
Programi: |
Studime Gjermane (2022/2023) |
Cikli i studimeve: | Cikli i dytë (Pasdiplomike) |
Fakulteti: | Gjuhët, Kulturat dhe Komunikimi |
Kodi i programit: | N-MDE120C |
Viti akademik: | 2022 / 2023 |
Titulli: | Magjistër i studimeve gjermane |
SETK: | 120
(2 vite)
![]() |
Vendimi: |
![]() |
Pas përfundimit të këtij programi studentët e marrin titullit Magjistër i studime gjermane. Ky program fokusohet, para së gjithash në linguistikë, letërsi, kulturë, metodologji të mësimdhënies së gjermanishtes si gjuhë e huaj (DaF) në nivel universitar, si dhe në historinë e vendeve gjermanishtfolëse. Me një përbërje nga mësimdhënës vendorë dhe nga vende gjermanishtfolëse, të cilët janë të kualifikuar në mënyrë të shkëlqyeshme për të ligjëruar sipas metodave më moderne, Departamenti ynë luan një rol shumë të rëndësishëm jo vetëm në nivel shtetëror, por edhe në rajon dhe më gjerë. Para së gjithash, në këtë drejtim, vlen të përmendet zhvillimi dhe aplikimi modern i kurrikulumit si dhe cilësia e theksuar nga fusha e përgatitjes së mësimdhënësve të gjermanishtes si gjuhë e huaj.
Të diplomuarit e këtij programi studimor posedojnë njohuri, shkathtësi dhe kompetenca, të cilat u mundësojnë atyre vazhdimin e studimeve të ciklit të tretë (studimet e doktoratës),ose të fillojnë karrierën e tyre si mësimdhënës bashkëkohorë të gjermanishtes, kryesisht në nivelin universitar. Përveç kësaj,modulet nga fusha e linguistikës, letërsisë, didaktikës dhe kulturës i aftësojnë të diplomuarit tanë edhe për kryerjen e veprimtarive tjera,si për shembull: në administratën shtetërore dhe marketing; në shërbimin diplomatik; në Institucionet publike dhe private; përkthyes dhe interpretues; në forcimin e marrëdhënieve gjermane - maqedonase; në sferën e politikës kulturore dhe të ndërmjetësimit të kulturës; veprimtari nga fusha e mediave dhe nga ajo e shtëpive botuese; në ndërmarrjet ndërkombëtare ose në turizëm.
Njohuritë dhe të kuptuarit
- Të kenë njohuritë dhe të kuptuarit në studimet gjermane që janë të ndërtuara dhe shtrihen zakonisht mbi nivelin deridiplomik.
- Të demonstrojnë njohuri të veçanta të gjuhësisë gjermane, letërsisë, kulturës dhe civilizimit të vendeve gjermanishtfolëse.
- Të kenë njohuri profesionale dhe të të kuptuarit të trendeve kryesore në metodologjinë e mësimdhënies së gjuhës gjermane në nivelin primar, sekondar dhe terciar.
- Të marrin njohuritë akademike për punë të pavarur akademike.
Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit
- T’iaplikojnë aftësitë e tyre në mjedise akademike dhe jo akademike në lidhje me studimet gjermane.
- Të jenë në gjendje të krijojnë, të hartojnë, të zbatojnë dhe të përshtatin projekte të rëndësishme hulumtuese me integritet shkencor.
- Të përdorin gjuhën gjermane të folur dhe të shkruar në kontekste të ndryshme.
- Të përkthejnë tekste nga sfera e drejtësisë, ekonomisë, politikës, tekste letrare etj, nga gjermanishtja në shqip dhe/ose maqedonisht dhe anasjelltas.
- Të dizajnojnë syllabuse dhe plane mësimore të përshtatshme për kontekste specifike të mësimdhënies, si p.sh. të mësojnë nxënës më të rinj (nën moshën 12 vjeçare) ose t’u mësojnë gjermanishten e biznesit të rriturve etj.
Aftësitë për të vlerësuar
- T’iekzaminojnë aspektet e ndryshme gjuhësore të gjuhës gjermane dhe rëndësinë e tyre në procesin e mësimdhënies së gjermanishtes si gjuhë e huaj.
