Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!
Export

Programi:

Studime Gjermane (2022/2023)

Cikli i studimeve: Cikli i dytë (Pasdiplomike)
Fakulteti: Gjuhët, Kulturat dhe Komunikimi
Kodi i programit: N-MDE60C
Viti akademik: 2023 / 2024
Titulli: Magjistër i studimeve gjermane
SETK: 60 (1 vit) Akreditimi
Vendimi: Vendimi për fillim me punë

Pas përfundimit të këtij programi studentët e marrin titullit Magjistër i StudimeveGjermane. Ky program,para së gjithash,fokusohet në linguistikë, letërsi, kulturë, metodologji të mësimdhënies së gjermanishtes si gjuhë e huaj (DaF) në nivel universitar si dhe në historinë e vendeve gjermanishtfolëse. Me një përbërje nga mësimdhënës vendorë dhe nga vende gjermanishtfolëse, të cilët janë të kualifikuar në mënyrë të shkëlqyeshme për të ligjëruar sipas metodave më moderne. Departamenti ynë luan një rol shumë të rëndësishëm jo vetëm në nivel shtetëror, por edhe në rajon dhe më gjerë. Para së gjithash, në këtë drejtim, vlen të përmendet zhvillimi dhe aplikimi modern i kurrikulës,si dhe cilësia e theksuar nga fusha e përgatitjes së mësimdhënësve të gjermanishtes si gjuhë e huaj. 

Të diplomuarit e këtij programi studimor posedojnë njohuri, shkathtësi dhe kompetenca, të cilat u mundësojnë atyre vazhdimin e studimeve të ciklit të tretë (studimet e doktoratës),ose të fillojnë karrierën e tyre si mësimdhënës bashkëkohorë të gjermanishtes, kryesisht në nivelin universitar. Përveç kësaj,modulet nga fusha e linguistikës, letërsisë, didaktikës dhe kulturës i aftësojnë të diplomuarit tanë edhe për kryerjen e veprimtarive tjera si për shembull: në administratën shtetërore dhe marketing; në shërbimin diplomatik; në institucionet publike dhe private; përkthyes dhe interpretues; në forcimin e marrëdhënieve gjermane - maqedonase; në sferën e politikës kulturore dhe të ndërmjetësimit të kulturës; veprimtari nga fusha e mediave dhe nga ajo e shtëpive botuese; në ndërmarrjet ndërkombëtare ose në turizëm.

Njohuritë dhe të kuptuarit
  • Të kenë njohuritë dhe të kuptuarit në studimet gjermane që janë të ndërtuara dhe shtrihen zakonisht mbi nivelin deridiplomik.
  • Të demonstrojnë njohuri të veçanta të gjuhësisë gjermane, letërsisë, kulturës dhe civilizimit të vendeve gjermanishtfolëse.
  • Të kenë njohuri profesionale dhe të të kuptuarit të trendeve kryesore në metodologjinë e mësimdhënies së gjuhës gjermane në nivelin primar, sekondar dhe terciar.
  • Të marrin njohuritë akademike për punë të pavarur akademike.
Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit
  • T’iaplikojnë aftësitë e tyre në mjedise akademike dhe jo akademike në lidhje me studimet gjermane.
  • Të jenë në gjendje të krijojnë, të hartojnë, të zbatojnë dhe të përshtatin projekte të rëndësishme hulumtuese me integritet shkencor.
  • Tapërdorin gjuhën gjermane të folur dhe të shkruar në kontekste të ndryshme.
  • Të përkthejnë tekste nga sfera e drejtësisë, ekonomisë, politikës, tekste letrare etj, nga gjermanishtja në shqip dhe/ose maqedonisht dhe anasjelltas.
  • Të dizajnojnë syllabuse dhe plane mësimore të përshtatshme për kontekste specifike të mësimdhënies, si p.sh. të mësojnë nxënës më të rinj (nën moshën 12 vjeçare),ose t’u mësojnë gjermanishten e biznesit të rriturve etj.
Aftësitë për të vlerësuar
  • Të ekzaminojnë aspektet e ndryshme gjuhësore të gjuhës gjermane dhe rëndësinë e tyre në procesin e mësimdhënies së gjermanishtes si gjuhë e huaj.
  • Të bëjnë gjykime të ndërlikuara metodologjike në projektimin dhe analizën e hulumtimeve shkencore në fushën e studimeve gjermane.
  • Të bëjnë vlerësime lidhur me vështirësitë potenciale të aspekteve të ndryshme të gjuhës gjermane, konstruksionet e foljeve dhe kohëve, nyjat e shquara dhe të pashquara, shprehjet idiomatike, parafjalët dhe kategoritë e tjera gramatikore.  
  • Të bëjnë vlerësime të ndërlikuara metodologjike në projektimin e hulumtimit dhe të bëjnë dallimin në mes të metodave të ndryshme të mbledhjes së të dhënave dhe analizën e të dhënave lidhur me gjuhësinë gjermane dhe me disiplina të tjera shkencore nga fusha e gjermanistikës.
Aftësitë e komunikimit
  • Ta artikulojnë qartë procesin arsimor në kontekstin e studimeve të gjuhës gjermane.
  • T’ua mësojnë konceptet e ndryshme gjuhësore nxënësve me aftësi të ndryshme.
  • Të komunikojnë në mënyrë të duhur, t’i përvetësojnë mundësitë për të arritur të menduarit kritik, komunikim dhe zhvillim profesional të studentëve.
  • Të tregojnë kompetencë komunikative në klasë sa i përket menaxhimit të klasës në nivelin primar, sekondar dhe terciar.
Aftësitë e të mësuarit
  • Të iniciojnë dhe  realizojnë hulumtime të pavarura me standardet e larta akademike në fushën e studimeve gjermane.
  • Të jenë në gjendje të vetëmonitorojnë dhe t’ipërshtatin metodat e mësimdhënies,varësisht prej situatës së caktuar.
  • Të studiojnë në masë të madhe  në mënyrë autonome në gjuhësinë, letërsinë, kulturën dhe civilizimin gjerman.

