Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!
Export

Programi:

Administrimi Publik (2017/2018)

Cikli i studimeve: Cikli i dytë (Pasdiplomike)
Fakulteti: Shkencat Shoqërore Bashkëkohore
Viti akademik: 2024 / 2025
Titulli: Magjistër i administrimit publik
SETK: 120 (2 vite) Akreditimi
Vendimi: Vendimi për fillim me punë

Programi studimor administrimi publik është dizajnuar me qëllim që studentët, të cilët do të përfshihen në këtë program, të fitojnë njohuri menaxhimi, këshilluese, politike, analitike, njohuri juridike, shkathtësi dhe kompetenca për punësimin e tyre në nivele më të larta të sektorit publik dhe joqeveritar.

Studimet e administrimit publik mundësojnë  plotësimin e nevojave arsimore në përkrahjen e studentëve në  fillimin e karrierës së tyre profesionale në agjencitë  qeveritare në nivel qendror dhe vendor, komuna, institucione publike, administratën e shkollave, organizata jofitimprurëse, universitete dhe ndërmarrje.

Njohuritë dhe të kuptuarit

- Ka njohuri të avancuara për teoritë e administrimit publik, hulumtimet dhe praktikat.
- Ka njohuri të dalluara për administrimin publik krahasimtar.
- Ka njohuri të thella për organizimin, funksionimin e administrimit publik të vendeve anëtare të BE.

Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit

- Gjykon dhe jep mendim kritik për procedurat administrative.
- Planifikon dhe vepron efektivisht për administrimin dhe organizimin e shërbimeve publike.
- Tregon aftësi për vlerësim në lëmin e administrimit publik krahasimtar, duke i marrë parasysh aspektet etike dhe sociale dhe demonstron vetëdijësim për aspektet etike në punë.
- E njeh ndërlidhjen në mes proceseve administrative dhe veprimtarinë analitike të për nevojat e krijimit të politikave.

Aftësitë për të vlerësuar

- Gjykon dhe jep mendim kritik për procedurat administrative.
- Planifikon dhe vepron efektivisht për administrimin dhe organizimin e shërbimeve publike.
- Tregon aftësi për vlerësim në lëmin e administrimit publik krahasimtar, duke i marrë parasysh aspektet relevante shkencore, etike dhe sociale dhe demonstron vetëdijësim për aspektet etike në punë.
- E njeh ndërlidhjen në mes proceseve administrative dhe veprimtarinë analitike të për nevojat e krijimit të politikave. 

Aftësitë e komunikimit

- Merr pjesë në debate publike dhe mediume, duke shfrytëzuar fjalor përkatës në nivel profesional
- Shkruan, propozon dhe udhëheq projekte hulumtuese në lëmin e administrimit publik
- I shfrytëzon mjetet bashkëkohore për komunikim me teknologjinë bashkohore kur flitet për institucione të ndryshme.

Aftësitë e të mësuarit

- Është i aftë t’i identifikojë nevojat personale për studim autonom dhe këtë ta realizojë në mënyrë autonome në lëmin e administrimit publik krahasimtar.
- Mund t’i ndihmojë në trajnimin dhe zhvillimin e rasteve të veçanta në pozicionet administrative dhe ato të sektorit publik.
- Mund të tregojë aftësi për të dalluar modulet e klasifikimit të informatave, koncepteve dhe teorive të administrimit publik në politikën publike dhe administrimin publik.
- Mund të dizajnojë një mënyrë të re të punës në administratën publike në Maqedoni duke shfrytëzuar përparësitë krahasimtare.
- Ka aftësi për planifikim dhe organizim të funksionimit të administratës publike dhe institucioneve në përputhje me sistemet demokratike bashkëkohore.

