Programi: |
Zbatimi i teknologjive të informacionit dhe të komunikimit (TIK) në procesin mësimor (2013/2014) |
Cikli i studimeve: | Cikli i dytë (Pasdiplomike) |
Fakulteti: | Shkencat dhe Teknologjitë Bashkëkohore |
Viti akademik: | 2024 / 2025 |
Titulli: | Magjistër i shkencave kompjuterike Drejtimi: Zbatimi i TIK në procesin mësimor |
SETK: | 60 (1 vit) Akreditimi |
Vendimi: |
Studimet e ciklit të dytë në zbatimin e teknologjive të informacionit dhe të komunikimit (TIK) në procesin mësimor - 60 ECTS është një program koheziv studimi i dizajnuar për të rritur njohuritë, aftësitë dhe zhvillimin profesional të mësimdhënësve dhe të të tjerëve me një qasje bashkëkohore për adoptimin e njohurive të reja. Këto studime master përqendrohen në shfrytëzimin sa më efektiv të teknologjisë në fushën e arsimit dhe mësimdhënies. Gjatë këtyre studimeve fitohen njohuri të reja rreth asaj se si të hartohet një program që bazohet në teknologjinë, përdorimin e teknologjive të informacionit për përgatitjen dhe mirëmbajtjen e orëve, si dhe përdorimin dhe zhvillimin e platformave për të mësuar. Po ashtu në këtë cikël bëhet krijimi i përmbajtjeve arsimore digjitale, e-mësim, aplikacione arsimore dhe projekte multimediale në klasë. E tërë kjo ofron zhvillimin profesional për mësuesit dhe të interesuarit të tjerë për studime në arsim. Studimet janë të bazuara në hulumtimet e fundit dhe në praktikat në e-mësim dhe përmirësimin e të mësuarit përmes TIK. Ky program zhvillon aftësitë praktike dhe të kuptuarit analitik të TIK si dhe të nxënit elektronik dhe rolit të tij në praktikën profesionale.
Studenti i cili do ta përfundoj këtë program studimor do të aftësohet për:
- zbatimin e TIK në procesin e mësimdhënies dhe vlerësimit – kontrollimit;
- dizajnimin e lëndëve moderne;
- dizajnimin e lëndëve për studentë me nevoja të veçanta;
- ndjekjen dhe të kuptuarit e trendeve zhvillimore të TIK dhe zbatimin e saj në mësimdhënien moderne.
Njohuritë dhe të kuptuarit
- Aftësi për zhvillimin dhe aplikimin e TI ideve origjinale dhe kreative me qëllim sigurimin e kualitetit t në mësimdhënie.
- Aftësi për aplikimin e TI shkathtësive dhe njohurive dhe demonstrimin e kompetencave speciale nga shkencat kompjuterike dhe informatika me qëllim organizimin e mësimdhënies interaktive në arsim.
- Posedimi i njohurive dhe të kuptuarit nga fusha e shkencave kompjuterike, inxhinieri (programim, ueb teknologjitë, bazat e të dhënave, hyrje në rrjeta, sistemet kompjuterike dhe të informacionitt dhe multimedia);
- Posedon njohuri nga një ose më shumë fusha që mund ta karakterizojnë studentin si ekspert në aplikimin e njohurive në fushën e dhënë.
Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit
- Aftësia që në mënyrë kritike, të pavarur dhe kreative të zgjidhin probleme të pa njohura deri atëherë ose në rrethina me të cilat nuk kanë përvoja paraprake në arsim. Planifikimi, udhëheqja dhe evaluimi i hulumtimeve të pavarura në domenin e arsimit por edhe krijimin dhe implementimin e materialeve përkatëse interaktive, mjeteve multimediale për mësim dhe on-line testimet përmes lojërave;
- Kreativiteti dhe origjinaliteti në interpretimin e dijes nga informatika për të zgjidhur problemet që lidhen me objektivat dhe materiale në fushën ku ata japin mësim;
Aftësitë për të vlerësuar
- Aftësi për integrim kreativ dhe sintezë e njohurive nga më shumë fusha në arsim, si dhe administrimi i procesit arsimor dhe evaluimi i nxënësve me aplikimin e mjeteve të TI të krijuara për një problematikë të caktuar. Krijimi i proceseve edukative me përdorimin e veglave dhe teknikave kompjuterike;
- Aftësi për t'u përballur me situata komplekse që lidhen me proceset specifike arsimore që rezultojnë në kohë reale në arsim;
- Aftësi për të identifikuar instancat e duhura të specializuara në arsim dhe sjelljen e vendimeve të bazuara në mungesë të informatave të kompletuara ose të dhënave të bazuara në parimet personale, sociale dhe etike dhe përgjegjësitë e lidhura me aplikimin e njohurive dhe të kuptuarit;
Aftësitë e komunikimit
- Aftësi për këmbimin e përfundimeve dhe sugjerimeve me argumentim dhe mbështetje e arsyeshme e tyre, si me njerëz ekspertë ashtu edhe me joekspertë, qartë dhe pa mëdyshje;
- Marrja e përgjegjësive të konsiderueshme për rezultatet e përbashkëta;
- Drejtimi dhe inicimi i aktiviteteve.
