Studimet e programit Master për studime gjermane në Departamentin e gjermanishtes funksionojnë nga viti akademik 2008/09. Pas përfundimit të këtij programi studentët e marrin titullit Magjistër për studime gjermane. Ky program fokusohet, para së gjithash në linguistikë, letërsi, kulturë, metodologji të mësimdhënies së gjermanishtes si gjuhë e huaj (DaF) në nivel universitar si dhe në historinë e vendeve gjermanishtfolëse.
Me një përbërje nga mësimdhënës vendorë dhe nga vende gjermanishtfolëse, të cilët janë të kualifikuar në mënyrë të shkëlqyeshme për të ligjëruar sipas metodave më moderne, Departamenti ynë luan një rol shumë të rëndësishëm jo vetëm në nivel shtetëror, por edhe në rajon dhe më gjerë. Para së gjithash, në këtë drejtim, vlen të përmendet zhvillimi dhe aplikimi modern i kurrikulumit si dhe cilësia e theksuar nga fusha e përgatitjes së mësimdhënësve të gjermanishtes si gjuhë e huaj. Momentalisht në Departamentin e gjermanishtes janë angazhuar 7 mësimdhënës universitarë (nga ta një profesor inordinar, një docent, një lektore si dhe 4 profesorë vizitues nga vendet gjermanishtfolëse). Bashkëpunëtorët e Departamentit janë, ndër të tjera, aktivë në asociacione të ndryshme, organizojnë konferenca ndërkombëtare shkencore, zhvillojnë projekte të përbashkëta shkencore dhe bashkëpunojnë me gjermanistë të vendit dhe të jashtëm (Bashkëpunimi me Universitetin e Edukimit në Zvicrën Qendrore (PHZ), Universiteti i Bambergut, Universiteti i Humboldtit në Berlin, Universiteti Jena, Universiteti i Erlangen-Nürnbergut si dhe me një numër të Departamenteve të gjermanistikës nga vendet jo gjermanishtfolëse etj.). Departamenti ynë i kushton rëndësi shumë të madhe mobilitetit të mësimdhënësve dhe studentëve. Kështu mësimdhënësit dhe studentët tanë kanë mundësi të marrin pjesë në programe të shkëmbimit akademik si për shembull në Universitetin e Edukimit në Zvicrën Qendrore (Zug, Luzern dhe Schwyz), DAAD, BAYHOST, SOKRATES dhe ERASMUS si dhe në programe të tjera të kësaj natyre.
Të diplomuarit e këtij programi studimor posedojnë njohuri, shkathtësi dhe kompetenca, të cilat u mundësojnë atyre vazhdimin e studimeve të ciklit të tretë (studimet e doktoratës) ose të fillojnë karrierën e tyre si mësimdhënës bashkëkohorë të gjermanishtes, kryesisht në nivelin universitar. Përveç kësaj modulet nga fusha e linguistikës, letërsisë, didaktikës dhe kulturës i aftësojnë të diplomuarit tanë edhe për kryerjen e veprimtarive tjera si për shembull: në administratën shtetërore dhe marketing; në shërbimin diplomatik; në Institucionet publike dhe private; përkthyes dhe interpretues; në forcimin e marrëdhënieve gjermane - maqedonase; në sferën e politikës kulturore dhe të ndërmjetësimit të kulturës; veprimtari nga fusha e mediave dhe nga ajo e shtëpive botuese; në ndërmarrjet ndërkombëtare ose në turizëm.
Njohuritë dhe të kuptuarit
- Të kenë njohuritë dhe të kuptuarit në studimet gjermane që janë të ndërtuara dhe shtrihen zakonisht mbi nivelin deridiplomik.
- Të demonstrojnë njohuri të veçanta të gjuhësisë gjermane, letërsisë, kulturës dhe civilizimit të vendeve gjermanishtfolëse.
- Të kenë njohuri profesionale dhe të të kuptuarit të trendeve kryesore në metodologjinë e mësimdhënies së gjuhës gjermane në nivelin primar, sekondar dhe terciar.
- Të marrin njohuritë akademike për punë të pavarur akademike.
Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit
- Të aplikojnë aftësitë e tyre në mjedise akademike dhe jo akademike në lidhje me studimet gjermane.
- Të jenë në gjendje të krijojnë, të hartojnë, të zbatojnë dhe të përshtatin projekte të rëndësishme hulumtuese me integritet shkencor.
- Të përdorin gjuhën gjermane të folur dhe të shkruar në kontekste të ndryshme.
- Të përkthejnë tekste nga sfera e drejtësisë, ekonomisë, politikës, tekste letrare etj, nga gjermanishtja në shqip dhe/ose maqedonisht dhe anasjelltas.
- Të dizajnojnë syllabuse dhe plane mësimore të përshtatshme për kontekste specifike të mësimdhënies, si p.sh. të mësojnë nxënës më të rinj (nën moshën 12 vjeçare) ose t’u mësojnë gjermanishten e biznesit të rriturve etj.
Aftësitë për të vlerësuar
- Të ekzaminojnë aspektet e ndryshme gjuhësore të gjuhës gjermane dhe rëndësinë e tyre në procesin e mësimdhënies së gjermanishtes si gjuhë e huaj.
- Të bëjnë gjykime të ndërlikuara metodologjike në projektimin dhe analizën e hulumtimeve shkencore në fushën e studimeve gjermane.
- Të bëjnë vlerësime lidhur me vështirësitë potenciale të aspekteve të ndryshme të gjuhës gjermane, konstruksionet e foljeve dhe kohëve, nyjat e shquara dhe të pashquara, shprehjet idiomatike, parafjalët dhe kategoritë e tjera gramatikore.
- Të bëjnë vlerësime të ndërlikuara metodologjike në projektimin e hulumtimit dhe të bëjnë dallimin në mes të metodave të ndryshme të mbledhjes së të dhënave dhe analizën e të dhënave lidhur me gjuhësinë gjermane dhe me disiplina të tjera shkencore nga fusha e gjermanistikës.
Aftësitë e komunikimit
- Të artikulojnë qartë procesin arsimor në kontekstin e studimeve të gjuhës gjermane.
- T’ua mësojnë konceptet e ndryshme gjuhësore nxënësve me aftësi të ndryshme.
- Të komunikojnë në mënyrë të duhur, t’i përvetësojnë mundësitë për të arritur të menduarit kritik, komunikim dhe zhvillim profesional të studentëve.
- Të tregojnë kompetencë komunikative në klasë sa i përket menaxhimit të klasës në nivelin primar, sekondar dhe terciar.
Aftësitë e të mësuarit
- Të iniciojnë dhe realizojnë hulumtime të pavarura me standardet e larta akademike në fushën e studimeve gjermane.
- Të jenë në gjendje të vetëmonitorojnë dhe të përshtatin metodat e mësimdhënies varësisht prej situatës së caktuar.
- Të studiojnë në masë të madhe në mënyrë autonome në gjuhësinë, letërsinë, kulturën dhe civilizimin gjerman.
Semestri 1
-
[MCGR1010]
[6 SETK]
Teoria e valencës
Në kuadër të kësaj lënde studentët do të njihen me strukturën e gjuhës gjermane sipas teorisë së valencës. Gjithashtu do të diskutohen edhe çështjet e saj kryesore. Në pjesën e parë të këtij kursi do të hapen diskutime mbi historinë e teorisë së valencës si dhe për propozimet, gjegjësisht mendimet rreth valencës të përshkruara nga Tesniere si dhe gjithashtu do të diskutohen të metat dhe kontradiktat e saj. Ndër të tjera, do të trajtohen dhe temat e mëposhtme: rekcioni, dependenca, valenca, subjekti – valencor dhe dependent, problemet themelore të teorisë së valencë dhe bartësit e valencës.
Në pjesën e dytë do të trajtohen çështjet që kanë të bëjnë me dallimin ndërmjet aktanteve dhe cirkumstancave (Ergänzungen und Angaben bzw. Aktanten und Zirkumstanten). Gjatë kohë diskutimi rreth valencës trajtohej ndaras nga këto probleme, por edhe kërkesat për kriteret konkrete për përkufizimin e këtyre dy termeve gjatë së cilës ekzistonte një tendencë, që valenca të mos kuptohet si dihotomi, por si një fenomen gradual. Në këtë seminar gjithashtu do të paraqiten dhe do të diskutohen qasjet dhe proceset e ndryshme.
Në pjesën e tretë të lëndës si çështje qendrore do të trajtohet edhe modeli i fjalive dhe valenca e llojeve të tjera të fjalëve (sidomos mbiemri dhe emri).
-
[MCGR1020]
[6 SETK]
Gjuhësia aplikative
Kjo lëndë ka për qëllim të njohë studentët me konceptet më të rëndësishme të linguistikës aplikative. Lënda ka funksion komunikues të gjuhës në të gjitha sferat e praktikës sociale, në aspektin e përdorimit të rezultateve të fituara në praktikë. Në detyrat klasike të linguistikës aplikative përfshihet studimi i gjuhës, linguistika kontrastive - kjo do të thotë krahasimi i gjuhës gjermane me shqipen dhe maqedonishten, komunikimi ndërkulturor, përkthimet dhe interpretimit profesionale, gjuha e terminologjisë profesionale. Nëpërmjet kësaj linguistika aplikative studion komunikimin përgjithshëm dhe profesional në institucione dhe media.
