Programi i studimor fokusohet kryesisht në linguistikë, letërsi, përvetësimin e gjuhës dhe në metodologjinë e mësimit të gjermanishtes si gjuhë e huaj (DaF) në nivel universitar, si dhe në teoritë gjermane të kulturës dhe civilizimit. Në Departamentin e Gjermanistikës janë angazhuar përfshin profesorë lokal si dhe nga vendett gjermanishtfolëse, të cilët janë të kualifikuar për të dhënë mësim sipas metodave moderne. Departamenti ynë luan një rol të rëndësishëm jo vetëm në nivel shtetëror, por edhe në nivel rajonal. Në këtë drejtim, vlen të përmendet zhvillimi dhe aplikimi modern i kurrikulave si dhe cilësia në fushën e përgatitjes së mësimdhënësve të gjermanishtes si gjuhë e huaj. Programi studimor i ciklit të tretë synon t'u sigurojë doktorantëve kompetencat dhe mjetet e nevojshme për të zhvilluar projekte kërkimore që përfshijnë standardet më të larta shkencore dhe nivele të avancuara të rëndësisë etike. Programi studimor është në përputhje me trendet moderne botërore dhe evropiane dhe është i krahasueshëm me programe të ngjashme të institucioneve të huaja të arsimit të lartë, veçanërisht në hapësirën arsimore evropiane. Programi studimor u ofron doktorantëve njohuritë më të fundit shkencore dhe profesionale të aplikuara në fushën e linguistikës dhe letërsisë gjermane dhe si i tillë përputhet me të paktën tre programe të akredituara të institucioneve të huaja të arsimit të lartë.
Të diplomuarit e këtij programi studimor posedojnë njohuri, shkathtësi dhe kompetenca, të cilat i aftësojnë ato që të kryejnë në mënyrë të pavarur hulumtime të ndryshme shkencore në radhë të parë nga fusha e linguistikës dhe letërsisë gjermane si dhe të fillojnë karrierën e tyre si mësimdhënës bashkëkohorë të gjermanishtes, kryesisht në nivelin universitar. Përveç kësaj modulet nga fusha e linguistikës, letërsisë, didaktikës dhe kulturës i aftësojnë të diplomuarit tanë edhe për kryerjen e veprimtarive tjera si për shembull: në administratën shtetërore dhe marketing; në shërbimin diplomatik; në Institucionet publike dhe private; përkthyes dhe interpretues; në forcimin e marrëdhënieve gjermane - maqedonase; në sferën e politikës kulturore dhe të ndërmjetësimit të kulturës; veprimtari nga fusha e mediave dhe nga ajo e shtëpive botuese; në ndërmarrjet ndërkombëtare ose në turizëm.
Njohuritë dhe të kuptuarit
- Të kenë njohuritë dhe të kuptuarit në studimet gjermane që janë të ndërtuara dhe shtrihen zakonisht mbi nivelin e ciklit të dytëtë studimeve.
- Të demonstrojnë njohuri të veçanta të linguistikës gjermane, letërsisë, kulturës dhe civilizimit të vendeve gjermanishtfolëse.
- Të kenë njohuri profesionale dhe të të kuptuarit të trendeve kryesore në metodologjinë e mësimdhënies së gjuhës gjermane në nivelin, sekondar dhe terciar.
- Të marrin njohuritë akademike për punë të pavarur shkencore.
Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit
- Të aplikojnë aftësitë e tyre në mjedise akademike dhe jo akademike në lidhje me studimet gjermane.
- Të jenë në gjendje të krijojnë, të hartojnë, të zbatojnë dhe të përshtatin projekte të rëndësishme hulumtuese me integritet shkencor.
- Të përdorin gjuhën gjermane të folur dhe të shkruar në kontekste të ndryshme.
- Të përkthejnë tekste nga sfera e drejtësisë, ekonomisë, politikës, tekste letrare etj, nga gjermanishtja në shqip dhe/ose maqedonisht dhe anasjelltas.
- Të dizajnojnë syllabuse dhe plane mësimore të përshtatshme për kontekste specifike të mësimdhënies, si p.sh. për studentë të rritur ose për mësimin e gjermanishtes së biznesit ose të drejtësisë për të rritur etj.
Aftësitë për të vlerësuar
- Të ekzaminojnë aspektet e ndryshme nga linguistikagjermane dhe rëndësinë e tyre në procesin e mësimdhënies së gjermanishtes si gjuhë e huaj.
- Të bëjnë gjykime të ndërlikuara metodologjike në projektimin dhe analizën e hulumtimeve shkencore në fushën e studimeve gjermane.
- Të bëjnë vlerësime lidhur me vështirësitë potenciale të aspekteve të ndryshme nga fusha e linguistikës dhe letërsisë gjermane.
