Programi: |
Shkenca kompjuterike |
Drejtimi: Shkenca e të Dhënave (2023-2024) |
|
| Cikli i studimeve: | Cikli i parë (Deridiplomike) |
| Fakulteti: | Shkencat dhe Teknologjitë Bashkëkohore |
| Kodi i programit: | DS-240 |
| Viti akademik: | 2023 / 2024 |
| Titulli: | Inxhinier i Diplomuar në Shkenca Kompjuterike / Drejtimi: Shkenca e të Dhënave |
| SETK: | 240
(4 vitе)
Akreditimi
|
| Vendimi: |
Vendimi për fillim me punë
|
Fakulteti i Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore i UEJL - Tetovë është institucion i arsimit të lartë me qëllim të përgjithshëm të zhvillojë aktivitete të hulumtimit shkencor dhe arsimimit të lartë në fushat e shkencave kompjuterike, të inxhinierisë kompjuterike, shkencës së të dhënave dhe informatikës së biznesit.
Planprogrami “Shkencat kompjuterike” është dizajnuar që të plotësojë kërkesat e tregut vendor, por edhe të ofrojë një perspektivë moderne dhe globale.
Qëllimet arsimore të programit janë:
- t’u mundësojë studentëve të fitojnë shkathtësi më të gjëra komunikimi, të atyre gjuhësore dhe analitike,
- t’u mundësojë studentëve të fitojnë njohuri teorike dhe praktike për shkencat kompjuterike dhe ato t’i aplikojë në jetën reale,
- t’i aftësojë studentët të kyçen në zhvillimin dhe implementimin e zgjidhjeve të ndryshme softuerike,
- t’i aftësojë studentët të punojnë në projekte individuale dhe grupore, që sipas natyrës mund të jenë: projekte shkencore-hulumtuese, projekte zhvillimore ose punë praktike,
- t’u mundësojë bazë të mirë për përshtatje të mëtutjeshme përkundrejt ndryshimeve të reja teknologjike/të tregut,
- të mundësojë shkathtësi dhe përkrahje gjatë organizimit, realizimit dhe gjatë implementimit të metodave dhe procedurave në fusha të tjera.
Pas përfundimit të suksesshëm të programit, studentët e diplomuar do të kenë mundësi të punojnë në fusha të ndryshme të industrisë, siç janë: kompanitë e orientuara drejt TI, sektori i biznesit, administrata publike, etj.
Të diplomuarit do të jenë të aftë:
- t’i shfrytëzojnë sistemet kompjuterike dhe teknologjitë informatike në jetën e përditshme dhe më tej;
- t’i aplikojnë në mënyrë efikase algoritmet dhe metodat e mësuara;
- të programojnë zgjidhje për probleme të ndryshme;
- t’i organizojnë bazat e të dhënave, të dizajnojnë, të implementojnë dhe mirëmbajnë më tej si dhe të përkujdesen për performancat;
- të dizajnojë dhe të implementojë rrjeta kompjuterike;
- t’i përdorin teknologjitë e Internetit në mënyrë efikase;
- të organizojnë dhe ndihmojnë për zgjidhjet teknike për t’u përgjigjur kërkesave të ndryshme sociale, ekonomike dhe shkencore-teknike.
Njohuritë dhe të kuptuarit
- Posedim njohurie dhe kuptim për aspektet teorike dhe praktike në fushën e shkencës së të dhënave;
- Kjo njohuri përfshin lëmenjtë kryesorë, si matematika për shkencat kompjuterike, algoritmet, teknologjitë informatike, rrjetet, paradigmat e programimit dhe aplikimi i tyre, bazat e të dhënave si dhe një shumëllojshmëri të lëndëve të specializuara në lëmenj të ndryshëm të shkencave kompjuterike;
- Njohuri dhe kuptim të metodologjive të ndryshme të programimit në skenarë të ndryshëm të zgjidhjes së problemeve (programimi procedural, i orientuar në objekte, funksional, etj.);
- Njohuri dhe kuptim për udhëheqjen e projekteve hulumtuese dhe aplikative në përmasa të vogla në fushën e shkencave kompjuterike.
Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit
- Aftësi për të aplikuar dhe përdorur në nivel të avancuar sistemet kompjuterike dhe sistemet e informimit për zgjidhjen e detyrave të rëndomta;
- Aftësi për të aplikuar në mënyrë autonome dhe kreative metodat dhe algoritmet standarde për zgjidhjen efikase të problemeve, zhvillimin e aplikacioneve (desktop, web dhe mobile), duke shfrytëzuar mjete kompjuterike të avancuara;
- Aftësi për të zhvilluar dhe për të mirëmbajtur programe, duke përdorur metodologji, mjete dhe praktika të ndryshme;
- Aftësi për të krijuar, për të organizuar dhe për të mirëmbajtur baza relacionale;
- Aftësi për të dizajnuar dhe për të zhvilluar rrjete vendore kompjuterike të vogla dhe të mesme;
- Aftësi për të organizuar sistemet e informimit me qëllim të zgjidhjes së detyrave të ndryshme sociale, ekonomike dhe teknologjike;
- Aftësi për të propozuar zgjidhje për sistemet e informimit në nivel fillestar dhe mesatar, përfshirë edhe analizën, dizajnimin, zhvillimin dhe raportimin.
