Programi studimor e drejta administrative dhe kushtetuese synon të ofrojë një gamë të moduleve që do të përbëjnë bazën e informacioneve dhe të dijeve të avancuara mbi lëndët juridike administrativo-kushtetuese me qëllim të aftësimit profesional të studentëve për profesionet themelore juridike që lidhen me këtë lëmë duke ofruar njohuri solide, të veçanta dhe sistematike mbi institutet dhe konceptet e të drejtës kushtetuesedhe administrative në R. të Maqedonisë dhe njohuri krahasuese nga rajoni dhe BE-ja.
Diploma e programit studimor do t'u mundësojë studentëve të studimeve të doktoratës të aftësohen për punën hulumtuese shkencore në lëmin e shkencave juridike kushtetuese-administrative si dhe për mësimdhënie në universitetet në vend dhe jashtë vendit, me ç'rast aktivisht do të jenë të kyçur edhe në procesin e fuqizimit të resurseve të veprimtarive të pushtetit shtetëror në drejtim të procesit të integrimeve euroatlantike të vendit.
Njohuritë dhe të kuptuarit
- Tregon kuptimin sistematik në fushën e hulumtimit dhe njohjen e perfeksionuar të metodave dhe shkathtësive për hulumtim në kuadër të së drejtës kushtetuese dhe administrative sipas standarteve më të larta ndërkombëtare.
Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit
- Tregon aftesi konstitucionalisht dhe administrativisht të interpretojë, dizajnojë, zbatojë dhe adaptojë lëndën esenciale të hulumtimit me integritet shkencor;
- Jep kontribut nëpërmjet hulumtimeve origjinale të cilët i tejkalojnë kufijtë ekzistues të dijeve, duke zhvilluar dije të reja, të vlerësuara në nivel të publikimeve të recensuara nacionale e ndërkombëtare nga lëmi i të drejtës kushtetuese dhe administrative.
Aftësitë për të vlerësuar
- Aftësi për analizë kritike, vlerësim dhe sintezë e ideve të reja dhe komplekse, duke pasur komepetencë për vlerësim;
- Aftësi për inicimin e pavarur dhe pjesëmarrje në rrjete hulumtuese nacionale e ndërkombëtare dhe ngjarje me integritet shkencor;
- Aftësi për inicimin e pavarur të proekteve hulumtuese dhe zhvillimore, nëpërmjet të cilave do gjenerojë dije të reja dhe shkathtësi për zhvillimin e të drejtës kushtetuese dhe administrative.
Aftësitë e komunikimit
- Mund të komunikojë me kolegët e vet, komunitetin më të gjerë akademik dhe me shoqërinë në tërësi në kuadër të lëmisë të së drejtës kushtetuese dhe administrative.
Aftësitë e të mësuarit
- Pritet të jetë i aftë të promovohet në korniza akademike dhe profesionale dhe në zhvillimin teknologjik, shoqëror apo kulturor në shoqërinë e bazuar në dije.
Semestri 1
-
[DLAW0101]
[10 SETK]
Metodologjia e Hulumtimit
Kjo lëndë është dizajnuar për studentët që përgatiten për punimin e projekt tezës së doktoratës. Qëllimet kryesore të lëndës janë që studentëve t’u ofrohen vegla për konceptualizimin e tezës së tyre në raport me gjetjen e pyetjes hulumtuese dhe krijimin e metodave për mbledhjen e të dhënave për analizë cilësore. Lënda fokusohet në problemet e metodave sasiore dhe të teknikave, siç është analiza statistikore, tekstet që lidhen me teorinë dhe testimin e hipotezave. Me rëndësi janë edhe temat për inferencë deskriptive dhe kauzale, hulumtime longitudinale krahasuese dhe studime të rastit. Informacione të avancuara do të ofrohen për mbledhjen e të dhënave duke punuar në tekst. Qëllimi është analiza e të dhënave sasiore, vendosja finale e të gjitha veprimeve teorike dhe praktike në dizajnimin dhe shkrimin e tezës.
