Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!
Export

Programi:

Inxhinieria kompjuterike

Cikli i studimeve: Cikli i parë (Deridiplomike)
Fakulteti: Shkencat dhe Teknologjitë Bashkëkohore
Kodi i programit: N-ICT
Viti akademik: 2018 / 2019
SETK: 180 (3 vite) Akreditimi
Titulli: I diplomuar në inxhinieri kompjuterike
SETK: 240 (të vazhduara + 1 vit) Akreditimi
Titulli: Inxhinier i diplomuar në inxhinieri kompjuterike
Vendimi: Vendimi për fillim me punë

Fakulteti i Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore pranë UEJL - Tetovë është institucion i arsimit të lartë me qëllim të përgjithshëm të zhvillojë aktivitete të hulumtimit shkencor dhe arsimimit të lartë në fushat e shkencave kompjuterike, të inxhinierisë kompjuterike dhe informatikës së biznesit.
Fushat specifike të Fakultetit të shkencave dhe teknologjive bashkëkohore, në programin Inxhinieria kompjuterike janë: hardueri kompjuterik dhe softueri sistematik, sistemet e ndërshtëna kompjuterike (embedded) me projektimin dhe programimin e tyre, konceptet themelore të inxhinierisë kompjuterike, bazat e elektroteknikës, sistemet e kontrollit automatik, sistemet e drejtimit në kohë reale, rrjetat kompjuterike, rrjetat kompjuterike me kabllo dhe pa kabllo, përllogaria  “Grid” dhe sistemet distributive kompjuterike, multimedia dhe sistemet multimediale, transmetimi i të dhënave dhe rrjetat e telekomunikacionit, bazat e të dhënave, sistemet e informacionit dhe projektimi i tyre, etj. Këto disiplina kanë potencial të madh për ngritjen e cilësisë së arsimit.
Riorganizimi i mësimit është projektuar ashtu që t’i plotësojë kërkesat e tregut vendor (duke i analizuar kërkesat e firmave të TI-së dhe organizatave në RM), njëkohësisht duke mundësuar perspektivë globale moderne.
Qëllimet arsimore të programit:
- t’u mundësojë studentëve që të pajisen me shkathtësi më të gjëra komunikative, gjuhësore dhe analitike;
- t’u mundësojë studentëve që të pajisen me njohuri teorike dhe praktike nga fusha e teknologjive informatike-komunikative dhe ato t’i aplikojnë në jetën reale dhe praktikën profesionale;  
- t’i aftësojë studentët që të kyçen  në zhvillimin dhe implementimin e zgjidhjeve të ndryshme në fushën  e teknologjive informatiko-komunikative;
- t’i aftësojë studentët që të punojnë në projekte individuale apo në grupe, të cilat për nga natyra mund  të jenë: shkencoro-hulumtuese, zhvillimore dhe punë praktike;
- t’u mundësojë bazë të mirë për përshtatje të mëtutjeshme drejt teknologjive të reja,ndryshimeve të tregut  dhe aplikimi i tyre;
- të mundësojë shkathtësi për përkahje gjatë organzimit, realizimit dhe implementimit të metodave dhe procedurave në fusha të tjera. 

Pas përfundimit me sukses të programit, studentët e diplomuar do të kenë mundësi të punësohen në fusha të ndryshme të TI, ku ata mund të përdorin në mënyrë efektive teknologjitë e ndryshme të pranishme në fushën e teknologjisë së informacionit, sistemeve kompjuterike, rrjetave kompjuterike, sistemeve të informacionit, të kontrollit të automatizuar, sistemeve multimedia dhe të telekomunikacionit, t’i testojnë dhe t'i vlerësojnë ato, t’i vlerësojnë platformat e ndryshme dhe zhvillimojnë zgjidhje optimale.
Ata do të jenë në gjendje: t’i projektojnë, t’i krijojnë dhe t’I mirëmbajnë sistemet e bazuara në kompjuter dhe rrjetat kompjuterike, si dhe të zbatojnë zgjidhje të orientuara në hardver, ta mirëmbajnë softuerin e sistemeve; të mirëmbajnë sisteme të automatizuara të kontrollit; të zhvillojnë sisteme multimediale; t’i menaxhojnë sistemet e informacionit dhe të telekomunikacionit.

Njohuritë dhe të kuptuarit

- Tregon njohuri dhe dijeni në fushat e shkencave kompjuterike, teknologjive të informacionit dhe bazat e elektro teknikës.
- Tregon njohuri dhe dijeni në fushat e teknologjive të informacionit, harduerët kompjuterikë dhe sistemet softuerike, rrjetat kompjuterike, sistemet e informacionit, sistemet e kontrollit, multimediumet dhe sistemet e telekomunikacionit.
- Ka njohuri të avancuara të gjuhës angleze.

Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit

- Projektim, krijim dhe mirëmbajtje të disa sistemeve kompjuterike, si dhe zbatim i zgjidhjeve të orientuara në harduer.
- Projektim, zbatim dhe servisim i rrjetave kompjuterike dhe sistemeve të komunikimit.
- Implementim dhe mirëmbajtje i sistemeve të kontrollit, sistemeve të integruara, sistemeve multimediale dhe sistemeve të informacionit.
- Zbatim i zgjidhjeve të aplikueshme për probleme të orientuara në harduer-softuer, duke filluar me fazën e analizimit, hartimit dhe zbatimit ,e deri në fazën e performimit, testimit, analizimit të performancës dhe mirëmbajtjes. 

Aftësitë për të vlerësuar

- Vlerësim, kontekstualizim dhe marrje  vendimesh për zgjidhje të duhura softuerike dhe harduerike.
- Shfrytëzim i teknikave për zgjidhje të problemeve në mënyrë që të sigurohen me efikasitet zgjidhje të TIK. (ZBATIM)
- Vendosni për përdorimin e mjeteve adekuate (mjetet për zhvillim).

Aftësitë e komunikimit

- Pjesëmarrje dhe organizim i punës ekipore.
- Prezantim, dokumentim dhe komunikim i dokumentacionit teknik.
- Vlerësim, argumentim dhe paraqitje e zgjidhjeve për pyetje, probleme dhe ide të ndryshme në fushëm e TIK.
- Gjetje, organizim dhe klasifikim i informacioneve në fushën e TIK (dokumente për harduer / softuer, manuale).

Aftësitë e të mësuarit

- Aftësim që t’i mësoni dhe t’i përdorni komponentët e rinj harduerikë.
- Përvetësim dhe përdorim i sistemeve të reja dhe të azhuruara softuerike.
- Vlerësim, mësim dhe përdorim i mjeteve të reja për krijimin dhe/apo mirëmbajtjen e zgjidhjeve harduerike-softuerike.
- Tregoni shkathtësi për punë seminarike dhe laboratorike.

Semestri 1

  • [CCS-203] [6 SETK] Programimi
    Kjo lëndë ofron një hyrje në programim dhe mbulon koncepte si tipat e të dhënave, aritmetikë, operatorë, komandat për hyrje-dalje, kushtet, strukturat ciklike, funksionet, rekurzivitetin, algoritmet me vektorë dhe matrica, algoritmet për kërkim dhe radhitje, pointerët dhe operacionet mbi to, deklarimin e strukturave të reja të të dhënave
  • [CCS-101] [6 SETK] Hyrje në sistemet e kompjuterike
    Qëllimet e lëndës: Të mundësojë që studentët të fitojnë njohuri themelore dhe aftësi nga fusha e shkencave kompjuterike. Të mundësojë që studentët të fitojnë njohuri praktike dhe teorike në lëmin e shkencave kompjuterike dhe të njëjtat ti zbatojnë në jetën reale. T’i aftësojë studentët për punë në projekte, në mënyrë individuale apo grupore, të cilat sipas natyrës mund të jenë: projekte kërkimore-shkencore, projekte zhvillimore apo punë praktike.
  • [CCS-103] [6 SETK] Kalkulus dhe algjebër lineare
    Qëllimi kryesor i lëndës është që studentët të pajisen me njohuritë praktike rreth koncepteve themelore nga lënda e kalkulusit. Në dy-tri javët e para mësohet për konceptin e funksionit si koncept themelor i kësaj lënde: përkufizohen funksione të llojeve të ndryshme përmes dy bashkësive të ndryshme numerike, bëhet parashtrimi i funksioneve në mënyra të ndryshme (tabelare, diagrame, analitike, grafike etj.). Më pastaj, bëhet llogaritja e vlerës kufitare të funksionit, derivati, diferenciali dhe integrali i një funksioni numerik, zbatimi i tyre në jetën praktike dhe në lëndët tjera natyrore. Po ashtu, tri javët e fundit janë rezervuar për mësimin e disa koncepteve nga teoria e algjebrës lineare.
  • [3 SETK] Lëndë zgjedhore - Gjuhë shqipe/maqedonase
    • [MAPP1010] Gjuhë maqedonase për qëllime profesionale 1
    • [MAPP1020] Gjuhë maqedonase për qëllime profesionale 2
    • [BS018] Gjuhë maqedonase për fillestarë 1
    • [BS152] Gjuhë maqedonase për fillestarë 2
    • [BAM1010] Gjuhë shqipe për fillestarë 1
    • [BAM2010] Gjuhë shqipe për fillestarë 2
  • [3 SETK] Lëndë zgjedhore - Gjuhë angleze
    • [BENP-01] Gjuhë angleze për komunikim të përgjithshëm dhe profesional 1
    • [BENP-02] Gjuhë angleze për komunikim të përgjithshëm dhe profesional 2
    • [BENP-03] Gjuhë angleze për komunikim të përgjithshëm dhe profesional 3
    • [BENP-04] Gjuhë angleze për komunikim të përgjithshëm dhe profesional 4
    • [BEN-05] Gjuhë angleze 5
    • [BEN-06] Англиски јазик 6
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë
    • [EFE-107] Të folurit publik
    • [EFE-127] Debat dhe shkathtësi prezantimi
    • [EFE-108] Studime ndëkulturore
    • [EFE-108] Aftësitë e komunikimit
    • [EFE-110] Excel i avancuar
    • [EFE-111] Aftësitë të avancuara të TI-së
    • [EFE-112] Word i avancuar
    • [EFE-113] Google Apps
    • [EFE-114] Access-i i avancuar
    • [EFE-115] Desktop publikimi
    • [EFE-116] Publikimi ueb
    • [EFE-129] Gjuhë shqipe me kulturë shkrimi
    • [EFE-131] Gjuha shqipe për qëllime specifike
    • [EFE-102] Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
    • [EFE-103] Të shkruarit akademik në gjuhën maqedonase
    • [EFE-104] Të shkruarit akademik në gjuhën shqipe
    • [EFE-105] Gjuha gjermane (niveli 1-4)
    • [EFE-117] Mbrojta e ambientit
    • [EFE-121] Zhvillimi profesional i karrierës
    • [EFE-132] Liritë dhe të drejtat e njeriut

