Programi: |
Gjuhë dhe Letërsi Gjermane (2022/2023) |
| Cikli i studimeve: | Cikli i parë (Deridiplomike) |
| Fakulteti: | Gjuhët, Kulturat dhe Komunikimi |
| Kodi i programit: | N-DE |
| Viti akademik: | 2023 / 2024 |
| Titulli: | Profesor i diplomuar i gjuhës dhe letërsisë gjermane |
| SETK: | 180
(3 vite)
Akreditimi
|
| Vendimi: |
Vendimi për fillim me punë
|
Struktura e programit përmban studime, të cilat nga natyra janë dinamike, integruese dhe ndërvepruese. Programi është dizajnuar të ofrojë qasje integruese në tema nga fusha e gjuhëve, kulturave dhe komunikimeve, duke e implementuar këtë koncept nëpërmjet programit mësimor. Lëndët, të cilat janë përfaqësuar në këtë program paraqesin perspektiva të cilat bazohen në teorinë, e cila është e lidhur ngushtë me aplikimin praktik në botën e gjuhës, kulturës, artit, arsimit dhe komunikimit.
Qëllimet kryesore janë:
- T’i përgatisë studentët për pozitën e udhëheqësit në institucionet dhe organizatat arsimore, kulturore dhe shkencore në vend dhe kudo në botë.
- T’i përgatisë studentët për ndërtimin e karrierës në fushën e profesionit të tyre në sektorin shtetëror, privat dhe joqeveritar.
- Të ofrojë një sërë modulesh që përfshijnë thelbin e dijes për përafrimin ndaj profesioneve, të cilat më pak ose më shumë janë të lidhura me fushën e arsimit dhe kulturës.
- Ta mundësojë arritjen e shkathtësive kërkimore dhe përvojë për gjuhën, literaturën dhe kulturën në organizatat publike, private dhe ndërkombëtare.
- Ta zhvillojë konceptin e mendimit kritik tek studentët.
- Ta mundësojë qasjen aktive të studentëve në ligjëratat dhe në kryerjen e kërkimeve të pavarura në të gjitha fushat e organizatave shoqërore, arsimore, kulturore dhe shkencore.
- Ta mundësojë zhvillimin e shkathtësive personale, pastaj shkathtësitë e komunikimit, për kërkime dhe shkathtësi të tjera të rëndësishme, të cilat janë të nevojshme për punësim.
Programi për studime deridiplomike studentëve iu ofron kuptim të thellë dhe njohuri nga fusha e arsimit dhe kulturës, ndërkohë i orienton në fusha të caktuara, të cilat do të specializohen në vitin e fundit të studimeve. Përbërja e programit studimor ka për qëllim kombinim të balancuar të njohurive themelore dhe shkathtësive specifike profesionale. Viti i parë është i rëndësishëm për studentët, për shkak se ndërlidh një spektër të plotë të lëndëve ndërdisiplinore. Kjo do të ketë dobi të konsiderueshme për formimin e tyre profesional.
Të diplomuarit e këtij programi studimor posedojnë njohuri, shkathtësi dhe kompetenca, të cilat u mundësojnë atyre vazhdimin e studimeve të ciklit të dytë përkatësisht studimeve master nga gjuha, letërsia dhe kultura gjermane, ose ta fillojnë karrierën e tyre si mësimdhënës bashkëkohorë të gjuhës gjermane në shkollat fillore dhe të mesme, ose në shkollat private. Përveç kësaj modulet nga fusha e linguistikës, letërsisë dhe kulturës dhe didaktikës i aftësojnë për kryerjen e veprimtarive të tjera në: administratën shtetërore dhe marketing, në shërbimin diplomatik, në institucione publike dhe private, ose si përkthyes dhe interpretues, në forcimin e marrëdhënieve gjermane-maqedonase, në sferën e politikës, kulturës dhe ndërmjetësimit kulturor, veprimtari në fushën e gazetarisë, si dhe në shtëpitë botuese, në ndërmarrjet ndërkombëtare ose në turizëm.
Njohuritë dhe të kuptuarit
- Të ketë njohuri dhe kuptim nga sfera e studimeve gjermane, të cilat ndërtohen mbi arsimin e tyre të mesëm të përgjithshëm.
