Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!
Export

Programi:

Shkenca Kompjuterike

Drejtimi: Shkenca e të Dhënave (2023/2024)
Cikli i studimeve: Cikli i dytë (Pasdiplomike)
Fakulteti: Shkencat dhe Teknologjitë Bashkëkohore
Kodi i programit: DS-120
Viti akademik: 2023 / 2024
Titulli: Magjistër i Shkencave Kompjuterike - Drejtimi: Shkenca e të Dhënave
SETK: 120 (2 vite) Akreditimi
Vendimi: Vendimi për fillim me punë

Ndryshimet në shkencat kompjuterike dhe aplikimi i tyre janë shumë dinamike. Sfida kryesore e hulumtimit dhe studimeve në këtë drejtim është zhvillimi i sistemeve dhe teknologjive të reja të avancuara që do të ofrojnë zgjidhje në fushën e informatikës dhe teknologjive të komunikimit. Teknologjitë e informacionit dhe të komunikimit janë bërë sektorë të mëdhenj dhe të famshëm që zgjerohen në mënyrë të shpejtë dhe janë sektorë më të zhvilluar në Bashkimin Evropian dhe në ekonominë globale. Përveç kësaj, shfaqja e tregjeve të reja të softuerit dhe në sektorin e telekomunikacionit në Evropën Juglindore ka iniciuar rritjen e kërkesës për profesionistë të kualifikuar dhe të specializuar në këtë fushë. Studentët e diplomuar mund të punojnë si inxhinierë profesionalë të softuerit, ose si arkitektë softueri në zhvillimin e kompanive të softuerit ose në departamentet e TI. Niveli i lartë i aftësive profesionale do t'u mundësojë studentëve të diplomuar që më shpejt të bëhen udhëheqës të suksesshëm në industrinë e softuerit.

Programi do t’u ofrojë studentëve njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme për të kontribuar në të gjitha aspektet e procesit të zhvillimit të softuerit, duke përfshirë planifikimin, bashkëpunimin, specifikimin, projektimin, zhvillimin, shpërndarjen dhe mirëmbajtjen e produkteve softuerike. Përveç kësaj, studentët do të fitojnë aftësi të përgjithshme si në të menduarit analitik dhe kritik, në punën ekipore dhe punën në mjediset shumëkulturore, në planifikim dhe organizim etj. Pas mbarimit të këtij programi, të diplomuarit do të kenë mundësi të bëjnë karrierë në industri të ndryshme, kryesisht duke përmbushur nevojat për hartimin e sistemeve kompjuterike, si zhvillues softueri, zhvillues softueri mobil dhe ueb, inxhinierë të bazave të të dhënave, menaxherë të projekteve dhe të proceseve softuerike apo dizajnues të sistemeve të informacionit, të gjitha këto varësisht nga drejtimi brenda programit studimor që studentët do të zgjedhin. Semestri i fundit i studimeve përfshinë përpilimin e tezës së magjistraturës, duke u mundësuar të diplomuarve të vazhdojnë studimet e tyre drejt doktoratës në shkencat kompjuterike.