Semestri 2

  • [CCS-303] [6 SETK] Programimi i orientuar në objekte
    Qëllimi i kësaj lënde është t’i njoftojë studentët me konceptet themelore të programimit të orientuar në objekte përmes gjuhës programore C++. Për këtë qëllim shfrytëzohet koncepti i objekteve dhe klasave. Studentët do të njoftohen me trashëgiminë e klasave, me hierarkinë dhe me polimorfizmin. Pas kompletimit të kësaj lënde studentët do të jenë në gjendje të kuptojnë parimet e gjuhës së orientuar në objekte dhe të jenë në gjendje të shkruajnë programe në gjuhën programore C++.
  • [CCE-101] [6 SETK] Bazat e elektroteknikës
    Lënda paraqet një hyrje në konceptet e elektrotehnikës. Studentëve u mundëson që t’i kuptojnë ligjet themelore, parimet dhe fenomenet nga lëmia e elektrotehnikës. Po ashtu përmes qasjes teorike dhe praktike studentëve u mundësohet që njohuritë e marra t’i zbatojnë në lëndët tjera profesionale. Paralelisht do të trajtohen edhe elektriciteti edhe magnetizmi, rrryma elektrike, qarqet e rrymës së njëkahshme, rryma sinusoidale, RLC-qarqet, qarqet elektrike themelore dhe të përbëra, si dhe metodat për zgjidhjen e rrjetave elektrike.
  • [CCS-205] [6 SETK] Kalkulus II
    Qëllimi i këtij programi është t’i pajisë studentët me njohuri matematike që do të ketë zbatim të drejpërdrejtë në lëmin e inxhinierisë kompjuterike. Pjesë të koncepteve që do të mësohen në këtë kurs ndoshta mund të jenë të njohura për studentët, por qëllmi këtu është që ato të formalizohen në një nivel më të lartë për të mundësuar të zhvillojnë idea për zgjidhjen e problemeve të ndryshme praktike. Qëllimi është t’i pajisë studentët me njohuri në lidhje me konceptet të lidhur me vargjet, që studentët t’i kuptojnë dhe t’i zbatojnë konceptet e vargjeve numerike, vargjet furie, pastaj t’i kuptojnë dhe t’i zbatojnë konceptet e ekuacioneve diferenciale të rendit të parë dhe të rendit më të lartë, të kuptojnë dhe të zgjedhin sisteme të ekaucioneve diferenciale lineare, si dhe transformimin e Laplasit dhe transformimin inverz të Laplasit.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë
    • [EFE-107] Të folurit publik
    • [EFE-127] Debat dhe shkathtësi prezantimi
    • [EFE-108] Studime ndëkulturore
    • [EFE-108] Aftësitë e komunikimit
    • [EFE-110] Excel i avancuar
    • [EFE-111] Aftësitë të avancuara të TI-së
    • [EFE-112] Word i avancuar
    • [EFE-113] Google Apps
    • [EFE-114] Access-i i avancuar
    • [EFE-115] Desktop publikimi
    • [EFE-116] Publikimi ueb
    • [EFE-129] Gjuhë shqipe me kulturë shkrimi
    • [EFE-131] Gjuha shqipe për qëllime specifike
    • [EFE-102] Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
    • [EFE-103] Të shkruarit akademik në gjuhën maqedonase
    • [EFE-104] Të shkruarit akademik në gjuhën shqipe
    • [EFE-105] Gjuha gjermane (niveli 1-4)
    • [EFE-117] Mbrojta e ambientit
    • [EFE-121] Zhvillimi profesional i karrierës
    • [EFE-132] Liritë dhe të drejtat e njeriut
  • [3 SETK] Lëndë zgjedhore - Gjuhë angleze
    • [BENP-01] Gjuhë angleze për komunikim të përgjithshëm dhe profesional 1
    • [BENP-02] Gjuhë angleze për komunikim të përgjithshëm dhe profesional 2
    • [BENP-03] Gjuhë angleze për komunikim të përgjithshëm dhe profesional 3
    • [BENP-04] Gjuhë angleze për komunikim të përgjithshëm dhe profesional 4
    • [BEN-05] Gjuhë angleze 5
    • [BEN-06] Англиски јазик 6
  • [3 SETK] Lëndë zgjedhore - Gjuhë shqipe/maqedonase
    • [MAPP1010] Gjuhë maqedonase për qëllime profesionale 1
    • [MAPP1020] Gjuhë maqedonase për qëllime profesionale 2
    • [BS018] Gjuhë maqedonase për fillestarë 1
    • [BS152] Gjuhë maqedonase për fillestarë 2
    • [BAM1010] Gjuhë shqipe për fillestarë 1
    • [BAM2010] Gjuhë shqipe për fillestarë 2

