Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!
Export

Programi:

Gjuhë dhe Letërsi Gjermane (2022/2023)

Cikli i studimeve: Cikli i parë (Deridiplomike)
Fakulteti: Gjuhët, Kulturat dhe Komunikimi
Kodi i programit: DE-240
Viti akademik: 2023 / 2024
Titulli: Profesor i diplomuar i gjuhës dhe letërsisë gjermane
SETK: 240 (4 vitе) Akreditimi
Vendimi: Vendimi për fillim me punë

Struktura e programit  përmban studime, të cilat nga natyra janë dinamike, integruese dhe ndërvepruese. Programi është dizajnuar të ofrojë qasje integruese në tema nga fusha e gjuhëve, kulturave dhe komunikimeve, duke e implementuar këtë koncept nëpërmjet programit mësimor. Lëndët të cilat janë përfaqësuar në këtë program paraqesin perspektiva, që bazohen në teorinë, e cila është e lidhur ngushtë me aplikimin praktik në botën e gjuhës, kulturës, artit, arsimit dhe komunikimit.

Qëllimet kryesore të programit janë:

  • T’i përgatisë studentët për pozitën e udhëheqësit në institucionet dhe organizatat arsimore, kulturore dhe shkencore në vend dhe kudo në botë.
  • T’i përgatisë studentët për ndërtimin e karrierës në fushën e profesionit të tyre në sektorin shtetëror, privat dhe joqeveritar.
  • Të ofrojë një sërë modulesh që përfshijnë thelbin e dijes për përafrimin ndaj profesioneve, të cilat më pak ose më shumë janë të lidhura me fushën e arsimit dhe kulturës.
  • Ta mundësojë arritjen e shkathtësive kërkimore dhe përvojë për gjuhën, literaturën dhe kulturën në organizatat publike, private dhe ndërkombëtare.
  • Ta zhvillojë konceptin e mendimit kritik te studentët.
  • Ta mundësojë qasjen aktive të studentëve në ligjëratat dhe në kryerjen e kërkimeve të pavarura në të gjitha fushat e organizatave shoqërore, arsimore, kulturore dhe shkencore.
  • Ta mundësojë zhvillimin e shkathtësive personale, pastaj shkathtësitë e komunikimit, për kërkime dhe shkathtësi të tjera të rëndësishme të cilat janë të nevojshme për punësim.

Programi për studime deridiplomike studentëve u mundëson kuptim të thellë dhe njohuri nga fusha e arsimit dhe kulturës, ndërkohë i orienton në fusha të caktuara, të cilat do të specializohen në vitin e fundit të studimeve. Përbërja e programit studimor ka për qëllim kombinim të balancuar të njohurive themelore dhe shkathtësive specifike profesionale. Viti i parë është i rëndësishëm për studentët, për shkak se ndërlidh një spektër të plotë të lëndëve ndërdisiplinore. Kjo do të ketë dobi të konsiderueshme për formimin e tyre profesional.

Të diplomuarit e këtij programi studimor posedojnë njohuri, shkathtësi dhe kompetenca, të cilat u mundësojnë atyre vazhdimin e studimeve të ciklit të dytë përkatësisht studimeve Master nga gjuha, letërsia dhe kultura gjermane, ose  ta fillojnë karrierën e tyre si mësimdhënës bashkëkohorë të gjuhës gjermane në shkollat fillore dhe të mesme, ose në shkollat private. Përveç kësaj modulet nga fusha e gjuhësisë, letërsisë, kulturës dhe didaktikës i aftësojnë për kryerjen e veprimtarive të tjera në: administratën shtetërore dhe marketing, në shërbimin diplomatik, në Institucione publike dhe private, ose si përkthyes dhe interpretues, në forcimin e marrëdhënieve gjermane-maqedonase, në sferën e politikës, kulturës dhe ndërmjetësimit kulturor, veprimtari në fushën e gazetarisë, si dhe në shtëpitë botuese, në ndërmarrjet ndërkombëtare ose në turizëm..