-
[DCAL0101]
[10 SETK]
E Drejta Administrative e Përgjithshme dhe e Posaçme
Në kuadër të lëndës mësohen e drejta administrative materiale dhe procedurale. Objekt i të mësuarit janë parimet e organizimit, punës dhe rrethveprimit të organeve administrative, veprimtaritë themelore që përbëjnë funksionin administrativ, aktet e organeve administrative dhe marrëdhëniet midis qytetarëve dhe administrates. I studiojnë, analizojnë dhe zbulojnë elementet më të rëndësishme mbi të cilat bazohet nocionet administrata dhe funksioni administrativ dhe domethënia e tyre shkencore; e analizojnë rregullativën juridike me të cilën rregullohet organizimi dhe funksionimi i administrates publike në RM dhe japin propozime për ndryshime dhe plotësime të saj; i ndajnë dhe analizojnë veprimtaritë e funksionit administrativ me qëllim që ato të përmirësohen dhe në mënyrë precise të definohen në shkencë dhe legjislacion; bëjnë dallimin midis llojeve të akteve të administratës dhe i zotërojnë finesat e krijimit të akteve të tilla; i studiojnë dhe hulumtojnë karakteristikat, gjendjet aktuale dhe mangësitë eventuale të llojeve të kontrollit administrativ; i hulumtojnë mekanismat e kontrollit mbi administratën dhe përgjegjësinë e saj përpara organeve të tjera shtetërore, por edhe përpara klientëve-shfrytëzuesve të shërbimeve të saj; menaxhimin me organet e administratës së RM-së; organisatat jo-qeveritare dhe të gjithë institucionet e tjera që vendosin çështje të natyrës juridiko-administrative, si dhe punësim dhe angazhim në qendra hulumtuese dhe kompani konsultative që kryejnë shërbime juridike nga lëmi i së drejtës administrative.
-
[DCAL0102]
[10 SETK]
Teoria e Kushtetutës
Në kornizat e kësaj lënde do të mësohen:
- Koncepti, përmbajtja, struktura dhe kuptimi i kushtetutës;
- teoritë klasike dhe moderne të llojeve të kushtetutave;
- Miratimi dhe ndryshimi i kushtetutës;
- Interpretimi i kushtetutës;
- Origjina e kushtetutës dhe zhvillimi i përgjithshëm i kushtetutshmërisë në botë;
- Zhvillimi i kushtetutshmërisë në RM.
Semestri 2
-
[DCAL0104]
[10 SETK]
Shqyrtimi dhe Miratimi i Planit të Disertacionit të Doktoratës
Pas semestrit të parë, studenti fillon aktivitetet e tij për përpilimin e planit mbi disertacionin e doktoratës. Aktivitetet përfshijnë përcaktimin e literaturës, përcaktimin e kornizës hipotetike, përkufizimin e metodologjisë së punës dhe përcaktimin e planit individual si dhe prezantimin e parë publik.
-
[10 SETK]
Lëndë zgjedhore
-
[EDCAL01] Sistemet Administrative Krahasimtare
Qëllimi i kësaj lënde është studentët të fitojnë dhe t’i tregojnë dijet e tyre të plota teorike për rëndësinë dhe mundësitë e analizave krahasimtare të sistemeve administrative krahasimtare. Studentët do të njoftohen me rëndësinë e sistemeve administrative krahasimtare në përputhje me këtë dhe sistemin politik në shtetet e ndryshme, nëpërmjet njohjes me sistemet e ndryshme organizative administrative të shteteve duke bërë komparacione nga aspekti krahasimtar dhe legjislativ. Krahasimi i administratës shtetërore ka të bëjë sidomos mes shteteve evropiane dhe mes shteteve në zhvillim. Lënda është e orientuar ndaj problemeve gjatë zbatimit të metodave krahasimtare dhe studimin e sistemeve administrative krahasimtare; interpretimin e modeleve kryesore, parimet dhe drejtimet e reformave në administratën publike; të dëshmuarit e zbatimit të dijeve të fituara me shembuj; sqarimin e rasteve të masave reformuese të suksesshme dhe të pasuksesshme dhe faktorëve ndikues; analiza e masave të ndryshme reformuese dhe të krahasohen trended në kuadër të hapësirës administrative evropiane.
-
[EDCAL02] Konstitucionalizmi dhe të Drejtat e Njeriut
Qëllimi i kësaj lënde është që t’u ofrojë studentëve njohuri më të thellë të përmbajtjes së të drejtave të njeriut, veçanërisht në përputhshmëri me standardet evropiane dhe t'i ndihmojë ata t’i zhvillojnë aftësitë e tyre analitike për të vlerësuar situata në të cilat ka shkelje të një të drejte të veçantë të njeriut.
Kjo lëndë do t'u mundësojë studentëve:
- ta kuptojnë konceptin e universalizmit dhe relativizmit kulturor brenda teorisë së të drejtave të njeriut;
- të mësojnë për themelet filozofike të të drejtave të njeriut;
-t’i kuptojnë elementet e të drejtave të njeriut dhe masat për mbrojtjen e tyre në juridiksione të ndryshme;
- të mësojnë për sfidat në rregullimin dhe zbatimin e dispozitave të të drejtave të njeriut;
- t’i njohin mënyrat e interpretimit të Konventës Evropiane për të drejtat e njeriut;
- të aftësohen për të bërë analizë ligjore të dispozitave të të drejtave të njeriut;
- ta shohin kontekstin zgjidhjeve kushtetuese dhe zgjidhjeve tjera ligjore për të drejtat e njeriut;
- ta kuptojnë ndikimin e koncepteve të ndryshme filozofike mbi dispozitat ligjore që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut;
- ta vlerësojnë ekzistencën e rasteve të shkeljes së të drejtave të njeriut;
- të menduarit analitik dhe kritik për çështjet që lidhen me të drejtat njeriut.
