Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!
Export

Programi:

Shkencat kompjuterike (2012/2013)

Cikli i studimeve: Cikli i parë (Deridiplomike)
Fakulteti: Shkencat dhe Teknologjitë Bashkëkohore
Viti akademik: 2019 / 2020
Titulli: I diplomuar në shkenca kompjuterike
SETK: 180 (3 vite) Akreditimi

Fakulteti i Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore pranë UEJL-Tetovë është institucion i arsimit të lartë me qëllim të përgjithshëm të zhvillojë aktivitete të hulumtimit shkencor dhe arsimimit të lartë në fushat e shkencave kompjuterike, të  inxhinierisë kompjuterike, informatikës së biznesit dhe të  mjedisit.

Plan-programi “Shkencat kompjuterike” është bazuar në modelin e aprovuar të Bolonjës për organizimin e studimeve 3+2. Ai është dizajnuar që të plotësojë kërkesat e tregut vendor, por edhe të ofrojë një perspektivë moderne dhe globale.

Qëllimet arsimore të programit janë:

  • t’u mundësojë studentëve  të fitojnë shkathtësi më të gjëra komunikimi, të atyre gjuhësore dhe analitike,
  • t’u mundësojë studentëve  të fitojnë njohuri teorike dhe praktike për shkencat kompjuterike dhe ato t’i aplikojë në jetën reale,
  • t’i aftësojë studentët të kyçen në zhvillimin dhe implementimin e zgjidhjeve të ndryshme softuerike,
  • t’i aftësojë studentët të punojnë në projekte individuale dhe grupore, që sipas natyrës mund të jenë: projekte shkencore-hulumtuese, projekte zhvillimore ose punë praktike,
  • t’u mundësojë bazë të mirë për përshtatje të mëtutjeshme përkundrejt ndryshimeve të reja teknologjike/të tregut,
  • të mundësojë shkathtësi dhe përkrahje gjatë organizimit, realizimit dhe gjatë implementimit të metodave dhe procedurave në fusha të tjera.

Pas përfundimit të suksesshëm të programit, studentët e diplomuar do të kenë mundësi të punojnë në fusha të ndryshme të industrisë, siç janë: kompanitë e orientuara drejt TI, sektori i biznesit, administrata publike, etj.

Të diplomuarit do të jenë të aftë:

  • të shfrytëzojnë sistemet kompjuterike dhe teknologjitë informatike në jetën e përditshme dhe më tej;
  • të aplikojnë në mënyrë efikase algoritmet dhe metodat e mësuara;
  • të programojnë zgjidhje për probleme të ndryshme;
  • të organizojnë bazat e të dhënave, të dizajnojnë, të implementojnë dhe mirëmbajnë më tej si dhe të përkujdesen për performansat;
  • të dizajnojë dhe të implementojë rrjeta kompjuterike;
  • të përdorin teknologjitë e Internetit në mënyrë efikase;
  • të organizojnë dhe ndihmojnë për zgjidhjet teknike për t’u përgjigjur kërkesave të ndryshme sociale, ekonomike dhe shkencore-teknike.
Njohuritë dhe të kuptuarit
  • Posedon njohuri dhe kuptim për aspektet teorike dhe praktike të shkencave kompjuterike. Kjo njohuri përfshin lëmenjtë kryesorë, si matematika për shkencat kompjuterike, algoritmet, teknologjitë informatike, rrjetet, paradigmat e programimit dhe aplikimi i tyre, bazat e të dhënave si dhe një shumëllojshmëri të lëndëve të specializuara në lëmenj të ndryshëm të shkencave kompjuterike.
  • Njohuri dhe kuptim të metodologjive të ndryshme të programimit në skenarë të ndryshëm të zgjidhjes së problemeve (programimi procedural, i orientuar në objekte, funksional, etj.)
  • Njohuri dhe kuptim për udhëheqjen e projekteve hulumtuese dhe aplikative në përmasa të vogla në fushën e shkencave kompjuterike.
Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit
  • Aftësi për të aplikuar dhe përdorur në nivel të avancuar sistemet kompjuterike dhe sistemet i informimit për zgjidhjen e detyrave të rëndomta.
  • Aftësi për të aplikuar në mënyrë autonome dhe kreative metodat dhe algoritmet standarde për zgjidhjen efikase të problemeve, zhvillimin e aplikacioneve (desktop, web dhe mobile) duke shfrytëzuar mjete kompjuterike të avancuara.
  • Aftësi për të zhvilluar dhe për të mirëmbajtur programe, duke përdorur metodologji, mjete dhe praktika të ndryshme.
  • Aftësi për të krijuar, për të organizuar dhe për të mirëmbajtur baza relacionale.
  • Aftësi për të dizajnuar dhe për të zhvilluar rrjete vendore kompjuterike të vogla dhe të mesme.
  • Aftësi për të organizuar sistemet e informimit me qëllim të zgjidhjes së detyrave të ndryshme sociale, ekonomike dhe teknologjike.
  • Aftësi për të propozuar zgjidhje për sistemet e informimit në nivel fillestar dhe mesatar, përfshirë edhe analizën, dizajnimin, zhvillimin dhe raportimin.
Aftësitë për të vlerësuar
  • Aftësi për të mbledhur dhe analizuar të dhënat më qëllim të propozimit të zgjidhjeve softuerike.
  • Aftësi për të vlerësuar platformat dhe mjetet për zhvillim të programeve.
  • Aftësi për të vlerësuar zgjidhje softuerike të ndryshme si dhe zhvillim të zgjidhjeve të reja softuerike.
Aftësitë e komunikimit
  • Aftësi për të përdorur zgjidhje të ndryshme softuerike dhe për të përkrahur të tjerët në fushën e sistemeve të informimit duke përshtatur nivelin sipas audiencës.
  • Aftësi për të zhvilluar projekte efikase të sistemeve të informimit dhe për t’i prezantuar ato në respekt të standardeve profesionale.
  • Aftësi për të kontribuuar në organizimin e shoqërisë civile (e-society)  duke marrë pjesë në takime dhe trupa vendimmarrës në nivele të ndryshme.
  • Posedon aftësi dhe përvojë për punë në grup.
  • Aftësi për komunikim me shkrim dhe në të folur mbi të gjitha fazat e propozimit dhe krijimit të softuerit si dokumentacion teknik, specifikim i kërkesave dhe prokurimeve në gjuhë angleze dhe së paku në njërën nga gjuhët vendore në nivel të avancuar.
Aftësitë e të mësuarit
  • Aftësi për të ndjekur zhvillimet e reja në fushën e shkencave kompjuterike.
  • Aftësi për të mësuar shpejt teknologjitë e reja, gjuhët e programimit, mjetet (toolkits) dhe libraritë (frameworks).
  • Aftësi për të aplikuar aftësitë e të mësuarit në mësimdhënie dhe trajnime mbi sistemet e informimit nëpër shkolla dhe organizata.
  • Aftësi për të aplikuar aftësitë e të mësuarit gjatë krijimit dhe menaxhimit të projekteve.