Njohuritë dhe të kuptuarit
  • Të ketë njohuri dhe kuptim nga sfera e studimeve gjermane, të cilat ndërtohen mbi arsimin e tyre të mesëm të përgjithshëm.
  • Të fitojë kompetenca të mira gjuhësore të gjuhës gjermane në raport me katër aftësitë gjuhësore (të folurit, të dëgjuarit, të lexuarit dhe të shkruarit).
  • Të ketë njohuri dhe kuptim të çështjeve kulturore, të cilat kanë të bëjnë me shtetet në të cilat flitet gjuha gjermane dhe të mund të analizojë dhe të vlerësojë në mënyrë kritike gjuhën, letërsinë, historinë, shoqërinë dhe mediumet gjermane.
  • Të mundet t’i kuptojë periudhat e ndryshme dhe autorët e mëdhenj të letërsisë së vendeve, ku flitet gjuha gjermane.
  • Të njihet me një spektër të strategjive dhe resurseve mësimore, duke kyçur teknologji për nxitjen e interesit dhe përkrahjen për mësim të gjuhës gjermane si gjuhë e huaj.
Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit
  • Të jenë të aftë për aplikimin e shkathtësive të tyre metodologjike në profesionin e tyre si mësimdhënës nëpër shkollat fillore dhe të mesme.
  • Të jenë të aftë për aplikimin e njohurive të tyre për përkthim zyrtar gjyqësor nga gjuha gjermane në shqip, apo maqedonisht dhe anasjelltas.
  • Ta shfrytëzojnë gjuhën gjermane në formë të përshtatshme në situata të ndryshme akademike dhe sociale.
  • Të ndërtojnë dhe mbështesin argumente dhe të zgjedhin probleme në sferën e tyre të linguistikës, letërsisë, kulturës dhe metodikës gjermane.
Aftësitë për të vlerësuar
  • Të mund të analizojnë pyetje dhe debate bashkëkohore në bazë të njohurive të tyre gjuhësore, kulturore dhe letrare.
  • Të mund ta vlerësojnë përshtatshmërinë e teknikave studimore, të cilat ngërthejnë stile të ndryshme të mësimit në klasë, ku mësohet gjuha gjermane si gjuhë e huaj.
  • Të vlerësojnë dhe analizojnë tekste të ndryshme nga letërsia, duke u kujdesur për gjuhën, stilin, simbolet dhe metaforën. Të krahasojnë dhe dallojnë tekste letrare përgjatë kohëve dhe popujve të ndryshëm.
  • T’i mbledhin dhe interpretojnë të dhënat themelore të linguistikës, të cilat kanë të bëjnë me gjuhën gjermane.
Aftësitë e komunikimit
  • Të komunikojnë në mënyrë efektive me studentët dhe nxënësit në ambiente të klasës.
  • Të prodhojnë dhe të organizojnë shprehje të qarta gramatikore dhe fjali komplekse (të përbëra).
  • Të komunikojnë në gjuhë gjermane me vokabular të përshtatshëm profesional, si për publikun e veçantë, ashtu edhe për atë jo të veçantë.
  • Të debatojnë me mendim të informuar për aspekte të ndryshme të trendëve kulturore gjermane, mendimtarëve dhe ndodhive historike.
Aftësitë e të mësuarit
  • Të kenë shkathtësi autonome për mësim dhe të jenë të vetëmotivuar për arritjen e qëllimeve profesionale përmes përdorimit të pavarur të materialeve autentike.
  • Në mënyrë sistematike të zhvillojnë shkathtësi produktive dhe perceptuese në kontekst të studimeve gjermane.
  • Të kenë aftësi për zhvillimin e teknikave dhe materialeve të ndryshme studimore në lidhje me situatën e tyre studimore.

Semestri 1

  • [CGL-102] [6 SETK] Hyrje në linguistikën gjermane
    Qëllimi i lëndës Hyrje në Linguistikën Gjermane është ofrimi i një spektri të gjerë të linguistikën bashkëkohore gjermane. Kjo lëndë ofron hyrje në problemet dhe sferat e kërkimit mbi shkencën e gjuhës, konceptet e saj, metodat dhe rezultatet, si dhe teoritë zhvillimore të saj. Në kuadër të lëndës, do të përfshihen temat vijuese: gjuhë, komunikim dhe semiotikë, fonetikë dhe fonologji, grafematikë dhe ortografi, fjalëformimi dhe lakimi, sintaksa; analiza tradicionale e fjalive, varësia dhe valenca, semantika, sociolinguistika, pragmatika, linguistika tekstuale, etj.
  • [CGL-103] [6 SETK] Hyrje në studimet e letërsisë gjermane
    Kjo lëndë ka për qëllim të ofrojë një hyrje në letërsinë gjermane, veçanërisht në epokën e letërsisë dhe kulturës gjermane të kohës së mesjetës deri në letërsinë e kohës së tashme, si dhe në terminologjinë e letërsisë në përgjithësi. Në kuadër të kësaj ligjërate, do të përpunohen autorë të rëndësishëm dhe vepra të periudhave të ndryshme, zhanre, etj. Parashihet një hyrje dhe studim të letërsisë gjermane në periudha, duke filluar nga mesjeta, humanizmi, baroku, klasika, romantizmi, ekspresionizmi dhe letërsia e shekullit 20.
  • [CGL-101] [6 SETK] Gjuhë e sotme gjermane I
    Qëllimi i lëndës është përvetësimi i kompetencave gjuhësore të nivelit А2/1. Në kuadër të lëndës, studentët do t’i përmirësojnë shkathtësitë e veta gjuhësore (lexim, shkrim, të folurit, dëgjim). Përveç kësaj, ata do të fitojnë informata dhe përshtypje për vendet, ku flitet gjuha gjermane dhe do të njihen me ndodhitë bashkëkohore në shtetet gjermanofolëse. Rëndësi e veçantë i kushtohet bisedës, shkrimit, dëgjimit, leximit dhe gramatikës dhe me përfundimin e lëndës studentët duhet të tregojnë njohuri fillestare nga këto shkathtësi. Në mënyrë praktike studentët ushtrojnë shqiptimin dhe intonimin e fjalëve, gramatikën fillestare, strukturimin e fjalive dhe rregullat kryesore të drejtshkrimit. Lexojnë tekste të thjeshta, dialog, letra, tregime etj. Mësim të fjalëve të reja përmes paraqitjes së situatave nga jeta e përditshme.
  • [3 SETK] Gjuhë shqipe/maqedonase
    • [BAM1010] Gjuhë shqipe për fillestarë 1
    • [BAM2010] Gjuhë shqipe për fillestarë 2
    • [BS018] Gjuhë maqedonase për fillestarë 1
    • [BS152] Gjuhë maqedonase për fillestarë 2
    • [MLIL-01] Gjuhë maqedonase niveli i mesëm 1
    • [MLIL-02] Gjuhë maqedonase niveli i mesëm 2
    • [MAPP1010] Gjuhë maqedonase për qëllime profesionale 1
    • [MAPP1020] Gjuhë maqedonase për qëllime profesionale 2
  • [3 SETK] Gjuhë angleze
    • [E2532] Gjuhë angleze 1
    • [E2533] Gjuhë angleze 2
    • [E2533] Gjuhë angleze 3
    • [E2534] Gjuhë angleze 4
    • [E2535] Gjuhë angleze 5
    • [ESS-01] Anglishtja për shkenca shoqërore 1
    • [ESS-02] Anglishtja për shkenca shoqërore 2
  • [6 SETK] Zgjedhore/Kompetencat digjitale
    • [E2610] Kapituj të zgjedhur nga shkathtësitë e TI
    • [EMOA-01] Microsoft Office Access
    • [EMOE-02] Microsoft Office Excel
    • [EMOPP-03] Microsoft Office PowerPoint
    • [EMOW-04] Microsoft Office Word
    • [EWC-01] Krijimi i ueb-it
    • [EDMD-02] Dizajnimi i mediumeve digjitale
    • [E2609] Google aplikacione për edukim