-
[MCGR1040]
[6 SETK]
Autorët klasik dhe veprat nga letërsia gjermanofolëse
Nga kjo lëndë studentëve u ofrohen njohuri të gjëra dhe të kuptuarit e terminologjisë së letërsisë gjermane nëpër shekuj, duke filluar nga periudha e shekullit XV deri më XVII. Gjithashtu pritet që studentët t’i aplikojnë njohuritë e tyre letrare dhe të kuptuarit në paraqitjet e tyre lidhur me proceset dhe veprat e periudhës nga shekulli XV e deri më XVII. Të mbledhin, të vlerësojnë dhe të interpretojnë të dhëna dhe informata relevante në kuadër të letërsisë gjermane të periudhës së lartpërmendur. Priten diskutime mbi letërsinë gjermane të kësaj periudhë duke punuar me shembuj specifikë nga vepra të autorëve të zgjedhur. Pritet që t’i zhvillojnë aftësitë e të mësuarit të cilat janë relevante dhe të nevojshme për të vazhduar arsimin e tyre në letërsinë gjermane të fushës së lartpërmendur.
Lënda përfshin: leximin e letërsisë, analizë letrare, përgatitjen e tezave të shkruara dhe gojore të referateve dhe diskutime në lidhje me literaturën e zhvilluar shkencore të autorëve më eminentë (me vepra të zgjedhura), të letërsisë gjermanishtfolëse nga literatura duke filluar nga fundi i letërsisë gjermane i periudhës mesjetare e deri në epokën klasike të letërsisë gjermane (periudha mesjetare: Hartman von Auer, Volfram fon Eschenbach, Gottfried von Strassburg, nga periudha e Renesansës e deri në shekullin e 18: Grifius, Grimmelshausen, Viland, Goethe, Schiller, Heine, Büchner, Kleist, Novalis, Tik, Hoffman, Aeichendorf, Arnim, Brentano, Hajne, Keller, Stifter, Meier, Hebel, Hauptmann; Fontane).
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore
-
[MCGR1030] Historia e kulturës dhe civilizimit gjerman
Kjo lëndë studentëve u mundëson:
- Vetpërpunimin e teorive të civilizimit si dhe kulturës.
- Kuptimin e elementeve themelore të sistemeve të civilizimit, proceseve dhe zhvillimeve.
- Përcaktimin e ngjarjeve të veçanta, personaliteteve dhe arritjet sipas civilizimit dhe rëndësi së kulturore.
- Njohuri shkencore dhe të kuptuarit e civilizimit gjermanishtfolës/ kultura në nivel evropian dhe global.
Përmbajtja e lëndës:
- Shqyrtimi i civilizimit dhe kulturës gjermanishtfolëse.
- Përcaktimi i civilizimit dhe kulturës gjermanishtfolëse në kuadër evropian
- Roli i civilizimit dhe kulturës gjermanishtfolëse në mbarë botën
- Ndikimet e jashtme të civilizimit dhe kulturës gjermanishtfolëse
- Epokat e civilizimit dhe kulturës gjermanishtfolëse
- Ngjarjet paradigmatike të civilizimit dhe kulturës gjermanishtfolëse
- Personalitete shembullore dhe vepra e tyre / të arriturat
Teoritë e qytetërimit dhe kulturës dhe përvojës së aplikimit historisë gjermanishtfolëse.
-
[MCGR3012] Teoria dhe praktika e mësimdhënies së gjermanishtes si gjuhë e huaj
Qëllimi i lëndës është t’i njohë studentët me konceptet më të rëndësishme dhe modelet e metodologjisë dhe të didaktikës së mësimdhënies së gjermanishtes si gjuhë e huaj në nivel universitar. Gjithashtu do të lexohen dhe do të diskutohen debatet më të rëndësishme dhe më aktuale metodologjike-didaktike.
Në fund të semestrit studentët do jenë të aftë:
- Të demonstrojnë një njohuri të gjerë dhe të kuptuarit e zhvillimit dhe trendeve aktuale në metodologjinë e mësimdhënies së gjermanishtes si gjuhë e huaj gjegjësisht lidhjen dhe integrimin e përmbajtjeve kompatibile nga lëndët mësimore: gjuhë, linguistikë, kulturologji, letërsi dhe përmbajtje tjera mësimore kompatibile më pak të rëndësishme.
- Jenë në gjendje të aplikojnë njohuritë dhe të kuptuarit e tyre në veprimtarinë e tyre ose profesionin e tyre si mësues të gjuhës gjermane duke përpunuar dhe duke zhvilluar zgjidhjen e problemeve dhe argumenteve në metodologjinë e mësimdhënies së gjermanishtes si gjuhë e huaj.
- Të mbledhin, të vlerësojnë dhe të interpretojnë të dhënat relevante dhe informatat brenda kësaj fushe.
- Të jenë në gjendje të diskutojnë për informacionet, problemet dhe zgjidhjet e ndryshme, veçanërisht në këtë fushë.
- Të zhvillojnë aftësitë e të mësuarit të cilat u nevojiten për të vazhduar shkollimin e tyre të mëtutjeshëm.
-
[MCGR3040] Letërsia moderne e vendeve gjermanishtfolëse
Qëllimi i lëndës është t’i aftësojë studentët për:
- Vetpërpunimin e aspekteve teorike themelore të interpretimit modern letrar
- Përpunimin modelor të paradigmave interpretuese sipas zhanreve të ndryshme të letërsisë moderne Kërkimet paradigmatike të autorëve dhe veprave të zgjedhura të letërsisë moderne gjermanishtfolëse nën këndëvështrimin filozofik, sociologjik, psikologjik, hermeneutik dhe estetiko-poetik.
Përmbajtja e lëndës:
- Rishikimi i letërsisë moderne gjermanishtfolëse dhe diskutime për përzgjedhje të autorëve dhe veprave shembullore
- Rishikimi i zhanreve
- Shqyrtimi i bazave poetologjike apo teorive të autorëve
- Hyrje në letërsinë e referencës shkencore dhe shkencës
- Analiza pragmatike dhe interpretime të ndryshme letrare
- Karakteristikat dhe lokacioni i letërsisë moderne gjermanishtfolëse në kornizat evropiane dhe botërore Marrëdhëniet ndërkombëtare dhe recepcionet e letërsisë moderne.
-
[MCGR3020] Pragmatikа
Qëllimi i lëndës është të njohë studentët me rëndësinë themelore të pragmatikës si një disiplinë gjuhësore dhe me rëndësinë e saj fundamentale. Në këtë kontekst, do të eksplorohen metodat e Austin, Searle dhe Wunderlich, në lidhje me marrëdhëniet midis komuniteteve gjuhësore dhe shfrytëzuesit e shenjave si dhe çështja në lidhje me kontekstin në të cilin përdoren shenjat. Gjithashtu do të jepet një hyrje në terminologjinë dhe në punën e metodat e hulumtimit të pragmatikës gjuhësore, veçanërisht në fushën e gramatikës. Diferenca midis ndryshimeve universale dhe kulturore të lidhura me ndryshimet në pragmatikë duke u bazuar në krahasimin e gjuhëve dhe kulturës - shqip-gjermanisht dhe maqedonisht-gjermanisht. Kjo fushë i plotëson, i ndërton dhe i lidh disiplinat tradicionale me intonacionin gjuhësor (fonetika), fjalorin, sintaksën dhe semantikën.
-
[EMCGR3010] Komunikimi ndërkulturor
Qëllimi i lëndës është që t’i aftësojë studentët për:
- Përpunimin e pavarur të historisë së teorive dhe reflektimin kritik dhe të qasjeve teorike.
- Formimin e ngjarjeve paradigmatike dhe modeleve të bazuara empirikisht të proceseve reciproke midis kulturave të ndryshme.
- Përshkrimin shkencor, analizimin dhe interpretimin e recepcioneve reciproke në periudha të zgjedhura historike.
Përmbajtja e kursit:
- Implikimet antropologjike, sociologjike, etnologjike dhe psikologjike të perceptimit të të huajve.
- Imagjinimi i të huajës dhe të huajit.
- Dinamika e grupit dhe të huajt
- Konstruktimi i të huajës.
- E huaja dhe ndërtimet e të huajës.
- Etnocentrizmi dhe centrizmi e të huajës.
- Kombësia dhe recepcioni i të huajës .
- Funksioni epistematik i recepcionit të të huajës.
- Teoritë e civilizimit / kulturës dhe teoritë e recepcionit ndërkulturor.
- Hermeneutika dhe shkenca ndërkulturore.
-
[EMCGR3011] Politika gjuhësore dhe multilingualizmi në Evropë
Qëllimi i lëndës është t’i njohë studentët me problemet e politikës gjuhësore dhe multilingualizmit në Evropë. Çfarë është saktësisht politika gjuhësore dhe kush e udhëheq atë? Përveç shpjegimit të këtyre çështjeve do të jenë tema diskutimi dhe fillimet e politikës gjuhësore gjermane dhe çështjet aktuale, veçanërisht në lidhje me UE-në. Çfarë roli ka luajtur gjuha gjermane si dhe gjuhët tjera të rëndësishme si: anglishtja, frëngjishtja, spanjishtja etj. në institucionet e Bashkimit Evropian? A është e rëndësishme për gjermanishtfolësit gjegjësisht a duhet të konsiderohet si përparësi, nëse gjuha e tyre luan një rol të rëndësishëm në institucionet e BE-së? Nëse po, si mund të forcohet pozita e gjuhës gjermane si gjuhë e punës në BE? Në këtë kontekst, do të flitet edhe për çështje të ndryshme mbi politikën gjuhësore në BE. Ky kurs i plotëson dhe thellon njohuritë bazë në këtë fushë.