Semestri 1

  • [6 SETK] Teknologjitë e Internetit
    Qëllimi kryesor i lëndës është që t’u japë studentëve njohuri praktike mbi mekanizmat themelorë, shërbimet dhe protokollet e rrjetit global - Internetit. Lënda ofron mësimin e arkitekturës së përgjithshme të uebfaqeve efikase, skalabile dhe të sigurta. Studentët do të fitojnë njohuri të thella teknike të XML, XHTML (listat, tabelat, figurat, multimedia dhe formularët), CSS (formatimi, stilet dhe layout-i), si dhe JavaScript (variablat, kushtet, ciklet dhe funksionet).
  • [6 SETK] Kalkulus dhe algjebër lineare
    Qëllimi kryesor i lëndës është që studentët të pajisen me njohuritë praktike rreth koncepteve themelore nga lënda e kalkulusit. Në dy-tre javët e para mësohet për konceptin e funksionit si koncept themelor i kësaj lënde: përkufizohen funksione të llojeve të ndryshme nëpërmjet dy bashkësive të ndryshme numerike, bëhet parashtrimi i funksioneve në mënyra të ndryshme (tabelare, diagrame, analitike, grafike etj.). Më pastaj, bëhet llogaritja e vlerës kufitare të funksionit, derivati, diferenciali dhe integrali i një funksioni numerik, zbatimi i tyre në jetën praktike dhe në lëndët tjera natyrore. Po ashtu, tri javët e fundit janë rezervuar për mësimin e disa koncepteve nga teoria e algjebrës lineare.
  • [6 SETK] Hyrje në shkencat kompjuterike
    Kjo lëndë paraqet një hyrje të gjerë dhe të integruar në konceptet themelore të shkencave kompjuterike. Lënda mbulon tema siç janë: historia e llogaritjes; logjika dhe sistemet digjitale; hyrje në arkitekturën kompjuterike, algoritme të thjeshta, zgjidhje problemesh dhe struktura të të dhënave; hyrje në gjuhët e programimit, sistemet operative, bazat e të dhënave, rrjetat, inxhinieria e softuerit dhe ueb-it; llojet e aplikacioneve, përfshirë edhe përshkrimin e disa programeve specifike (procesorë teksti, baza të dhënash, shfletues, etj. ); procedimi i të dhënave tradicionale dhe multimediale.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë 1
    Lëndë gjuhësore
    • Gjuha shqipe për qëllime profesionale
    • Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
    • Të shkruarit akademik në gjuhën maqedonase
    • Të shkruarit akademik në gjuhën shqipe
    • Gjuha gjermane (niveli 1-4)
    • Gjuha frënge
    Aftësitë e komunikimit
    • Të folurit publik
    • Studime ndërkulturore
    • Aftësitë e komunikimit
    Shkathtësi në TI
    • Excel i avancuar
    • Aftësitë të avancuara të TI-së
    • Njohuri të avancuara rreth Word-it dhe PowerPoint-it
    • Google Apps
    • Access-i i avancuar
    • Desktop publikimi
    • Web publikimi
    Tjera
    • Mbrojta e ambientit
    • Sportet, rekreacioni, kultura
    • Zhvillimi profesional i karrierës
  • [3 SETK] Lëndë zgjedhore: gjuhë shqipe/maqedonase 1
    • Gjuhë shqipe për fillestarë 1
    • Gjuhë shqipe për fillestarë 2
    • Gjuhë shqipe për fillestarë 3
    • Gjuhë maqedonase 1
    • Gjuhë maqedonase 2
    • Gjuhë maqedonase 3
    • Gjuhë maqedonase 4
    • Gjuhë maqedonase për fillestarë 1
    • Gjuhë maqedonase për fillestarë 2
    • Gjuhë maqedonase për fillestarë 3
    • Gjuhë maqedonase për fillestarë 4
    • Shkrim akademik në gjuhën maqedonase
  • [3 SETK] Lëndë zgjedhore nga gjuha angleze
    • Niveli 1 i gjuhës angleze
    • Niveli 2 i gjuhës angleze
    • Niveli 3 i gjuhës angleze
    • Niveli 4 i gjuhës angleze
    • Anglishtja akademike
    • Anglishtja akademike e avancuar

Semestri 2

  • [6 SETK] Programimi
    Kjo lëndë ofron një hyrje në programim dhe mbulon koncepte si tipat e të dhënave, aritmetikë, operatorë, komandat për hyrje-dalje, kushtet, strukturat ciklike, funksionet, rekurzivitetin, algoritmet me vektorë dhe matrica, algoritmet për kërkim dhe radhitje, pointerët dhe operacionet mbi to, deklarimin e strukturave të reja të të dhënave.
  • [6 SETK] Arkitektura kompjuterike
    Lënda ka të bëjë me dizajnimin dhe teknologjinë e arkitekturave moderne kompjuterike dhe programimin në nivele të makinave. Lënda ofron përshkrimin e hollësishëm të komponentëve harduerikë dhe softuerikë, organizimin dhe ndërlidhjen e njësive përbërëse të kompjuterëve si dhe përcaktimin e performansave së tyre.
  • [6 SETK] Strukturat diskrete 1
    Kjo lëndë mbulon disa koncepte në lidhje me numrat e plotë, pjesëtuesit dhe shumëfishat, disa bashkësi speciale dhe operacione me ato bashkësi, funksionet dhe vargjet, vetitë e funksioneve, logjikën joformale, analizën e gjykimeve, metodat e vërtetimit, shfrytëzimin e matematikës logjike në vërtetimet dhe analizën e argumenteve, relacionet, digrafet dhe grafet, matricat, relacionet e ekuivalencës.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë 2
    Lëndë gjuhësore
    • Gjuha shqipe për qëllime profesionale
    • Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
    • Të shkruarit akademik në gjuhën maqedonase
    • Të shkruarit akademik në gjuhën shqipe
    • Gjuha gjermane (niveli 1-4)
    • Gjuha frënge
    Aftësitë e komunikimit
    • Të folurit publik
    • Studime ndërkulturore
    • Aftësitë e komunikimit
    Shkathtësi në TI
    • Excel i avancuar
    • Aftësitë të avancuara të TI-së
    • Njohuri të avancuara rreth Word-it dhe PowerPoint-it
    • Google Apps
    • Access-i i avancuar
    • Desktop publikimi
    • Web publikimi
    Tjera
    • Mbrojta e ambientit
    • Sportet, rekreacioni, kultura
    • Zhvillimi profesional i karrierës
  • [3 SETK] Lëndë zgjedhore nga gjuha angleze
    • Niveli 1 i gjuhës angleze
    • Niveli 2 i gjuhës angleze
    • Niveli 3 i gjuhës angleze
    • Niveli 4 i gjuhës angleze
    • Anglishtja akademike
    • Anglishtja akademike e avancuar
  • [3 SETK] Lëndë zgjedhore: gjuhë shqipe/maqedonase 2
    • Gjuhë shqipe për fillestarë 1
    • Gjuhë shqipe për fillestarë 2
    • Gjuhë shqipe për fillestarë 3
    • Gjuhë maqedonase 1
    • Gjuhë maqedonase 2
    • Gjuhë maqedonase 3
    • Gjuhë maqedonase 4
    • Gjuhë maqedonase për fillestarë 1
    • Gjuhë maqedonase për fillestarë 2
    • Gjuhë maqedonase për fillestarë 3
    • Gjuhë maqedonase për fillestarë 4
    • Shkrim akademik në gjuhën maqedonase

