Programi komunikimi ndërkombëtar është dizajnuar për të kontribuar për një edukim bashkëkohor të specializuar dhe për zhvillimin e kapaciteteve kërkimore shkencore që do të jenë të gatshëm të planifikojnë, të menaxhojnë dhe t’i zbatojnë komunikimet e institucioneve dhe organizatave bashkëkohore në procesin e integrimit evropian e euroatlantik dhe në përgjithësi në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe në diplomaci.
Programi është hartuar sipas trendeve më bashkëkohore nga fusha e komunikimit të aplikuar në një kontekst ndërkombëtar dhe kjo paraqet një plotësim dhe një vazhdimësi të programit deridiplomik për komunikimin ndërkombëtar të ofruar nga Fakulteti i gjuhëve, kulturave dhe komunikimeve, Universiteti i Evropës Juglindore.
Qëllimi i këtij programi është t’i përgatisë studentët si hulumtues të ardhshëm shkencorë dhe / ose ekspertë të cilët do të jenë në gjendje t’i analizojnë fenomenet dhe proceset e komunikimit në një kontekst ndërkombëtar, t’i studiojnë mediat ndërkombëtare, t’i analizojnë dhe t’i interpretojnë proceset politike dhe shoqërore nga aspekti i trendeve në komunikimet ndërkombëtare, etj.
Me integrimin në Bashkimin Evropian dhe në NATO-s të vendeve të rajonit, institucionet qeveritare dhe joqeveritare në shtetet anëtare apo kandidate kanë nevojë më shumë se kurrë për ekspertë dhe specializantë të komunikimit ndërkombëtar të cilët do të realizojnë dhe do të zbatojnë komunikimet ndërmjet njësive dhe departamenteve adekuate të institucioneve me qendrat në Bruksel, me institucionet e vendeve të tjera anëtare. Gjithashtu ka nevojë për studiues në fushën e komunikimit ndërkombëtar që do të shqyrtojnë dhe do të eksplorojnë me metodat e kërkimit sipas modeleve më të përshtatshme për funksionimin e suksesshëm të komunikimit ndërmjet institucioneve të vendeve të rajonit me një administratë qendrore dhe me hierarkinë e këtyre organizatave ndërkombëtare dhe do të gjejnë forma e modele për bashkëpunim të suksesshëm me shtetet e tjera anëtare që është thelbi i funksionimit të këtyre organizatave ndërkombëtare.
Objektivat e këtij programi janë që studentët:
- të fitojnë njohuri për menaxhim të procesit të komunikimit në kontekst ndërkombëtar;
- të planifikojnë komunikime ndërkombëtare me organizatat ndërkombëtare dhe në kuadër të organizatave ndërkombëtare;
- të zbatojnë fushata ndërkombëtare të komunikimit;
- t’i vlerësojnë rezultatet e komunikimeve ndërkombëtare mes institucioneve ndërkombëtare në marrëdhëniet ndërkombëtare;
- të jenë në gjendje t’i vlerësojnë marrëdhëniet diplomatike dhe funksionet mes vendeve dhe institucioneve në aspektin e komunikimit;
- të fitojnë njohuri të teorive të ndryshme të komunikimit, komunikimeve ndërkulturore dhe komunikimeve ndërkombëtare dhe lidershipin në organizatat ndërkombëtare, çështjet shkencore dhe metodologjike të komunikuara në një kontekst ndërkombëtar, si dhe zhvillimin e aftësive analitike dhe krijuese për negociata;
- të fitojnë njohuri praktike për analizimin e komunikimit mes institucioneve ndërkombëtare, vendeve dhe grupeve, të kuptuarit e funksionimit të mediave ndërkombëtare, praktikat ndërkombëtare të menaxhimit, mesazhe lidershipit, mesazhet në komunikimet ndërkombëtare dhe të zhvillojnë aftësi efektive dhe fushata komunikimi në procesin e komunikimit ndërkombëtar.
Pas përfundimit të Programit master në komunikimin ndërkombëtar studentët mund të punojnë si studiues apo trajnues në sferën e komunikimit ndërkombëtar, të kenë mundësi të punësohen si menaxherë, specialistë, këshilltarë dhe këshilltarë për komunikime dhe / ose për komunikime ndërkombëtare në:
- organizatat ndërkombëtare,
- ambasada
- korporatat shumëkombëshe,
- media
- agjencitë për marrëdhënie me publikun,
- misionet diplomatike,
- organizatat joqeveritare, etj.
