Programi: |
Komunikimi Ndërkombëtar (2022/2023) |
| Cikli i studimeve: | Cikli i parë (Deridiplomike) |
| Fakulteti: | Gjuhët, Kulturat dhe Komunikimi |
| Kodi i programit: | IC-240 |
| Viti akademik: | 2023 / 2024 |
| Titulli: | I diplomuar në komunikimin ndërkombëtar |
| SETK: | 240
(4 vitе)
Akreditimi
|
| Vendimi: |
Vendimi për fillim me punë
|
Programi studimor Komunikimi Ndërkombëtar, ngërthen studime interdisiplinare dinamike dhe interaktive. Nga këto studime pritet të gjenerohen rezultate profesionale të adaptuara për nevojat e tregut global integrativ, por njëkohësisht ato do të shërbejnë si bazë për studime të nivelit postdiplomik (cikli i dytë i studimeve).
Ky program i përgatit studentët për vende pune në institucione dhe organizata ndërkombëtare, në industrinë dhe mediat, për vende pune në teknologji dhe strategji komunikuese, të cilat rriten dhe evoluojnë shpejt dhe përdoren nga korporata dhe organizata të tjera, si dhe për vende pune për marrëdhënie me publikun dhe trajnimin e zhvillimin e politikave kadrovike.
Programi mësimor për Komunikim Ndërkombëtar është dizajnuar që t’i plotësojë nevojat e tanishme dhe të ardhshme të tregut për punë në sfera të caktuara të komunikimit ndërkombëtar, në krijimin e politikave në nivel nacional dhe ndërkombëtar dhe për zhvillim korporativ në fushën e mediave, të komunikimit digjital dhe interaktiv, për zhvillim të portaleve, gazetarisë, për komunikim korporativ dhe të organizatës, si dhe të marrëdhënieve me publikun, etj. Programi studimor për Komunikim Ndërkombëtar u ofron studentëve kuptim të thellë dhe njohuri nga sfera e shkathtësive komunikuese ndërkombëtare dhe njëkohësisht i orienton në sfera të caktuara, të cilat do të specializohen në ciklin e dytë të studimeve. Përparësi plotësuese është ajo që studentët në semestrin e fundit marrin pjesë në praktika studentore, nëpërmjet të cilave kanë mundësi të përfitojnë përvojë në aspektin aplikativ të shkencave të komunikimit.
Universiteti i Evropës Juglindore posedon infrastrukturë teknologjike të jashtëzakonshme për realizim të kurrikulumit të propozuar në drejtimin e shkencave të komunikimit me laboratore kompjuterike, rrjetë interneti dhe mundësi për të mësuar në distancë, si dhe bibliotekë me online resurse të kapshme për kërkim.
Vitin e fundit studentët punojnë në projekte të mëdha individuale, ose ekipore, të cilat janë në formë të punës hulumtuese, zhvillimore, konstruktive ose praktike dhe në bashkëpunim të afërt ose nëpërmjet praktikës në kompani të vendit ose globale, institucione dhe media shoqërore-politike nacionale dhe ndërkombëtare. Kjo përvojë kultivon njohuri të zhvilluara teknike, përdorim të mendimit analitik, rezonim kuantitativ, shkathtësi për menaxhim me projekte, si dhe shkathtësi komunikuese. Prezantimi i projektit final pritet në fund të këtij programi.
Programi i Komunikimit Ndërkombëtar është veçanërisht i përshtatshëm për ata të interesuar për punësim dhe karrierë profesionale në: organizata ndërkombëtare, diplomaci korporata shumëkombëshe, media, zyra të marrëdhënieve me publikun, organizata joqeveritare ndërkombëtare, etj.
Njohuritë dhe të kuptuarit
- Përfitim i bazës teorike, njohuri dhe kuptueshmëri e shkencave të komunikimit në përgjithësi, dhe posedim i njohurive më të thella për teoritë dhe qasjet globale nga komunikimi ndërkombëtar.
- Përfitim i njohurive hyrëse për modelet ndërkombëtare komunikuese, llojet e fushatave komunikuese dhe strategji për marrëdhënie me publikun, karakteristikat themelore të diplomacisë dhe mënyra e funksionimit të organizatave ndërkombëtare.
- Zhvillim i të menduarit kritik për komunikim ndërkombëtar.
- Të shkruarit kompetent dhe të folurit kompetent në publik dhe atmosferë private.
- Përfitim i përvojës praktike për komunikim ndërkombëtar.
Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit
- Të realizojnë hulumtime dhe të jenë analitikë në sferën e komunikimit ndërkombëtar.