Semestri 2

  • [CGL-203] [6 SETK] Gjuhë e sotme gjermane II
    Qëllimi i kësaj lënde, para së gjithash, është përfitimi i kompetencave gjuhësore në nivel А2/2. Lënda është vazhdimësi e lëndës Gjuha e sotme gjermane I. Studentët do t’i përmirësojnë shkathtësitë e veta gjuhësore (lexim, shkrim, të folurit, dëgjim). Krahas kësaj, ata do të përfitojnë informata dhe përshtypje për vendet, ku flitet gjuha gjermane dhe do të njihen me ndodhitë bashkëkohore në shtetet gjermanofolëse. Përfitohen shkathtësitë: të dëgjuarit, të kuptuarit, të lexuarit dhe të folurit përmes punës me librin shkollor Schritte international 4 dhe 5. Studentët e praktikojnë shqiptimin dhe intonacionin, gramatikën bazë, strukturat e fjalive dhe rregullat bazë të shkrimit. Lexojnë edhe tekste të thjeshta, dialogë, letra, rrëfime, etj.
  • [CGL-204] [6 SETK] Fonetika dhe fonologjia e gjuhës gjermane
    Qëllimi kryesor i kësaj lënde është ofrimi i hyrjes në pjesë të ndryshme të fonetikës dhe të fonologjisë gjermane. Në plan të parë janë bazat fiziologjike të formimit të fjalës, si dhe përshkrimet artikuluse dhe akustike dhe klasifikimi i tingujve (bashkëtingëlloret dhe vokalet). Disa probleme dhe çështje të transkriptimit trajtohen, poashtu në këtë lëndë. Në pjesën e dytë janë prezantuar qasje të ndryshme përshkruese të fonologjisë gjermane dhe diskutohet në gamën e tyre. Ushtrimet në fonematikë dhe artikulim të gjuhës gjermane, si dhe variacionet e saja e përshkruajnë zbatimin e tyre.
  • [CGL-201] [6 SETK] Letërsia gjermane e shek. 18
    Kjo lëndë ka për qëllim të ofrojë qasje në historinë e letërsisë gjermane të shekullit 18të. Nga studentët pritet njohje me veprat dhe autorët më të dalluar të kësaj periudhe me qëllim të kuptimit të mënyrës së të menduarit dhe të krijimit të letërsisë gjermane të shekullit 18të. Lënda duhet t’i aftësojë studentët të depërtojnë në motivet për interpretimet dhe krijimin e teksteve të shkruara. Me këtë lënde, studentët, do të fillojnë me njohjen e lëvizjeve evropiane dhe vlerës së literaturës dhe gjendjes sociale përgjatë Evropës. Me këtë lëndë është paraparë analizë e autorëve dhe temave në vijim nga kjo periudhë e letërsisë gjermane: Gottsched, Lessing, Goethe, Schiller 1. Aufklärung në historinë e kulturës në Evropë dhe në Gjermani. Sturm-und-Drang-Phase. Klasikë gjermane.
  • [3 SETK] Gjuhë angleze
    • [E2532] Gjuhë angleze 1
    • [E2533] Gjuhë angleze 2
    • [E2533] Gjuhë angleze 3
    • [E2534] Gjuhë angleze 4
    • [E2535] Gjuhë angleze 5
    • [ESS-01] Anglishtja për shkenca shoqërore 1
    • [ESS-02] Anglishtja për shkenca shoqërore 2
  • [6 SETK] Zgjedhore/Kompetencat digjitale
    • [E2610] Kapituj të zgjedhur nga shkathtësitë e TI
    • [EMOA-01] Microsoft Office Access
    • [EMOE-02] Microsoft Office Excel
    • [EMOPP-03] Microsoft Office PowerPoint
    • [EMOW-04] Microsoft Office Word
    • [EWC-01] Krijimi i ueb-it
    • [EDMD-02] Dizajnimi i mediumeve digjitale
    • [E2609] Google aplikacione për edukim
  • [3 SETK] Gjuhë shqipe/maqedonase
    • [BAM1010] Gjuhë shqipe për fillestarë 1
    • [BAM2010] Gjuhë shqipe për fillestarë 2
    • [BS018] Gjuhë maqedonase për fillestarë 1
    • [BS152] Gjuhë maqedonase për fillestarë 2
    • [MLIL-01] Gjuhë maqedonase niveli i mesëm 1
    • [MLIL-02] Gjuhë maqedonase niveli i mesëm 2
    • [MAPP1010] Gjuhë maqedonase për qëllime profesionale 1
    • [MAPP1020] Gjuhë maqedonase për qëllime profesionale 2