Semestri 3

  • [6 SETK] Algoritmet dhe strukturat e të dhënave
    Lënda mundëson njohje me konceptet dhe parimet themelore për analizimin dhe hartimin e algoritmeve si dhe përdorimin e strukturave të ndryshme të algoritmeve. Shqyrton algoritme të ndryshme për zgjidhjen e një problemi të njëjtë. Në hollësi shqyrton kompleksitetin kohor dhe hapësinor të algoritmeve. Vendos kritere për gjetjen e algoritmit më të mirë. Studion hartimin e strukturave të ndryshme dhe tashmë të njohura të të dhënave (lineare dhe jolineare) dhe konsideron mundësinë e krijimit të strukturave të reja të të dhënave si dhe zbatimin konkret të tyre. Pjesa e fundit e këtij moduli paraqet hyrje në grafe dhe shqyrtim i modeleve themelore të graf-algoritmeve. Studentët familjarizohen me lloje të ndryshme të të dhënave dhe algoritmeve, që më tej do t’u lejojë përfshirje të drejtpërdrejtë në analizimin, hartimin dhe zbatimin konkret të projekteve softuerike.
  • [6 SETK] Strukturat diskrete 2
    Qëllimi i kësaj lënde është vazhdimësia e mësimit të koncepteve nga strukturat diskrete si bazë e teknologjisë informatike. Theksi vihet në zbatimin e këtyre koncepteve në shkencat kompjuterike. Në këtë kontekst, do të mësohet për disa koncepte nga teoria e grafeve dhe zbatimi i tyre, konceptet nga analiza e matricave, zbatimi i relacioneve të ekuivalencës, të kuptojnë se ku mund të bëhet zbatimi i koncepteve nga teoria e numrave, si dhe të mësojnë për algjebrën e Bulit. Po ashtu, qëllimi i kësaj lënde është të mësohen disa koncepte nga analiza numerike e që kanë të bëjnë me zgjidhjen e përafërt të barazimeve me një të panjohur si dhe metodat e ndryshme që zbatohen për atë qëllim.
  • [6 SETK] Programimi i orientuar në objekte
    Qëllimi i kësaj lënde është t’i njoftojë studentët me konceptet themelore të programimit të orientuar në objekte përmes gjuhës programore C++. Për këtë qëllim shfrytëzohet koncepti i objekteve dhe klasave. Studentët do të njoftohen me trashëgiminë e klasave, me hierarkinë dhe me polimorfizmin. Pas kompletimit të kësaj lënde studentët do të jenë në gjendje të kuptojnë parimet e gjuhës së orientuar në objekte dhe të jenë në gjendje të shkruajnë programe në gjuhën programore C++.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë 3
    Lëndë gjuhësore
    • Gjuha shqipe për qëllime profesionale
    • Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
    • Të shkruarit akademik në gjuhën maqedonase
    • Të shkruarit akademik në gjuhën shqipe
    • Gjuha gjermane (niveli 1-4)
    • Gjuha frënge
    Aftësitë e komunikimit
    • Të folurit publik
    • Studime ndërkulturore
    • Aftësitë e komunikimit
    Shkathtësi në TI
    • Excel i avancuar
    • Aftësitë të avancuara të TI-së
    • Njohuri të avancuara rreth Word-it dhe PowerPoint-it
    • Google Apps
    • Access-i i avancuar
    • Desktop publikimi
    • Web publikimi
    Tjera
    • Mbrojta e ambientit
    • Sportet, rekreacioni, kultura
    • Zhvillimi profesional i karrierës
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore nga gjuha angleze
    • Niveli 1 i gjuhës angleze
    • Niveli 2 i gjuhës angleze
    • Niveli 3 i gjuhës angleze
    • Niveli 4 i gjuhës angleze
    • Anglishtja akademike
    • Anglishtja akademike e avancuar