Njohuritë dhe të kuptuarit
- Fitimi i njohurive dhe të kuptuarit të procesit të komunikimit në përgjithësi dhe posedimi i njohurive më të thella për teoritë dhe qasjet kryesore të komunikimit ndërkombëtar.
- Fitimi i njohurive të avancuara të modeleve të komunikimit ndërkombëtar, llojet e fushatave të komunikimit dhe marrëdhënieve me publikun llojet e strategjive, tiparet themelore të diplomacisë dhe funksionimi i organizatave ndërkombëtare.
- Zhvillimi i të menduarit analitik dhe kritik për komunikimet ndërkombëtare, strategjitë dhe taktikatt e tyre.
- Origjinaliteti në zbatimin e ideve autonome për konstruktimin e mesazhit të komunikimit në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe diplomatike, si dhe të shkruarit dhe të folurit me kompetencë në ambient publik dhe privat për çështjet që lidhen me komunikimet ndërkombëtare.
- Përcaktimi i një strategjie për zhvillimin e komunikimit me të (dhe brenda) organizatave ndërkombëtare dhe veçanërisht përshkrimi dhe klasifikimi i modeleve të komunikimit dhe i mjeteve në zhvillimin dhe zbatimin e komunikimit ndërkombëtar).
- Përvetësimi i përvojave të përparuara praktike për komunikim ndërkombëtar.
Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit
- Të aftësohen për të planifikuar dhe të negociojnë me institucionet ndërkombëtare dhe për ta lehtësuar zgjidhjen e konflikteve ndërmjet dy ose më shumë palëve.
- Të aftësohen për të planifikuar, menaxhuar dhe vlerësuar projektet kërkimore në fushën e komunikimeve ndërkombëtare dhe të jenë analitikë në fushën e komunikimit ndërkombëtar.
- Të aftësohen për të mbajtur komunikimet profesionale dhe institucionale me aktorët dhe institucionet ndërkombëtare dhe zhvillimin e marrëdhënieve publike dhe të fushatave të komunikimit në nivel kombëtar dhe global.
- Të aftësohen për të menaxhuar dhe për të vlerësuar programet dhe pozicionet e institucioneve të ndryshme ndërkombëtare duke mbajtur trajnime e duke dhënë këshilla ekspertësh për shkathtësitë e komunikimit me karakter kombëtar dhe të aspektit ndërkombëtar. Aftësohen të organizojnë dhe strukturojnë në hollësi përmbajtjen e mesazhit të komunikimit në segmentet kryesore të saj në një kontekst ndërkombëtar: informim, ndërgjegjësim, bindje, informacion kthyes dhe transparencë.
- Të vëzhgojnë, të hulumtojnë dhe t’i analizojnë situatat e caktuara të komunikimit në komunikimin në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe diplomacinë ndërkombëtare dhe çështjet lidhur me mediat ndërkombëtare, lidershipin dhe komunikimin, komunikimin ndërkulturor
- globalizimin dhe mediat e reja.
Aftësitë për të vlerësuar
- Aftësia për të vlerësuar dhe strategjitë e përzgjedhjes në komunikimet ndërkombëtare në përgjithësi dhe më konkretisht aftësia për vlerësimin dhe përzgjedhjen e kanaleve dhe modeleve për të komunikuar me të dhe brenda institucioneve ndërkombëtare.
- E drejta për selektimin e formave të fushatave të komunikimit ndërkombëtar, puna me mediat, vlerësimi i mediave më të reja dhe të veçanta në procesin e komunikimit ndërkombëtar.
- Vendime për zgjedhjen e argumenteve dhe fakteve për komunikim efektiv në diplomacinë ndërkombëtare mesazh në marrëdhëniet, diplomacinë dhe negociatat me karakter ndërkombëtar.
- Identifikimi I anëve të forta dhe dobësitë në menaxhimin e strategjive të komunikimit të caktuara në një kontekst ndërkombëtar.
- Aftësia për të përfshirë në nivel profesional në mediat dhe në debatet e tjera publike dhe për të argumentuar qëndrimet e tyre, të mbështetura në faktet, çështjet që lidhen me komunikimin, mediat e reja, objektivitetin në komunikimet ndërkombëtare, krijimin e opinionit publik, etj.