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore e lirë
-
[MFE01] Retorika
Retorika, përgjatë historisë së vet prej mbi 2500 vjeçare, retorika shfrytëzohet për shënjimin e shumë
gjërave, por sot me retorikë kuptojmë artin e bindjes nëpërmjet të gjuhës. Retorika shënon mënyrën në
të cilën një individ ndërlidhet me një ide apo një ide me qëllim ta bindë tjetrin. Retorika karakterizohet
me disa tipare kryesore dalluese. E përkufizon qendrën nga e cila, kjo lëmi, zbulohet. Retorika më së pari I përkufizon situatat e caktuara tipike të të folurit.
-
[MFE02] Multilingualizmi dhe multikulturalizmi
Qëllimi i kësaj lënde është shqyrtimi i shumëgjuhësisë në shoqëritë multikulturore, si fenomen social. Ky fenomen është masiv në mbarë botën. Gjatë ligjëratave në mënyrë më të thuktë do të shqyrtohen termat: monokulturalizëm, shumëkulturalizëm, multikulturalizëm. Do të sqarohet nocioni nacionalizmi linguistik, ku do të theksohet se të paktën ka dy forma të këtij nacionalizmi, ku njëra formë përplaset me tjetrën: për udhëheqësit e vendeve më të fuqishme nacionalizmi ka domethënien e zgjerimit, kurse për pakicat ai merr formën e rezistencës dhe të luftës për afirmimin e identitetit, përballë një presionit të tillë. Vend të shquar në program do të ketë edhe multikulturalizmi në arsim. Në shkollë për multikulturalizmin angazhohen për programe mësimore që përfshijnë përmbajtje që u përkasin kulturave të ndryshme.
-
[MFE03] Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet e TI për përpilimin e një punimi shkencor
Qëllimi i kësaj lënde është:
T’ua tregojë studentëve elementet teknike, struktura e tekstit dhe dizajni i një punimi shkencor.
T’u mundësojë studentëve të fitojnë njohuri më të thelluara dhe shkathtësi nga kapitujt e zgjedhur të aplikacioneve TI që do t’u duhen për përpunimin e punimeve shkencore e profesionale.
Zbatimi praktik i këtyre objektivave, gjatë përpunimit të punimit individual shkencor.
-
[MFE04] Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet për përpunimin statistikor të të dhënave
Qëllimi i kësaj lënde është:
T’u tregohen studentëve elementet teknike nga lëmi i statistikës: organizimi, përpunimi, krahasimi përmes analizave dhe publikimi i të dhënave.
T’u mundësojë studentëve të përfitojnë njohuri dhe shkathtësi më të përparuara nga kapitujt e zgjedhur të avancuar të aplikacioneve për përpunimin statistikor të të dhënave.
Zbatimi praktik i këtyre objektivave në përpunimin statistikor të të dhënave të marra nga pyetësorët, kontributet, studimet shkencore dhe dokumentet tjera.
-
[MFE05] Komunikimi profesional
Lënda fokusohet në zhvillimin e atyre shkathtësive të komunikimit që janë thelbësore për funksionimin efektiv në botën profesionale. Studentët do ta mësojnë procesin e analizimit të një shumëllojshmërie situatash të komunikimit dhe t'u japin përgjigje adekuate po atyre. Ndër temat që do të përfshihen janë: komunikimi në organizata, komunikimi ndërpersonal dhe grupor, prezantimet gojore, intervistat për punësim, letrat profesionale të biznesit, si dhe shkathtësitë ndërpersonale, duke përfshirë dinamikën e grupit dhe punën ekipore.
-
[MFE09] Tregu i punës
Qëllimi kryesor i lëndës "Tregu i punës" është t’i pajisë studentët e studimeve të ciklit të dytë me njohuritë bazë dhe njohuritë e thelluara në fushën e teorisë të tregut të punës, pastaj me mekanizmin e funksionimit të tij në ekonominë e tregut. Lënda "Tregu i punës" ka si mision t’u ofrojë dhe t’u mësojë studentëve kategoritë, ligjet dhe parimet kryesore me të cilat funksionon tregu i punës. Lënda u bën një analizë të hollësishme mënyrës së sjelljes dhe rolit që luajnë agjentët kryesorë të tregut të punës: individëve, firmave dhe qeverisë. Analiza mbështetet në dy kategoritë themelore: të kërkesës për punë dhe të ofertës së punës, të cilat gjejnë aplikim pothuajse në të gjitha temat që trajtohen në këtë lëndë. Njohuritë e përfituara nga studentët në këtë lëndë shërbejnë si bazë teorike themelore e domosdoshme për të kuptuar e përvetësuar teoritë dhe politikat e ndryshme që aplikohen në tregun e punës. Lënda synon që studentët të kuptojnë se si tregjet e punës shpërndajnë dhe përdorin në mënyrë efikase faktorin e rrallë të prodhimit, punën. Leksionet përfshijnë njohuri të koncepteve të kërkesës për punë e të ofertës së punës dhe aplikimit të tyre praktik; sjelljen e individëve në tregun e punës për të maksimizuar dobishmërinë e tyre; sjelljen e firmave në tregun e punës që synojnë maksimizimin e fitimit; rolin e qeverisë në tregun e punës, strukturat e ndryshme të tregjeve të punës: tregu i punës në konkurrencë të plotë, monopoli në tregun e punës, monopsoni në tregun e punës, roli i sindikatave në tregun e punës, monopoli bilateral në tregun e punës. Leksionet dhe diskutimet në klasë mbulojnë materiale të cilat mund të mos jenë në libër dhe disa aspekte të materialeve që përfshihen në librin bazë nuk do të diskutohen në klasë, por i lihen studimit aktiv te studentit. Prandaj studenti, për të garantuar suksesin në përvetësimin sa më të mirë të lëndës, duhet të jetë i pranishëm në leksion dhe seminar duke marrë pjesë në mënyrë aktive në diskutimin e problemeve të ndryshme që lidhen me tregun e punës.
-
[MFE08] Metodologjia e mësimdhënies
Qëllimi i lëndës është t’i njoftojë studentët me qasjet themelore dhe metodat e mësimdhënies. Pritet që studentët të fitojnë njohuri dhe shkathtësi për përdorim të mjeteve për mësimdhënie aktive. Gjithashtu, lënda ofron qasje ndaj zhvillimit, mësimdhënies dhe të nxënit si koncepte, si dhe ndaj normave themelore të cilat mësimdhënësve do t’u mundësojnë të ligjërojnë mbi zhvillimin e mendimit. Përmes kësaj lënde, studentët do të përfitojnë bazë teorike dhe strategji, me çka do të mund ta zhvillojnë të menduarit e tyre kritik, si dhe të menduarit kritik të studentëve.
-
[MFE10] Filozofia e shkencave shoqërore
Kjo lëndë përfshin pajisjen e studentëve me informata që do t’u mundësojnë atyre përfitimin e diturive, shkathtësive dhe kompetencave në shkencat shoqërore, përfshirë metodologjinë e punës (sqarim, teoretizim, testim), aplikim të filozofisë (në veçanti individualizmi kundrejt kolektivizmit), natyra e racionalitetit, si dhe historia e teorive dhe koncepteve. Ky modul ofron studim të avancuar të debateve aktuale lidhur me ontodologjinë, metodologjinë dhe synimet e shkencave shoqërore. Lënda do të përqendrohet në çështjet qendrore të shkencave shoqërore: etno-metodologjia, evolucioni, fenomenologjia, recionaliteti, relativizmi, metodat shkencore, interpretime tekstuale.
Rezultat e të mësuarit:
Pas përfundimit të suksesshëm të lëndës, studentët do të jenë në gjendje:
Ta kuptojnë qëllimin e shkencave shoqërore si dhe dallimin në mes të të sqaruarit dhe të kuptuarit të sjelljes njerëzore.
T’i sqarojnë qasjet e ndryshme në shpjegimin e shkencave shoqërore në krahasim me shkencat shoqërore, specifikat e të qenit qenie njerëzore dhe fenomenet sociale.
T’i kuptojnë strukturat sociale, praktikat, normat institucionet etj. si dhe relacionet në mes individëve dhe strukturave më të gjera shoqërore.
Ta sqarojnë mbështetjen jo vetëm në fakte për individët dhe gjendjet e tyre mentale, por gjithashtu edhe rastet në të cilat fenomenet shoqërore nuk mundet të sqarohen përmes sjelljeve individuale.