Semestri 4

  • [6 SETK] Bazat e të dhënave
    Lënda paraqet hyrje në konceptet dhe sistemet e bazave të të dhënave. Studenti i cili do ta përfundojë me sukses këtë modul do të jetë në gjendje t’i shfrytëzojë modelet dhe konceptet e projektimit të bazave të të dhënave. Do të jetë në gjendje të përdorë dhe të hartojë baza të thjeshta dhe konkrete të të dhënave të bazuara në modelin relacional. Po ashtu do të mundë të përdorë MS SQL Server sistemin për menaxhimin e bazave të të dhënave (DBMS), SQL gjuhët dhe zbatimin e veprimeve (queries).
  • [6 SETK] Probabiliteti dhe statistika
    Qëllimi i kësaj lënde është t’i pajisë studentët me njohuritë themelore nga probabiliteti dhe statistika që kanë zbatim të drejtpërdrejtë në fushën e shkencave kompjuterike. Qëllimi është që të mësohet se si bëhet përpunimi i të dhënave statistikore, ligjshmëritë e tyre, paraqitja e tyre, ligjet për dhënien e konkluzioneve përkatëse bazuar në të dhënat e përpunuara etj. Po ashtu qëllimi është që të mësohen parimet themelore nga fusha e probabilitetit dhe se si mund të zbatohen ato parime në fushat e ndryshme nga jeta e përditshme posaçërisht në lëmin e shkencave kompjuterike.
  • [6 SETK] Sistemet operative
    Lënda ka për qëllim njoftimin me konceptet themelore të sistemeve operative (OS). Si nivel ndërmjetësues mes aplikacioneve dhe harduerit, sistemet operative kontrollojnë dhe këmbejnë burimet kompjuterike. Fillimisht, sqarohen konceptet themelore të sistemeve operative, vlerësimi dhe analiza e tyre. Mes tjerash, përshkruhen detyrat dhe proceset, mënyrat e sinkronizimit, menaxhimi i memories, njësitë hyrëse/dalëse, fajllat sistemorë dhe siguria. Pjesa vijuese ka të bëjë me konceptet e shpërndarjes dhe me sistemet operative multimediale dhe të integruara. Pjesa e fundit u dedikohet sistemeve operative mobile. Për sqarimin e të gjitha këtyre koncepteve shfrytëzohen studimet e rastit për kategoritë përkatëse të sistemeve operative.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore nga gjuha angleze
    • Niveli 1 i gjuhës angleze
    • Niveli 2 i gjuhës angleze
    • Niveli 3 i gjuhës angleze
    • Niveli 4 i gjuhës angleze
    • Anglishtja akademike
    • Anglishtja akademike e avancuar
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore 4.1
    • Programimi i avancuar në .NET
    • Interaksioni njeri-kompjuter