- Aftësi për menaxhim me programe dhe obligime të institucioneve të ndryshme ndërkombëtare, si dhe të udhëheqë trajnime dhe konsultime për shkathtësi komunikuese të aspektit nacional dhe ndërkombëtarë.
- Aftësi për menaxhim me konflikte, sjellje të vendimeve dhe zhvillim të ekipeve.
- Aftësi për mbajtje të marrëdhënieve me publikun dhe zhvillim të marrëdhënieve për publikun, marketing të fushatave në nivel vendor, nacional dhe global.
- Aftësi për analizë të publikut në nivel vendor dhe ndërkombëtar, kuptueshmëri për raportin mes shoqërisë, mediave, mesazheve, institucioneve ndërkombëtare dhe publikut.
Aftësitë për të vlerësuar
- Ndihmon në evaluimin e problemeve konkrete në lidhje me komunikimin ndërkombëtar, të cilat kanë të bëjnë me planifikim të komunikimeve, menaxhment të proceseve, kontrollit dhe menaxhment strategjik;
- Posedon aftësi që të analizojë konkurrencën mediale të tregut.
- Studentët, do të jenë të aftë të kyçen në debate në media dhe t’i argumentojnë qëndrimet e tyre, të bazohen në fakte, për tema në lidhshmëri me objektivitetin në gazetari, krijim të mendimit publik, etikën e mediave, trende moderne të marketingut bashkëkohor dhe marrëdhënie me publikun.
- Do të mund të vlerësojnë cilat janë strategjitë dhe taktikat më të përshtatshme, të cilat do të duhet të zbatohen në fushata konkrete për marrëdhënie me publikun në nivel vendor dhe global.
Aftësitë e komunikimit
- Bën prezantimin e ideve, koncepteve dhe strategjive të reja nga sfera e komunikimit ndërkombëtar.
- Njohuri të avancuara të gjuhëve të huaja për komunikimin ndërkombëtar të nivelit akademik.
- Të angazhohen në mënyrë efikase dhe konstruktive në sfera përkatëse profesionale nga komunikimi ndërkombëtar.
- Të japin prezantim të qartë dhe koherent për ndonjë temë, ose detyrë, duke përdorur shembuj dhe zgjedhje referente.
- Të përdorin burime të avancuara për përsosje dhe implementim të njohurive të përfituara.
- Të shprehen qartë dhe në mënyrë elokuente, si dhe të përfitojnë shkathtësi për të folur në publik.
- Studentët, do të marrin pjesë në krijimin e rregullave dhe karakteristikave të debateve dhe në mënyrë aktive do të debatojnë në tema që janë në lidhshmëri me komunikimin ndërkombëtar.
Aftësitë e të mësuarit
- Mund të kërkojë dhe detektojë burime për të mësuar;
- Posedon aftësi të bëjë analiza nga sfera e komunikimit ndërkombëtar dhe të përdorë literaturë shkencore dhe shqyrtime nga autorë tjerë;
- Mund të mësojë në mënyrë individuale dhe në ekip;
- Avancim i mëtutjeshëm i njohurive nëpërmjet shkathtësive për mësim interaktiv, mësim me përpilim të projekteve komunikuese praktike, të menduar kritik dhe analizë të përmbajtjeve të mediave ndërkombëtare.
Semestri 1
-
[CCM-101]
[6 SETK]
Hyrje në shkencat e komunikimit
Pas mbarimit të lëndës Hyrje në Shkencat e Komunikimit prej studentëve do të pritet të mund të gjenden në bisedat e thjeshta, të mund të aplikojnë dituritë për skemat e Shenanit dhe Viverit, të mund t’i tejkalojnë themelet e modeleve gjuhësore të komunikimit. Po ashtu, prej studentëve do të pritet që në mënyrë të pavarur t’i përdorin këto njohuri për nevojat e tyre të mëtutjeshme, po njëherësh edhe si bazë për zhvillim të komunikimit.
-
[CCM-103]
[6 SETK]
Hyrje në marrëdhëniet ndërkombëtare
Studentët njoftohen me konceptet më të rëndësishme, idetë dhe institucionet e marrëdhënieve ndërkombëtare. Lënda paraqet hulumtim të koncepteve themelore të disiplinës, me tendencë për t’i njoftuar studentët me skenën aktuale të marrëdhënieve ndërkombëtare (MN) dhe me problemet bashkëkohore ndërkombëtare, si dhe me ardhmërinë e MN, duke i diskutuar agjendat e reja. Në përfundim të lëndës studentët do të duhet të jenë në gjendje/ të përgatitur të: - zotërojnë një kuptim/ njohuri për konceptet dhe temat të disiplinës së MN; - mësojnë fuqitë udhëheqëse dhe ndodhitë, ndikimet dhe idetë që e ndërtuan evolucionin e MN; - artikulojnë dhe analizojnë temat e MN nga perspektiva të ndryshme.
