Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!
Export

Programi:

Shkenca kompjuterike (2017/2018)

Drejtimi: Zhvillimi i softuerit dhe aplikacioneve
Cikli i studimeve: Cikli i dytë (Pasdiplomike)
Fakulteti: Shkencat dhe Teknologjitë Bashkëkohore
Viti akademik: 2024 / 2025
Titulli: Magjistër i shkencave kompjuterike - Drejtimi: Zhvillimi i softuerit dhe aplikacioneve
SETK: 60 (1 vit) Akreditimi
Vendimi: Vendimi për fillim me punë

Programi studimor ka për qëllim:
- T’u përgjigjet kërkesave të tregut global të zhvillimit të softuerit dhe aplikacioneve me theks të veçantë në nevojat e rajonit dhe perspektivave të veçanta të Republikës së Maqedonisë drejt ndërtimit të një hapësire të përbashkët evropiane të arsimit, punësimit dhe hulumtimeve;
- T’i përgatisë studentët për sfidat teknologjike aktuale dhe të ardhshme në fushat e TIK, duke zhvilluar aftësitë e të menduarit kritik të nevojshme për kreativitet, etikë dhe efikasitet në një gamë të gjerë të konteksteve;
- T’i trajnojë studentët t'u qasen nevojave informative të organizatës për të implementuar teknologjitë e reja dhe të gjejnë zgjidhje të reja për biznes dhe programe hulumtuese;
- T’i përgatisë studentët për karrierën e mëtejshme akademike apo hulumtuese;

Programi do t’u ofrojë studentëve njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme për të kontribuar në të gjitha aspektet e procesit të zhvillimit të softuerit, duke përfshirë planifikimin, bashkëpunimin, specifikimin, projektimin, zhvillimin, shpërndarjen dhe mirëmbajtjen e produkteve softuerike. Përveç kësaj, studentët do të fitojnë aftësi të përgjithshme si të menduarit analitik dhe kritik, punën ekipore dhe punën në mjediset shumëkulturore, të planifikimit dhe organizimit etj. Pas mbarimit të këtij programi, të diplomuarit do të kenë mundësi të bëjnë karrierë në industri të ndryshme, kryesisht duke përmbushur nevojat për hartimin e sistemeve kompjuterike, si zhvillues softueri, testues softueri, menaxherë të projekteve dhe të proceseve softuerike. Semestri i fundit i studimeve përfshin përpilimin e tezës së magjistraturës, duke u mundësuar të diplomuarve të vazhdojnë studimet e tyre drejt doktoratës në shkencat kompjuterike.

Njohuritë dhe të kuptuarit

Njohuri dhe të kuptuarit të avancuar në fushën e zhvillimit të softuerit dhe aplikacioneve, duke përfshirë:
- Zhvillimin e softuerit, analizën e nevojave, projektimin, kodimin, testimin;
- Gjuhët e programimit, analizën e tyre dhe përdorimin në zhvillimin e zgjidhjeve të ndryshme softuerike, analizën e sistemeve softuerike, zhvillimin e Internet aplikacioneve dhe sigurinë, rrjetat;
- Njohjen e koncepteve të përparuara të informatikës.
- Menaxhimin e projekteve të mëdhenj softuerikë.

Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit

- Mund të aplikojë, të përdorë, të zhvillojë dhe të vendosë sisteme të avancuara softuerike.
- Mund të ofrojë dhe të zbatojnë metoda dhe metodologji të ndryshme të zhvillimit të softuerit për ofrimin e zgjidhjeve të mëdha informatike.
- Mund të përdorë mjete të ndryshme për zhvillimin e softuerit dhe t’i programojë këto duke përdorur shell, skripta dhe programe të kompajluara në mjedise të pavarur ose në web.
- Mund të marrë pjesë në mënyrë origjinale, kritike dhe krijuese në procesin e zgjidhjes së problemeve në mjedise të reja, të paparë apo të panjohur për zhvillimin e softuerit.
- Është në gjendje të organizojnë një sistem softuerik me qëllim të zgjidhjes së çështjeve të ndryshme sociale, ekonomike dhe/ose teknologjike.
- Është në gjendje të marrë pjesë në projekte kërkimore si një bazë për zhvillim të mëtejshëm akademik.
- Demonstron ekspertizë në trajtimin e problemeve reale në fushën e zhvillimit të programeve dhe menaxhimit të projekteve.
- Mund të zhvillojnë dhe zbatojnë ide origjinale dhe krijuese.