Semestri 3

  • [CGL-301] [6 SETK] Gjuhë e sotme gjermane III
    Qëllimi i kësaj lënde, para së gjithash, është përfitimi i kompetencave gjuhësore në nivelin Б1/1. Në kuadër të lëndës, do të thellohen njohuritë paraprake, si dhe do t’i jepet vëmendje e veçantë bisedës dhe shkrimit. Të shkruarit ushtrohet dhe zbatohet përmes detyrave të shtëpisë (ese, prezantime, ftesa, etj). Të folurit ushtrohet në klasë (puna në grupe, prezantime, referate, loja, etj). Punohet në mënyrë plotësuese në thellimin e njohurive nga gramatika.
  • [CGL-304] [6 SETK] Morfologjia e gjuhës gjermane
    Qëllimi i lëndës është t’i njoftojë studentët me termet themelore të morfologjisë gjermane. Në plan të parë të kësaj lënde qëndrojnë para së gjithash llojet e fjalëve (të ndryshueshme dhe të pandryshueshme). Në kuadër të kësaj ligjërate prezantohen dhe sqarohen prej së afërmi vetitë në vijim të gjuhës standarde gjermane: nocionet themelore të morfologjisë (morfema, fjala, klasifikimi i llojeve të fjalëve), folja, klasifikimi i foljeve sipas kritereve morfologjike, foljet e rregullta dhe të parregullta, klasifikimi i foljeve sipas kritereve sintaksore, foljet e plota dhe foljet ndihmëse, klasifikimi i foljeve sipas kritereve semantike, forma infinitiv i foljes: infinitiv, particip 1, particip 2, koha, përdorimi i formave kohore, foljet modale, pasivi, funksionet e aktivit dhe pasivit, mënyra e foljes: indikativi, konjunktivi 1 dhe 2, imperativi, emrat, kallëzuesit, ndajfoljet, lidhëzat, fjalët modale, etj.
  • [CGL-303] [6 SETK] Letërsia gjermane e shek. 19
    Kjo lëndë ka për qëllim të ofrojë qasje në historinë e letërsisë gjermane të shekullit 19. Nga studentët pritet njohje me veprat dhe autorët më të dalluar të kësaj periudhe me qëllim të kuptimit të mënyrës së të menduarit dhe të krijimit të letërsisë gjermane të shekullit 19. Lënda duhet t’i aftësojë studentët të depërtojnë në interpretimin e teksteve të ndryshme të kësaj periudhe dhe në krijimin e teksteve të shkruara. Me këtë lëndë, studentët, do të fillojnë me njohjen e lëvizjeve evropiane dhe vlerës së literaturës dhe gjendjes sociale përgjatë Evropës. Me këtë lëndë është paraparë analizë e autorëve dhe temave në vijim nga kjo periudhë e letërsisë gjermane, siç është poetika e autorëve nga periudha e romantizmit dhe realizmit: Kleist, Tieck, Schlegel, Novalis, Hoffmann, Grillparzer, Heine, Büchner, Keller, Fontane Grillparzer, Nestroy, Heine, Büchner, Keller, Fontane.
  • [EGL-401] [6 SETK] Përkthim nga gjermanishtja në shqip/maqedonisht
    Kjo lëndë ka për qëllim t’i njoftojë studentët me konceptet themelore nga fusha e përkthimit. Fokusi kryesor i kësaj lënde është përkthimi i teksteve nga gjuha gjermane në shqip/maqedonisht. Kjo formë e përkthimit përfshinë përkthimin e teksteve letrare, siç janë: tregimet, novelat, romanet, poezitë, etj. Gjithashtu, do të përkthehen edhe shkrime nga gazetat dhe revistat e ndryshme.
  • [C2069] [3 SETK] Komunikim verbal
    Objektivat e programit të lëndës: - Të zhvillojnë aftësitë e komunikimit verbal. - Të jenë në gjendje të përfshihen aktivisht në një diskutim mbi një temë të veçantë. - Të zotërojnë teknikat për komunikim të suksesshëm. - Të shprehin mendimin e tyre kritik për tema të caktuara. - Të zbatojnë teknikat e adaptuara në karrierën e tyre profesionale.
  • [3 SETK] Gjuhë angleze
    • [E2532] Gjuhë angleze 1
    • [E2533] Gjuhë angleze 2
    • [E2533] Gjuhë angleze 3
    • [E2534] Gjuhë angleze 4
    • [E2535] Gjuhë angleze 5
    • [ESS-01] Anglishtja për shkenca shoqërore 1
    • [ESS-02] Anglishtja për shkenca shoqërore 2

