Qëllimet e programit janë:
- Ngritja e nivelit të administrimit dhe të udhëheqjes së ndërmarrjes dhe zhvillimi i menaxhmentit bashkëkohor;
- Aftësimi dhe ndërtimi i menaxherëve të profilit bashkëkohor: sipërmarrës, të gatshëm të ndërmarrin aksione, por edhe rreziqe të cilat ndërlidhen me çdo iniciativë, fleksibile, persona të vendosur dhe të guximshëm;
- Arsimimi i menaxherëve me kualifikim të lartë dhe profesionistë me aftësi lideri dhe dëshira për t’u ballafaquar me sfidat e mileniumit të ri;
- Krijimi i menaxherëve me pikëpamje të reja dhe mënyra të të menduarit, zhvillimi i aftësive për parashikimin e të ardhmes dhe pranimin e sfidave dhe mundësive, të cilat i ofron biznesi në shekullin 21.
Pas përfundimit me sukses të programit, studentët do të mund:
- Të punojnë në mënyrë individuale dhe në grupe në hulumtimin e formave më përkatëse për plotësimin e nevojave të popullatës,
- T’i elaborojnë dallimet dhe nevojat e bashkësisë, nga aspekti shkencor dhe profesional.
- Të marrin pjesë aktive në ndërtimin e politikës makroekonomike dhe mikroekonomike.
- Të jenë të informuar dhe të kontribuojnë në elaboratet shkencore dhe profesionale.
Njohuritë dhe të kuptuarit
- Llogaritja e agregateve themelore makroekonomike dhe analizë kritike e politikave aktuale makroekonomike.
- Dhënia e mendimit kritik për politikat zhvillimore dhe për aplikimin e tyre në ekonominë kombëtare.
Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit
Aftësi për të diagnostifikuar zhvillimet aktuale të tregut, parashikim të tendencave të këtyre zhvillimeve dhe analiza e efekteve e masave të politikës ekonomike mbi lëvizjet e tregut.
Aftësitë për të vlerësuar
- Të jenë në gjendje të përfshihen në pozita udhëheqëse në organizatat fitimprurëse dhe jofitimprurëse në vend dhe nëpër botë.
- Analiza e proceseve të përgjithshme të zhvillimit ekonomik në botë dhe veçanërisht në proceset e tranzicionit, rajonalizimit dhe globalizimit të trendeve botërore ekonomike.
Aftësitë e komunikimit
- Mundësia e zhvillimit të aftësive personale, komunikimit, hulumtimit dhe aftësi të tjera të rëndësishme të cilat janë të nevojshme për punësim.
- Mundësia që studentët në mënyrë aktive të angazhohen në ligjërata dhe të kryejnë hulumtime të pavarura në të gjitha fushat e biznesit dhe ekonomisë.
Aftësitë e të mësuarit
- Zhvillimi i konceptit i të të menduarit kritik të studentëve.
- Mundësia e përvetësimit të aftësive hulumtuese dhe përvojës për menaxhim, marketing dhe financa publike, në organizatat private dhe jofitimprurëse.
Semestri 1
-
[10 SETK]
Metodologjia e hulumtimit dhe metodat sasiore të hulumtimit në biznes dhe ekonomi
Kjo lëndë i njofton studentët me problemet në ekonometri, përfshirë edhe zgjedhjen e formave funksionale dhe specifike, preventivën prej keqpërdorimeve të të supozimeve të modelit linear klasik, me elementet e gjasës dhe statistikat e ekonometrisë, intuitën dhe vlerësimin teorik të modeleve të regresionit, më një dhe më shumë ndryshime, realizimin e kërkimit origjinal empirik, modelin e përgjithshëm linear, strukturën e modelit dinamik dhe vlerësimin e ndryshimeve me ndërvarësi të kufizuar e tjera.
Kjo lëndë, gjithashtu, është e dizajnuar për studentë të cilët përgatiten për të punuar projekttezën e doktoratës. Qëllimet kryesore të lëndës janë që studentëve t’u ofrohen vegla për konceptualizim të tezës së tyre në raport me gjetjen e çështjes së hulumtimit shkencor dhe krijimin e metodave për mbledhjen e të dhënave dhe për analizë cilësore. Lënda është e fokusuar në problemet e metodave dhe teknikave si bie fjala ç’është analiza statistikore, tekstet lidhur me teorinë dhe testimi i hipotezave.
Pastaj me rëndësi janë edhe temat për inferencën deskriptive dhe kauzave, hulumtimet dhe studimet longitudinale, krahasimtare të rastit. Informata progresive do te ofrohen për mbledhjen e të dhënave duke punuar me tekst. Qëllimi është analiza e të dhënave cilësore, vënia finale në funksion i të gjitha veprimeve teorike në funksion të dizajnimit dhe shkrimit të tezës. Aspektet epistemologjike të lëndës do të materializohen përmes pyetjeve – se si i pranojmë ne? Çka është teoria e njohjes, çka është njohja, si mund të arrijmë te dituritë shkencore dhe te e vërteta?