Aftësitë e komunikimit
- I planifikon, zbaton dhe vlerëson prezantimet e ideve të reja, konceptet dhe strategjitë në fushën e komunikimit ndërkombëtar.
- E përpilojnë agjendën për të komunikuar mesazhet, idetë dhe vendimet e institucioneve dhe organizatave në praktikën e komunikimit ndërkombëtar
- Njohuri të avancuara të gjuhëve të huaja për komunikim ndërkombëtar në një nivel akademik.
- Të sigurojë prezantim të qartë dhe koherent profesional në një temë apo detyrë që ndërlidhet me komunikimet ndërkombëtare duke përdorur shembuj referimi dhe zgjidhje.
- Të përdorin burime të avancuara për zhvillimin dhe zbatimin e mëtejshëm të njohurive të fituara.
- Profesionalisht dhe në mënyrë elokuente të shprehin veten e tyre nëpër media dhe të fitojnë aftësi në të folurit publik mbi çështjet dhe temat lidhur me komunikimet ndërkombëtare.
- Të organizojnë dhe të menaxhojnë e të zhvillojnë debatet profesionale, dhe profesionalisht të debatojnë / të jenë ekspertë mbi tema në lidhje me komunikimet ndërkombëtare.
- Specialistët në komunikimet ndërkombëtare krijojnë strategji për të komunikuar në një mjedis ndërkombëtar, duke aplikuar taktikat e duhura dhe mjetet për zbatimin e strategjive dhe planeve të komunikimit ndërkombëtar, për të lehtësuar dhe / ose të ndërmjetësojë në negociatat për të zgjidhur një konflikt të natyrës së komunikimit në një kontekst ndërkombëtar.
Aftësitë e të mësuarit
- Zotëron një aftësi profesionale / ekspert për të bërë analiza në fushën e komunikimit ndërkombëtar dhe për të përdorur literaturën shkencore dhe për të bërë pasqyrimin e autorëve të tjerë.
- Të thellojë njohuritë teorike me situata dhe probleme të ndryshme të komunikimit në marrëdhëniet ndërkombëtare, diplomaci dhe negociata.
- Të bëjë formulimin e pyetjeve kërkimore dhe zhvillimin e pyetësorëve dhe metodave të tjera shkencore për hulumtime shkencore në fushën e komunikimeve ndërkombëtare.
- Të bëjë anketimin e audiencës / kontekstit publik ndërkombëtar.
- Të ndërmarrë iniciativën dhe përgjegjësinë për krijimin e politikave globale të komunikimit në institucione.
Semestri 1
-
[MIC-101]
[6 SETK]
Metodologjia e hulumtimit
Lënda është e fokusuar në çështjet e metodave sasiore dhe cilësore si dhe në metodologjinë për punimin e tezës së magjistraturës, strukturën dhe standardet për shkrimin e saj. Selektimi i materialit të grumbulluar faktografik, analiza dhe interpretimi shkencor i tij paraqesin një komponentë të rëndësishme të hulumtimit të relacioneve shkakësore-pasuese.
-
[MIC-103]
[6 SETK]
Negociata
Lënda fokusohet në teorinë e negociatave dhe në zbatimin e saj praktik në negociatat e planifikimit, në rolin e palës së tretë, duke krijuar dhe duke ruajtur një strategji për negociata për të zgjidhur një mosmarrëveshje, etj.
-
[MIC-201]
[6 SETK]
Komunikimi ndërkombëtar
Lënda do të mbulojë sistemet ndërkombëtare të komunikimit, proceset e komunikimit ndërkombëtar, qasjet moderne teorike për hartimin dhe ndërtimin e politikave kulturore, strategjitë dhe kriteret në komunikim ndërkulturor dhe menaxhimin e konflikteve ndërkulturore. Lënda do t’i shqyrtojë, gjithashtu, edhe çështjet kulturore të identitetit në shoqëritë multietnike.
