
Programi: |
Kriminalistikë dhe Siguri (2022/2023) |
Cikli i studimeve: | Cikli i dytë (Pasdiplomike) |
Fakulteti: | Drejtësia |
Kodi i programit: | CS120 |
Viti akademik: | 2022 / 2023 |
Titulli: | Magjistër në kriminalistikë dhe siguri |
SETK: | 120
(2 vite)
![]() |
Vendimi: |
![]() |
Programi studimor synon të ofrojë një gamë të moduleve që do ta përfshijnë bazën e dijeve juridike për afrimin drejt profesioneve juridike dhe profesionet që lidhen me lëmin e kriminalistikës dhe sigurisë, dhe të sigurojë njohuri të fuqishme, të veçanta dhe sistematike për institucionet dhe konceptet e kriminalistikes dhe sigurisë, si dhe mbi gjendjen dhe perspektivën e tyre në rajon dhe botë
Diploma e Fakultetit Juridik njihet nga Oda e Avokatëve dhe e Noterëve në RMV. Titujt profesionalë të avokatëve dhe të noterëve kërkojnë regjistrim formal në këto oda. Diploma e Fakultetit Juridik u mundëson studentëve një qasje në organet shtetërore, sidomos në organet gjyqësore si: gjyqësia dhe prokuroritë publike. Fakulteti Juridik ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Akademinë për Trajnimin e Gjykatësve dhe të Prokurorëve Publikë në RMV. Studentëve që do të kenë ambicie të merren me punë hulumtuese shkencore, Fakulteti Juridik i UEJL-së, u mundëson vazhdimin e studimeve të ciklit të tretë (studime të doktoratës). Studentët në këtë program, gjithashtu profesionalisht aftësohen edhe për të gjitha profesionet në fushën e sigurisë nacionale dhe ndërkombëtare, me theks të veçantë të ushtrimit të profesioneve në kuadër të organeve të sistemit të sigurisë në vend.
Njohuritë dhe të kuptuarit
- Ka njohuri të avancuara teorike dhe praktike mbi sistemin e sigurisë nacionale dhe i riprodhon njohuritë mbi qëllimet dhe standardet e sigurisë;
- Ka njohuri dhe kuptime specifike mbi masat dhe veprimet preventive dhe represive të sigurisë në kuadër të menaxhimit me situata të krizës dhe mbi prioritetet në fushën e sigurisë;
- Ka njohuri të detajuara mbi kuptimin dhe pranimin e parimeve themelore të etikës profesionale në fushën e sigurisë;
- Ka kuptim specifik mbi teknologjitë dhe metodologjitë e hulumtimit në fushën e sigurisë;
Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit
- I identifikon dhe i zbaton politikat, procedurat dhe rregullat në fushën e sigurisë;
- I identifikon dhe i analizon çështjet më komplekse në fushën e sigurisë, duke marrë pjesë aktivisht në të gjitha fazat e implementimit të politikave, të procedurave dhe të vendimeve në fushën e sigurisë dhe në krijimin e standardeve të sigurisë në organizata dhe institucione të fushës së sigurisë;
- I interpreton dhe i diskuton çështjet bashkëkohore komplekse, që ndërlidhen me rreziqet, sfidat dhe kërcënimet në fushën e sigurisë;
- Formulon plane, raporte dhe dokumente strategjike në lëmin e menaxhimit me situata të krizës dhe të shfrytëzimit të teknikave e të mekanizmave kontrolluese të standardeve të sigurisë;
- I zbaton njohuritë e përfituara nëpërmjet hulumtimit të procesit të zgjidhjes së çështjeve komplekse dhe praktike të sigurisë;
Aftësitë për të vlerësuar
- Merr vendime për zgjidhjen e rasteve më komplekse praktike nëpërmjet hulumtimit të krijimit të politikave, procedurave dhe vendimeve nga fusha e sigurisë;
- I vlerëson dhe i dallon standardet e sigurisë të organizatave dhe të institucioneve nga fusha e sigurisë;
- Ka mendim më të zhvilluar kritik përmes metodës së analizës dhe të krahasimit.
Aftësitë e komunikimit
- Përdor terminologji adekuate për çështje komplekse dhe specifike në sferën e sigurisë.
- Angazhohet aktivisht në argumentimin dhe në debatin shkencor.
- I përdor gjuhët zyrtare të universitetit dhe ka shkathtësi të avancuara të teknologjive të informimit në punën shkencore.
Aftësitë e të mësuarit
- Zhvillon rregullore të punës kërkimore që përdoret në profesionin e tij.
- Zhvillon një praktikë të mësimit të vazhdueshëm, duke u angazhuar në trajnimin e personave që punojnë në shërbimet diplomatike-konsullore të shtetit.