Semestri 1

  • [EMPS1030] [6 SETK] Analiza e politikave publike
    Lënda ka për qëllim t’u mundësojë studentëve që ta përkufizojnë dhe ta ilustrojnë analizën e politikave dhe rolin e tyre në krijimin dhe transformimin e informatave relevante për politikat. Nuk ekziston pajtueshmëri me atë se si konkretisht dhe në mënyrë shumë precize të përkufizohet politika publike. Studentët do të kenë mundësi që të njihen me këtë fushë dhe në mënyrë kritike ta analizojnë zhvillimin dhe dukuritë në lëmin e politikave publike. Analiza e politikave publike është disiplinë për zgjidhjen e problemeve të cilat kërkojnë njohuri nga metodologjia dhe teoritë bazike të shkencave shoqërore, të profesioneve shoqërore dhe të filozofisë së politikave.
  • [MCPA01] [6 SETK] Ekonomia në sektorin publik
    Ekonomia në përgjithësi ndikon në atë se sa ne në mënyrë efikase kujdesemi për planetin tonë, për të ardhmen, pjesë e së cilës dëshirojmë të jemi, sa kujdesemi për burimet të cilat i kemi, deri në cilin nivel kujdesemi për të varfrit dhe të pasurit. Por duhet në mënyrë të veçantë të potencohet se parimet ekonomike dhe konceptet pa dallim të nivelit të zhvillimit ekonomik nuk ndryshojnë. Ekonomia në sektorin publik ka për qëllim të përkufizojë ekonominë dhe rolin e shtetit në ekonomi, rolin e institucioneve publike në ekonomi. Kjo ekonomi, po ashtu, ka për qëllim të përkufizojë ofertën dhe kërkesën agregate, ndikimin e politikës fiskale dhe monetare ndaj tregjeve.
  • [MCPA02] [6 SETK] Baza teorike e administratës publike
    Qëllimi i kësaj lënde është që studentët të marrin një pasqyrë të qartë të koncepteve të rëndësishme për menaxhimin e institucioneve dhe praktikave të administratës publike. Theks i veçantë do të vendoset në natyrën dhe qëllimin e administratës publike, dhe teknikat e aplikimit të menaxhmentit.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EMPA-01] Menaxhimi i sektorit joqeveritar
    • [EMPA-02] Hartimi i politikave në BE
    • [EMPA-03] Menaxhimi i projektit dhe vlerësimi i programeve në sektorin publik
    • [EMPA-04] Rregullimi juridik i administratës publike
    • [EMPA-05] Menaxhimi i dijes në sektorin publik
    • [EMPA-06] Menaxhimi dhe optimizimi i burimeve publike
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë
    • [MFE01] Retorika
    • [MFE02] Multilingualizmi dhe multikulturalizmi
    • [MFE03] Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet e TI për përpilimin e një punimi shkencor
    • [MFE04] Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet për përpunimin statistikor të të dhënave
    • [MFE05] Komunikimi profesional
    • [MFE09] Tregu i punës
    • [MFE08] Metodologjia e mësimdhënies
    • [MFE10] Filozofia e shkencave shoqërore
    • [MFE11] Menaxhimi i projekteve
    • [MFE12] Metodat e optimizimit
    • [MFE13] Çështjet etike dhe e drejta në teknologjitë e informacionit (TI)
    • [MFE14] Mbrojta e të drejtave të njeriut

Semestri 2

  • [MCPA03] [6 SETK] Politika rajonale dhe fondet strukturore të BE-së
    Objektivat e lëndës: - të kuptohen rregullat dhe bazat për politikën rajonale të BE-së; - të përvetësohen njohuritë për instrumentet e politikës rajonale; - të aftësohen studentët për t’i kuptuar faktorët e zhvillimit rajonal; - të aftësohen për të krahasuar vlerën dhe efektet e zbatimit te politikës rajonale; - të aftësohen studentët për t’i analizuar marrëdhëniet e politikës kombëtare per fondet strukturore dhe rajonale të BE-së; - të aftëson studentët për t’i identifikuar problemet rajonale në BE dhe te Maqedonisë; - ta kuptojnë rolin e politikës rajonale të BE-së;
  • [CMPA03] [6 SETK] Administrata publike krahasimtare
    Lënda është e strukturuar në atë mënyrë që përfaqëson hyrje në administratën publike krahasimtare. Ajo ka për qëllim që studenti të orientohet në strukturën, sjelljen dhe proceset e administrimit publik në perspektivën krahasimtare. Theks të veçantë do t’i vihet hulumtimit të rolit të sistemeve administrative në kuadër të kornizave më të gjera politike dhe demokratike në të cilat janë të vëna dhe funksionojnë. Vëmendja do të jetë e përkushtuar tek hulumtimi i sistemeve të veçanta administrative, me fokus në sistemet me demokraci liberale.
  • [MCPA1041] [6 SETK] Analiza cilësore dhe sasiore
    Qëllimi i lëndës është fokusimi në dy qasje të përgjithshme të analizës së të dhënave, në atë sasiore dhe cilësore. Në aspekt të analizës sasiore fokusohet në përdorimin e analizës statistikore përderisa në aspekt të analizës cilësore përkufizohen çështje që nuk janë të përfshira në analizën sasiore - ose qasje të cilat nuk përdorin manipulime numerike. Po ashtu kjo lëndë do të analizojë dhe, nëpërmjet studimeve të rastit, do të prezantojë metodat e hulumtimit, pjesë nga hulumtimet shoqërore-shkencore, rezultatet e hulumtimit të dizajnit, të aplikimit dizajnit empirik si dhe të analizës multivariable.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EMPA-01] Menaxhimi i sektorit joqeveritar
    • [EMPA-02] Hartimi i politikave në BE
    • [EMPA-03] Menaxhimi i projektit dhe vlerësimi i programeve në sektorin publik
    • [EMPA-04] Rregullimi juridik i administratës publike
    • [EMPA-05] Menaxhimi i dijes në sektorin publik
    • [EMPA-06] Menaxhimi dhe optimizimi i burimeve publike
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë
    • [MFE01] Retorika
    • [MFE02] Multilingualizmi dhe multikulturalizmi
    • [MFE03] Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet e TI për përpilimin e një punimi shkencor
    • [MFE04] Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet për përpunimin statistikor të të dhënave
    • [MFE05] Komunikimi profesional
    • [MFE09] Tregu i punës
    • [MFE08] Metodologjia e mësimdhënies
    • [MFE10] Filozofia e shkencave shoqërore
    • [MFE11] Menaxhimi i projekteve
    • [MFE12] Metodat e optimizimit
    • [MFE13] Çështjet etike dhe e drejta në teknologjitë e informacionit (TI)
    • [MFE14] Mbrojta e të drejtave të njeriut

