Programi komunikimi ndërkombëtar është dizajnuar për të kontribuar për një edukim bashkëkohor të specializuar dhe për zhvillimin e kapaciteteve kërkimore shkencore që do të jenë të gatshëm të planifikojnë, të menaxhojnë dhe t’i zbatojnë komunikimet e institucioneve dhe organizatave bashkëkohore në procesin e integrimit evropian e euroatlantik dhe në përgjithësi në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe në diplomaci.
Programi është hartuar sipas trendeve më bashkëkohore nga fusha e komunikimit të aplikuar në një kontekst ndërkombëtar dhe kjo paraqet një plotësim dhe një vazhdimësi të programit deridiplomik për komunikimin ndërkombëtar të ofruar nga Fakulteti i gjuhëve, kulturave dhe komunikimeve, Universiteti i Evropës Juglindore.
Qëllimi i këtij programi është t’i përgatisë studentët si hulumtues të ardhshëm shkencorë dhe / ose ekspertë të cilët do të jenë në gjendje t’i analizojnë fenomenet dhe proceset e komunikimit në një kontekst ndërkombëtar, t’i studiojnë mediat ndërkombëtare, t’i analizojnë dhe t’i interpretojnë proceset politike dhe shoqërore nga aspekti i trendeve në komunikimet ndërkombëtare, etj.
Me integrimin në Bashkimin Evropian dhe në NATO-s të vendeve të rajonit, institucionet qeveritare dhe joqeveritare në shtetet anëtare apo kandidate kanë nevojë më shumë se kurrë për ekspertë dhe specializantë të komunikimit ndërkombëtar të cilët do të realizojnë dhe do të zbatojnë komunikimet ndërmjet njësive dhe departamenteve adekuate të institucioneve me qendrat në Bruksel, me institucionet e vendeve të tjera anëtare. Gjithashtu, ka nevojë për studiues në fushën e komunikimit ndërkombëtar që do të shqyrtojnë dhe do të eksplorojnë me metodat e kërkimit sipas modeleve më të përshtatshme për funksionimin e suksesshëm të komunikimit ndërmjet institucioneve të vendeve të rajonit me një administratë qendrore dhe me hierarkinë e këtyre organizatave ndërkombëtare dhe do të gjejnë forma e modele për bashkëpunim të suksesshëm me shtetet e tjera anëtare që është thelbi i funksionimit të këtyre organizatave ndërkombëtare.
Objektivat e këtij programi janë që studentët:
- të fitojnë njohuri për menaxhim të procesit të komunikimit në kontekst ndërkombëtar;
- të planifikojnë komunikime ndërkombëtare me organizatat ndërkombëtare dhe në kuadër të organizatave ndërkombëtare;
- të zbatojnë fushata ndërkombëtare të komunikimit;
- t’i vlerësojnë rezultatet e komunikimeve ndërkombëtare mes institucioneve ndërkombëtare në marrëdhëniet ndërkombëtare;
- të jenë në gjendje t’i vlerësojnë marrëdhëniet diplomatike dhe funksionet mes vendeve dhe institucioneve në aspektin e komunikimit;
- të fitojnë njohuri të teorive të ndryshme të komunikimit, komunikimeve ndërkulturore dhe komunikimeve ndërkombëtare dhe lidershipin në organizatat ndërkombëtare, çështjet shkencore dhe metodologjike të komunikuara në një kontekst ndërkombëtar, si dhe zhvillimin e aftësive analitike dhe krijuese për negociata;
- të fitojnë njohuri praktike për analizimin e komunikimit mes institucioneve ndërkombëtare, vendeve dhe grupeve, të kuptuarit e funksionimit të mediave ndërkombëtare, praktikat ndërkombëtare të menaxhimit, mesazhe lidershipit, mesazhet në komunikimet ndërkombëtare dhe të zhvillojnë aftësi efektive dhe fushata komunikimi në procesin e komunikimit ndërkombëtar.
Pas përfundimit të Programit master në komunikimin ndërkombëtar studentët mund të punojnë si studiues apo trajnues në sferën e komunikimit ndërkombëtar, të kenë mundësi të punësohen si menaxherë, specialistë, këshilltarë dhe këshilltarë për komunikime dhe / ose për komunikime ndërkombëtare në:
- organizatat ndërkombëtare,
- ambasada
- korporatat shumëkombëshe,
- media
- agjencitë për marrëdhënie me publikun,
- misionet diplomatike,
- organizatat joqeveritare, etj.
Njohuritë dhe të kuptuarit
- Fitimi i njohurive dhe të kuptuarit të procesit të komunikimit në përgjithësi dhe posedimi i njohurive më të thella për teoritë dhe qasjet kryesore të komunikimit ndërkombëtar.
- Fitimi i njohurive të avancuara të modeleve të komunikimit ndërkombëtar, llojet e fushatave të komunikimit dhe marrëdhënieve me publikun llojet e strategjive, tiparet themelore të diplomacisë dhe funksionimi i organizatave ndërkombëtare.
- Zhvillimi i të menduarit analitik dhe kritik për komunikimet ndërkombëtare, strategjitë dhe taktikat e tyre.
- Origjinaliteti në zbatimin e ideve autonome për konstruktimin e mesazhit të komunikimit në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe diplomatike, si dhe të shkruarit dhe të folurit me kompetencë në ambient publik dhe privat për çështjet që lidhen me komunikimet ndërkombëtare.
- Përcaktimi i një strategjie për zhvillimin e komunikimit me të (dhe brenda) organizatave ndërkombëtare dhe veçanërisht përshkrimi dhe klasifikimi i modeleve të komunikimit dhe i mjeteve në zhvillimin dhe zbatimin e komunikimit ndërkombëtar).
- Përvetësimi i përvojave të përparuara praktike për komunikim ndërkombëtar.
Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit
- Të aftësohen për të planifikuar dhe të negociojnë me institucionet ndërkombëtare dhe për ta lehtësuar zgjidhjen e konflikteve ndërmjet dy ose më shumë palëve.
- Të aftësohen për të planifikuar, menaxhuar dhe vlerësuar projektet kërkimore në fushën e komunikimeve ndërkombëtare dhe të jenë analitikë në fushën e komunikimit ndërkombëtar.
- Të aftësohen për të mbajtur komunikimet profesionale dhe institucionale me aktorët dhe institucionet ndërkombëtare dhe zhvillimin e marrëdhënieve publike dhe të fushatave të komunikimit në nivel kombëtar dhe global.
- Të aftësohen për të menaxhuar dhe për të vlerësuar programet dhe pozicionet e institucioneve të ndryshme ndërkombëtare duke mbajtur trajnime e duke dhënë këshilla ekspertësh për shkathtësitë e komunikimit me karakter kombëtar dhe të aspektit ndërkombëtar. Aftësohen të organizojnë dhe strukturojnë në hollësi përmbajtjen e mesazhit të komunikimit në segmentet kryesore të saj në një kontekst ndërkombëtar: informim, ndërgjegjësim, bindje, informacion kthyes dhe transparencë.