Semestri 3

  • [CCE-304] [6 SETK] Elektronika
    Lënda paraqet zhvillim dhe praktikim të teknologjive themelore elektronike, me qëllim të fundit që të thellohet kuptimi rreth pajisjeve elektronike, që në fakt paraqesin pjesë përbërëse të teknologjisë që na rrethon. E fokusuar është në kërkesat vijuese: përcaktimi i funksioneve të ndryshme elektronike në inxhinieri; njohja e komponenteve themelore elektronike dhe pajisjeve që shfrytëzohen për funksione të ndryshme elektronike; shfrytëzimi i teknikave bazë për analizë të qarqeve analoge dhe digjitale elektronike; dizajnimi i qarqeve analoge dhe digjitale elektronike në nivel të komponenteve të integruara; manipulimi me vegla dhe shfrytëzimi i simulimeve në kushte të laboratorëve elektronikë.
  • [CCS-301] [6 SETK] Algoritmet dhe strukturat e të dhënave
    Lënda mundëson njohje me konceptet dhe parimet themelore për analizimin dhe hartimin e algoritmeve si dhe përdorimin e strukturave të ndryshme të algoritmeve. Shqyrton algoritme të ndryshme për zgjidhjen e një problemi të njëjtë. Në hollësi shqyrton kompleksitetin kohor dhe hapësinor të algoritmeve. Vendos kritere për gjetjen e algoritmit më të mirë. Studion hartimin e strukturave të ndryshme dhe tashmë të njohura të të dhënave (lineare dhe jolineare) dhe konsideron mundësinë e krijimit të strukturave të reja të të dhënave si dhe zbatimin konkret të tyre. Pjesa e fundit e këtij moduli paraqet hyrje në grafe dhe shqyrtim i modeleve themelore të graf-algoritmeve. Studentët familjarizohen me lloje të ndryshme të të dhënave dhe algoritmeve, që më tej do t’u lejojë përfshirje të drejtpërdrejtë në analizimin, hartimin dhe zbatimin konkret të projekteve softuerike.
  • [CCE-305] [6 SETK] Matematika për inxhinieri
    Qëllimi i këtij programi është t’i pajisë studentët me njohuri për konceptet e llogaritjeve numerike si mjet bazë për edukimin e tyre inxhinierik. Qëllimi është të trajtohen konceptet numerike si ato tradicionale ashtu edhe algoritmet mirë të zhvilluara. Qëllimi është të potencohen konceptet dhe idetë e saktësisë dhe stabilitetit të algoritmeve numerike përmes zbatimit të tyre në teorinë e njehsimeve shkencore. Do të mësohen konceptet e interpolimit, aproksimimit, trajtimet në lidhje me njehsimet matricore, analiza e problemeve furie, problemet për gjetjen e rrënjëve të barazimeve, etj. Qëllimi poashtu është që studentët të pajisen me njohuri në lidhje me konceptet themelore nga teoria e optimizimit dhe të programimit linear. Për ta theksuar rëndësinë e koncepteve të lartpërmendura, do të konstruktohen simulime të ndryshme të të njëjtave përmes MATLABIT.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore - Gjuhë angleze për qëllime specifike 1
    • [CSTEN-01] Gjuhë angleze për shkenca kompjuterike 1
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë
    • [EFE-107] Të folurit publik
    • [EFE-127] Debat dhe shkathtësi prezantimi
    • [EFE-108] Studime ndëkulturore
    • [EFE-108] Aftësitë e komunikimit
    • [EFE-110] Excel i avancuar
    • [EFE-111] Aftësitë të avancuara të TI-së
    • [EFE-112] Word i avancuar
    • [EFE-113] Google Apps
    • [EFE-114] Access-i i avancuar
    • [EFE-115] Desktop publikimi
    • [EFE-116] Publikimi ueb
    • [EFE-129] Gjuhë shqipe me kulturë shkrimi
    • [EFE-131] Gjuha shqipe për qëllime specifike
    • [EFE-102] Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
    • [EFE-103] Të shkruarit akademik në gjuhën maqedonase
    • [EFE-104] Të shkruarit akademik në gjuhën shqipe
    • [EFE-105] Gjuha gjermane (niveli 1-4)
    • [EFE-117] Mbrojta e ambientit
    • [EFE-121] Zhvillimi profesional i karrierës
    • [EFE-132] Liritë dhe të drejtat e njeriut