Aftësitë e të mësuarit
- Aftësia për identifikimin e nevojave personale dhe të drejtimeve për kualifikim individual dhe autonom dhe performancën e saj të pavarur dhe autonome në fushat e zakonshme informatike;
- Aftësi për marrjen e përgjegjësive për studim të vazhdueshëm individual në fushat e specializuara të biznesit dhe informatikës në kuadër të rrjetit ekonomik;
- Aftësi për marrjen e përgjegjësive për zhvillimin dhe përmirësimin e mëtutjeshëm profesional.
Semestri 1
-
[MAICTT-303]
[6 SETK]
Е-mësimi 2.0 - teoria dhe praktika
Si pjesë e kësaj lënde, studentët: - do të fitojnë njohuri për dizajnimin e programeve mësimore të bazuara në teknologji për mësimdhënie dhe mësimnxënie; - do të zhvillojnë aftësi që lidhen me potencialin për dizajnim të ligjëratave përmes mjeteve specifike të bazuara në teknologji; - do të fitojnë njohuri për mjetet moderne mësimore të bazuara në teknologji, duke përfshirë PC, teknologjitë multimediale dhe të komunikimit, si dhe si ato mund të përdoret për të ndihmuar mësimin; - do të fitojnë njohuri se si dizajnime të ndryshëm të ligjëratave të bazuara në teknologji mund të ndihmojnë procesin e mësimit; - do të hartojnë plan për dizajnim dhe zhvillim të një moduli për e-mësim; - do t’i identifikojnë karakteristikat e modelit për e-mësim; - do të bëjnë analizë leksioni; - do të integrojnë strategji për mësimnxënie dhe mësimdhënie në planifikimin e dizajnimit dhe zhvillimit të modulit.
-
[MAICTT-301]
[6 SETK]
Hyrje në bazat e të dhënave
Qëllimet e programit të lëndës (kompetencat): - Prezantimi i modelit konceptual dhe modelit të bazuar në entitetet dhe lidhjet, modelimi konceptual, E – R diagrami; - Prezantimi i modelit relacional; - Hyrje në gjuhën SQL; - Normalizimi i skemës së bazës së të dhënave; - Hyrje në sistemet për menaxhim të bazave të të dhënave, veglave për përkufizimin, shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e bazës së të dhënave, veglat për ndërtimin e formave dhe raporteve.
-
[MAICTT-103]
[6 SETK]
Metodologjia e hulumtimit
Kjo lëndë ofron një hyrje gjithëpërfshirëse në metodologjitë kërkimore, teoritë dhe protokollet themelore kërkimore, si dhe në shkrimin e propozimeve kërkimore. Studentët në këtë kurs do të mësojnë për natyrën ciklike të kërkimit të aplikuar dhe procesin iterativ të shkrimit kërkimor. Kursi i mëson studentët si ta identifikojnë temën e studimit, e si të formulojnë pyetje, të organizojnë grumbullim të literaturës dhe të zgjedhin projektet dhe metodologjitë e duhura kërkimore. Deri në fund të kursit, studentët do të përfundojë një propozim që përfshin një hyrje, përkufizim të problemit (kuptimin e studimit), përmbledhje të literaturës, seksion për metodologjinë, referencat dhe orarin e projektit.
- [6 SETK] Lëndë zgjedhore
- [6 SETK] Lëndë zgjedhore
Semestri 2
-
[MAICT2010]
[24 SETK]
Punimi i magjistraturës
Ky modul u mundëson studentëve që të transferojnë aftësitë dhe njohuritë e tyre për kërkime dhe për të bërë detyra më të ndërlikuara - punimin e magjistraturës. Moduli synon të jetë plotësisht praktik dhe studentët të fitojnë njohuritë e nevojshme, por edhe aftësitë dhe shkathtësitë që t'i qasen shkrimit të punimit. Moduli ka një rezultat kthyes - t'u mundësojë studentëve ta shkruajnë punimin e magjistraturës me vështirësi minimale dhe me një efikasitet maksimal. Lënda ka për qëllim përmirësimin e teknikave të hulumtimit dhe stilin e shkrimit të punimit, duke mbajtur llogari për ndalesën e shërbimit me mjete të palejuara, siç janë: plagjiatura dhe cenimi i të drejtave të autorit, që janë të ndaluara me Statutin e UEJL-së.
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore e lirë
- [MFE01] Retorika
- [MFE02] Multilingualizmi dhe multikulturalizmi
- [MFE03] Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet e TI për përpilimin e një punimi shkencor
- [MFE04] Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet për përpunimin statistikor të të dhënave
- [MFE05] Komunikimi profesional
- [MFE09] Tregu i punës
- [MFE08] Metodologjia e mësimdhënies
- [MFE10] Filozofia e shkencave shoqërore
- [MFE11] Menaxhimi i projekteve
- [MFE12] Metodat e optimizimit
- [MFE13] Çështjet etike dhe e drejta në teknologjitë e informacionit (TI)
- [MFE14] Mbrojta e të drejtave të njeriut