Aftësitë për të vlerësuar
- Aftësi për t’i mbledhur dhe analizuar të dhënat më qëllim të propozimit të zgjidhjeve softuerike;
- Aftësi për t’i vlerësuar platformat dhe mjetet për zhvillim të programeve;
- Aftësi për t’i vlerësuar zgjidhjet softuerike të ndryshme si dhe zhvillimin e zgjidhjeve të reja softuerike
Aftësitë e komunikimit
- Aftësi për të përdorur zgjidhje të ndryshme softuerike dhe për të përkrahur të tjerët në fushën e sistemeve të informimit duke përshtatur nivelin sipas audiences;
- Aftësi për të zhvilluar projekte efikase të sistemeve të informimit dhe për t’i prezantuar ato në respekt të standardeve profesionale;
- Aftësi për të kontribuuar në organizimin e shoqërisë civile (e-society), duke marrë pjesë në takime dhe trupa vendimmarrës në nivele të ndryshme;
- Posedon aftësi dhe përvojë për punë në grup;
- Aftësi për komunikim me shkrim dhe në të folur mbi të gjitha fazat e propozimit dhe krijimit të softuerit si dokumentacion teknik, specifikim i kërkesave dhe prokurimeve në gjuhë angleze dhe së paku në njërën nga gjuhët vendore në nivel të avancuar;
Aftësitë e të mësuarit
- Aftësi për t’i ndjekur zhvillimet e reja në fushën e shkencave kompjuterike;
- Aftësi për t’i mësuar shpejt teknologjitë e reja, gjuhët e programimit, mjetet (toolkits) dhe libraritë (frameworks);
- Aftësi për t’i aplikuar aftësitë e të mësuarit në mësimdhënie dhe trajnime mbi sistemet e informimit nëpër shkolla dhe organizata.
- Aftësi për t’i aplikuar aftësitë e të mësuarit gjatë krijimit dhe menaxhimit të projekteve
Semestri 1
-
[ACS-102]
[6 SETK]
Programimi struktural
Në kuadër të kësaj lënde prezantohen konceptet bazë të programimit, të cilat më tej shërbejnë si hyrje në programimin strukturor. Qëllimi është t'u mundësohet studentëve të shkruajnë programe të qarta dhe efikase, duke aplikuar një spektër të gjerë teknikash programimi.
-
[ACS-103]
[6 SETK]
Algjebra lineare
Programi i kësaj lënde është dizajnuar ashtu që t’i njoftojë studentët me konceptet dhe metodat që e përbëjnë bazën e algjebrës lineare. Algjebra lineare në fakt paraqitet çdo kund. Konceptet e kësaj lënde shfrytëzohen në mënyrë të vazhdueshme çdo kund pa u emërtuar. Integrali është linear, derivati është linear, etj. Pjesa më e madhe e zbatimit të matematikës në “jetën reale” vjen në shprehje përmes pjesës lineare. Ky është material mjaft me rëndësi për studentët e këtij drejtimi. Pas përfundimit të kësaj lënde studentët do të jenë në gjendje t’i shfrytëzojnë dhe t’i aplikojnë barazimet dhe zgjidhjet e tyre. Algjebrën e matricave. Transformimet lineare dhe shfrytëzimin e tyre në aplikacione. Hapësirat vektoriale. Vlerat vetjake dhe vektorët vetjakë të matricave reale. Determinantat dhe ortogonaliteti. Qëllim me rëndësi është të ndërlidhet algjebra lineare me lëmenjtë tjerë me ose pa përdorim të matematikës.
-
[CCS-101]
[6 SETK]
Hyrje në shkenca kompjuterike
Hyrje në iniciativat intelektuale të shkencave kompjuterike dhe artit të programimit. Ky kurs i mëson studentët se si të mendojnë në mënyrë algoritmike dhe të zgjidhin problemet në mënyrë efikase. Grupe problemesh të frymëzuara nga artet, shkencat humane, shkencat shoqërore dhe shkencat. Projektuar si për përqendrues ashtu edhe për jo-përqendrues, me ose pa përvojë të mëparshme programimi. Ndër qëllimet kryesore të këtij kursi janë të frymëzojë studentët të eksplorojnë ujëra të panjohura, pa frikë nga dështimi, të krijojnë një përvojë intensive, të përbashkët, të arritshme për të gjithë studentët dhe të ndërtojnë komunitetin midis studentëve.
-
[3 SETK]
Gjuhë shqipe/maqedonase
- [BAM1010] Gjuhë shqipe për fillestarë 1
- [BAM2010] Gjuhë shqipe për fillestarë 2
- [BS018] Gjuhë maqedonase për fillestarë 1
- [BS152] Gjuhë maqedonase për fillestarë 2
- [MLIL-01] Gjuhë maqedonase niveli i mesëm 1
- [MLIL-02] Gjuhë maqedonase niveli i mesëm 2
- [MAPP1010] Gjuhë maqedonase për qëllime profesionale 1
- [3 SETK] Gjuhë angleze
-
[6 SETK]
Zgjedhore/Kompetencat digjitale
- [E2610] Kapituj të zgjedhur nga shkathtësitë e TI
- [EMOA-01] Microsoft Office Access
- [E2694] Microsoft Office Excel
- [EMOPP-03] Microsoft Office PowerPoint
- [EMOW-04] Microsoft Office Word
- [EWC-01] Krijimi i ueb-it
- [EDMD-02] Dizajnimi i mediumeve digjitale
- [E2609] Google aplikacione për edukim
- [E2741] Bazat e harduerit dhe softuerit të TI
- [E2742] Hyrje në sigurinë kibernetike
Semestri 2
-
[CCS-102]
[6 SETK]
Teknologjitë e Internetit
Qëllimi kryesor i lëndës është që t’u japë studentëve njohuri praktike mbi mekanizmat themelorë, shërbimet dhe protokollet e rrjetit global - Internetit. Lënda ofron mësimin e arkitekturës së përgjithshme të uebfaqeve efikase, skalabile dhe të sigurta. Studentët do të fitojnë njohuri të thella teknike të XML, XHTML (listat, tabelat, figurat, multimedia dhe formularët), CSS (formatimi, stilet dhe layout-i), si dhe JavaScript (variablat, kushtet, ciklet dhe funksionet).