-
[MFE11] Menaxhimi i projekteve
Me përfundimin e suksesshëm të lëndës, studentët do të jenë në gjendje:
Të planifikojnë aktivitetet e nevojshme për zbatimin e projektit, të identifikojnë ndërvarësitë e tyre, kohëzgjatjen si dhe kostot e tyre;
Të përgatisin raportet e nevojshme dhe të kryejnë të gjitha komunikimet e nevojshme ndërmjet projektit dhe klientit, si dhe në mes të anëtarëve të ekipit dhe të aktorëve të tjerë;
Të strukturojnë projektin dhe aktivitetet e tij përbërëse;
Të përgatisin një Gantt-tabelë dhe një plan të rrjetit për projektin dhe të identifikojnë kohën më të shkurtër të nevojshme për të përfunduar projektin;
Të përdorin MS Project si një mjet në procesin e planifikimit, zbatimit dhe rishikimit të projektit;
Të përcaktojnë projektin, të identifikojnë lëminë dhe objektivat e tij, si dhe të zhvillojnë specifikat e projektit;
-
[MFE12] Metodat e optimizimit
Qëllimi i kësaj lënde është që t’i prezantojë teknikat e modelimit dhe të optimizimit me qëlim të aftësimit të studentëve në zhvillimin e modeleve të cilat shfrytëzohen për zgjidhjen e problemeve reale në lëmin e shkencave kompjuterike. Në mes tjerash kjo lëndë ka për qëllim ta analizojë rëndësinë e faktorizimit matricor si një mjet shumë i rëndësishëm që ofron modalitete për optimizimin e zgjidhjes së algoritmeve të ndryshme numerike me interes bazik për zgjidhjen e problemeve të ndryshme nga sfera e shkencave kompjuterike. Nëpërmjet kësaj lënde studentët do të kenë mundësi t’i mësojnë teorinë bazike të optimizimit sdhe metodat për caktimin e optimumit. Do të analizohen metodat e ndryshme të optimizimit sikurse që është simpleks metoda, problemi i dualitetit si dhe sensitiviteti i problemeve të programimit linear. Qëllimi, po ashtu, është analiza e zbatimit kompjuterik të secilit problem të analizuar duke ofruar edhe modelin përkatës për optimizim.
-
[MFE13] Çështjet etike dhe e drejta në teknologjitë e informacionit (TI)
Qëllimet e lëndës:
Të zhvillon kuptueshmërinë për gjendjen reale në relacionet mes kompjuterëve, ndryshimeve të teknologjisë, shoqërisë dhe ligjit;
Të vejë në pah rolin e fuqishëm që kompjuterët dhe profesionistët e kompjuterëve kanë në shoqërinë e teknologjisë;
Të ofron të kuptuarit e çështjeve legale që janë relevante për lëminë e kompjuterizmit;
Të ofron të kuptuarit e koncepteve etike që janë me rendësi për shfrytëzuesit e kompjuterëve dhe profesionistët;
Të kontribon në arritjen e eksperiencës së nevojshme në shqyrtimin e çështjeve etike dhe zgjidhjen e dilemave etike.
-
[MFE14] Mbrojta e të drejtave të njeriut
Qëllimi i kësaj lënde është: të njoftohen studentët me konceptin e të drejtës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, zbatimin e këtyre të drejtave në praktikë, ndikimin e tyre në krijimin e politikave nacionale, të nxiten studentët të mendojnë në mënyrë kritike për raportin mes të drejtës ndërkombëtare dhe asaj nacionale, të vetëdijësohen për ngjarjet aktuale ndërkombëtare, si ndikojnë ato në jetën e përditshme të njerëzve në botë, ti nxisë studentët ta japing kontributin e tyre në sferën e përgatitjes së ligjeve për mbrojetjen e të drejtave të njeriut, me shpresë se ata që sjellin vendime do i marrin parasyshë në procesin e krijimit dhe zbatimit të politikave shtetërore.
Semestri 2
-
[MCGR2010]
[6 SETK]
Sociolinguistika
Në kuadër të kësaj lënde studentët do të njoftohen me pjesën teorike dhe praktike të sociolinguistikës. Pjesa teorike mbulon konceptet themelore: marrëdhëniet e gjuhës me shoqërinë, ose mënyrën se si të përdorin gjuhën në kontekste të ndryshme shoqërore dhe cilat janë shkaqet themelore të variacioneve gjuhësore, cili është funksioni i gjuhës në shoqëri, marrëdhëniet midis gjuhës dhe kulturës, stratifikimi horizontal dhe vertikal i gjuhës, diferencimi sociolektor, politika gjuhësore, standardizimi i gjuhës etj. Në pjesën praktike përfshihet përgatitja e portofolit personal sociolinguistik, punime seminarike të bazuara në hulumtime shkencore që do të kryhen në fushën e sociolinguistikës në zgjedhje të lirë të tyre dhe në marrëveshje me profesorin, si dhe paraqitjen e saj dhe analizime kritike dhe komente. Çështjet sociolinguistike lidhur me disiplinat e tjera, veçanërisht psikologjisë dhe pragmatikën.
-
[MCGR2040]
[6 SETK]
Tendencat e zhvillimit të gjuhës së sotme gjermane
Gjuha gjermane është në zhvillim. Nëse nuk do të kishte pësuar ndryshime, do të ishte një gjuhë e vdekur. Ky kurs ka për qëllim të njohë studentët me tendencat e fundit të gjuhës gjermane, shikuar nga aspekte të ndryshme. Përveç çështjeve në fushën e ndryshimeve gjuhësore do të diskutohet edhe për çështjet dhe standardet e gjuhës. Njëkohësisht do të flitet edhe për ndryshimet më të rëndësishme në fushën e sintaksës, morfologjisë dhe fjalorit të gjermanishtes. Vëmendje do t'u kushtohet edhe disa temave të zgjedhura si p.sh. fjalët e huazuara nga gjuha angleze në përdorimin e gjuhës së sotme gjermane si dhe përdorimi aktual i gjuhës në fushat e zgjedhura të komunikimit (gjuha e reklamave, gjuha në media etj.). Hyrja teorike do të demonstrohet praktikisht dhe do të jetë i përkrahur nga referatet e studentëve.
-
[MCGR2030]
[6 SETK]
Metodat e kritikës letrare dhe interpretimit
Qëllimi kryesor i kësaj lënde janë njohuritë e gjera dhe integruese, të kuptuarit dhe aplikimi i metodave të kritikës letrare, interpretimi dhe shkenca si dhe drejtimi dhe autorët e tyre. Shembujt specifikë nga historia e letërsisë gjermanishtfolëse paraqesin përmbajtjen kryesore tematike e këtij kursi. Studimi i bazave të filologjisë dhe kritikës letrare, si dhe llojet e interpretimit: stilistike, retorike dhe analizat estetike, socio-psikologjike, kulturo-historike, mentale-historike, dhe interpretimi në kontekstin e historisë së emocioneve, nacionalitetit, të ritualeve dhe proceseve civilizuese etj.
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore
-
[MCGR1030] Historia e kulturës dhe civilizimit gjerman
Kjo lëndë studentëve u mundëson:
- Vetpërpunimin e teorive të civilizimit si dhe kulturës.
- Kuptimin e elementeve themelore të sistemeve të civilizimit, proceseve dhe zhvillimeve.
- Përcaktimin e ngjarjeve të veçanta, personaliteteve dhe arritjet sipas civilizimit dhe rëndësi së kulturore.
- Njohuri shkencore dhe të kuptuarit e civilizimit gjermanishtfolës/ kultura në nivel evropian dhe global.
Përmbajtja e lëndës:
- Shqyrtimi i civilizimit dhe kulturës gjermanishtfolëse.
- Përcaktimi i civilizimit dhe kulturës gjermanishtfolëse në kuadër evropian
- Roli i civilizimit dhe kulturës gjermanishtfolëse në mbarë botën
- Ndikimet e jashtme të civilizimit dhe kulturës gjermanishtfolëse
- Epokat e civilizimit dhe kulturës gjermanishtfolëse
- Ngjarjet paradigmatike të civilizimit dhe kulturës gjermanishtfolëse
- Personalitete shembullore dhe vepra e tyre / të arriturat
Teoritë e qytetërimit dhe kulturës dhe përvojës së aplikimit historisë gjermanishtfolëse.
-
[MCGR3012] Teoria dhe praktika e mësimdhënies së gjermanishtes si gjuhë e huaj
Qëllimi i lëndës është t’i njohë studentët me konceptet më të rëndësishme dhe modelet e metodologjisë dhe të didaktikës së mësimdhënies së gjermanishtes si gjuhë e huaj në nivel universitar. Gjithashtu do të lexohen dhe do të diskutohen debatet më të rëndësishme dhe më aktuale metodologjike-didaktike.
Në fund të semestrit studentët do jenë të aftë:
- Të demonstrojnë një njohuri të gjerë dhe të kuptuarit e zhvillimit dhe trendeve aktuale në metodologjinë e mësimdhënies së gjermanishtes si gjuhë e huaj gjegjësisht lidhjen dhe integrimin e përmbajtjeve kompatibile nga lëndët mësimore: gjuhë, linguistikë, kulturologji, letërsi dhe përmbajtje tjera mësimore kompatibile më pak të rëndësishme.
- Jenë në gjendje të aplikojnë njohuritë dhe të kuptuarit e tyre në veprimtarinë e tyre ose profesionin e tyre si mësues të gjuhës gjermane duke përpunuar dhe duke zhvilluar zgjidhjen e problemeve dhe argumenteve në metodologjinë e mësimdhënies së gjermanishtes si gjuhë e huaj.