Njohuritë dhe të kuptuarit
  • Fiton aftësi për të zhvilluar dhe zbatuar ide origjinale dhe kreative të TI-së, për të siguruar cilësi, dizajnimi dhe menaxhimi të aplikacioneve që ndërlidhen me fushën e telekomunikacionit si aplikacione, mbrojtje  dhe ruajtjen e cilësisë;
  • Fiton aftësi për të aplikuar shkathtësitë e TI, njohuri dhe demonstrim të kompetencave të specializuara të shkencave kompjuterike dhe teknologjisë së informacionit në mënyrë që të organizojë lidhjen e proceseve të telekomunikacionit si strukturë që menaxhohet dhe monitorohet si në aspektin e transferit të të dhënave ashtu dhe në drejtim të krijimit të ndërfaqes së përdoruesit;
  • Fiton njohuri dhe kuptim në fushën e shkencave kompjuterike, inxhinierisë dhe shkencave kompjuterike (programim, teknologjitë ueb, bazat e të dhënave, rrjete, sisteme kompjuterike dhe të informacionit dhe multimedia);
  • Fiton njohuri të një apo më shumë fushave të industrisë së telekomunikacionit me të cilat mund të kualifikohet studenti si ekspert mbi aplikimin e njohurive në një fushë të caktuar;
Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit
  • Aftësi të zgjedhjes së problemeve në mënyrë kritike, të pavarur dhe kreative në mjedise të reja të pa hasura më herët  pa përvojë të mëparshme në telekomunikacion.
  • Planifikim, menaxhim dhe vlerësim i hulumtimeve të pavarura në fushën e telekomunikacionit si dhe zhvillimit dhe zbatimit të mjeteve të përshtatshme për testim, simulim dhe implementim.
  • Kreativitet dhe origjinalitet në interpretimin e njohurive nga informatika për të zgjidhur problemet që lidhen me objektivat e zonës industriale të prodhimit të telekomunikacionit.
Aftësitë për të vlerësuar
  • Aftësi për integrim kreativ e sintezë të njohurive nga disa lëmi në fushën e telekomunikacionit, dhe administrim të proceseve dhe sistemeve me aplikim të mjeteve të TI të dizajnuara për çështje të caktuara. Krijimi i proceseve arsimore duke përdorur mjete dhe teknika kompjuterike.
  • Aftësi për t'u marrë me situata komplekse që lidhen me procese specifike që rezultojnë në kohë reale në hapësirën e telekomunikacionit.
  • Aftësi për të identifikuar instancat e përshtatshme të specializuara dhe për të bërë vlerësime të kapshme në situata të mungesës së informacionit apo të dhënave të plota dhe të bazuara në parime e përgjegjësi personale, sociale dhe etike që lidhen me aplikimin e njohurive dhe të kuptuarit.
Aftësitë e komunikimit
  • Aftësi për të këmbyer përfundime dhe propozime të argumentuara dhe mbështetjen e tyre në mënyrë racionale,  si me individë profesionalë ashtu edhe me të tjerë, në mënyrë të qartë dhe pa dykuptimësi;
  • Marrja e përgjegjësisë së konsiderueshme për rezultatet e përbashkëta; udhëheqje dhe inicim të aktiviteteve.
Aftësitë e të mësuarit
  • Aftësia për të identifikuar nevojat individuale dhe drejtimet për zhvillim të mëtutjeshëm individual dhe autonom në fushat e zakonshme të informacionit;
  • Aftësia për të marrë përgjegjësinë për studim të vazhdueshëm në fusha të specializuara të biznesit dhe të informacionit në kuadër të ekonomisë në rrjet;
  • Aftësi për të marrë përgjegjësi për zhvillimin dhe trajnimin e mëtejshëm profesional;