- Të bëjnë gjykime të ndërlikuara metodologjike në projektimin dhe analizën e hulumtimeve shkencore në fushën e studimeve gjermane.
- Të bëjnë vlerësime lidhur me vështirësitë potenciale të aspekteve të ndryshme të gjuhës gjermane, konstruksionet e foljeve dhe kohëve, nyjat e shquara dhe të pashquara, shprehjet idiomatike, parafjalët dhe kategoritë e tjera gramatikore.
- Të bëjnë vlerësime të ndërlikuara metodologjike në projektimin e hulumtimit dhe të bëjnë dallimin në mes të metodave të ndryshme të mbledhjes së të dhënave dhe analizën e të dhënave lidhur me gjuhësinë gjermane dhe me disiplina të tjera shkencore nga fusha e gjermanistikës.
Aftësitë e komunikimit
- Të artikulojnë qartë procesin arsimor në kontekstin e studimeve të gjuhës gjermane.
- T’ua mësojnë konceptet e ndryshme gjuhësore nxënësve me aftësi të ndryshme.
- Të komunikojnë në mënyrë të duhur, t’i përvetësojnë mundësitë për të arritur të menduarit kritik, komunikim dhe zhvillim profesional të studentëve.
- Të tregojnë kompetencë komunikative në klasë sa i përket menaxhimit të klasës në nivelin primar, sekondar dhe terciar.
Aftësitë e të mësuarit
- Të iniciojnë dhe realizojnë hulumtime të pavarura me standardet e larta akademike në fushën e studimeve gjermane.
- Të jenë në gjendje të vetëmonitorojnë dhe t’ipërshtatin metodat e mësimdhënies varësisht prej situatës së caktuar.
- Të studiojnë në masë të madhe në mënyrë autonome në gjuhësinë, letërsinë, kulturën dhe civilizimin gjerman.
Semestri 1
-
[C2167]
[6 SETK]
Kompetenca receptive dhe produktive e tekstit I
Qëllimi i lëndës është të zhvillojë kompetencën receptive dhe produktive në të shprehurit me gojë dhe me shkrim. Zgjerimi dhe konsolidimi i kompetencës morfologjike, sintaksore, semantike dhe stilistike me qëllim të zhvillimit të aftësive përkthyese. Gjithashtu qëllimi i këtij kursi është zotërimi i kompetencave gjuhësore në nivelin C1 / 1.
-
[CM199]
[6 SETK]
Fjalëformimi i gjuhës gjermane
Qëllimi i lëndës është njohja e studentëve me nocionet themelore të fjalëformimit të gjermanishtes. Në plan të parë të kësaj ligjërate, para së gjithash, do të trajtohen këto tema: kuptimi, lënda, detyrat dhe metodat. Teoritë fjalëformuese: Vendi i fjalëformimit në gramatikë, Fillet e fjalëformimit në gjuhën gjermane. Njësitë fjalëformuese, proceset dhe llojet. Modelet fjalëformuese të emrave kompleks gjermanë, të foljeve, mbiemrave dhe ndajfoljeve kundrejt atyre shqipe dhe maqedonase; modelet aktive dhe joaktive, fjalë leksiku dhe tekstuale (okazionalizma).
-
[MCGR3010]
[6 SETK]
Lingiusitika kontrastive
Kjo lëndë ka për qëllim t’i njoftojë studentët me konceptet më të rëndësishme të linguistikës kontrastive. Linguistika kontrastive merret me ngjashmëritë dhe dallimet midis gjuhëve të ndryshme (perspektiva interlinguale) dhe brenda një gjuhe (perspektiva intralinguale, për shembull: aspektet e gjuhës gjermane në Gjermani, Austri dhe Zvicër). Parimisht, mund të paraqiten çfarëdo lloj çiftesh gjuhësore dhe karakteristika, nga të gjitha fushat e strukturës gjuhësore (fonologji, morfologji, sintaksë, pragmatikë, leksik etj.). Leksioni jep një pasqyrë të fazave të ndryshme dhe fushave kërkimore të linguistikës kontrastive dhe kjo lidhet me një reflektim kritik mbi rolin e saj në didaktikën e gjuhësore. Pastaj çiftet gjuhësore si për shembull gjermanisht-shqip dhe gjermanisht-maqedonisht përmes shembujve do të krahasohen strukturat më të rëndësishme fonetike, morfologjike, sintaktiksore dhe pragmatike. Përveç kësaj do të diskutohet edhe për aplikimin e njohurive të fituara në çështjet e linguistikës së përgjithshme, teorisë së mësimit të gjuhës dhe të didaktikës. Kjo lëndë i plotëson dhe thellon njohuritë bazë në këtë fushë.