-
[CCM-102]
[6 SETK]
Hyrje në komunikim ndërkombëtar dhe ndërkulturor
Studentët, do të mund të definojnë komunikimin ndërkulturor, do të mund t’i identifikojnë dhe t’i sqarojnë politikat ndërkulturore, e ndërsa njohurinë dhe të kuptuarit do t’i aplikojnë në përpunimin e strategjive ndërkulturore me aftësi për vlerësim të identifikatorëve të identitetit të kulturave të ndryshme që ekzistojnë në RMV dhe në korniza botërore.
-
[3 SETK]
Gjuhë shqipe/maqedonase
- [BAM1010] Gjuhë shqipe për fillestarë 1
- [BAM2010] Gjuhë shqipe për fillestarë 2
- [BS018] Gjuhë maqedonase për fillestarë 1
- [BS152] Gjuhë maqedonase për fillestarë 2
- [MLIL-01] Gjuhë maqedonase niveli i mesëm 1
- [MLIL-02] Gjuhë maqedonase niveli i mesëm 2
- [MAPP1010] Gjuhë maqedonase për qëllime profesionale 1
- [MAPP1020] Gjuhë maqedonase për qëllime profesionale 2
- [3 SETK] Gjuhë angleze
- [6 SETK] Zgjedhore/Kompetencat digjitale
Semestri 2
-
[CCM-202]
[6 SETK]
Teoritë e komunikimit
Pas mbarimit të teorive të komunikimit, prej studentëve pritet të arrijnë njohuri të duhura dhe përparim në fushën e modeleve psikologjike të komunikimit. Përveç kësaj, prej tyre pritet të bëhen më të pavarur gjatë studimit të modeleve të njëjta dhe të marrin përgjegjësi për nxënien e tyre. Pas mbarimit të Teorisë së Komunikimit, studentët do të jenë të trajnuar të përpunojnë dhe të krijojnë shembuj nga modelet e Frojdit, teorinë e anksiozitetit dhe sjelljes dhe do të jenë në gjendje të mendojnë në mënyrë kritike për tema të ndryshme dhe të sjellin vetë përfundime në bazë të teksteve te lexuara, si dhe të fitojnë aftësi për komunikim të avancuar me shkrim dhe me gojë në fushën e teorive të ndryshme psikologjike të komunikimit.
-
[C2184]
[6 SETK]
Komunikimi dhe teoria sociale
Qëllimi i lëndës: Teoritë na ndihmojnë të kuptojmë botën përreth nesh. Pavarësisht nga qëllimi i tyre, të gjitha teoritë formësojnë mënyrën se si e gjykojmë realitetin, marrëdhëniet, rrethanat dhe vendimet në jetën tonë. Kjo lëndë është krijuar për t'u njohur me teoritë klasike dhe aktuale që kanë të bëjnë me natyrën e ndikimit social. Do të merret një perspektivë e gjerë, duke i patur parasysh çështjet që zakonisht përfshihen në rubrikën e "bindjes", si dhe ndikimin përmes kanaleve joverbale dhe ndikimin në kontekstin e mediave masive. Teoria sociale duhet të marrë parasysh ndryshimet specifike të lidhura me internetin, pasi ato së bashku përbëjnë mënyra të reja dhe të qëndrueshme në të cilat jemi bërë objekt i mesazheve politike më të synuara dhe mënyrave për t'u angazhuar me to (politika), më të lidhur me njëri-tjetrin dhe informacionin (kultura) dhe më shumë konsum (ekonomi) online dhe të vogël, me synimin e një brumosjeje më të mirë për të kuptuar aspektet komunikuese të botës përreth. Qëllimi kryesor i lëndës është të mendosh dhe të analizosh komunikimin në mënyrë sistematike (d.m.th., në një mënyrë teorike!). Pastaj, fusha e komunikimit studion shkencat tjera sociale dhe kupton kontributet e saj të ndryshme në njohuritë/praktikat e ndërveprimit njerëzor. Analizimi i fenomenit të komunikimit nga perspektiva të ndryshme (si pikëpamjet e përgjithshme teorike ashtu edhe teoritë specifike). Ofron njohuri dhe shpjegime mbi teoritë kryesore të komunikimit, por edhe aplikimi e njohurive të teorive të komunikimit në çështjet e "botës reale". Kjo lëndë mundëson qasje specifike për përmirësimin e aftësive gjuhësore sociale, për të ndërtuar të kuptuarit e aftësive thelbësore të komunikimit shoqëror.