Semestri 4

  • [CCS-202] [6 SETK] Arkitektura kompjuterike
    Lënda ka të bëjë me dizajnimin dhe teknologjinë e arkitekturave moderne kompjuterike dhe programimin në nivele të makinave. Lënda ofron përshkrimin e hollësishëm të komponentëve harduerikë dhe softuerikë, organizimin dhe ndërlidhjen e njësive përbërëse të kompjuterëve si dhe përcaktimin e performansave së tyre.
  • [CCE-404] [6 SETK] Bazat e telekomunikacionit
    Lënda paraqet hyrje në telekomunikacion dhe ju mundëson studentëve të njihen me botën e telekomunikimit dhe komunikimin e të dhënave. Trajtohet telefonia, sistemet telefonike, rrjeti i komunikimit mobil, komunikimi përmes përçuesve të bakrit dhe atyre optic, televizioni kabllovik si dhe ofruesit e telekominikimit, televizioni digjital, standardet moderne dhe tema të ngjashme aktuale dhe relevante.
  • [CCS-403] [6 SETK] Bazat e të dhënave
    Lënda paraqet hyrje në konceptet dhe sistemet e bazave të të dhënave. Studenti i cili do ta përfundojë me sukses këtë modul do të jetë në gjendje t’i shfrytëzojë modelet dhe konceptet e projektimit të bazave të të dhënave. Do të jetë në gjendje të përdorë dhe të hartojë baza të thjeshta dhe konkrete të të dhënave të bazuara në modelin relacional. Po ashtu do të mundë të përdorë MS SQL Server sistemin për menaxhimin e bazave të të dhënave (DBMS), SQL gjuhët dhe zbatimin e veprimeve (queries).
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore - Gjuhë angleze për qëllime specifike 2
    • [CSTEN-02] Gjuhë angleze për shkenca kompjuterike 2
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EPL2030] Kompajlerët
    • [CCS-502] Inxhinieria e softuerit
    • [CCS-102] Teknologjitë e Internetit
    • [CCS-501] Ueb programimi
    • [ECCE-608] Zhvillimi i aplikacioneve mobile
    • [ECS6020] Hyrje në kriptografi
    • [ECCE-607] Hyrje në programim me VHDL
    • [CCS-601] Grafika kompjuterike
    • [ECS4060] Interakcioni njeri - kompjutor
    • [ECS3080] Mësimi maqinerik
    • [EMI-201] Vizualizimi i informacionit
    • [EACS-14] Sistemet inteligjente
    • [ECS-605] Testimi dhe mirëmbajtja e softuerit
    • [ECCE-606] Projektimi i sistemeve digjiitale me VHDL
    • [ECCE-609] Sistemet kompjuterike të kontrolluara
    • [ECCE-610] Përpunimi digjital i imazhit
    • [ECS3060] Etika profesionale e TI
    • [ECS-604] Gjurmimi i të dhënave
    • [EACS-05] Gjuhët formale dhe automata