Semestri 1

  • [CM206] [6 SETK] Inxhinieria e të dhënave
    Qëllimi lëndës është të mësojë bazat e modelimit, pastrimit, transformimit dhe ruajtjes së të dhënave. Si të tillë studentët do të mësojnë mënyra të ndryshme për të modeluar të dhënat SQL dhe NoSQL, t'i organizojnë ato në depo të ndryshme të dhënash, të dizajnojnë dhe menaxhojnë pipeline të të dhënave. Studentët do të mësojnë gjithashtu se si të përdorin mjetet më të fundit të artit të zbatuara në premisa ose cloud
  • [CM207] [6 SETK] Bazat e avancuara të të dhënave
    Qëllimi i lëndës është vazhdimi me studime më të thella në lidhje me bazat e të dhënave. Lënda është vazhdim i lëndës të bazave të të dhënave nga cikli i parë i studimit dhe fillon me disa rikujtime si p.sh. dizajnimi konceptual i bazës së të dhënave (dizajnimi konceptual, E – R modeli i njohur) dhe normalizimin e skemave relacionale. Kursi vazhdon me metodat e ruajtjes së të dhënave, reprezentimi i të dhënave, arkitekturën e sistemit të bazës së të dhënave, përpunimin dhe optimizimin e përzgjedhësve, konceptet e përpunimit të transaksioneve, teknikat e kontrollit të njëkohshmërisë, teknikat e rimëkëmbjes së bazës së të dhënave dhe siguria dhe autorizimet në bazën e të dhënave.
  • [CM208] [6 SETK] Mësimi maqinerik
    Kjo lëndë ofron një set informatash bazike për tema, koncepte, teknika dhe algortime nga fudha e mësimit të makinave. Në fund të kursit, studentët do të krijojnë sisteme që do të marrin vendime bazuar në njohuri. Kursi gjithashtu do të analizojë studime të shumta rasti dhe aplikacione ku studentët do të mësojnë se si të aplikojnë algoritmet e të mësuarit në vizionin kompjuterik, informatikën mjekësore dhe analizën e sinjaleve.
  • [6 SETK] Zgjedhore e përgjithshme (nga PS)
    • [EM575] Programimi në Java
    • [EM576] Programimi në .NET
    • [EM577] Kriptografi
    • [EM578] Programimi në Python
    • [EM579] Zhvillimi i aplikacioneve mobile
    • [EM580] Programimi i lojrave
    • [EM581] Përpunimin paralel
    • [EM582] E-tregtia
    • [EM583] Menaxhimi i rrjeteve kompjuterike
    • [EM574] NoSQL bazat e të dhënave
    • [EM584] Rjetat mobile dhe pa tel
    • [EM585] Etika profesionale e TI
    • [EM586] Dizajnimi dhe simulimi digjital i qarqeve logjike
    • [EM587] Metodat numerike
    • [EM588] Internet i Gjësendeve
    • [EM572] Hyrje në inteligjencën artificiale
    • [EM589] Siguria kibernetike
    • [EM573] Hyrje në sistemet e informacionit
    • [E2802] Analitika e biznesit
  • [6 SETK] Zgjedhore profesionale (nga drejtimi)
    • [EM598] Nxjerrja e informacionit
    • [EM599] Analiza e të dhënave me Python/R
    • [EM600] Matematika për shkencën e të dhënave
    • [EM601] Analiza e rrjeteve sociale dhe atyre të informacionit
    • [EM602] Rrjetet neurale dhe mësimi i thellë
    • [EM603] Përpunimi i gjuhës natyrore
    • [EMCS-02] Vizualizimi i të dhënave

