COVID-19 Information and Protocol

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!
Export

Programi:

Biznes dhe Ekonomi (2021/2022)

Drejtimi: Analitikë Biznesi
Cikli i studimeve: Cikli i parë (Deridiplomike)
Fakulteti: Biznesi dhe Ekonomia
Kodi i programit: BA-180
Viti akademik: 2021 / 2022
Titulli: Ekonomist i diplomuar - Drejtimi: Analitikë Biznesi
SETK: 180 (3 vite)
Vendimi:

Gjatë studimeve të Biznes analitikës, studentët do t’i fitojnë aftësitë e nevojshme për të zgjidhur problemet sfiduese të biznesit në mënyrë analitike duke përdorur një qasje multidisiplinare. Më konkretisht, në programin e Biznes analitikës, studentët do të përqendrohen në menaxhimin dhe optimizimin e proceseve të biznesit. Ato do të njoftohen me ekonominë e biznesit si dhe fushat e ndryshme funksionale në kompani (p.sh. kontabiliteti, menaxhimi financiar, marketingu, prodhimu dhe logjistika, menaxhim i burimeve njerëzore). Studentët do të mësojnë se si kompania operon çdo ditë dhe si organizohen proceset e saj përmes teknologjisë.

Programi i studimit korrespondon me nevojat e tregut të punës. Si i tillë, ai do të japë një kontribut të rëndësishëm në trajnimin e studentëve për të ndërtuar një karrierë profesionale duke marrë kualifikime të arsimit të lartë në përputhje me nevojat e tregut të punës. Studentët vihen përballë një karriere premtuese (ndërkombëtare) falë njohurive aktuale në kombinimin e ekonomisë së biznesit, metodave kuantitative dhe teknologjisë, aftësive të menaxhimit dhe aftësive IT dhe atyre gjuhësore.

Njohuritë dhe të kuptuarit

Të zotërojë njohuri dhe kuptim të mjedisit të biznesit, subjekteve të biznesit dhe operacioneve të tyre në kontekstin e biznesit të aplikuar (ekonomi, menaxhim, marketing, financa, programim, baza të dhënash, sisteme kompjuterike dhe informacioni, rrjete dhe inxhinieri e të dhënave)

Aftësi për të zhvilluar dhe zbatuar ide origjinale dhe krijuese në mjedise në të cilat fushat e biznesit të aplikuar mbivendosen ose ndërlidhen.

Aftësi për të aplikuar njohuri ndërdisiplinore dhe për të demonstruar kompetenca të specializuara në biznesin e aplikuar.

Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit

Aftësi për zgjidhje kritike, të pavarur dhe krijuese të problemeve në mjedise të reja ose në situata në të cilat studentët nuk do të kenë përvojë në kontekst multi-disiplinor për situatën reale të biznesit ose mjedisin organizativ. Planifikimi, udhëheqja dhe vlerësimi i pavarur i kërkimeve në fushën e biznesit, duke zbatuar vegla, mjedise dhe teknologji përkatëse.

Krijueshmëria dhe origjinaliteti gjatë interpretimit të dijes nga proceset e biznesit dhe përdorimi i duhur i mjeteve kompjuterike të bazuara në teknika të përcaktuara për kërkim dhe ekzaminime. Posedon njohuri për të filluar dhe për të zhvilluar biznes personal.

Aftësitë për të vlerësuar

Aftësi për integrim dhe sintezë krijuese të njohurive nga fusha të shumta që lidhen me proceset e biznesit dhe përdorimin e mjeteve dhe teknikave kompjuterike.

Aftësia për t'u marrë me situata komplekse në lidhje me proceset e biznesit, për të identifikuar instancat e përshtatshme të specializuara në fushën e biznesit dhe informatikës dhe për të bërë vlerësime të shëndosha në situata të mungesës së informacionit të plotë ose të dhënave dhe bazuar në parimet personale, shoqërore dhe etike; dhe përgjegjësitë në lidhje me zbatimin e njohurive dhe të kuptuarit.

Merr vendime biznesi në menaxhim të nivelit të ulët.

Ka aftësinë për të analizuar konkurrencën e tregut.

Aftësitë e komunikimit

Aftësia për të paraqitur qartë dhe pa dyshim konkluzione, rezultate, studime dhe njohuri të ekspertëve me aftësinë për të rregulluar stilin dhe formën e shprehjes.

Kompetencë për kërkime kritike, të pavarura dhe të arsyetuara në mënyrë krijuese, vlerësimin e metodologjive dhe propozimin dhe mbrojtjen e hipotezave të reja.

Aftësia për të filluar, udhëhequr dhe marrë përgjegjësi për individët dhe grupet në rastet kur kompetencat e biznesit dhe kompetencat e TI janë thelbësore.

Aftësi për të paraqitur rezultatet e studimeve të ndryshme, për të transmetuar planet e biznesit tek grupet e punës dhe palët e interesit.

Aftësitë e të mësuarit

Aftësia për të identifikuar nevojat personale dhe drejtimet për arsimimin e mëtejshëm individual dhe autonom, si dhe për zbatimin e tij të pavarur dhe autonom në fushat e zakonshme të biznesit dhe informacionit.

Aftësia për të marrë përgjegjësi për vazhdimin e mësimit individual në fusha të specializuara të biznesit dhe IT brenda një ekonomie në rrjet.

Përdor aftësitë kompjuterike për të fituar njohuri juridike.

Mund të ndërmarrë mësime individuale dhe ekipore.

