Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!
Export

Programi:

Shkenca Politike (2016/2017)

Cikli i studimeve: Cikli i dytë (Pasdiplomike)
Fakulteti: Shkencat Shoqërore Bashkëkohore
Viti akademik: 2024 / 2025
Titulli: Magjistër i Shkencave Politike
SETK: 120 (2 vite) Akreditimi
Vendimi: Vendimi për fillim me punë

Programi i ciklit të dytë shkenca politike është dizajnuar në atë mënyrë që studentët të fitojnë njohuri menaxhuese, këshilluese, politike, analitike, njohuri juridike, shkathtësi dhe kompetenca, të cilat do të gjejnë zbatim në organizatat qeveritare dhe joqeveritare.

- Në fushën e shkencave politike, në politikën publike, menaxhimin e burimeve njerëzore, në ekonomi dhe institucione publike etj.
- Trajnim dhe kompetencë menaxhimi dhe shfrytëzim maksimal i burimeve për marrjen e njohurive të reja.
- Planifikimi i politikave të reja nga fusha të ndryshme që janë të rëndësishme për shtetin dhe shoqërinë.
- Përgatitje për angazhim aktiv në projekte udhëheqëse hulumtuese.
- Me njohuritë e fituara shkencore ata janë të gatshëm për t'u punësuar në institucione të specializuara nga fusha të ndryshme sektorin publik dhe qeveritarë, sektorit privat dhe shoqërisë civile.

Njohuritë dhe të kuptuarit

- Ka njohuri të avancuara për çështje teorike të cilat i referohen jetës politike.
- Ka edhe koncepte të thella për parimet më të rëndësishme ndaj proceseve politike.
- Njeh shumë mirë shkencat politike, përmes zhvillimit dhe zbatimit të ideve origjinale nga konteksti hulumtues.

Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit

- Mund të asistojë në zgjidhjen e problemeve nga natyra politike përmes planit institucional.
- Është në gjendje ta analizojë, të vlerësojë dhe të gjykojë sistemin ekzistues në Maqedoni dhe të gjejë zgjidhje të problemeve të cilat u referohen marrëdhënieve ndërkombëtare.
- Mund të marrë pjesë aktive në argumentimin e gjërave kryesore me kontekst politik dhe të aplikojë praktikat shkencore politike në situata të reja.
- Mund të përdorë të dhëna të caktuara dhe në njëherësh të diskutojë për rëndësinë e tyre në jetën politike.

Aftësitë për të vlerësuar

- Aftësi të japë mendim kritik për çështjet aktuale politike dhe të propozojë alternativa për zgjidhjen e këtyre problemeve.
- Aftësi për të zgjedhur temë dhe ta zhvillojë atë për qëllime të caktuara dhe për një auditor të caktuar me qëllim të respektimit të perspektivave të sistemeve të reja politike.
- T’i vlerësojë përparësitë dhe mangësitë e proceseve politike në Maqedoni.
- T’i argumentojë dhe t’i mbrojë dukuritë politike dhe të jetë i aftë që ato t’i mbrojë me metoda empirike dhe teorike.
- Ta vlerësojë dukurinë e institucioneve politike, punën e tyre, si komunikojnë ato me mjedisin e tyre të jashtëm, si ndikojnë në komunikimin e mjedisit të tyre të brendshëm dhe të jashtëm dhe çfarë është ndikimi i kësaj sjelljeje në mjediset kolektive dhe ato individuale.
- Të bëjë vlerësim në mes analizës dhe mendimit dhe të gjykojë për fenomenet politike.

Aftësitë e komunikimit

- Mund të përgatisë fjalime politike si dhe të përdorin  terminologji politike.
- Mund të japë përfundime për hulumtimet shkencore dhe t’i prezantojë njohuritë e tij para një auditori më të gjerë, jashtë skenës tradicionale akademike.
- Mund të artikulojë informata dhe ide të partive  politike dhe të qytetarëve.