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore e përgjithshme
- [EGL-505] Hyrje në metodologjinë dhe teknikën e shkrimit shkencor
- [EGL-503] Letërsia moderne gjermane
- [EGL-506] Përvetësimi i gjermanishtes si gjuhë e huaj
- [CGL-403] Civilizimi i vendeve gjermanfolëse
- [EGL-405] Politika gjuhësore në BE
- [EGL-602] Analiza e gabimeve
- [MCGR3020] Pragmatikа
- [MCGR2010] Sociolinguistika
- [MCGR3011] Teoritë e mësimit të gjuhëve
- [6 SETK] Lëndë zgjedhore profesionale
Semestri 2
-
[C2168]
[6 SETK]
Kompetenca receptive dhe produktive e tekstit II
Qëllimi i lëndës është të zhvillojë kompetencën receptive dhe produktive në të shprehurit me gojë dhe me shkrim. Zgjerimi dhe konsolidimi i kompetencës morfologjike, sintaksore, semantike dhe stilistike me qëllim të zhvillimit të aftësive përkthyese. Gjithashtu, qëllimi i lëndës është zotërimi i kompetencave gjuhësore në nivelin C1/2.
-
[CM213]
[6 SETK]
Historia e gjuhës gjermane
Qëllimi i lëndës është t’i njoftojë studentët me nocionet themelore dhe rrjedhat e indo-gjermanishtes dhe gjermanishtes. Gotishtja si reprezentant i paragjuhës gjermane. Zhvendosja e parë e bashkëtingëlloreve. Theksi. Ligji i Vernerit. Zanoret. Ablaut. Zgjedhimi i foljes. Ndarja e emrave. Ndryshimi i mbiemrave. Specifikat (zhvendosja e dytë e bashkëtingëlloreve, harmonia e zanoreve: umlaut primar, kalimi i e-së në i; . kalim i i-së në e dhe i u-së në o, etj). Përpunimi i këngës për Hildebrand. Specifikat (dobësim i zanoreve në rrokje të patheksuar, umlaut dytësor, kalim të sk në sch etj). Përpunimi i këngës për Niuelungët. Specifikat (diftongizim, monoftongizim vazhdim, shkurtim, lëshim, ngritje të zanoreve, etj.). Veprimtaria e Luterit.
-
[MCGR3012]
[6 SETK]
Teoria dhe praktika e mësimdhënies së gjermanishtes si gjuhë e huaj
Qëllimi i lëndës është t’i njohë studentët me konceptet më të rëndësishme dhe modelet e metodologjisë dhe të didaktikës së mësimdhënies së gjermanishtes si gjuhë e huaj në nivel universitar. Gjithashtu, do të lexohen dhe do të diskutohen debatet më të rëndësishme dhe më aktuale metodologjike-didaktike. Në fund të semestrit studentët do jenë të aftë: - Të demonstrojnë një njohuri të gjerë dhe të kuptuarit e zhvillimit dhe trendeve aktuale në metodologjinë e mësimdhënies së gjermanishtes si gjuhë e huaj, gjegjësisht, lidhjen dhe integrimin e përmbajtjeve kompatibile nga lëndët mësimore: gjuhë, linguistikë, kulturologji, letërsi dhe përmbajtje tjera mësimore kompatibile më pak të rëndësishme. - Të jenë në gjendje t’i aplikojnë njohuritë dhe të kuptuarit e tyre në veprimtarinë e tyre, ose profesionin e tyre si mësues të gjuhës gjermane, duke përpunuar dhe duke zhvilluar zgjidhjen e problemeve dhe argumenteve në metodologjinë e mësimdhënies së gjermanishtes si gjuhë e huaj. - Të mbledhin, të vlerësojnë dhe të interpretojnë të dhënat relevante dhe informatat brenda kësaj fushe. - Të jenë në gjendje të diskutojnë për informacionet, problemet dhe zgjidhjet e ndryshme, veçanërisht në këtë fushë. - Të zhvillojnë aftësitë e të mësuarit, të cilat u nevojiten për të vazhduar shkollimin e tyre të mëtutjeshëm.