-
[CCM-203]
[6 SETK]
Hyrje në shkencat politike
Kjo lëndë ka për qëllim t'i përgatitë studentët me bazat e shkencave politike. Do të prezantohen konceptet kryesore politike, termet, idetë dhe institucionet. Lënda është dizajnuar si një hyrje në natyrën e studimit të politikës, duke përfshirë shqyrtimin e koncepteve themelore të disiplinës: qeverinë, autoritetin, legjitimitetin. Sovraniteti, kombi, shteti, llojet e regjimeve. Në mënyrë të veçantë do të studiohen ideologjitë kryesore në teorinë politike.
- [3 SETK] Gjuhë angleze
- [6 SETK] Zgjedhore/Kompetencat digjitale
-
[3 SETK]
Gjuhë shqipe/maqedonase
- [BAM1010] Gjuhë shqipe për fillestarë 1
- [BAM2010] Gjuhë shqipe për fillestarë 2
- [BS018] Gjuhë maqedonase për fillestarë 1
- [BS152] Gjuhë maqedonase për fillestarë 2
- [MLIL-01] Gjuhë maqedonase niveli i mesëm 1
- [MLIL-02] Gjuhë maqedonase niveli i mesëm 2
- [MAPP1010] Gjuhë maqedonase për qëllime profesionale 1
- [MAPP1020] Gjuhë maqedonase për qëllime profesionale 2
Semestri 3
-
[CCM-301]
[6 SETK]
Metodat e hulumtimit në komunikim
Si një disiplinë shkencore e shkencave të komunikimit, lënda Metodat e Hulumtimit në Komunikim ka për qëllim t’i analizojë qasjet më të zhvilluara teorike-metodologjike në hulumtimet bashkëkohore komunikuese, si dhe sqarimin e metodave me eksperiencë (empirike) dhe teknike në shqyrtimin e dukurive komunikuese. Qëllimi është studentët të mund të sqarojnë dhe t’i dallojnë metodat kryesore cilësore dhe sasiore (mënyrat dhe procedurat) dhe teknikat kryesore (mjetet) në hulumtimet komunikuese, t'i identifikojnë dhe t’i aplikojnë fazat e veçanta në projektin komunikues dhe ta kuptojnë mënyrën e të shkruarit të raportit hulumtues. Studentët, do t’i aplikojnë njohuritë dhe të kuptuarit në përpunimin e skicës ideore për hulumtimin komunikues me të gjithë fazat e saj, e cila do të gjejë zbatim në aplikime për projekte në fusha të rëndësishme të sektorëve politikë- shoqërorë, kulturorë, profesionalë, të komunikimit masiv dhe biznesit, posaçërisht tek organizatat e sektorit civil.
-
[CCM-201]
[6 SETK]
Studimet e mediave
Qëllimet e programit të lëndës (kompetencat), janë: - T'i përgatitë studentët në funksionet themelore të mediave dhe mjeteve për komunikim masiv, - T'i njoftojë me ndikimin e tyre dhe rëndësinë e shoqërisë, - T'i njoftojë me profesionin gazetaresk, - T'i njoftojë me funksionet dhe llojet e gazetarisë dhe prodhimeve gazetareske.
-
[C2185]
[6 SETK]
Kultura, identiteti dhe globalizmi
Qëllimi i lëndës: Studentët duhet të jenë në gjendje: - Ta kuptojnë ndikimin e globalizimit në identitetin kulturor; - Të njihen me aspektet e ndryshme të identitetit kulturor (personal, etnik, social, kombëtar); - Ta shohin dhe kuptojnë në mënyrë kritike ndikimin e kulturës popullore dhe globalizimit në formimin e identitetit; - Të njihen me mënyrat e komunikimit verbal dhe jo verbal në kultura të ndryshme përmes shembujve të caktuar dhe studimeve të rasteve.
-
[CCM-302]
[6 SETK]
Diplomacia
Lënda i njofton studentët në themelet e sqarimit teorik të themeleve të marrëdhënieve diplomatike, jep një pasqyrë të zhvillimit, të rolit dhe rëndësisë së diplomacisë në komunikimin ndërkombëtar dhe të aplikimit praktik të aftësive diplomatike në prezantimin e jashtëm të shteteve në planin politik, ekonomik dhe kulturor.