-
[10 SETK]
Teoria e organizatës – qasje multidisciplinare
Lënda do t’u mundësojë studentëve njohje fundamentale të teorive klasike dhe bashkëkohore të kësaj fushe. Në këtë lëndë do të trajtohen teoria klasike, sociale, ekonomia e organizuar, teoria institucionale, teoria ekologjike. Po ashtu në këtë lëndë do të elaborohen edhe përmbajtjet e mëposhtme si: teoria bihejvioristike e vendimmarjes organizacionale, krahasueshmëria dhe mësimi, procesi social i ndërtimit, format e organizimit, dizajni organizativ dhe kompleksiteti, kultura organizative dhe kontrolli, pavarësia organizative dhe fuqitë, qëllimet organizative dhe efikasiteti, organizimi dhe teknologjia, proceset informative dhe drejtimet në organizatë, lidhjet dhe rrjetet ndërkombëtare, teoritë e reja dhe të vjetra institucionale, zhvillimi i të ashtuquajturës ekologji e organizuar, procesi i ndryshimeve organizative, ndryshimet institucionale dhe lëvizjet e përgjithshme e të tjera. Në suaza të kësaj, studentët do të përfitojnë njohuri dhe analiza të organizimit si sistem.
-
[10 SETK]
Menaxhimi i marketingut – nivel i avancuar
Kjo lëndë përshkruan mënyrën me të cilën kompania i arrin qëllimet e saj të marketingut përmes identifikimit të target tregut, duke shfrytëzuar strategji të marketingut që me sukses t’i shërbejë të gjithë tregut. Rëndësia e klientëve konsiderohet si faktor për të formuluar strategjitë dhe vendosjen e tyre në marketing miks në formë të detajuar, si prodhimin, çmimin, vendin ose shpërndarjen dhe promocionin dhe lanin veprues. Vendimet përfshijnë atë se çka dëshiron kompania si klientë të saj, cilët klientë duhet t’i kënaqë, çfarë prodhimesh dhe shërbimesh t’u ofrojë, çfarë çmimesh të vendosë, me çfarë komunikimi të veprojë, cilët kanale të shpërndarjes t’i shfrytëzojë dhe çfarë partneriteti të zhvillojë. Në sjelljen e vendimeve, kompanitë mund të jenë nën ndikimin e faktorëve të pakontrollueshëm, siç janë ata politikë, ekonomikë, socialë, ligjorë, teknologjikë, demografikë dhe konkurrues.
Semestri 2
-
[10 SETK]
Shqyrtimi dhe miratimi i planit të disertacionit të doktoratës
Pas semestrit të parë, studenti fillon aktivitetet e tij për përpilimin e planit mbi disertacionin e doktoratës. Aktivitetet përfshijnë: përcaktimin e literaturës, përcaktimin e kornizës hipotetike, përkufizimin e metodologjisë së punës, përcaktimin e planit individual dhe prezantimin e parë publik. Po të ketë nevojë mund të organizohen edhe lëndë zgjedhore për këtë qëllim.
-
[10 SETK]
Lëndë zgjedhore 1
-
Menaxhimi i njohurive, inovacioneve dhe konkurrencës
Në këtë lëndë trajtohen temat e mëposhtme: njohuritë individuale dhe organizative, ndryshimet mes dijes dhe informacionit në organizata, rimëkëmbjes dhe transferimin e dijes (gjenerimin, ruajtjen, shumimin dhe ndërprerjen e njohurive), njohuria dhe dizajni organizativ, roli kritik i dijes, njohuritë dhe avantazhi konkurrues, menaxhimi i njohurive në rrjetet organizative, zhvillimi i ndarjes së njohurive me partnerët, që lidh njohuritë me strategjinë e organizatës.
-
Menaxhimi i ndërmarrësisë - Nivel i avancuar
Kjo lënde trajton temat: ndërmarrësia si një lëmi dhe aktivitet në terren, zhvillimi i sipërmarrjes, njohja e karakteristikave të sipërmarrësve dhe dallimet e tyre në krahasim me menaxherët, dallimet në mes të ndërmarrjes sipërmarrëse dhe ndërmarrjes së vogla, analiza e industrisë, kreativiteti dhe inovacioni i mundësive dhe risimtaria, gjenerimi i ideve, krijimi i bizneseve të reja dhe rritja e zhvillimi i tyre, zhvendosja, kombinimi e rikombinimi i burimeve zhvillimore, fazat e zhvillimit të ndërmarrjeve, burimet tradicionale dhe alternative të financimit të ndërmarrjeve, strategjitë për dalje, ndërmarrësia si akcelerator i rritës dhe zhvillimit ekonomik, masat për zhvillimin e bizneseve të vogla dhe për ndërmarrësin, ndërmarrësia në ndërmarrjet e mëdha, ndërmarrësia në administratë, përpunimi i planit të biznesit.