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore
-
[MIC-203] Marrëdhëniet ndërkombëtare
Në kuadër të lëndës do të mësohen konceptet e përparuara dhe do të eksplorohen procese të avancuara dhe fenomenet në marrëdhëniet ndërkombëtare. Lënda fokusohet në studimin dhe analizën e natyrës, dinamikën dhe strukturën e sistemit të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të zhvillimit të saj nga këndvështrimi i secilës nga teoritë dominuese të marrëdhënieve ndërkombëtare që zakonisht interpretohet në një mënyrë krejtësisht kundër zhvillimeve në arenën ndërkombëtare. Përveç mësimit të teorive dominuese në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, brenda kësaj lënde do të analizohen dhe problemet bashkëkohore politike dhe të sigurisë sot në botë, nga pikëpamja e secilës prej teorive të marrëdhënieve ndërkombëtare.
-
[MIC-102] Teoria e avancuar e komunikimit
Kjo lëndë analizon teoritë e komunikimit, analizimin e diskurseve të tyre dhe analizat narrative. Gjithashtu, lënda synon të analizojë "personin" nëpërmjet modelit të analizës së diskursit, që sjell një model të mirëfilltë në arsim.
-
[MIC-303] Globalizimi dhe mediumet e reja
Lënda do të fokusohet në zhvillimin e aftësive komunikuese dhe të teknikave që janë të domosdoshme për funksionimin efektiv në epokën e globalizimit. Studentët do të përpunojnë procesin e globalizimit, aspektet sociale, aspektet politike, ekonomike dhe kulturore të fenomenit modern si dhe pasojat dhe ndikimet në sferën e komunikimit të cilat njëherësh shënuan edhe një epokë të postmodernizmit, veçanërisht ndikimin e mediave të reja sociale, strukturën dhe funksionin e tyre, multilinugalizmin në rrjetet sociale, efektet dhe pasojat në realitetet moderne të komunikimit në botë.
-
[EMIC-102] Organizatat ndërkombëtare dhe komunikimi
Lënda fokusohet në çështjet teorike të organizatave ndërkombëtare dhe në komunikimin e strukturës së llojeve të ndryshme të porosisë për komunikim në organizatat ndërkombëtare. Ai shpjegon llojet dhe qëllimet e strategjive të komunikimit të ndryshëm dhe analizat krahasuese midis organizatave të ndryshme ndërkombëtare dhe procesin praktik. Analizon komunikimin e suksesshëm, i bën projektet në arenën ndërkombëtare. Është pjesë e përmbajtjes së subjektit të destinuar për opinionin publik mbi çështjet e komunikimit global të ngritura nga organizatat ndërkombëtare.
-
[EMIC-103] Parimet dhe praktikat e avancuara të intervistimit
Kjo lëndë fokusohet në parimet dhe praktikat e intervistimit, duke përdorur kritere për intervista informative, konsultative dhe intervista vlerësuese të punës. Gjithashtu, lënda mbulon rezymetë, letrat, motivimet, aplikimet për punë, përshkrimet e punës dhe format tjera të ngjashme. Përgatitja e udhëzuesve dhe protokolleve për lloje të ndryshme të intervistimit. Simulimi i intervistave, duke ndryshuar rolet e pjesëmarrësve në procesin e komunikimit gjatë intervistimit. Përveç kësaj lënda merret edhe me hulumtime, me përgatitje dhe me kryerjen dhe vlerësimin e intervistave.
-
[MIC-301] Diplomacia: Teoria dhe praktika
Lënda do të fokusohet në shpjegimin teorik dhe praktik të qasjeve në diplomaci, duke përkufizuar gjendjen e politikës së jashtme, vendin, përzgjedhjen dhe fondet në krijimin e diplomacisë, format e marrëdhënieve dhe marrëdhëniet me bashkësinë ndërkombëtare, krijimin e llojeve të veçanta të strategjive me aplikimin e teknikave të veçanta dhe shkathtësive individuale, si dhe të metodave alternative. Të një rëndësie të veçantë do të jenë përpunimi i vendeve individuale krahasuese në aspektin e diplomacisë politikës së fqinjësisë së mirë, çështjet e pazgjidhura nga një këndvështrim rajonal dhe çështjet e pazgjidhura në nivel global.