- Të fitojë kompetenca të mira gjuhësore të gjuhës gjermane në raport me katër aftësitë gjuhësore (të folurit, të dëgjuarit, të lexuarit dhe të shkruarit).
- Të ketë njohuri dhe kuptim të çështjeve kulturore, të cilat kanë të bëjnë me shtetet në të cilat flitet gjuha gjermane dhe të mund të analizojë dhe të vlerësojë në mënyrë kritike gjuhën, letërsinë, historinë, shoqërinë dhe mediumet gjermane.
- Të mundet t’i kuptojë periudhat e ndryshme dhe autorët e mëdhenj të letërsisë së vendeve, ku flitet gjuha gjermane.
- Të njoftojë një spektër të strategjive dhe resurseve mësimore, duke e kyçur teknologji për nxitjen e interesit dhe përkrahjen për mësim të gjuhës gjermane si gjuhë e huaj.
Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit
- Të jenë të aftë për aplikimin e shkathtësive të tyre metodologjike në profesionin e tyre si mësimdhënës nëpër shkollat fillore dhe të mesme.
- Të jenë të aftë për aplikimin e njohurive të tyre për përkthim zyrtar gjyqësor nga gjuha gjermane në shqip apo maqedonisht dhe anasjelltas.
- Ta shfrytëzojnë gjuhën gjermane në formë të përshtatshme në situata të ndryshme akademike dhe sociale.
- Të ndërtojnë dhe mbështesin argumente dhe të zgjedhin probleme në sferën e tyre të linguistikës, letërsisë, kulturës dhe metodikës gjermane.
Aftësitë për të vlerësuar
- Të mund të analizojnë pyetje dhe debate bashkëkohore në bazë të njohurive të tyre gjuhësore, kulturore dhe letrare.
- Të mund ta vlerësojnë përshtatshmërinë e teknikave studimore, të cilat ngërthejnë stile të ndryshme të mësimit në klasë, ku mësohet gjuha gjermane si gjuhë e huaj.
- Të vlerësojnë dhe analizojnë tekste të ndryshme nga letërsia, duke u kujdesur për gjuhën, stilin, simbolet dhe metaforën. Të krahasojnë dhe dallojnë tekste letrare përgjatë kohëve dhe popujve të ndryshëm.
- T’i mbledhin dhe interpretojnë të dhënat themelore të linguistikës, të cilat kanë të bëjnë me gjuhën gjermane.
Aftësitë e komunikimit
- Të komunikojnë në mënyrë efektive me studentët dhe nxënësit në ambiente të klasës.
- Të prodhojnë dhe të organizojnë shprehje të qarta gramatikore dhe fjali komplekse (të përbëra).
- Të komunikojnë në gjuhë gjermane me vokabular të përshtatshëm profesional, si për publikun e veçantë, ashtu edhe për atë jo të veçantë.
- Të debatojnë me mendim të informuar për aspekte të ndryshme të trendëve kulturore gjermane, mendimtarëve dhe ndodhive historike.
Aftësitë e të mësuarit
- Të kenë shkathtësi autonome për mësim dhe të jenë të vetëmotivuar për arritjen e qëllimeve profesionale përmes përdorimit të pavarur të materialeve autentike.
- Në mënyrë sistematike të zhvillojnë shkathtësi produktive dhe perceptuese në kontekst të studimeve gjermane.
- Të kenë aftësi për zhvillimin e teknikave dhe materialeve të ndryshme studimore në lidhje me situatën e tyre studimore.
Semestri 1
-
[CGL-102]
[6 SETK]
Hyrje në linguistikën gjermane
Qëllimi i lëndës hyrje në linguistikë është ofrimi i një pamje më të gjerë në linguistikën bashkëkohore gjermane. Kjo lëndë, duhet të ofrojë hyrje në problemet dhe sferat e kërkimit mbi shkencën e gjuhës, konceptet e saj, metodat dhe rezultatet, si dhe teoritë zhvillimore të saj. Në kuadër të lëndës, do të përfshihen temat vijuese: gjuhë, komunikim dhe semiotikë, fonetikë dhe fonologji, grafematikë dhe ortografi, fjalëformimi dhe lakimi, sintaksa; analizë tradicionale fjalish, varësia dhe valenca, semantika, sociolinguistika, pragmatika, linguistika tekstuale, etj.