Ka aftësinë për të bërë analiza të biznesit dhe për të përdorur literaturë shkencore dhe vlerësime nga autorë të tjerë.

Semestri 1

  • [C2118] [6 SETK] Matematikë
    Lënda ka për qëllim që t’i zgjeroj njohuritë themelore nga matematika dhe të zhvilloj aftësitë dhe shkathtësitë e studentëve në zgjidhjen e problemeve të ndryshme dhe aplikimin e tyre në fushën e biznesit dhe ekonomisë. Gjithashtu qëllim i dytë eshte aftësimi i studetëve në perdorimin e programeve aplikative per zgjidhjen e detyrave dhe problemeve të zbatuara në fushën e biznesit dhe ekonomisë. Temat që trajtohen në këtë lëndë janë: bashkësitë numerike, shprehjet numerike dhe variabile, ekuacionet lineare dhe jolineare, matricat, përcaktorët, sistemet e ekuacioneve lineare, zbatimi i sitemeve të ekuacioneve lineare në biznes dhe ekonomi, vargjet, progresioni aritmetik dhe gjeometrik, serit numerike, njehsimi proporcional, interesi i thjesht, interesi i përbërë, depozitave periodike, rentave periodike, huatë dhe plani i amortizimit të huave, metoda të ndryshme për amortizimin e huave.
  • [C2119] [6 SETK] Parimet e menaxhmentit
    Lënda ka për synim njohtimin e studentëve me esencën e menaxhmentit dhe krijimin e një baze e cila do të plotësohet nga lëndët tjera menaxheriale dhe organizative që studentët do ti dëgjojnë gjatë studimit të tyre. Kjo lëndë ka disa qëllime kryesore, edhe atë: - Studentët t’i kuptojnë dhe sqarojnë konceptet dhe teoritë kryesore të menaxhmentit. - Të inicohet mendimi kritik në klasë. - Të aftësohen studentët që informatat e fituara ti shfrytëzojnë për të dhënë vlerësime dhe për të konstruktuar argumente. - Të zhvillohen aftësitë komunikuese të studentëve. - Të informohen studentët me procesin e menaxhmetit dhe detyrat e menaxherit. - Të informohen studentët me procesin e planifikimit. - Të informohen studentët me proceset dhe modelet e vendim marjes. - Të njohtohen studentët me organizimin, përfshirë këtu edhe ndarjen e punës dhe gjerësinë dhe thellësinë e menaxhmentit. - Studentët të jenë në gjendje që në praktikë të zbatojnë njohuri mbi relacionet individ-organizatë dhe elementet e ndryshme që kanë të bëjnë me sjelljen organizative, duke përfshirë këtu personalitetin, sjelljet dhe percepcionet. - Studentët të fitojnë njohuri mbi motivimin dhe teoritë e motivimit.
  • [C2117] [6 SETK] Bazat e ekonomisë për biznes
    Lënda ka për qëllim të njoftojë studentët për konceptet dhe njohuritë bazike nga lëmitë e ekonomisë dhe biznesit. Ligjeratat përfshinë temat siç janë: kuptimi mbi ekonominë dhe biznesin, pse mësohet ekonomia, ndarja e saj në degët mikro dhe makro ekonomi, metodat që përdoren në humumtimin e dukurive ekonomike, nevojat dhe dëshirat e pakufizuarae, resurset e pamjaftueshme -rrallësinë, kompromisin, zgjedhjen dhe sjelljen e vendimeve. Më vonë studentët do të njihen me konceptet tjera bazike sikurse janë: kostoja oportune dhe kufiri i mundësive të prodhimit kërkesa dhe oferta, faktorët e prodhimit, sistemet ekonomike dhe ciklet ekonomike. Në vazhdim trajtohen çështjes e rëndësishme si treguesit makroekonomik, inflacioni, papunësia, kostot e prodhimit, etj. Pjesa e fundit në këtë lëndë trajton çështjet nga biznesi duke filluar me kuptimin e biznesit të vogël dhe ndërmarrësisë, organizimi dhe zgjërimi i tij dhe përfundon me temën mbi ndërvarësinë dhe dobinë nga tregu ndërkombëtar.
  • [3 SETK] Gjuhë shqipe/maqedonase
    • [BAM1010] Gjuhë shqipe për fillestarë 1
    • [BAM2010] Gjuhë shqipe për fillestarë 2
    • [BS018] Gjuhë maqedonase për fillestarë 1
    • [BS152] Gjuhë maqedonase për fillestarë 2
    • [MLIL-01] Gjuhë maqedonase niveli i mesëm 1
    • [MLIL-02] Македонски јазик средно ниво 2
    • [MAPP1010] Gjuhë maqedonase për qëllime profesionale 1
    • [MAPP1020] Gjuhë maqedonase për qëllime profesionale 2
  • [3 SETK] Gjuhë angleze
    • [E2532] Gjuhë angleze 1
    • [E2533] Gjuhë angleze 2
    • [E2533] Gjuhë angleze 3
    • [E2534] Gjuhë angleze 4
    • [E2535] Gjuhë angleze 5
    • [BEEN-01] Аnglishtja e biznesit 1
    • [BEEN-02] Аnglishtja e biznesit 2
  • [6 SETK] Zgjedhore - Kompetencat digjitale
    • [E2610] Kapituj të zgjedhur nga shkathtësitë e TI
    • [EMOA-01] Microsoft Office Access
    • [EMOE-02] Microsoft Office Excel
    • [EMOPP-03] Microsoft Office PowerPoint
    • [EMOW-04] Microsoft Office Word
    • [EWC-01] Krijimi i ueb-it
    • [EDMD-02] Dizajnimi i mediumeve digjitale
    • [E2609] Google aplikacione për edukim