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore
-
[MIC-203] Marrëdhëniet ndërkombëtare
Në kuadër të lëndës do të mësohen konceptet e përparuara dhe do të eksplorohen procese të avancuara dhe fenomenet në marrëdhëniet ndërkombëtare. Lënda fokusohet në studimin dhe analizën e natyrës, dinamikën dhe strukturën e sistemit të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të zhvillimit të saj nga këndvështrimi i secilës nga teoritë dominuese të marrëdhënieve ndërkombëtare që zakonisht interpretohet në një mënyrë krejtësisht kundër zhvillimeve në arenën ndërkombëtare. Përveç mësimit të teorive dominuese në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, brenda kësaj lënde do të analizohen dhe problemet bashkëkohore politike dhe të sigurisë sot në botë, nga pikëpamja e secilës prej teorive të marrëdhënieve ndërkombëtare.
-
[MIC-102] Teoria e avancuar e komunikimit
Kjo lëndë analizon teoritë e komunikimit, analizimin e diskurseve të tyre dhe analizat narrative. Gjithashtu, lënda synon të analizojë "personin" nëpërmjet modelit të analizës së diskursit, që sjell një model të mirëfilltë në arsim.
-
[MIC-303] Globalizimi dhe mediumet e reja
Lënda do të fokusohet në zhvillimin e aftësive komunikuese dhe të teknikave që janë të domosdoshme për funksionimin efektiv në epokën e globalizimit. Studentët do të përpunojnë procesin e globalizimit, aspektet sociale, aspektet politike, ekonomike dhe kulturore të fenomenit modern si dhe pasojat dhe ndikimet në sferën e komunikimit të cilat njëherësh shënuan edhe një epokë të postmodernizmit, veçanërisht ndikimin e mediave të reja sociale, strukturën dhe funksionin e tyre, multilinugalizmin në rrjetet sociale, efektet dhe pasojat në realitetet moderne të komunikimit në botë.
-
[EMIC-102] Organizatat ndërkombëtare dhe komunikimi
Lënda fokusohet në çështjet teorike të organizatave ndërkombëtare dhe në komunikimin e strukturës së llojeve të ndryshme të porosisë për komunikim në organizatat ndërkombëtare. Ai shpjegon llojet dhe qëllimet e strategjive të komunikimit të ndryshëm dhe analizat krahasuese midis organizatave të ndryshme ndërkombëtare dhe procesin praktik. Analizon komunikimin e suksesshëm, i bën projektet në arenën ndërkombëtare. Është pjesë e përmbajtjes së subjektit të destinuar për opinionin publik mbi çështjet e komunikimit global të ngritura nga organizatat ndërkombëtare.
-
[EMIC-103] Parimet dhe praktikat e avancuara të intervistimit
Kjo lëndë fokusohet në parimet dhe praktikat e intervistimit, duke përdorur kritere për intervista informative, konsultative dhe intervista vlerësuese të punës. Gjithashtu, lënda mbulon rezymetë, letrat, motivimet, aplikimet për punë, përshkrimet e punës dhe format tjera të ngjashme. Përgatitja e udhëzuesve dhe protokolleve për lloje të ndryshme të intervistimit. Simulimi i intervistave, duke ndryshuar rolet e pjesëmarrësve në procesin e komunikimit gjatë intervistimit. Përveç kësaj lënda merret edhe me hulumtime, me përgatitje dhe me kryerjen dhe vlerësimin e intervistave.
-
[MIC-301] Diplomacia: Teoria dhe praktika
Lënda do të fokusohet në shpjegimin teorik dhe praktik të qasjeve në diplomaci, duke përkufizuar gjendjen e politikës së jashtme, vendin, përzgjedhjen dhe fondet në krijimin e diplomacisë, format e marrëdhënieve dhe marrëdhëniet me bashkësinë ndërkombëtare, krijimin e llojeve të veçanta të strategjive me aplikimin e teknikave të veçanta dhe shkathtësive individuale, si dhe të metodave alternative. Të një rëndësie të veçantë do të jenë përpunimi i vendeve individuale krahasuese në aspektin e diplomacisë politikës së fqinjësisë së mirë, çështjet e pazgjidhura nga një këndvështrim rajonal dhe çështjet e pazgjidhura në nivel global.