-
Menaxhmenti strategjik global – Nivel i avancuar
Lënda menaxhmenti strategjik global studentët do t’i përgatisë për të menduarit strategjik dhe për vendimmarrje si dhe për evitimin e marrjes së vendimeve ad – hock. Në këtë lëndë studentët do të trajtohen për: përcaktimin e misionit të kompanisë, etikën dhe përgjegjësinë sociale në menaxhimin strategjik, analizën e mjedisit të jashtëm dhe të brendshëm në strategjitë vendimmarrjes, analizën dhe strategjinë e përzgjedhjes, zinxhirin vlerë-analiza, e afat-gjatë qëllimet dhe strategjitë e bizneseve strategjitë e kompanive multinacionale, strategjitë e zbatimit dhe të kontrollit, strategjitë e bizneseve të vogla, sipërmarrëse, strategjitë e organizatave jofitimprurëse, strategjitë në biznesin ndërkombëtar dhe më shumë. Gjithashtu do të trajtohen dhe modele, mënyra e vendim-marrjes në situata të pasigurisë, siguri dhe rrezik. Të gjitha temat e kësaj lënde do të zhvillohen në drejtim të një analize krahasuese të metodave të përdorura nga kompanitë që operojnë në pjesë të ndryshme të botës.
-
Sjellja e konsumatorëve – Nivel i avancuar
Me qëllim që të kihet një pasqyrë më e mirë në sjelljen e konsumatorëve, siç është mësimi i konsumatorëve, percepcioni dhe luajaliteti ndaj brendeve, do të shqyrtohen disa vegla për marketing hulumtim. Kjo lëndë, para së gjithash, do t’i njoftojë studentët me temat që kontribuojnë për të kuptuarit e sjelljes së konsumatorit. Gjithashtu do të njihen edhe me bazën psikologjike të sjelljes së konsumatorëve me fitimin e informacioneve për analizimin e mëtejshëm të konsumatorëve.
-
Marketingu i drejtpërdrejtë
Lënda përshkruan se si kompania do të arrijë objektivat e saj të marketingut duke identifikuar tregun e synuar, përdorimin e strategjive të marketingut dhe taktikat për të komunikuar me sukses me tregun e përgjithshëm. Ajo përmban këto aktivitete të rëndësishme: konceptin e përgjithshëm të marketingut të drejtpërdrejtë, format e marketingut të drejtpërdrejtë, marrëdhëniet e marketingut, emisionet për blerje nga shtëpia, proceset strategjike të marketingut të drejtpërdrejtë, teknologjitë, marketingun e drejtpërdrejtë në të ardhmen e të tjera.
-
[10 SETK]
Lëndë zgjedhore 2

Semestri 3/4
| Drejtimi: |
Semester 3 / Semester 4s |
-
[40 SETK]
Punë kërkimore - shkencore
Në vitin e dytë (semestri 3 dhe 4) doktoranti e vazhdon aktivitetin kërkimor sipas planit të miratuar individual. Mentori jep vlerësimet në lidhje me këto aktivitete.
-
[20 SETK]
Publikime I
Publikimi i aktiviteteve kërkimore në përputhje me kriteret relevante të mediumit botues. Aktivitetet botuese, suksesi i kandidatit dhe rëndësia e fushës së kërkimit do të kontrollohet para audiencës shkencore.
Semestri 5
-
[20 SETK]
Prezantimi i rezultateve të hulumtimit
Në fund të semestrit të pestë, pas aktiviteteve kërkimore në planin individual, doktoranti i prezanton publikisht rezultatet e përgjithshme të kësaj faze të tezës dhe kërkimit.
-
[10 SETK]
Publikime II
Publikimi (botimi) i aktiviteteve kërkimore sipas kritereve të relevancës së mediumit botues. Aktivitetet botuese, suksesi i kandidatit dhe rëndësia e fushës së kërkimit do të kontrollohet para audiencës shkencore.
Semestri 6
-
[30 SETK]
Disertacioni i doktoratës
Vazhdimi i punës së disertacionit të doktoratës. Dorëzohet teza (disertacioni), pranohet nga Këshilli mësimor-shkencor i fakultetit, u dorëzohet anëtarëve të komisionit dhe fillon procedura e mbrojtjes publike.