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore e përgjithshme
- [EGL-505] Hyrje në metodologjinë dhe teknikën e shkrimit shkencor
- [EGL-503] Letërsia moderne gjermane
- [EGL-506] Përvetësimi i gjermanishtes si gjuhë e huaj
- [CGL-403] Civilizimi i vendeve gjermanfolëse
- [EGL-405] Politika gjuhësore në BE
- [EGL-602] Analiza e gabimeve
- [MCGR3020] Pragmatikа
- [MCGR2010] Sociolinguistika
- [MCGR3011] Teoritë e mësimit të gjuhëve
- [6 SETK] Lëndë zgjedhore profesionale
Semestri 3
-
[MCGR1011]
[6 SETK]
Metodologjia e hulumtimit
Kјо lëndë ka për qëllim të shpjegojë metodologjitë dhe teknikat e punës shkencore, të cilat kryesisht studentëve fillestarë u krijojnë shumë vështirësi. Ushtrimet praktike do t’u ndihmojnë studentëve të orientohen në bibliotekë, të shkruajnë një punim shkencor, referate, etj. Në kuadër të kësaj lënde, do të përfshihen temat e mëposhtme: përcaktimi i temës, bibliografia, rregullat e citimit, kodet shkencore, organizimi i punës etj.
-
[MCGR1010]
[6 SETK]
Teoria e valencës
Në kuadër të kësaj lënde studentët do të njihen me strukturën e gjuhës gjermane sipas teorisë së valencës. Gjithashtu, do të diskutohen edhe çështjet e saj kryesore. Në pjesën e parë të lëndës, do të hapen diskutime mbi historinë e teorisë së valencës, si dhe për propozimet, gjegjësisht mendimet rreth valencës të përshkruara nga Tesniere, si dhe gjithashtu do të diskutohen të metat dhe kontradiktat e saj. Ndër të tjera, do të trajtohen dhe temat e mëposhtme: rekcioni, dependenca, valenca, subjekti – valencor dhe dependent, problemet themelore të teorisë së valencë dhe bartësit e valencës. Në pjesën e dytë do të trajtohen çështjet që kanë të bëjnë me dallimin ndërmjet aktanteve dhe cirkumstancave (Ergänzungen und Angaben bzw. Aktanten und Zirkumstanten). Gjatë kohë diskutimi rreth valencës trajtohej ndaras nga këto probleme, por edhe kërkesat për kriteret konkrete për përkufizimin e këtyre dy termeve gjatë së cilës ekzistonte një tendencë, që valenca të mos kuptohet si dihotomi, por si një fenomen gradual. Në pjesën e tretë të lëndës si çështje qendrore do të trajtohet edhe modeli i fjalive dhe valenca e llojeve të tjera të fjalëve (sidomos mbiemri dhe emri).