-
[C2069]
[3 SETK]
Komunikim gojor
Objektivat e programit të lëndës: - T’i zhvillojnë aftësitë e komunikimit verbal. - Të jenë në gjendje të përfshihen aktivisht në një diskutim mbi një temë të veçantë. - T’i zotërojnë teknikat për komunikim të suksesshëm. - Të shprehin mendimin e tyre kritik për tema të caktuara. - T’i zbatojnë teknikat e adaptuara në karrierën e tyre profesionale.
- [3 SETK] Gjuhë angleze
Semestri 4
-
[C2070]
[3 SETK]
Komunikim me shkrim
Objektivat e programit të lëndës: - Të fitojë njohuri në lidhje me procesin e të shkruarit (fazat në krijimin e një teksti). - Të miratojë normat standarde të gjuhës. - Të arrijë një nivel akademik për shprehje me shkrim në shqip, maqedonisht ose anglisht, i cili do të zbatojë njohuritë e marra më parë të gjuhës standarde. - Të inkurajojë motivimin e studentëve për shprehje me shkrim pavarësisht nga llojet dhe format e tekstit. - Të miratojë kriteret e tekstualitetit, të cilat janë thelbësore për një tekst. - Përvetësimi i aftësive për kërkimin e materialeve (biblioteka dhe burimet online).
-
[CCM-403]
[6 SETK]
Organizatat ndërkombëtare
Kjo lëndë fokusohet në studimin e historisë, strukturave dhe funksioneve të organizatave ndërkombëtare dhe në sistemet e brendshme komunikuese në vetë organizatat. Duke i shqyrtuar aktet e themelimit, parimet themelore të përgjegjësive ligjore dhe funksionimit të organizatave ndërkombëtare dhe vetë shteteve anëtare të atyre organizatave. Do të shqyrtohet mënyra dhe sistemi i komunikimit i Kombeve të Bashkuara, NATO-s, BE-së, OSBE-së, Këshillit të Evropës, etj.
-
[CCM-402]
[6 SETK]
Marrëdhënie me publikun: parimet dhe praktikat
Njohje me parimet themelore, ligjet dhe zhvillimi i marrëdhënieve me publikun. Fitimi i njohurive për konceptin e marrëdhënieve me publikun, definicioni dhe zhvillimi historik, roli i ri i marrëdhënieve me publikun në pajtueshmëri me procesin e menaxhmentit dhe teoritë e reja për marrëdhënie me publikun.
-
[ECS093]
[6 SETK]
Semiotika e komunikimit masiv
Qëllimi i lëndës: Studentët të njihen me terminet semiotikë dhe komunikimin masiv.
-
[C2186]
[6 SETK]
Media dhe politika kulturore në Bashkimin Evropian
Qëllimet e lëndës: Të njohë studentët me kulturën mediatike në Bashkimin Evropian, ndikimin e masmedias në formimin e vlerave evropiane, drejtimet në kritikën ndaj kulturës masive, si dhe bazat e standardeve dhe kritereve evropiane në krijimin e kulturës mediatike. Studentët, do të kenë mundësinë t’i analizojnë rregulloret evropiane dhe praktikat kombëtare në kulturën mediatike të shteteve anëtare, si dhe të vendeve kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
- [3 SETK] Gjuhë angleze
Semestri 5
-
[ECM-603]
[6 SETK]
Politikat ndërkombëtare
Lënda i shtjellon sistemet politike bashkëkohore, metodologjinë e hulumtimit të fenomeneve politike në planin ndërkombëtar, tipologjizimin dhe klasifikimet bashkëkohore të politikave ndërkombëtare përmes qasjes shkencore në analizën politike të strukturës, organizimit dhe funksionimit të sistemeve politike ndërkombëtare.
-
[CCM-502]
[6 SETK]
Komunikimi politik
Nëpërmjet lëndës komunikimi politik sqarohet dhe analizohet komunikimi politik, i cili ka histori që prej kur ekziston bashkësia politike, megjithatë nuk merret me anën historike, duke dashur të mbetet me kohërat moderne dhe në aktualitetin politik. Lënda, po ashtu, ka pikë të përbashkëta me problemet e të menduarit publik, por më së shumti merret me natyrën e marrëdhënies në mes politikanëve dhe mediave. Pas përfundimit të mësimit, studenti do të ketë mundësi të kuptojë dhe të zbatojë pikëpamjet në lidhje me krijimin politik dhe komunikimin, mënyrën e përvetësimit të ideve dhe qëndrimeve.