Semestri 4

  • [C2070] [3 SETK] Komunikim me shkrim
    Objektivat e programit të lëndës: Për të fituar njohuri në lidhje me procesin e të shkruarit (fazat në krijimin e një teksti). - Të miratojë normat standarde të gjuhës. - Të arrihet një nivel akademik për shprehje me shkrim në shqip, maqedonisht ose anglisht, i cili do të zbatojë njohuritë e marra më parë të gjuhës standarde. - Të inkurajojë motivimin e studentëve për shprehje me shkrim pavarësisht nga llojet dhe format e tekstit. - Të miratojë kriteret e tekstualitetit, të cilat janë thelbësore për një tekst. - Përvetësimi i aftësive për kërkimin e materialeve (biblioteka dhe burimet online).
  • [CGL-605] [6 SETK] Përkthim nga shqipja/maqedonishtja në gjermanisht
    Kjo lëndë ka për qëllim t’i njoftojë studentët me konceptet themelore nga fusha e përkthimit. Fokusi kryesor i kësaj lënde është përkthimi i teksteve nga gjuha shqipe respektivisht maqedonase në gjermanisht. Kjo formë e përkthimit përfshinë përkthimin e teksteve letrare, siç janë: tregimet, novelat, romanet, poezitë, etj. Gjithashtu, do të përkthehen edhe shkrime nga gazetat dhe revistat.
  • [CGL-404] [6 SETK] Sintaksa e gjuhës gjermane
    Lënda ka për qëllim t’i njoftojë studentët me konceptet themelore të sintaksës së gjuhës gjermane. Në plan të parë të kësaj ligjërate para së gjithash qëndron struktura e fjalisë gjermane. Në kuadër të lëndës, në radhë të parë, do të trajtohen këto tema: konceptet themelore të sintaksës së gjuhës gjermane; çka është fjalia? Shembuj nga analiza e përbërjes së fjalisë, llojet e fjalisë, fjalia e thjeshtë, fjalia e përbërë, Angauesätze, Attributsätze, Wortstellung, Grammatische KongrUEnz und Satzfeld und Satzklammer, problemet e teorisë së valencës, dallimet në mes Ergänzungen dhe Angauen, modele të fjalisë, valenca e emrave dhe mbiemrave, modele të ndryshme gramatikore. Në fund të semestrit, studentët, jo vetëm që do të duhet t’i dinë nocionet më të rëndësishme të sintaksës dhe valencës gramatikore, por edhe t’i zbatojnë, analizojnë dhe t’i përdorin si duhet.
  • [CGL-401] [6 SETK] Gjuhë e sotme gjermane IV
    Qëllimi i kësaj lënde, para së gjithash, është përfitimi i kompetencave gjuhësore në nivel Б1/2. Në kuadër të lëndës do të thellohen njohuritë paraprake të shkathtësive gjuhësore: të dëgjuarit, të kuptuarit, të lexuarit dhe të folurit përmes punës me librin “Schritte international 5”. Biseda në tema nga jeta e përditshme, dialog, kompozime të shkurtra, tekste të thjeshta nga gazetat, tekste me zbrazëtira, ushtrime fonetike, ushtrime për të kuptuar tekstin e folur, etj. Gjithashtu, do të punohet në thellimin e njohurive nga strukturat komplekse gramatikore të gjuhës gjermane.
  • [CGL-405] [6 SETK] Letërsia gjermane e shek. 20 (1900-1945)
    Kjo lëndë ka për qëllim të ofrojë qasje në historinë e letërsisë gjermane të shekullit 20. Nga studentët pritet njohje me veprat dhe autorët më të dalluar të kësaj periudhe me qëllim të kuptimit të mënyrës së të menduarit dhe të krijimit të letërsisë gjermane të shekullit 20. Lënda duhet t’i aftësojë studentët të depërtojnë në interpretimin e teksteve të ndryshme të kësaj periudhe dhe në krijimin e teksteve të shkruara. Me këtë lënde studentët do të njihen me veprat dhe autorët letrar, si dhe me zhanret e letërsisë gjermane të shekullit 20, siç janë: periudha e ekspresionizmit, ekzili, etj.
  • [3 SETK] Gjuhë angleze
    • [E2532] Gjuhë angleze 1
    • [E2533] Gjuhë angleze 2
    • [E2533] Gjuhë angleze 3
    • [E2534] Gjuhë angleze 4
    • [E2535] Gjuhë angleze 5
    • [ESS-01] Anglishtja për shkenca shoqërore 1
    • [ESS-02] Anglishtja për shkenca shoqërore 2

