Programi pasdiplomik e drejta ndërkombëtare synon të ofrojë një gamë të moduleve që do ta përfshijnë bazën e të dijeve ndërkombëtare juridike për afrimin drejt profesionet juridike dhe profesionet që lidhen me lëmin e të drejtës ndërkombëtare dhe të sigurojë njohuri të fuqishme, të veçanta dhe sistematike për institucionet dhe koncepcionet e së drejtës ndërkombëtare, si dhe mbi gjendjen dhe perspektivën e tyre në rajon dhe botë.
Diploma e programit studimor do t'u mundësojë studentëve të studimeve të doktoratës që të aftësohen për punën hulumtuese shkencore në lëmin e shkencave juridike ndërkombëtare dhe për mësimdhënie në universitetet në vend dhe jashtë vendit, me ç'rast aktivisht do të jenë të kyçur edhe në procesin e fuqizimit të burimeve të veprimtarive të pushtetit shtetëror në drejtim të procesit të integrimeve euroatlantike të vendit.
Njohuritë dhe të kuptuarit
- Ka njohuri solide nga disiplinat që e sajojnë të drejtën ndërkombëtare, përfshirë të drejtën e organizatave ndërkombëtare, të drejtat e njeriut, të drejtën ndërkombëtare publike, të drejtën ndërkombëtare private, të drejtën ndërkombëtare penale, të drejtën ndërkombëtare ekonomike dhe marrëdhëniet ndërkombëtare;
- Ka njohuri të thelluara për teknikat dhe metodat e avancuara të hulumtimit në lëmin e së drejtës ndërkombëtare.
Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit
- Interpreton në frymë kritike teoritë e së drejtës ndërkombëtare si dhe rastet më të rëndësishme nga praktika;
- Zbaton njohuritë teorike në situata të ndryshme praktike që paraqiten në lëminë e së drejtës ndërkombëtare si mbrojtjen e të drejtave të njeriut, diplomacinë, zgjidhjen e kontesteve dhe kolizionin e ligjeve përfshirë negociatat dhe mediacionin;
- Sintetizon njohuritë e fituara dhe i zbaton ato në rrethana konkrete;
Aftësitë për të vlerësuar
- Ka mendim më të zhvilluar kritik përmеs metodës së analizës dhe të krahasimit.
- Zhvillon shkathtësi për zgjidhjen e problemeve përmеs praktikës së zgjidhjes së rasteve më komplekse nga jurisdiksioni dhe praktika gjyqësore vendore dhe ndërkombëtare
Aftësitë e komunikimit
- Përdor terminologji adekuate për çështje komplekse dhe specifike në sferën e shkencave juridikе-ndërkombëtare.
- Angazhohet aktivisht në argumentimin dhe në debatin shkencor.
- I përdor gjuhët zyrtare të universitetit dhe ka shkathtësi të avancuara të teknologjive të informimit në punën shkencore.
Aftësitë e të mësuarit
- Zhvillon rregullore të punës kërkimore që përdoret në profesionin e tij.
- Zhvillon një praktikë të mësimit të vazhdueshëm duke u angazhuar në trajnimin e personave që punojnë në shërbimet diplomatike-konsullore të shtetit.
Semestri 1
-
[10 SETK]
Metodologjia e hulumtimit
Studentët do të jenë në gjendje:
- T’i aplikojnë metodat kryesore juridike dhe metodat tjera hulumtuese.
- Të mbledhin në mënyrë kritike dhe krijuese material kërkimore, që është relevant dhe që citohet nga autorët në mënyrë selektive në përgjigjet e tyre.
- Ta kuptojnë vëllimin e procesit të hulumtimit dhe qasjen në metoda të ndryshme të kërkimit shkencor dhe të jenë në gjendje ato t’i kritikojnë .
- Ta studiojnë përmes qasjes së avancuar raportin midis teorisë juridike dhe praktikës kërkimore.
- T’i aplikojnë shkathtësitë dhe njohuritë e mësuara në tezat e tyre.
-
[10 SETK]
E drejta ndërkombëtare publike - programi i thelluar
Lënda përbëhet në punën e rasteve nga lëmi i të drejtës ndërkombëtare, kurse pjesërisht përfshin edhe punën praktike (intership) në institucionet relevante, gjë që mund të përfshijë edhe punën shkencore-kërkimore të studentëve në grupe.
-
[10 SETK]
E drejta ndërkombëtare private - programi i thelluar
Nëpërmjet këtij moduli, studentët do të fitojnë njohuri të avancuara për burimet e së drejtës që do të duhet të zbatohen për rregullimin e marrëdhënieve juridike civile - me element të huaj (nacional dhe ndërkombëtar) dhe për mënyrën e rregullimit të marrëdhënieve civile-juridike me element të huaj (mënyra e drejtpërdrejtë dhe e tërthortë, kolizionale, që është karakteristike vetëm për këtë modul), por edhe për elementet e përgjithshme dhe të përbashkëta të formimit dhe të zbatimit të DNP. Njëherësh do të njoftohen edhe për faktet e paraqitjes së elementit të huaj (fakte të identifikimit), pikat e lidhjes dhe institutet përmes të cilave shmanget aplikimi i të drejtës meritore në DNP.