-
[CCS-303]
[6 SETK]
Programimi i orientuar në objekte
Kjo lëndë është e dedikuar për studentët që kanë njohuri mbi programimin e strukturuar dhe duhet të krijojnë njohuri dhe shkathtësi në programimin e orientuar në objekte. Qëllimi i lëndës është studentët të fitojnë njohuri dhe të kenë kuptim për fushën e programimit të orientuar në objekte (llojet abstrakte të të dhënave, klasat, enkapsulimi, abstraksioni, trashëgimia, polimorfizmi, etj.), të mësohen të shkruajnë një program të qartë dhe efikas duke përdorur parimet e programimit të orientuar në objekte për krijimin e aplikacioneve efektive, të kenë aftësinë të vlerësojnë një zgjidhje të caktuar të orientuar në objekte dhe të jenë në gjendje të aplikojnë konceptet e llojeve abstrakte të të dhënave në zgjidhjen e problemeve bazuar në parimet e programimit të orientuar në objekte.
-
[ACS-204]
[6 SETK]
Kalkulus
Përmes kësaj lënde studentët njoftohen që në tërësi t’i përvetësojnë kuptimet vijuese: funksionin (si pasqyrim i veçantë), mënyrat e paraqitjes së një funksioni, vazhdueshmërinë e funksioneve elementare. Gjithashtu aftësohen për përcaktimin e vlerave kufitare të funksioneve (limitet), derivatet, zgjidhjen e problemeve në lidhje me përcaktimin e monotonisë së funksioneve dhe vlerave minimale dhe maksimale të funksioneve elementare, me të vetmin qëllim përfundimtar që të vizatojnë grafikun e funksionit nga i cili do të mund të lexohen të gjitha vetitë dhe karakteristikat e funksioneve. Gjithashtu lënda ka për qëllim që studentët të njoftohen me kuptimin e integraleve dhe ta praktikojnë atë në zgjidhjen e problemeve të ndryshme praktike.
- [3 SETK] Gjuhë angleze
-
[6 SETK]
Zgjedhore/Kompetencat digjitale
- [E2610] Kapituj të zgjedhur nga shkathtësitë e TI
- [EMOA-01] Microsoft Office Access
- [E2694] Microsoft Office Excel
- [EMOPP-03] Microsoft Office PowerPoint
- [EMOW-04] Microsoft Office Word
- [EWC-01] Krijimi i ueb-it
- [EDMD-02] Dizajnimi i mediumeve digjitale
- [E2609] Google aplikacione për edukim
- [E2741] Bazat e harduerit dhe softuerit të TI
- [E2742] Hyrje në sigurinë kibernetike
-
[3 SETK]
Gjuhë shqipe/maqedonase
- [BAM1010] Gjuhë shqipe për fillestarë 1
- [BAM2010] Gjuhë shqipe për fillestarë 2
- [BS018] Gjuhë maqedonase për fillestarë 1
- [BS152] Gjuhë maqedonase për fillestarë 2
- [MLIL-01] Gjuhë maqedonase niveli i mesëm 1
- [MLIL-02] Gjuhë maqedonase niveli i mesëm 2
- [MAPP1020] Gjuhë maqedonase për qëllime profesionale 2
Semestri 3
-
[CCS-202]
[6 SETK]
Arkitektura kompjuterike
Arkitektura e kompjuterave, ka të bëjë me strukturën dhe funksionin e kompjuterëve. Qëllimi i arkitekturës kompjuterike është të paraqesë, sa më qartë të jetë e mundur dhe plotësisht, natyrën dhe karakteristikat e sistemeve kompjuterike moderne. Ofron një diskutim të plotë të bazave të organizimit dhe arkitekturës kompjuterike dhe i lidh këto me çështjet e dizajnit bashkëkohor.
-
[CCS-301]
[6 SETK]
Algoritmet dhe strukturat e të dhënave
Të arrihet një kuptim të strukturave dhe algoritmeve fundamentale të të dhënave dhe kompromiseve ndërmjet zbatimeve të ndryshme të këtyre abstraksioneve dhe analizë teorike, implementim dhe aplikim i strukturave të të dhënave vargjet, listat, stacks, rradhët, grumbujt/heaps, fjalorët/dictionaries, tabelat hash, pemët dhe pemët e balancuara, basjkësitë dhe grafet dhe algoritmet e kërkimit dhe sortimit. Qëllimet kryesore për të arritur në fund të lëndës nga studentët janë: 1. Të jetë në gjendje të analizojë në mënyrë asimptotike algoritmet dhe strukturat e të dhënave. 2. Përmirësojë aftësitë e programimit të orientuar kah objektet. 3. Përmirësojë të kuptuarit e zgjidhjeve rekursive. 4. Kuptojëi përdorimin e strukturave lineare dhe jolineare të të dhënave dhe praktikojë aftësitë e programimit të nivelit më të lartë. 5. Shkruajë zgjidhje të orientuara nga objektet që përfshijnë strukturat e të dhënave. 6. Kuptojë shkëmbimet midis abstraksioneve të ndryshme të të dhënave dhe përdorë atë të duhurin për një problem të caktuar. 7. Kuptojë dhe përdorë strukturën më efikase të të dhënave për të ruajtur dhe operuar me të dhënat.
