Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!
Export

Programi:

Shkenca Kompjuterike

Drejtimi: Inxhinieria Kompjuterike (2023/2024)
Cikli i studimeve: Cikli i parë (Deridiplomike)
Fakulteti: Shkencat dhe Teknologjitë Bashkëkohore
Viti akademik: 2023 / 2024
Titulli: Inxhinier i Diplomuar në Shkenca Kompjuterike / Drejtimi: Inxhinieria Kompjuterike
SETK: 240 (4 vitе)
Vendimi:

Fakulteti i Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore në UEJL-Tetovë është institucion i arsimit të lartë me qëllim të përgjithshëm të zhvillojë aktivitete të hulumtimit shkencor dhe arsimimit të lartë në fushat e shkencave kompjuterike, të  inxhinierisë kompjuterike dhe informatikës së biznesit.

Plan-programi “Shkencat kompjuterike” është dizajnuar që të plotësojë kërkesat e tregut vendor, por edhe të ofrojë një perspektivë moderne dhe globale.

Qëllimet arsimore të programit janë:

  • t’u mundësojë studentëve  të fitojnë shkathtësi më të gjëra komunikimi, të atyre gjuhësore dhe analitike,
  • t’u mundësojë studentëve  të fitojnë njohuri teorike dhe praktike për shkencat kompjuterike dhe ato t’i aplikojë në jetën reale,
  • t’i aftësojë studentët të kyçen në zhvillimin dhe implementimin e zgjidhjeve të ndryshme softuerike,
  • t’i aftësojë studentët të punojnë në projekte individuale dhe grupore, që sipas natyrës mund të jenë: projekte shkencore-hulumtuese, projekte zhvillimore ose punë praktike,
  • t’u mundësojë bazë të mirë për përshtatje të mëtutjeshme përkundrejt ndryshimeve të reja teknologjike/të tregut,
  • të mundësojë shkathtësi dhe përkrahje gjatë organizimit, realizimit dhe gjatë implementimit të metodave dhe procedurave në fusha të tjera.

Pas përfundimit të suksesshëm të programit, studentët e diplomuar do të kenë mundësi të punojnë në fusha të ndryshme të industrisë, siç janë: kompanitë e orientuara drejt TI, sektori i biznesit, administrata publike, etj.

Të diplomuarit do të jenë të aftë:

  • t’i shfrytëzojnë sistemet kompjuterike dhe teknologjitë informatike në jetën e përditshme dhe më tej;
  • t’i aplikojnë në mënyrë efikase algoritmet dhe metodat e mësuara;
  • të programojnë zgjidhje për probleme të ndryshme;
  • t’i organizojnë bazat e të dhënave, të dizajnojnë, të implementojnë dhe mirëmbajnë më tej si dhe të përkujdesen për performansat;
  • të dizajnojë dhe të implementojë rrjeta kompjuterike;
  • t’i përdorin teknologjitë e Internetit në mënyrë efikase;
  • të organizojnë dhe ndihmojnë për zgjidhjet teknike për t’u përgjigjur kërkesave të ndryshme sociale, ekonomike dhe shkencore-teknike.
Njohuritë dhe të kuptuarit
  • Posedim njohurie dhe kuptim për aspektet teorike dhe praktike të shkencave kompjuterike. Kjo njohuri përfshin lëmenjtë kryesorë, si matematika për shkencat kompjuterike, algoritmet, teknologjitë informatike, rrjetet, paradigmat e programimit dhe aplikimi i tyre, bazat e të dhënave si dhe një shumëllojshmëri të lëndëve të specializuara në lëmenj të ndryshëm të shkencave kompjuterike.
  • Njohuri dhe kuptim të metodologjive të ndryshme të programimit në skenarë të ndryshëm të zgjidhjes së problemeve (programimi procedural, i orientuar në objekte, funksional, etj.)
  • Njohuri dhe kuptim për udhëheqjen e projekteve hulumtuese dhe aplikative në përmasa të vogla në fushën e shkencave kompjuterike.
Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit
  • Aftësi për të aplikuar dhe përdorur në nivel të avancuar sistemet kompjuterike dhe sistemet i informimit për zgjidhjen e detyrave të rëndomta.
  • Aftësi për të aplikuar në mënyrë autonome dhe kreative metodat dhe algoritmet standarde për zgjidhjen efikase të problemeve, zhvillimin e aplikacioneve (desktop, web dhe mobile) duke shfrytëzuar mjete kompjuterike të avancuara.
  • Aftësi për të zhvilluar dhe për të mirëmbajtur programe, duke përdorur metodologji, mjete dhe praktika të ndryshme.
  • Aftësi për të krijuar, për të organizuar dhe për të mirëmbajtur baza relacionale.
  • Aftësi për të dizajnuar dhe për të zhvilluar rrjete vendore kompjuterike të vogla dhe të mesme.
  • Aftësi për të organizuar sistemet e informimit me qëllim të zgjidhjes së detyrave të ndryshme sociale, ekonomike dhe teknologjike.
  • Aftësi për të propozuar zgjidhje për sistemet e informimit në nivel fillestar dhe mesatar, përfshirë edhe analizën, dizajnimin, zhvillimin dhe raportimin.
Aftësitë për të vlerësuar
  • Aftësi për t’i mbledhur dhe analizuar të dhënat më qëllim të propozimit të zgjidhjeve softuerike.
  • Aftësi për t’i vlerësuar platformat dhe mjetet për zhvillim të programeve.
  • Aftësi për t’i vlerësuar zgjidhjet softuerike të ndryshme si dhe zhvillimin e zgjidhjeve të reja softuerike.
Aftësitë e komunikimit
  • Aftësi për të përdorur zgjidhje të ndryshme softuerike dhe për të përkrahur të tjerët në fushën e sistemeve të informimit duke përshtatur nivelin sipas audiencës.
  • Aftësi për të zhvilluar projekte efikase të sistemeve të informimit dhe për t’i prezantuar ato në respekt të standardeve profesionale.
  • Aftësi për të kontribuuar në organizimin e shoqërisë civile (e-society)  duke marrë pjesë në takime dhe trupa vendimmarrës në nivele të ndryshme.
  • Posedon aftësi dhe përvojë për punë në grup.
  • Aftësi për komunikim me shkrim dhe në të folur mbi të gjitha fazat e propozimit dhe krijimit të softuerit si dokumentacion teknik, specifikim i kërkesave dhe prokurimeve në gjuhë angleze dhe së paku në njërën nga gjuhët vendore në nivel të avancuar.
Aftësitë e të mësuarit
  • Aftësi për t’i ndjekur zhvillimet e reja në fushën e shkencave kompjuterike.
  • Aftësi për t’i mësuar shpejt teknologjitë e reja, gjuhët e programimit, mjetet (toolkits) dhe libraritë (frameworks).
  • Aftësi për t’i aplikuar aftësitë e të mësuarit në mësimdhënie dhe trajnime mbi sistemet e informimit nëpër shkolla dhe organizata.
  • Aftësi për t’i aplikuar aftësitë e të mësuarit gjatë krijimit dhe menaxhimit të projekteve.