Aftësitë e të mësuarit

- Mund ta vazhdojë mësimin individualisht, të vetarsimohet dhe të zhvillohet gjatë gjithë jetës, duke u kujdesur edhe për qasjen e resurseve në kuadër të kornizave të sistemit politik.
- Mund të ndërmarrë iniciativa për identifikimin e nevojave për mësim të grupeve, institucioneve dhe të çështjeve komplekse politike.
- Është në gjendje t’i trajnojë qytetarët për të drejtat politike në përputhje me rendin juridik në Maqedoni.
- Demonstron njohuri të avancuara për mënyrat e të mësuarit të sistemeve politike, qasje normative kundrejt asaj teorike dhe empirike, strategji cilësore kundrejt atyre sasioreve për hulumtim të teorive bashkëkohore dhe klasike të sistemeve politike.

Semestri 1

  • [MCDP1020] [6 SETK] Institucionet ndërkombëtare
    Në kuadër të kësaj lënde përfshihen çështjet teorike në lidhje me institucionet ndërkombëtare të nivelit universal dhe rajonal, me zhvillimin e tyre historik, rolin, funksionet dhe përgjegjësitë. Vëmendje e veçantë i kushtohet rolit të tyre në zgjidhjen e problemeve kolektive dhe çështje në politikën globale. Fokusi është në rolin e tyre në sferën e paqes dhe sigurisë, zhvillimin ekonomik, të drejtat e njeriut, në demokracinë dhe sundimin e ligjit. Po ashtu fokusohet edhe në organet kryesore të përcaktuara në kuadër të institucioneve përgjegjëse për arritjen e qëllimeve të caktuara.
  • [MCPS1014] [6 SETK] Zgjidhja e konflikteve
    Lënda trajton procedurat gjyqësore dhe jogjyqësore për zgjidhjen e konflikteve në mes shteteve. Në të flitet edhe për rolin e bisedimeve, ndërmjetësimin, vendosjen e paqes si dhe për rrolin e Kombeve të Bashkuara për zgjidhjen paqësore të konflikteve ndërkombëtare. Kjo lëndë po ashtu trajton edhe sistemin e arbitrazhit ndërkombëtar, atë ad hok dhe atë në suazat e tribunaleve ekzistuese siç janë Irani dhe SHBA-të, Tribunali Klejms dhe ICSID. Do të mësohen edhe procedurat dhe praktikat e konflikteve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut në të drejtën tregtare dhe të drejtën e ujërave.
  • [MCPS1015] [6 SETK] Politikat krahasimtare
    Lënda "Politikat krahasimtare" ka për qëllim furnizimin e studentëve me njohuri rreth politikave më të zhvilluara në periudhën e sotme, nënkuptohet duke mos i lënë mënjanë edhe vendet të cilat e rrethojnë RM-në si dhe sistemet politike të vendeve më pak të zhvilluara në të gjithë botën. Kjo lëndë është pjesë e studimeve deridiplomike dhe studimeve pasdiplomike në të shumtën e rasteve në fakultetet e administrimit publik, fakultetin juridik si dhe fakultetin e shkencave politike. Në përmbajtjen e të gjithë lëndës bëhen paralele dhe analiza krahasuese në mes funksionimit të institucioneve të sistemeve politike në vendet të cilat mësohet, si në mes vetes ashtu edhe në rastin e sistemit politik në Republikën e Maqedonisë, në drejtim të gjetjes së praktikave të mira me të cilat do të avancohej ky sistem në Republikën e Maqedonisë.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EMPS1030] Analiza e politikës së jashtme
    • [MCDP2030] Diplomacia dhe metodat diplomatike
    • [MCPS3310] Lidershipi dhe zhvillimi organizativ
    • [EMPS1031] Politikat botërore
    • [MCDP2020] Bashkimi Evropian: institucionet, politikat dhe e drejta
    • [EMPS1032] Etika në politikë
    • [EMPS1033] Terrorizmi ndërkombëtar
    • [EMPS1034] Zhvillimi i qëndrueshëm
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë

Semestri 2

  • [MCPA3040] [6 SETK] Menaxhmenti politik
    Qëllimet kryesore të lëndës janë: - Përfitimi i njohurive të termit politikë publike dhe menaxhment. - Të njihet me mjetet kryesore për aktivitetet në lidhje me dallimet e proceseve politike në krahasim me kriteret politike. - Përfitimi i njohurive adekuate për përgatitjen e anketave dhe punës në teren. - Zbatimi i njohurive të përfituara nga lëndët tjera dhe ndërtimi i një metodologjie të posaçmepër punimin e eseve dhe të punimeve seminarike. - Të analizohen proceset zgjedhore dhe mënyra e manifestimit të tyre. - Të përgatiten fjalime politik dhe të simulohet dukuria e ngjarjeve politike. - Gatishmëri për pjesëmarrje aktive në debate të organizuara të Bashkimeve studentore. - Aftësi për t’u përgatitur dhe për të marrë pjesë në projekte hulumtuese, si dhe prezantimin e rezultateve nga hulumtimet e realizuara. - Të determinojë metoda të ndryshme dhe të përdorë burime shkencore, të mësojë në mënyrë selektive dhe krahasimtare dhe të analizojë proceset politike.
  • [MCPS3010] [6 SETK] E drejta ndërkombëtare publike
    Përmbajtja e lëndës është e përgatitur në atë mënyrë që cilën studentët të njihen me konceptet bazike të së drejtës ndërkombëtare publike, shpesh herë e identifikuar si e drejta ndërkombëtare, e cila bazat e veta i ka aty kah shek. XVII, si e drejtë e popujve, ku sot edhe dëshmon qartë ekzistimi i organizatës universale, Organizata e Kombeve të Bashkuara. Do të njihen gjithashtu edhe me të drejtën ndërkombëtare publike bashkëkohore e cila i rregullon marrëdhëniet midis shteteve, mes shteteve dhe organizatave ndërkombëtare, marrëdhëniet në mes vetë organizatave ndërkombëtare të shteteve, sjelljet e personave fizikë dhe juridikë për të cilat shtetet dhe organizatat ndërkombëtare konsiderojnë se janë të rëndësishme për to dhe për bashkësinë ndërkombëtare në përgjithësi.
  • [EMPS2040] [6 SETK] Analiza e politikës së jashtme
    Në këtë lëndë, përmes analizës së punimeve në lidhje me politikën e jashtme, studentët do të aftësohen se si dhe çfarë mjetesh diplomatike mund të përdoren për situata konkrete. Pritet që studentët në mënyrë kritike të mendojnë në raport me metodat politike të cilat shtetet dhe organizatat ndërkombëtare i ndërmarrin si dhe për ndërlidhjen e tyre me metodat diplomatike.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EMPS1030] Analiza e politikës së jashtme
    • [MCPS3310] Diplomacia dhe metodat diplomatike
    • [MCDP2030] Lidershipi dhe zhvillimi organizativ
    • [EMPS1031] Politikat botërore
    • [MCDP2020] Bashkimi Evropian: institucionet, politikat dhe e drejta
    • [EMPS1032] Etika në politikë
    • [EMPS1033] Terrorizmi ndërkombëtar
    • [EMPS1034] Zhvillimi i qëndrueshëm
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë
    • [MFE01] Retorika
    • [MFE02] Multilingualizmi dhe multikulturalizmi
    • [MFE03] Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet e TI për përpilimin e një punimi shkencor
    • [MFE04] Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet për përpunimin statistikor të të dhënave
    • [MFE05] Komunikimi profesional
    • [MFE09] Tregu i punës
    • [MFE08] Metodologjia e mësimdhënies
    • [MFE10] Filozofia e shkencave shoqërore
    • [MFE11] Menaxhimi i projekteve
    • [MFE12] Metodat e optimizimit
    • [MFE13] Çështjet etike dhe e drejta në teknologjitë e informacionit (TI)
    • [MFE14] Mbrojta e të drejtave të njeriut