-
[CGL-101]
[6 SETK]
Gjuhë e sotme gjermane I
Qëllimi i lëndës është përvetësimi i kompetencave gjuhësore të nivelit А2/1. Në kuadër të lëndës, studentët do t’i përmirësojnë shkathtësitë e veta gjuhësore (lexim, shkrim, të folurit, dëgjim). Përveç kësaj, ata do të fitojnë informata dhe përshtypje për vendet, ku flitet gjuha gjermane dhe do të njihen me ndodhitë bashkëkohore në shtetet gjermanofolëse. Rëndësi e veçantë i kushtohet bisedës, shkrimit, dëgjimit, leximit dhe gramatikës dhe me përfundimin e lëndës, studentët, duhet të tregojnë njohuri fillestare nga këto shkathtësi. Në mënyrë praktike, studentët ushtrojnë shqiptimin dhe intonimin e fjalëve, gramatikën fillestare, strukturimin e fjalive dhe rregullat kryesore të drejtshkrimit. Lexojnë tekste të thjeshta, dialog, letra, tregime, etj. Mësim të fjalëve të reja përmes paraqitjes së situatave nga jeta e përditshme.
-
[CGL-103]
[6 SETK]
Hyrje në studimet e letërsisë gjermane
Kjo lëndë ka për qëllim të ofrojë një hyrje në letërsinë gjermane, veçanërisht në epokën e letërsisë dhe kulturës gjermane të kohës së Mesjetës deri në letërsinë e kohës së tashme, si dhe në terminologjinë e letërsisë në përgjithësi. Në kuadër të kësaj ligjërate, do të përpunohen autorë të rëndësishëm dhe vepra të periudhave të ndryshme, zhanre, etj. Parashihet një hyrje dhe studim i letërsisë gjermane në periudha, duke filluar nga mesjeta, humanizmi, baroku, klasika, romantizmi, ekspresionizmi dhe letërsia e shekullit 20.
-
[3 SETK]
Gjuhë shqipe/maqedonase
- [BAM1010] Gjuhë shqipe për fillestarë 1
- [BAM2010] Gjuhë shqipe për fillestarë 2
- [BS018] Gjuhë maqedonase për fillestarë 1
- [BS152] Gjuhë maqedonase për fillestarë 2
- [MLIL-01] Gjuhë maqedonase niveli i mesëm 1
- [MLIL-02] Gjuhë maqedonase niveli i mesëm 2
- [MAPP1010] Gjuhë maqedonase për qëllime profesionale 1
- [MAPP1020] Gjuhë maqedonase për qëllime profesionale 2
- [3 SETK] Gjuhë angleze
- [6 SETK] Zgjedhore/Kompetencat digjitale
Semestri 2
-
[CGL-203]
[6 SETK]
Gjuhë e sotme gjermane II
Qëllimi i kësaj lënde, para së gjithash, është përfitimi i kompetencave gjuhësore në nivel А2/2. Lënda është vazhdimësi e lëndës Gjuha e Sotme Gjermane I. Studentët, do t’i përmirësojnë shkathtësitë e veta gjuhësore (lexim, shkrim, të folurit, dëgjim). Krahas kësaj, ata do të përfitojnë informata dhe përshtypje për vendet ku flitet gjuha gjermane dhe do të njihen me ndodhitë bashkëkohore në shtetet gjermanofolëse. Përfitohen shkathtësitë: të dëgjuarit, të kuptuarit, të lexuarit dhe të folurit përmes punës, me librin shkollor “Schritte international 4 dhe 5”. Biseda në tema nga e përditshmja, dialog, përbërje të shkurtra, tekste me zbrazëtira, ushtrime të fonetikës, ushtrime për të kuptuar tekstin e folur, etj.