-
[EDCAL03] Trendet Bashkëkohore të Parlamentarismit
Kjo lëndë do t’u mundësojë studentëve:
- ta kuptojnë konceptin e parlamentarismit në kuadër të teorisë dhe praktikës;
- t’i njohin bazat e parlamentarismit dhe trendet ne bote;
- t’i kuptojnë elementet e sistemit parlamentar;
- t’i njohin sfidat e parlamentarismit ne bote;
- t’i vështrojnë mënyrat e interpretimit të instituteve parlamentare;
- të aftësohen për analisën juridike të dispositave të parlamentarismit;
- t’i vështrojnë kontekstet të zgjidhjeve kushtetuese dhe të tjera juridike për parlamentarismin.
-
[EDCAL04] Teoria e Sistemeve Qeverisëse
Me të mësuar të programit të lëndës studentët do të kenë mundësi në mënyrë të pavarur të zotërojnë me përmbajtjen dhe metodat e punës në lëmin e sistemeve administrative: t’i dinë trendet zhvillimore, dallimet dhe nevojat e individëve dhe organizatave, studentët mësojnë teori të administratës publike nga pikëpamja teorike, pjesërisht edhe nga pikëpamja praktike, me theks të karakteristikave të zhvillimit të shkencës dhe administratës publike në përgjithësi, studentët mund ta shprehin mendimin e vet profesional për problemet e përditshme dhe praktikat e shkencave administrative, studentët janë në gjendje t’i vlerësojnë të dhënat në lëmin e administratës në dritën e aspektve socijale, profesionale dhe etike, studentët mund të fokusohen në problemet individuale dhe procesin e modernisimit të administratës publike, nëpërmjet zbatimit të metodave shkencore (induksioni, analiza, sinteza), studentët do të bëjnë analizë kritike dhe zhvillim të teorisë për zgjidhjen e problemeve në sistemet administrative.
-
[EDCAL05] Problemet Aktuale të Filozofisë të së Drejtës
Kjo lëndë e studion drejtësinë dhe rolin e saj në shoqëri dhe ka për qëllim t’u japë studentëve informacione në lidhje me teorinë e së drejtës nga shumë filozofë të shquar me qëllim që të nxisë mendimin kritik, parimet dhe idetë analitike. Për shkak të natyrës së lëndës, studentët janë të inkurajuar t’i sfidojnë pikëpamjet e tyre në lidhje me teoritë / filozofët dhe t’i argumentojnë pikëpamjet e tyre në lidhje me një ose më shumë shkolla të filozofisë. Disa nga pyetjet që mbulohen në lëndën filozofia e së drejtës janë: cili është roli i saj në shoqëri? Këto pyetje do të analizohen me kujdes ndaj pyetjes së njërit prej etërve të filozofisë moderne të së drejtës John Austin, i cili thotë se filozofia e ligjit analizon "natyrën e ligjit" dhe përpiqet t'i përgjigjet pyetjes "çfarë është ligji" dhe "çfarë përfaqëson ligji i mirë".

Semestri 3/4
-
[PHD-S3-S4-01]
[40 SETK]
Punë Kërkimore-Shkencore
Në vitin e dytë (semestri 3 dhe 4) kandidati vazhdon me veprimtarinë kërkimore-shkencore sipas planit individual të miratuar. Mentori siguron vlerësimin lidhur me këto aktivitete në formën e një raporti drejtuar këshillit mësimor-shkencor të fakultetit.
-
[PHD-S3-S4-03]
[20 SETK]
Publikime I
Publikimi i aktiviteteve kërkimore-hulumtuese sipas tabelës me rëndësi për mediat për publikim. Aktivitetet dhe sukseset publicistike të kandidatit kontrollohen para audiencës shkencore sipas lëmit dhe relevancës së hulumtimit.
Semestri 5
-
[DCAL0105]
[20 SETK]
Prezantimi i Rezultateve të Hulumtimit
Në fund të semestrit të 5-të, pas aktiviteteve kërkimore-hulumtuese sipas planit individual, kandidati do t'i prezantojë publikisht rezultatet e përgjithshme të kësaj faze të punimit dhe të hulumtimit.
-
[PHD-S5-01]
[10 SETK]
Publikime II
Publikimi i aktiviteteve kërkimore-hulumtuese sipas tabelës me rëndësi për mediat për publikim. Aktivitetet dhe sukseset publicistike të kandidatit kontrollohen para audiencës shkencore sipas lëmit dhe relevancës së hulumtimit.
Semestri 6
-
[CAL-PHD-THESIS]
[30 SETK]
Disertacioni i Doktoratës
Vazhdimi i punës së disertacionit të doktoratës. Dorëzohet teza (disertacioni), pranohet nga këshilli mësimor-shkencor i fakultetit, u dorëzohet anëtarëve të komisionit dhe fillon procedura e mbrojtjes publike.