Semestri 2

  • [CM194] [6 SETK] Praktikum
    Me përfundimin e suksesshëm të kësaj lënde, studentët duhet të jenë në gjendje të lidhin materialin akademik të lëndës me kushtet reale të mësimdhënies në vendin e punës; zhvillojnë përvojë në aspekte të ndryshme të mësimdhënies së TIK-ut si planifikimi, organizimi, përzgjedhja e materialit dhe dhënia e mësimeve, si dhe përshtatja me kulturën e vendit të punës; të zhvillojnë zakone të përshtatshme lidhur me punën dhe qëndrime profesionale nëpërmjet vëzhgimeve të mësimdhënësve me përvojë; të komunikojë në mënyrë efektive në forma të ndryshme me studentët, prindërit dhe kolegët; si dhe të punojnë në ekip.
  • [CM209] [6 SETK] Sistemet e “Big Data”
    Përparimet e fundit teknologjike, duke synuar uljen e kostove harduerike si dhe interneti i gjërave (IoT) kanë çuar në një rritje të shpejtë të sasinë së të dhënave, të gjeneruara nga një sërë fushash, duke përfshirë shkencat e drejtuar nga të dhënat, telekomunikacionin, mediat sociale, tregtinë elektronike në shkallë të gjerë, të dhënat mjekësore dhe e-shëndetësia, etj. Menaxhimi i sasisë së madhe të të dhënave njihet si Big data. Big data i referohet aftësisë për të shfrytëzuar këto sasi masive të të dhënave, zakonisht heterogjene në strukturë dhe përmbajtje dhe të cilat gjenerohen në mënyrë rutinore në një shkallë të paprecedentë nga shumëllojshmëri burimesh të dhënave gjithnjë në zgjerim. Biznesi dhe industria përdorin të dhënat big data për të identifikuar dhe nxjerrë kuptimin më të mirë të nevojave për menaxhim, si dhe për të kuptuar sjelljen dhe nevojat e klientëve të tyre, për të zhvilluar produkte dhe shërbime të reja të synuara dhe kërkuara nga klientët, si dhe për të ulur kostot operacionale. Avantazhet konkurruese dhe fitimi që sollën të dhënat e mëdha (big data), çuan në një numër të madh të projekteve të big data, por që u përcolle me një zbrazëtirë në kuadrin e aftë për manipulim me këtë sasi të madhe të të dhënave të quajtur big data. Lënda në fjalë, synon t'i prezantojë studentët me një hyrje në këtë fushë, respektivisht fushën e ashtuquajtur big data. Lënda është projektuar për të njohur studentët me njohuritë rreth big data, kuptimin e arkitekturave të sistemeve të big data dhe për t'i pajisur me njohuri rreth teknologjive kryesore, aktuale, të përdorura në projektet të ndryshme në fushën e big data.
  • [CM204] [6 SETK] Siguria kompjuterike
    Lënda mëson parimet e sigurisë kompjuterike nga një këndvështrim i aplikuar dhe ofron përvojë praktike me kërcënimet dhe kundërmasat e sigurisë. Kursi mbulon gjithashtu parime dhe aftësi të dobishme për marrjen e vendimeve të informuara për sigurinë dhe për të kuptuar se si siguria ndërvepron me botën përreth saj. Temat e aplikuara përfshijnë kriptografinë, kontrollin e autorizimit, sigurinë e sistemeve operative dhe sigurinë në ueb dhe rrjet. Tema të tjera përfshijnë parimet e përgjithshme të sigurisë, faktorët njerëzorë si besimi dhe inxhinieria sociale, siguria e sistemeve komplekse dhe ekonomia e sigurisë. Lënda synon të balancojë teorinë dhe praktikën.
  • [6 SETK] Zgjedhore e përgjithshme (nga PS)
    • [EM575] Programimi në Java
    • [EM576] Programimi në .NET
    • [EM577] Kriptografi
    • [EM578] Programimi në Python
    • [EM579] Zhvillimi i aplikacioneve mobile
    • [EM580] Programimi i lojrave
    • [EM581] Përpunimin paralel
    • [EM582] E-tregtia
    • [EM583] Menaxhimi i rrjeteve kompjuterike
    • [EM574] NoSQL bazat e të dhënave
    • [EM584] Rjetat mobile dhe pa tel
    • [EM585] Etika profesionale e TI
    • [EM586] Dizajnimi dhe simulimi digjital i qarqeve logjike
    • [EM587] Metodat numerike
    • [EM588] Internet i Gjësendeve
    • [EM572] Hyrje në inteligjencën artificiale
    • [EM589] Siguria kibernetike
    • [EM573] Hyrje në sistemet e informacionit
    • [E2802] Analitika e biznesit
  • [6 SETK] Zgjedhore profesionale (nga drejtimi)
    • [EM598] Nxjerrja e informacionit
    • [EM599] Analiza e të dhënave me Python/R
    • [EM600] Matematika për shkencën e të dhënave
    • [EM601] Analiza e rrjeteve sociale dhe atyre të informacionit
    • [EM602] Rrjetet neurale dhe mësimi i thellë
    • [EM603] Përpunimi i gjuhës natyrore
    • [EMCS-02] Vizualizimi i të dhënave