- Të mbledhin, të vlerësojnë dhe të interpretojnë të dhënat relevante dhe informatat brenda kësaj fushe.
- Të jenë në gjendje të diskutojnë për informacionet, problemet dhe zgjidhjet e ndryshme, veçanërisht në këtë fushë.
- Të zhvillojnë aftësitë e të mësuarit të cilat u nevojiten për të vazhduar shkollimin e tyre të mëtutjeshëm.
-
[MCGR3040] Letërsia moderne e vendeve gjermanishtfolëse
Qëllimi i lëndës është t’i aftësojë studentët për:
- Vetpërpunimin e aspekteve teorike themelore të interpretimit modern letrar
- Përpunimin modelor të paradigmave interpretuese sipas zhanreve të ndryshme të letërsisë moderne Kërkimet paradigmatike të autorëve dhe veprave të zgjedhura të letërsisë moderne gjermanishtfolëse nën këndëvështrimin filozofik, sociologjik, psikologjik, hermeneutik dhe estetiko-poetik.
Përmbajtja e lëndës:
- Rishikimi i letërsisë moderne gjermanishtfolëse dhe diskutime për përzgjedhje të autorëve dhe veprave shembullore
- Rishikimi i zhanreve
- Shqyrtimi i bazave poetologjike apo teorive të autorëve
- Hyrje në letërsinë e referencës shkencore dhe shkencës
- Analiza pragmatike dhe interpretime të ndryshme letrare
- Karakteristikat dhe lokacioni i letërsisë moderne gjermanishtfolëse në kornizat evropiane dhe botërore Marrëdhëniet ndërkombëtare dhe recepcionet e letërsisë moderne.
-
[MCGR3020] Pragmatikа
Qëllimi i lëndës është të njohë studentët me rëndësinë themelore të pragmatikës si një disiplinë gjuhësore dhe me rëndësinë e saj fundamentale. Në këtë kontekst, do të eksplorohen metodat e Austin, Searle dhe Wunderlich, në lidhje me marrëdhëniet midis komuniteteve gjuhësore dhe shfrytëzuesit e shenjave si dhe çështja në lidhje me kontekstin në të cilin përdoren shenjat. Gjithashtu do të jepet një hyrje në terminologjinë dhe në punën e metodat e hulumtimit të pragmatikës gjuhësore, veçanërisht në fushën e gramatikës. Diferenca midis ndryshimeve universale dhe kulturore të lidhura me ndryshimet në pragmatikë duke u bazuar në krahasimin e gjuhëve dhe kulturës - shqip-gjermanisht dhe maqedonisht-gjermanisht. Kjo fushë i plotëson, i ndërton dhe i lidh disiplinat tradicionale me intonacionin gjuhësor (fonetika), fjalorin, sintaksën dhe semantikën.
-
[EMCGR3010] Komunikimi ndërkulturor
Qëllimi i lëndës është që t’i aftësojë studentët për:
- Përpunimin e pavarur të historisë së teorive dhe reflektimin kritik dhe të qasjeve teorike.
- Formimin e ngjarjeve paradigmatike dhe modeleve të bazuara empirikisht të proceseve reciproke midis kulturave të ndryshme.
- Përshkrimin shkencor, analizimin dhe interpretimin e recepcioneve reciproke në periudha të zgjedhura historike.
Përmbajtja e kursit:
- Implikimet antropologjike, sociologjike, etnologjike dhe psikologjike të perceptimit të të huajve.
- Imagjinimi i të huajës dhe të huajit.
- Dinamika e grupit dhe të huajt
- Konstruktimi i të huajës.
- E huaja dhe ndërtimet e të huajës.
- Etnocentrizmi dhe centrizmi e të huajës.
- Kombësia dhe recepcioni i të huajës .
- Funksioni epistematik i recepcionit të të huajës.
- Teoritë e civilizimit / kulturës dhe teoritë e recepcionit ndërkulturor.
- Hermeneutika dhe shkenca ndërkulturore.
-
[EMCGR3011] Politika gjuhësore dhe multilingualizmi në Evropë
Qëllimi i lëndës është t’i njohë studentët me problemet e politikës gjuhësore dhe multilingualizmit në Evropë. Çfarë është saktësisht politika gjuhësore dhe kush e udhëheq atë? Përveç shpjegimit të këtyre çështjeve do të jenë tema diskutimi dhe fillimet e politikës gjuhësore gjermane dhe çështjet aktuale, veçanërisht në lidhje me UE-në. Çfarë roli ka luajtur gjuha gjermane si dhe gjuhët tjera të rëndësishme si: anglishtja, frëngjishtja, spanjishtja etj. në institucionet e Bashkimit Evropian? A është e rëndësishme për gjermanishtfolësit gjegjësisht a duhet të konsiderohet si përparësi, nëse gjuha e tyre luan një rol të rëndësishëm në institucionet e BE-së? Nëse po, si mund të forcohet pozita e gjuhës gjermane si gjuhë e punës në BE? Në këtë kontekst, do të flitet edhe për çështje të ndryshme mbi politikën gjuhësore në BE. Ky kurs i plotëson dhe thellon njohuritë bazë në këtë fushë.
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore e lirë
-
[MFE01] Retorika
Retorika, përgjatë historisë së vet prej mbi 2500 vjeçare, retorika shfrytëzohet për shënjimin e shumë
gjërave, por sot me retorikë kuptojmë artin e bindjes nëpërmjet të gjuhës. Retorika shënon mënyrën në
të cilën një individ ndërlidhet me një ide apo një ide me qëllim ta bindë tjetrin. Retorika karakterizohet
me disa tipare kryesore dalluese. E përkufizon qendrën nga e cila, kjo lëmi, zbulohet. Retorika më së pari I përkufizon situatat e caktuara tipike të të folurit.
-
[MFE02] Multilingualizmi dhe multikulturalizmi
Qëllimi i kësaj lënde është shqyrtimi i shumëgjuhësisë në shoqëritë multikulturore, si fenomen social. Ky fenomen është masiv në mbarë botën. Gjatë ligjëratave në mënyrë më të thuktë do të shqyrtohen termat: monokulturalizëm, shumëkulturalizëm, multikulturalizëm. Do të sqarohet nocioni nacionalizmi linguistik, ku do të theksohet se të paktën ka dy forma të këtij nacionalizmi, ku njëra formë përplaset me tjetrën: për udhëheqësit e vendeve më të fuqishme nacionalizmi ka domethënien e zgjerimit, kurse për pakicat ai merr formën e rezistencës dhe të luftës për afirmimin e identitetit, përballë një presionit të tillë. Vend të shquar në program do të ketë edhe multikulturalizmi në arsim. Në shkollë për multikulturalizmin angazhohen për programe mësimore që përfshijnë përmbajtje që u përkasin kulturave të ndryshme.
-
[MFE03] Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet e TI për përpilimin e një punimi shkencor
Qëllimi i kësaj lënde është:
T’ua tregojë studentëve elementet teknike, struktura e tekstit dhe dizajni i një punimi shkencor.
T’u mundësojë studentëve të fitojnë njohuri më të thelluara dhe shkathtësi nga kapitujt e zgjedhur të aplikacioneve TI që do t’u duhen për përpunimin e punimeve shkencore e profesionale.
Zbatimi praktik i këtyre objektivave, gjatë përpunimit të punimit individual shkencor.
-
[MFE04] Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet për përpunimin statistikor të të dhënave
Qëllimi i kësaj lënde është:
T’u tregohen studentëve elementet teknike nga lëmi i statistikës: organizimi, përpunimi, krahasimi përmes analizave dhe publikimi i të dhënave.
T’u mundësojë studentëve të përfitojnë njohuri dhe shkathtësi më të përparuara nga kapitujt e zgjedhur të avancuar të aplikacioneve për përpunimin statistikor të të dhënave.
Zbatimi praktik i këtyre objektivave në përpunimin statistikor të të dhënave të marra nga pyetësorët, kontributet, studimet shkencore dhe dokumentet tjera.
-
[MFE05] Komunikimi profesional
Lënda fokusohet në zhvillimin e atyre shkathtësive të komunikimit që janë thelbësore për funksionimin efektiv në botën profesionale. Studentët do ta mësojnë procesin e analizimit të një shumëllojshmërie situatash të komunikimit dhe t'u japin përgjigje adekuate po atyre. Ndër temat që do të përfshihen janë: komunikimi në organizata, komunikimi ndërpersonal dhe grupor, prezantimet gojore, intervistat për punësim, letrat profesionale të biznesit, si dhe shkathtësitë ndërpersonale, duke përfshirë dinamikën e grupit dhe punën ekipore.
