Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!
Export

Programi:

E drejta penale (2017/2018)

Cikli i studimeve: Cikli i dytë (Pasdiplomike)
Fakulteti: Drejtësia
Viti akademik: 2024 / 2025
Titulli: Magjistër i shkencave juridike - Drejtimi: E drejta penale
SETK: 120 (2 vite) Akreditimi
Vendimi: Vendimi për fillim me punë

Programi studimor e drejta penale synon të ofrojë një gamë të moduleve që do të përbëjnë bazën e informacioneve dhe të dijeve të avancuara mbi lëndët juridike penale me qëllim të aftësimit profesional të studentëve për profesionet themelore juridike që lidhen me këtë lëm duke ofruar njohuri solide, të veçanta dhe sistematike mbi institutet dhe konceptet e të drejtës penale në R. e Maqedonisë dhe njohuri krahasuese nga rajoni dhe BE-ja.

Diploma e Fakultetit juridik njihet nga Oda e avokatëve dhe noterëve në RM. Titujt profesionalë të avokatëve dhe të noterëve kërkojnë regjistrim formal në këto oda. Diploma e Fakultetit juridik u mundëson studentëve një qasje në organet shtetërore, sidomos në oganet gjyqësore, si: gjykatat dhe prokuroritë publike. Fakulteti juridik ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Akademinë për trajnimin e gjykatësve dhe të prokurorëve publikë në RM. Studentëve që do të kenë ambicie të merren me punë hulumtuese shkencore, Fakulteti juridik i UJEL-së, u mundëson vazhdimin e studimeve të ciklit të tretë (studime të doktoraturës).

Njohuritë dhe të kuptuarit

- Ka njohuri të avancuara teorike, empirike dhe krahasimtare për shkencat penale juridike si dhe njohuri te avancuara për legjidhënien dhe praktikën gjyqësore në sferën e parandalimit të kriminalitetit.
- Ka kuptim të jashtëzakonshëm për problemet që lidhen me krimin dhe sanksionet penale, veçanërisht në fushat e të drejtës krahasimtare penale dhe të së drejtës procedurale penale, kriminologjisë dhe penologjisë teorike dhe zbatimore, krimit të organizuar dhe shkencave forenzike (mjekësia, psikiatria dhe psikologjia gjyqësore).
- Ka njohuri specifike për teknikat dhe metodat e avancuara të hulumtimit në sferën e të drejtës penale dhe të procedurës penale.

Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit

- Identifikon dhe analizon problemet komplekse në fushën e të drejtës dhe procedurës penale, kështu që mund të marrë pjesë aktive në të gjitha shkallët e procedurës penale si dhe interpreton çështje të avancuara të ligjdhënies penale (duke përfshirë këtu edhe punën si gjyqtar, prokuror ose avokat, pas fitimit të kualifikimeve të nevojshme sipas ligjdhënies së RM-së).
- Përdor njohuritë e fituara përmes punës kërkimore në procesin e zgjidhjes së problemeve me anë të krahasimit të praktikave dhe zgjidhjeve në sferën e parandalimit të kriminalitetit.

Aftësitë për të vlerësuar

- Ka mendim më të zhvilluar kritik përmеs metodës së analizës dhe të krahasimit.
- Zhvillon shkathtësi për zgjidhjen e problemeve përmеs praktikës së zgjidhjes së rasteve më komplekse nga jurisdiksioni dhe praktika gjyqësore vendore dhe ndërkombëtare.

Aftësitë e komunikimit

- Përdor terminologji adekuate për çështje komplekse dhe specifike në sferën e shkencave juridikе-penale.
- Sjell vendime të avancuara dhe punon në mënyrë të drejtëpërdrejtë dhe efektivisht si në fazën parapenale dhe në procedurën gjyqësore.
- Angazhohet aktivisht në argumentimin dhe debatin shkencor.
- I përdor gjuhët zyrtare të universitetit si dhe ka shkathtësi të avancuara të teknologjive të informimit në punën shkencore.

Aftësitë e të mësuarit

- Zhvillon rregullore për punë kërkimore që përdoret në profesionin e tij.
- Zhvillon një praktikë të mësimit të vazhdueshëm duke u angazhuar në trajnimin e personave që punojnë në institucionet shtetërore për parandalimin e kriminalitetit.