-
[CBI-203]
[6 SETK]
Strukturat diskrete
Qëllimi i kësaj lënde është t'u mundësojë studentëve t’i përvetësojnë njohuritë e nevojshme matematikore që kanë zbatim të drejtpërdrejtë në fushën e shkencave kompjuterike. Disa nga konceptet e ofruara në këtë lëndë tashmë janë të njohura për studentët, por qëllimi këtu është edhe më i madh, që ato koncepte të formalizohen në një nivel edhe më të lartë që do t'i lejojë ata të pasurojnë gamën e tyre të ideve dhe t'i zbatojnë ato duke zgjidhur probleme të ndryshme praktike.
-
[EACS-05]
[6 SETK]
Gjuhët formale dhe automata
Qëllimi i kësaj lënde është të prezantojë bazat teorike të shkencave kompjuterike nga këndvështrimi i teorisë së gjuhëve formale dhe automateve të fundme si makina për njohjen e klasave korrespondente të gjuhëve. Lënda ofron gjithashtu një hyrje në vendosshmërinë, tezën Church - Turing dhe kompleksitetin kohor, Problemet P dhe NP si dhe P-plotësia.
-
[C2069]
[3 SETK]
Komunikim verbal
Objektivat e programit të lëndës: - Të zhvillojnë aftësitë e komunikimit verbal. - Të jenë në gjendje të përfshihen aktivisht në një diskutim mbi një temë të veçantë. - Të zotërojnë teknikat për komunikim të suksesshëm. - Të shprehin mendimin e tyre kritik për tema të caktuara. - Të zbatojnë teknikat e adaptuara në karrierën e tyre profesionale.
- [3 SETK] Gjuhë angleze
Semestri 4
-
[C2070]
[3 SETK]
Komunikim me shkrim
Objektivat e programit të lëndës: Për të fituar njohuri në lidhje me procesin e të shkruarit (fazat në krijimin e një teksti). - Të miratojë normat standarde të gjuhës. - Të arrihet një nivel akademik për shprehje me shkrim në shqip, maqedonisht ose anglisht, i cili do të zbatojë njohuritë e marra më parë të gjuhës standarde. - Të inkurajojë motivimin e studentëve për shprehje me shkrim pavarësisht nga llojet dhe format e tekstit. - Të miratojë kriteret e tekstualitetit, të cilat janë thelbësore për një tekst. - Përvetësimi i aftësive për kërkimin e materialeve (biblioteka dhe burimet online).
-
[C2307]
[6 SETK]
Programimi nga shfrytëzuesi
Lënda ofron hyrje në gjuhët dhe mjetet e ndryshme të përdorura në programimin nga ana e klientit. Studentët, do të mësojnë teknikat e nevojshme për krijimin e ueb aplikacioneve interaktive dhe të pasura. Fokusi do të jetë në gjuhët, mjetet dhe bibliotekat nga ana e klientit që profesionistët përdorin për të ndërtuar faqet e internetit. Pas përfundimit të lëndës, studentët do të jenë në gjendje të ndërtojnë aplikacione të fuqishme në internet dhe do të kenë bazat për të mësuar në mënyrë të pavarur aftësi të reja në botën e zhvillimit të ueb-it. Për shkak të natyrës veçanërisht dinamike të teknologjive të internetit, përmbajtja e lëndës mund të ndryshojë sipas rastit.
-
[CCS-403]
[6 SETK]
Bazat e të dhënave
Lënda paraqet hyrje në dizajnimin dhe përdorimin e bazave të të dhënave, me një hyrje të shkurtër në brendësinë e sistemeve të menaxhimit të bazave të të dhënave relacionale. Përfshin gjerësisht modelin relacional, algjebrën relacionale dhe gjuhën programore SQL. Lënda gjithashtu përfshin dizajnin e bazës së të dhënave dhe parimet e dizajnit relacional të bazuar në dizajnin konceptual dhe në varësitë funksionale dhe format normale. Studenti që do të përfundojë me sukses këtë kurs do të jetë në gjendje të përdorë modelet dhe konceptet e dizajnimit të bazave të të dhënave. Ai/ajo do të jetë në gjendje të përdorë bazën e të dhënave, të dizajnoj një bazë të thjeshtë dhe specifike të dhënash bazuar në modelin e bazave të të dhënave relacionale, të përdorë sistemin e menaxhimit të bazave të të dhënave, MS SQL Server (DBMS), gjuhën SQL dhe realizimin e përzgjedhësve.