Semestri 2

  • [CBE-102] [6 SETK] Parimet e marketingut
    Lënda ka për qëllim krijimin, zhvillimin dhe avancimin e dijeve të studentëve në lëmin e Marketing, si fundament i funksionimit të një biznesi të cfardo industrie qoft. Nëpërmjet të kësaj lënde studentët do të pajisen me njohuritë bazike rreth koncepteve dhe parimimeve të marketingut; - Të aftësojë studentët për manaxhime të kërkimeve të trgut, segmentimeve të tregut, prezentimit të raporteve, etj. duke pasur parasyshë nevojat ,dëshirat dhe sjelljet e konsumatorëve;; - T`i njoftoj studentët me mjedisin e marketingut, në realitet me faktorët e makro dhe mikro mjedisit, tëcilët drejtëpërdrejtë ndikojnë në suksesshmërin e afarizmit të ndërmarrjes. - Profesionalisht t`i pregadis studentët në zbatimin, që do të thotë implementimin dhe organizimin e konceptit të marketingut në organizatë përms elementeve të marketing miksit.
  • [CBE-203] [6 SETK] Mikroekonomia
    Lënda e ka për qëllim që t’i njoftojë studentët me principet dhe konceptet e Mikroekonomisë, e cila do t’ju mundësojë dhe aftësojë studentët e Biznesit dhe të Ekonomisë me mjete dhe teknika analitike të domosdoshme që të analizojnë dhe të japin zgjedhje çështjeve relevante dhe aktuale në sferën e Mikroekonomisë. Kjo lëndë do t’i aftësojë studentët me njohuri teorike dhe praktike si vijon: - Analiza e kërkesës dhe ofertës dhe ekulibri i tregut; - Elasticiteti dhe aplikimi i tij, - Analiza e kostove dhe aplikimi i tyre; - Analiza e maksimalizimit të profitit në të gjitha llojet e konkrencës; - Konkurenca e plotë dhe jo e plotë dhe - Qeveria dhe mikroekonomia.
  • [ACS-204] [6 SETK] Каlkulus
    Lënda e Kalkulusit ka për qëllim që t’i zgjerojë njohuritë themelore nga matematika dhe zhvillimin e aftësive dhe shkathtësive te studentët për zgjidhjen dhe aplikimin e problemeve përmes modeleve funksionale, njehsimit derivat si dhe integral në fushën e biznesit dhe ekonomisë. Temat që trajtohen në këtë lëndë janë: Kuptimi i funksionit me një ndryshore, funksionet elementare, modelet funksionale, limiti dhe vazhdueshmëria e funksionit, kuptimi i derivatit, regullat e derivimit, elemente të analizës margjinale, derivatet e rendeve të larta, derivati i funksionit të përbërë, monotonia dhe vlerat ekstreme të funksionit, konkaviteti dhe pikat e funksionit, analiza dhe paraqitja e grafikut të funksionit, kuptimi dhe përkufizimi i integralit të pacaktuar, vetitë dhe rregullat e integralit, metodat e integrimit, zbatimi i integralit te pacaktuar në biznes dhe ekonomi, kuptimi dhe përkufizimi i integralit të caktuar, vetitë e integralit të caktuar, njehsimi i integralit të caktuar, zbatimi i integralit të caktuar në biznes dhe ekonomi.
  • [3 SETK] Gjuhë shqipe/maqedonase
    • [BAM1010] Gjuhë shqipe për fillestarë 1
    • [BAM2010] Gjuhë shqipe për fillestarë 2
    • [BS018] Gjuhë maqedonase për fillestarë 1
    • [BS152] Gjuhë maqedonase për fillestarë 2
    • [MLIL-01] Gjuhë maqedonase niveli i mesëm 1
    • [MLIL-02] Македонски јазик средно ниво 2
    • [MAPP1010] Gjuhë maqedonase për qëllime profesionale 1
    • [MAPP1020] Gjuhë maqedonase për qëllime profesionale 2
  • [3 SETK] Gjuhë angleze
    • [E2532] Gjuhë angleze 1
    • [E2533] Gjuhë angleze 2
    • [E2533] Gjuhë angleze 3
    • [E2534] Gjuhë angleze 4
    • [E2535] Gjuhë angleze 5
    • [BEEN-01] Аnglishtja e biznesit 1
    • [BEEN-02] Аnglishtja e biznesit 2
  • [6 SETK] Zgjedhore - Kompetencat digjitale
    • [E2610] Kapituj të zgjedhur nga shkathtësitë e TI
    • [EMOA-01] Microsoft Office Access
    • [EMOE-02] Microsoft Office Excel
    • [EMOPP-03] Microsoft Office PowerPoint
    • [EMOW-04] Microsoft Office Word
    • [EWC-01] Krijimi i ueb-it
    • [EDMD-02] Dizajnimi i mediumeve digjitale
    • [E2609] Google aplikacione për edukim