Semestri 1

  • [MCCR1220] [6 SETK] E drejta penale materiale
    Bazë për mësimdhënie në këtë lëndë janë programet e lëndëve e drejta penale - pjesa e përgjithshme dhe e drejta penale - pjesa e posaçme. Me rastin e zhvillimit të mësimit në këtë lëndë, në vend të metodës tradicionale eks katedra, aktivisht do të zbatohet metoda e studimit të rastit si dhe metoda klinike.
  • [MCCR1040] [6 SETK] Kriminologjia
    Përvetësimi i njohurive të avancuara mbi lëndën e studimit të kriminologjisë dhe të institucioneve kryesore kriminologjike, çështjet dhe tendencat bashkëkohore si dhe të bëhen studime mbi ndikimin e faktorëve të ndryshëm në kryerjen e veprave penale, ekzaminimet kriminologjike lidhur me kryesin dhe viktimën e veprës penale si dhe identifikimi dhe analizimi çështjeve bashkëkohore kriminologjike.
  • [MCCR2030] [6 SETK] E drejta penale ndërkombëtare
    Pas përfundimit me sukses të kursit, nga studentët pritet të kenë fituar njohuri solide mbi nocionet dhe lëndën e kësaj disipline, normat në DPN, mbi pushtetin represiv dhe jurisdiksionin e shteteve, mbi ekstradimin, azilin, transferimin e procedurës penale, bashkëpunimin dhe ndihmën penale juridike, korpusin ndërkombëtar të të drejtave të njeriut dhe jurisdiksionin të instancave ndërkombëtare penale.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [MCCR2040] Kriminalitsika
    • [MCCR3060] Psikologjia gjyqësore
    • [MCCR3030] E drejta e kundërvajtjeve
    • [MCCR3020] Krimi i organizuar
    • [EMSS3030] Kriminaliteti kompjuterik
    • [MCCR3050] Mjekësia ligjore
    • [EMCL1011] Dhuna në familje
    • [EMCR3021] Trafikimi me njerëz
    • [EMCR-01] Lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm
    • [EMCR-02] Klinika juridike - e drejta penale
    • [EMCR-03] Aftësitë e të folurit gjyqësor
    • [EMCR-04] Përgatitja e provimit të jurispodencës
    • [EMCR-05] Lufta kundër korrupcionit
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë
    • [MFE01] Retorika
    • [MFE02] Multilingualizmi dhe multikulturalizmi
    • [MFE03] Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet e TI për përpilimin e një punimi shkencor
    • [MFE04] Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet për përpunimin statistikor të të dhënave
    • [MFE05] Komunikimi profesional
    • [MFE09] Tregu i punës
    • [MFE08] Metodologjia e mësimdhënies
    • [MFE10] Filozofia e shkencave shoqërore
    • [MFE11] Menaxhimi i projekteve
    • [MFE12] Metodat e optimizimit
    • [MFE13] Çështjet etike dhe e drejta në teknologjitë e informacionit (TI)
    • [MFE14] Mbrojta e të drejtave të njeriut

Semestri 2

  • [MCCR1310] [6 SETK] E drejta procedurale penale
    Qëllimi i kësaj lënde është që studentët të fitojnë njohuri solide teorike dhe praktike për dispozitat procedurale penale dhe për institutet me të cilat është e rregulluar ligjërisht veprimtaria e autoriteteve procedurale dhe e pjesëmarrësve të tjerë në procedurën penale, si dhe të aftësohen për zbatimin praktik të tyre.
  • [MCCR1420] [6 SETK] Delikuenca e të miturve
    Delikuentët e mitur janë në lidhje të ngushtë edhe me fenomenet e tjera socio-patologjike, siç janë: narkomania, alkooolizmi dhe prostitucioni, dukuri që sot përhape pothuajse në çdo vend në botë, dhe, për fat të keq, ato janë të pranishme edhe në vendin tonë. Prandaj, qëllimi themelor i kësaj disipline është të zbulohen dhe të evidentohen format e reja të kësaj dukurie kriminale dhe të shpjegohen shkaqet për praninë e tyre në mënyrë që të propozohen masat e duhura për parandalim dhe represion.
  • [MCCR2010] [6 SETK] Penologjia
    Përvetësimi i njohurisë për lëndën e studimit të penologjisë dhe të institucioneve kryesore penologjike, probleme dhe tendenca si dhe studimi i ndikimit të faktorëve të ndryshëm në ekzekutimin e sanksioneve penale, ekzaminimet penologjike lidhur me dënimet e shqiptuara për veprat penale, si identifikimi dhe analizimi i çështjeve bashkëkohore penologjike.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [MCCR2040] Kriminalitsika
    • [MCCR3060] Psikologjia gjyqësore
    • [MCCR3030] E drejta e kundërvajtjeve
    • [MCCR3020] Krimi i organizuar
    • [EMSS3030] Kriminaliteti kompjuterik
    • [MCCR3050] Mjekësia ligjore
    • [EMCL1011] Dhuna në familje
    • [EMCR3021] Trafikimi me njerëz
    • [EMCR-01] Lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm
    • [EMCR-02] Klinika juridike - e drejta penale
    • [EMCR-03] Aftësitë e të folurit gjyqësor
    • [EMCR-04] Përgatitja e provimit të jurispodencës
    • [EMCR-05] Lufta kundër korrupcionit
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë
    • [MFE01] Retorika
    • [MFE02] Multilingualizmi dhe multikulturalizmi
    • [MFE03] Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet e TI për përpilimin e një punimi shkencor
    • [MFE04] Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet për përpunimin statistikor të të dhënave
    • [MFE05] Komunikimi profesional
    • [MFE09] Tregu i punës
    • [MFE08] Metodologjia e mësimdhënies
    • [MFE10] Filozofia e shkencave shoqërore
    • [MFE11] Menaxhimi i projekteve
    • [MFE12] Metodat e optimizimit
    • [MFE13] Çështjet etike dhe e drejta në teknologjitë e informacionit (TI)
    • [MFE14] Mbrojta e të drejtave të njeriut

