Programi: |
Administrimi Publik (2017/2018) |
Cikli i studimeve: | Cikli i dytë (Pasdiplomike) |
Fakulteti: | Shkencat Shoqërore Bashkëkohore |
Viti akademik: | 2024 / 2025 |
Titulli: | Magjistër i administrimit publik |
SETK: | 60 (1 vit) Akreditimi |
Vendimi: | Vendimi për fillim me punë |
Programi studimor administrimi publik është dizajnuar me qëllim që studentët, të cilët do të përfshihen në këtë program, të fitojnë njohuri menaxhimi, këshilluese, politike, analitike, njohuri juridike, shkathtësi dhe kompetenca për punësimin e tyre në nivele më të larta të sektorit publik dhe joqeveritar.
Studimet e administrimit publik mundësojnë plotësimin e nevojave arsimore në përkrahjen e studentëve në fillimin e karrierës së tyre profesionale në agjencitë qeveritare në nivel qendror dhe vendor, komuna, institucione publike, administratën e shkollave, organizata jofitimprurëse, universitete dhe ndërmarrje.
Njohuritë dhe të kuptuarit
- Ka njohuri të avancuara për teoritë e administrimit publik, hulumtimet dhe praktikat.
- Ka njohuri të dalluara për administrimin publik krahasimtar.
- Ka njohuri të thella për organizimin, funksionimin e administrimit publik të vendeve anëtare të BE.
Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit
- Shpjegon dhe jep mendim kritik për procedurat administrative.
- Planifikon dhe vepron efektivisht për administrimin dhe organizimin e shërbimeve publike.
- Tregon aftësi për vlerësim në lëmin e administrimit publik krahasimtar, duke i marrë parasysh aspektet etike dhe sociale dhe demonstron vetëdijësim për aspektet etike në punë.
- E njeh ndërlidhjen midis proceseve administrative dhe veprimtarinë analitike të për nevojat e krijimit të politikave
Aftësitë për të vlerësuar
- Shpjegon dhe jep mendim kritik për procedurat administrative.
- Planifikon dhe vepron efektivisht për administrimin dhe organizimin e shërbimeve publike.
- Tregon aftësi për vlerësim në lëmin e administrimit publik krahasimtar, duke i marrë parasysh aspektet relevante shkencore, etike dhe sociale dhe demonstron vetëdijësim për aspektet etike në punë.
- E njeh ndërlidhjen midis proceseve administrative dhe veprimtarinë analitike të për nevojat e krijimit të politikave.
Aftësitë e komunikimit
- Merr pjesë në debate publike dhe mediume, duke shfrytëzuar fjalor përkatës në nivel profesional
- Shkruan, propozon dhe udhëheq projekte hulumtuese në lëmin e administrimit publik
- Shfrytëzon mjetet bashkëkohore për komunikim me teknologjinë bashkohore kur flitet për institucione të ndryshme.
Aftësitë e të mësuarit
- Është i aftë t’i identifikojë nevojat personale për studim autonom dhe këtë ta realizojë në mënyrë autonome në lëmin e administrimit publik krahasimtar.
- Mund t’i ndihmojë në trajnimin dhe zhvillimin e rasteve të veçanta në pozicionet administrative dhe ato të sektorit publik.
- Mund të tregojë aftësi për të dalluar modulet e klasifikimit të informatave, koncepteve dhe teorive të administrimit publik në politikën publike dhe administrimin publik.
- Mund të dizajnojë një mënyrë të re të punës në administratën publike në Maqedoni duke shfrytëzuar përparësitë krahasimtare.
- Ka aftësi për planifikim dhe organizim të funksionimit të administratës publike dhe institucioneve në përputhje me sistemet demokratike bashkëkohore.