Semestri 3

  • [C2069] [3 SETK] Komunikimi verbal
    Qëllimet e programit lëndor: -Të zhvillojë aftësitë e komunikimit verbal. -Të jetë në gjendje të përfshihet aktivisht në një diskutim mbi një temë të veçantë. -Të zotërojë teknikat për komunikim të suksesshëm. -Të shprehin mendimin e tyre kritik për tema të caktuara. -Të zbatojnë teknikat e adaptuara në karrierën e tyre profesionale.
  • [CBE-301] [6 SETK] Statistika
    Nëpërmjet kësaj lënde studentët do të njihen me analizën e të dhënave numerike nga një perspektivë shkencore edhe e atë: - Te dhenat, matja dhe statistika - Treguesit deskriptiv statistikor - të thjeshtë; - Treguesit deskriptiv statistikor - të grupuar; - Treguesit deskriptiv statistikor - të ponderuar; - Probabiliteti; - Variabla e rastësishme dhe distribucionet diskrete të probabilitetit; - Vleresimi intervalore; - Testimi I hipotezave statistikore-mbi mesataren; - Korelacioni dhe regresioni.
  • [CBE-303] [6 SETK] Makroekonomia
    Lënda ka për qëllim krijimin, zhvillimin dhe avancimin e dijeve të studentëve në lëmin e Makroekonomisë, si fundament i funksionimit të një ekonomie kombëtare dhe një nënsistem i sistemit globale ekonomik. Nëpërmjet të kësaj lënde studentët do të pajisen me njohuritë bazike makroekonomike rreth: - prodhimit të brendshë bruto (PBB); - ofertës dhe kërkesës agregate; - investimeve dhe konsumit; - inflacionit; - papunësisë; - buxhetit shtetëror; - borxhit publik; - politikës monetare dhe fiskale, - marrëdhënieve ekonomike ndërkombëtare (bilanci tregtarë dhe i pagesave), etj.
  • [C2121] [3 SETK] Biznesi, Qeveria dhe Shoqëria
    Lënda ka për qëllim t'i pregatit studentet për mënyrat në të cilat mjedisi, veçanërisht politika qeveritare, ndikon në biznes dhe se si subjektet ekonomike dhe grupet e tjera të veçanta të interesit krijojnë dhe ndryshojnë rregullat e lojës në të cilën ata veprojnë. Në ekonominë e sotme, një strategji e suksesshme biznesi do të thotë më shumë sesa tejkalimi i kompanive rivale; menaxherët gjithashtu duhet të hartojnë strategji për t'u ballafaquar me forcat globale. Menaxherët duhet të kuptojnë se si bëhet politika publike dhe si palët e interesuara specifike, përfshirë edhe biznesin e tyre, mund të ndikojnë në procesin e politikave. Në këtë lëndë studentet do te krijojn njohuri lidhur me: - Menaxhimi i çështjeve publike dhe marrëdhëniet me palët e interesuara, - Përgjegjësin sociale e ndërmarrjes: - Biznesin në botën e globalizuar, - Etikën, gjykimin etik dhe menaxhimi etik - Marrëdhëniet biznes-qeveri - Ndikimi në mjedisin politik. - Zhvillimi i qëndrueshëm dhe biznesi global - Rregullimi dhe menaxhimi i teknologjisë së informacionit
  • [?B?-410] [6 SETK] E drejta tregtare
    Qëllimi i lëndës është që studentët të fitojnë njohuri të thelluara në fushën e të së drejtës tregtare. Në këtë drejtim, studentët në këtë lëndë do të jenë në gjendje që të kuptojnë mbi: - Rregullat ligjore për të kryer një veprimtari afariste, mënyrën e organizimit të subjekteve të biznesit, kushtet për krijimin dhe regjistrimin e subjekteve afariste dhe pronarëve individual si dhe mënyrat e ndërprerjes së subjekteve afariste; - Mënyrat për të krijuar një marrëdhënie juridike biznesi, kushtet për shfaqjen e atyre marrëdhënieve, efekteve dhe pasojave; - Aktivitetet lidhur me tregtimin me letra me vlerë; - Mënyra për të mbrojtur të drejtat e pronësisë industriale, mënyra për të mbrojtur subjektet afariste nga konkurrenca e jolojale; Mënyrat e mbrojtjes së konsumatorëve, etj.
  • [C2120] [3 SETK] Parimet e kontabilitetit
    Qëllimi i lëndës është që të ndihmon studentët të kuptojnë thelbin e kontabilitetit; të mësojnë konceptet dhe parimet bazë të kontabilitetit. Në këtë drejtim, lënda synon që studentët të marrin dije dhe kuptim për pasqyrat financiare, zërat bilancor të tyre, rregullat bazë të regjistrimit të dhënave kontabël, parimet përgjithësisht të pranuara të kontabilitetit, etj.
  • [3 SETK] Gjuhë angleze
    • [E2532] Gjuhë angleze 1
    • [E2533] Gjuhë angleze 2
    • [E2533] Gjuhë angleze 3
    • [E2534] Gjuhë angleze 4
    • [E2535] Gjuhë angleze 5
    • [BEEN-01] Аnglishtja e biznesit 1
    • [BEEN-02] Аnglishtja e biznesit 2