-
[MFE09] Tregu i punës
Qëllimi kryesor i lëndës "Tregu i punës" është t’i pajisë studentët e studimeve të ciklit të dytë me njohuritë bazë dhe njohuritë e thelluara në fushën e teorisë të tregut të punës, pastaj me mekanizmin e funksionimit të tij në ekonominë e tregut. Lënda "Tregu i punës" ka si mision t’u ofrojë dhe t’u mësojë studentëve kategoritë, ligjet dhe parimet kryesore me të cilat funksionon tregu i punës. Lënda u bën një analizë të hollësishme mënyrës së sjelljes dhe rolit që luajnë agjentët kryesorë të tregut të punës: individëve, firmave dhe qeverisë. Analiza mbështetet në dy kategoritë themelore: të kërkesës për punë dhe të ofertës së punës, të cilat gjejnë aplikim pothuajse në të gjitha temat që trajtohen në këtë lëndë. Njohuritë e përfituara nga studentët në këtë lëndë shërbejnë si bazë teorike themelore e domosdoshme për të kuptuar e përvetësuar teoritë dhe politikat e ndryshme që aplikohen në tregun e punës. Lënda synon që studentët të kuptojnë se si tregjet e punës shpërndajnë dhe përdorin në mënyrë efikase faktorin e rrallë të prodhimit, punën. Leksionet përfshijnë njohuri të koncepteve të kërkesës për punë e të ofertës së punës dhe aplikimit të tyre praktik; sjelljen e individëve në tregun e punës për të maksimizuar dobishmërinë e tyre; sjelljen e firmave në tregun e punës që synojnë maksimizimin e fitimit; rolin e qeverisë në tregun e punës, strukturat e ndryshme të tregjeve të punës: tregu i punës në konkurrencë të plotë, monopoli në tregun e punës, monopsoni në tregun e punës, roli i sindikatave në tregun e punës, monopoli bilateral në tregun e punës. Leksionet dhe diskutimet në klasë mbulojnë materiale të cilat mund të mos jenë në libër dhe disa aspekte të materialeve që përfshihen në librin bazë nuk do të diskutohen në klasë, por i lihen studimit aktiv te studentit. Prandaj studenti, për të garantuar suksesin në përvetësimin sa më të mirë të lëndës, duhet të jetë i pranishëm në leksion dhe seminar duke marrë pjesë në mënyrë aktive në diskutimin e problemeve të ndryshme që lidhen me tregun e punës.
-
[MFE08] Metodologjia e mësimdhënies
Qëllimi i lëndës është t’i njoftojë studentët me qasjet themelore dhe metodat e mësimdhënies. Pritet që studentët të fitojnë njohuri dhe shkathtësi për përdorim të mjeteve për mësimdhënie aktive. Gjithashtu, lënda ofron qasje ndaj zhvillimit, mësimdhënies dhe të nxënit si koncepte, si dhe ndaj normave themelore të cilat mësimdhënësve do t’u mundësojnë të ligjërojnë mbi zhvillimin e mendimit. Përmes kësaj lënde, studentët do të përfitojnë bazë teorike dhe strategji, me çka do të mund ta zhvillojnë të menduarit e tyre kritik, si dhe të menduarit kritik të studentëve.
-
[MFE10] Filozofia e shkencave shoqërore
Kjo lëndë përfshin pajisjen e studentëve me informata që do t’u mundësojnë atyre përfitimin e diturive, shkathtësive dhe kompetencave në shkencat shoqërore, përfshirë metodologjinë e punës (sqarim, teoretizim, testim), aplikim të filozofisë (në veçanti individualizmi kundrejt kolektivizmit), natyra e racionalitetit, si dhe historia e teorive dhe koncepteve. Ky modul ofron studim të avancuar të debateve aktuale lidhur me ontodologjinë, metodologjinë dhe synimet e shkencave shoqërore. Lënda do të përqendrohet në çështjet qendrore të shkencave shoqërore: etno-metodologjia, evolucioni, fenomenologjia, recionaliteti, relativizmi, metodat shkencore, interpretime tekstuale.
Rezultat e të mësuarit:
Pas përfundimit të suksesshëm të lëndës, studentët do të jenë në gjendje:
Ta kuptojnë qëllimin e shkencave shoqërore si dhe dallimin në mes të të sqaruarit dhe të kuptuarit të sjelljes njerëzore.
T’i sqarojnë qasjet e ndryshme në shpjegimin e shkencave shoqërore në krahasim me shkencat shoqërore, specifikat e të qenit qenie njerëzore dhe fenomenet sociale.
T’i kuptojnë strukturat sociale, praktikat, normat institucionet etj. si dhe relacionet në mes individëve dhe strukturave më të gjera shoqërore.
Ta sqarojnë mbështetjen jo vetëm në fakte për individët dhe gjendjet e tyre mentale, por gjithashtu edhe rastet në të cilat fenomenet shoqërore nuk mundet të sqarohen përmes sjelljeve individuale.
-
[MFE11] Menaxhimi i projekteve
Me përfundimin e suksesshëm të lëndës, studentët do të jenë në gjendje:
Të planifikojnë aktivitetet e nevojshme për zbatimin e projektit, të identifikojnë ndërvarësitë e tyre, kohëzgjatjen si dhe kostot e tyre;
Të përgatisin raportet e nevojshme dhe të kryejnë të gjitha komunikimet e nevojshme ndërmjet projektit dhe klientit, si dhe në mes të anëtarëve të ekipit dhe të aktorëve të tjerë;
Të strukturojnë projektin dhe aktivitetet e tij përbërëse;
Të përgatisin një Gantt-tabelë dhe një plan të rrjetit për projektin dhe të identifikojnë kohën më të shkurtër të nevojshme për të përfunduar projektin;
Të përdorin MS Project si një mjet në procesin e planifikimit, zbatimit dhe rishikimit të projektit;
Të përcaktojnë projektin, të identifikojnë lëminë dhe objektivat e tij, si dhe të zhvillojnë specifikat e projektit;
-
[MFE12] Metodat e optimizimit
Qëllimi i kësaj lënde është që t’i prezantojë teknikat e modelimit dhe të optimizimit me qëlim të aftësimit të studentëve në zhvillimin e modeleve të cilat shfrytëzohen për zgjidhjen e problemeve reale në lëmin e shkencave kompjuterike. Në mes tjerash kjo lëndë ka për qëllim ta analizojë rëndësinë e faktorizimit matricor si një mjet shumë i rëndësishëm që ofron modalitete për optimizimin e zgjidhjes së algoritmeve të ndryshme numerike me interes bazik për zgjidhjen e problemeve të ndryshme nga sfera e shkencave kompjuterike. Nëpërmjet kësaj lënde studentët do të kenë mundësi t’i mësojnë teorinë bazike të optimizimit sdhe metodat për caktimin e optimumit. Do të analizohen metodat e ndryshme të optimizimit sikurse që është simpleks metoda, problemi i dualitetit si dhe sensitiviteti i problemeve të programimit linear. Qëllimi, po ashtu, është analiza e zbatimit kompjuterik të secilit problem të analizuar duke ofruar edhe modelin përkatës për optimizim.
-
[MFE13] Çështjet etike dhe e drejta në teknologjitë e informacionit (TI)
Qëllimet e lëndës:
Të zhvillon kuptueshmërinë për gjendjen reale në relacionet mes kompjuterëve, ndryshimeve të teknologjisë, shoqërisë dhe ligjit;
Të vejë në pah rolin e fuqishëm që kompjuterët dhe profesionistët e kompjuterëve kanë në shoqërinë e teknologjisë;
Të ofron të kuptuarit e çështjeve legale që janë relevante për lëminë e kompjuterizmit;
Të ofron të kuptuarit e koncepteve etike që janë me rendësi për shfrytëzuesit e kompjuterëve dhe profesionistët;
Të kontribon në arritjen e eksperiencës së nevojshme në shqyrtimin e çështjeve etike dhe zgjidhjen e dilemave etike.
-
[MFE14] Mbrojta e të drejtave të njeriut
Qëllimi i kësaj lënde është: të njoftohen studentët me konceptin e të drejtës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, zbatimin e këtyre të drejtave në praktikë, ndikimin e tyre në krijimin e politikave nacionale, të nxiten studentët të mendojnë në mënyrë kritike për raportin mes të drejtës ndërkombëtare dhe asaj nacionale, të vetëdijësohen për ngjarjet aktuale ndërkombëtare, si ndikojnë ato në jetën e përditshme të njerëzve në botë, ti nxisë studentët ta japing kontributin e tyre në sferën e përgatitjes së ligjeve për mbrojetjen e të drejtave të njeriut, me shpresë se ata që sjellin vendime do i marrin parasyshë në procesin e krijimit dhe zbatimit të politikave shtetërore.
Semestri 3
-
[MCGR1011]
[6 SETK]
Metodologjia e hulumtimit
Kјо lëndë ka për qëllim të shpjegojë metodologjitë dhe teknikat e punës shkencore, të cilat kryesisht studentëve fillestarë u krijojnë shumë vështirësi. Ushtrimet praktike do t’u ndihmojnë studentëve të orientohen në bibliotekë, të shkruajnë një punim shkencor, referate etj.. Në kuadër të këtij kursi do të përfshihen temat e mëposhtme: përcaktimi i temës, bibliografia, rregullat e citimit, kodet shkencore, organizimi i punës etj.
