Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!
Export

Programi:

Shkenca Kompjuterike

Drejtimi: Inxhinieria Softuerike (2023/2024)
Cikli i studimeve: Cikli i dytë (Pasdiplomike)
Fakulteti: Shkencat dhe Teknologjitë Bashkëkohore
Kodi i programit: SE-120
Viti akademik: 2023 / 2024
Titulli: Magjistër i Shkencave Kompjuterike / Drejtimi: Inxhinieria Softuerike
SETK: 120 (2 vite) Akreditimi
Vendimi: Vendimi për fillim me punë

Ndryshimet në shkencat kompjuterike dhe aplikimi i tyre janë shumë dinamike. Sfida kryesore e hulumtimit dhe studimeve në këtë drejtim është zhvillimi i sistemeve dhe teknologjive të reja të avancuara, që do të ofrojnë zgjidhje në fushën e informatikës dhe teknologjive të komunikimit. Teknologjitë e informacionit dhe të komunikimit janë bërë sektorë të mëdhenj dhe të famshëm që zgjerohen në mënyrë të shpejtë dhe janë sektorë më të zhvilluar në Bashkimin Evropian dhe në ekonominë globale. Përveç kësaj, shfaqja e tregjeve të reja të softuerit dhe në sektorin e telekomunikacionit në Evropën Juglindore ka iniciuar rritjen e kërkesës për profesionistë të kualifikuar dhe të specializuar në këtë fushë. Studentët e diplomuar mund të punojnë si inxhinierë profesionalë të softuerit, ose si arkitektë softueri në zhvillimin e kompanive të softuerit ose në departamentet e TI-së. Niveli i lartë i aftësive profesionale do t'u mundësojë studentëve të diplomuar që më shpejt të bëhen udhëheqës të suksesshëm në industrinë e softuerit.

Programi do t’u ofrojë studentëve njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme për të kontribuar në të gjitha aspektet e procesit të zhvillimit të softuerit, duke përfshirë planifikimin, bashkëpunimin, specifikimin, projektimin, zhvillimin, shpërndarjen dhe mirëmbajtjen e produkteve softuerike. Përveç kësaj, studentët do të fitojnë aftësi të përgjithshme si në të menduarit analitik dhe kritik, në punën ekipore dhe punën në mjediset shumëkulturore, në planifikim dhe organizim etj. Pas mbarimit të këtij programi, të diplomuarit do të kenë mundësi të bëjnë karrierë në industri të ndryshme, kryesisht duke përmbushur nevojat për hartimin e sistemeve kompjuterike, si zhvillues softueri, zhvillues softueri mobil dhe ueb, inxhinierë të bazave të të dhënave, menaxherë të projekteve dhe të proceseve softuerike apo dizajnues të sistemeve të informacionit, të gjitha këto varësisht nga drejtimi brenda programit studimor që studentët do të zgjedhin. Semestri i fundit i studimeve përfshin përpilimin e tezës së magjistraturës, duke u mundësuar të diplomuarve të vazhdojnë studimet e tyre drejt doktoratës në shkencat kompjuterike.

Njohuritë dhe të kuptuarit

Fiton aftësi për të zhvilluar dhe zbatuar ide origjinale dhe kreative të TI, për të siguruar cilësi, dizajnimi dhe menaxhimi të aplikacioneve që ndërlidhen me fushën e telekomunikacionit si aplikacione, mbrojtje  dhe ruajtjen e cilësisë;

Fiton aftësi për të aplikuar shkathtësitë e TI, njohuri dhe demonstrim të kompetencave të specializuara të shkencave kompjuterike dhe teknologjisë së informacionit në mënyrë që të organizojë lidhjen e proceseve të telekomunikacionit si strukturë që menaxhohet dhe monitorohet si në aspektin e transferit të të dhënave ashtu dhe në drejtim të krijimit të ndërfaqes së përdoruesit;

Fiton njohuri dhe kuptim në fushën e shkencave kompjuterike, inxhinierisë dhe shkencave kompjuterike (programim, teknologjitë ueb, bazat e të dhënave, rrjete, sisteme kompjuterike dhe të informacionit dhe multimedia);