Semestri 3

  • [MCPA1010] [6 SETK] Metodologjia e hulumtimi
    Kjo lëndë është e dizajnuar për studentët të cilët përgatiten për punimin e tezës së magjistraturës. Qëllimet kryesore janë që studentëve t’u ofrohen mjete për konceptualizimin e tezës së tyre me qëllim të gjetjes së çështjes së hulumtimit si dhe njohjen e metodave për mbledhjen e të dhënave përmes analizës sasiore dhe cilësore. Lënda është e fokusuar tek problemet e metodave dhe teknikave sasiore, siç është analiza statistikore, tekste që janë të lidhura me teorinë dhe testimin e hipotezave. Më pastaj të rëndësishme janë, po ashtu, edhe temat për interferencë deskriptive dhe kauzale, longitudiale, studimet krahasimtare dhe studimet e rasteve. Qëllimi është analiza e të dhënave cilësore, vënia finale e të gjitha praktikave teorike dhe veprave në funksion të dizajnimit të shkrimit të temës.
  • [MCPS3011] [6 SETK] Shoqëria dhe politika
    Lënda shoqëria dhe politika ka për qëllim që studentëve të studimeve pasuniversitare t’u të ofrojë njohuri të zgjeruar në fushën e lëvizjeve sociale dhe flukseve. Kursi mbulon analizën e të dy teorive të shoqërisë dhe politikës, si dhe zbatimin praktik dhe efektet e këtyre. Vëmendje e veçantë u është kushtuar ideve kryesore që qëndrojnë prapa teorive, si dhe ngjashmëritë dhe dallimet midis tyre. Bëhet fjalë për një lëndë që kryen, ndër të tjera, edhe përpunimin e disa ecurive themelore sociale, duke filluar nga ato me të cilat ne të gjithë përballemi si qytetarë dhe akademikë. Studentëve u lihet në dispozicion një spektër i gjerë i literaturës nga autorë vendas dhe të huaj, gjë që do t’u mundësojë atyre t’i zgjerojnë dhe t’i zhvillojnë njohuritë në fushën e temave që janë subjekt i analizave. Si qëllime të kësaj lënde mund të theksohen këto në vijim: -Studentët të pajisen me njohuri të duhura në fushën e shoqërisë dhe politikës; - Studentët t’i kuptojnë konceptet themelore dhe teoritë e shoqërisë dhe politikës; -Studentët të krijojnë mendim logjik dhe kritik rreth kornizës shkencore të shoqërisë dhe politikës; -Studentët të aftësohen t’i njohin paradigmat dhe drejtimet themelore në shoqëri dhe politikë;
  • [MCPS3012] [6 SETK] Sistemi i së drejtës ndërkombëtare humanitare
    Qëllimi i lëndës është studimi i sistemit ndërkombëtar për të drejtat e njeriut, politika dhe praktika. Lënda do t’i shqyrtojë mekanizmat globalë dhe rajonalë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, të drejtën ndërkombëtare humanitare dhe të drejtën ndërkombëtare penale. Do të analizohen dhe do të debatohen çështjet aktuale dhe zhvillimet në fushën e të drejtave të njeriut. Qëllimi është të promovohet një kuptim kritik i roleve, evolucionit dhe i të ardhmes së institucioneve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Pas përfundimit me sukses të këtij moduli, studentët do të jenë në gjendje t’i kuptojnë bazat institucionale të regjimit modern të të drejtave të njeriut dhe ta kuptojnë rolin e shumë aktorëve të përfshirë në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EMPS1030] Analiza e politikës së jashtme
    • [MCPS3310] Diplomacia dhe metodat diplomatike
    • [MCDP2030] Lidershipi dhe zhvillimi organizativ
    • [EMPS1031] Politikat botërore
    • [MCDP2020] Bashkimi Evropian: institucionet, politikat dhe e drejta
    • [EMPS1032] Etika në politikë
    • [EMPS1033] Terrorizmi ndërkombëtar
    • [EMPS1034] Zhvillimi i qëndrueshëm
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EMPS1030] Analiza e politikës së jashtme
    • [MCPS3310] Diplomacia dhe metodat diplomatike
    • [MCDP2030] Lidershipi dhe zhvillimi organizativ
    • [EMPS1031] Politikat botërore
    • [MCDP2020] Bashkimi Evropian: institucionet, politikat dhe e drejta
    • [EMPS1032] Etika në politikë
    • [EMPS1033] Terrorizmi ndërkombëtar
    • [EMPS1034] Zhvillimi i qëndrueshëm

Semestri 4

  • [MCPS4010] [30 SETK] Punimi i magjistraturës
    Pas dhënies së provimeve, studenti mund të fillojë me procedurën e paraqitjes, së punimit dhe mbrojtjes publike të temës së magjistraturës. Studenti zgjedh mentorin, me udhëzimin e të cilit e përgatit aplikimin e tezës së magjistraturës. Aplikimi patjetër duhet të lejohet nga Këshilli mësimor-shkencor i fakultetit. Pas punimit të versionit final të tezës së magjistraturës, Këshilli mësimor-shkencor formon komision tre anëtarësh, i cili përgatit raport, me çka pranohet ose refuzohet teza e magjistraturës. Raporti pozitiv miratohet nga Këshilli mësimor-shkencor dhe caktohet dita e mbrojtjes publike.
Google+