-
[C2188]
[6 SETK]
Zhanret mediatike dhe gazetareske
Qëllimi i lëndës është të njohë studentët me llojet dhe funksionin e medias, t’i kuptojnë standardet dhe normat profesionale në punën e tyre, të aftësohen t’i dallojnë zhanret gazetareske sipas strukturës së mesazhit mediatik dhe veçanërisht e rëndësishme, për ta identifikuar ndikimin dhe efektet në audiencë, për të formuar opinionin publik dhe përcaktimet që e definojnë produktin gazetaresk, si një manipulim të opinionit publik. Për të zbatuar teorinë, studentët do të mund të dallojnë dhe shkruajnë lajmet nga komenti, gjegjësisht informativ nga zhanret analitike, duke zbatuar standarde dhe kritere profesionale.
-
[6 SETK]
Zgjedhore nga njësi tjera
- [CPA-101] Hyrje në administrimin publik
- [CPA-201] Lidershipi publik dhe zhvillimi organizativ
- [CPA-302] Hyrje në politikat publike
- [EFE-132] Liritë dhe të drejtat e njeriut
- [CLE-203] Shkrimi dhe arsyetimi ligjor
- [EARTL-01] Teknologjia reproduktive e asistuar dhe e drejta
- [ELE-408] Dhuna në familje
- [CCS-101] Hyrje në shkenca kompjuterike
- [CCS-102] Teknologjitë e Internetit
- [CCS-402] Probabiliteti dhe statistika e zbatuar
- [ECS-500] E-tregtia
- [CISM2021] Hyrje në sistemet e informacionit
- [ECS3060] Etika profesionale e TI
- [EFE-129] Gjuhë shqipe me kulturë shkrimi
- [EFE-105] Gjuhë gjermane 1-4
- [EEL-613] Multikulturalizmi në mësimdhënien e gjuhës angleze
- [EFE-108] Studime ndërkulturore
- [E2539] Arsyetimi dhe mendimi kritik
- [EPRNM] Marrëdhëniet me publikun dhe mediat e reja
- [ECM-602] Media dhe shoqëria
- [CBE-101] Hyrje në ekonomi dhe biznes
- [CBE-103] Parimet e menaxhmentit
- [EBEM-503] Komunikimi afarist
- [EBE-408] Menaxhimi i projekteve
- [EBE-403] Plani i biznesit
- [EBE-409] Etika dhe përgjegjësia shoqërore e korporatave
- [EF999] Gjuhë frënge 1-2-3
- [BSIL3010] Gjuhë italiane 1-2-3
- [EFE-102] Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
- [EDOL-03] Arsimim online dhe digjital
- [ECE-02] Gjuhë angleze për bashkëbisedim
- [E2529] Shkathtësi komunikuese në kontekst profesional në anglisht
- [E2350] Beletristike dhe argëtim
- [E2531] Letërsi angleze dhe filmi
- [E2540] Gjuha maqedonase për terminologji juridike dhe të BE
- [6 SETK] Zgjedhore e përgjithshme (nga PS)
Semestri 6
-
[C2187]
[6 SETK]
Komunikimi global dhe ndryshimi social
Lënda është krijuar për të zhvilluar aftësitë profesionale dhe një kuptim kritik të rolit të medias dhe komunikimit në lehtësimin e proceseve të ndryshimit social. Komunikimi global luan një rol kyç në sjelljen e ndryshimeve në botën përreth nesh, qoftë në lidhje me ndryshimet në normat shoqërore, zhvillimin ekonomik apo ndryshimet e gjera shoqërore që ndikojnë në politikat publike. Kjo lëndë do të inkurajojë studentët të shqyrtojnë në mënyrë kritike teoritë e komunikimit, ndryshimet shoqërore, zhvillimin ekonomik, etj. Media dhe komunikimi i qytetarëve përfshijnë procese sociale, kulturore dhe politike që kanë potencialin të jenë transformuese. Këto qasje dhe procese, shpesh, nuk kuptohen mirë nga politika dhe praktika kryesore e zhvillimit, duke rezultuar në zbatim të dobët. Megjithatë, media dhe komunikimi i qytetarëve ka të bëjë më shumë me sjelljen e zërave të ndryshëm në politikën pluraliste, kontribuon në proceset e ndërtimit shoqëror dhe kulturor, duke ripërcaktuar normat ekskluzive dhe marrëdhëniet e pushtetit. Pjesëmarrja lokale, pronësia dhe kontrolli mund t'i lejojnë njerëzit të rikonstruktojnë hapësirat, ku zërat e tyre vijnë në shprehje.