- Të vëzhgojnë, të hulumtojnë dhe t’i analizojnë situatat e caktuara të komunikimit në komunikimin në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe diplomacinë ndërkombëtare dhe çështjet lidhur me mediat ndërkombëtare, lidershipin dhe komunikimin, komunikimin ndërkulturor globalizimin dhe mediat e reja.
Aftësitë për të vlerësuar
- Aftësia për të vlerësuar dhe strategjitë e përzgjedhjes në komunikimet ndërkombëtare në përgjithësi dhe më konkretisht aftësia për vlerësimin dhe përzgjedhjen e kanaleve dhe modeleve për të komunikuar me të dhe brenda institucioneve ndërkombëtare.
- E drejta për selektimin e formave të fushatave të komunikimit ndërkombëtar, puna me mediat, vlerësimi i mediave më të reja dhe të veçanta në procesin e komunikimit ndërkombëtar.
- Vendime për zgjedhjen e argumenteve dhe fakteve për komunikim efektiv në diplomacinë ndërkombëtare mesazh në marrëdhëniet, diplomacinë dhe negociatat me karakter ndërkombëtar.
- Identifikimi I anëve të forta dhe dobësitë në menaxhimin e strategjive të komunikimit të caktuara në një kontekst ndërkombëtar.
- Aftësia për të përfshirë në nivel profesional në mediat dhe në debatet e tjera publike dhe për të argumentuar qëndrimet e tyre, të mbështetura në faktet, çështjet që lidhen me komunikimin, mediat e reja, objektivitetin në komunikimet ndërkombëtare, krijimin e opinionit publik, etj.
Aftësitë e komunikimit
- I planifikojnë, i zbatojnë dhe i vlerësojnë prezantimet e ideve të reja, konceptet dhe strategjitë në fushën e komunikimit ndërkombëtar.
- E përpilojnë agjendën për të komunikuar mesazhet, idetë dhe vendimet e institucioneve dhe organizatave në praktikën e komunikimit ndërkombëtar
- Fiton njohuri të avancuara të gjuhëve të huaja për komunikim ndërkombëtar në një nivel akademik.
- Të sigurojnë prezantim të qartë dhe koherent profesional në një temë apo detyrë që ndërlidhet me komunikimet ndërkombëtare duke përdorur shembuj referimi dhe zgjidhje.
- Të përdorin burime të avancuara për zhvillimin dhe zbatimin e mëtejshëm të njohurive të fituara.
- Profesionalisht dhe në mënyrë elokuente të shprehin veten e tyre nëpër media dhe të fitojnë aftësi në të folurit publik mbi çështjet dhe temat lidhur me komunikimet ndërkombëtare.
- Të organizojnë dhe të menaxhojnë e të zhvillojnë debatet profesionale, dhe profesionalisht të debatojnë / të jenë ekspertë mbi tema në lidhje me komunikimet ndërkombëtare.
- Specialistët në komunikimet ndërkombëtare krijojnë strategji për të komunikuar në një mjedis ndërkombëtar, duke aplikuar taktikat e duhura dhe mjetet për zbatimin e strategjive dhe planeve të komunikimit ndërkombëtar, për të lehtësuar dhe / ose të ndërmjetësojë në negociatat për të zgjidhur një konflikt të natyrës së komunikimit në një kontekst ndërkombëtar.
Aftësitë e të mësuarit
- Zotërojnë aftësi profesionale/ekspert për të bërë analiza në fushën e komunikimit ndërkombëtar dhe për të përdorur literaturën shkencore dhe për të bërë pasqyrimin e autorëve të tjerë.
- T’i thellojnë njohuritë teorike me situata dhe probleme të ndryshme të komunikimit në marrëdhëniet ndërkombëtare, diplomaci dhe negociata.
- Të bëjnë formulimin e pyetjeve kërkimore dhe zhvillimin e pyetësorëve dhe metodave të tjera shkencore për hulumtime shkencore në fushën e komunikimeve ndërkombëtare.
- Të bëjnë anketimin e audiencës / kontekstit publik ndërkombëtar.
- Të ndërmarrin iniciativën dhe përgjegjësinë për krijimin e politikave globale të komunikimit në institucione
Semestri 1
-
[MIC-102]
[6 SETK]
Teoria e avancuar e komunikimit
Kjo lëndë analizon teoritë e komunikimit, analizimin e diskurseve të tyre dhe analizat narrative. Gjithashtu, lënda synon të analizojë "personin" nëpërmjet modelit të analizës së diskursit, që sjell një model të mirëfilltë në arsim.
-
[CM172]
[6 SETK]
Komunikimi global dhe ndërkombëtar
Studentët do të kenë njohuri të thelluara të teorive bashkëkohore të komunikimit global dhe ndërkombëtar, do të jenë në gjendje të bëjnë një strategji për komunikim efektiv global në aspektin e aplikimit të karakteristikave socio-kulturore të ndërtimit dhe organizimit të mesazhit të komunikimit dhe në aspektin e ndikimit në audiencën globale, respektivisht, publikun ndërkombëtar. Studentët gjithashtu do të analizojnë dukuritë kulturore bashkëkohore të komunikimit global si globalizimi, multikulturalizmi, ndërkulturalizmi dhe identiteti kulturor në realitete specifike të komunikimit.
-
[CM173]
[6 SETK]
Mediat masive, shoqëria dhe opinioni publik
Masmedia luan një rol të rëndësishëm duke ua bërë të ditur individëve se çfarë mendojnë njerëzit tjerë, por edhe duke u dhënë liderëve politikë audiencë të madhe. Në këtë mënyrë, mediat bëjnë të mundur që opinioni publik të përfshijë një numër të madh individësh dhe hapësira të gjera gjeografike. Një studim diskursiv i organizatave të mediave masive, do të nxjerr në pah se si ato veprojnë dhe ushtrojnë ndikimin e tyre tek individët dhe shoqëria duke u mundësuar studentëve të bëhen konsumatorë të ditur dhe autokritikë të përmbajtjes së mediave masive. Theksi do të vendoset në ato media të angazhuara në lajme e raportime dhe komente për çështjet publike, veçanërisht shtypi, televizioni dhe media digjitale. Kjo lëndë mbulon funksionet, parimet, teoritë, mjetet konceptuale dhe metodat që përdoren për të kuptuar rolin e mediave në shoqëri. Lënda ka për qëllim të thellojë te studentët të kuptuarit e proceseve dhe funksionit të mediave në politikë dhe qeveri, të sqarojë teoritë dhe efektet e mediave në opinionin publik dhe proceset politike, të zhvillojë të kuptuarit e praktikës dhe ndikimit të komunikimit politik, vlerësimin e pjekur për faktorët që ndikojnë në lajmet, të kuptuarit paraprak të roleve që luajnë mediat në ndërmarrje të ndryshme politike dhe qeveritare dhe të vlerësojë në mënyrë kritike performancën e mediave në lidhje me politikën dhe shoqërinë.