Semestri 5

  • [CGL-501] [6 SETK] Gjuhë e sotme gjermane V
    Qëllimi i kësaj lënde, para së gjithash, është përfitimi i kompetencave gjuhësore në nivelin B2/1. Lënda është vazhdimësi e gjuhës gjermane 4. Njohuritë, duhet gradualisht të zgjerohen edhe atë më së tepërmi në gramatikën dhe bisedën në gjuhën gjermane. Bisedat dhe diskutimet nga materialet e lexuara me temat aktuale janë shumë të rëndësishme. Në fund të lëndës duhet të jenë në gjendje të formulojnë dhe kuptojnë fjali më të përbërë. Shkathtësitë gjuhësore, duhet edhe më tej të përmirësohen, veçanërisht të folurit e fjalive të përbërë dhe komplekse. Për tema të ndryshme bëhen ushtrime përkatëse dhe si rrjedhojë pasurohet fjalori.
  • [CGL-504] [6 SETK] Leksikologjia e gjuhës gjermane
    Qëllimi i kësaj lënde është njohja e studentëve me bazat e leksikologjisë dhe leksikografisë gjermane. Në fokus të kësaj ligjëratë qëndrojnë konceptet fillestare të leksikologjisë, fjalëformimi, onomastika, leksikografia etj. Në kuadër të kësaj lënde janë përfshirë temat: lënda, detyra dhe etiketimin e leksikologjisë; pozita e leksikologjisë në sistemin e disiplinave gjuhësore; fjala si njësi gjuhësore; shkenca për fjalëformimin; komponimi; derivimi; shkenca mbi kuptimin e fjalës; struktura e fjalorit, zhvillimi i fjalorit; onomastika; frazeologjia dhe leksikografia.
  • [CGL-503] [6 SETK] Metodologjia e mësimdhënies së gjermanishtes si gjuhë e huaj I
    Lënda ka për qëllim të japë një pasqyrë të metodologjisë së mësimdhënies së gjuhës gjermane dhe të lidhjeve të saj me disiplinat e ngjashme. Një pasqyrë të metodave të gjuhëve të huaja: gramatikore-përkthyese, të drejtpërdrejtë, audio-vizuale, audio-gjuhësore, metoda kognitive dhe qasje komunikuese me koncept pragmatik-funksional dhe ndërkulturor. Metodat alternative. Gjermanistika interkulturore. Faktorët e ligjëratës. Parimet pedagogjike. Parimet metodologjike-didaktike. Teoritë e mësimnxënies. Strategjitë e mësimnxënies. Personaliteti i mësimdhënësit. Format sociale. Format punuese. Kompetencat komunikuese dhe shkathtësitë gjuhësore: dëgjim me kuptim, të folurit, shkrim dhe lexim. Vlerësimi. Testet. Testet e standardizuara. Korniza evropiane referuese e përbashkët dhe portofoli gjuhësor.
  • [6 SETK] Zgjedhore nga njësi tjera
    • [CPA-101] Hyrje në administrimin publik
    • [CPA-201] Lidershipi publik dhe zhvillimi organizativ
    • [CPA-302] Hyrje në politikat publike
    • [EFE-132] Liritë dhe të drejtat e njeriut
    • [CLE-203] Shkrimi dhe arsyetimi ligjor
    • [EARTL-01] Teknologjia reproduktive e asistuar dhe e drejta
    • [ELE-408] Dhuna në familje
    • [CCS-101] Hyrje në shkenca kompjuterike
    • [CCS-102] Teknologjitë e Internetit
    • [CCS-402] Probabiliteti dhe statistika e zbatuar
    • [ECS-500] E-tregtia
    • [CISM2021] Hyrje në sistemet e informacionit
    • [ECS3060] Etika profesionale e TI
    • [EFE-129] Gjuhë shqipe me kulturë shkrimi
    • [EFE-105] Gjuhë gjermane 1-4
    • [EEL-613] Multikulturalizmi në mësimdhënien e gjuhës angleze
    • [EFE-108] Studime ndërkulturore
    • [E2539] Arsyetimi dhe mendimi kritik
    • [EPRNM-02] Marrëdhëniet me publikun dhe mediat e reja
    • [ECM-602] Media dhe shoqëria
    • [CBE-101] Hyrje në ekonomi dhe biznes
    • [CBE-103] Parimet e menaxhmentit
    • [EBEM-503] Komunikimi afarist
    • [EBE-408] Menaxhimi i projekteve
    • [EBE-403] Plani i biznesit
    • [EBE-409] Etika dhe përgjegjësia shoqërore e korporatave
    • [EF999] Gjuhë frënge 1-2-3
    • [BSIL3010] Gjuhë italiane 1-2-3
    • [EFE-102] Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
    • [EDOL-03] Arsimim online dhe digjital
    • [ECE-02] Gjuhë angleze për bashkëbisedim
    • [E2529] Shkathtësi komunikuese në kontekst profesional në anglisht
    • [E2530] Beletristike dhe argëtim
    • [E2531] Letërsi angleze dhe filmi
    • [E2540] Gjuha maqedonase për terminologji juridike dhe të BE
  • [6 SETK] Zgjedhore e përgjithshme (nga PS)
    • [EGL-505] Hyrje në metodologjinë dhe teknikën e shkrimit shkencor
    • [EGL-503] Letërsia moderne gjermane
    • [EGL-506] Përvetësimi i gjermanishtes si gjuhë e huaj
    • [CGL-403] Civilizimi i vendeve gjermanfolëse
    • [EGL-405] Politika gjuhësore në UE
    • [EGL-602] Analiza e gabimeve