-
[CCS-402]
[6 SETK]
Probabiliteti dhe statistika e zbatuar
Kjo lëndë synon të sigurojë një kuptim të koncepteve bazë në probabilitet, probabilitet të kushtëzuar dhe ngjarje të pavarura. Ai, gjithashtu, do të fokusohet në variablin e rastësishëm, pritshmërinë matematikore dhe lloje të ndryshme të shpërndarjeve, teorinë e mostrave dhe teorinë e vlerësimit. Një objektiv tjetër i lëndës është të hartojë një hipotezë statistikore rreth problemit të botës reale dhe të të kryejë teste të përshtatshme për nxjerrjen e konkluzioneve të vlefshme për karakteristikat e popullsisë. Është e pashmangshme të kesh njohuri për testimin e hipotezave për çdo punë kërkimore. Lënda do të ofrojë një mundësi për të mësuar programiн Excel dhe Mega Stat në një masë të konsiderueshme, për të zbatuar në mënyrë specifike njohuritë teorike.
-
[CCS-401]
[6 SETK]
Sistemet operative
Lënda ka për qëllim njoftimin me konceptet themelore të sistemeve operative (OS). Si nivel ndërmjetësues mes aplikacioneve dhe harduerit, sistemet operative kontrollojnë dhe këmbejnë burimet kompjuterike. Fillimisht, sqarohen konceptet themelore të sistemeve operative, vlerësimi dhe analiza e tyre. Mes tjerash, përshkruhen detyrat dhe proceset, mënyrat e sinkronizimit, menaxhimi i memories, njësitë hyrëse/dalëse, fajllat sistemorë dhe siguria. Pjesa vijuese ka të bëjë me konceptet e shpërndarjes dhe me sistemet operative multimediale dhe të integruara. Pjesa e fundit u dedikohet sistemeve operative mobile. Për sqarimin e të gjitha këtyre koncepteve shfrytëzohen studimet e rastit për kategoritë përkatëse të sistemeve operative.
- [3 SETK] Gjuhë angleze
Semestri 5
-
[CCS-503]
[6 SETK]
Rrjetat kompjuterike
Qëllimi i kësaj lënde është t’i mësojë studentët me konceptet themelore mbi dizajnin dhe analizën e rrjetave komunikuese kompjuterike, protokollet e rrjetat kompjuterike, si dhe aplikimin e tyre. Arkitektura e sistemeve komunikuese që përdorin të ashtuquajturat shtresat komunikuese dhe me TCP/IP protokollet, koncepti i komunikimet server/klient (server/client), si dhe aplikimet kryesore te protokolleve, do të jenë disa nga objektivat e lendës. Lënda do të fokusohet gjithashtu në mënyrën se si shfaqen këto shtresa në Internet dhe se si dizajni i Internetit ka lehtësuar rritjen e ketyre rrjetave të jashtëzakonshme.
-
[CCS-501]
[6 SETK]
Ueb programimi
Kjo lëndë mbulon dizajnin dhe zhvillimin e ueb aplikacioneve, përfshirë programimin në anën e klientit dhe atë të serverit. Gjithashtu, lënda përfshinë edhe dizajnin e bazave të të dhënave për ueb, gjuhët e programimit për ueb, si dhe integrimin e të dhënave në ueb aplikacione.
-
[6 SETK]
Zgjedhore nga njësi tjera
- [CPA-101] Hyrje në administrimin publik
- [CPA-201] Lidershipi Publik dhe Zhvillimi Organizativ
- [CPA-302] Hyrje në politikat publike
- [CLE-101] Fillet e së Drejtës
- [ELE-708] Hyrje në kriminalistikë
- [C2298] E drejta e punës
- [EFE-132] Liritë dhe të Drejtat e Njeriut
- [CLE-203] Shkrimi dhe arsyetimi ligjor
- [EARTL-01] Teknologjia reproduktive e asistuar dhe e drejta
- [ELE-408] Dhuna në Familje
- [CCS-101] Hyrje në shkenca kompjuterike
- [CCS-102] Teknologjitë e Internetit
- [CCS-402] Probabiliteti dhe statistika e zbatuar
- [ECS-500] E-tregtia
- [CISM2021] Hyrje në sistemet e informacionit
- [ECS3060] Etika profesionale e TI
- [EFE-129] Gjuhë shqipe me kulturë shkrimi
- [EFE-105] Gjuhë gjermane 1-4
- [EEL-613] Multikulturalizmi në Mësimdhënien e Gjuhës Angleze
- [EFE-108] Studime ndërkulturore
- [E2539] Arsyetimi dhe mendimi kritik
- [EPRNM-02] Marrëdhëniet me Publikun dhe Mediat e Reja