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore
-
[EM540] Media e re dhe komunikimi strategjik
Lënda është krijuar për t'u ofruar studentëve një pasqyrë gjithëpërfshirëse të rolit, aspekteve dhe rëndësisë së mediave të reja dhe strategjisë bashkëkohore të komunikimit. Lënda thellon njohuritë e studentëve për mediat sociale për komunikim strategjik. Strategjitë dhe aplikimet e bazuara në kërkime krijuese u mësojnë studentëve aftësitë dhe parimet e nevojshme për përdorimin e mediave sociale në fushata efektive të komunikimit.
-
[EM541] Politika bashkëkohore, masmedia dhe gazetaria
Studentët do të zgjerojnë njohuritë e tyre në fushën e komunikimit politik përmes analizës së ndikimit të politikës bashkëkohore në media dhe në punën e gazetarisë në mënyrë që të zbatojnë kriteret profesionale dhe parimet etike në organizimin dhe shpërndarjen e mesazhit mediatik tek audienca masive. Qëllimi i programit është që studentët të analizojnë median në kuptimin e ndikimit, rolit, funksioneve dhe rëndësisë në zhvillimin e proceseve demokratike në shoqëri dhe profilizimin e subjekteve politike, rolin e tyre pjesëmarrës në proceset politike, analizën e fushatës politike dhe zbulimin e elementeve të propagandës politike.
-
[EM542] Media dhe politika
Kjo lëndë ofron një pasqyrë rreth rolit të mediave dhe politikës. Marrëdhënia midis medias dhe politikës jo vetëm që po kontestohet dhe debatohet gjithnjë e më shumë, por veprimi dhe komunikimi politik po zhvillohet në lloje të reja të mediave që nuk kanë ekzistuar më parë. Këto zhvillime po ndryshojnë marrëdhëniet midis qytetarëve, politikanëve dhe mediave. Mediat e reja, ‘lloji i ri’ i politikanëve dhe format e reja të aktivizmit qytetar sfidojnë qasjet tradicionale dhe ofrojnë terrene të përshtatshme për eksplorimin e rasteve dhe tendencave kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe mundësi për krahasimin e zhvillimeve në vende dhe kontekste të ndryshme. Lënda ofron qasjet kryesore teorike për studimin e hibridizimit në rritje të medias dhe politikës dhe vendos tendencat aktuale në një perspektivë historike dhe krahasuese. Temat kryesore përfshijnë marrëdhëniet media-shtet, fushatat zgjedhore, aktivizmin në mediat sociale dhe shfaqjet e politikanëve. Lënda gjithashtu eksploron se si zhvillohet politika rutinore dhe aktivizmi politik me dhe brenda një peizazhi të larmishëm mediatik. Një theks i veçantë i vihet mënyrës se si qytetarët dhe lëvizjet shoqërore përdorin mediat në luftën politike. Duke vepruar kështu, do të përqëndrohemi në disa tema të gjera: marrëdhëniet midis mediave dhe qeverisë; ndryshimet në mjedisin mediatik në dy dekadat e fundit, procesi i krijimit të lajmeve dhe si i jep formë përmbajtjes së lajmeve politike, si dhe efektet e mediave në opinionin publik dhe sjelljen gjatë votimit.
-
[EM543] Komunikimi dhe ndërveprimi social
Komunikimi është ndërveprim shoqëror me individë që ndryshojnë vazhdimisht sinjalet e tyre në përgjigje të historisë së ndërveprimit të menjëhershëm dhe në përgjigje të historisë së marrëdhënieve shoqërore midis individëve. Studimi i ndërveprimit shoqëror përfshin vlerësimin e kujdesshëm të praktikave të komunikimit të përditshëm mes njerëzve në kontekste të ndryshme (zakonisht) të jetës reale, siç janë vizitat mjek-pacient, organizatat dhe komunikimi njeri-kompjuter. Qëllimi i kësaj lënde është të rrisë kuptueshmërinë tuaj për rolin e gjuhës dhe komunikimit në ndërveprimin shoqëror dhe ndërtimin e identitetit dhe të rrisë ndërgjegjësimin tuaj për zgjedhjet gjuhësore dhe pasojat e tyre. Temat përfshijnë qasje të ndryshme për studimin e komunikimit në ndërveprimin shoqëror, mënyrat në të cilat gjuha dhe komunikimi përdoren për të ndërtuar identitetin shoqëror (p.sh. raca, gjinia, statusi) dhe çështje që lidhen me gjuhën dhe kulturën (p.sh. ndërrimi i kodit dhe qëndrimi). Përveç sigurimit të një kuadri konceptual me të cilin mund të mendoni për komunitetin dhe ndërveprimin, kjo lëndë do të sigurojë përvojë në vëzhgimin dhe analizimin e mënyrës se si sjellja verbale dhe joverbale miratohet dhe kuptohet në situata shoqërore.
-
[EMIC-302] Menaxhmenti ndërkombëtar: Teoria dhe praktika
Lënda përfshinë: shpjegimin e procesit të menaxhimit dhe mënyrën e organizimit dhe e funksionimit të tij në drejtim ndërkombëtar të përdorur në kompanitë ndërkombëtare që kryejnë bashkëpunim ndërkombëtar të biznesit dhe partneritet.
-
[EMIC-306] Komunikimi ndërkombëtar dhe rrjetet sociale
Qëllimet e lëndës:
Raporti i komunikimit ndërkombëtar dhe rrjetet sociale, përmes:
- Qasja krahasuese dhe shembuj praktike të aspekteve pozitive dhe negative që rrjedhin nga kjo marrëdhënie.
- Analiza e dinamikës së marrëdhënieve në mes të rrjeteve sociale dhe ndërtimit të komunikimit ndërkombëtar.
- Ndikimi i rrjeteve sociale në klimat të ndryshme politike dhe kulturore.
- Aplikimi i rrjeteve sociale në vendosjen e komunikimit më të mirë ndërkombëtar përmes shembujve praktikë
-
[EMIC-201] Komunikimi ndërkulturor
Do të mësohen rëndësia e teorisë së kulturës dhe kultura në kontekstin e komunikimit. Magjistrat ardhshëm duhet t’i njohin aspektet teorike dhe praktike të komunikimit ndërkulturor dhe do të jenë në gjendje të njohin kontekstet e ndryshme kulturore në mjedise të ndryshme shikuar nga prizmi i komunikimit dhe ai epistemologjik.
-
[EM544] Edukimi mediatik digjital
Lënda synon të zgjerojë dhe përmirësojë aftësinë e studentëve për të përdorur teknologjinë digjitale, mjetet e komunikimit dhe internetin, në mënyrë kreative, kritike dhe të sigurt, si dhe të ofrojë mbështetje në zhvillimin e tyre, të mësuarit dhe kapacitetin për pjesëmarrje efektive jetën profesionale, sociale dhe në bashkëjetesë.