Semestri 1

  • [ACS-102] [6 SETK] Programimi struktural
    Në kuadër të kësaj lënde prezantohen konceptet bazë të programimit, të cilat më tej shërbejnë si hyrje në programimin strukturor. Qëllimi është t'u mundësohet studentëve të shkruajnë programe të qarta dhe efikase, duke aplikuar një spektër të gjerë teknikash programimi.
  • [ACS-103] [6 SETK] Algjebra lineare
    Programi i kësaj lënde është dizajnuar ashtu që t’i njoftojë studentët me konceptet dhe metodat që e përbëjnë bazën e algjebrës lineare. Algjebra lineare në fakt paraqitet çdo kund. Konceptet e kësaj lënde shfrytëzohen në mënyrë të vazhdueshme çdo kund pa u emërtuar. Integrali është linear, derivati është linear, etj. Pjesa më e madhe e zbatimit të matematikës në “jetën reale” vjen në shprehje përmes pjesës lineare. Ky është material mjaft me rëndësi për studentët e këtij drejtimi. Pas përfundimit të kësaj lënde studentët do të jenë në gjendje t’i shfrytëzojnë dhe t’i aplikojnë barazimet dhe zgjidhjet e tyre. Algjebrën e matricave. Transformimet lineare dhe shfrytëzimin e tyre në aplikacione. Hapësirat vektoriale. Vlerat vetiake dhe vektorët vetiakë të matricave reale. Determinantat dhe ortogonaliteti. Qëllim me rëndësi është të ndërlidhet algjebra lineare me lëmenjtë tjerë me ose pa përdorim të matematikës.
  • [CCS-101] [6 SETK] Hyrje në shkenca kompjuterike
    Hyrje në iniciativat intelektuale të shkencave kompjuterike dhe artit të programimit. Ky kurs i mëson studentët se si të mendojnë në mënyrë algoritmike dhe të zgjidhin problemet në mënyrë efikase. Grupe problemesh të frymëzuara nga artet, shkencat humane, shkencat shoqërore dhe shkencat. Projektuar si për përqendrues ashtu edhe për jo-përqendrues, me ose pa përvojë të mëparshme programimi. Ndër qëllimet kryesore të këtij kursi janë të frymëzojë studentët të eksplorojnë ujëra të panjohura, pa frikë nga dështimi, të krijojnë një përvojë intensive, të përbashkët, të arritshme për të gjithë studentët dhe të ndërtojnë komunitetin midis studentëve.
  • [3 SETK] Gjuhë shqipe/maqedonase
    • [BAM1010] Gjuhë shqipe për fillestarë 1
    • [BAM2010] Gjuhë shqipe për fillestarë 2
    • [BS018] Gjuhë maqedonase për fillestarë 1
    • [BS152] Gjuhë maqedonase për fillestarë 2
    • [MLIL-01] Gjuhë maqedonase niveli i mesëm 1
    • [MLIL-02] Gjuhë maqedonase niveli i mesëm 2
    • [MAPP1010] Gjuhë maqedonase për qëllime profesionale 1
    • [MAPP1020] Gjuhë maqedonase për qëllime profesionale 2
  • [3 SETK] Gjuhë angleze
    • [E2532] Gjuhë Angleze 1
    • [E2533] Gjuhë Angleze 2
    • [E2534] Gjuhë Angleze 3
    • [E2535] Gjuhë Angleze 4
    • [E2536] Gjuhë Angleze 5
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore nga kompetencat digjitale
    • [E2610] Kapituj të zgjedhur nga shkathtësitë e TI
    • [EMOA-01] Microsoft Office Access
    • [E2694] Microsoft Office Excel
    • [EMOPP-03] Microsoft Office PowerPoint
    • [EMOW-04] Microsoft Office Word
    • [EWC-01] Krijimi i ueb-it
    • [EDMD-02] Dizajnimi i mediumeve digjitale
    • [E2609] Google aplikacione për edukim
    • [E2741] Bazat e harduerit dhe softuerit të TI
    • [E2742] Hyrje në sigurinë kibernetike