-
[MCGR3011]
[6 SETK]
Teoritë e mësimit të gjuhëve
Qëllimi i lëndës është të njoftojë studentët me problemet e teorisë së mësimit të gjuhëve të huaja, me aspekte të ndryshme të mësimit të gjuhës dhe njohuritë metodologjike të hulumtimeve empirike në fushën e mësimit të gjuhës së huaj. Në kuadër të këtij kursi do të shpjegohen modelet e rëndësishme të mësimit të gjuhës së huaj dhe të dytë (p.sh. me vetëdije - pa vetëdije - e përzier), mënyrat e bilingualizmit ose multilingualizmit; modelet e bazuara psikolinguistike të mësimdhënies (si p.sh. teoria e monitorimit, duke u fokusuar në format dhe qasjet interaktive), rezultatet e hulumtimit mbi L2-fazën e mësimit të gjuhëve etj., qasje sociolinguistike (regjistër të thjeshtëzuar, codeswitching etj.), variabla individuale si mosha apo stili kognitiv, koncepte e zgjeruara të tilla si psikologjia e krahasimit të kulturave. Ky kurs i plotëson dhe thellon njohuritë bazë në këtë fushë.
-
[MCGR3010]
[6 SETK]
Gjuhësia kontrastive
Kjo lëndë ka për qëllim të njoftojë studentët me konceptet më të rëndësishme të linguistikës kontrastive. Linguistika kontrastive merret me ngjashmëritë dhe dallimet midis gjuhëve të ndryshme (perspektiva interlinguale) dhe brenda një gjuhe (perspektiva intralinguale, për shembull: aspektet e gjuhës gjermane në Gjermani, Austri dhe Zvicër). Parimisht mund të paraqiten çfarëdo lloj çiftesh gjuhësore dhe karakteristika nga të gjitha fushat e strukturës gjuhësore (fonologji, morfologji, sintaksë, pragmatikë, leksik etj.). Leksioni jep një pasqyrë të fazave të ndryshme dhe fushave kërkimore të linguistikës kontrastive dhe kjo lidhet me një reflektim kritik mbi rolin e saj në didaktikën e gjuhësore. Pastaj çiftet gjuhësore si për shembull gjermanisht-shqip dhe gjermanisht-maqedonisht përmes shembujve do të krahasohen strukturat më të rëndësishme fonetike, morfologjike, sintaktiksore dhe pragmatike. Përveç kësaj do të diskutohet edhe për aplikimin e njohurive të fituara në çështjet e linguistikës së përgjithshme, teorisë së mësimit të gjuhës dhe të didaktikës. Ky kurs i plotëson dhe thellon njohuritë bazë në këtë fushë.
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore
-
[MCGR1030] Historia e kulturës dhe civilizimit gjerman
Kjo lëndë studentëve u mundëson:
- Vetpërpunimin e teorive të civilizimit si dhe kulturës.
- Kuptimin e elementeve themelore të sistemeve të civilizimit, proceseve dhe zhvillimeve.
- Përcaktimin e ngjarjeve të veçanta, personaliteteve dhe arritjet sipas civilizimit dhe rëndësi së kulturore.
- Njohuri shkencore dhe të kuptuarit e civilizimit gjermanishtfolës/ kultura në nivel evropian dhe global.
Përmbajtja e lëndës:
- Shqyrtimi i civilizimit dhe kulturës gjermanishtfolëse.
- Përcaktimi i civilizimit dhe kulturës gjermanishtfolëse në kuadër evropian
- Roli i civilizimit dhe kulturës gjermanishtfolëse në mbarë botën
- Ndikimet e jashtme të civilizimit dhe kulturës gjermanishtfolëse
- Epokat e civilizimit dhe kulturës gjermanishtfolëse
- Ngjarjet paradigmatike të civilizimit dhe kulturës gjermanishtfolëse
- Personalitete shembullore dhe vepra e tyre / të arriturat
Teoritë e qytetërimit dhe kulturës dhe përvojës së aplikimit historisë gjermanishtfolëse.
-
[MCGR3012] Teoria dhe praktika e mësimdhënies së gjermanishtes si gjuhë e huaj
Qëllimi i lëndës është t’i njohë studentët me konceptet më të rëndësishme dhe modelet e metodologjisë dhe të didaktikës së mësimdhënies së gjermanishtes si gjuhë e huaj në nivel universitar. Gjithashtu do të lexohen dhe do të diskutohen debatet më të rëndësishme dhe më aktuale metodologjike-didaktike.
Në fund të semestrit studentët do jenë të aftë:
- Të demonstrojnë një njohuri të gjerë dhe të kuptuarit e zhvillimit dhe trendeve aktuale në metodologjinë e mësimdhënies së gjermanishtes si gjuhë e huaj gjegjësisht lidhjen dhe integrimin e përmbajtjeve kompatibile nga lëndët mësimore: gjuhë, linguistikë, kulturologji, letërsi dhe përmbajtje tjera mësimore kompatibile më pak të rëndësishme.
- Jenë në gjendje të aplikojnë njohuritë dhe të kuptuarit e tyre në veprimtarinë e tyre ose profesionin e tyre si mësues të gjuhës gjermane duke përpunuar dhe duke zhvilluar zgjidhjen e problemeve dhe argumenteve në metodologjinë e mësimdhënies së gjermanishtes si gjuhë e huaj.
- Të mbledhin, të vlerësojnë dhe të interpretojnë të dhënat relevante dhe informatat brenda kësaj fushe.
- Të jenë në gjendje të diskutojnë për informacionet, problemet dhe zgjidhjet e ndryshme, veçanërisht në këtë fushë.
- Të zhvillojnë aftësitë e të mësuarit të cilat u nevojiten për të vazhduar shkollimin e tyre të mëtutjeshëm.
-
[MCGR3040] Letërsia moderne e vendeve gjermanishtfolëse
Qëllimi i lëndës është t’i aftësojë studentët për:
- Vetpërpunimin e aspekteve teorike themelore të interpretimit modern letrar
- Përpunimin modelor të paradigmave interpretuese sipas zhanreve të ndryshme të letërsisë moderne Kërkimet paradigmatike të autorëve dhe veprave të zgjedhura të letërsisë moderne gjermanishtfolëse nën këndëvështrimin filozofik, sociologjik, psikologjik, hermeneutik dhe estetiko-poetik.
Përmbajtja e lëndës:
- Rishikimi i letërsisë moderne gjermanishtfolëse dhe diskutime për përzgjedhje të autorëve dhe veprave shembullore
- Rishikimi i zhanreve
- Shqyrtimi i bazave poetologjike apo teorive të autorëve
- Hyrje në letërsinë e referencës shkencore dhe shkencës
- Analiza pragmatike dhe interpretime të ndryshme letrare
- Karakteristikat dhe lokacioni i letërsisë moderne gjermanishtfolëse në kornizat evropiane dhe botërore Marrëdhëniet ndërkombëtare dhe recepcionet e letërsisë moderne.
-
[MCGR3020] Pragmatikа
Qëllimi i lëndës është të njohë studentët me rëndësinë themelore të pragmatikës si një disiplinë gjuhësore dhe me rëndësinë e saj fundamentale. Në këtë kontekst, do të eksplorohen metodat e Austin, Searle dhe Wunderlich, në lidhje me marrëdhëniet midis komuniteteve gjuhësore dhe shfrytëzuesit e shenjave si dhe çështja në lidhje me kontekstin në të cilin përdoren shenjat. Gjithashtu do të jepet një hyrje në terminologjinë dhe në punën e metodat e hulumtimit të pragmatikës gjuhësore, veçanërisht në fushën e gramatikës. Diferenca midis ndryshimeve universale dhe kulturore të lidhura me ndryshimet në pragmatikë duke u bazuar në krahasimin e gjuhëve dhe kulturës - shqip-gjermanisht dhe maqedonisht-gjermanisht. Kjo fushë i plotëson, i ndërton dhe i lidh disiplinat tradicionale me intonacionin gjuhësor (fonetika), fjalorin, sintaksën dhe semantikën.
-
[EMCGR3010] Komunikimi ndërkulturor
Qëllimi i lëndës është që t’i aftësojë studentët për:
- Përpunimin e pavarur të historisë së teorive dhe reflektimin kritik dhe të qasjeve teorike.
- Formimin e ngjarjeve paradigmatike dhe modeleve të bazuara empirikisht të proceseve reciproke midis kulturave të ndryshme.
- Përshkrimin shkencor, analizimin dhe interpretimin e recepcioneve reciproke në periudha të zgjedhura historike.
Përmbajtja e kursit:
- Implikimet antropologjike, sociologjike, etnologjike dhe psikologjike të perceptimit të të huajve.
- Imagjinimi i të huajës dhe të huajit.
- Dinamika e grupit dhe të huajt
- Konstruktimi i të huajës.
- E huaja dhe ndërtimet e të huajës.
- Etnocentrizmi dhe centrizmi e të huajës.
- Kombësia dhe recepcioni i të huajës .
- Funksioni epistematik i recepcionit të të huajës.
- Teoritë e civilizimit / kulturës dhe teoritë e recepcionit ndërkulturor.
- Hermeneutika dhe shkenca ndërkulturore.
-
[EMCGR3011] Politika gjuhësore dhe multilingualizmi në Evropë
Qëllimi i lëndës është t’i njohë studentët me problemet e politikës gjuhësore dhe multilingualizmit në Evropë. Çfarë është saktësisht politika gjuhësore dhe kush e udhëheq atë? Përveç shpjegimit të këtyre çështjeve do të jenë tema diskutimi dhe fillimet e politikës gjuhësore gjermane dhe çështjet aktuale, veçanërisht në lidhje me UE-në. Çfarë roli ka luajtur gjuha gjermane si dhe gjuhët tjera të rëndësishme si: anglishtja, frëngjishtja, spanjishtja etj. në institucionet e Bashkimit Evropian? A është e rëndësishme për gjermanishtfolësit gjegjësisht a duhet të konsiderohet si përparësi, nëse gjuha e tyre luan një rol të rëndësishëm në institucionet e BE-së? Nëse po, si mund të forcohet pozita e gjuhës gjermane si gjuhë e punës në BE? Në këtë kontekst, do të flitet edhe për çështje të ndryshme mbi politikën gjuhësore në BE. Ky kurs i plotëson dhe thellon njohuritë bazë në këtë fushë.