-
[EM545] Marrëdhëniet ndërkombëtare me publikun dhe komunikimi global
Studentët do të kenë njohuri të thelluara të teorive bashkëkohore të komunikimit global dhe ndërkombëtar, do të jenë në gjendje të bëjnë një strategji për komunikim efektiv global në aspektin e aplikimit të karakteristikave socio-kulturore të ndërtimit dhe organizimit të mesazhit të komunikimit dhe në aspektin e ndikimit në audiencën globale, respektivisht, publikun ndërkombëtar. Studentët, gjithashtu do të analizojnë dukuritë kulturore bashkëkohore të komunikimit global si globalizimi, multikulturalizmi, ndërkulturalizmi dhe identiteti kulturor në realitete specifike të komunikimit.
-
[ECM-606] Planifikimi i komunikimeve
Lënda synon t'u mundësojë studentëve të zhvillojnë një plan komunikimi në përputhje me parimet moderne të komunikimit, të analizojë planet e komunikimit në realitete të ndryshme komunikimi, institucione, kompani dhe shoqëri civile, si dhe të bëjë dallimin ndërmjet elementeve të komunikimit dhe planit mediatik dhe strategjisë së komunikimit në zhvillimin e komunikimit organizativ.

Semestri 2
-
[CM174]
[6 SETK]
Teoritë e konfliktit dhe negociatave
Mësohen teoritë e konfliktit dhe teknikat e avancuara të negocimit, duke njohur taktika të padrejta në mënyrë që të krijohen situata reciprokisht të dobishme. Kursi fokusohet në llojet e konflikteve, modelet teorike për zgjidhjen e konflikteve, teorinë e negociatave me zbatimin e saj praktik në lidhje me planifikimin e negociatave, rolin e Palës së Tretë, krijimin dhe kryerjen e një strategjie negocimi për zgjidhjen e një mosmarrëveshjeje të veçantë, etj.
-
[CM175]
[6 SETK]
Udhëheqja dhe komunikimi politik strategjik
Komunikimi modern politik përpiqet t’i paraqesë udhëheqësit si aktorët kryesorë në projektimin e një vizioni politik dhe ofrimin e zgjidhjeve. Në përgjigje të zhvillimeve të tilla, studiuesit janë kthyer në studimin e rolit të udhëheqësve në mënyrë sistematike. Në një demokraci liberale, roli dhe performanca e udhëheqësve politikë ka implikime të thella për zhvillimin e politikës, natyrën e demokracisë dhe rezultatet e politikave publike. lënda shqyrton mënyrat në të cilat udhëheqësit mund të ndikojnë në shoqëri përmes një sërë perspektivash. Këto përfshijnë shqyrtimin e rolit dhe ndikimit të mediave dhe mënyrën se si udhëheqësit mund t’i përdorin strategjitë e komunikimit për të mobilizuar ndryshimin e politikave, si dhe rolin dhe fuqinë e partive dhe ndikimin e tyre në politikë dhe debatet politike. Çështjet se cilat aftësi dhe tipare i mundësojnë një individi të ushtrojë udhëheqje politike mund të gjenden edhe në fusha të ndryshme si, psikologjia politike, analiza vendimmarrëse, studime gjinore, studime komunikimi. Kjo lëndë synon krijimin e një 'dialogu' midis qasjeve të ndryshme disiplinore dhe metodologjike në mënyrë që të zhvillohet një agjendë e re dhe origjinale kërkimore mbi stilin dhe komunikimin e lidershipit politik. Lënda gjithashtu merr në konsideratë përdorimin e reklamave politike dhe komunikimin strategjik politik nga qeveritë dhe aktorët politikë. Theks i veçantë është vendosur në përdorimin e qasjeve të lidershipit strategjik në sistemet demokratike liberale.
-
[MIC-203]
[6 SETK]
Marrëdhëniet ndërkombëtare
Në kuadër të lëndës, do të mësohen konceptet e përparuara dhe do të eksplorohen procese të avancuara dhe fenomenet në marrëdhëniet ndërkombëtare. Lënda fokusohet në studimin dhe analizën e natyrës, dinamikën dhe strukturën e sistemit të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të zhvillimit të saj nga këndvështrimi i secilës nga teoritë dominuese të marrëdhënieve ndërkombëtare që zakonisht interpretohet në një mënyrë krejtësisht kundër zhvillimeve në arenën ndërkombëtare. Përveç mësimit të teorive dominuese në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, brenda kësaj lënde do të analizohen dhe problemet bashkëkohore politike dhe të sigurisë sot në botë, nga pikëpamja e secilës prej teorive të marrëdhënieve ndërkombëtare.
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore
-
[EM540] Media e re dhe komunikimi strategjik
Lënda është krijuar për t'u ofruar studentëve një pasqyrë gjithëpërfshirëse të rolit, aspekteve dhe rëndësisë së mediave të reja dhe strategjisë bashkëkohore të komunikimit. Lënda thellon njohuritë e studentëve për mediat sociale për komunikim strategjik. Strategjitë dhe aplikimet e bazuara në kërkime krijuese u mësojnë studentëve aftësitë dhe parimet e nevojshme për përdorimin e mediave sociale në fushata efektive të komunikimit.
-
[EM541] Politika bashkëkohore, masmedia dhe gazetaria
Studentët do të zgjerojnë njohuritë e tyre në fushën e komunikimit politik përmes analizës së ndikimit të politikës bashkëkohore në media dhe në punën e gazetarisë në mënyrë që të zbatojnë kriteret profesionale dhe parimet etike në organizimin dhe shpërndarjen e mesazhit mediatik tek audienca masive. Qëllimi i programit është që studentët të analizojnë median në kuptimin e ndikimit, rolit, funksioneve dhe rëndësisë në zhvillimin e proceseve demokratike në shoqëri dhe profilizimin e subjekteve politike, rolin e tyre pjesëmarrës në proceset politike, analizën e fushatës politike dhe zbulimin e elementeve të propagandës politike.
-
[EM542] Media dhe politika
Kjo lëndë ofron një pasqyrë rreth rolit të mediave dhe politikës. Marrëdhënia midis medias dhe politikës jo vetëm që po kontestohet dhe debatohet gjithnjë e më shumë, por veprimi dhe komunikimi politik po zhvillohet në lloje të reja të mediave që nuk kanë ekzistuar më parë. Këto zhvillime po ndryshojnë marrëdhëniet midis qytetarëve, politikanëve dhe mediave. Mediat e reja, ‘lloji i ri’ i politikanëve dhe format e reja të aktivizmit qytetar sfidojnë qasjet tradicionale dhe ofrojnë terrene të përshtatshme për eksplorimin e rasteve dhe tendencave kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe mundësi për krahasimin e zhvillimeve në vende dhe kontekste të ndryshme. Lënda ofron qasjet kryesore teorike për studimin e hibridizimit në rritje të medias dhe politikës dhe vendos tendencat aktuale në një perspektivë historike dhe krahasuese. Temat kryesore përfshijnë marrëdhëniet media-shtet, fushatat zgjedhore, aktivizmin në mediat sociale dhe shfaqjet e politikanëve. Lënda gjithashtu eksploron se si zhvillohet politika rutinore dhe aktivizmi politik me dhe brenda një peizazhi të larmishëm mediatik. Një theks i veçantë i vihet mënyrës se si qytetarët dhe lëvizjet shoqërore përdorin mediat në luftën politike. Duke vepruar kështu, do të përqëndrohemi në disa tema të gjera: marrëdhëniet midis mediave dhe qeverisë; ndryshimet në mjedisin mediatik në dy dekadat e fundit, procesi i krijimit të lajmeve dhe si i jep formë përmbajtjes së lajmeve politike, si dhe efektet e mediave në opinionin publik dhe sjelljen gjatë votimit.