Aftësitë për të vlerësuar

- Mundet të mbledhë, të analizojë dhe të vlerësojë në mënyrë të përshtatshme të dhënat duke përdorur mjete dhe sisteme moderne për çështje të ndryshme sociale, ekonomike dhe/ose organizative.
- Ka aftësi për të vlerësuar në mënyrë adekuate afatet e kërkuara, burimet dhe rreziqet në planifikimin, zhvillimin, vendosjen dhe mirëmbajtjen e programeve, duke përdorur mjetet e duhura.
- Mund të argumentojnë dhe të shpjegojë idetë, konceptet.
- Mund të testojë, të vlerësojë dhe të vendosë në mënyrë të përshtatshme për zgjidhje informatike të ndryshme të mundshme.

Aftësitë e komunikimit

- Мund të komunikојë në mënyrë të qartë dhe të kuptueshme lidhur me njohuritë e tij, të dhënat dhe rezultatet e studimeve me anëtarë të ekipit, klientë, menaxherë dhe aktorë të tjerë në zhvillimin e softuerit.
- Mund ta përshtatë stilin dhe formën e shprehjes në mënyrë adekuate kur i adresohet një audience të pakualifikuar.
- Mund të iniciojë, të udhëheqë dhe të marrë përgjegjësi për punën e një grupi të njerëzve.
- Është në gjendje të ndërmarrë përgatitje për kërkime dhe të kontribuojë në fushën e zhvillimit të softuerit.

Aftësitë e të mësuarit

- Mund t’i ndjekë zhvillimet e reja në fushën e zhvillimit të softuerit dhe të aplikacioneve, të mësojë teknologji të reja dhe t’i implementojë ato.
- Mund t’i identifikojnë nevojat e veta dhe drejtimet e zhvillimit autonom personal.

Semestri 1

  • [MCS-101] [6 SETK] Bazat e të dhënave të avancuara
    Qëllimet e kësaj lënde janë vazhdimi i studimit të thelluar të bazave të të dhënave. Lënda është vazhdim i lëndës Bazat e të dhënave nga cikli i parë i studimeve. Ajo fillon me një përsëritje të dizajnimit konceptual dhe vazhdon me dizajnimin konceptual të zgjeruar. Në të sqarohet koncepti i normalizimit të skemave të bazës së të dhënave, përkufizohen format normale dhe aplikohen në dizajnimin e bazave të të dhënave. Pastaj vazhdon me mënyrat e ruajtjes (memorimit) të të dhënave, paraqitjen (prezantimin) e të dhënave, arkitekturën e sistemit për udhëheqje me bazat e të dhënave, procesimin dhe optimizimin e përzgjedhësve, transakcionet, teknikat e kontrollit të njëkohshmërisë, teknikat e rikthimit të bazës së të dhënave dhe sigurimi i bazës së të dhënave dhe autentifikimi.
  • [MCS-102] [6 SETK] Programim dhe dizajnim i orinetuar në objekte
    Qëllimi i kësaj lëndë është të mësohet programimi dhe dizajnimi i orientuar në objekte me një qasje më rigoroze, duke theksuar abstraktimin, modularitetin dhe ri-përdorimin e kodit gjatë ndërtimit dhe kuptimit të sistemeve të mëdha. Në kuadër të koncepteve të programimit me objekte, lënda përfshin modelim të orientuar në objekte duke përdorur UML, praktikat më të mira të dizajnimit, shabllone të dizajnit, si dhe aplikimin e tyre në zgjidhje të problemeve nga bota reale dhe modelim të aplikacioneve.
  • [MCS-303] [6 SETK] Metodologjia e hulumtimit
    Qëllimi i kësaj lënde është që studentët të fitojnë njohuri dhe të kuptuarit e teorive të ndryshme shkencore dhe metodologjitë. Fillimisht studentëve do t’u shpjegohen konceptet themelore dhe përkufizimet teorike dhe mostrat e të gjitha metodave ekzistuese të hulumtimit, hipoteza të drejtpërdrejta dhe indirekte, variablat, vlefshmëria e rezultateve, BIAS-i dhe paragjykimet dhe cilësive shkencore dhe metodologjitë sasiore të kërkimit dhe qasjet e tjera metodologjike. Për çdo kapitull studentët do të kryejnë edhe detyra praktike. Pas përfundimit me sukses të kësaj lënde, studentët do të jenë në gjendje: ta dinë dhe ta kuptojnë rëndësinë e koncepteve themelore shkencore; t’i mësojnë teknikat për hulumtim dhe kërkim efikas të informacionit dhe qasje efikase në informacione dhe literaturë relevante; t’i identifikojnë, t’i përshkruajnë dhe t’i formulojnë problemet shkencore; të bëjnë një zgjedhje të kujdesshme të qasjeve alternative kërkimore, të përshkruajnë me kujdes; të krahasojnë dhe të shpjegojnë avantazhet dhe disavantazhet e metodave të ndryshme shkencore për mbledhjen dhe analizimin e të dhënave në kërkime sasiore dhe cilësore; t’i aplikojnë metodat themelore shkencore për të analizuar të dhënat sasiore dhe cilësore; të sigurojnë korniza teorike themelore mbi të cilat do të ndërtohen kërkimet; t’i shqyrtojnë ato dhe të bëjnë një vlerësim të publikimeve teknike dhe atyre shkencore.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [MCS-103] Inxhinieri a softuerike e avancuar
    • [ECSWMS-04] Zvillimi i sofuerit për njësi mobile
    • [ECSWMS-02] Dizajnimi i sistemeve interaktive për aplikacione në ueb dhe paisje mobile
    • [ECSWMS-07] Teknologjitë e kalkulimeve në “Cloud”
    • [EMCS-03] Ueb inxhinieringu
    • [EMCS-02] Vizualizimi i të dhënave
    • [EMCS-01] Arkitekturat e orientuara në shërbime
    • [ECSWMS-03] Internet i gjësendeve
    • [ECSDE-09] Llogaritjet me të dhëna intensive
    • [MSC-201] Strukturat e të dhënave dhe algoritmet e avancuara
    • [ECSDE-01] Inxhinieringu i dijes
    • [ECSDE-08] Analitika e “Big Data”
    • [ECSDE-07] Programimi i bazave të të dhënave
    • [ECSWMS-05] Siguria e ueb aplikacioneve
    • [ECSSE-02] Testimi dhe analiza e softuerit
    • [ECSSE-06] Sigurimi i cilësisë së softuerit dhe menaxhimi me rreziqet
    • [ECSWMS-01] Rrjetet mobile pa tela
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë
    • [MFE01] Retorika
    • [MFE02] Multilingualizmi dhe multikulturalizmi
    • [MFE03] Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet e TI për përpilimin e një punimi shkencor
    • [MFE04] Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet për përpunimin statistikor të të dhënave
    • [MFE05] Komunikimi profesional
    • [MFE09] Tregu i punës
    • [MFE08] Metodologjia e mësimdhënies
    • [MFE10] Filozofia e shkencave shoqërore
    • [MFE11] Menaxhimi i projekteve
    • [MFE12] Metodat e optimizimit
    • [MFE13] Çështjet etike dhe e drejta në teknologjitë e informacionit (TI)
    • [MFE14] Mbrojta e të drejtave të njeriut