Semestri 2

  • [CCE-101] [6 SETK] Bazat e elektroteknikës
    Lënda paraqet hyrje në konceptet bazë të elektroteknikës. Studentëve ju mundëson të kuptuarit e ligjeve, parimeve dhe dukurive themelore në laminë e elektroteknikës. Përmes qasjes teorike dhe praktike ju mundëson aplikimin e njohurive dhe shkathtësive të fituara në lëndët vijuese profesionale dhe të specializuara në kuadër të programit studimor. Paraleisht trajtohen bazat e elektricitetit dhe magnetizimit dhe në këtë kontekst edhe rryma elektrike, qarqet elektrike të rrymës njëkahore, rryma sinusoidale, qarqet RLC, qarqet elektrike bazike dhe komplekse, si dhe metodat për zgjidhjen e rrjeteve elektrike.
  • [CCS-303] [6 SETK] Programimi i orientuar në objekte
    Kjo lëndë është e dedikuar për studentët që kanë njohuri mbi programimin e strukturuar dhe duhet të krijojnë njohuri dhe shkathtësi në programimin e orientuar në objekte. Qëllimi i lëndës është studentët të fitojnë njohuri dhe të kenë kuptim për fushën e programimit të orientuar në objekte (llojet abstrakte të të dhënave, klasat, enkapsulimi, abstraksioni, trashëgimia, polimorfizmi, etj.), të mësohen të shkruajnë një program të qartë dhe efikas duke përdorur parimet e programimit të orientuar në objekte për krijimin e aplikacioneve efektive, të kenë aftësinë të vlerësojnë një zgjidhje të caktuar të orientuar në objekte dhe të jenë në gjendje të aplikojnë konceptet e llojeve abstrakte të të dhënave në zgjidhjen e problemeve bazuar në parimet e programimit të orientuar në objekte.
  • [ACS-204] [6 SETK] Kalkulus
    Përmes kësaj lënde studentët njoftohen që në tërësi t’i përvetësojnë kuptimet vijuese: funksionin (si pasqyrim i veçantë), mënyrat e paraqitjes së një funksioni, vazhdueshmërinë e funksioneve elementare. Gjithashtu aftësohen për përcaktimin e vlerave kufitare të funksioneve (limitet), derivatet, zgjidhjen e problemeve në lidhje me përcaktimin e monotonisë së funksioneve dhe vlerave minimale dhe maksimale të funksioneve elementare, me të vetmin qëllim përfundimtar që të vizatojnë grafikun e funksionit nga i cili do të mund të lexohen të gjitha vetitë dhe karakteristikat e funksioneve. Gjithashtu lënda ka për qëllim që studentët të njoftohen me kuptimin e integraleve dhe ta praktikojnë atë në zgjidhjen e problemeve të ndryshme praktike.
  • [3 SETK] Gjuhë angleze
    • [E2532] Gjuhë Angleze 1
    • [E2533] Gjuhë Angleze 2
    • [E2534] Gjuhë Angleze 3
    • [E2535] Gjuhë Angleze 4
    • [E2536] Gjuhë Angleze 5
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore nga kompetencat digjitale
    • [E2610] Kapituj të zgjedhur nga shkathtësitë e TI
    • [EMOA-01] Microsoft Office Access
    • [E2694] Microsoft Office Excel
    • [EMOPP-03] Microsoft Office PowerPoint
    • [EMOW-04] Microsoft Office Word
    • [EWC-01] Krijimi i ueb-it
    • [EDMD-02] Dizajnimi i mediumeve digjitale
    • [E2609] Google aplikacione për edukim
    • [E2741] Bazat e harduerit dhe softuerit të TI
    • [E2742] Hyrje në sigurinë kibernetike
  • [3 SETK] Gjuhë shqipe/maqedonase
    • [BAM1010] Gjuhë shqipe për fillestarë 1
    • [BAM2010] Gjuhë shqipe për fillestarë 2
    • [BS018] Gjuhë maqedonase për fillestarë 1
    • [BS152] Gjuhë maqedonase për fillestarë 2
    • [MLIL-01] Gjuhë maqedonase niveli i mesëm 1
    • [MLIL-02] Gjuhë maqedonase niveli i mesëm 2
    • [MAPP1010] Gjuhë maqedonase për qëllime profesionale 1
    • [MAPP1020] Gjuhë maqedonase për qëllime profesionale 2