-
[EM543] Komunikimi dhe ndërveprimi social
Komunikimi është ndërveprim shoqëror me individë që ndryshojnë vazhdimisht sinjalet e tyre në përgjigje të historisë së ndërveprimit të menjëhershëm dhe në përgjigje të historisë së marrëdhënieve shoqërore midis individëve. Studimi i ndërveprimit shoqëror përfshin vlerësimin e kujdesshëm të praktikave të komunikimit të përditshëm mes njerëzve në kontekste të ndryshme (zakonisht) të jetës reale, siç janë vizitat mjek-pacient, organizatat dhe komunikimi njeri-kompjuter. Qëllimi i kësaj lënde është të rrisë kuptueshmërinë tuaj për rolin e gjuhës dhe komunikimit në ndërveprimin shoqëror dhe ndërtimin e identitetit dhe të rrisë ndërgjegjësimin tuaj për zgjedhjet gjuhësore dhe pasojat e tyre. Temat përfshijnë qasje të ndryshme për studimin e komunikimit në ndërveprimin shoqëror, mënyrat në të cilat gjuha dhe komunikimi përdoren për të ndërtuar identitetin shoqëror (p.sh. raca, gjinia, statusi) dhe çështje që lidhen me gjuhën dhe kulturën (p.sh. ndërrimi i kodit dhe qëndrimi). Përveç sigurimit të një kuadri konceptual me të cilin mund të mendoni për komunitetin dhe ndërveprimin, kjo lëndë do të sigurojë përvojë në vëzhgimin dhe analizimin e mënyrës se si sjellja verbale dhe joverbale miratohet dhe kuptohet në situata shoqërore.
-
[EMIC-302] Menaxhmenti ndërkombëtar: Teoria dhe praktika
Lënda përfshinë: shpjegimin e procesit të menaxhimit dhe mënyrën e organizimit dhe e funksionimit të tij në drejtim ndërkombëtar të përdorur në kompanitë ndërkombëtare që kryejnë bashkëpunim ndërkombëtar të biznesit dhe partneritet.
-
[EMIC-306] Komunikimi ndërkombëtar dhe rrjetet sociale
Qëllimet e lëndës:
Raporti i komunikimit ndërkombëtar dhe rrjetet sociale, përmes:
- Qasja krahasuese dhe shembuj praktike të aspekteve pozitive dhe negative që rrjedhin nga kjo marrëdhënie.
- Analiza e dinamikës së marrëdhënieve në mes të rrjeteve sociale dhe ndërtimit të komunikimit ndërkombëtar.
- Ndikimi i rrjeteve sociale në klimat të ndryshme politike dhe kulturore.
- Aplikimi i rrjeteve sociale në vendosjen e komunikimit më të mirë ndërkombëtar përmes shembujve praktikë
-
[EMIC-201] Komunikimi ndërkulturor
Do të mësohen rëndësia e teorisë së kulturës dhe kultura në kontekstin e komunikimit. Magjistrat ardhshëm duhet t’i njohin aspektet teorike dhe praktike të komunikimit ndërkulturor dhe do të jenë në gjendje të njohin kontekstet e ndryshme kulturore në mjedise të ndryshme shikuar nga prizmi i komunikimit dhe ai epistemologjik.
-
[EM544] Edukimi mediatik digjital
Lënda synon të zgjerojë dhe përmirësojë aftësinë e studentëve për të përdorur teknologjinë digjitale, mjetet e komunikimit dhe internetin, në mënyrë kreative, kritike dhe të sigurt, si dhe të ofrojë mbështetje në zhvillimin e tyre, të mësuarit dhe kapacitetin për pjesëmarrje efektive jetën profesionale, sociale dhe në bashkëjetesë.
-
[EM545] Marrëdhëniet ndërkombëtare me publikun dhe komunikimi global
Studentët do të kenë njohuri të thelluara të teorive bashkëkohore të komunikimit global dhe ndërkombëtar, do të jenë në gjendje të bëjnë një strategji për komunikim efektiv global në aspektin e aplikimit të karakteristikave socio-kulturore të ndërtimit dhe organizimit të mesazhit të komunikimit dhe në aspektin e ndikimit në audiencën globale, respektivisht, publikun ndërkombëtar. Studentët, gjithashtu do të analizojnë dukuritë kulturore bashkëkohore të komunikimit global si globalizimi, multikulturalizmi, ndërkulturalizmi dhe identiteti kulturor në realitete specifike të komunikimit.
-
[ECM-606] Planifikimi i komunikimeve
Lënda synon t'u mundësojë studentëve të zhvillojnë një plan komunikimi në përputhje me parimet moderne të komunikimit, të analizojë planet e komunikimit në realitete të ndryshme komunikimi, institucione, kompani dhe shoqëri civile, si dhe të bëjë dallimin ndërmjet elementeve të komunikimit dhe planit mediatik dhe strategjisë së komunikimit në zhvillimin e komunikimit organizativ.
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore
-
[EM540] Media e re dhe komunikimi strategjik
Lënda është krijuar për t'u ofruar studentëve një pasqyrë gjithëpërfshirëse të rolit, aspekteve dhe rëndësisë së mediave të reja dhe strategjisë bashkëkohore të komunikimit. Lënda thellon njohuritë e studentëve për mediat sociale për komunikim strategjik. Strategjitë dhe aplikimet e bazuara në kërkime krijuese u mësojnë studentëve aftësitë dhe parimet e nevojshme për përdorimin e mediave sociale në fushata efektive të komunikimit.
-
[EM541] Politika bashkëkohore, masmedia dhe gazetaria
Studentët do të zgjerojnë njohuritë e tyre në fushën e komunikimit politik përmes analizës së ndikimit të politikës bashkëkohore në media dhe në punën e gazetarisë në mënyrë që të zbatojnë kriteret profesionale dhe parimet etike në organizimin dhe shpërndarjen e mesazhit mediatik tek audienca masive. Qëllimi i programit është që studentët të analizojnë median në kuptimin e ndikimit, rolit, funksioneve dhe rëndësisë në zhvillimin e proceseve demokratike në shoqëri dhe profilizimin e subjekteve politike, rolin e tyre pjesëmarrës në proceset politike, analizën e fushatës politike dhe zbulimin e elementeve të propagandës politike.