Semestri 2
-
[MIC-200]
[24 SETK]
Punimi i magjistraturës
Pas dhënies së provimeve, studenti mund të fillojë me procedurën e paraqitjes, punimit dhe mbrojtjes publike të temës së magjistraturës. Studenti zgjedh mentorin, me udhëzimin e të cilit e përgatit aplikimin e tezës së magjistraturës. Aplikimi patjetër duhet të lejohet nga Këshilli mësimor-shkencor i fakultetit. Pas versionit final të tezës së magjistraturës, Këshilli mësimor-shkencor formon komision tre anëtarësh, i cili përgatit raport, me çka pranohet ose refuzohet teza e magjistraturës. Raporti pozitiv miratohet nga Këshilli mësimor-shkencor dhe caktohet dita e mbrojtjes publike. Pas kryerjes me sukses të mbrojtjes, studenti pajiset me diplomë - Magjistër në komunikimin ndërkombëtar.
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore e lirë
-
[MFE01] Retorika
Retorika, përgjatë historisë së vet prej mbi 2500 vjeçare, retorika shfrytëzohet për shënjimin e shumë
gjërave, por sot me retorikë kuptojmë artin e bindjes nëpërmjet të gjuhës. Retorika shënon mënyrën në
të cilën një individ ndërlidhet me një ide apo një ide me qëllim ta bindë tjetrin. Retorika karakterizohet
me disa tipare kryesore dalluese. E përkufizon qendrën nga e cila, kjo lëmi, zbulohet. Retorika më së pari I përkufizon situatat e caktuara tipike të të folurit.
-
[MFE02] Multilingualizmi dhe multikulturalizmi
Qëllimi i kësaj lënde është shqyrtimi i shumëgjuhësisë në shoqëritë multikulturore, si fenomen social. Ky fenomen është masiv në mbarë botën. Gjatë ligjëratave në mënyrë më të thuktë do të shqyrtohen termat: monokulturalizëm, shumëkulturalizëm, multikulturalizëm. Do të sqarohet nocioni nacionalizmi linguistik, ku do të theksohet se të paktën ka dy forma të këtij nacionalizmi, ku njëra formë përplaset me tjetrën: për udhëheqësit e vendeve më të fuqishme nacionalizmi ka domethënien e zgjerimit, kurse për pakicat ai merr formën e rezistencës dhe të luftës për afirmimin e identitetit, përballë një presionit të tillë. Vend të shquar në program do të ketë edhe multikulturalizmi në arsim. Në shkollë për multikulturalizmin angazhohen për programe mësimore që përfshijnë përmbajtje që u përkasin kulturave të ndryshme.
-
[MFE03] Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet e TI për përpilimin e një punimi shkencor
Qëllimi i kësaj lënde është:
T’ua tregojë studentëve elementet teknike, struktura e tekstit dhe dizajni i një punimi shkencor.
T’u mundësojë studentëve të fitojnë njohuri më të thelluara dhe shkathtësi nga kapitujt e zgjedhur të aplikacioneve TI që do t’u duhen për përpunimin e punimeve shkencore e profesionale.
Zbatimi praktik i këtyre objektivave, gjatë përpunimit të punimit individual shkencor.
-
[MFE04] Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet për përpunimin statistikor të të dhënave
Qëllimi i kësaj lënde është:
T’u tregohen studentëve elementet teknike nga lëmi i statistikës: organizimi, përpunimi, krahasimi përmes analizave dhe publikimi i të dhënave.
T’u mundësojë studentëve të përfitojnë njohuri dhe shkathtësi më të përparuara nga kapitujt e zgjedhur të avancuar të aplikacioneve për përpunimin statistikor të të dhënave.
Zbatimi praktik i këtyre objektivave në përpunimin statistikor të të dhënave të marra nga pyetësorët, kontributet, studimet shkencore dhe dokumentet tjera.
-
[MFE05] Komunikimi profesional
Lënda fokusohet në zhvillimin e atyre shkathtësive të komunikimit që janë thelbësore për funksionimin efektiv në botën profesionale. Studentët do ta mësojnë procesin e analizimit të një shumëllojshmërie situatash të komunikimit dhe t'u japin përgjigje adekuate po atyre. Ndër temat që do të përfshihen janë: komunikimi në organizata, komunikimi ndërpersonal dhe grupor, prezantimet gojore, intervistat për punësim, letrat profesionale të biznesit, si dhe shkathtësitë ndërpersonale, duke përfshirë dinamikën e grupit dhe punën ekipore.