Semestri 3

  • [CCS-202] [6 SETK] Arkitektura kompjuterike
    Arkitektura e kompjuterave, ka të bëjë me strukturën dhe funksionin e kompjuterëve. Qëllimi i arkitekturës kompjuterike është të paraqesë, sa më qartë dhe plotësisht të jetë e mundur, natyrën dhe karakteristikat e sistemeve kompjuterike moderne. Ofron një diskutim të plotë të bazave të organizimit dhe arkitekturës kompjuterike dhe i lidh këto me çështjet e dizajnit bashkëkohor.
  • [CCS-301] [6 SETK] Algoritmet dhe strukturat e të dhënave
    Të arrihet një kuptim të strukturave dhe algoritmeve fundamentale të të dhënave dhe kompromiseve ndërmjet zbatimeve të ndryshme të këtyre abstraksioneve dhe analizë teorike, implementim dhe aplikim i strukturave të të dhënave vargjet, listat, stacks, rradhët, grumbujt/heaps, fjalorët/dictionaries, tabelat hash, pemët dhe pemët e balancuara, basjkësitë dhe grafet dhe algoritmet e kërkimit dhe sortimit. Qëllimet kryesore për të arritur në fund të lëndës nga studentët janë: 1.Të jetë në gjendje të analizojë në mënyrë asimptotike algoritmet dhe strukturat e të dhënave. 2.Përmirësojë aftësitë e programimit të orientuar kah objektet. 3.Përmirësojë të kuptuarit e zgjidhjeve rekursive. 4.Kuptojëi përdorimin e strukturave lineare dhe jolineare të të dhënave dhe praktikojë aftësitë e programimit të nivelit më të lartë. 5.Shkruajë zgjidhje të orientuara nga objektet që përfshijnë strukturat e të dhënave. 6.Kuptojë shkëmbimet midis abstraksioneve të ndryshme të të dhënave dhe përdorë atë të duhurin për një problem të caktuar. 7.Kuptojë dhe përdorë strukturën më efikase të të dhënave për të ruajtur dhe operuar me të dhënat.
  • [CBI-203] [6 SETK] Strukturat diskrete
    Qëllimi i kësaj lënde është t'u mundësojë studentëve të përvetësojnë njohuritë e nevojshme matematikore që kanë zbatim të drejtpërdrejtë në fushën e shkencave kompjuterike. Disa nga konceptet e ofruara në këtë lëndë tashmë janë të njohura për studentët, por qëllimi këtu është edhe më i madh, që ato koncepte të formalizohen në një nivel edhe më të lartë që do t'i lejojë ata të pasurojnë gamën e tyre të ideve dhe t'i zbatojnë ato duke zgjidhur probleme të ndryshme praktike.
  • [ECS-405] [6 SETK] Dizajnimi Digjital Logjik
    Lënda ofron një pasqyrë gjithëpërfshirëse të koncepteve themelore të dizajnit klasik dixhital dhe demonstron mënyrat aktuale të dizajnit dhe simulimit të qarqeve dixhitale. Qëllimi është t'i njohton studentët me hierarkinë moderne të pajisjeve dixhitale dhe t'ju prezenton metodologjitë më të përditësuara të dizajnit të pajisjeve kompjuterike. Gjithashtu, përmbajtja e lëndës ju ofron studentëve idetë bazë rreth dizajnit dhe simulimit të qarqe logjike, si dhe të realizimeve konkrete praktike të qarqeve të tilla.
  • [C2069] [3 SETK] Komunikim verbal
    Objektivat e programit të lëndës: - Të zhvillojnë aftësitë e komunikimit verbal. - Të jenë në gjendje të përfshihen aktivisht në një diskutim mbi një temë të veçantë. - Të zotërojnë teknikat për komunikim të suksesshëm. - Të shprehin mendimin e tyre kritik për tema të caktuara. - Të zbatojnë teknikat e adaptuara në karrierën e tyre profesionale.
  • [3 SETK] Gjuhë angleze
    • [EIT-01] Anglishtja për Teknologjinë e Informacionit 1
    • [EIT-02] Anglishtja për Teknologjinë e Informacionit 2