-
[CGL-204]
[6 SETK]
Fonetika dhe fonologjia e gjuhës gjermane
Qëllimi kryesor i kësaj lënde është ofrimi i hyrjes në pjesë të ndryshme të fonetikës dhe të fonologjisë gjermane. Në plan të parë janë bazat fiziologjike të formimit të fjalës, si dhe përshkrimet artikuluese dhe akustike dhe klasifikimi i tingujve (bashkëtingëlloret dhe vokalet). Qasje në problemet e transkriptimit, si dhe kërkime në prozoditë që e rrumbullakësojnë materialin. Në pjesën e dytë janë prezantuar qasje të ndryshme përshkruese të fonologjisë gjermane dhe diskutohet në gamën e tyre. Ushtrimet në fonematikë dhe artikulim të gjuhës gjermane, si dhe variacionet e saja e përshkruajnë zbatimin e tyre.
-
[CGL-201]
[6 SETK]
Letërsia gjermane e shek. 18
Kjo lëndë ka për qëllim të ofrojë qasje në historinë e letërsisë gjermane të shekullit 18. Nga studentët pritet njohje me veprat dhe autorët më të dalluar të kësaj periudhe me qëllim të kuptimit të mënyrës së të menduarit dhe të krijimit të letërsisë gjermane të shekullit 18. Lënda duhet t’i aftësojë studentët të depërtojnë në motivet për interpretimet dhe krijimin e teksteve të shkruara. Me këtë lëndë, studentët, do të fillojnë me njohjen e lëvizjeve evropiane dhe vlerës së literaturës dhe gjendjes sociale përgjatë Evropës. Me këtë lëndë është paraparë analizë e autorëve dhe temave në vijim nga kjo periudhë e letërsisë gjermane: Gottsched, Lessing, Goethe, Schiller 1. Aufklärung në historinë e kulturës në Evropë dhe në Gjermani. Sturm-und-Drang-Phase. Klasikë gjermane.
-
[3 SETK]
Gjuhë shqipe/maqedonase
- [BAM1010] Gjuhë shqipe për fillestarë 1
- [BAM2010] Gjuhë shqipe për fillestarë 2
- [BS018] Gjuhë maqedonase për fillestarë 1
- [BS152] Gjuhë maqedonase për fillestarë 2
- [MLIL-01] Gjuhë maqedonase niveli i mesëm 1
- [MLIL-02] Gjuhë maqedonase niveli i mesëm 2
- [MAPP1010] Gjuhë maqedonase për qëllime profesionale 1
- [MAPP1020] Gjuhë maqedonase për qëllime profesionale 2
- [3 SETK] Gjuhë angleze
- [6 SETK] Zgjedhore/Kompetencat digjitale
Semestri 3
-
[CGL-301]
[6 SETK]
Gjuhë e sotme gjermane III
Qëllimi i kësaj lënde, para së gjithash, është përfitimi i kompetencave gjuhësore në nivel Б1/1. Në kuadër të lëndës, do të thellohen njohuritë paraprake, si dhe do t’i jepet vëmendje e veçantë bisedës dhe shkrimit. Të shkruarit ushtrohet dhe zbatohet përmes detyrave të shtëpisë (ese, prezantime, ftesa, etj). Të folurit ushtrohet në klasë (puna në grupe, prezantime, referate, loja, etj). Punohet në mënyrë plotësuese në thellimin e njohurive nga gramatika.
-
[CGL-304]
[6 SETK]
Morfologjia e gjuhës gjermane
Qëllimi i lëndës është t’i njoftojë studentët me termet themelore të morfologjisë gjermane. Në plan të parë të lëndës qëndrojnë para së gjithash llojet e fjalëve (të ndryshueshme dhe të pandryshueshme). Në kuadër të kësaj ligjërate prezantohen dhe sqarohen prej së afërmi vetitë në vijim të gjuhës standarde gjermane: nocionet themelore të morfologjisë (morfema, fjala, klasifikimi i llojeve të fjalëve), folja, klasifikimi i foljeve sipas kritereve morfologjike, foljet e rregullta dhe të parregullta, klasifikimi i foljeve sipas kritereve sintaksore, foljet e plota dhe foljet ndihmëse, klasifikimi i foljeve sipas kritereve semantike, forma infinitiv i foljes: infinitiv, particip 1, particip 2, koha, përdorimi i formave kohore, foljet modale, pasivi, funksionet e aktivit dhe pasivit, mënyra e foljes: indikativi, konjunktivi 1 dhe 2, imperativi, emrat, kallëzuesit, ndajfoljet, lidhëzat, fjalët modale, etj.