-
[MCGR1040]
[6 SETK]
Autorët klasik dhe veprat nga letërsia gjermanofolëse
Nga kjo lëndë studentëve u ofrohen njohuri të gjëra dhe të kuptuarit e terminologjisë së letërsisë gjermane nëpër shekuj, duke filluar nga periudha e shekullit XV deri më XVII. Gjithashtu, pritet që studentët t’i aplikojnë njohuritë e tyre letrare dhe të kuptuarit në paraqitjet e tyre lidhur me proceset dhe veprat e periudhës nga shekulli XV e deri më XVII, të mbledhin, të vlerësojnë dhe të interpretojnë të dhëna dhe informata relevante në kuadër të letërsisë gjermane të periudhës së lartpërmendur. Priten diskutime mbi letërsinë gjermane të kësaj periudhë, duke punuar me shembuj specifikë nga vepra të autorëve të zgjedhur. Pritet që t’i zhvillojnë aftësitë e të mësuarit të cilat janë relevante dhe të nevojshme për të vazhduar arsimin e tyre në letërsinë gjermane të fushës së lartpërmendur. Lënda përfshin: leximin e letërsisë, analizë letrare, përgatitjen e tezave të shkruara dhe gojore të referateve dhe diskutime në lidhje me literaturën e zhvilluar shkencore të autorëve më eminentë (me vepra të zgjedhura), të letërsisë gjermanishtfolëse nga literatura, duke filluar nga fundi i letërsisë gjermane i periudhës mesjetare e deri në epokën klasike të letërsisë gjermane (periudha mesjetare: Hartman von Auer, Volfram fon Eschenbach, Gottfried von Strassburg, nga periudha e Renesansës e deri në shekullin e 18: Grifius, Grimmelshausen, Viland, Goethe, Schiller, Heine, Büchner, Kleist, Novalis, Tik, Hoffman, Aeichendorf, Arnim, Brentano, Hajne, Keller, Stifter, Meier, Hebel, Hauptmann; Fontane).
-
[MCGR2040]
[6 SETK]
Tendencat e zhvillimit të gjuhës së sotme gjermane
Gjuha gjermane është në zhvillim. Nëse nuk do të kishte pësuar ndryshime, do të ishte një gjuhë e vdekur. Lënda ka për qëllim të njohë studentët me tendencat e fundit të gjuhës gjermane, shikuar nga aspekte të ndryshme. Përveç çështjeve në fushën e ndryshimeve gjuhësore, do të diskutohet edhe për çështjet dhe standardet e gjuhës. Njëkohësisht, do të flitet edhe për ndryshimet më të rëndësishme në fushën e sintaksës, morfologjisë dhe fjalorit të gjermanishtes. Vëmendje, do t'u kushtohet edhe disa temave të zgjedhura si p.sh. fjalët e huazuara nga gjuha angleze në përdorimin e gjuhës së sotme gjermane, si dhe përdorimi aktual i gjuhës në fushat e zgjedhura të komunikimit (gjuha e reklamave, gjuha në media etj.). Hyrja teorike, do të demonstrohet praktikisht dhe do të jetë i përkrahur nga referatet e studentëve.
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore e përgjithshme
- [EGL-505] Hyrje në metodologjinë dhe teknikën e shkrimit shkencor
- [EGL-503] Letërsia moderne gjermane
- [EGL-506] Përvetësimi i gjermanishtes si gjuhë e huaj
- [CGL-403] Civilizimi i vendeve gjermanfolëse
- [EGL-405] Politika gjuhësore në BE
- [EGL-602] Analiza e gabimeve
- [MCGR3020] Pragmatikа
- [MCGR2010] Sociolinguistika
- [MCGR3011] Teoritë e mësimit të gjuhëve
Semestri 4
-
[MCGR4010]
[30 SETK]
Punimi i magjistraturës
Ky modul u mundëson studentëve që të transferojnë aftësitë dhe njohuritë e tyre për kërkime dhe për të bërë detyrën më të ndërlikuar - punimin e magjistraturës. Moduli synon të jetë plotësisht praktik dhe studentët t’i fitojnë njohuritë e nevojshme, por edhe aftësitë dhe shkathtësitë që t'i qasen shkrimit të punimit. Moduli ka një rezultat kthyes - t'u mundësojë studentëve ta shkruajnë punimin e magjistraturës me vështirësi minimale dhe me një efikasitet maksimal. Lënda ka për qëllim përmirësimin e teknikave të hulumtimit dhe stilin e shkrimit të punimit, duke mbajtur llogari për ndalesën e shërbimit me mjete të palejuara, siç janë: plagjiatura dhe cenimi i të drejtave të autorit, që janë të ndaluara me Statutin e UEJL-së.