-
[EM542] Media dhe politika
Kjo lëndë ofron një pasqyrë rreth rolit të mediave dhe politikës. Marrëdhënia midis medias dhe politikës jo vetëm që po kontestohet dhe debatohet gjithnjë e më shumë, por veprimi dhe komunikimi politik po zhvillohet në lloje të reja të mediave që nuk kanë ekzistuar më parë. Këto zhvillime po ndryshojnë marrëdhëniet midis qytetarëve, politikanëve dhe mediave. Mediat e reja, ‘lloji i ri’ i politikanëve dhe format e reja të aktivizmit qytetar sfidojnë qasjet tradicionale dhe ofrojnë terrene të përshtatshme për eksplorimin e rasteve dhe tendencave kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe mundësi për krahasimin e zhvillimeve në vende dhe kontekste të ndryshme. Lënda ofron qasjet kryesore teorike për studimin e hibridizimit në rritje të medias dhe politikës dhe vendos tendencat aktuale në një perspektivë historike dhe krahasuese. Temat kryesore përfshijnë marrëdhëniet media-shtet, fushatat zgjedhore, aktivizmin në mediat sociale dhe shfaqjet e politikanëve. Lënda gjithashtu eksploron se si zhvillohet politika rutinore dhe aktivizmi politik me dhe brenda një peizazhi të larmishëm mediatik. Një theks i veçantë i vihet mënyrës se si qytetarët dhe lëvizjet shoqërore përdorin mediat në luftën politike. Duke vepruar kështu, do të përqëndrohemi në disa tema të gjera: marrëdhëniet midis mediave dhe qeverisë; ndryshimet në mjedisin mediatik në dy dekadat e fundit, procesi i krijimit të lajmeve dhe si i jep formë përmbajtjes së lajmeve politike, si dhe efektet e mediave në opinionin publik dhe sjelljen gjatë votimit.
-
[EM543] Komunikimi dhe ndërveprimi social
Komunikimi është ndërveprim shoqëror me individë që ndryshojnë vazhdimisht sinjalet e tyre në përgjigje të historisë së ndërveprimit të menjëhershëm dhe në përgjigje të historisë së marrëdhënieve shoqërore midis individëve. Studimi i ndërveprimit shoqëror përfshin vlerësimin e kujdesshëm të praktikave të komunikimit të përditshëm mes njerëzve në kontekste të ndryshme (zakonisht) të jetës reale, siç janë vizitat mjek-pacient, organizatat dhe komunikimi njeri-kompjuter. Qëllimi i kësaj lënde është të rrisë kuptueshmërinë tuaj për rolin e gjuhës dhe komunikimit në ndërveprimin shoqëror dhe ndërtimin e identitetit dhe të rrisë ndërgjegjësimin tuaj për zgjedhjet gjuhësore dhe pasojat e tyre. Temat përfshijnë qasje të ndryshme për studimin e komunikimit në ndërveprimin shoqëror, mënyrat në të cilat gjuha dhe komunikimi përdoren për të ndërtuar identitetin shoqëror (p.sh. raca, gjinia, statusi) dhe çështje që lidhen me gjuhën dhe kulturën (p.sh. ndërrimi i kodit dhe qëndrimi). Përveç sigurimit të një kuadri konceptual me të cilin mund të mendoni për komunitetin dhe ndërveprimin, kjo lëndë do të sigurojë përvojë në vëzhgimin dhe analizimin e mënyrës se si sjellja verbale dhe joverbale miratohet dhe kuptohet në situata shoqërore.
-
[EMIC-302] Menaxhmenti ndërkombëtar: Teoria dhe praktika
Lënda përfshinë: shpjegimin e procesit të menaxhimit dhe mënyrën e organizimit dhe e funksionimit të tij në drejtim ndërkombëtar të përdorur në kompanitë ndërkombëtare që kryejnë bashkëpunim ndërkombëtar të biznesit dhe partneritet.
-
[EMIC-306] Komunikimi ndërkombëtar dhe rrjetet sociale
Qëllimet e lëndës:
Raporti i komunikimit ndërkombëtar dhe rrjetet sociale, përmes:
- Qasja krahasuese dhe shembuj praktike të aspekteve pozitive dhe negative që rrjedhin nga kjo marrëdhënie.
- Analiza e dinamikës së marrëdhënieve në mes të rrjeteve sociale dhe ndërtimit të komunikimit ndërkombëtar.
- Ndikimi i rrjeteve sociale në klimat të ndryshme politike dhe kulturore.
- Aplikimi i rrjeteve sociale në vendosjen e komunikimit më të mirë ndërkombëtar përmes shembujve praktikë
-
[EMIC-201] Komunikimi ndërkulturor
Do të mësohen rëndësia e teorisë së kulturës dhe kultura në kontekstin e komunikimit. Magjistrat ardhshëm duhet t’i njohin aspektet teorike dhe praktike të komunikimit ndërkulturor dhe do të jenë në gjendje të njohin kontekstet e ndryshme kulturore në mjedise të ndryshme shikuar nga prizmi i komunikimit dhe ai epistemologjik.
-
[EM544] Edukimi mediatik digjital
Lënda synon të zgjerojë dhe përmirësojë aftësinë e studentëve për të përdorur teknologjinë digjitale, mjetet e komunikimit dhe internetin, në mënyrë kreative, kritike dhe të sigurt, si dhe të ofrojë mbështetje në zhvillimin e tyre, të mësuarit dhe kapacitetin për pjesëmarrje efektive jetën profesionale, sociale dhe në bashkëjetesë.
-
[EM545] Marrëdhëniet ndërkombëtare me publikun dhe komunikimi global
Studentët do të kenë njohuri të thelluara të teorive bashkëkohore të komunikimit global dhe ndërkombëtar, do të jenë në gjendje të bëjnë një strategji për komunikim efektiv global në aspektin e aplikimit të karakteristikave socio-kulturore të ndërtimit dhe organizimit të mesazhit të komunikimit dhe në aspektin e ndikimit në audiencën globale, respektivisht, publikun ndërkombëtar. Studentët, gjithashtu do të analizojnë dukuritë kulturore bashkëkohore të komunikimit global si globalizimi, multikulturalizmi, ndërkulturalizmi dhe identiteti kulturor në realitete specifike të komunikimit.
-
[ECM-606] Planifikimi i komunikimeve
Lënda synon t'u mundësojë studentëve të zhvillojnë një plan komunikimi në përputhje me parimet moderne të komunikimit, të analizojë planet e komunikimit në realitete të ndryshme komunikimi, institucione, kompani dhe shoqëri civile, si dhe të bëjë dallimin ndërmjet elementeve të komunikimit dhe planit mediatik dhe strategjisë së komunikimit në zhvillimin e komunikimit organizativ.