-
[CGL-303]
[6 SETK]
Letërsia gjermane e shek. 19
Kjo lëndë ka për qëllim të ofrojë qasje në historinë e letërsisë gjermane të shekullit 19. Nga studentët pritet njohje me veprat dhe autorët më të dalluar të kësaj periudhe me qëllim të kuptimit të mënyrës së të menduarit dhe të krijimit të letërsisë gjermane të shekullit 19. Lënda, duhet t’i aftësojë studentët të depërtojnë në interpretimin e teksteve të ndryshme të kësaj periudhe dhe në krijimin e teksteve të shkruara. Me këtë lëndë, studentët, do të fillojnë me njohjen e lëvizjeve evropiane dhe vlerës së literaturës dhe gjendjes sociale përgjatë Evropës. Me këtë lëndë është paraparë analizë e autorëve dhe temave në vijim nga kjo periudhë e letërsisë gjermane, siç është poetika e autorëve nga periudha e romantizmit dhe realizmit Kleist, Tieck, Schlegel, Novalis, Hoffmann, Grillparzer, Heine, Büchner, Keller, Fontane Grillparzer, Nestroy, Heine, Büchner, Keller, Fontane.
-
[EGL-401]
[6 SETK]
Përkthim nga gjermanishtja në shqip/maqedonisht
Kjo lëndë ka për qëllim t’i njoftojë studentët me konceptet themelore nga fusha e përkthimit. Fokusi kryesor i kësaj lënde është përkthimi i teksteve nga gjuha gjermane në shqip/maqedonisht. Kjo formë e përkthimit përfshinë përkthim të teksteve letrare, siç janë: tregimet, novelat, romanet, poezitë, etj. Gjithashtu, do të përkthehen edhe shkrime nga gazetat dhe revistat e ndryshme.
-
[C2069]
[3 SETK]
Komunikim verbal
Objektivat e programit të lëndës: - Të zhvillojnë aftësitë e komunikimit verbal. - Të jenë në gjendje të përfshihen aktivisht në një diskutim mbi një temë të veçantë. - Të zotërojnë teknikat për komunikim të suksesshëm. - Të shprehin mendimin e tyre kritik për tema të caktuara. - Të zbatojnë teknikat e adaptuara në karrierën e tyre profesionale.
- [3 SETK] Gjuhë angleze
Semestri 4
-
[CGL-401]
[6 SETK]
Gjuhë e sotme gjermane IV
Qëllimi i kësaj lënde, para së gjithash, është përfitimi i kompetencave gjuhësore në nivel Б1/2. Në kuadër të lëndës do të thellohen njohuritë paraprake të shkathtësive gjuhësore: të dëgjuarit, të kuptuarit, të lexuarit dhe të folurit përmes punës me librin “Schritte international 5”. Biseda në tema nga jeta e përditshme, dialog, kompozime të shkurtra, tekste të thjeshta nga gazetat, tekste me zbrazëtira, ushtrime fonetike, ushtrime për të kuptuar tekstin e folur, etj. Gjithashtu, do të punohet në thellimin e njohurive nga strukturat komplekse gramatikore të gjuhës gjermane.
-
[CGL-404]
[6 SETK]
Sintaksa e gjuhës gjermane
Lënda ka për qëllim që t’i njoftojë studentët me konceptet themelore të sintaksës së gjuhës gjermane. Në plan të parë të kësaj ligjërate para së gjithash qëndron struktura e fjalisë gjermane. Në kuadër të lëndës, në radhë të parë, do të trajtohen këto tema: konceptet themelore të sintaksës së gjuhës gjermane; çka është fjalia? Shembuj nga analiza e përbërjes së fjalisë, llojet e fjalisë, fjalia e thjeshtë, fjalia e përbërë, Angauesätze, Attributsätze, Wortstellung, Grammatische Kongruenz und Satzfeld und Satzklammer, problemet e teorisë së valencës, dallimet në mes Ergänzungen dhe Angauen, modele të fjalisë, valenca e emrave dhe mbiemrave, modele të ndryshme gramatikore. Në fund të semestrit studentët jo vetëm që do të duhet t’i dinë nocionet më të rëndësishme të sintaksës dhe valencës gramatikore, por edhe t’i zbatojnë, analizojnë dhe t’i përdorin, si duhet.