- [ECM-602] Media dhe Shoqëria
- [CBE-101] Hyrje në Ekonomi dhe Biznes
- [CBE-103] Parimet e menaxhmentit
- [EBEM-503] Komunikimi Afarist
- [EBE-408] Menaxhimi i Projekteve
- [EBE-403] Plani i Biznesit
- [EBE-409] Etika dhe përgjegjësia shoqërore e korporatave
- [EF999] Gjuhë frënge 1-2-3
- [BSIL3010] Gjuhë italiane 1-2-3
- [EFE-102] Të Shkruarit Akademik në Gjuhën Angleze
- [EDOL-03] Arsimim Online dhe Digjital
- [ECE-02] Gjuhë angleze për bashkëbisedim
- [E2529] Shkathtësi Komunikuese në Kontekst profesional në anglisht
- [E2530] Beletristike dhe Argëtim
- [E2531] Letërsi Angleze dhe Filmi
- [E2540] Gjuha Maqedonase për Terminologji Juridike dhe të BE
- [E2739] Etika në institucionet publike
-
[6 SETK]
Zgjdhore e përgjithshme (nga PS)
- [ECS-601] Programimi në Java
- [E2722] Programimi në .NET
- [E2723] Kriptografi
- [E2306] Programimi në Python
- [E2724] Zhvillimi i aplikacioneve mobile
- [ECS-403] Programimi i lojrave
- [E2725] Përpunimin paralel
- [ECS-500] E-tregtia
- [E2732] Menaxhimi i rrjeteve kompjuterike
- [EACS-03] NoSQL bazat e të dhënave
- [ECS-701] Rjetat mobile dhe pa tel
- [ECS3060] Etika profesionale e TI
- [E2731] Dizajnimi dhe simulimi digjital i qarqeve logjike
- [E2730] Metodat numerike
- [CCE-802] Internet i Gjësendeve
- [ECS-609] Hyrje në inteligjencën artificiale
- [E2726] Siguria kompjuterike
- [E2727] Siguria kibernetike
- [CISM2021] Hyrje në sistemet e informacionit
- [ECS-703] Analitika e biznesit
-
[6 SETK]
Zgjdhore e përgjithshme (nga PS)
- [ECS-601] Programimi në Java
- [E2722] Programimi në .NET
- [E2723] Kriptografi
- [E2306] Programimi në Python
- [E2724] Zhvillimi i aplikacioneve mobile
- [ECS-403] Programimi i lojrave
- [E2725] Përpunimin paralel
- [ECS-500] E-tregtia
- [E2732] Menaxhimi i rrjeteve kompjuterike
- [EACS-03] NoSQL bazat e të dhënave
- [ECS-701] Rjetat mobile dhe pa tel
- [ECS3060] Etika profesionale e TI
- [E2731] Dizajnimi dhe simulimi digjital i qarqeve logjike
- [E2730] Metodat numerike
- [CCE-802] Internet i Gjësendeve
- [ECS-609] Hyrje në inteligjencën artificiale
- [E2726] Siguria kompjuterike
- [E2727] Siguria kibernetike
- [CISM2021] Hyrje në sistemet e informacionit
- [ECS-703] Analitika e biznesit
Semestri 6
-
[ECS-604]
[6 SETK]
Gjurmimi i të dhënave
Qëllimi lëndës të studimit janë fitimi i njohurive bazë nga analiza e të dhënave, normalizimi, statistikat përshkruese, ndërtimi i depove të të dhënave, klasifikimi, parashikimi, grupimi dhe vizualizimi i të dhënave. Për më tepër, studentët do të mësojnë se si të ndërtojnë modele dhe t'i vlerësojnë ato si dhe të paraqesin rezultatet e tyre. Në pjesën praktike planifikohet implementimi i algoritmeve dhe modelve ne python.
-
[CCS-502]
[6 SETK]
Inxhinieria e softuerit
Kjo lëndë mbulon metodat, vlerat, qëndrimet dhe teknikat në sistemet softuerike. Lënda ofron një kuptim të nevojës për rigorozitet dhe u mundëson studentëve të zgjedhin dhe të aplikojnë një qasje metodologjike përkatëse për zhvillimin e sistemeve të dizajnuara dhe të dokumentuara mirë. Qëllimet kryesore të kësaj lënde janë: t'i njohë studentët me shqetësimet kryesore të praktikës së inxhinierisë softuerike; të sigurojë një kuptim të proceseve të ndryshme që inxhinierët e softuerit mund të përdorin në zhvillimin e softuerit; të zhvillojë një kuptim të mjeteve dhe teknikave të përdorura në inxhinierinë bashkëkohore të softuerit; t'u ofrojë studentëve një përvojë për mënyrën e zbatimit të teknikave në praktikë; zhvillojnë kapacitetin për të identifikuar qasjet përkatëse për inxhinierinë e softuerit.