Semestri 3
-
[MIC-101]
[6 SETK]
Metodologjia e hulumtimit
Lënda është e fokusuar në çështjet e metodave sasiore dhe cilësore si dhe në metodologjinë për punimin e tezës së magjistraturës, strukturën dhe standardet për shkrimin e saj. Selektimi i materialit të grumbulluar faktografik, analiza dhe interpretimi shkencor i tij paraqesin një komponentë të rëndësishme të hulumtimit të relacioneve shkakësore-pasuese.
-
[MIC-301]
[6 SETK]
Diplomacia: Teoria dhe praktika
Lënda do të fokusohet në shpjegimin teorik dhe praktik të qasjeve në diplomaci, duke përkufizuar gjendjen e politikës së jashtme, vendin, përzgjedhjen dhe fondet në krijimin e diplomacisë, format e marrëdhënieve dhe marrëdhëniet me bashkësinë ndërkombëtare, krijimin e llojeve të veçanta të strategjive me aplikimin e teknikave të veçanta dhe shkathtësive individuale, si dhe të metodave alternative. Të një rëndësie të veçantë do të jenë përpunimi i vendeve individuale krahasuese në aspektin e diplomacisë politikës së fqinjësisë së mirë, çështjet e pazgjidhura nga një këndvështrim rajonal dhe çështjet e pazgjidhura në nivel global.
-
[CM176]
[6 SETK]
Mediat masive dhe komunikimi politik
Kjo lëndë ofron një pasqyrë të marrëdhënieve komplekse midis politikës dhe masmediave dhe shërben si një hyrje në mënyrën se si studiuesit e komunikimit e studiojnë komunikimin politik.
Studentët do të eksplorojnë përmbajtjen politike të mediave masive dhe do të thellojnë kuptimin akademik dhe praktik të aktorëve dhe agjencive të përfshira në prodhimin e lajmeve dhe informacionin politik. Lënda shqyrton ndikimin e mbulimit mediatik të politikës në publik dhe eksploron ndërveprimin midis sistemeve të medias dhe sistemeve politike, duke përfshirë politikën qeveritare mbi median, rregullimin dhe pronësinë. Studentët do të pajisen me aftësitë kërkimore dhe studimore të nevojshme për të kryer kërkime profesionale dhe akademike të bazuara në projekte. Lënda eksploron rolin në zhvillim të shpejtë të komunikimit në jetën politike, kombëtare dhe ndërkombëtare dhe shqyrton atë se si ndryshimet si, rritja e rëndësisë së platformave të reja të mediave online dhe sociale, politika e bazuar në imazhe dhe globalizimi i mediave po i japin formë politikës. Komunikimi politik dhe masmedia nxjerrin në pah ndikimin e aktorëve në procesin e komunikimit politik, përfshirë politikanët, gazetarët dhe qytetarët, duke u mbështetur në kërkimet më të fundit dhe studimet e rasteve.
-
[CM177]
[6 SETK]
Teoritë e marrëdhënieve me publikun
Marrëdhëniet me publikun janë një fushë dinamike dhe në rritje të shpejtë që ofron një sërë rrugësh karriere. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për ndërtim të imazhit publik të një organizate, të zhvillimit të një strategjie të lajmeve dhe mediave sociale, ose menaxhimit të çështjeve për një kompani apo parti politike, janë të nevojshme aftësi të forta komunikimi dhe një kuptim i shëndoshë për proceset e marrëdhënieve me publikun. Edhe pse një pjesë thelbësore e kësaj lënde bazohet në teori, teoria e komunikimit ka një zbatim shumë praktik. Komunikimi është proces themelor i cili krijon dhe zhvillon marrëdhënie, bashkësi, shoqëri.
Duke përdorur një qasje kritike, kjo lëndë do t'u mundësojë studentëve të eksplorojnë problemet praktike të marrëdhënieve me publikun dhe mundësitë që ndikojnë në këtë fushë përmes aplikimit të teorisë së marrëdhënieve me publikun. Studentët do të diskutojnë çështjet dhe tendencat në marrëdhëniet me publikun, si aspektet dhe ndërkombëtare dhe etike të përfshira në praktikën e marrëdhënieve me publikun.
Qëllimet dhe rezultatet e lëndës:
- Të eksplorojë ndërtimin e teorisë së marrëdhënieve me publikun nga perspektiva historike dhe bashkëkohore.
- Të përdorë gjetjet teorike të marrëdhënieve me publikun për të shqyrtuar problemet dhe mundësitë e marrëdhënieve me publikun në praktikë, përmes analizave të studimit të rasteve të aplikuara.
- Të zbatohet teoria e marrëdhënieve me publikun si bazë për zhvillimin e drejtimeve të përshtatshme strategjike për përgjegjësinë shoqërore të organizatave (jofitimprurëse dhe fitimprurëse) në nivel global.
- Të zhvillojë një fushë të ekspertizës në marrëdhëniet politike me publikun.
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore
-
[EM540] Media e re dhe komunikimi strategjik
Lënda është krijuar për t'u ofruar studentëve një pasqyrë gjithëpërfshirëse të rolit, aspekteve dhe rëndësisë së mediave të reja dhe strategjisë bashkëkohore të komunikimit. Lënda thellon njohuritë e studentëve për mediat sociale për komunikim strategjik. Strategjitë dhe aplikimet e bazuara në kërkime krijuese u mësojnë studentëve aftësitë dhe parimet e nevojshme për përdorimin e mediave sociale në fushata efektive të komunikimit.
-
[EM541] Politika bashkëkohore, masmedia dhe gazetaria
Studentët do të zgjerojnë njohuritë e tyre në fushën e komunikimit politik përmes analizës së ndikimit të politikës bashkëkohore në media dhe në punën e gazetarisë në mënyrë që të zbatojnë kriteret profesionale dhe parimet etike në organizimin dhe shpërndarjen e mesazhit mediatik tek audienca masive. Qëllimi i programit është që studentët të analizojnë median në kuptimin e ndikimit, rolit, funksioneve dhe rëndësisë në zhvillimin e proceseve demokratike në shoqëri dhe profilizimin e subjekteve politike, rolin e tyre pjesëmarrës në proceset politike, analizën e fushatës politike dhe zbulimin e elementeve të propagandës politike.