Semestri 1
-
[MCPA1010]
[6 SETK]
Metodologjia e hulumtimit
Kjo lëndë është e dizajnuar për studentët të cilët përgatiten për punimin e tezës së magjistraturës. Qëllimet kryesore janë që studentëve t’u ofrohen mjete për konceptualizimin e tezës së tyre me qëllim të gjetjes së çështjes së hulumtimit si dhe njohjen e metodave për mbledhjen e të dhënave përmes analizës sasiore dhe cilësore. Lënda është e fokusuar tek problemet e metodave dhe teknikave sasiore, siç është analiza statistikore, dhe te tekste që janë të lidhura me teorinë dhe testimin e hipotezave. Më pastaj të rëndësishme janë, po ashtu, edhe temat për interferencë deskriptive dhe kauzale, longitudiale, studime krahasimtare dhe studime të rasteve. Qëllimi është analiza e të dhënave cilësore, vënia finale e të gjitha praktikave teorike dhe veprave në funksion të dizajnimit të shkrimit të temës.
-
[MCPA-01]
[6 SETK]
Menaxhimin administrativ dhe politik
Objektivi kryesor i programit menaxhimin administrativ dhe politik është që studentët të fitojnë njohuri mbi parimet e institucioneve ekzistuese të administratës publike dhe menaxhimit politik të bazuar në pikëpamjet e ndryshme teorike në doktrinën e përgjithshme dhe në perspektivë krahasuese.
-
[MCPA-02]
[6 SETK]
Zhvillimi i qëndrueshëm dhe administrata publike
Zhvillimi ekonomik është sfidë kryesore për të gjitha vendet si dhe i të gjitha institucioneve globale siç janë: KB, Banka Botërore, FMN dhe të tjetër. Gjithashtu, zhvillimi ekonomik është parakushti themelor për përparimin e standardit jetësor të popullatës. Sipas të gjitha të dhënave të Bankës Botërore, përafërsisht 20% e popullatës në Botë, jeton me më pak se 1$ në ditë. Qëllimi i kësaj lënde është që të analizohen parimet në korrelacion me varfërinë globale dhe të diskutohen politikat të cilat i adresohen zhvillimit ekonomik. Pas analizës së shkurtër të konceptit të zhvillimit ekonomik në vazhdim të këtij kursi do të fokusohemi tek mjetet e matjes së varfërisë dhe pabarazisë. Gjithashtu do të diskutohet edhe për ndarjen globale për përfitimit. Në pjesën e dytë do të fokusohemi tek rroli i kapitalit njerëzor, respektivisht tek arsimi, shëndetësia dhe zhvillimi ekonomik.
- [6 SETK] Lëndë zgjedhore
- [6 SETK] Lëndë zgjedhore
Semestri 2
-
[PA-200]
[24 SETK]
Punimi i magjistraturës
Pas dhënies së provimeve, studenti mund të fillojë me procedurën e paraqitjes, së punimit dhe mbrojtjes publike të temës së magjistraturës. Studenti zgjedh mentorin, me udhëzimin e të cilit e përgatit aplikimin e tezës së magjistraturës. Aplikimi patjetër duhet të lejohet nga Këshilli mësimor-shkencor i fakultetit. Pas punimit të versionit final të tezës së magjistraturës, Këshilli mësimor-shkencor formon komision tre anëtarësh, i cili përgatit raport, me çka pranohet ose refuzohet teza e magjistraturës. Raporti pozitiv miratohet nga Këshilli mësimor-shkencor dhe caktohet dita e mbrojtjes publike.
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore e lirë
- [MFE01] Retorika
- [MFE02] Multilingualizmi dhe multikulturalizmi
- [MFE03] Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet e TI për përpilimin e një punimi shkencor
- [MFE04] Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet për përpunimin statistikor të të dhënave
- [MFE05] Komunikimi profesional
- [MFE09] Tregu i punës
- [MFE08] Metodologjia e mësimdhënies
- [MFE10] Filozofia e shkencave shoqërore
- [MFE11] Menaxhimi i projekteve
- [MFE12] Metodat e optimizimit
- [MFE13] Çështjet etike dhe e drejta në teknologjitë e informacionit (TI)
- [MFE14] Mbrojta e të drejtave të njeriut