-
[6 SETK]
Zgjedhore e përgjithshme (nga PS)
- [ECS-601] Programimi në Java
- [E2722] Programimi në .NET
- [E2723] Kriptografi
- [E2306] Programimi në Python
- [E2724] Zhvillimi i aplikacioneve mobile
- [ECS-403] Programimi i lojrave
- [E2725] Përpunimin paralel
- [ECS-500] E-tregtia
- [E2732] Menaxhimi i rrjeteve kompjuterike
- [EACS-03] NoSQL bazat e të dhënave
- [ECS-701] Rjetat mobile dhe pa tel
- [ECS3060] Etika profesionale e TI
- [E2731] Dizajnimi dhe simulimi digjital i qarqeve logjike
- [E2730] Metodat numerike
- [CCE-802] Internet i Gjësendeve
- [ECS-609] Hyrje në inteligjencën artificiale
- [E2726] Siguria kompjuterike
- [E2727] Siguria kibernetike
- [CISM2021] Hyrje në sistemet e informacionit
- [ECS-703] Analitika e biznesit
-
[6 SETK]
Zgjedhore e përgjithshme (nga PS)
- [ECS-601] Programimi në Java
- [E2722] Programimi në .NET
- [E2723] Kriptografi
- [E2306] Programimi në Python
- [E2724] Zhvillimi i aplikacioneve mobile
- [ECS-403] Programimi i lojrave
- [E2725] Përpunimin paralel
- [ECS-500] E-tregtia
- [E2732] Menaxhimi i rrjeteve kompjuterike
- [EACS-03] NoSQL bazat e të dhënave
- [ECS-701] Rjetat mobile dhe pa tel
- [ECS3060] Etika profesionale e TI
- [E2731] Dizajnimi dhe simulimi digjital i qarqeve logjike
- [E2730] Metodat numerike
- [CCE-802] Internet i Gjësendeve
- [ECS-609] Hyrje në inteligjencën artificiale
- [E2726] Siguria kompjuterike
- [E2727] Siguria kibernetike
- [CISM2021] Hyrje në sistemet e informacionit
- [ECS-703] Analitika e biznesit
-
[6 SETK]
Zgjedhore nga njësi tjera
- [CPA-101] Hyrje në administrimin publik
- [CPA-201] Lidershipi Publik dhe Zhvillimi Organizativ
- [CPA-302] Hyrje në politikat publike
- [CLE-101] Fillet e së Drejtës
- [ELE-708] Hyrje në kriminalistikë
- [C2298] E drejta e punës
- [EFE-132] Liritë dhe të Drejtat e Njeriut
- [CLE-203] Shkrimi dhe arsyetimi ligjor
- [EARTL-01] Teknologjia reproduktive e asistuar dhe e drejta
- [ELE-408] Dhuna në Familje
- [CCS-101] Hyrje në shkenca kompjuterike
- [CCS-102] Teknologjitë e Internetit
- [CCS-402] Probabiliteti dhe statistika e zbatuar
- [ECS-500] E-tregtia
- [CISM2021] Hyrje në sistemet e informacionit
- [ECS3060] Etika profesionale e TI
- [EFE-129] Gjuhë shqipe me kulturë shkrimi
- [EFE-105] Gjuhë gjermane 1-4
- [EEL-613] Multikulturalizmi në Mësimdhënien e Gjuhës Angleze
- [EFE-108] Studime ndërkulturore
- [E2539] Arsyetimi dhe mendimi kritik
- [EPRNM-02] Marrëdhëniet me Publikun dhe Mediat e Reja
- [ECM-602] Media dhe Shoqëria
- [CBE-101] Hyrje në Ekonomi dhe Biznes
- [CBE-103] Parimet e menaxhmentit
- [EBEM-503] Komunikimi Afarist
- [EBE-408] Menaxhimi i Projekteve
- [EBE-403] Plani i Biznesit
- [EBE-409] Etika dhe përgjegjësia shoqërore e korporatave
- [EF999] Gjuhë frënge 1-2-3
- [BSIL3010] Gjuhë italiane 1-2-3
- [EFE-102] Të Shkruarit Akademik në Gjuhën Angleze
- [EDOL-03] Arsimim Online dhe Digjital
- [ECE-02] Gjuhë angleze për bashkëbisedim
- [E2529] Shkathtësi Komunikuese në Kontekst profesional në anglisht
- [E2530] Beletristike dhe Argëtim
- [E2531] Letërsi Angleze dhe Filmi
- [E2540] Gjuha Maqedonase për Terminologji Juridike dhe të BE
- [E2739] Etika në institucionet publike
Semestri 7
-
[C2324]
[6 SETK]
Inxhinieria e të dhënave
Qëllimi lëndës është që studentët t’i mësojnë bazat e modelimit, pastrimit, transformimit dhe ruajtjes së të dhënave. Si të tillë studentët do të mësojnë mënyra të ndryshme për të modeluar të dhënat SQL dhe NoSQL, t'i organizojnë ato në depo të ndryshme të dhënash, të dizajnojnë dhe menaxhojnë pipeline të të dhënave. Studentët do të mësojnë gjithashtu se si të përdorin mjetet më të fundit të artit të zbatuara në premisa ose cloud.
-
[C2325]
[6 SETK]
Bazat e avancuara të të dhënave
Qëllimi i lëndës është vazhdimi me studime më të thella në lidhje me bazat e të dhënave. Lënda vazhdon me metodat e ruajtjes së të dhënave, reprezentimi i të dhënave, arkitekturën e sistemit të bazës së të dhënave, përpunimin dhe optimizimin e përzgjedhësve, konceptet e përpunimit të transaksioneve, teknikat e kontrollit të njëkohshmërisë, teknikat e rimëkëmbjes së bazës së të dhënave dhe siguria dhe autorizimet në bazën e të dhënave.
-
[ECS3080]
[6 SETK]
Mësimi maqinerik
Kjo lëndë ofron një set informatash bazike për tema, koncepte, teknika dhe algortime nga fudha e mësimit të makinave. Në fund të kursit, studentët do të krijojnë sisteme që do të marrin vendime bazuar në njohuri. Kursi gjithashtu do të analizojë studime të shumta rasti dhe aplikacione ku studentët do të mësojnë se si të aplikojnë algoritmet e të mësuarit në vizionin kompjuterik, informatikën mjekësore dhe analizën e sinjaleve.