Semestri 6

  • [CGL-601] [6 SETK] Gjuhë e sotme gjermane VI
    Qëllimi i kësaj lënde, para së gjithash, është përfitimi i kompetencave gjuhësore në nivelin B2/2. Lënda është vazhdimësi e gjuhës gjermane 5. Gjithashtu, do të përfitohen shkathtësitë gjuhësore: të dëgjuarit, të kuptuarit, të lexuarit dhe bisedë përmes punës me librin “Ziel Kursbuch B2/2”. Në bazë të teksteve aktuale autentike e video prezantimeve, studentët, do të ushtrojnë në praktikë dialogun dhe monologun, reagimin e përshtatshëm spontan gjatë diskutimit. Gjithashtu, do të ushtrohen format e refuzimit, miratimit dhe përgjigjes gjatë shprehjes së mendimeve dhe propozimeve, etj.
  • [CGL-603] [6 SETK] Metodologjia e mësimdhënies së gjermanishtes si gjuhë e huaj II
    Kjo lëndë ka për qëllim të japë një vështrim në metodologjinë e mësimdhënies së gjuhës gjermane si gjuhë e huaj: llojet e orëve mësimore, planifikimin, realizimin dhe vlerësimin. Qëllimet e klasës. Ora mësimore. Zgjedhje, gradim dhe prezantim i materialit. Progres gramatikor. Zgjedhje dhe progres në temat dhe leksikun. Mediume dhe mjete ndihmëse në mësim. Në kuadër të kësaj lënde janë paraparë 10 orë hospitime nga gjuha gjermane në shkollat fillore, të mesme, gjimnazet, ose institucione tjera arsimore. Secili student gjatë këtij semestri duhet në mënyrë të pavarur të mbaje 3-4 model-orë dhe një orë praktike (provim). Gjatë këtyre orëve, duhet të zbatohen të gjitha njohuritë teorike dhe praktike, të cilat janë përvetësuar gjatë semestrave paraprak.
  • [CGL-602] [6 SETK] Gramatika dhe mësimdhënia e gramatikës
    Kjo lëndë ka për qëllim t’i njoftojë studentët me karakteristikat më të rëndësishme gramatikore të gjuhës gjermane, veçanërisht në fushën e morfologjisë dhe sintaksës së gjuhës gjermane. Këto njohuri janë thelbësore për mësuesit e gjermanishtes si gjuhë e huaj, të cilët ndeshen dhe përballen me pyetjet për zbatimin e analizave specifike të këtyre fenomene gramatikore dhe didaktizimin e tyre konkret.
  • [6 SETK] Zgjedhore nga njësi tjera
    • [CPA-101] Hyrje në administrimin publik
    • [CPA-201] Lidershipi publik dhe zhvillimi organizativ
    • [CPA-302] Hyrje në politikat publike
    • [EFE-132] Liritë dhe të drejtat e njeriut
    • [CLE-203] Shkrimi dhe arsyetimi ligjor
    • [EARTL-01] Teknologjia reproduktive e asistuar dhe e drejta
    • [ELE-408] Dhuna në familje
    • [CCS-101] Hyrje në shkenca kompjuterike
    • [CCS-102] Teknologjitë e Internetit
    • [CCS-402] Probabiliteti dhe statistika e zbatuar
    • [ECS-500] E-tregtia
    • [CISM2021] Hyrje në sistemet e informacionit
    • [ECS3060] Etika profesionale e TI
    • [EFE-129] Gjuhë shqipe me kulturë shkrimi
    • [EFE-105] Gjuhë gjermane 1-4
    • [EEL-613] Multikulturalizmi në mësimdhënien e gjuhës angleze
    • [EFE-108] Studime ndërkulturore
    • [E2539] Arsyetimi dhe mendimi kritik
    • [EPRNM-02] Marrëdhëniet me publikun dhe mediat e reja
    • [ECM-602] Media dhe shoqëria
    • [CBE-101] Hyrje në ekonomi dhe biznes
    • [CBE-103] Parimet e menaxhmentit
    • [EBEM-503] Komunikimi afarist
    • [EBE-408] Menaxhimi i projekteve
    • [EBE-403] Plani i biznesit
    • [EBE-409] Etika dhe përgjegjësia shoqërore e korporatave
    • [EF999] Gjuhë frënge 1-2-3
    • [BSIL3010] Gjuhë italiane 1-2-3
    • [EFE-102] Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
    • [EDOL-03] Arsimim online dhe digjital
    • [ECE-02] Gjuhë angleze për bashkëbisedim
    • [E2529] Shkathtësi komunikuese në kontekst profesional në anglisht
    • [E2530] Beletristike dhe argëtim
    • [E2531] Letërsi angleze dhe filmi
    • [E2540] Gjuha maqedonase për terminologji juridike dhe të BE
  • [6 SETK] Zgjedhore e përgjithshme (nga PS)
    • [EGL-505] Hyrje në metodologjinë dhe teknikën e shkrimit shkencor
    • [EGL-503] Letërsia moderne gjermane
    • [EGL-506] Përvetësimi i gjermanishtes si gjuhë e huaj
    • [CGL-403] Civilizimi i vendeve gjermanfolëse
    • [EGL-405] Politika gjuhësore në UE
    • [EGL-602] Analiza e gabimeve

Semestri 7

  • [C2167] [6 SETK] Kompetenca receptive dhe produktive e tekstit I
    Qëllimi i lëndës është të zhvillojë kompetencën receptive dhe produktive në të shprehurit me gojë dhe me shkrim. Zgjerimi dhe konsolidimi i kompetencës morfologjike, sintaksore, semantike dhe stilistike me qëllim të zhvillimit të aftësive përkthyese. Gjithashtu, qëllimi i kësaj lënde është zotërimi i kompetencave gjuhësore në nivelin C1 / 1.
  • [CGL-702] [6 SETK] Fjalëformimi i gjuhës gjermane
    Qëllimi i lëndës është njohja e studentëve me nocionet themelore të fjalëformimit të gjermanishtes. Në plan të parë të kësaj ligjërate, para së gjithash, do të trajtohen këto tema: kuptimi, lënda, detyrat dhe metodat. Teoritë fjalëformuese: Vendi i fjalëformimit në gramatikë, Fillet e fjalëformimit në gjuhën gjermane. Njësitë fjalëformuese, proceset dhe llojet. Modelet fjalëformuese të emrave kompleks gjermanë, të foljeve, mbiemrave dhe ndajfoljeve kundrejt atyre shqipe dhe maqedonase; modelet aktive dhe joaktive, fjalë leksiku dhe tekstuale (okazionalizma).
  • [C2628] [6 SETK] Linguistika kontrastive
    Kjo lëndë ka për qëllim të njoftojë studentët me konceptet më të rëndësishme të linguistikës kontrastive. Linguistika Kontrastive merret me ngjashmëritë dhe dallimet midis gjuhëve të ndryshme (perspektiva interlinguale) dhe brenda një gjuhe (perspektiva intralinguale, për shembull: aspektet e gjuhës gjermane në Gjermani, Austri dhe Zvicër). Parimisht, mund të paraqiten çfarëdo lloj çiftesh gjuhësore dhe karakteristika nga të gjitha fushat e strukturës gjuhësore (fonologji, morfologji, sintaksë, pragmatikë, leksik, etj.). Leksioni jep një pasqyrë të fazave të ndryshme dhe fushave kërkimore të linguistikës kontrastive dhe kjo lidhet me një reflektim kritik mbi rolin e saj në didaktikën e gjuhësore. Pastaj, çiftet gjuhësore, si për shembull gjermanisht-shqip dhe gjermanisht-maqedonisht përmes shembujve, do të krahasohen strukturat më të rëndësishme fonetike, morfologjike, sintaktiksore dhe pragmatike. Përveç kësaj, do të diskutohet edhe për aplikimin e njohurive të fituara në çështjet e linguistikës së përgjithshme, teorisë së mësimit të gjuhës dhe të didaktikës. Lënda i plotëson dhe thellon njohuritë bazë në këtë fushë.
  • [6 SETK] Zgjedhore e përgjithshme (nga PS)
    • [EGL-505] Hyrje në metodologjinë dhe teknikën e shkrimit shkencor
    • [EGL-503] Letërsia moderne gjermane
    • [EGL-506] Përvetësimi i gjermanishtes si gjuhë e huaj
    • [CGL-403] Civilizimi i vendeve gjermanfolëse
    • [EGL-405] Politika gjuhësore në UE
    • [EGL-602] Analiza e gabimeve
  • [6 SETK] Zgjedhore profesionale (nga drejtimi)
    • [EGL-605] Praktikum
    • [EGL-504] Civilizimi zvicëran dhe austriak
    • [EGL-403] Analiza e teksteve letrare
    • [EGL-302] Ortografia e re gjermane
    • [EGL-303] Shkrim kreativ