-
[CCM-603]
[6 SETK]
Komunikimi dhe lidershipi
Kjo lëndë hulumton historinë e teorive të lidershipit, me vëmendje primare të lidershipit të transformimit. Motivohet pjesëmarrja e bërjes së lidershipit me vëmendje të veçantë në mundësitë e komunikimit lidershipi i transformimit.
-
[CCM-504]
[6 SETK]
Praktika profesionale
Qëllimi i lëndës është që studentët të fitojnë aftësi në fushën e punës praktike që t’i shtojnë mundësitë e tyre për punësim pas diplomimit. Studentët do të munden më lehtë t’i identifikojnë mundësitë për zhvillimin e karrierës së tyre profesionale, si dhe njohuritë për strategjitë e teknikat për kërkime në tregun e punës në rajon dhe më gjerë.
-
[6 SETK]
Zgjedhore nga njësi tjera
- [CPA-101] Hyrje në administrimin publik
- [CPA-201] Lidershipi publik dhe zhvillimi organizativ
- [CPA-302] Hyrje në politikat publike
- [EFE-132] Liritë dhe të drejtat e njeriut
- [CLE-203] Shkrimi dhe arsyetimi ligjor
- [EARTL-01] Teknologjia reproduktive e asistuar dhe e drejta
- [ELE-408] Dhuna në familje
- [CCS-101] Hyrje në shkenca kompjuterike
- [CCS-102] Teknologjitë e Internetit
- [CCS-402] Probabiliteti dhe statistika e zbatuar
- [ECS-500] E-tregtia
- [CISM2021] Hyrje në sistemet e informacionit
- [ECS3060] Etika profesionale e TI
- [EFE-129] Gjuhë shqipe me kulturë shkrimi
- [EFE-105] Gjuhë gjermane 1-4
- [EEL-613] Multikulturalizmi në mësimdhënien e gjuhës angleze
- [EFE-108] Studime ndërkulturore
- [E2539] Arsyetimi dhe mendimi kritik
- [EPRNM] Marrëdhëniet me publikun dhe mediat e reja
- [ECM-602] Media dhe shoqëria
- [CBE-101] Hyrje në ekonomi dhe biznes
- [CBE-103] Parimet e menaxhmentit
- [EBEM-503] Komunikimi afarist
- [EBE-408] Menaxhimi i projekteve
- [EBE-403] Plani i biznesit
- [EBE-409] Etika dhe përgjegjësia shoqërore e korporatave
- [EF999] Gjuhë frënge 1-2-3
- [BSIL3010] Gjuhë italiane 1-2-3
- [EFE-102] Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
- [EDOL-03] Arsimim online dhe digjital
- [ECE-02] Gjuhë angleze për bashkëbisedim
- [E2529] Shkathtësi komunikuese në kontekst profesional në anglisht
- [E2350] Beletristike dhe argëtim
- [E2531] Letërsi angleze dhe filmi
- [E2540] Gjuha maqedonase për terminologji juridike dhe të BE
- [6 SETK] Zgjedhore e përgjithshme (nga PS)
Semestri 7
-
[C2189]
[6 SETK]
Psikologjia e masmedias dhe komunikimit masiv
Qëllimet e lëndës: Studentët të njihen me ndikimet dhe rezultatet psikologjike të kërkimit mediatik dhe të komunikimit masiv, si dhe rëndësinë e tyre për zhvillimin e komunikologjisë, si shkencë sociale nga njëra anë dhe nga ana tjetër, të njihen me shfaqjen e dukurive të rëndësishme shoqërore. Manipulimi dhe propaganda, bindja, përzgjedhja e fakteve dhe vlerave janë shkak dhe në të njëjtën kohë pasojë e ndikimeve negative mediatike në shoqëri, duke krijuar sindromin e identifikimit dhe projeksionit, konfliktit të sistemeve të vlerave, qytetarit të paangazhuar, privimit mediatik, ndarjes gjinore, përkatësie etnike, politike e të tjera, stigmatizimi,etj.
-
[C2190]
[6 SETK]
Rrjetat sociale: konceptet dhe tipologjitë
Qëllimi i lëndës është t'i prezantojë studentët me konceptet, strategjitë dhe teknologjitë e ndryshme ekzistuese dhe të reja që përdoren në mjedisin e sotëm online. Ajo mbulon një sërë platformash të rrjeteve sociale, përmbajtje dhe mjete, si dhe çështje të sigurisë dhe privatësisë së mediave sociale. Studentët, do të mësojnë se si të përdorin mediat sociale për të arritur qëllimet personale dhe profesionale.