-
[CGL-405]
[6 SETK]
Letërsia gjermane e shek. 20 (1900-1945)
Kjo lëndë ka për qëllim të ofrojë qasje në historinë e letërsisë gjermane të shekullit 20. Nga studentët, pritet njohje me veprat dhe autorët më të dalluar të kësaj periudhe me qëllim të kuptimit të mënyrës së të menduarit dhe të krijimit të letërsisë gjermane të shekullit 20. Lënda duhet t’i aftësojë studentët të depërtojnë në interpretimin e teksteve të ndryshme të kësaj periudhe dhe në krijimin e teksteve të shkruara. Me këtë lëndë, studentët, do të njihen me veprat dhe autorët letrar, si dhe me zhanret e letërsisë gjermane të shekullit 20, siç janë: periudha e ekspresionizmit, ekzili, etj.
-
[CGL-605]
[6 SETK]
Përkthim nga shqipja/maqedonishtja në gjermanisht
Kjo lëndë ka për qëllim t’i njoftojë studentët me konceptet themelore nga fusha e përkthimit. Fokusi kryesor i kësaj lënde është përkthimi i teksteve nga gjuha shqipe, respektivisht maqedonase në gjermanisht. Kjo formë e përkthimit përfshin përkthim të teksteve letrare, siç janë: tregimet, novelat, romanet, poezitë, etj. Gjithashtu, do të përkthehen edhe shkrime nga gazetat dhe revistat.
-
[C2070]
[3 SETK]
Komunikim me shkrim
Objektivat e programit të lëndës: Për të fituar njohuri në lidhje me procesin e të shkruarit (fazat në krijimin e një teksti). - Të miratojë normat standarde të gjuhës. - Të arrihet një nivel akademik për shprehje me shkrim në shqip, maqedonisht ose anglisht, i cili do të zbatojë njohuritë e marra më parë të gjuhës standarde. - Të inkurajojë motivimin e studentëve për shprehje me shkrim pavarësisht nga llojet dhe format e tekstit. - Të miratojë kriteret e tekstualitetit, të cilat janë thelbësore për një tekst. - Përvetësimi i aftësive për kërkimin e materialeve (biblioteka dhe burimet online).
- [3 SETK] Gjuhë angleze
Semestri 5
-
[CGL-501]
[6 SETK]
Gjuhë e sotme gjermane V
Qëllimi i kësaj lënde, para së gjithash, është përfitimi i kompetencave gjuhësore në nivel B2/1. Lënda është vazhdimësi e gjuhës gjermane 4. Njohuritë gradualisht zgjerohen edhe atë më së tepërmi në gramatikën dhe bisedën në gjuhën gjermane. Bisedat dhe diskutimet nga materialet e lexuara me temat aktuale janë shumë të rëndësishme. Në fund të lëndës, studentët duhet të jenë në gjendje të formulojnë dhe kuptojnë fjali më të përbëra. Shkathtësitë gjuhësore vazhdimisht përmirësohen, veçanërisht të folurit e fjalive të përbëra dhe komplekse. Për tema të ndryshme bëhen ushtrime përkatëse dhe si rrjedhojë pasurohet fjalori.
-
[CGL-504]
[6 SETK]
Leksikologjia e gjuhës gjermane
Qëllimi i kësaj lënde është njohja e studentëve me bazat e leksikologjisë dhe leksikografisë gjermane. Në fokus të kësaj ligjëratë qëndrojnë konceptet fillestare të leksikologjisë, fjalëformimi, onomastika, leksikografia, etj. Në kuadër të kësaj lënde janë përfshirë temat: lënda, detyra dhe etiketimin e leksikologjisë; pozita e leksikologjisë në sistemin e disiplinave gjuhësore; fjala si njësi gjuhësore; shkenca për fjalëformimin; komponimi; derivimi; shkenca mbi kuptimin e fjalës; struktura e fjalorit, zhvillimi i fjalorit; onomastika; frazeologjia dhe leksikografia.
