Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!
Export

Programi:

Shkencat politike

Cikli i studimeve: Cikli i tretë (doktoratë)
Fakulteti: Shkencat Shoqërore Bashkëkohore
Viti akademik: 2019 / 2020
Titulli: Doktor i shkencave politike
SETK: 180 (3 vite) Akreditimi

Duke u nisur nga përcaktimet e shkollës së doktoratës në UEJL dhe nga strategjia e zhvillimit të Fakultetit të administrimit publik dhe shkencave politike (FAP&SHP) ky program paraqet vazhdim të edukimit të kuadrit që i kanë kryer studimet deridipilomike dhe pasdiplomike. Ky program paraqet  nivel të  avancuar për aftësimin  në fushat shkencore, hulumtuese e profesionale, në veprimtaritë e pavarura hulumtuese si dhe në karrierën profesionale e akademike. Me këtë proces të studimit, studentët do të fitojnë dije akademike, intelektuale, teknike si dhe komunikative përmes formave të ndryshme të përgatitjes së punës hulumtuese shkencore.

Programi studimor do t’i përgatisë bashkëpunëtorët shkencorë dhe profesionalë me dije dhe aftësi moderne për ligjërim dhe hulumtim, gjithashtu ata do të fitojnë shkathtësi menaxheriale dhe politike. Kandidatët do të fitojnë aftësi për udhëheqje në menaxhimin e ndryshimeve, në proceset integruese evropiane dhe për rrethanat politike brenda dhe jashtë vendit. Studentët do të përgatiten për kyçje aktive në projektet shkencore hulumtuese dhe me dijet e fituara profesionale dhe shkencore ata do të jenë të përgatitur të punësohen në institucione të specializuara në fusha të ndryshme në sektorin publik dhe shtetëror, sektorin privat dhe shoqërinë qytetare.

Njohuritë dhe të kuptuarit

-          Shfaq kuptueshmëri sistematike në lëmin e hulumtimit dhe njohuri të përkryera të metodave dhe shkathtësive për hulumtim në kornizat e atij lëmi në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare.

Ka dije të shkëlqyeshme nga shkencat politike, përmes zhvillimit dhe aplikimit të ideve origjinale nga konteksti hulumtues.

Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit

-          Shfaq aftësi për të interpretuar, dizajnon, zbaton dhe adapton lëndë thelbësore të hulumtimit me integritet shkencor,

-          Jep kontribut përmes hulumtimeve origjinale që i tejkalojnë kufijtëekzistues të dijes, duke zhvilluar dije të reja, të vlerësuara në nivel nacional dhe ndërkombëtar të publikimeve të recensuara.

Mund t’i analizojë argumentet kryesore në kontekstin politik dhe t’i zbatojë të arriturat hulumtuese politike në situata të reja.

Aftësitë për të vlerësuar

-          Aftësi për analiza kritike, vlerësim dhe sintezë e ideve të reja komplekse, duke pasur kompetence për vlerësim.

-          Aftësi për inicim të pavarur dhe pjesëmarrje në rrjete nacionale dhe ndërkombëtare si dhe në ngjarje me integritet shkencor.

Aftësi për inicim të pavarur të projekteve hulumtuese dhe zhvillimore, përmes të cilit do të gjenerojë dije dhe shkathtësi të reja për zhvillimin e lëmenjve hulumtues.

Aftësitë e komunikimit

-          Mund të komunikojë me kolegët e tij, komunitetin e gjerë akademik dhe shoqërinë në tërësi në kuadër të  fushës së vet të ekspertizës.

Mund t’i theksojë konkluzionet nga hulumtimet e veta shkencore dhe dijet para një auditoriumi jashtë qarqeve tradicionale akademike

Aftësitë e të mësuarit

-          Pritet që të jetë i aftësuar të promovohet në korniza akademike dhe profesionale si dhe në zhvillimin teknologjik, shoqëror dhe kulturor të bazuar në dije,

Demonstron dije të avancuar të qasjes në hulumtimin e shkencave politike, qasja normative karshi qasjes empirike teorike, strategjisë cilësore karshi sasiore të hulumtimit të teorive klasike dhe moderne.