Semestri 8

  • [C2168] [6 SETK] Kompetenca receptive dhe produktive e tekstit II
    Qëllimi i lëndës është të zhvillojë kompetencën receptive dhe produktive në të shprehurit me gojë dhe me shkrim. Zgjerimi dhe konsolidimi i kompetencës morfologjike, sintaksore, semantike dhe stilistike me qëllim të zhvillimit të aftësive përkthyese. Gjithashtu, qëllimi i lëndës është zotërimi i kompetencave gjuhësore në nivelin C1 / 2.
  • [EGL-601] [6 SETK] Historia e gjuhës gjermane
    Qëllimi i lëndës është t’i njoftojë studentët me nocionet themelore dhe rrjedhat e indo-gjermanishtes dhe gjermanishtes. Gotishtja, si reprezentant i paragjuhës gjermane. Zhvendosja e parë e bashkëtingëlloreve. Theksi. Ligji i Vernerit. Zanoret. Ablaut. Zgjedhimi i foljes. Ndarja e emrave. Ndryshimi i mbiemrave. Specifikat (zhvendosja e dytë e bashkëtingëlloreve, harmonia e zanoreve: umlaut primar, kalimi i e në i; . kalim i i në e dhe i u në o, etj). Përpunimi i këngës për Hildebrand. Specifikat (dobësim i zanoreve në rrokje të patheksuar, umlaut dytësor, kalim të sk në sch etj). Përpunimi i këngës për Niuelungët. Specifikat (diftongizim, monoftongizim vazhdim, shkurtim, lëshim, ngritje të zanoreve etj). Veprimtaria e Luterit.
  • [C2629] [6 SETK] Teoria dhe praktika e mësimdhënies së gjermanishtes si gjuhë e huaj
    Qëllimi i lëndës është t’i njohë studentët me konceptet më të rëndësishme dhe modelet e metodologjisë dhe të didaktikës së mësimdhënies së gjermanishtes si gjuhë e huaj në nivel universitar. Gjithashtu, do të lexohen dhe do të diskutohen debatet më të rëndësishme dhe më aktuale metodologjike-didaktike. Në fund të semestrit studentët, do jenë të aftë: - Të demonstrojnë një njohuri të gjerë dhe të kuptuarit e zhvillimit dhe trendeve aktuale në metodologjinë e mësimdhënies së gjermanishtes si gjuhë e huaj, gjegjësisht lidhjen dhe integrimin e përmbajtjeve kompatibile nga lëndët mësimore: gjuhë, linguistikë, kulturologji, letërsi dhe përmbajtje tjera mësimore kompatibile më pak të rëndësishme. - Të jenë në gjendje të aplikojnë njohuritë dhe të kuptuarit e tyre në veprimtarinë e tyre, ose profesionin e tyre si mësues të gjuhës gjermane, duke e përpunuar dhe duke e zhvilluar zgjidhjen e problemeve dhe argumenteve në metodologjinë e mësimdhënies së gjermanishtes si gjuhë e huaj. - Të mbledhin, të vlerësojnë dhe të interpretojnë të dhënat relevante dhe informatat brenda kësaj fushe. - Të jenë në gjendje të diskutojnë për informacionet, problemet dhe zgjidhjet e ndryshme, veçanërisht në këtë fushë. - Të zhvillojnë aftësitë e të mësuarit, të cilat u nevojiten për të vazhduar shkollimin e tyre të mëtutjeshëm.
  • [6 SETK] Zgjedhore e përgjithshme (nga PS)
    • [EGL-505] Hyrje në metodologjinë dhe teknikën e shkrimit shkencor
    • [EGL-503] Letërsia moderne gjermane
    • [EGL-506] Përvetësimi i gjermanishtes si gjuhë e huaj
    • [CGL-403] Civilizimi i vendeve gjermanfolëse
    • [EGL-405] Politika gjuhësore në UE
    • [EGL-602] Analiza e gabimeve
  • [6 SETK] Zgjedhore profesionale (nga drejtimi)
    • [EGL-605] Praktikum
    • [EGL-504] Civilizimi zvicëran dhe austriak
    • [EGL-403] Analiza e teksteve letrare
    • [EGL-302] Ortografia e re gjermane
    • [EGL-303] Shkrim kreativ
Google+