Semestri 3

  • [MCS-303] [6 SETK] Metodologjia e hulumtimit
    Qëllimi i kësaj lënde është që studentët të fitojnë njohuri dhe të kuptuarit e teorive të ndryshme shkencore dhe metodologjitë. Fillimisht studentëve do t’u shpjegohen konceptet themelore dhe përkufizimet teorike dhe mostrat e të gjitha metodave ekzistuese të hulumtimit, hipoteza të drejtpërdrejta dhe indirekte, variablat, vlefshmëria e rezultateve, BIAS-i dhe paragjykimet dhe cilësive shkencore dhe metodologjitë sasiore të kërkimit dhe qasjet e tjera metodologjike. Për çdo kapitull, studentët, do të kryejnë edhe detyra praktike. Pas përfundimit me sukses të kësaj lënde, studentët do të jenë në gjendje: ta dinë dhe ta kuptojnë rëndësinë e koncepteve themelore shkencore; t’i mësojnë teknikat për hulumtim dhe kërkim efikas të informacionit dhe qasje efikase në informacione dhe literaturë relevante; t’i identifikojnë, t’i përshkruajnë dhe t’i formulojnë problemet shkencore; të bëjnë një zgjedhje të kujdesshme të qasjeve alternative kërkimore, të përshkruajnë me kujdes; të krahasojnë dhe të shpjegojnë avantazhet dhe disavantazhet e metodave të ndryshme shkencore për mbledhjen dhe analizimin e të dhënave në kërkime sasiore dhe cilësore; t’i aplikojnë metodat themelore shkencore për të analizuar të dhënat sasiore dhe cilësore; të sigurojnë korniza teorike themelore mbi të cilat do të ndërtohen kërkimet; t’i shqyrtojnë ato dhe të bëjnë një vlerësim të publikimeve teknike dhe atyre shkencore.
  • [CM191] [6 SETK] Algoritmet e avancuara dhe strukturat e të dhënave
    Kjo lëndë bazohet në njohuri të mëparshme në fushën e algoritmeve dhe strukturave të të dhënave. Qëllimi i lëndës është të njohë studentët me algoritme të avansuara efikase dhe struktura adekuate të të dhënave që përdoren për organizimin, kërkimin dhe optimizimin e të dhënave. Ai përfshinë, gjithashtu, efikasitetin teorik të algoritmeve dhe përcaktimin e tij praktik me qëllim që të jetë në gjendje të krahasojë algoritme të ndryshme. Gjatë lëndës, studentët do të njihen me disa algoritme të njohura, veçanërisht kërkimin dhe optimizimin në struktura komplekse jolineare si pemët dhe grafikët.
  • [CM192] [6 SETK] Metodat formale në shkencat kompjuterike
    Kјо lëndë u jep studentëve një prezantim gjithëpërfshirës të metodave formale dhe aplikimit të tyre në specifikimin dhe verifikimin e softuerit. Ai mbulon disa baza në metodat formale, duke përfshirë teorinë dhe funksionet e bashkësive, makinat me gjendje të fundme, logjikat e predikateve dhe ato kohore, si dhe kontrollin e modelit (model checking). Lënda do t'u japë studentëve shembuj të zbatimit në botën reale të këtyre teknikave formale.
  • [6 SETK] Zgjedhore profesionale (nga drejtimi)
    • [EM598] Nxjerrja e informacionit
    • [EM599] Analiza e të dhënave me Python/R
    • [EM600] Matematika për shkencën e të dhënave
    • [EM601] Analiza e rrjeteve sociale dhe atyre të informacionit
    • [EM602] Rrjetet neurale dhe mësimi i thellë
    • [EM603] Përpunimi i gjuhës natyrore
    • [EMCS-02] Vizualizimi i të dhënave
  • [6 SETK] Zgjedhore profesionale (nga drejtimi)
    • [EM598] Nxjerrja e informacionit
    • [EM599] Analiza e të dhënave me Python/R
    • [EM600] Matematika për shkencën e të dhënave
    • [EM601] Analiza e rrjeteve sociale dhe atyre të informacionit
    • [EM602] Rrjetet neurale dhe mësimi i thellë
    • [EM603] Përpunimi i gjuhës natyrore
    • [EMCS-02] Vizualizimi i të dhënave

Semestri 4

  • [CST-THESIS-120] [30 SETK] Punimi i magjistraturës**
    Ky modul u mundëson studentëve që të transferojnë aftësitë dhe njohuritë e tyre për kërkime dhe për të bërë detyrën më të ndërlikuar - punimin e magjistraturës. Moduli synon të jetë plotësisht praktik dhe studentët t’i fitojnë njohuritë e nevojshme, por edhe aftësitë dhe shkathtësitë që t'i qasen shkrimit të punimit. Moduli ka një rezultat kthyes - t'u mundësojë studentëve ta shkruajnë punimin e magjistraturës me vështirësi minimale dhe me një efikasitet maksimal. Lënda ka për qëllim përmirësimin e teknikave të hulumtimit dhe stilin e shkrimit të punimit, duke mbajtur llogari për ndalesën e shërbimit me mjete të palejuara, siç janë: plagjiatura dhe cenimi i të drejtave të autorit, që janë të ndaluara me Statutin e UEJL-së.
Google+