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore
-
[MCGR1030] Historia e kulturës dhe civilizimit gjerman
Kjo lëndë studentëve u mundëson:
- Vetpërpunimin e teorive të civilizimit si dhe kulturës.
- Kuptimin e elementeve themelore të sistemeve të civilizimit, proceseve dhe zhvillimeve.
- Përcaktimin e ngjarjeve të veçanta, personaliteteve dhe arritjet sipas civilizimit dhe rëndësi së kulturore.
- Njohuri shkencore dhe të kuptuarit e civilizimit gjermanishtfolës/ kultura në nivel evropian dhe global.
Përmbajtja e lëndës:
- Shqyrtimi i civilizimit dhe kulturës gjermanishtfolëse.
- Përcaktimi i civilizimit dhe kulturës gjermanishtfolëse në kuadër evropian
- Roli i civilizimit dhe kulturës gjermanishtfolëse në mbarë botën
- Ndikimet e jashtme të civilizimit dhe kulturës gjermanishtfolëse
- Epokat e civilizimit dhe kulturës gjermanishtfolëse
- Ngjarjet paradigmatike të civilizimit dhe kulturës gjermanishtfolëse
- Personalitete shembullore dhe vepra e tyre / të arriturat
Teoritë e qytetërimit dhe kulturës dhe përvojës së aplikimit historisë gjermanishtfolëse.
-
[MCGR3012] Teoria dhe praktika e mësimdhënies së gjermanishtes si gjuhë e huaj
Qëllimi i lëndës është t’i njohë studentët me konceptet më të rëndësishme dhe modelet e metodologjisë dhe të didaktikës së mësimdhënies së gjermanishtes si gjuhë e huaj në nivel universitar. Gjithashtu do të lexohen dhe do të diskutohen debatet më të rëndësishme dhe më aktuale metodologjike-didaktike.
Në fund të semestrit studentët do jenë të aftë:
- Të demonstrojnë një njohuri të gjerë dhe të kuptuarit e zhvillimit dhe trendeve aktuale në metodologjinë e mësimdhënies së gjermanishtes si gjuhë e huaj gjegjësisht lidhjen dhe integrimin e përmbajtjeve kompatibile nga lëndët mësimore: gjuhë, linguistikë, kulturologji, letërsi dhe përmbajtje tjera mësimore kompatibile më pak të rëndësishme.
- Jenë në gjendje të aplikojnë njohuritë dhe të kuptuarit e tyre në veprimtarinë e tyre ose profesionin e tyre si mësues të gjuhës gjermane duke përpunuar dhe duke zhvilluar zgjidhjen e problemeve dhe argumenteve në metodologjinë e mësimdhënies së gjermanishtes si gjuhë e huaj.
- Të mbledhin, të vlerësojnë dhe të interpretojnë të dhënat relevante dhe informatat brenda kësaj fushe.
- Të jenë në gjendje të diskutojnë për informacionet, problemet dhe zgjidhjet e ndryshme, veçanërisht në këtë fushë.
- Të zhvillojnë aftësitë e të mësuarit të cilat u nevojiten për të vazhduar shkollimin e tyre të mëtutjeshëm.
-
[MCGR3040] Letërsia moderne e vendeve gjermanishtfolëse
Qëllimi i lëndës është t’i aftësojë studentët për:
- Vetpërpunimin e aspekteve teorike themelore të interpretimit modern letrar
- Përpunimin modelor të paradigmave interpretuese sipas zhanreve të ndryshme të letërsisë moderne Kërkimet paradigmatike të autorëve dhe veprave të zgjedhura të letërsisë moderne gjermanishtfolëse nën këndëvështrimin filozofik, sociologjik, psikologjik, hermeneutik dhe estetiko-poetik.
Përmbajtja e lëndës:
- Rishikimi i letërsisë moderne gjermanishtfolëse dhe diskutime për përzgjedhje të autorëve dhe veprave shembullore
- Rishikimi i zhanreve
- Shqyrtimi i bazave poetologjike apo teorive të autorëve
- Hyrje në letërsinë e referencës shkencore dhe shkencës
- Analiza pragmatike dhe interpretime të ndryshme letrare
- Karakteristikat dhe lokacioni i letërsisë moderne gjermanishtfolëse në kornizat evropiane dhe botërore Marrëdhëniet ndërkombëtare dhe recepcionet e letërsisë moderne.
-
[MCGR3020] Pragmatikа
Qëllimi i lëndës është të njohë studentët me rëndësinë themelore të pragmatikës si një disiplinë gjuhësore dhe me rëndësinë e saj fundamentale. Në këtë kontekst, do të eksplorohen metodat e Austin, Searle dhe Wunderlich, në lidhje me marrëdhëniet midis komuniteteve gjuhësore dhe shfrytëzuesit e shenjave si dhe çështja në lidhje me kontekstin në të cilin përdoren shenjat. Gjithashtu do të jepet një hyrje në terminologjinë dhe në punën e metodat e hulumtimit të pragmatikës gjuhësore, veçanërisht në fushën e gramatikës. Diferenca midis ndryshimeve universale dhe kulturore të lidhura me ndryshimet në pragmatikë duke u bazuar në krahasimin e gjuhëve dhe kulturës - shqip-gjermanisht dhe maqedonisht-gjermanisht. Kjo fushë i plotëson, i ndërton dhe i lidh disiplinat tradicionale me intonacionin gjuhësor (fonetika), fjalorin, sintaksën dhe semantikën.
-
[EMCGR3010] Komunikimi ndërkulturor
Qëllimi i lëndës është që t’i aftësojë studentët për:
- Përpunimin e pavarur të historisë së teorive dhe reflektimin kritik dhe të qasjeve teorike.
- Formimin e ngjarjeve paradigmatike dhe modeleve të bazuara empirikisht të proceseve reciproke midis kulturave të ndryshme.
- Përshkrimin shkencor, analizimin dhe interpretimin e recepcioneve reciproke në periudha të zgjedhura historike.
Përmbajtja e kursit:
- Implikimet antropologjike, sociologjike, etnologjike dhe psikologjike të perceptimit të të huajve.
- Imagjinimi i të huajës dhe të huajit.
- Dinamika e grupit dhe të huajt
- Konstruktimi i të huajës.
- E huaja dhe ndërtimet e të huajës.
- Etnocentrizmi dhe centrizmi e të huajës.
- Kombësia dhe recepcioni i të huajës .
- Funksioni epistematik i recepcionit të të huajës.
- Teoritë e civilizimit / kulturës dhe teoritë e recepcionit ndërkulturor.
- Hermeneutika dhe shkenca ndërkulturore.
-
[EMCGR3011] Politika gjuhësore dhe multilingualizmi në Evropë
Qëllimi i lëndës është t’i njohë studentët me problemet e politikës gjuhësore dhe multilingualizmit në Evropë. Çfarë është saktësisht politika gjuhësore dhe kush e udhëheq atë? Përveç shpjegimit të këtyre çështjeve do të jenë tema diskutimi dhe fillimet e politikës gjuhësore gjermane dhe çështjet aktuale, veçanërisht në lidhje me UE-në. Çfarë roli ka luajtur gjuha gjermane si dhe gjuhët tjera të rëndësishme si: anglishtja, frëngjishtja, spanjishtja etj. në institucionet e Bashkimit Evropian? A është e rëndësishme për gjermanishtfolësit gjegjësisht a duhet të konsiderohet si përparësi, nëse gjuha e tyre luan një rol të rëndësishëm në institucionet e BE-së? Nëse po, si mund të forcohet pozita e gjuhës gjermane si gjuhë e punës në BE? Në këtë kontekst, do të flitet edhe për çështje të ndryshme mbi politikën gjuhësore në BE. Ky kurs i plotëson dhe thellon njohuritë bazë në këtë fushë.
Semestri 4
-
[MCGR4010]
[30 SETK]
Punimi i magjistraturës
Ky modul u mundëson studentëve që të transferojnë aftësitë dhe njohuritë e tyre për kërkime dhe për të bërë detyrën më të ndërlikuar - punimin e magjistraturës. Moduli synon të jetë plotësisht praktik dhe studentët t’i fitojnë njohuritë e nevojshme, por edhe aftësitë dhe shkathtësitë që t'i qasen shkrimit të punimit. Moduli ka një rezultat kthyes - t'u mundësojë studentëve ta shkruajnë punimin e magjistraturës me vështirësi minimale dhe me një efikasitet maksimal. Lënda ka për qëllim përmirësimin e teknikave të hulumtimit dhe stilin e shkrimit të punimit, duke mbajtur llogari për ndalesën e shërbimit me mjete të palejuara, siç janë: plagjiatura dhe cenimi i të drejtave të autorit, që janë të ndaluara me Statutin e UEJL-së.