Fiton njohuri të një apo më shumë fushave të industrisë së telekomunikacionit me të cilat mund të kualifikohet studenti si ekspert mbi aplikimin e njohurive në një fushë të caktuar;

Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit

Aftësi të zgjedhjes së problemeve në mënyrë kritike, të pavarur dhe kreative në mjedise të reja të pa hasura më herët  pa përvojë të mëparshme në telekomunikacion;

Planifikim, menaxhim dhe vlerësim i hulumtimeve të pavarura në fushën e telekomunikacionit si dhe zhvillimit dhe zbatimit të mjeteve të përshtatshme për testim, simulim dhe implementim;

Kreativitet dhe origjinalitet në interpretimin e njohurive nga informatika për të zgjidhur problemet që lidhen me objektivat e zonës industriale të prodhimit të telekomunikacionit;

Aftësitë për të vlerësuar

Aftësi për integrim kreativ e sintezë të njohurive nga disa lëmi në fushën e telekomunikacionit, dhe administrim të proceseve dhe sistemeve me aplikim të mjeteve të TI të dizajnuara për çështje të caktuara.

Krijimi i proceseve arsimore duke përdorur mjete dhe teknika kompjuterike;

Aftësi për t'u marrë me situata komplekse që lidhen me procese specifike që rezultojnë në kohë reale në hapësirën e telekomunikacionit;

Aftësi për të identifikuar instancat e përshtatshme të specializuara dhe për të bërë vlerësime të kapshme në situata të mungesës së informacionit apo të dhënave të plota dhe të bazuara në parime e përgjegjësi personale, sociale dhe etike që lidhen me aplikimin e njohurive dhe të kuptuarit;

Aftësitë e komunikimit

Aftësi për të këmbyer përfundime dhe propozime të argumentuara dhe mbështetjen e tyre në mënyrë racionale,  si me individë profesionalë ashtu edhe me të tjerë, në mënyrë të qartë dhe pa dykuptimësi;

Marrja e përgjegjësisë së konsiderueshme për rezultatet e përbashkëta; udhëheqje dhe inicim të aktiviteteve.

Aftësitë e të mësuarit

Aftësia për të identifikuar nevojat individuale dhe drejtimet për zhvillim të mëtutjeshëm individual dhe autonom në fushat e zakonshme të informacionit;

Aftësia për të marrë përgjegjësinë për studim të vazhdueshëm në fusha të specializuara të biznesit dhe të informacionit në kuadër të ekonomisë në rrjet;

Aftësi për të marrë përgjegjësi për zhvillimin dhe trajnimin e mëtejshëm profesional;