-
[EM542] Media dhe politika
Kjo lëndë ofron një pasqyrë rreth rolit të mediave dhe politikës. Marrëdhënia midis medias dhe politikës jo vetëm që po kontestohet dhe debatohet gjithnjë e më shumë, por veprimi dhe komunikimi politik po zhvillohet në lloje të reja të mediave që nuk kanë ekzistuar më parë. Këto zhvillime po ndryshojnë marrëdhëniet midis qytetarëve, politikanëve dhe mediave. Mediat e reja, ‘lloji i ri’ i politikanëve dhe format e reja të aktivizmit qytetar sfidojnë qasjet tradicionale dhe ofrojnë terrene të përshtatshme për eksplorimin e rasteve dhe tendencave kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe mundësi për krahasimin e zhvillimeve në vende dhe kontekste të ndryshme. Lënda ofron qasjet kryesore teorike për studimin e hibridizimit në rritje të medias dhe politikës dhe vendos tendencat aktuale në një perspektivë historike dhe krahasuese. Temat kryesore përfshijnë marrëdhëniet media-shtet, fushatat zgjedhore, aktivizmin në mediat sociale dhe shfaqjet e politikanëve. Lënda gjithashtu eksploron se si zhvillohet politika rutinore dhe aktivizmi politik me dhe brenda një peizazhi të larmishëm mediatik. Një theks i veçantë i vihet mënyrës se si qytetarët dhe lëvizjet shoqërore përdorin mediat në luftën politike. Duke vepruar kështu, do të përqëndrohemi në disa tema të gjera: marrëdhëniet midis mediave dhe qeverisë; ndryshimet në mjedisin mediatik në dy dekadat e fundit, procesi i krijimit të lajmeve dhe si i jep formë përmbajtjes së lajmeve politike, si dhe efektet e mediave në opinionin publik dhe sjelljen gjatë votimit.
-
[EM543] Komunikimi dhe ndërveprimi social
Komunikimi është ndërveprim shoqëror me individë që ndryshojnë vazhdimisht sinjalet e tyre në përgjigje të historisë së ndërveprimit të menjëhershëm dhe në përgjigje të historisë së marrëdhënieve shoqërore midis individëve. Studimi i ndërveprimit shoqëror përfshin vlerësimin e kujdesshëm të praktikave të komunikimit të përditshëm mes njerëzve në kontekste të ndryshme (zakonisht) të jetës reale, siç janë vizitat mjek-pacient, organizatat dhe komunikimi njeri-kompjuter. Qëllimi i kësaj lënde është të rrisë kuptueshmërinë tuaj për rolin e gjuhës dhe komunikimit në ndërveprimin shoqëror dhe ndërtimin e identitetit dhe të rrisë ndërgjegjësimin tuaj për zgjedhjet gjuhësore dhe pasojat e tyre. Temat përfshijnë qasje të ndryshme për studimin e komunikimit në ndërveprimin shoqëror, mënyrat në të cilat gjuha dhe komunikimi përdoren për të ndërtuar identitetin shoqëror (p.sh. raca, gjinia, statusi) dhe çështje që lidhen me gjuhën dhe kulturën (p.sh. ndërrimi i kodit dhe qëndrimi). Përveç sigurimit të një kuadri konceptual me të cilin mund të mendoni për komunitetin dhe ndërveprimin, kjo lëndë do të sigurojë përvojë në vëzhgimin dhe analizimin e mënyrës se si sjellja verbale dhe joverbale miratohet dhe kuptohet në situata shoqërore.
-
[EMIC-302] Menaxhmenti ndërkombëtar: Teoria dhe praktika
Lënda përfshinë: shpjegimin e procesit të menaxhimit dhe mënyrën e organizimit dhe e funksionimit të tij në drejtim ndërkombëtar të përdorur në kompanitë ndërkombëtare që kryejnë bashkëpunim ndërkombëtar të biznesit dhe partneritet.
-
[EMIC-306] Komunikimi ndërkombëtar dhe rrjetet sociale
Qëllimet e lëndës:
Raporti i komunikimit ndërkombëtar dhe rrjetet sociale, përmes:
- Qasja krahasuese dhe shembuj praktike të aspekteve pozitive dhe negative që rrjedhin nga kjo marrëdhënie.
- Analiza e dinamikës së marrëdhënieve në mes të rrjeteve sociale dhe ndërtimit të komunikimit ndërkombëtar.
- Ndikimi i rrjeteve sociale në klimat të ndryshme politike dhe kulturore.
- Aplikimi i rrjeteve sociale në vendosjen e komunikimit më të mirë ndërkombëtar përmes shembujve praktikë
-
[EMIC-201] Komunikimi ndërkulturor
Do të mësohen rëndësia e teorisë së kulturës dhe kultura në kontekstin e komunikimit. Magjistrat ardhshëm duhet t’i njohin aspektet teorike dhe praktike të komunikimit ndërkulturor dhe do të jenë në gjendje të njohin kontekstet e ndryshme kulturore në mjedise të ndryshme shikuar nga prizmi i komunikimit dhe ai epistemologjik.
-
[EM544] Edukimi mediatik digjital
Lënda synon të zgjerojë dhe përmirësojë aftësinë e studentëve për të përdorur teknologjinë digjitale, mjetet e komunikimit dhe internetin, në mënyrë kreative, kritike dhe të sigurt, si dhe të ofrojë mbështetje në zhvillimin e tyre, të mësuarit dhe kapacitetin për pjesëmarrje efektive jetën profesionale, sociale dhe në bashkëjetesë.
-
[EM545] Marrëdhëniet ndërkombëtare me publikun dhe komunikimi global
Studentët do të kenë njohuri të thelluara të teorive bashkëkohore të komunikimit global dhe ndërkombëtar, do të jenë në gjendje të bëjnë një strategji për komunikim efektiv global në aspektin e aplikimit të karakteristikave socio-kulturore të ndërtimit dhe organizimit të mesazhit të komunikimit dhe në aspektin e ndikimit në audiencën globale, respektivisht, publikun ndërkombëtar. Studentët, gjithashtu do të analizojnë dukuritë kulturore bashkëkohore të komunikimit global si globalizimi, multikulturalizmi, ndërkulturalizmi dhe identiteti kulturor në realitete specifike të komunikimit.
-
[ECM-606] Planifikimi i komunikimeve
Lënda synon t'u mundësojë studentëve të zhvillojnë një plan komunikimi në përputhje me parimet moderne të komunikimit, të analizojë planet e komunikimit në realitete të ndryshme komunikimi, institucione, kompani dhe shoqëri civile, si dhe të bëjë dallimin ndërmjet elementeve të komunikimit dhe planit mediatik dhe strategjisë së komunikimit në zhvillimin e komunikimit organizativ.
Semestri 4
-
[MIC-400]
[30 SETK]
Punimi i magjistraturës
Pas dhënies së provimeve, studenti mund të fillojë me procedurën e paraqitjes, punimit dhe mbrojtjes publike të temës së magjistraturës. Studenti zgjedh mentorin, me udhëzimin e të cilit e përgatit aplikimin e tezës së magjistraturës. Aplikimi patjetër duhet të lejohet nga Këshilli mësimor-shkencor i fakultetit. Pas versionit final të tezës së magjistraturës, Këshilli mësimor-shkencor formon komision tre anëtarësh, i cili përgatit raport, me çka pranohet ose refuzohet teza e magjistraturës. Raporti pozitiv miratohet nga Këshilli mësimor-shkencor dhe caktohet dita e mbrojtjes publike. Pas kryerjes me sukses të mbrojtjes, studenti pajiset me diplomë - Magjistër në Komunikimin Ndërkombëtar.