Semestri 5

  • [CCE-504] [6 SETK] Qarqet digjitale logjike
    Lënda paraqet qasje moderne në dizajnimin logjik dhe njohje me komponentët themelorë përbërës të sistemeve digjitale, gjegjësisht kompjuterëve digjitalë. Fillohet nga logjika binare dhe përvetësimi i qarqeve kombinuese: elementet logjike, teknikat e minimizimit, qarqet aritmetikore dhe vazhdohet deri te modulet logjike më të avancuara, si programimi i porteve dhe fushave logjike. Në vazhdim, trajtohen edhe qarqet sekuenciale: flip-flopët, analiza dhe sinteza e qarqeve sekuenciale dhe raste studimi perms implementimit të numëruesve, regjistrave dhe RAM-memorjeve.
  • [CCS-503] [6 SETK] Rrjetat kompjuterike
    Qëllimi i lëndës është njoftimi me konceptet dhe parimet themelore të rrjetave kompjuterike. Shqyrtohen komponentët e ndryshëm të rrjetës dhe ndërlidhja mes tyre. Ofrohet përshkrimi i hollësishëm i dizajnimit dhe arkitekturës së rrjetave. Në kuadër të lëndës ilustrohen konceptet më të rëndësishme të arkitekturës së rrjetave si Ethernet dhe Internet. Studentët do të fitojnë aftësi për analizë, dizajn dhe implementim të LAN rrjetave dhe optimalizimin e performansave të tyre.
  • [CCS-401] [6 SETK] Sistemet operative
    Lënda ka për qëllim njoftimin me konceptet themelore të sistemeve operative (OS). Si nivel midisësues mes aplikacioneve dhe harduerit, sistemet operative kontrollojnë dhe këmbejnë burimet kompjuterike. Fillimisht, sqarohen konceptet themelore të sistemeve operative, vlerësimi dhe analiza e tyre. Mes tjerash, përshkruhen detyrat dhe proceset, mënyrat e sinkronizimit, menaxhimi i memories, njësitë hyrëse/dalëse, fajllat sistemorë dhe siguria. Pjesa vijuese ka të bëjë me konceptet e shpërndarjes dhe me sistemet operative multimediale dhe të integruara. Pjesa e fundit u dedikohet sistemeve operative mobile. Për sqarimin e të gjitha këtyre koncepteve shfrytëzohen studimet e rastit për kategoritë përkatëse të sistemeve operative.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EPL2030] Kompajlerët
    • [CCS-502] Inxhinieria e softuerit
    • [CCS-102] Teknologjitë e Internetit
    • [CCS-501] Ueb programimi
    • [ECCE-608] Zhvillimi i aplikacioneve mobile
    • [ECS6020] Hyrje në kriptografi
    • [ECCE-607] Hyrje në programim me VHDL
    • [CCS-601] Grafika kompjuterike
    • [ECS4060] Interakcioni njeri - kompjutor
    • [ECS3080] Mësimi maqinerik
    • [EMI-201] Vizualizimi i informacionit
    • [EACS-14] Sistemet inteligjente
    • [ECS-605] Testimi dhe mirëmbajtja e softuerit
    • [ECCE-606] Projektimi i sistemeve digjiitale me VHDL
    • [ECCE-609] Sistemet kompjuterike të kontrolluara
    • [ECCE-610] Përpunimi digjital i imazhit
    • [ECS3060] Etika profesionale e TI
    • [ECS-604] Gjurmimi i të dhënave
    • [EACS-05] Gjuhët formale dhe automata
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EPL2030] Kompajlerët
    • [CCS-502] Inxhinieria e softuerit
    • [CCS-102] Teknologjitë e Internetit
    • [CCS-501] Ueb programimi
    • [ECCE-608] Zhvillimi i aplikacioneve mobile
    • [ECS6020] Hyrje në kriptografi
    • [ECCE-607] Hyrje në programim me VHDL
    • [CCS-601] Grafika kompjuterike
    • [ECS4060] Interakcioni njeri - kompjutor
    • [ECS3080] Mësimi maqinerik
    • [EMI-201] Vizualizimi i informacionit
    • [EACS-14] Sistemet inteligjente
    • [ECS-605] Testimi dhe mirëmbajtja e softuerit
    • [ECCE-606] Projektimi i sistemeve digjiitale me VHDL
    • [ECCE-609] Sistemet kompjuterike të kontrolluara
    • [ECCE-610] Përpunimi digjital i imazhit
    • [ECS3060] Etika profesionale e TI
    • [ECS-604] Gjurmimi i të dhënave
    • [EACS-05] Gjuhët formale dhe automata

Semestri 6

  • [CCS-602] [6 SETK] Sistemet e shpërndara
    Kjo lëndë i njofton studentët me konceptet themelore të sistemeve të shpërndara. Analizohen arkitekturat e ndryshme të sistemeve të shpërndara si dhe përparësitë dhe disavantazhet e tyre në krahasim me sistemet tradicionale të centralizuara. Studentët do të mësojnë për mënyrën e komunikimit në mes të proceseve si dhe për Internet protokollet për komunikim. Ilustrohen bazat e programimit klient-server, platformat middleware (CORBA, JavaBeans, DCOM,. NET), Web teknologjitë dhe Web shërbimet si teknologji të sistemeve të shpërndara. Pjesa e fundit e kësaj lënde merret me transaksionet, transaksionet e përbëra dhe transaksionet e shpërndara. Studentët do të njohin nga afër zgjidhjet aplikative standarde për sistemet e shpërndara.
  • [CCE-604] [6 SETK] Mikroprocesorët dhe mikrokontrollorët
    Lënda ka për qëllim t’u japë studentëve një kuptim të plotë të arkitekturës të mikroprocesorëve dhe mikrokontrollereve, dhe se si ata mund të programohen. Përmes një analize më të thellë të arkitekturave 8-bit dhe 16-bit, ka për qëllim që t’u sigurojë studentëve bazat për ndërtimin e mikroprocesorëve dhe mikrokontrollereve, si dhe parimet e evolucionit të tyre. Duke analizuar formate të ndryshme te instruksioneve, modeleve të adresimit dhe programimit, kursi synon të pajisë studentët me një metodologji për programim në gjuhën asembler, si dhe programimit në C, përdorimin e bibliotekave të veçanta dhe sistemet operative për projektimin e sistemeve të bazuara mikrokontrolluese. Gjithashtu, studentët do të mësojnë aspekte të ndryshme të përdorimit të mikroprocesorëve dhe mikrokontrolluesve dhe komunikimin e tyre me qarqe të jashtme të integruar.
  • [CCS-603] [6 SETK] Projekt praktik
    Ky është aktiviteti i punimit të diplomës dhe projekti i vendosjes profesionale në fushën e shkencave kompjuterike. Studentët janë të angazhuar të kompletojnë një projekt, zakonisht një softuer, lidhur me punimin e diplomës, ta strukturojnë punimin e tyre, të hulumtojnë si dhe ta shkruajnë punimin e diplomës. Idealisht projektet paraqesin një sistem komplet ose një produkt, një analizë të integruar, simulim apo dizajn softueri dhe hardueri, nëse është e aplikueshme.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EPL2030] Kompajlerët
    • [CCS-502] Inxhinieria e softuerit
    • [CCS-102] Teknologjitë e Internetit
    • [CCS-501] Ueb programimi
    • [ECCE-608] Zhvillimi i aplikacioneve mobile
    • [ECS6020] Hyrje në kriptografi
    • [ECCE-607] Hyrje në programim me VHDL
    • [CCS-601] Grafika kompjuterike
    • [ECS4060] Interakcioni njeri - kompjutor
    • [ECS3080] Mësimi maqinerik
    • [EMI-201] Vizualizimi i informacionit
    • [EACS-14] Sistemet inteligjente
    • [ECS-605] Testimi dhe mirëmbajtja e softuerit
    • [ECCE-606] Projektimi i sistemeve digjiitale me VHDL
    • [ECCE-609] Sistemet kompjuterike të kontrolluara
    • [ECCE-610] Përpunimi digjital i imazhit
    • [ECS3060] Etika profesionale e TI
    • [ECS-604] Gjurmimi i të dhënave
    • [EACS-05] Gjuhët formale dhe automata
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EPL2030] Kompajlerët
    • [CCS-502] Inxhinieria e softuerit
    • [CCS-102] Teknologjitë e Internetit
    • [CCS-501] Ueb programimi
    • [ECCE-608] Zhvillimi i aplikacioneve mobile
    • [ECS6020] Hyrje në kriptografi
    • [ECCE-607] Hyrje në programim me VHDL
    • [CCS-601] Grafika kompjuterike
    • [ECS4060] Interakcioni njeri - kompjutor
    • [ECS3080] Mësimi maqinerik
    • [EMI-201] Vizualizimi i informacionit
    • [ECS-605] Testimi dhe mirëmbajtja e softuerit
    • [ECCE-606] Projektimi i sistemeve digjiitale me VHDL
    • [ECCE-609] Sistemet kompjuterike të kontrolluara
    • [ECCE-610] Përpunimi digjital i imazhit
    • [ECS3060] Etika profesionale e TI
    • [ECS-604] Gjurmimi i të dhënave
    • [EACS-05] Gjuhët formale dhe automata