-
[CGL-503]
[6 SETK]
Metodologjia e mësimdhënies së gjermanishtes si gjuhë e huaj I
Lënda ka për qëllim të japë një pasqyrë të metodologjisë së mësimdhënies së gjuhës gjermane dhe të lidhjeve të saj me disiplinat e ngjashme. Një pasqyrë të metodave të gjuhëve të huaja: gramatikore-përkthyese, të drejtpërdrejtë, audio-vizuale, audio-gjuhësore, metoda kognitive dhe qasje komunikuese me koncept pragmatik-funksional dhe ndërkulturor. Metodat alternative. Gjermanistika interkulturore. Faktorët e ligjëratës. Parimet pedagogjike. Parimet metodologjike-didaktike. Teoritë e mësimnxënies. Strategjitë e mësimnxënies. Personaliteti i mësimdhënësit. Format sociale. Format punuese. Kompetencat komunikuese dhe shkathtësitë gjuhësore: dëgjim me kuptim, të folurit, shkrim dhe lexim. Vlerësimi. Testet. Testet e standardizuara. Korniza evropiane referuese e përbashkët dhe portofoli gjuhësor.
-
[6 SETK]
Zgjedhore nga njësi tjera
- [CPA-101] Hyrje në administrimin publik
- [CPA-201] Lidershipi publik dhe zhvillimi organizativ
- [CPA-302] Hyrje në politikat publike
- [EFE-132] Liritë dhe të drejtat e njeriut
- [CLE-203] Shkrimi dhe arsyetimi ligjor
- [EARTL-01] Teknologjia reproduktive e asistuar dhe e drejta
- [ELE-408] Dhuna në familje
- [CCS-101] Hyrje në shkenca kompjuterike
- [CCS-102] Teknologjitë e Internetit
- [CCS-402] Probabiliteti dhe statistika e zbatuar
- [ECS-500] E-tregtia
- [CISM2021] Hyrje në sistemet e informacionit
- [ECS3060] Etika profesionale e TI
- [EFE-129] Gjuhë shqipe me kulturë shkrimi
- [EFE-105] Gjuhë gjermane 1-4
- [EEL-613] Multikulturalizmi në mësimdhënien e gjuhës angleze
- [EFE-108] Studime ndërkulturore
- [E2539] Arsyetimi dhe mendimi kritik
- [EPRNM-02] Marrëdhëniet me publikun dhe mediat e reja
- [ECM-602] Media dhe shoqëria
- [CBE-101] Hyrje në ekonomi dhe biznes
- [CBE-103] Parimet e menaxhmentit
- [EBEM-503] Komunikimi afarist
- [EBE-408] Menaxhimi i projekteve
- [EBE-403] Plani i biznesit
- [EBE-409] Etika dhe përgjegjësia shoqërore e korporatave
- [EF999] Gjuhë frënge 1-2-3
- [BSIL3010] Gjuhë italiane 1-2-3
- [EFE-102] Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
- [EDOL-03] Arsimim online dhe digjital
- [ECE-02] Gjuhë angleze për bashkëbisedim
- [E2529] Shkathtësi komunikuese në kontekst profesional në anglisht
- [E2530] Beletristike dhe argëtim
- [E2531] Letërsi angleze dhe filmi
- [E2540] Gjuha maqedonase për terminologji juridike dhe të BE
- [6 SETK] Zgjedhore e përgjithshme (nga PS)
Semestri 6
-
[CGL-601]
[6 SETK]
Gjuhë e sotme gjermane VI
Qëllimi i kësaj lënde, para së gjithash, është përfitimi i kompetencave gjuhësore në nivel B2/2. Lënda është vazhdimësi e Gjuhës Gjermane 5. Gjithashtu, do të përfitohen shkathtësitë gjuhësore: të dëgjuarit, të kuptuarit, të lexuarit, dhe bisedë përmes punës me librin “Ziel Kursbuch” B2/2. Në bazë të teksteve aktuale autentike e video prezantimeve, studentët do të ushtrojnë në praktikë dialogun dhe monologun, reagimin e përshtatshëm spontan gjatë diskutimit. Gjithashtu, do të ushtrohen format e refuzimit, miratimit dhe përgjigjes gjatë shprehjes së mendimeve dhe propozimeve, etj.