Semestri 3

  • [MCCR1120] [6 SETK] Metodologjia e hulumtimit
    Studentët do të jenë në gjendje: - T’i aplikojnë metodat kryesore juridike dhe metodat tjera hulumtuese. - Të mbledhin në mënyrë kritike dhe krijuese material kërkimore, që është relevant dhe që citohet nga autorët në mënyrë selective në përgjigjet e tyre. - Ta kuptojnë vëllimin e procesit të hulumtimit dhe qasjen në metoda të ndryshme të kërkimit shkencor dhe të jenë në gjendje ato t’i kritikojnë. - Ta studiojnë përmes qasjes së avancuar raportin midis teorisë juridike dhe praktikës kërkimore. - T’i aplikojnë shkathtësitë dhe njohuritë e mësuara në tezat e tyre.
  • [MCCR3040] [6 SETK] E drejta penale e krahasuar
    Lënda i shqyrton sistemet penale të vendeve të ndryshme, përmes analizës sistematike të zgjidhjeve të ligjeve penale në kontekstin e kushteve dhe faktorëve ekzistues socialë, të tendencave zhvillimore, nivelizimit të legjislacionit penal si dhe harmonizimin e tij me të drejtën penale në suaza të BE-së.
  • [MCCR3010] [6 SETK] Viktimologjia
    Problematika e viktimës, procesi i viktimizimit, rritja e numrit të njerëzve që janë të rrezikuar nga viktimizimi, kompensimi demit dhe prevenca e viktimitetit janë temat kyçe të kësaj lënde, për shkak se viktimizimi dhe mbrojtja e viktimave paraqesin një preokupim të madh të shoqërisë moderne.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [MCCR2040] Kriminalitsika
    • [MCCR3060] Psikologjia gjyqësore
    • [MCCR3030] E drejta e kundërvajtjeve
    • [MCCR3020] Krimi i organizuar
    • [EMSS3030] Kriminaliteti kompjuterik
    • [MCCR3050] Mjekësia ligjore
    • [EMCL1011] Dhuna në familje
    • [EMCR3021] Trafikimi me njerëz
    • [EMCR-01] Lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm
    • [EMCR-02] Klinika juridike - e drejta penale
    • [EMCR-03] Aftësitë e të folurit gjyqësor
    • [EMCR-04] Përgatitja e provimit të jurispodencës
    • [EMCR-05] Lufta kundër korrupcionit
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [MCCR2040] Kriminalitsika
    • [MCCR3060] Psikologjia gjyqësore
    • [MCCR3030] E drejta e kundërvajtjeve
    • [MCCR3020] Krimi i organizuar
    • [EMSS3030] Kriminaliteti kompjuterik
    • [MCCR3050] Mjekësia ligjore
    • [EMCL1011] Dhuna në familje
    • [EMCR3021] Trafikimi me njerëz
    • [EMCR-01] Lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm
    • [EMCR-02] Klinika juridike - e drejta penale
    • [EMCR-03] Aftësitë e të folurit gjyqësor
    • [EMCR-04] Përgatitja e provimit të jurispodencës
    • [EMCR-05] Lufta kundër korrupcionit

Semestri 4

  • [MCCR4010] [30 SETK] Punimi i magjistraturës
    Ky modul u mundëson studentëve t’i bartin shkathësitë dhe dituritë e tyre për hulumtimin dhe hartimin e e detyrës më të komplikuar – shkrimit të punimit të magjistraturës. Lënda është paraparë që tërësisht të jetë praktik dhe studentët t’i fitojnë dituritë dhe aftësitë, shkathtësitë dhe besimin e nevojshëm që t’i qasen hulumtimit dhe shkrimit të tezës. Lënda ka vetëm një rezultat kthyes – t’u mundësojë studentëve ta shkruajnë tezën e magjistraturës me vështirësi minimale dhe me efektivitet maksimal. Gjithçka që është paraparë që të bëhet ka për qëllim përmirësimin e teknikave të hulumtimit dhe të stilit të shkrimit të tezës së magjistraturës duke pasur kujdes me këtë rast për ndalimin e shërbimit me mjetet e palejueshme siç janë: plagjiatura dhe shkelja e të drejtave të autorit, që ndalohen me Statutin e UEJL-së.
Google+