240 SETK (të vazhduara + 1 vit)

Semestri 7

  • [CCE-701] [6 SETK] Inteligjenca artificiale dhe robotika
    Hyrje në bazat e inteligjencës artificiale, agjentët inteligjentë, teknikat për paraqitjen e njohurive dhe kërkimet inteligjente dhe vendimmarrjen, teoria e lojërave, logjika formale, probabiliteti dhe sistemet logjike të arsyetimit, të mësuarit nga vëzhgimi, trajnimin e neuroneve dhe stimulim të mësuarit. Gjithashtu, studentët do të jenë të njoftuar me konceptet bazë të Python-it.
  • [CCE-702] [6 SETK] Menaxhimi i projekteve
    Lënda paraqet një hyrje në fushën e menaxhimit të projektit softwar-ik, duke paraqitur teknikat dhe qasjet dhe me qëllim për të zhvilluar një vetëdije kritike të sfidave dhe mangësive në këtë fushe. Moduli bazohet në njohuritë e inxhinierisë softuerike dhe në kurse të tjera që lidhen me sistemet e informacionit.
  • [CCE-502] [6 SETK] Sistemet e ngulitura kompjuterike
    Qëllimi i kësaj lënde është t'u ofrojë studentëve një hyrje të përgjithshme në sistemet e ngulitura kompjuterike (Embedded Computer Systems), shfrytëzimin dhe parimet e zhvillimit të tyre. Zhvillimi i sistemeve të ngulitura kompjuterike kërkon të kuptuarit e plotë në disa nivele, duke filluar nga specifikat themelore të harduerit e deri te programimi i nivelit të lartë. Studentët do të mësojnë për arkitekturat e mikrokontrollerëve dhe programimin e tyre në asembler dhe në gjuhën C. Gjithashtu, studentët do të mësojnë për sisteme operative të ndryshme që përdoren gjatë zhvillimit të sistemeve të ngulitura si dhe konceptet e programimit të aplikacioneve mbi këto sisteme opreative.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë
    • [EFE-107] Të folurit publik
    • [EFE-127] Debat dhe shkathtësi prezantimi
    • [EFE-108] Studime ndëkulturore
    • [EFE-108] Aftësitë e komunikimit
    • [EFE-110] Excel i avancuar
    • [EFE-111] Aftësitë të avancuara të TI-së
    • [EFE-112] Word i avancuar
    • [EFE-113] Google Apps
    • [EFE-114] Access-i i avancuar
    • [EFE-115] Desktop publikimi
    • [EFE-116] Publikimi ueb
    • [EFE-129] Gjuhë shqipe me kulturë shkrimi
    • [EFE-131] Gjuha shqipe për qëllime specifike
    • [EFE-102] Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
    • [EFE-103] Të shkruarit akademik në gjuhën maqedonase
    • [EFE-104] Të shkruarit akademik në gjuhën shqipe
    • [EFE-105] Gjuha gjermane (niveli 1-4)
    • [EFE-117] Mbrojta e ambientit
    • [EFE-121] Zhvillimi profesional i karrierës
    • [EFE-132] Liritë dhe të drejtat e njeriut
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EPL2030] Kompajlerët
    • [CCS-502] Inxhinieria e softuerit
    • [CCS-102] Teknologjitë e Internetit
    • [CCS-501] Ueb programimi
    • [ECCE-608] Zhvillimi i aplikacioneve mobile
    • [ECS6020] Hyrje në kriptografi
    • [ECCE-607] Hyrje në programim me VHDL
    • [CCS-601] Grafika kompjuterike
    • [ECS4060] Interakcioni njeri - kompjutor
    • [ECS3080] Mësimi maqinerik
    • [EMI-201] Vizualizimi i informacionit
    • [EACS-14] Sistemet inteligjente
    • [ECS-605] Testimi dhe mirëmbajtja e softuerit
    • [ECCE-606] Projektimi i sistemeve digjiitale me VHDL
    • [ECCE-609] Sistemet kompjuterike të kontrolluara
    • [ECCE-610] Përpunimi digjital i imazhit
    • [ECS3060] Etika profesionale e TI
    • [ECS-604] Gjurmimi i të dhënave
    • [EACS-05] Gjuhët formale dhe automata