-
[MFE09] Tregu i punës
Qëllimi kryesor i lëndës "Tregu i punës" është t’i pajisë studentët e studimeve të ciklit të dytë me njohuritë bazë dhe njohuritë e thelluara në fushën e teorisë të tregut të punës, pastaj me mekanizmin e funksionimit të tij në ekonominë e tregut. Lënda "Tregu i punës" ka si mision t’u ofrojë dhe t’u mësojë studentëve kategoritë, ligjet dhe parimet kryesore me të cilat funksionon tregu i punës. Lënda u bën një analizë të hollësishme mënyrës së sjelljes dhe rolit që luajnë agjentët kryesorë të tregut të punës: individëve, firmave dhe qeverisë. Analiza mbështetet në dy kategoritë themelore: të kërkesës për punë dhe të ofertës së punës, të cilat gjejnë aplikim pothuajse në të gjitha temat që trajtohen në këtë lëndë. Njohuritë e përfituara nga studentët në këtë lëndë shërbejnë si bazë teorike themelore e domosdoshme për të kuptuar e përvetësuar teoritë dhe politikat e ndryshme që aplikohen në tregun e punës. Lënda synon që studentët të kuptojnë se si tregjet e punës shpërndajnë dhe përdorin në mënyrë efikase faktorin e rrallë të prodhimit, punën. Leksionet përfshijnë njohuri të koncepteve të kërkesës për punë e të ofertës së punës dhe aplikimit të tyre praktik; sjelljen e individëve në tregun e punës për të maksimizuar dobishmërinë e tyre; sjelljen e firmave në tregun e punës që synojnë maksimizimin e fitimit; rolin e qeverisë në tregun e punës, strukturat e ndryshme të tregjeve të punës: tregu i punës në konkurrencë të plotë, monopoli në tregun e punës, monopsoni në tregun e punës, roli i sindikatave në tregun e punës, monopoli bilateral në tregun e punës. Leksionet dhe diskutimet në klasë mbulojnë materiale të cilat mund të mos jenë në libër dhe disa aspekte të materialeve që përfshihen në librin bazë nuk do të diskutohen në klasë, por i lihen studimit aktiv te studentit. Prandaj studenti, për të garantuar suksesin në përvetësimin sa më të mirë të lëndës, duhet të jetë i pranishëm në leksion dhe seminar duke marrë pjesë në mënyrë aktive në diskutimin e problemeve të ndryshme që lidhen me tregun e punës.
-
[MFE08] Metodologjia e mësimdhënies
Qëllimi i lëndës është t’i njoftojë studentët me qasjet themelore dhe metodat e mësimdhënies. Pritet që studentët të fitojnë njohuri dhe shkathtësi për përdorim të mjeteve për mësimdhënie aktive. Gjithashtu, lënda ofron qasje ndaj zhvillimit, mësimdhënies dhe të nxënit si koncepte, si dhe ndaj normave themelore të cilat mësimdhënësve do t’u mundësojnë të ligjërojnë mbi zhvillimin e mendimit. Përmes kësaj lënde, studentët do të përfitojnë bazë teorike dhe strategji, me çka do të mund ta zhvillojnë të menduarit e tyre kritik, si dhe të menduarit kritik të studentëve.
-
[MFE10] Filozofia e shkencave shoqërore
Kjo lëndë përfshin pajisjen e studentëve me informata që do t’u mundësojnë atyre përfitimin e diturive, shkathtësive dhe kompetencave në shkencat shoqërore, përfshirë metodologjinë e punës (sqarim, teoretizim, testim), aplikim të filozofisë (në veçanti individualizmi kundrejt kolektivizmit), natyra e racionalitetit, si dhe historia e teorive dhe koncepteve. Ky modul ofron studim të avancuar të debateve aktuale lidhur me ontodologjinë, metodologjinë dhe synimet e shkencave shoqërore. Lënda do të përqendrohet në çështjet qendrore të shkencave shoqërore: etno-metodologjia, evolucioni, fenomenologjia, recionaliteti, relativizmi, metodat shkencore, interpretime tekstuale.
Rezultat e të mësuarit:
Pas përfundimit të suksesshëm të lëndës, studentët do të jenë në gjendje:
Ta kuptojnë qëllimin e shkencave shoqërore si dhe dallimin në mes të të sqaruarit dhe të kuptuarit të sjelljes njerëzore.
T’i sqarojnë qasjet e ndryshme në shpjegimin e shkencave shoqërore në krahasim me shkencat shoqërore, specifikat e të qenit qenie njerëzore dhe fenomenet sociale.