-
[6 SETK]
Zgjedhore e përgjithshme (nga PS)
- [ECS-601] Programimi në Java
- [E2722] Programimi në .NET
- [E2723] Kriptografi
- [E2306] Programimi në Python
- [E2724] Zhvillimi i aplikacioneve mobile
- [ECS-403] Programimi i lojrave
- [E2725] Përpunimin paralel
- [ECS-500] E-tregtia
- [E2732] Menaxhimi i rrjeteve kompjuterike
- [EACS-03] NoSQL bazat e të dhënave
- [ECS-701] Rjetat mobile dhe pa tel
- [ECS3060] Etika profesionale e TI
- [E2731] Dizajnimi dhe simulimi digjital i qarqeve logjike
- [E2730] Metodat numerike
- [CCE-802] Internet i Gjësendeve
- [ECS-609] Hyrje në inteligjencën artificiale
- [E2726] Siguria kompjuterike
- [E2727] Siguria kibernetike
- [CISM2021] Hyrje në sistemet e informacionit
- [ECS-703] Analitika e biznesit
- [6 SETK] Zgjedhore profesionale (nga drejtimi)
Semestri 8
-
[CCS-603]
[6 SETK]
Punim diplome
Në këtë lëndë studentët do të punojnë në kompletimin e një projekti të aplikuar ose teorik. Qëllimi i lëndës është që t'u mundësojë studentëve t’i integrojnë njohuritë e fituara nga lëndët e programit studimor, në mënyrë që të ofrojnë një "produkt", qoftë softuer apo në formë teze. Studentët do të kenë mundësi të fitojnë përvojë në dizajnimin, programimin dhe vlerësimin e një projekti nga lëmi i inxhinierisë kompjuterike. Në fund, studentët e dokumentojnë punën e tyre në formë të raporteve me shkrim dhe të prezantimeve me gojë, të cilat vlerësohen nga një komision i fakultetit.
-
[C2326]
[6 SETK]
Sistemet e “Big Data”
Përparimet e fundit teknologjike, duke synuar uljen e kostove harduerike si dhe interneti i gjërave (IoT) kanë çuar në një rritje të shpejtë të sasinë së të dhënave, të gjeneruara nga një sërë fushash, duke përfshirë shkencat e drejtuar nga të dhënat, telekomunikacionin, mediat sociale, tregtinë elektronike në shkallë të gjerë, të dhënat mjekësore dhe e-shëndetësia, etj. Menaxhimi i sasisë së madhe të të dhënave njihet si Big data. Big data i referohet aftësisë për të shfrytëzuar këto sasi masive të të dhënave, zakonisht heterogjene në strukturë dhe përmbajtje dhe të cilat gjenerohen në mënyrë rutinore në një shkallë të paprecedentë nga shumëllojshmëri burimesh të dhënave gjithnjë në zgjerim. Biznesi dhe industria përdorin të dhënat big data për të identifikuar dhe nxjerrë kuptimin më të mirë të nevojave për menaxhim si dhe për të kuptuar sjelljen dhe nevojat e klientëve të tyre, për të zhvilluar produkte dhe shërbime të reja të synuara dhe kërkuara nga klientët, si dhe për të ulur kostot operacionale. Avantazhet konkurruese dhe fitimi që sollën të dhënat e mëdha (big data) çuan në një numër të madh të projekteve të big data, por që u përcolle me një zbrazëtirë në kuadrin e aftë për manipulim me këtë sasi të madhe të të dhënave të quajtur big data. Kursi në fjalë, synon t'i prezantojë studentët me një hyrje në këtë fushë, respektivisht fushën e ashtuquajtur big data, kursi është projektuar për të njohur studentët me njohuritë rreth big data, kuptimin e arkitekturave të sistemeve të big data dhe për t'i pajisur me njohuri rreth teknologjive kryesore, aktuale, të përdorura në projektet të ndryshme në fushën e big data.
-
[E2726]
[6 SETK]
Siguria kompjuterike
Nëpërmjet kësaj lënde studentët i mësojnë parimet e sigurisë kompjuterike nga një këndvështrim i aplikuar dhe ofron përvojë praktike me kërcënimet dhe kundërmasat e sigurisë. Kursi mbulon gjithashtu parime dhe aftësi të dobishme për marrjen e vendimeve të informuara për sigurinë dhe për të kuptuar se si siguria ndërvepron me botën përreth saj. Temat e aplikuara përfshijnë kriptografinë, kontrollin e autorizimit, sigurinë e sistemeve operative dhe sigurinë në ueb dhe rrjet. Tema të tjera përfshijnë parimet e përgjithshme të sigurisë, faktorët njerëzorë si besimi dhe inxhinieria sociale, siguria e sistemeve komplekse dhe ekonomia e sigurisë. Lënda synon të balancojë teorinë dhe praktikën.
-
[6 SETK]
Zgjedhore e përgjithshme (nga PS)
- [ECS-601] Programimi në Java
- [E2722] Programimi në .NET
- [E2723] Kriptografi
- [E2306] Programimi në Python
- [E2724] Zhvillimi i aplikacioneve mobile
- [ECS-403] Programimi i lojrave
- [E2725] Përpunimin paralel
- [ECS-500] E-tregtia
- [E2732] Menaxhimi i rrjeteve kompjuterike
- [EACS-03] NoSQL bazat e të dhënave
- [ECS-701] Rjetat mobile dhe pa tel
- [ECS3060] Etika profesionale e TI
- [E2731] Dizajnimi dhe simulimi digjital i qarqeve logjike
- [E2730] Metodat numerike
- [CCE-802] Internet i Gjësendeve
- [ECS-609] Hyrje në inteligjencën artificiale
- [E2726] Siguria kompjuterike
- [E2727] Siguria kibernetike
- [CISM2021] Hyrje në sistemet e informacionit
- [ECS-703] Analitika e biznesit
-
[6 SETK]
Zgjedhore profesionale (nga drejtimi)