Semestri 4

  • [C2070] [3 SETK] Komunikim me shkrim
    Objektivat e programit të lëndës: Për të fituar njohuri në lidhje me procesin e të shkruarit (fazat në krijimin e një teksti). - Të miratojë normat standarde të gjuhës. - Të arrihet një nivel akademik për shprehje me shkrim në shqip, maqedonisht ose anglisht, i cili do të zbatojë njohuritë e marra më parë të gjuhës standarde. - Të inkurajojë motivimin e studentëve për shprehje me shkrim pavarësisht nga llojet dhe format e tekstit. - Të miratojë kriteret e tekstualitetit, të cilat janë thelbësore për një tekst. - Përvetësimi i aftësive për kërkimin e materialeve (biblioteka dhe burimet online).
  • [C2329] [6 SETK] VLSI dizajni
    Kjo është një lëndë hyrëse që mbulon teoritë dhe teknikat bazë të dizajnit digjital VLSI në teknologjinë CMOS. Në këtë lëndë do të studiohen konceptet dhe strukturat themelore të projektimit të sistemeve digjitale VLSI që përfshijnë pajisjet dhe qarqet CMOS, proceset standarde të fabrikimit CMOS, rregullat e projektimit CMOS, strukturat logjike statike dhe dinamike, analizat e ndërlidhjes, paraqitjen e çipave CMOS, simulimin dhe testimin, të ulët teknikat e fuqisë, mjetet dhe metodologjitë e projektimit, arkitektura VLSI.
  • [CCS-403] [6 SETK] Bazat e të dhënave
    Lënda paraqet hyrje në dizajnimin dhe përdorimin e bazave të të dhënave, me një hyrje të shkurtër në brendësinë e sistemeve të menaxhimit të bazave të të dhënave relacionale. Përfshin gjerësisht modelin relacional, algjebrën relacionale dhe gjuhën programore SQL. Lënda gjithashtu përfshin dizajnin e bazës së të dhënave dhe parimet e dizajnit relacional të bazuar në dizajnin konceptual dhe në varësitë funksionale dhe format normale. Studenti që do të përfundojë me sukses këtë kurs do të jetë në gjendje të përdorë modelet dhe konceptet e dizajnimit të bazave të të dhënave. Ai/ajo do të jetë në gjendje të përdorë bazën e të dhënave, të dizajnoj një bazë të thjeshtë dhe specifike të dhënash bazuar në modelin e bazave të të dhënave relacionale, të përdorë sistemin e menaxhimit të bazave të të dhënave, MS SQL Server (DBMS), gjuhën SQL dhe realizimin e përzgjedhësve.
  • [CCS-402] [6 SETK] Probabiliteti dhe statistika e zbatuar
    Kjo lëndë synon të sigurojë një kuptim të koncepteve bazë në probabilitet, probabilitet të kushtëzuar dhe ngjarje të pavarura. Ai gjithashtu do të fokusohet në variablin e rastësishëm, pritshmërinë matematikore dhe lloje të ndryshme të shpërndarjeve, teorinë e mostrave dhe teorinë e vlerësimit. Një objektiv tjetër i lëndës është të hartojë një hipotezë statistikore rreth problemit të botës reale dhe të të kryejë teste të përshtatshme për nxjerrjen e konkluzioneve të vlefshme për karakteristikat e popullsisë. Është e pashmangshme të kesh njohuri për testimin e hipotezave për çdo punë kërkimore. Lënda do të ofrojë një mundësi për të mësuar programiн Excel dhe Mega Stat në një masë të konsiderueshme, për të zbatuar në mënyrë specifike njohuritë teorike.
  • [CCS-401] [6 SETK] Sistemet operative
    Lënda ka për qëllim njoftimin me konceptet themelore të sistemeve operative (OS). Si nivel ndërmjetësues mes aplikacioneve dhe harduerit, sistemet operative kontrollojnë dhe këmbejnë burimet kompjuterike. Fillimisht, sqarohen konceptet themelore të sistemeve operative, vlerësimi dhe analiza e tyre. Mes tjerash, përshkruhen detyrat dhe proceset, mënyrat e sinkronizimit, menaxhimi i memories, njësitë hyrëse/dalëse, fajllat sistemorë dhe siguria. Pjesa vijuese ka të bëjë me konceptet e shpërndarjes dhe me sistemet operative multimediale dhe të integruara. Pjesa e fundit u dedikohet sistemeve operative mobile. Për sqarimin e të gjitha këtyre koncepteve shfrytëzohen studimet e rastit për kategoritë përkatëse të sistemeve operative.
  • [3 SETK] Gjuhë angleze
    • [EIT-01] Anglishtja për Teknologjinë e Informacionit 1
    • [EIT-02] Anglishtja për Teknologjinë e Informacionit 2