Semestri 1

  • [10 SETK] Metodologjia e hulumtimit
    Kjo lëndë është dizajnuar për studentët që përgatiten për punimin e projekt tezës së doktoratës. Qëllimet kryesore të lëndës janë që studentëve t’u ofrohen vegla për konceptualizimin e tezës së tyre në raport me gjetjen e pyetjes hulumtuese dhe krijimin e metodave për mbledhjen e të dhënave për analizë cilësore. Lënda fokusohet në problemet e metodave sasiore dhe të teknikave, siç është analiza statistikore, tekstet që lidhen me teorinë dhe testimin e hipotezave. Me rëndësi janë edhe temat për inferencë deskriptive dhe kauzale, hulumtime longitudinale krahasuese dhe studime të rastit. Informacione të avancuara do të ofrohen për mbledhjen e të dhënave duke punuar në tekst. Qëllimi është analiza e të dhënave sasiore, vendosja finale e të gjitha veprimeve teorike dhe praktike në dizajnimin dhe shkrimin e tezës.
  • [10 SETK] Shkrimi i disertacionit të doktoratës
    Kjo lëndë është plotësim i lëndës së metodologjisë së hulumtimit dhe i aftëson studentët për dije të avancuara, shkathtësi për përgatitjen dhe rrumbullakimin e disertacionit të doktoratës. Studentët njoftohen me teknikat metodologjike për një situatë reale të hulumtimit, me përpilimin e pyetësorëve, anketat me shembuj të drejtpërdrejtë. Përmes temave çka është hulumtimi dhe çka është puna individuale do të njoftohen studentët me mostrën në punën hulumtuese shkencore, me analizat organizative në shkencat shoqërore dhe me qasje të ndryshme që e shfrytëzojnë shkencëtarët gjatë analizës së të dhënave shoqërore. Cilësimet teorike dhe praktike në fillim të shkrimit, përparësitë e fillimit të shpejtë të pjesëve, përkufizimi i qartë i qëllimit dhe fenomeneve janë tema që do të inkurajojnë studentët. Në rrjedhë të mbledhjes, shkrimit dhe ruajtjes së të dhënave për idetë si dizajnohet punimi, projekti i doktoratës.
  • [10 SETK] Analiza e politikave publike
    Lënda ka për qëllim që t’u mundësojë studentëve ta përkufizojnë dhe ta ilustrojnë analizën e politikave dhe rolin e saj në krijimin dhe transformimin e informatave relevante për politikat. Nuk ka pajtueshmëri se si në mënyrë të saktë të përkufizojë politika publike. Studentët do të kenë rast të njoftohen me këtë lëmi dhe në mënyrë kritike të analizohet zhvillimi dhe dukuritë në lëmin e politikave publike. Analiza e politikave publike është disiplinë për zgjidhjen e problemeve që tërheq dije nga metodologjia dhe teoritë themelore në shkencat shoqërore, në profesionet shoqërore dhe të filozofisë së politikës.

Semestri 2

  • [10 SETK] Shqyrtimi dhe miratimi i planit të disertacionit të doktoratës
    Pas semestrit të parë, studenti fillon aktivitetet e tij për përpilimin e planit mbi disertacionin e doktoratës. Aktivitetet përfshijnë përcaktimin e literaturës, përcaktimin e kornizës hipotetike, përkufizimin e metodologjisë së punës dhe përcaktimin e planit individual si dhe prezantimin e parë publik.
  • [10 SETK] Lëndë zgjedhore 1
    • Marrëdhëniet ndërkombëtare dhe historia e diplomacisë
    • Marrëdhëniet ndërkombëtare
    • Politikat dhe qeverisja në Bashkimin Evropian
    • Politikat krahasuese
    • Globalizimi kulturor
  • [10 SETK] Lëndë zgjedhore 2
    • Marrëdhëniet ndërkombëtare dhe historia e diplomacisë
    • Marrëdhëniet ndërkombëtare
    • Politikat dhe qeverisja në Bashkimin Evropian
    • Politikat krahasuese
    • Globalizimi kulturor

Semestri 3/4

Drejtimi: Semestri 3 / Semestri 4
  • [40 SETK] Puna kërkimore-shkencore
    Në vitin e dytë (semestri 3 dhe 4) kandidati vazhdon me veprimtarinë kërkimore shkencore sipas planit individual të miratuar. Mentori siguron vlerësimin lidhur me këto aktivitete në formën e një raporti drejtuar Këshillit mësimor-shkencor të fakultetit.
  • [15 SETK] Publikime I
    Publikimi i aktiviteteve kërkimore-hulumtuese sipas tabelës me rëndësi për mediat për publikim. Aktivitetet dhe sukseset publicistike të kandidatit kontrollohen para audiencës shkencore sipas lëmit dhe relevancës së hulumtimit.
  • [5 SETK] Mobiliteti i studentëve
    Qëllimi i mobilitetit të doktorantëve është të prezantojnë, shkëmbejnë dhe diskutojnë punën e tyre kërkimore me kolegë nga vendet e tjera evropiane për të përmirësuar cilësinë e disertacionit të tyre.

Semestri 5

  • [20 SETK] Prezantimi i rezultateve të hulumtimit
    Në fund të semestrit të 5-të, pas aktiviteteve kërkimore-hulumtuese sipas planit individual, kandidati do t'i prezantojë publikisht rezultatet e përgjithshme të kësaj faze të punimit dhe të hulumtimit.
  • [10 SETK] Publikime II
    Publikimi i aktiviteteve kërkimore-hulumtuese sipas tabelës me rëndësi për mediat për publikim. Aktivitetet dhe sukseset publicistike të kandidatit kontrollohen para audiencës shkencore sipas lëmit dhe relevancës së hulumtimit.

Semestri 6

  • [30 SETK] Disertacioni i doktoratës
    Vazhdimi i punës së disertacionit të doktoratës. Dorëzohet teza (disertacioni), pranohet nga Këshilli mësimor-shkencor i fakultetit, u dorëzohet anëtarëve të komisionit dhe fillon procedura e mbrojtjes publike.
Google+