Semestri 2
-
[10 SETK]
Shqyrtimi dhe miratimi i planit të disertacionit të doktoratës
Pas semestrit të parë, studenti fillon aktivitetet e tij për përpilimin e planit mbi disertacionin e doktoratës. Aktivitetet përfshijnë: përcaktimin e literaturës, përcaktimin e kornizës hipotetike, përkufizimin e metodologjisë së punës dhe përcaktimin e planit individual dhe prezantimin e parë publik. Po të ketë nevojë, mund të organizohen edhe lëndë zgjedhore për këtë qëllim.
-
[10 SETK]
Lëndë zgjedhore 1
-
E drejta evropiane private
Studim më i hollësishëm i së drejtës private të BE-së, rregullativave, domicilit, kontratave, përgjegjësisë jashtëkontraktuese, jurisdiksionit, njohjes dhe ekzekutimit të vendimeve gjyqësore të huaja dhe procedura përkatëse.
-
E drejta ndërkombëtare humanitare
Në kuadër të kësaj lënde studiohen institutet themelore të së drejtës ndërkombëtare në konfliktet e armatosura, ku përfshihen edhe konfliktet e brendshme të armatosura dhe të ashtuquajturat luftëra civile. Theksi do të vendoset në burimet e kësaj të drejte, pra në të ashtuquajturat Konventa të Gjenevës të së drejtës ndërkombëtare humanitare dhe Protokollet shtesë, por edhe të gjitha institutet tjera të së drejtës së luftës, si dhe mënyrat për përfundimin e konflikteve. Në kushtet e zhvillimit jashtëzakonisht të shpejtë të kësaj disipline në drejtim të përfshirjes të konflikteve të shumta të brendshme dhe rregullimin e tyre juridik nga aspekti humanitar, theks i veçantë do t’u vihet edhe konflikteve e brendshme të armatosura.
-
E drejta e konkurencës evropiane
Në kuadër të kësaj lënde, studentët fitojnë njohuri të thella të klauzolave kontraktuale dhe të praktikave pandershme. Njoftohen, po ashtu, për shitjet e drejtpërdrejta, blerjet e licencave, për krahasimet e çmimeve, shitjet e veçanta dhe ofertat speciale, veçoritë e shitjeve të aksioneve nga pasuria falimentimit, duke përhapur pohime të pavërteta për qëllime të konkurrencës, pastaj për monopolin, vendimet dhe marrëveshjet, aplikimin e njëtrajtshëm të kushteve të biznesit, monopolet e racionalizimit dhe të marrëveshjeve të specializimit për bashkëpunim. Pason pajisja me njohuri për bashkëpunimin midis blerësit, importit dhe eksportit, për monopolet me interes publik të raportuar tek autoritetet kompetente, për masat e autoriteteve antitrast, kufizimet vertikale të konkurrencës, mirëmbajtjen dhe çmimet, të drejtën ekskluzive të marrëveshjeve të shitjes, për marrëveshjet e licencës, njohuritë teknike mbi përvojën dhe pozitën dominuese në treg, kufizimin e konkurrencës dhe trajtimin e pabarabartë, rregullat e konkurrencës, autoritetet kompetente dhe procedurat përkatëse.
-
Organizatat ndërkombëtare
Në kuadër të kësaj lënde studiohen poentat themelore të teorive për organizimin ndërkombëtar ndërqeveritar; struktura institucionale e sistemit të OKB-së; organizatat kryesore evropiane - BE, Këshilli i Evropës dhe OSBE; si dhe organizatat më të rëndësishme rajonale që veprojnë në territorin e Amerikës, Afrikës dhe të Azisë dhe Lindjes së Largët, si dhe marrëdhëniet e RM-së me organizatat e përmendura ose veprimet e RM në organizatat ndërkombëtare ku është e anëtarësuar.
-
[10 SETK]
Lëndë zgjedhore 2

Semestri 3/4
| Drejtimi: |
Semestri 3 / Semestri 4 |
-
[40 SETK]
Punë kërkimore-shkencore
Në vitin e dytë (semestri 3 dhe 4) kandidati vazhdon me veprimtarinë kërkimore shkencore sipas planit individual të miratuar. Mentori siguron vlerësimin lidhur me këto aktivitete në formën e një raporti drejtuar Këshillit mësimor-shkencor të fakultetit.
-
[20 SETK]
Publikime I
Në vitin e dytë (semestri 3 dhe 4) kandidati vazhdon me veprimtarinë kërkimore shkencore sipas planit të miratuar individual. Mentori siguron vlerësimin lidhur me këto aktivitete në formën e një raporti drejtuar Këshillit mësimor-shkencor të fakultetit.
Semestri 5
-
[20 SETK]
Prezantimi i rezultateve të hulumtimit
Në fund të semestrit të 5-të, pas aktiviteteve kërkimore-hulumtuese sipas planit individual, kandidati do t'i prezantojë publikisht rezultatet e përgjithshme të kësaj faze të punimit dhe të hulumtimit.
-
[10 SETK]
Publikime II
Publikimi i aktiviteteve kërkimore-hulumtuese sipas tabelës me rëndësi për publikim, për mediat. Aktivitetet dhe sukseset publicistike të kandidatit kontrollohen para audiencës shkencore sipas lëmit dhe relevancës së hulumtimit.
Semestri 6
-
[30 SETK]
Disertacioni i doktoratës
Vazhdimi i punës së disertacionit të doktoratës. Dorëzohet teza (disertacioni), pranohet nga Këshilli mësimor-shkencor i fakultetit, u dorëzohet anëtarëve të komisionit dhe fillon procedura e mbrojtjes publike.