn grafik
    • [E2778] Arkitekturë e brendshme e objekteve publike
    • [E2779] Dizajn i mobiljeve
  • [6 SETK] Zgjedhore e përgjithshme (nga PS)
    • [C2031] Historia e arkitekturës dhe artit
    • [E2776] Dizajn industrial
    • [E7777] Arkitekturë e brendshme
    • [E2519] Dizajn grafik
    • [E2778] Arkitekturë e brendshme e objekteve publike
    • [E2779] Dizajn i mobiljeve
Google+