- Të bëjnë vlerësime të ndërlikuara metodologjike në projektimin e hulumtimit dhe të bëjnë dallimin në mes të metodave të ndryshme të mbledhjes së të dhënave dhe analizën e të dhënave lidhur me linguistikën dhe letërsinë gjermane dhe me disiplina të tjera shkencore nga fusha e gjermanistikës.
Aftësitë e komunikimit
- Të artikulojnë qartë procesin arsimor në kontekstin e studimeve të linguistikës dhe letërsisë gjermane.
- T’ua mësojnë konceptet e ndryshme gjuhësore studentëve me aftësi të ndryshme.
- Të komunikojnë në mënyrë të duhur, t’i përvetësojnë mundësitë për të arritur të menduarit kritik, komunikim dhe zhvillim profesional të studentëve.
- Të tregojnë kompetencë komunikative në klasë sa i përket menaxhimit të klasës në nivelin sekondar dhe terciar.
Aftësitë e të mësuarit
- Të iniciojnë dhe realizojnë hulumtime të pavarura shkencore me standardet e larta akademike në fushën e studimeve gjermane.
- Të jenë në gjendje të vetëmonitorojnë dhe të përshtatin metodat e mësimdhënies varësisht prej situatës së caktuar.
- Të studiojnë në masë të madhe në mënyrë autonome gjuhësinë, letërsinë, kulturën dhe civilizimin gjerman.
Semestri 1
-
[C2462]
[10 SETK]
Metodologjia e hulumtimit
Kјо lëndë ka për qëllim të shpjegojë metodologjitë dhe teknikat e punës shkencore, të cilat studentëve u krijojnë shumë vështirësi. Ushtrimet praktike do t’u ndihmojnë studentëve të orientohen në bibliotekë, të shkruajnë një punim shkencor, referate, punime seminarike, etj. Në kuadër të kësaj lënde, do të përfshihen temat si: përcaktimi i temës, bibliografia, rregullat e citimit, kodet shkencore, organizimi i punës, etj.
-
[C2460]
[10 SETK]
Çështjet kyçe në mësimdhënien e gjuhës dhe letërsisë
Kjo lëndë ka për qëllim të njohë doktorantët me disa kapituj të rëndësishëm të linguistikës aplikative. Lënda ka funksion komunikues të gjuhës në të gjitha sferat e praktikës sociale, në aspektin e përdorimit të rezultateve të fituara në praktikë. Në detyrat klasike të linguistikës aplikative përfshihet studimi i gjuhës, linguistika kontrastive - kjo do të thotë krahasimi i gjuhës gjermane me shqipen dhe maqedonishten, komunikimi ndërkulturor, përkthimet dhe interpretimit profesionale, gjuha e terminologjisë profesionale. Nëpërmjet kësaj linguistika aplikative studion komunikimin e përgjithshëm dhe profesional në institucione dhe media etj. Përveç kësaj, do të trajtohen edhe disa tema nga sfera e letërsisë gjermane.
-
[C2461]
[10 SETK]
Shkrimi i disertacionit të doktoratës
Lënda është dizajnuar për t’i aftësuar studentët që të bëjnë hulumtime shkencore, gjegjësisht për të shkruar punimin e doktoratës. Është paraparë që kjo lëndë të jetë praktike dhe t’u japë studentëve njohuritë, mundësinë dhe besimin e duhur për t'iu qasur me sukses hulumtimit të tyre shkencor. Për këtë arsye, lënda më shumë përbën një bashkëpunim se sa një lëndë që në mënyrë strikte bazohet në leksione. Nga studentët pritet që të marrin pjesë në mënyrë aktive në diskutime.
Semestri 2
-
[DLCC0104]
[10 SETK]
Shqyrtimi dhe miratimi i planit të disertacionit të doktoratës
Pas semestrit të parë, studenti fillon aktivitetet e tij për përpilimin e planit mbi disertacionin e doktoratës. Aktivitetet përfshijnë përcaktimin e literaturës, përcaktimin e kornizës hipotetike, përkufizimin e metodologjisë së punës dhe përcaktimin e planit individual si dhe prezantimin e parë publik.