-
[C2191]
[6 SETK]
Retorika dhe fjalimi publik
Qëllimet e lëndës: -studentët duhet të njihen me zanafillën dhe historinë e retorikës; -të dinë çfarë është retorikë e mirë; -të mësohen nga fjalimet publike të personave të suksesshëm; -të dinë se si krijohet një fjalim publik; -të prezantojnë një fjalim në ndonjë diskutim apo konferencë shkencore.
- [6 SETK] Zgjedhore e përgjithshme (nga PS)
- [6 SETK] Zgjedhore profesionale (nga drejtimi)
Semestri 8
-
[C2192]
[6 SETK]
Sociologjia e masmedias dhe komunikimit masiv
Qëllimi i lëndës: Siç përkufizohet nga C. Wright Mills në “The Power Elite” (1956), masmedia ka dy karakteristika të rëndësishme sociologjike: së pari, shumë pak njerëz mund të komunikojnë me një numër të madh; dhe, së dyti, publiku nuk ka mënyrë efektive për t'u përgjigjur. Komunikimi masiv është përkufizuar si një proces i njëanshëm. Kjo lëndë i fut studentët në studimin e masës dhe paraqet një ekzaminim multidisiplinar të ndërveprimit kompleks midis komunikimit masiv dhe jetës sociale. Studentët do të angazhohen në mënyrë kritike ndaj të gjitha formave të mediave masive, duke filluar nga mediat e shkruara tradicionale, radio dhe televizioni e deri tek teknologjitë e reja të informacionit. Duke përdorur një qasje historike, gjithashtu do të shqyrtojmë mënyrat në të cilat kultura dhe opinioni mund të formësohen dhe manipulohen nga burime të ndryshme mediatike. Gjithashtu, lënda shqyrton masmedian si një institucion shoqëror. Në një epokë të globalizimit, është gjithnjë e më e rëndësishme të shikosh masmedian përmes qasjeve sociologjike. Vitet e fundit, sociologët kanë studiuar ndryshime të rëndësishme në politikën publike që rregullon masmedian, përqendrimin e pronësisë mbi masmedian tradicionale dhe inovacionet teknologjike që kanë krijuar forma të reja të masmediave. Pasojat e këtyre ndryshimeve janë të mëdha. Duke përdorur libra, video, artikuj dhe projekte në klasë, do të përpiqemi t’i kuptojmë këto ndryshime dhe se si ato ndikojnë në grupe të ndryshme në shoqërinë globale.
-
[C2193]
[6 SETK]
Mediat sociale dhe komunikimet on-line
Qëllimi i lëndës është të mësojë studentët se si të krijojnë dhe mbajnë një prani në media sociale për aktivitete specifike biznesi, duke përfshirë Facebook, Twitter, Google+, Tumblr, LinkedIn, YouTube, Instagram, etj. Studentët, do të mësojnë të përdorin mediat sociale për marrëdhënie me publikun dhe qëllime të tjera komunikimi.
-
[CCM-802]
[6 SETK]
Komunikimi ndërkombëtare dhe zgjidhja e konflikteve
Komunikimi Ndërkombëtar dhe zgjidhja e konflikteve është një fushë e studimit që zgjon interesim gjithnjë e më të madh si rezultat i proceseve bashkëkohore të globalizimit. Komunikimi global i mundësuar me ndihmën e teknologjisë moderne krijon një platformë për një numër të stërmadh të komunikimeve të përditshme midis të kulturave të ndryshme. Në këtë kuptim, kjo lëndë synon të na i bëjë me dije problemet që mund ta vështirësojnë procesin e komunikimit midis kulturave të ndryshme. Tema që lidhen me problematikën e stereotipave, me përgjithësimet, shkathtësitë e komunikimit, orientimet dhe strategjitë komunikuese janë pjesë e materialit thelbësor që do trajtohet në këtë lëndë. Pritjet janë që studentët të fitojnë: - Aftësi që t’i shpjegojnë dimensionet e llojllojshme të komunikimit ndërkulturor që mund të shkaktojnë një situatë konflikti; - Të jenë të aftë ta analizojnë në mënyrë kritike dinamikën e ndërveprimit ndërkulturor; - Të jenë të gatshëm për përgatitjen dhe planifikimin e strategjisë për ndërveprimin ndërkulturor; - Të përgatisin një studim për ndonjë rast të komunikimit ndërkulturor dhe të zgjidhjes së konflikteve.
- [6 SETK] Zgjedhore e përgjithshme (nga PS)
- [6 SETK] Zgjedhore profesionale (nga drejtimi)