Semestri 4

  • [CBE-401] [6 SETK] Menaxhimi i operacioneve
    Lënda ka të bëjë me shpjegimin teorik dhe praktik të operacioneve të nevojshme dhe të domosdoshme për menaxhimin efikas të funksionit planifikimit, organizimit, drejtimin dhe kontrollit të burimeve të një biznesi që nevojiten për të prodhuar produkte dhe shërbime me qëllim të realizimit të përfitimeve sa më të mëdha. Ju ofrohen njohuri hyrëse, mjaftë të kompletuara, të përmbledhura dhe të azhurnuara lidhur me vendin dhe rolin e menaxhimit të operacioneve në menaxhimin efikas të bizneseve dhe të aftësohen për aplikimin praktikë të kornizës teorike dhe profesionale që ka të bëjë me menaxhimin e operacioneve në bizneset bashkëkohore prodhuese dhe shërbyese. Studentët pritet që: - të kuptojnë çka përfaqëson menaxhimi i operacioneve, cili është roli i menaxhimit të operacioneve në biznes, të bëjnë dallimin në mes të karakteristikave të ndryshme të proceseve të operacioneve. - të kuptojnë çka është strategjia e operacioneve dhe tëbëjnë dallimin në mes të prioriteteve konkurruese dhe fituese të një biznesi. Të kuptojnë se pse është i rëndësishëm projektimi i procesit të produktit apo shërbimit dhe cilat janë fazat e projektimit. - të kuptojnë çka nënkupton parashikimi i kërkesës dhe si duhet të bëhet planifikimi i kapacitetit dhe projektimi i sistemit të punës. - të vlerësojnë rëndësinë për mbijetesën e bizneseve në ekonominë globale. - të jenë në gjendje që të ndërtojë koncepte të pavarura lidhur me menaxhimin e operacioneve në bizneset prodhuese dhe shërbyese përmes hulumtimeve dhe përgatitjes së projekteve hulumtuese profesionale nga kjo fushë.
  • [C2122] [3 SETK] Menaxhmenti i burimeve njerëzore
    Qëllimi i ëndës është t’i njoftojë studentët me rolin dhe rëndësinë e menaxhmentit të burimeve njerëzore në organizatat bashkëkohore të biznesit. Në kuadër të kësaj lënde studentët do të fitojnë njohuri lidhur me menaxhmentin e procesit të burimeve njerëzore, si në teorinë ashtu edhe në praktikën e kompanive ndërkombëtare dhe vendore. Parakusht për të regjistruar këtë lëndë: Parimi i Menaxhmentit.
  • [C2123] [3 SETK] Ekonomia për menaxher
    Lënda ofron një përmbledhje të teknikave ekonomike dhe qasjeve analitike në dispozicion të menaxherit për vendimmarrjen e biznesit. Ajo përfshin tema të tilla si përcaktimi i çmimit, parashikimi, analiza e kërkesës, analiza e prodhimit dhe kostos, por edhe politikat makroekonomike që ndikojnë në mjedisin e biznesit. Qëllimi i kësaj lënde është të zhvillojë një perspektivë ekonomike që është e përshtatshme për studentët që aspirojnë të menaxhojnë njësi biznesi ose kompani të tëra në një larmi të madhe të industrive. Lënda bën pjesë në mikroekonominë e aplikuar. Mikroekonomia është themeli i të gjitha analizave ekonomike. Kjo lëndë do të paraqesë postulatet themelore të mikroekonomisë dhe do të ilustrojë implikimet e përhapura të këtyre postulateve kur ne shqyrtojmë situatat e botës reale. Qëllimi i kësaj lënde është që çdo student të "mendojë si një ekonomist" dhe të ndihet mjaft mirë në njohuritë mikroekonomike, për ta zbatuar atë në të gjitha sferat e jetës. Më detajisht, objektivat përfshijnë: - Zhvillimi i teknikave për vendimmarrje të dobishme biznesore; - Studimi i hollësishëm i teorisë së çmimeve dhe zgjedhjes së konsumatorit; - Studimi i struktures dhe performancës së tregut; si dhe - Konsiderimi i problemeve të biznesit nga perspektiva ekonomike.
  • [C2124] [6 SETK] Sistemet informative të biznesit
    Lënda u jep studentëve një hyrje në rolin e kompjuterëve dhe teknologjive të tjera të informacionit në biznes. Njohuritë konceptuale kompjuterike janë fokusi i kësaj lënde. Pas prezantimit të koncepteve themelore të përdorimit të kompjuterit, këto leksione i kushtojnë vëmendje të veçantë inovacionit aktual teknologjik në mjediset shoqërore dhe të biznesit. Temat përfshijnë teknologjinë dhe ndryshimin organizativ, telekomunikacionin, privatësinë në epokën e informacionit dhe sigurinë e biznesit në internet.
  • [CBE-402] [6 SETK] Kontabiliteti financiar
    Lënda ka për qëllim të përgjithshëm avancimin e dijeve dhe shkathtësive të studentëve në lëmin e llogaritarisë ndërsa si qëllim të veçantë ka rrumbullaksimin e njohurive në sferën e kontabilitetit financiar dedikuar shoqërive tregtare të sektorit të biznesit në pajtueshmëri me SLK dhe standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit (SNK). Zbatimi i parimeve te kontabilitetit te dyfisht duke aplikuar parimet e planit kontabel per bizneset ne Maqedonin e Veriut ne rastin e regjistrimit te AAGJ dhe AASH, shpenzimeve dhe te hyrave, regjistrimin e detyrimeve dhe kerkesave fiskale dhe percaktimin e rezultatit financiar me llogarin vjetore ne pajtim me SLK dhe SNK. Përpilimi i Pasqyrave Financiare si produkti final i Kontabilitetit Financiar eshte produkt shume i rendesishem kontabel, financiar dhe ekonomik per bizneset ekonominë dhe shtetin.
  • [C2070] [3 SETK] Komunikim me shkrim
    Qëllimet e programit të lëndës: -Të fitojë njohuri në lidhje me procesin e shkrimit (fazat në krijimin e një teksti). -Të miratojë normat standarde të gjuhës. -Të arrihet një nivel akademik për shprehje me shkrim në shqip, maqedonisht ose anglisht, i cili do të zbatojë njohuritë e marra më parë të gjuhës standarde. -Të inkurajojë motivimin e studentëve për shprehje me shkrim pavarësisht nga llojet dhe format e tekstit. -Të miratojë kriteret e tekstualitetit, të cilat janë thelbësore për një tekst. -Të fitojnë aftësi për kërkimin e materialeve (biblioteka dhe burimet në internet).
  • [3 SETK] Gjuhë angleze
    • [E2532] Gjuhë angleze 1
    • [E2533] Gjuhë angleze 2
    • [E2533] Gjuhë angleze 3
    • [E2534] Gjuhë angleze 4
    • [E2535] Gjuhë angleze 5
    • [BEEN-01] Аnglishtja e biznesit 1
    • [BEEN-02] Аnglishtja e biznesit 2