Semestri 5

  • [CCS-503] [6 SETK] Rrjetat kompjuterike
    Qëllimi i kësaj lënde është ti mësoj studentet me konceptet themelore mbi dizajnimin dhe analizën e rrjetave komunikuese kompjuterike, protokollet e rrjetat kompjuterike si dhe aplikimin e tyre. Arkitektura e sistemeve komunikuese që përdorin të ashtuquajturat shtresat komunikuese dhe me TCP/IP protokolet, koncepti i komunikimet server/klient (server/client) si dhe aplikimet kryesore te protokolleve do të jenë disa nga objektivat e lendës. Lënda do të fokusohet gjithashtu në mënyrën se si shfaqen këto shtresa në Internet dhe se si dizajni i Internetit ka lehtësuar rritjen e ketyre rrjetave të jashtëzakonshme.
  • [C2328] [6 SETK] Sistemet e ndërthurura
    Kjo lëndë synon t'u ofrojë studentëve një prezantim të përgjithshëm të sistemeve të integruara, përdorimin e tyre dhe parimet e dizajnimit të tyre. Dizajni i sistemeve të integruara kërkon një kuptim të plotë të niveleve të ndryshme, duke filluar nga specifikimet bazë të harduerit deri te programimi i nivelit të lartë. Studentët do të mësojnë rreth arkitekturave të ndryshme të mikrokontrolluesve dhe programimit të tyre në asembler dhe gjuhën C. Gjithashtu, studentët njihen me një sërë sistemesh operative që përdoren për realizimin e sistemeve të integruara dhe parimet për programimin e aplikacioneve në këto sisteme operative.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore nga njësi tjera
    • [CPA-101] Hyrje në Administrimin Publik
    • [CPA-201] Lidershipi Publik dhe Zhvillimi Organizativ
    • [CPA-302] Hyrje në Politikat Publike
    • [CLE-101] Fillet e së Drejtës
    • [ELE-708] Hyrje në kriminalistikë
    • [C2298] E drejta e punës
    • [EFE-132] Liritë dhe të Drejtat e Njeriut
    • [CLE-203] Shkrimi dhe Arsyetimi Ligjor
    • [EARTL-01] Teknologjia Reproduktive e Asistuar dhe e Drejta
    • [ELE-408] Dhuna në Familje
    • [CCS-101] Hyrje në Shkenca Kompjuterike
    • [CCS-102] Teknologjitë e Internetit
    • [CCS-402] Probabiliteti dhe Statistika e Zbatuar
    • [ECS-500] E-Tregtia
    • [CISM2021] Hyrje në Sistemet e Informacionit
    • [ECS3060] Etika Profesionale e TI
    • [EFE-129] Gjuhë Shqipe me Kulturë Shkrimi
    • [EFE-105] Gjuhë Gjermane 1-4
    • [EEL-613] Multikulturalizmi në Mësimdhënien e Gjuhës Angleze
    • [EFE-108] Studime Ndërkulturore
    • [E2539] Arsyetimi dhe Mendimi Kritik
    • [EPRNM-02] Marrëdhëniet me Publikun dhe Mediat e Reja
    • [ECM-602] Media dhe Shoqëria
    • [CBE-101] Hyrje në Ekonomi dhe Biznes
    • [CBE-103] Principles of Management
    • [EBEM-503] Komunikimi Afarist
    • [EBE-408] Menaxhimi i Projekteve
    • [EBE-403] Plani i Biznesit
    • [EBE-409] Etika dhe përgjegjësia shoqërore e korporatave
    • [EF999] Gjuhë Frënge 1-2-3
    • [BSIL3010] Gjuhë Italiane 1-2-3
    • [EFE-102] Të Shkruarit Akademik në Gjuhën Angleze
    • [EDOL-03] Arsimim Online dhe Digjital
    • [ECE-02] Gjuhë Angleze për Bashkëbisedim
    • [E2529] Shkathtësi Komunikuese në Kontekst profesional në anglisht
    • [E2530] Beletristike dhe Argëtim
    • [E2531] Letërsi Angleze dhe Filmi
    • [E2540] Gjuha Maqedonase për Terminologji Juridike dhe të BE
    • [E2539] Etika në institucionet publike
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e përgjithshme
    • [ECS-601] Programimi në Java
    • [E2722] Programimi në .NET
    • [E2723] Kriptografi
    • [E2306] Programimi në Python
    • [E2724] Zhvillimi i aplikacioneve mobile
    • [ECS-403] Programimi i lojrave
    • [ECS-500] E-tregtia
    • [E2732] Menaxhimi i rrjeteve kompjuterike
    • [EACS-03] NoSQL bazat e të dhënave
    • [ECS-701] Rjetat mobile dhe pa tel
    • [ECS3060] Etika profesionale e TI
    • [E2731] Dizajnimi dhe simulimi digjital i qarqeve logjike
    • [E2730] Metodat numerike
    • [E2727] Siguria kibernetike
    • [ECS-703] Analitika e biznesit
    • [ECS-609] Hyrje në Inteligjencën Artificiale
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e përgjithshme
    • [ECS-601] Programimi në Java
    • [E2722] Programimi në .NET
    • [E2723] Kriptografi
    • [E2306] Programimi në Python
    • [E2724] Zhvillimi i aplikacioneve mobile
    • [ECS-403] Programimi i lojrave
    • [ECS-500] E-tregtia
    • [E2732] Menaxhimi i rrjeteve kompjuterike
    • [EACS-03] NoSQL bazat e të dhënave
    • [ECS-701] Rjetat mobile dhe pa tel
    • [ECS3060] Etika profesionale e TI
    • [E2731] Dizajnimi dhe simulimi digjital i qarqeve logjike
    • [E2730] Metodat numerike
    • [E2727] Siguria kibernetike
    • [ECS-703] Analitika e biznesit
    • [ECS-609] Hyrje në Inteligjencën Artificiale