Semestri 1

  • [MCGR1011] [6 SETK] Metodologjia e hulumtimit
    Lënda ka për qëllim të shpjegojë metodologjitë dhe teknikat e punës shkencore, të cilat kryesisht studentëve fillestarë u krijojnë shumë vështirësi. Ushtrimet praktike do t’u ndihmojnë studentëve të orientohen në bibliotekë, të shkruajnë një punim shkencor, referate, etj. Në kuadër të kësaj lënde, do të përfshihen temat e mëposhtme: përcaktimi i temës, bibliografia, rregullat e citimit, kodet shkencore, organizimi i punës, etj.
  • [MCGR1010] [6 SETK] Teoria e valencës
    Në kuadër të kësaj lënde, studentët do të njihen me strukturën e gjuhës gjermane sipas teorisë së valencës. Gjithashtu, do të diskutohen edhe çështjet e saj kryesore. Në pjesën e parë të lëndës, do të hapen diskutime mbi historinë e teorisë së valencës, si dhe për propozimet, gjegjësisht mendimet rreth valencës të përshkruara nga Tesniere dhe do të diskutohen të metat dhe kontradiktat e saj. Ndër të tjera, do të trajtohen dhe temat e mëposhtme: rekcioni, dependenca, valenca, subjekti – valencor dhe dependent, problemet themelore të teorisë së valencë dhe bartësit e valencës. Në pjesën e dytë do të trajtohen çështjet që kanë të bëjnë me dallimin ndërmjet aktanteve dhe cirkumstancave (Ergänzungen und Angaben bzw. Aktanten und Zirkumstanten). Gjatë kohë diskutimi rreth valencës trajtohej ndaras nga këto probleme, por edhe kërkesat për kriteret konkrete për përkufizimin e këtyre dy termeve gjatë së cilës ekzistonte një tendencë, që valenca të mos kuptohet si dihotomi, por si një fenomen gradual. Në pjesën e tretë të lëndës si çështje qendrore do të trajtohet edhe modeli i fjalive dhe valenca e llojeve të tjera të fjalëve (sidomos mbiemri dhe emri).
  • [MCGR1040] [6 SETK] Autorët klasik dhe veprat nga letërsia gjermanofolëse
    Nga kjo lëndë studentëve u ofrohen njohuri të gjëra dhe të kuptuarit e terminologjisë së letërsisë gjermane nëpër shekuj, duke filluar nga periudha e shekullit XV deri më XVII. Gjithashtu pritet që studentët t’i aplikojnë njohuritë e tyre letrare dhe të kuptuarit në paraqitjet e tyre lidhur me proceset dhe veprat e periudhës nga shekulli XV e deri më XVII, të mbledhin, të vlerësojnë dhe të interpretojnë të dhëna dhe informata relevante në kuadër të letërsisë gjermane të periudhës së lartpërmendur. Priten diskutime mbi letërsinë gjermane të kësaj periudhë duke punuar me shembuj specifikë nga vepra të autorëve të zgjedhur. Pritet që t’i zhvillojnë aftësitë e të mësuarit të cilat janë relevante dhe të nevojshme për të vazhduar arsimin e tyre në letërsinë gjermane të fushës së lartpërmendur. Lënda përfshin: leximin e letërsisë, analizë letrare, përgatitjen e tezave të shkruara dhe gojore të referateve dhe diskutime në