Semestri 2

  • [SAD-200] [24 SETK] Punimi i magjistraturës
    Ky modul u mundëson studentëve që të transferojnë aftësitë dhe njohuritë e tyre për kërkime dhe për të bërë detyrën më të ndërlikuar - punimin e magjistraturës. Moduli synon të jetë plotësisht praktik dhe studentët t’i fitojnë njohuritë e nevojshme, por edhe aftësitë dhe shkathtësitë që t'i qasen shkrimit të punimit. Moduli ka një rezultat kthyes - t'u mundësojë studentëve ta shkruajnë punimin e magjistraturës me vështirësi minimale dhe me një efikasitet maksimal. Lënda ka për qëllim përmirësimin e teknikave të hulumtimit dhe stilin e shkrimit të punimit, duke mbajtur llogari për ndalesën e shërbimit me mjete të palejuara, siç janë: plagjiatura dhe cenimi i të drejtave të autorit, që janë të ndaluara me Statutin e UEJL-së.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [MCS-103] Inxhinieri a softuerike e avancuar
    • [ECSWMS-04] Zvillimi i sofuerit për njësi mobile
    • [ECSWMS-02] Dizajnimi i sistemeve interaktive për aplikacione në ueb dhe paisje mobile
    • [ECSWMS-07] Teknologjitë e kalkulimeve në “Cloud”
    • [EMCS-03] Ueb inxhinieringu
    • [EMCS-02] Vizualizimi i të dhënave
    • [EMCS-01] Arkitekturat e orientuara në shërbime
    • [ECSWMS-03] Internet i gjësendeve
    • [ECSDE-09] Llogaritjet me të dhëna intensive
    • [MSC-201] Strukturat e të dhënave dhe algoritmet e avancuara
    • [ECSDE-01] Inxhinieringu i dijes
    • [ECSDE-08] Analitika e “Big Data”
    • [ECSDE-07] Programimi i bazave të të dhënave
    • [ECSWMS-05] Siguria e ueb aplikacioneve
    • [ECSSE-02] Testimi dhe analiza e softuerit
    • [ECSSE-06] Sigurimi i cilësisë së softuerit dhe menaxhimi me rreziqet
    • [ECSDE-02] Gjurmimi i të dhënave nga Ueb për inteligjencë biznesi
    • [ECSWMS-01] Rrjetet mobile pa tela
Google+