-
[10 SETK]
Lëndë zgjedhore
-
[EDLL0101] Hermeneutika gjermane
Qëllimi i lëndës është para së gjithash njohja e definicioneve dhe teorive të mendimit hermeneutik. Aftësia për të diskutuar në mënyrë të pavarur konceptet dhe tezat më të rëndësishme hermeneutike. Aftësia për të zbatuar dhe riformuluar konceptet hermeneutike dhe për të aplikuar veprat letrare paradigmatike në tekste ose vepra artistike. Në kuadër të kësaj lënde trajtohen këto tema: Egzegetika dhe hermeneutika. Sekularizimi i hermeneutikës sipas interpretimit teologjik të teksteve: Augustin, Hladenius, Falkius Ernesti, Semler. Gjeneza e teorisë estetike e kuptimit dhe interpretimit: Herder, Moric dhe Gëte. Gjeneza dhe pasojat e hermeneutikës romantike: Novalis, Fridrih Shlegel, Fridrih Shlajermaher, prej hermeneutikës romantike deri në atë moderne: Kirkgegor dhe Martin Hajdeger. Recepcioni gjerman i teorive të Pol Rikerit: Hermeneutika, strukturalizmi dhe psikoanaliza. Tezat dhe veprimet e hermeneutikës së Gadamerit. Recepcioni i interpretimit diskurso-analitik të Fukos në Gjermani. Diskutime feministike dhe dekonstruktiviste për hermeneutikën
-
[EDLL0102] Linguistikë kontrastive
Linguistika kontrastive merret me ngjashmëritë dhe dallimet ndërmjet gjuhëve të ndryshme (perspektiva interlinguale) dhe brenda në një gjuhë (perspektiva intralinguale si psh.: aspektet e gjuhës gjermane në Gjermani, Austri dhe Zvicër). Në parim mund të paraqitet cilido çift i gjuhëve dhe karakteristikat nga të gjitha fushat e strukturës gjuhësore (fonologjia, morfologjia, sintaksa, pragmatika, leksikoni etj.) Ligjërata jep një pasqyrë të fazave dhe sferave të ndryshme të studimit të linguistikes kontrastive dhe kjo e lidhë atë me një refleksion kritik të rolit të saj në didaktikën gjuhësore. Më pas, për çiftet gjuhësore gjermanisht-shqip dhe gjermanisht-maqedonisht, përmes shembujve do të bëhet krahasimi i strukturave më të rëndësishme fonologjike, morfologjike, sintaksore dhe pragmatike. Përveç kësaj do të diskutohet edhe për shfrytëzimin e diturive të nxëna për çështjet e linguistikes së pergjithshme, e teorisë së nxënies së gjuhës dhe didaktikës. Kjo lëndë i plotëson dhe thellon dituritë themelore nga kjo fushë.
-
[EDLL0103] Teoritë gjermane të kulturave dhe civilizimit
Recepcioni i filozofisë së kultures së H. Viko: Lajbnic, Herder, Moric. Themelimi i teorisë gjermane të kulturës nga Herder Haman. Recepcioni i zhvillimit të kritikës së civilizimit dhe kulturës të Rusos. Pedagogjizimi i teorisë së kulturës dhe civilizimit tek Lesingu. Kritikë e civilizimit evropian dhe idea e shkollimit estetiko-kulturor të Ulierit. Aovcek si themelues i kulturës: Kant dhe Fihte. Civilizimi si realizim i lirisë dhe frymës apsolute te Hegeli. Romantizmi: Kritika e civilizimit dhe rilindja e kulturës. Arti si avangard e zhvillimit kulturor: Novalis, Fridrih Shlegel. Pesimizmi civilizues dhe estetizimi i të menduarit: Niçe. Kritika psikoanalitike e civilizimit dhe simbolika e kulturës tek Frojdi dhe Jungu. Teorija e Osvald Spengler. Gjeneza e civilizimit modern evropian sipas Norbert Elias. Antiteza „kultura gjermane“- „civilizimi perëndimor“ nga Tomas Man. Kritika e civilizimit të shkollës së Frankfurtit: Adorno, Horkhajmer, Benjamin, Habermas, Sloterdajk. Antropologjia kulturore e Plesnerit, Gelenit dhe Jelskit.
-
[EDLCC0104] Nxënia e gjuhëve të huaja
Qëllimi i lëndës është të njoftojë doktorantët me problemet e teorisë së mësimit të gjuhëve të huaja, me aspekte të ndryshme të mësimit të gjuhës dhe njohuritë metodologjike të hulumtimeve empirike në fushën e mësimit të gjuhës së huaj. Në kuadër të këtij kursi do të shpjegohen modelet e rëndësishme të mësimit të gjuhës së huaj dhe të dytë (p.sh. me vetëdije - pa vetëdije - e përzier), mënyrat e bilingualizmit ose multilingualizmit; modelet e bazuara psikolinguistike të mësimdhënies (si p.sh. teoria e monitorimit, duke u fokusuar në format dhe qasjet interaktive), rezultatet e hulumtimit mbi L2-fazën e mësimit të gjuhëve etj., qasje sociolinguistike (regjistër të thjeshtëzuar, codeswitching etj.), variabla individuale si mosha apo stili kognitiv, koncepte e zgjeruara të tilla si psikologjia e krahasimit të kulturave. Kjo lëndë i plotëson dhe thellon njohuritë bazë në këtë fushë.