Semestri 1

  • [MCPL2010] [6 SETK] Analizë softuerike dhe dizajnim
    Kjo lëndë synon t'i njohë studentët me konceptet, metodat dhe mjetet e analizës dhe dizajnit të orientuar në objekte të sistemeve softuerike, veçanërisht metodat e përdorura në projektet e zhvillimit të produkteve në shkallë të gjerë. Lënda mbulon parimet dhe modelet e përgjithshme të projektimit që mbështesin zhvillimin e softuerit të mirëmbajtur, të ripërdorshëm dhe të shkallëzueshëm. Modelet e analizës dhe projektimit përfaqësohen duke përdorur modele UML si diagramet e rasteve të përdorimit, diagramet e klasave, diagramet e sekuencës dhe diagramet e gjendjes. Përveç kësaj, do të paraqiten edhe teknikat dhe udhëzimet për analizimin e fushave dhe kërkesave të softuerit.
  • [ECSSE-01] [6 SETK] Menaxhimi i projekteve të softuerit
    Qëllimi i kësaj lënde është t'u japë studentëve njohuri se si të zhvillojnë një plan të menaxhimit të projektit softuerik për sisteme softuerike intensive; si të krijohen mekanizma monitorimi dhe kontrolli; si të alokohen dhe rialokohen resurset e projektit; si të ndiqet orari, buxheti, cilësia, produktiviteti dhe përparimi; poashtu edhe kornizat dhe si të planifikohet për fazën e instalimit dhe mbështetjes të ciklit të jetës së sistemit. Studentët do të kuptojnë rëndësinë e strukturës së projektit, planifikimin dhe ekzekutimin e burimeve dhe masat e përparimit të një projekti. Përveç kësaj, ata do të kuptojnë lidhjet midis sigurimit të cilësisë, menaxhimit të konfigurimit, verifikimit dhe vërtetimit, dhe testimit dhe vlerësimit. Ata, gjithashtu, do të fitojnë një kuptim të çështjeve kryesore në kalkulimin e kostove dhe çmimet për njësi pune, motivimin e punëtorëve, ekipet drejtuese të projektit dhe nëpërgjithësi menaxhimin e cilësisë.
  • [CM210] [6 SETK] Testimi i softuerit dhe sigurimi i cilësisë
    Softueri luan një rol të rëndësishëm në aktivitetet tona të përditshme, shpesh duke ofruar shërbime kritike për përdoruesit e fundit. Është e rëndësishme të sigurohet që këto sisteme të funksionojnë ashtu siç synohet me një shkallë të lartë cilësie. Testimi i softuerit është një nga teknikat që përdoret gjerësisht për të siguruar cilësinë e softuerit. Këto teknika përdoren nga zhvilluesit për të vërtetuar, verifikuar dhe vlerësuar cilësinë e softuerit të prodhuar gjatë procesit të inxhinierisë së softuerit. Kjo lëndë synon t'u ofrojë studentëve njohuri të avancuara për teknikat e përdorura në testimin e softuerit, si dhe proceset, metodat dhe mjetet e përdorura për të gjurmuar dhe siguruar cilësinë e softuerit. Studentët, do të fitojnë një kuptim të koncepteve dhe teorive që qëndrojnë në themel të këtyre teknikave dhe njohuri praktike për zbatimin e tyre.
  • [6 SETK] Zgjedhore e përgjithshme (nga PS)
    • [EM575] Programimi në Java
    • [EM576] Programimi në .NET
    • [EM577] Kriptografi
    • [EM578] Programimi në Python
    • [EM579] Zhvillimi i aplikacioneve mobile
    • [EM580] Programimi i lojrave
    • [EM581] Përpunimin paralel
    • [EM582] E-tregtia
    • [EM583] Menaxhimi i rrjeteve kompjuterike
    • [EM574] NoSQL bazat e të dhënave
    • [EM584] Rjetat mobile dhe pa tel
    • [EM585] Etika profesionale e TI
    • [EM586] Dizajnimi dhe simulimi digjital i qarqeve logjike
    • [EM587] Metodat numerike
    • [EM588] Internet i Gjësendeve
    • [EM572] Hyrje në inteligjencën artificiale
    • [EM589] Siguria kibernetike
    • [EM573] Hyrje në sistemet e informacionit
    • [E2802] Analitika e biznesit
  • [6 SETK] Zgjedhore profesionale (nga drejtimi)
    • [ECSSE-03] Inxhinieria e kërkesave
    • [EM604] Testimi i përdorshmërisë
    • [EM560] Interakcioni Njeri - Kompjuter
    • [EM605] Arkitektura e kontejnizuar
    • [EM606] Arkitekturat softuerike
    • [EM607] Dizajn dhe modele të orientuara nga objekti
    • [EM597] Shërbimet dhe aplikacionet në ueb