Semestri 5

  • [6 SETK] Ueb programimi
    Kjo lëndë mbulon dizajnimin dhe zhvillimin e ueb aplikacioneve, përfshirë programimin në anën e klientit dhe atë të serverit. Gjithashtu, lënda përfshin edhe dizajnimin e bazave të të dhënave për ueb, gjuhët e programimit për ueb si dhe integrimin e të dhënave në ueb aplikacione.
  • [6 SETK] Rrjetat kompjuterike
    Qëllimi i lëndës është njoftimi me konceptet dhe parimet themelore të rrjetave kompjuterike. Shqyrtohen komponentët e ndryshëm të rrjetës dhe ndërlidhja mes tyre. Ofrohet përshkrimi i hollësishëm i dizajnimit dhe arkitekturës së rrjetave. Në kuadër të lëndës ilustrohen konceptet më të rëndësishme të arkitekturës së rrjetave si Ethernet dhe Internet. Studentët do të fitojnë aftësi për analizë, dizajn dhe implementim të LAN rrjetave dhe optimalizimin e performansave të tyre.
  • [6 SETK] Inxhinieria e softuerit
    Qëllimi është t’i pajisë studentët me njohuri të thella, kritike dhe sistematike për parimet dhe teknikat e specifikimit sistematik dhe softuerik; analiza dhe dizajn; programim, testim dhe vlerësim; mirëmbajtje dhe menaxhim të projektimeve të aplikacioneve softuerike efikase. Studentët do të kenë kuptim të qartë për mjetet dhe metodologjitë për zhvillim të zgjidhjeve softuerike.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore 5.2
    • Inteligjenca artificiale
    • Programimi i lojërave
    • Ueb teknologjitë
    • Programimi i pajisjeve mobile
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore 5.1
    • Inteligjenca artificiale
    • Programimi i lojërave
    • Ueb teknologjitë
    • Programimi i pajisjeve mobile

Semestri 6

  • [6 SETK] Grafika kompjuterike
    Ky kurs përmban elementet themelore të grafikës kompjuterike, algjebrës lineare si dhe përdorimin e platformës grafike OpenGL API. Rekomandohen njohuri nga gjuhët programuese, posaçërisht C/C++ që do të jetë e nevojshme për zgjidhjen e detyrave praktike. Gjithashtu rekomandohen edhe njohuri elementare në lëmin e gjeometrisë dhe trigonometrisë si dhe disa njohuri nga algjebra lineare, vektorët dhe matricat. Në këtë kurs do të përfshihen temat nga grafika kompjuterike siç janë: transformimet dhe matricat, kuptimet mbi viewport-in, viewing plane-in dhe framebuffer-in, konceptet mbi anti-aliasing, mapimi i teksturës, përdorimi i kamerave dhe dritave si dhe disa teknika dhe algoritme për realizim të koncepteve të lartpërmendura.
  • [6 SETK] Sistemet e shpërndara
    Kjo lëndë i njofton studentët me konceptet themelore të sistemeve të shpërndara. Analizohen arkitekturat e ndryshme të sistemeve të shpërndara si dhe përparësitë dhe disavantazhet e tyre në krahasim me sistemet tradicionale të centralizuara. Studentët do të mësojnë për mënyrën e komunikimit në mes të proceseve si dhe për Internet protokollet për komunikim. Ilustrohen bazat e programimit klient-server, platformat middleware (CORBA, JavaBeans, DCOM,. NET), Web teknologjitë dhe Web Shërbimet si teknologji të sistemeve të shpërndara. Pjesa e fundit e kësaj lënde merret me transaksionet, transaksionet e përbëra dhe transaksionet e shpërndara. Studentët do të njohin nga afër zgjidhjet aplikative standarde për sistemet e shpërndara.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore 6.1
    • Gjurmimi i të dhënave
    • Testimi dhe mirëmbajtja e softuerit
    • Menaxhimi i rrjetave kompjuterike
    • Zhvillimi i ueb aplikacioneve në Java
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore 6.2
    • Gjurmimi i të dhënave
    • Testimi dhe mirëmbajtja e softuerit
    • Menaxhimi i rrjetave kompjuterike
    • Zhvillimi i ueb aplikacioneve në Java
  • [6 SETK] Punimi i diplomës
    Ky është aktiviteti i punimit të diplomës dhe projekti i vendosjes profesionale në fushën e shkencave kompjuterike. Studentët janë të angazhuar të kompletojnë një projekt, zakonisht një softuer, lidhur me punimin e diplomës, ta strukturojnë punimin e tyre, të hulumtojnë si dhe ta shkruajnë punimin e diplomës. Idealisht projektet paraqesin një sistem komplet ose një produkt, një analizë të integruar, simulim apo dizajn softueri dhe hardueri, nëse është e aplikueshme.
Google+