-
[EDLL0105] Politika gjuhësore në BE
Qëllimi i lëndës është që t’i njoftojë doktorantët me politikën gjuhësore dhe shumëgjuhësinë në BE. Çka në të vërtetë është politika gjuhësore dhe kush e udhëheq atë? Krahas sqarimeve të këtyre çështjeve do të tematizohen edhe fillimet e politëkes gjuhësore gjermane dhe problemet aktuale, në veçanti në raport me UE. Çfar roli luan gjuha gjermane si dhe gjuhët tjera të rendësishme siç jane: anglishtja, frëngjishtja, spanjishtja etj. në Institucionet e Unionit Evropjan? A është përparësi për njerëzit e vendeve gjermanofolëse nëse gjuha e tyre luan një rol të rëndësishëm në Institucionet e UE? Nëse përgjigjja është po, atëherë si mund të përforcohet poyita e gjuhës gjermane si gjuhë zyrtare në Institucionet e UE? Në këtë kontekst do të diskutohen pozitat e ndryshme të politikes gjuhësore në UE. Kjo lëndë i plotëson dhe thellon njohuritë bazë në këtë fushë.
-
[EDLCC0101] Multikulturalizmi
Qëllimi i kësaj lënde është shqyrtimi i shumëgjuhësisë në shoqëritë multikulturore, si fenomen social. Ky fenomen është masiv në mbarë botën. Gjatë ligjëratave në mënyrë më të thuktë do të shqyrtohen termat: monokulturalizëm, shumëkulturalizëm, multikulturalizëm. Do të sqarohet nocioni nacionalizmi linguistik, ku do të theksohet se të paktën ka dy forma të këtij nacionalizmi, ku njëra formë përplaset me tjetrën: për udhëheqësit e vendeve më të fuqishme nacionalizmi ka domethënien e zgjerimit, kurse për pakicat ai merr formën e rezistencës dhe të luftës për afirmimin e identitetit, përballë një presionit të tillë. Vend të shquar në programin e ciklëit të tretë do të ketë edhe multikulturalizmi në arsim. Në studimet e këtij cikli për multikulturalizmin në këtë program mësimor përfshihen përmbajtje që u përkasin kulturave të ndryshme.
-
[EDLCC0102] Komunikimi ndërkombëtar
Lënda përqendrohet në zhvillimin e atyre shkathtësive të komunikimit ndërkombëtar që janë thelbësore për funksionimin efektiv në botën profesionale. Studentët do ta mësojnë procesin e analizimit të një shumëllojshmërie situatash të komunikimit ndërkombëtar dhe t'u japin përgjigje adekuate po atyre. Ndër temat që do të përfshihen janë: komunikimi ndërkombëtar, në organizata, komunikimi ndërpersonal dhe grupor, prezantimet gojore, intervistat për punësim, letrat profesionale të biznesit, si dhe shkathtësitë ndërpersonale, duke përfshirë dinamikën e grupit dhe punën ekipore.

Semestri 3/4
-
[PHD-S3-S4-02]
[15 SETK]
Publikime I
Publikimi i aktiviteteve kërkimore-shkencore sipas tabelës me rëndësi për mediat për publikim. Aktivitetet dhe sukseset publicistike të kandidatit kontrollohen para audiencës shkencore sipas lëmit dhe relevancës së hulumtimit.
-
[C2019]
[5 SETK]
Mobiliteti i studentëve
Qëllimi i mobilitetit të doktorantëve është të prezantojnë, shkëmbejnë dhe diskutojnë punën e tyre kërkimore me kolegë nga vendet e tjera evropiane për të përmirësuar cilësinë e disertacionit të tyre.
Semestri 5
-
[DLCC0105]
[20 SETK]
Prezantimi i rezultateve të hulumtimit
Në fund të semestrit të 5-të, pas aktiviteteve kërkimore shkencore sipas planit individual, kandidati, rezultatet e përgjithshme të kësaj faze të punimit dhe të hulumtimit do t'i prezantojë publikisht.
-
[PHD-S5-01]
[10 SETK]
Publikime II
Publikimi i aktiviteteve kërkimore shkencore sipas tabelës me rëndësi për mediat për publikim. Aktivitetet dhe sukseset publicistike të kandidatit kontrollohen para audiencës shkencore sipas lëmit dhe relevancës së hulumtimit.
Semestri 6
-
[DLL-PHD-THESIS]
[30 SETK]
Disertacioni i doktoratës
Vazhdimi i punës së disertacionit të doktoratës. Dorëzohet teza (disertacioni), pranohet nga Këshilli mësimor-shkencor i fakultetit, u dorëzohet anëtarëve të komisionit dhe fillon procedura e mbrojtjes publike.