Semestri 5

  • [CBEF-602] [6 SETK] Financat publike
    Lënda ka për qëllim t'i analizoj politikat e ndryshme fiskale të aplikuara në një ekonomi edhe atë duke i analizuar ato në pikë referimi me politikat fiskale të vendeve tjera. Po ashtu, t'i analizojë aspektet fiskale dhe reflekset e reperkusionet e tyre në një ekonomi, efektet e ndryshme makro dhe mikroekonomike të politikave të ndryshme fiskale (restriktive, fleksibile, relaksuese, etj), si dhe t'iu mundësojë studentëve të krijojnë një kuptim real mbi nevojën e tatimit si ,,një e keqe pa të cilën s'bëhet,, por që mundë të krijojë mirëqenie shoqërore poqëse menaxhohet drejtë dhe me efiçiencë. Qëllimet e lëndës janë: - paisja e studentëve me njohuri nga Financa Publike, si një nga shtyllat kryesore të politikave makroekonomike dhe instrument fundamental i funksionimit të një ekonomie kombëtare si një tërësi dhe si nënsistem i një sistemi ekonomik të vendit. - paisja e studentëve me njohuri në lidhje me të mirat publike dhe shpenzimet për sigurimin e tyre, eksternalitetet, rishpërndarjen e të ardhurave shoqërore, alokimi dhe rialokimi i të ardhurave, sigurimet shoqërore dhe shpenzimet për ato, Analiza Kosto-Përfitime, sistemi i të ardhurave shoqërore, sistemi i tatimeve dhe struktura e tyre, aspektet krahasimore të financave publike në vendet e zhvilluara dhe në ato të tranzicionit, specifikat e sistemit fiskal të Maqedonisë, trendet dhe sfidat e tij, decentralizimi fiskal, etj. - pajisja e studentëve me dituri të nevojshme profesionale në lidhje me buxhetin dhe fondet jashtëbuxhetore si instrumente kryesore të politikës fiskale, proçedurat e përgatitjes, përpilimit, miratimit, zbatimit dhe kontrollit buxhetor si dhe me teknikat e parimet e menaxhimit të buxhetit në funksion të menaxhimit efiçient të buxhetit si në rafsh qëndror poashtu edhe në atë lokal. - krijimi i një pasqyre të qartë te studentët për funksionimin e një sistemi fiskal duke ju dhënë pika referimi në aspekt të teorive të ndryshme fiskale me çka do të munden në mënyrë komparative të bëjnë dallimet dhe të gjejnë piktakimet e funksionimit të këtyre sistemeve në vende të ndryshme. - njoftimin e studentëve në mënyrë informative për indikatorët kryesorë të politikës fiskale në RMV, krijimi i një baze reale të të dhënave në lidhje me trendet afatgjate fiskale në Maqedoni duke i stimuluar ato të punojnë punë të pavaruara seminarike dhe ese nga lëmia fiskale.
  • [C2127] [3 SETK] Kontabiliteti menaxherial
    Lënda ka për qëllim të aftësohen studentet të zbatojnë metoda të reja më analitike në llogaritjen, analizën, buxhetimin, kontrollin dhe vlerësimin e kostove, të ardhurave dhe profitit të kompanisë në funksion të vendimmarrjes efektive dhe efikase ne sektorin privat te ekonomis, ne sektorin publik dhe ne sistemet organizative te tjera.
  • [C2126] [3 SETK] Menaxhimi i zinxhirit të furnizimeve
    Lënda ka të bëjë me shpjegimin teorik dhe praktik të zinxhirit të furnizimit të nevojshme dhe të domosdoshme për menaxhimin efikas të funksionit planifikimit, blerja, kontrolli i inventarit, transporti dhe magazinimi. Studentët do të mësojnë rreth temave të tilla si dizajnimi i rrjeteve të furnizimit dhe shpërndarjes në përputhje me biznesin e firmës dhe strategjinë e zinxhirit të furnizimit si dhe përmirësimin e performancës së zinxhirit të furnizimit përmes teknikave SCOR, Lean dhe Six Sigma. Studentët eksplorojnë sesi aspekte të ndryshme të menaxhimit të zinxhirit të furnizimit janë të integruara brenda firmës, si dhe koordinohen me furnitorët, partnerët tregtarë dhe ofruesit e logjistikës / Transportit për të ofruar kënaqësi superiore të klientit. Marrja e vendimeve të shëndosha strategjike dhe taktike të mësuara duke menaxhuar një zinxhir global të furnizimit me elektronikë të konsumatorit përmes një simulimi on-line.