Semestri 6

  • [CCE-802] [6 SETK] Internet i gjësendeve
    Qëllimi i lëndës është t'u ofrojë studentëve njohuri themelore për konceptet thelbësore të Internetit të Gjërave (IoT). Gjatë gjithë kursit, studentët do të ekspozohen ndaj aspekteve teorike dhe praktike në lidhje me arkitekturën dhe aplikimet e rrjeteve sensorë dhe sistemeve 4G/5G. Studentët do të jenë në gjendje të përdorin konceptet e mësuara nëpërmjet analizës së arkitekturave dhe teknologjive të komunikimit kompjuterik për aplikimet e Internetit pa tel (wireless) në fushat më të ndryshme të aplikimit: mjedise të zgjuara, rrjete industriale dhe shtëpiake të pajisjeve si dhe zbatim në rrjetet e sensorëve.
  • [CISM2021] [6 SETK] Hyrje në sistemet e informacionit
    Qëllimi i lëndës: 1.Të mësojnë konceptet bazë dhe terminologjinë e Sistemeve të Informacionit a.Konceptet bazë të sistemeve të informacionit: harduer, softuer, rrjete b.E-World: e-biznesi dhe e-tregëtia c.Proceset në zhvillim 2.Të mësojnë mbi Sistemet e Informacionit dhe teknologjitë që përmirësojnë vlerat e biznesit dhe proceset e ndryshme brenda organizatave. 3.Zbatimi i koncepteve të SI me disiplina të ndryshme menaxhuese, gjatë analizës, interpretimit, vlerësimeve dhe vendimeve. 4.Të kuptojnë procesin e ridizajnimit të organizatave duke përdorur sistemet e informacionit. 5.Të përshkruajnë rolin e sistemeve të informacionit në vendimmarrje. 6.Të shqyrtojnë sigurinë e informacionit, çështjet etike dhe sociale. 7.Të njihen me internetin, tregtinë elektronike dhe biznesin elektronik. 8.Studentët të përgatiten për të punuar në projekte në shkallë të vogël, punë individuale ose në grup, të cilët nga natyra mund të ndahen në këto kategori: studime të rasteve, projekte kërkimore shkencore, projekte zhvillimi ose projekte praktike.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e përgjithshme
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e përgjithshme
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore nga njësi tjera
    • [CPA-101] Hyrje në Administrimin Publik
    • [CPA-201] Lidershipi Publik dhe Zhvillimi Organizativ
    • [CPA-302] Hyrje në Politikat Publike
    • [CLE-101] Fillet e së Drejtës
    • [ELE-708] Hyrje në kriminalistikë
    • [C2298] E drejta e punës
    • [EFE-132] Liritë dhe të Drejtat e Njeriut
    • [CLE-203] Shkrimi dhe Arsyetimi Ligjor
    • [EARTL-01] Teknologjia Reproduktive e Asistuar dhe e Drejta
    • [ELE-408] Dhuna në Familje
    • [CCS-101] Hyrje në Shkenca Kompjuterike
    • [CCS-102] Teknologjitë e Internetit
    • [CCS-402] Probabiliteti dhe Statistika e Zbatuar
    • [ECS-500] E-Tregtia
    • [CISM2021] Hyrje në Sistemet e Informacionit
    • [ECS3060] Etika Profesionale e TI
    • [EFE-129] Gjuhë Shqipe me Kulturë Shkrimi
    • [EFE-105] Gjuhë Gjermane 1-4
    • [EEL-613] Multikulturalizmi në Mësimdhënien e Gjuhës Angleze
    • [EFE-108] Studime Ndërkulturore
    • [E2539] Arsyetimi dhe Mendimi Kritik
    • [EPRNM-02] Marrëdhëniet me Publikun dhe Mediat e Reja
    • [ECM-602] Media dhe Shoqëria
    • [CBE-101] Hyrje në Ekonomi dhe Biznes
    • [CBE-103] Principles of Management
    • [EBEM-503] Komunikimi Afarist
    • [EBE-408] Menaxhimi i Projekteve
    • [EBE-403] Plani i Biznesit
    • [EBE-409] Etika dhe përgjegjësia shoqërore e korporatave
    • [EF999] Gjuhë Frënge 1-2-3
    • [BSIL3010] Gjuhë Italiane 1-2-3
    • [EFE-102] Të Shkruarit Akademik në Gjuhën Angleze
    • [EDOL-03] Arsimim Online dhe Digjital
    • [ECE-02] Gjuhë Angleze për Bashkëbisedim
    • [E2529] Shkathtësi Komunikuese në Kontekst profesional në anglisht
    • [E2530] Beletristike dhe Argëtim
    • [E2531] Letërsi Angleze dhe Filmi
    • [E2540] Gjuha Maqedonase për Terminologji Juridike dhe të BE
    • [E2539] Etika në institucionet publike

Semestri 7

  • [CCS-602] [6 SETK] Sistemet e shpërndara
    Sistemet e shpërndara janë bërë gjerësisht të pashmangshme dhe kanë një ndikim të jashtëzakonshëm në fusha të ndryshme të veprimtarisë njerëzore. Ato shkojnë nga rrjetet ad-hoc që përbëhen nga pajisje të vogla sensori, deri te pajisjet masive në internet të serverëve të fuqishëm. Prandaj, kjo lëndë do të mbulojë temat aktuale në sistemet e shpërndara moderne siç janë modelet klient-server, komunikimi ndër-procesor dhe protokollet për komunikim, softuerët e mesëm - “middleware”, shërbimet, sinkronizimi i orëve, transaksionet e shpërndara, siguria dhe “cloud computing”. Do të rishikohet literatura kërkimore e fundit në fushën e lëndës e gjithashtu do të simulohen edhe studime rasti nga sistemet reale të shpërndara.
  • [EACS-05] [6 SETK] Gjuhët formale dhe automatikat
    Qëllimi i kësaj lënde është të prezantojë bazat teorike të shkencave kompjuterike nga këndvështrimi i teorisë së gjuhëve formale dhe automateve të fundme si makina për njohjen e klasave korrespondente të gjuhëve. Lënda ofron gjithashtu një hyrje në vendosshmërinë, tezën Church - Turing dhe kompleksitetin kohor, Problemet P dhe NP si dhe P-plotësia.
  • [ECE5010] [6 SETK] Përpunimi digjital i sinjalit
    Qëllimi i lëndës: ● Sinjali analog dhe diskretë ● Kuptimi i paraqitjes së sinjalit në domenin kohore dhe frekuencës; ● Diskretizimi i sinjalitë ● Kuptimi i kampionimit, teorema e kampionimit; ● Kuptimi i sistemeve, sistemi linear kohor-invariant; ● Kuptimi i konvolucionit dhe konvolucionit diskret; ● Transformimi Furier, transformimi diskret Furier dhe përdorimi Furier; ● z-transformimi, përdorimi i z-transformimit; ● dizajni i filtrave diskret.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e përgjithshme
    • [ECS-601] Programimi në Java
    • [E2722] Programimi në .NET
    • [E2723] Kriptografi
    • [E2306] Programimi në Python
    • [E2724] Zhvillimi i aplikacioneve mobile
    • [ECS-403] Programimi i lojrave
    • [ECS-500] E-tregtia
    • [E2732] Menaxhimi i rrjeteve kompjuterike
    • [EACS-03] NoSQL bazat e të dhënave
    • [ECS-701] Rjetat mobile dhe pa tel
    • [ECS3060] Etika profesionale e TI
    • [E2731] Dizajnimi dhe simulimi digjital i qarqeve logjike
    • [E2730] Metodat numerike
    • [E2727] Siguria kibernetike
    • [ECS-703] Analitika e biznesit
    • [ECS-609] Hyrje në Inteligjencën Artificiale
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore profesionale
    • [E2743] Teknologjitë VR/AR
    • [E2744] Sistemet dhe shërbimet virtuale
    • [E2745] Robotika
    • [E2746] Analiza komplekse
    • [E2747] Sistemet operative në kohë reale
    • [E2748] Përpunimin paralel