Semestri 3

  • [MCPA1010] [6 SETK] Metodologjia e hulumtimit
    Kjo lëndë është e dizajnuar për studentët të cilët përgatiten për punimin e tezës së magjistraturës. Qëllimet kryesore janë që studentëve t’u ofrohen mjete për konceptualizimin e tezës së tyre me qëllim të gjetjes së çështjes së hulumtimit si dhe njohjen e metodave për mbledhjen e të dhënave përmes analizës sasiore dhe cilësore. Lënda është e fokusuar tek problemet e metodave dhe teknikave sasiore, siç është analiza statistikore, dhe te tekste që janë të lidhura me teorinë dhe testimin e hipotezave. Më pastaj të rëndësishme janë, po ashtu, edhe temat për interferencë deskriptive dhe kauzale, longitudiale, studime krahasimtare dhe studime të rasteve. Qëllimi është analiza e të dhënave cilësore, vënia finale e të gjitha praktikave teorike dhe veprave në funksion të dizajnimit të shkrimit të temës.
  • [MCPA3010] [6 SETK] Kontrolli i administratës
    Qëllimi kryesor i lëndës është që studentët të përfitojnë njohuri dhe informata për kontrollin dhe mbikëqyrjen, subjektet e kontrollit, llojet e kontrollit, procedurat për kryerjen e kontrollit, kontrollin e brendshëm dhe të jashtëm ndaj organeve të administratës shtetërore, kontrollin politik me të gjitha instrumentet juridike për realizimin e tij siç janë: pyetjet e deputetëve, interpelanca, votëbesimi i qeverisë, komisionet anketuese, realizimi i buxhetit si instrument i rëndësishëm politik për kontrollin juridik, kontrolli nga ana e prokurorit publik, avokati i popullit, kontrolli shoqëror, kontrolli gjyqësor, kontrolli gjyqësor përmes procedurave administrative gjyqësore. Të gjitha këto institucione do të mësohen në aspektin krahasimtar.
  • [MCPA2020] [6 SETK] Menaxhmenti financiar publik
    Qëllimi i lëndës është që studentëve t’ua prezantojë standardet dhe praktikat në punën financiare të grupeve organizative, metodat dhe shfrytëzimin e fondeve dhe teknikat tjera për administrimin dhe përgjegjësinë me punën financiare të OG-ve. Do të përfshihet këtu edhe vështrimi i analizave dhe aspekteve teknike në kontabilitet dhe interpretimi i raporteve financiare. Koncepti i shfrytëzimit efikas të burimeve paraqet bazën e parimeve dhe procedurave si dhe mundëson vendosje të kornizës racionale për alokim të burimeve. Lënda mundëson balancim përkatës në mes teorisë dhe praktikës, vështrim të të gjitha praktikave nga studime të ndryshme dhe është e dizajnuar në atë mënyrë që të zgjojë interesin e studentëve.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EMPA-01] Menaxhimi i sektorit joqeveritar
    • [EMPA-02] Hartimi i politikave në BE
    • [EMPA-03] Menaxhimi i projektit dhe vlerësimi i programeve në sektorin publik
    • [EMPA-04] Rregullimi juridik i administratës publike
    • [EMPA-05] Menaxhimi i dijes në sektorin publik
    • [EMPA-06] Menaxhimi dhe optimizimi i burimeve publike
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EMPA-01] Menaxhimi i sektorit joqeveritar
    • [EMPA-02] Hartimi i politikave në BE
    • [EMPA-03] Menaxhimi i projektit dhe vlerësimi i programeve në sektorin publik
    • [EMPA-04] Rregullimi juridik i administratës publike
    • [EMPA-05] Menaxhimi i dijes në sektorin publik
    • [EMPA-06] Menaxhimi dhe optimizimi i burimeve publike

Semestri 4

  • [MCPA4010] [30 SETK] Punimi i magjistraturës
    Pas dhënies së provimeve, studenti mund të fillojë me procedurën e paraqitjes, së punimit dhe mbrojtjes publike të temës së magjistraturës. Studenti zgjedh mentorin, me udhëzimin e të cilit e përgatit aplikimin e tezës së magjistraturës. Aplikimi patjetër duhet të lejohet nga Këshilli mësimor-shkencor i fakultetit. Pas punimit të versionit final të tezës së magjistraturës, Këshilli mësimor-shkencor formon komision tre anëtarësh, i cili përgatit raport, me çka pranohet ose refuzohet teza e magjistraturës. Raporti pozitiv miratohet nga Këshilli mësimor-shkencor dhe caktohet dita e mbrojtjes publike.
Google+