  • [C2125] [6 SETK] Marketingu strategjik
    Lënda shqyrton temat në strategjinë e marketingut. Strategjia e marketingut ka të bëjë me atë se si të menaxhojmë klientët në mënyrë që të maksimizojmë fitimet në kompani. Theksi i lëndës do të jetë në mënyrën e menaxhimit strategjik të procesit të shënjestrimit, përfitimin, mbajtjen dhe rritjen e klientëve. Lënda do të shqyrtojë menaxhimin e strategjisë dhe organizatës për të ndërtuar klientë të vlefshëm për rritjen dhe fitime të ndërmarrjes. Do të diskutohen raste studimi në lidhje me problemet e një firme në secilin modul në mënyrë që studentët të jenë në gjendje të zbatojnë konceptet e mësuara, si dhe strategjitë që do të zbatohen në secilën situatë e dhënë.
  • [6 SETK] Zgjedhore nga njësi tjera
    • [CPA-101] Hyrje në administrimin publik
    • [CPA-201] Lidershipi publik dhe zhvillimi organizativ
    • [CPA-302] Hyrje në politikat publike
    • [EFE-132] Liritë dhe të drejtat e njeriut
    • [CLE-203] Shkrimi dhe arsyetimi ligjor
    • [EARLT-01] Teknologjia reproduktive e asistuar dhe e drejta
    • [ELE-408] Dhuna në familje
    • [CCS-101] Hyrje në shkenca kompjuterike
    • [CCS-102] Teknologjitë e Internetit
    • [CCS-402] Probabiliteti dhe statistika e zbatuar
    • [ECS-500] E-tregtia
    • [CISM2021] Hyrje në sistemet e informacionit
    • [ECS3060] Etika profesionale e TI
    • [EFE-129] Gjuhë shqipe me kulturë shkrimi
    • [EFE-105] Gjuhë gjermane 1-4
    • [EEL-613] Multikulturalizmi në mësimdhënien e gjuhës angleze
    • [EFE-108] Studime ndërkulturore
    • [E2539] Arsyetimi dhe mendimi kritik
    • [EPRNM-02] Marrëdhëniet me publikun dhe mediat e reja
    • [ECM-602] Media dhe shoqëria
    • [CBE-101] Hyrje në ekonomi dhe biznes
    • [CBE-103] Parimet e menaxhmentit
    • [EBEM-503] Komunikimi afarist
    • [EBE-408] Menaxhimi i projekteve
    • [EBE-403] Plani i biznesit
    • [EBE-409] Etika dhe përgjegjësia shoqërore e korporatave
    • [EF999] Gjuhë frënge 1-2-3
    • [BSIL3010] Gjuhë italiane 1-2-3
    • [EFE-102] Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
    • [EDOL-03] Arsimim online dhe digjital
    • [ECE-02] Gjuhë angleze për bashkëbisedim
    • [E2529] Shkathtësi komunikuese në kontekst profesional në anglisht
    • [E2530] Beletristike dhe argëtim
    • [E2531] Letërsi angleze dhe filmi
    • [E2540] Gjuha maqedonase për terminologji juridike dhe të BE
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e përgjithshme
    • [EBA050] Ekonomia e integrimeve evropiane
    • [EBEF-701] Financat lokale
    • [EBEF-704] Tregu i punës
    • [EBEF-801] Modelimi financiar
    • [EBEF-802] Sistemi fiskal dhe monetar në UE
    • [EBEE-604] Ekonomia e mjedist jetësor
    • [EBEE-605] Ekonomia e fondeve publike
    • [EBA034] Zhvillimi ekonomik lokal
    • [EBEE-702] Ekonomia globale
    • [EBEE-801] Ekonomia e sigurimeve
    • [EBE-802] Sistemet ekonomike dhe politike
    • [EBEE-803] Ekonomia e sjelljes
    • [EBE-402] Menaxhmenti i portfolios
    • [EFB-03] Financat personale
    • [E2612] Principet e bankave dhe financave