Semestri 8

  • [CCS-603] [6 SETK] Punim diplome
    Në këtë lëndë studentët do të punojnë në kompletimin e një projekti të aplikuar ose teorik. Qëllimi i lëndës është që t'u mundësojë studentëve t’i integrojnë njohuritë e fituara nga lëndët e programit studimor, në mënyrë që të ofrojnë një "produkt", qoftë softuer apo në formë teze. Studentët do të kenë mundësi të fitojnë përvojë në dizajnimin, programimin dhe vlerësimin e një projekti nga lëmi i inxhinierisë kompjuterike. Në fund, studentët e dokumentojnë punën e tyre në formë të raporteve me shkrim dhe të prezantimeve gojore, të cilat vlerësohen nga një komision i fakultetit.
  • [C2322] [6 SETK] Infrastruktura dhe teknologjitë për cloud
    Ky kurs ju prezanton studentëve njohuritë themelore të nevojshme për të kuptuar sistemet cloud nga këndvështrime të ndryshme, si ato teknologjike ashtu edhe ato të biznesit. Studentët do të mësojnë rreth modeleve të ndryshme të shërbimeve cloud (IaaS, PaaS, SaaS), modelet e vendosjes (Publike, Private, Hibride) si dhe komponentët kryesorë të një infrastrukture cloud (VM, Rrjeti, Storage - File, Block, Object, CDN). Kursi gjithashtu mbulon tendencat dhe praktikat emergjente të cloud teknologjive, duke përfshirë - Hybrid Multicloud, Microservices, Serverless, DevOps, Cloud Native dhe kështu me rradhë. Në fund shpjegohen disa tema të tjera të rëndësishme si siguria në cloud, monitorimi dhe rolet e ndryshme të punës në industrinë cloud.
  • [E2767] [6 SETK] Siguria kompjuterike
    Lënda mëson parimet e sigurisë kompjuterike nga një këndvështrim i aplikuar dhe ofron përvojë praktike me kërcënimet dhe kundërmasat e sigurisë. Kursi mbulon gjithashtu parime dhe aftësi të dobishme për marrjen e vendimeve të informuara për sigurinë dhe për të kuptuar se si siguria ndërvepron me botën përreth saj. Temat e aplikuara përfshijnë kriptografinë, kontrollin e autorizimit, sigurinë e sistemeve operative dhe sigurinë në ueb dhe rrjet. Tema të tjera përfshijnë parimet e përgjithshme të sigurisë, faktorët njerëzorë si besimi dhe inxhinieria sociale, siguria e sistemeve komplekse dhe ekonomia e sigurisë. Lënda synon të balancojë teorinë dhe praktikën.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e përgjithshme
    • [ECS-601] Programimi në Java
    • [E2722] Programimi në .NET
    • [E2723] Kriptografi
    • [E2306] Programimi në Python
    • [E2724] Zhvillimi i aplikacioneve mobile
    • [ECS-403] Programimi i lojrave
    • [ECS-500] E-tregtia
    • [E2732] Menaxhimi i rrjeteve kompjuterike
    • [EACS-03] NoSQL bazat e të dhënave
    • [ECS-701] Rjetat mobile dhe pa tel
    • [ECS3060] Etika profesionale e TI
    • [E2731] Dizajnimi dhe simulimi digjital i qarqeve logjike
    • [E2730] Metodat numerike
    • [E2727] Siguria kibernetike
    • [ECS-703] Analitika e biznesit
    • [ECS-609] Hyrje në Inteligjencën Artificiale
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore profesionale
    • [E2743] Teknologjitë VR/AR
    • [E2744] Sistemet dhe shërbimet virtuale
    • [E2745] Robotika
    • [E2746] Analiza komplekse
    • [E2747] Sistemet operative në kohë reale
    • [E2748] Përpunimin paralel
Google+