lidhje me literaturën e zhvilluar shkencore të autorëve më eminentë (me vepra të zgjedhura), të letërsisë gjermanishtfolëse nga literatura duke filluar nga fundi i letërsisë gjermane i periudhës mesjetare e deri në epokën klasike të letërsisë gjermane (periudha mesjetare: Hartman von Auer, Volfram fon Eschenbach, Gottfried von Strassburg, nga periudha e Renesansës e deri në shekullin e 18: Grifius, Grimmelshausen, Viland, Goethe, Schiller, Heine, Büchner, Kleist, Novalis, Tik, Hoffman, Aeichendorf, Arnim, Brentano, Hajne, Keller, Stifter, Meier, Hebel, Hauptmann; Fontane).
  • [MCGR2040] [6 SETK] Tendencat e zhvillimit të gjuhës së sotme gjermane
    Gjuha gjermane është në zhvillim. Nëse nuk do të kishte pësuar ndryshime, do të ishte një gjuhë e vdekur. Lënda ka për qëllim t’i njohë studentët me tendencat e fundit të gjuhës gjermane, shikuar nga aspekte të ndryshme. Përveç çështjeve në fushën e ndryshimeve gjuhësore, do të diskutohet edhe për çështjet dhe standardet e gjuhës. Njëkohësisht, do të flitet edhe për ndryshimet më të rëndësishme në fushën e sintaksës, morfologjisë dhe fjalorit të gjermanishtes. Vëmendje, do t'u kushtohet edhe disa temave të zgjedhura, si p.sh. fjalët e huazuara nga gjuha angleze në përdorimin e gjuhës së sotme gjermane, si dhe përdorimi aktual i gjuhës në fushat e zgjedhura të komunikimit (gjuha e reklamave, gjuha në media etj.). Hyrja teorike, do të demonstrohet praktikisht dhe do të jetë i përkrahur nga referatet e studentëve.
  • [6 SETK] Zgjedhore e përgjithshme
    • [EM666] Hyrje në metodologjinë dhe teknikën e shkrimit shkencor
    • [EM667] Letërsia moderne gjermane
    • [EM668] Përvetësimi i gjermanishtes si gjuhë e huaj
    • [EM669] Civilizimi i vendeve gjermanfolëse
    • [EM670] Politika gjuhësore në BE
    • [EM671] Analiza e gabimeve
    • [MCGR3020] Pragmatikа
    • [MCGR3011] Teoritë e mësimit të gjuhëve
    • [MCGR2010] Sociolinguistika

Semestri 2

  • [MCGR4010] [30 SETK] Punimi i magjistraturës
    Ky modul u mundëson studentëve që të transferojnë aftësitë dhe njohuritë e tyre për kërkime dhe për të bërë detyrën më të ndërlikuar - Punimin e Magjistraturës. Moduli synon të jetë plotësisht praktik dhe studentët t’i fitojnë njohuritë e nevojshme, por edhe aftësitë dhe shkathtësitë që t'i qasen shkrimit të punimit. Moduli ka një rezultat kthyes - t'u mundësojë studentëve ta shkruajnë punimin e magjistraturës me vështirësi minimale dhe me një efikasitet maksimal. Lënda ka për qëllim përmirësimin e teknikave të hulumtimit dhe stilin e shkrimit të punimit, duke mbajtur llogari për ndalesën e shërbimit me mjete të palejuara, siç janë: plagjiatura dhe cenimi i të drejtave të autorit, që janë të ndaluara me Statutin e UEJL-së.
Google+