Semestri 6

  • [C2128] [6 SETK] Strategjia dhe organizimi
    Lënda është koncipuar në mënyrë që të ju mundëson studentëve të vlerësojnë dhe zbatojnë elementet kryesore të analizës strategjike, të zgjedhin strategjinë e duhur brenda një plani fleksibël dhe të inkurajojnë të menduarit për problemet që lidhen me zbatimin e strategjisë së formuluar të organizatës. Qëllimi i kësaj lënde është të mësojë studentët të mendojnë në mënyrë kritike për çështjet dhe problemet që lidhen me zgjedhjen e një strategjie në një mjedis të trazuar dhe dinamik dhe të kuptojnë se nuk ka një mënyrë të vetme të duhur për të zhvilluar një strategji.
  • [CBM-502] [6 SETK] Financat e korporatës
    Lënda ofron një hyrje në bazat e financave, duke theksuar zbatimin e tyre në një gamë të gjerë situatash të botës reale që përfshijnë financat personale, vendimmarrjen e korporatave dhe ndërmjetësimin financiar. Konceptet dhe aplikacionet kryesore përfshijnë: vlerën në kohë të parave, shkëmbimin kthim-rrezik, koston e kapitalit, normat e interesit, kursimet e pensionit, financimin e hipotekës, buxhetimin e kapitalit, vlerësimin e aseteve, normën e brendshme të kthimit, afatin e ripagimit, etj. - Temat e përfshira janë: - Hyrje në financat e korporatave - Vlera në kohë e parasë - Obligacionet dhe vlerësimi i tyre - Aksionet dhe vlerësimi i tyre - Vlera aktuale neto dhe rregullat e tjera të investimit - Vendimmarrja për investime kapitale - Kthimet dhe rreziqet: Modeli i Çmimit të Kapitalit (CAPM) - Rreziku, kostoja e kapitalit dhe buxhetimi i kapitalit - Vendimet e financimit të ndërmarrjeve dhe tregjet efikase të kapitalit
  • [C2129] [3 SETK] Parаtë, bankat dhe tregјet financiare
    Lënda ofron një hyrje në parimet e parave, bankave dhe dhe tregjeve financave. Përmbajtja e lëndës ka të bëjë kryesisht me studimin e strukturës dhe funksioneve të sistemeve financiar. Përqëndrimi do të jetë në secilin nga tre entitetet kryesore që përbëjnë një sistem financiar: ndërmjetësuesit financiarë, letrat me vlerë dhe tregjet financiare. Në vazhdim do të studijohet ndryshimi në rëndësinë relative të ndërmjetësve financiarë dhe tregjet financiare në gjithë botën, dhe kështu propozohet një analizë historike dhe ekonomike e arsyeve të shfaqjes së sistemeve të bazuara në banka dhe sistemeve të bazuara në tregje në vende të ndryshme.
  • [C2130] [3 SETK] Biznesi ndërkombëtar
    Lënda përfshinë tema të cilët ngërthejnë në vete tema të biznesit që zhvillohet jashtë kufijve shtetërorë. Në fillim realizohen tema me të cilët studentët njihen me njohuritë bazike nga kjo lëmi duke filluar nga ato se çka paraqet biznesi ndërkombëtar, pse mësohet biznesi ndërkombëtar, dallimi midis biznesit vendor dhe atij ndërkombëtar, pse biznesi ndërkombëtar është më i vështirë se ai vendor, etj. Në vijim temat që trajtohen në këtë lëndë janë: biznesi ndërkombëtar në epokën e globalizmit, dallimet kombëtare në ekonominë politike, ndryshimet në kulturë, IHD dhe integrimet ekonomike rajonale. Në pjesën e dytë përshinë temat që kanë të bëjnë me veprimet në BN siç janë: strategjitë e BN, organizimi i punës ndërkombëtare, strategjitë e hyrjes në biznesin ndërkombëtar, eksporti, importi dhe këmbimi, drejtimi i marketingut global dhe menaxhimi global i burimeve njerëzore.
  • [6 SETK] Zgjedhore nga njësi tjera
    • [CPA-101] Hyrje në administrimin publik
    • [CPA-201] Lidershipi publik dhe zhvillimi organizativ
    • [CPA-302] Hyrje në politikat publike
    • [EFE-132] Liritë dhe të drejtat e njeriut
    • [CLE-203] Shkrimi dhe arsyetimi ligjor
    • [EARLT-01] Teknologjia reproduktive e asistuar dhe e drejta
    • [ELE-408] Dhuna në familje
    • [CCS-101] Hyrje në shkenca kompjuterike
    • [CCS-102] Teknologjitë e Internetit
    • [CCS-402] Probabiliteti dhe statistika e zbatuar
    • [ECS-500] E-tregtia
    • [CISM2021] Hyrje në sistemet e informacionit
    • [ECS3060] Etika profesionale e TI
    • [EFE-129] Gjuhë shqipe me kulturë shkrimi
    • [EFE-105] Gjuhë gjermane 1-4
    • [EEL-613] Multikulturalizmi në mësimdhënien e gjuhës angleze
    • [EFE-108] Studime ndërkulturore
    • [E2539] Arsyetimi dhe mendimi kritik
    • [EPRNM-02] Marrëdhëniet me publikun dhe mediat e reja
    • [ECM-602] Media dhe shoqëria
    • [CBE-101] Hyrje në ekonomi dhe biznes
    • [CBE-103] Parimet e menaxhmentit
    • [EBEM-503] Komunikimi afarist
    • [EBE-408] Menaxhimi i projekteve
    • [EBE-403] Plani i biznesit
    • [EBE-409] Etika dhe përgjegjësia shoqërore e korporatave
    • [EF999] Gjuhë frënge 1-2-3
    • [BSIL3010] Gjuhë italiane 1-2-3
    • [EFE-102] Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
    • [EDOL-03] Arsimim online dhe digjital
    • [ECE-02] Gjuhë angleze për bashkëbisedim
    • [E2529] Shkathtësi komunikuese në kontekst profesional në anglisht
    • [E2530] Beletristike dhe argëtim
    • [E2531] Letërsi angleze dhe filmi
    • [E2540] Gjuha maqedonase për terminologji juridike dhe të BE
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e përgjithshme
    • [EBA050] Ekonomia e integrimeve evropiane
    • [EBEF-701] Financat lokale
    • [EBEF-704] Tregu i punës
    • [EBEF-801] Modelimi financiar
    • [EBEF-802] Sistemi fiskal dhe monetar në UE
    • [EBEE-604] Ekonomia e mjedist jetësor
    • [EBEE-605] Ekonomia e fondeve publike
    • [EBA034] Zhvillimi ekonomik lokal
    • [EBEE-702] Ekonomia globale
    • [EBEE-801] Ekonomia e sigurimeve
    • [EBE-802] Sistemet ekonomike dhe politike
    • [EBEE-803] Ekonomia e sjelljes
    • [EBE-402] Menaxhmenti i portfolios
    • [EFB-03] Financat personale
    • [E2612] Principet e bankave dhe financave
Google+