Semestri 2

  • [CM194] [6 SETK] Praktikum
    Me përfundimin e suksesshëm të kësaj lënde, studentët duhet të jenë në gjendje të lidhin materialin akademik të lëndës me kushtet reale të mësimdhënies në vendin e punës; zhvillojnë përvojë në aspekte të ndryshme të mësimdhënies së TIK-ut si planifikimi, organizimi, përzgjedhja e materialit dhe dhënia e mësimeve, si dhe përshtatja me kulturën e vendit të punës; të zhvillojnë zakone të përshtatshme lidhur me punën dhe qëndrime profesionale nëpërmjet vëzhgimeve të mësimdhënësve me përvojë; të komunikojë në mënyrë efektive në forma të ndryshme me studentët, prindërit dhe kolegët; si dhe të punojnë në ekip.
  • [CM205] [6 SETK] Infrastruktura dhe teknologjitë për cloud
    Ky kurs ju prezanton studentëve njohuritë themelore të nevojshme për të kuptuar sistemet cloud nga këndvështrime të ndryshme, si ato teknologjike ashtu edhe ato të biznesit. Studentët do të mësojnë rreth modeleve të ndryshme të shërbimeve cloud (IaaS, PaaS, SaaS), modelet e vendosjes (Publike, Private, Hibride) si dhe komponentët kryesorë të një infrastrukture cloud (VM, Rrjeti, Storage - File, Block, Object, CDN). Kursi gjithashtu mbulon tendencat dhe praktikat emergjente të cloud teknologjive, duke përfshirë - Hybrid Multicloud, Microservices, Serverless, DevOps, Cloud Native dhe kështu me radhë. Në fund shpjegohen disa tema të tjera të rëndësishme si siguria në cloud, monitorimi dhe rolet e ndryshme të punës në industrinë cloud.
  • [CM204] [6 SETK] Siguria kompjuterike
    Lënda mëson parimet e sigurisë kompjuterike nga një këndvështrim i aplikuar dhe ofron përvojë praktike me kërcënimet dhe kundërmasat e sigurisë. Lënda e mbulon gjithashtu parime dhe aftësi të dobishme për marrjen e vendimeve të informuara për sigurinë dhe për të kuptuar se si siguria ndërvepron me botën përreth saj. Temat e aplikuara përfshijnë kriptografinë, kontrollin e autorizimit, sigurinë e sistemeve operative dhe sigurinë në ueb dhe rrjet. Tema të tjera përfshijnë parimet e përgjithshme të sigurisë, faktorët njerëzorë si besimi dhe inxhinieria sociale, siguria e sistemeve komplekse dhe ekonomia e sigurisë. Lënda synon të balancojë teorinë dhe praktikën.
  • [6 SETK] Zgjedhore e përgjithshme (nga PS)
    • [EM575] Programimi në Java
    • [EM576] Programimi në .NET
    • [EM577] Kriptografi
    • [EM578] Programimi në Python
    • [EM579] Zhvillimi i aplikacioneve mobile
    • [EM580] Programimi i lojrave
    • [EM581] Përpunimin paralel
    • [EM582] E-tregtia
    • [EM583] Menaxhimi i rrjeteve kompjuterike
    • [EM574] NoSQL bazat e të dhënave
    • [EM584] Rjetat mobile dhe pa tel
    • [EM585] Etika profesionale e TI
    • [EM586] Dizajnimi dhe simulimi digjital i qarqeve logjike
    • [EM587] Metodat numerike
    • [EM588] Internet i Gjësendeve
    • [EM572] Hyrje në inteligjencën artificiale
    • [EM589] Siguria kibernetike
    • [EM573] Hyrje në sistemet e informacionit
    • [E2802] Analitika e biznesit
  • [6 SETK] Zgjedhore profesionale (nga drejtimi)
    • [ECSSE-03] Inxhinieria e kërkesave
    • [EM604] Testimi i përdorshmërisë
    • [EM560] Interakcioni Njeri - Kompjuter
    • [EM605] Arkitektura e kontejnizuar
    • [EM606] Arkitekturat softuerike
    • [EM607] Dizajn dhe modele të orientuara nga objekti
    • [EM597] Shërbimet dhe aplikacionet në ueb