-
[CGL-603]
[6 SETK]
Metodologjia e mësimdhënies së gjermanishtes si gjuhë e huaj II
Kjo lëndë ka për qëllim të japë një vështrim në metodologjinë e mësimdhënies së gjuhës gjermane si gjuhë e huaj: llojet e orëve mësimore, planifikimi, realizimi dhe vlerësimi. Qëllimet e klasës. Ora mësimore. Zgjedhje, gradim dhe prezantim i materialit. Progres gramatikor. Zgjedhje dhe progres në temat dhe leksikun. Mediume dhe mjete ndihmëse në mësim. Në kuadër të kësaj lënde janë paraparë 10 orë hospitime nga gjuha gjermane në shkollat fillore, të mesme, gjimnazet ose institucione tjera arsimore. Secili student gjatë këtij semestri duhet në mënyrë të pavarur të mbaje 3-4 model-orë dhe një orë praktike (provim). Gjatë këtyre orëve duhet të zbatohen të gjitha njohuritë teorike dhe praktike të cilat janë përvetësuar gjatë semestrave paraprak.
-
[CGL-602]
[6 SETK]
Gramatika dhe mësimdhënia e gramatikës
Kjo lëndë ka për qëllim t’i njoftojë studentët me karakteristikat më të rëndësishme gramatikore të gjuhës gjermane, veçanërisht në fushën e morfologjisë dhe sintaksës së gjuhës gjermane. Këto njohuri janë thelbësore për mësuesit e gjermanishtes si gjuhë e huaj, të cilat ndeshen dhe përballen me pyetjet për zbatimin e analizave specifike të këtyre fenomene gramatikore dhe didaktizimin e tyre konkret.
-
[6 SETK]
Zgjedhore nga njësi tjera
- [CPA-101] Hyrje në administrimin publik
- [CPA-201] Lidershipi publik dhe zhvillimi organizativ
- [CPA-302] Hyrje në politikat publike
- [EFE-132] Liritë dhe të drejtat e njeriut
- [CLE-203] Shkrimi dhe arsyetimi ligjor
- [EARTL-01] Teknologjia reproduktive e asistuar dhe e drejta
- [ELE-408] Dhuna në familje
- [CCS-101] Hyrje në shkenca kompjuterike
- [CCS-102] Teknologjitë e Internetit
- [CCS-402] Probabiliteti dhe statistika e zbatuar
- [ECS-500] E-tregtia
- [CISM2021] Hyrje në sistemet e informacionit
- [ECS3060] Etika profesionale e TI
- [EFE-129] Gjuhë shqipe me kulturë shkrimi
- [EFE-105] Gjuhë gjermane 1-4
- [EEL-613] Multikulturalizmi në mësimdhënien e gjuhës angleze
- [EFE-108] Studime ndërkulturore
- [E2539] Arsyetimi dhe mendimi kritik
- [EPRNM-02] Marrëdhëniet me publikun dhe mediat e reja
- [ECM-602] Media dhe shoqëria
- [CBE-101] Hyrje në ekonomi dhe biznes
- [CBE-103] Parimet e menaxhmentit
- [EBEM-503] Komunikimi afarist
- [EBE-408] Menaxhimi i projekteve
- [EBE-403] Plani i biznesit
- [EBE-409] Etika dhe përgjegjësia shoqërore e korporatave
- [EF999] Gjuhë frënge 1-2-3
- [BSIL3010] Gjuhë italiane 1-2-3
- [EFE-102] Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
- [EDOL-03] Arsimim online dhe digjital
- [ECE-02] Gjuhë angleze për bashkëbisedim
- [E2529] Shkathtësi komunikuese në kontekst profesional në anglisht
- [E2530] Beletristike dhe argëtim
- [E2531] Letërsi angleze dhe filmi
- [E2540] Gjuha maqedonase për terminologji juridike dhe të BE
- [6 SETK] Zgjedhore e përgjithshme (nga PS)