T’i kuptojnë strukturat sociale, praktikat, normat institucionet etj. si dhe relacionet në mes individëve dhe strukturave më të gjera shoqërore.
Ta sqarojnë mbështetjen jo vetëm në fakte për individët dhe gjendjet e tyre mentale, por gjithashtu edhe rastet në të cilat fenomenet shoqërore nuk mundet të sqarohen përmes sjelljeve individuale.
-
[MFE11] Menaxhimi i projekteve
Me përfundimin e suksesshëm të lëndës, studentët do të jenë në gjendje:
Të planifikojnë aktivitetet e nevojshme për zbatimin e projektit, të identifikojnë ndërvarësitë e tyre, kohëzgjatjen si dhe kostot e tyre;
Të përgatisin raportet e nevojshme dhe të kryejnë të gjitha komunikimet e nevojshme ndërmjet projektit dhe klientit, si dhe në mes të anëtarëve të ekipit dhe të aktorëve të tjerë;
Të strukturojnë projektin dhe aktivitetet e tij përbërëse;
Të përgatisin një Gantt-tabelë dhe një plan të rrjetit për projektin dhe të identifikojnë kohën më të shkurtër të nevojshme për të përfunduar projektin;
Të përdorin MS Project si një mjet në procesin e planifikimit, zbatimit dhe rishikimit të projektit;
Të përcaktojnë projektin, të identifikojnë lëminë dhe objektivat e tij, si dhe të zhvillojnë specifikat e projektit;
-
[MFE12] Metodat e optimizimit
Qëllimi i kësaj lënde është që t’i prezantojë teknikat e modelimit dhe të optimizimit me qëlim të aftësimit të studentëve në zhvillimin e modeleve të cilat shfrytëzohen për zgjidhjen e problemeve reale në lëmin e shkencave kompjuterike. Në mes tjerash kjo lëndë ka për qëllim ta analizojë rëndësinë e faktorizimit matricor si një mjet shumë i rëndësishëm që ofron modalitete për optimizimin e zgjidhjes së algoritmeve të ndryshme numerike me interes bazik për zgjidhjen e problemeve të ndryshme nga sfera e shkencave kompjuterike. Nëpërmjet kësaj lënde studentët do të kenë mundësi t’i mësojnë teorinë bazike të optimizimit sdhe metodat për caktimin e optimumit. Do të analizohen metodat e ndryshme të optimizimit sikurse që është simpleks metoda, problemi i dualitetit si dhe sensitiviteti i problemeve të programimit linear. Qëllimi, po ashtu, është analiza e zbatimit kompjuterik të secilit problem të analizuar duke ofruar edhe modelin përkatës për optimizim.
-
[MFE13] Çështjet etike dhe e drejta në teknologjitë e informacionit (TI)
Qëllimet e lëndës:
Të zhvillon kuptueshmërinë për gjendjen reale në relacionet mes kompjuterëve, ndryshimeve të teknologjisë, shoqërisë dhe ligjit;
Të vejë në pah rolin e fuqishëm që kompjuterët dhe profesionistët e kompjuterëve kanë në shoqërinë e teknologjisë;
Të ofron të kuptuarit e çështjeve legale që janë relevante për lëminë e kompjuterizmit;
Të ofron të kuptuarit e koncepteve etike që janë me rendësi për shfrytëzuesit e kompjuterëve dhe profesionistët;
Të kontribon në arritjen e eksperiencës së nevojshme në shqyrtimin e çështjeve etike dhe zgjidhjen e dilemave etike.
-
[MFE14] Mbrojta e të drejtave të njeriut
Qëllimi i kësaj lënde është: të njoftohen studentët me konceptin e të drejtës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, zbatimin e këtyre të drejtave në praktikë, ndikimin e tyre në krijimin e politikave nacionale, të nxiten studentët të mendojnë në mënyrë kritike për raportin mes të drejtës ndërkombëtare dhe asaj nacionale, të vetëdijësohen për ngjarjet aktuale ndërkombëtare, si ndikojnë ato në jetën e përditshme të njerëzve në botë, ti nxisë studentët ta japing kontributin e tyre në sferën e përgatitjes së ligjeve për mbrojetjen e të drejtave të njeriut, me shpresë se ata që sjellin vendime do i marrin parasyshë në procesin e krijimit dhe zbatimit të politikave shtetërore.