Semestri 3

  • [MCS-303] [6 SETK] Metodologjia e hulumtimit
    Qëllimi i kësaj lënde është që studentët të fitojnë njohuri dhe të kuptuarit e teorive të ndryshme shkencore dhe metodologjitë. Fillimisht studentëve do t’u shpjegohen konceptet themelore dhe përkufizimet teorike dhe mostrat e të gjitha metodave ekzistuese të hulumtimit, hipoteza të drejtpërdrejta dhe indirekte, variablat, vlefshmëria e rezultateve, BIAS-i dhe paragjykimet dhe cilësive shkencore dhe metodologjitë sasiore të kërkimit dhe qasjet e tjera metodologjike. Për çdo kapitull, studentët, do të kryejnë edhe detyra praktike. Pas përfundimit me sukses të kësaj lënde, studentët do të jenë në gjendje: ta dinë dhe ta kuptojnë rëndësinë e koncepteve themelore shkencore; t’i mësojnë teknikat për hulumtim dhe kërkim efikas të informacionit dhe qasje efikase në informacione dhe literaturë relevante; t’i identifikojnë, t’i përshkruajnë dhe t’i formulojnë problemet shkencore; të bëjnë një zgjedhje të kujdesshme të qasjeve alternative kërkimore, të përshkruajnë me kujdes; të krahasojnë dhe të shpjegojnë avantazhet dhe disavantazhet e metodave të ndryshme shkencore për mbledhjen dhe analizimin e të dhënave në kërkime sasiore dhe cilësore; t’i aplikojnë metodat themelore shkencore për të analizuar të dhënat sasiore dhe cilësore; të sigurojnë korniza teorike themelore mbi të cilat do të ndërtohen kërkimet; t’i shqyrtojnë ato dhe të bëjnë një vlerësim të publikimeve teknike dhe atyre shkencore.
  • [CM191] [6 SETK] Algoritmet e avancuara dhe strukturat e të dhënave
    Kjo lëndë bazohet në njohuri të mëparshme në fushën e algoritmeve dhe strukturave të të dhënave. Qëllimi i lëndës është të njohë studentët me algoritme të avansuara efikase dhe struktura adekuate të të dhënave që përdoren për organizimin, kërkimin dhe optimizimin e të dhënave. Ai përfshinë gjithashtu efikasitetin teorik të algoritmeve dhe përcaktimin e tij praktik me qëllim që të jetë në gjendje të krahasojë algoritme të ndryshme. Gjatë lëndës, studentët do të njihen me disa algoritme të njohura, veçanërisht kërkimin dhe optimizimin në struktura komplekse jolineare si pemët dhe grafikët.
  • [CM192] [6 SETK] Metodat formale në shkencat kompjuterike
    Kјо lëndë u jep studentëve një prezantim gjithëpërfshirës të metodave formale dhe aplikimit të tyre në specifikimin dhe verifikimin e softuerit. Ai mbulon disa baza në metodat formale, duke përfshirë teorinë dhe funksionet e bashkësive, makinat me gjendje të fundme, logjikat e predikateve dhe ato kohore, si dhe kontrollin e modelit (model checking). Lënda, do t'u japë studentëve shembuj të zbatimit në botën reale të këtyre teknikave formale.
  • [6 SETK] Zgjedhore profesionale (nga drejtimi)
    • [ECSSE-03] Inxhinieria e kërkesave
    • [EM604] Testimi i përdorshmërisë
    • [EM560] Interakcioni Njeri - Kompjuter
    • [EM605] Arkitektura e kontejnizuar
    • [EM606] Arkitekturat softuerike
    • [EM607] Dizajn dhe modele të orientuara nga objekti
    • [EM597] Shërbimet dhe aplikacionet në ueb
  • [6 SETK] Zgjedhore profesionale (nga drejtimi)
    • [ECSSE-03] Inxhinieria e kërkesave
    • [EM604] Testimi i përdorshmërisë
    • [EM560] Interakcioni Njeri - Kompjuter
    • [EM605] Arkitektura e kontejnizuar
    • [EM606] Arkitekturat softuerike
    • [EM607] Dizajn dhe modele të orientuara nga objekti
    • [EM597] Shërbimet dhe aplikacionet në ueb

Semestri 4

  • [CST-THESIS-120] [30 SETK] Punimi i magjistraturës**
    Ky modul u mundëson studentëve që të transferojnë aftësitë dhe njohuritë e tyre për kërkime dhe për të bërë detyrën më të ndërlikuar - punimin e magjistraturës. Moduli synon të jetë plotësisht praktik dhe studentët t’i fitojnë njohuritë e nevojshme, por edhe aftësitë dhe shkathtësitë që t'i qasen shkrimit të punimit. Moduli ka një rezultat kthyes - t'u mundësojë studentëve ta shkruajnë punimin e magjistraturës me vështirësi minimale dhe me një efikasitet maksimal. Lënda ka për qëllim përmirësimin e teknikave të hulumtimit dhe stilin e shkrimit të punimit, duke mbajtur llogari për ndalesën e shërbimit me mjete të palejuara, siç janë: plagjiatura dhe cenimi i të drejtave të autorit, që janë të ndaluara me Statutin e UEJL-së.
Google+