Semestri 8

  • [CCS-801] [6 SETK] Siguria e sistemeve kompjuterike
    Lënda i përmban bazat e sigurisë së rrjetave. Studentët do të njihen me dobësitë dhe format tjera e kanosjes ndaj rrjetave kompjuterike si dhe mënyrat dhe teknikat për mbrojtjen e rrjetave kompjuterike. Ky kurs do t’i aftësojë studentët se si ta bëjnë planifikimin e aspektit të sigurisë së rrjetave përmes teknologjive ekzistuese të rrjetave. Po ashtu do t’i aftësojë studentët se si ta bëjnë organizimin e sigurisë së rrjetave si dhe të kenë njohuri për aspektet juridike dhe etike që janë të lidhur me sigurinë e rrjetave.
  • [CCE-802] [6 SETK] Internet i gjësendeve
    Lënda ofron një hyrje të përgjithshme rreth koncepteve nga fusha e "Internetit të gjësendeve" dhe një vështrim mbi spektrin e teknologjive që përfshihen nga sensorët dhe aktuatorët pranë përdoruesve ose mjedisit deri tek sistemet kibernetike-fizike që ofrojnë inteligjencë udhëheqëse, me anë të Cloud që mundëson lidhje të gjithpranishme. Ky kurs bashkon dy risitë teknologjike të ditëve të sotme, Uebin Semantik (Web 3.0) dhe Internetin e gjësendeve. Kursi vë në theks kodimin harduer-softuerik. Studenti mund të zgjedhë të përqendrohet ose në njërën, ose në të dyja aspektet. Kursi synon vënien në pah të çështjeve të hapura lidhur me Internetin e gjësendeve (IoT) si modeli, zhvillimi, vlerësimi dhe evolucioni, si dhe konceptimi i drejtimeve të ardhshme relevante për zhvillimin dhe ndikimin shoqëror dhe mundësitë për hulumtim.
  • [CST-803] [12 SETK] Punim diplome
    Në këtë lëndë studentët do të punojnë në kompletimin e një projekti të aplikuar ose teorik. Qëllimi i lëndës është që t'u mundësojë studentëve t’i integrojnë njohuritë e fituara nga lëndët e programit studimor, në mënyrë që të ofrojnë një "produkt", qoftë softuer apo në formë teze. Studentët do të kenë mundësi të fitojnë përvojë në dizajnimin, programimin dhe vlerësimin e një projekti nga lëmi i inxhinierisë kompjuterike. Në fund, studentët e dokumentojnë punëne tyre në formë të raporteve me shkrim dhe të prezantimeve gojore, të cilat vlerësohen nga një komision i fakultetit.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EPL2030] Kompajlerët
    • [CCS-502] Inxhinieria e softuerit
    • [CCS-102] Teknologjitë e Internetit
    • [CCS-501] Ueb programimi
    • [ECCE-608] Zhvillimi i aplikacioneve mobile
    • [ECS6020] Hyrje në kriptografi
    • [ECCE-607] Hyrje në programim me VHDL
    • [CCS-601] Grafika kompjuterike
    • [ECS4060] Interakcioni njeri - kompjutor
    • [ECS3080] Mësimi maqinerik
    • [EMI-201] Vizualizimi i informacionit
    • [EACS-14] Sistemet inteligjente
    • [ECS-605] Testimi dhe mirëmbajtja e softuerit
    • [ECCE-606] Projektimi i sistemeve digjiitale me VHDL
    • [ECCE-609] Sistemet kompjuterike të kontrolluara
    • [ECCE-610] Përpunimi digjital i imazhit
    • [ECS3060] Etika profesionale e TI
    • [ECS-604] Gjurmimi i të dhënave
    • [EACS-05] Gjuhët formale dhe automata
Google+