Semestri 1
-
[CM157]
[6 SETK]
E drejta penale (program i zbatuar)
Qëllimi i kësaj lënde është që studentët të njihen me institutet dhe normat penale si dhe me parimet mbi të cilat është ndërtuar e drejta penale. E drejta penale si e drejtë pozitive është sistem normash me anë të së cilave sjellje të caktuara të njerëzve parashihen si vepra penale për të cila vepra janë të parapara dënime dhe sanksione tjera shtrënguese nga ana e shtetit dhe janë përcaktuar kushtet dhe mënyrat e zbatimit të tyre.
-
[MCCR1040]
[6 SETK]
Kriminologjia
Qëllimi i kësaj lënde është të analizohet fenomenologjia dhe etiologjia e kriminalitetit. Në kuadër të kësaj lënde do të studiohen format e paraqitjes së kriminalitetit, dinamika, struktura si dhe faktorët që ndikojnë në paraqitjen e kriminalitetit. Do të studiohen faktorët e jashtëm, faktorët mikrogruporë, si dhe faktorët e brendshëm të kriminalitetit.
-
[MCSS1011]
[6 SETK]
Kriminalistika e përgjithshme
Përmes kësaj lënde studentët do të fitojnë njohuri të përgjithshme mbi shkencën e kriminalistikës. Kjo shkencë kontribuon në luftën kundër krimit, duke e zbuluar dhe parandaluar atë. Kjo lëndë, do të përpunohet në mënyrë teorike dhe praktike (përmes ligjëratave aktive, konsultimeve, literaturës së dhënë, diskutimeve me studentët, etj.). Qëllimi i kësaj lënde është që të përgatisë dhe trajnojë studentët për përdorimin e mjeteve dhe metodave kriminalistike të përdorura për zbulimin dhe sqarimin e krimeve dhe parandalimin e krimit.
-
[EM513]
[6 SETK]
Kriminaliteti ekonomik
Qëllimi i lëndës është të njohë dhe analizojë dukuritë kriminale me karakter ekonomik, shfaqjen dhe karakteristikat e tyre, ndikimin negativ shumëdimensional, lehtësinë e zbulimit dhe dhënies së zgjidhjes, format më të spikatura, si dhe institucionet që në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë e luftojnë këtë krim.
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore
- [CM159] Delikuenca e të miturve
- [MCCR3050] Mjekësia ligjore
- [EMCR3021] Trafikimi me njerëz
- [MCSS2031] Teknikat dhe taktikat kriminalistike
- [EMCL1011] Dhuna në familje
- [EM515] Kriminaliteti ekologjik
- [EM156] Kriminalistika e komunikacionit
- [MCCR3040] E drejta penale e krahasuar
- [MCCR2030] E drejta penale ndërkombëtare
- [MCSS3040] Etika në kriminalistikë
Semestri 2
-
[CM158]
[6 SETK]
E drejta procedurale penale (program i zbatuar)
E Drejta e Procedurës Penale është disiplinë shkencore që i studion normat juridike, që rregullojnë pozitën e palëve, si dhe kompetencat e palëve dhe subjekteve tjera pjesëmarrëse në procesin penal, llojin, formën dhe kushtet për ndërmarrjen e veprimeve procedurale. Lëndë studimi është sistemi i mjeteve juridike-të rregullta dhe të jashtëzakonshme, si dhe procedurat e veçanta.
-
[MCCR2010]
[6 SETK]
Penologjia
Qëllimi i kësaj lënde është të analizohet mënyra e ekzekutimit të së drejtës penale, gjegjësisht ekzekutimi i sanksioneve penale. Lënda e studion procedurën e ekzekutimit të dënimit me burg, si dhe ekzekutimin e sanksioneve tjera përmes analizimit të Ligjit mbi ekzekutimin e sanksioneve dhe Ligjit për shërbimin e provës.
-
[MCCR3020]
[6 SETK]
Krimi i organizuar
Qëllimi i lëndës është që studentët të pasurojnë njohuritë e tyre mbi krimin e organizuar si nocion dhe fenomen i pranishëm në sfera të ndryshme shoqërore. Në këtë kontekst, do të analizohen elementet që përbëjnë situatën kriminale të karakterit të organizuar, korrupsioni, si faktor kyç që ndikon në këtë lloj krimi, masat e veçanta hetuese dhe të tjera që ndikojnë në zbulimin, dokumentimin dhe parandalimin e krimit të organizuar, si dhe roli i bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar.
-
[EM511]
[6 SETK]
Politika kriminale
Në këtë lëndë studentët do të njihen me të gjitha masat parandaluese ndaj kriminalitetit, të parashikuara në sistemin e drejtësisë penale në vend dhe më gjerë.
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore
- [CM159] Delikuenca e të miturve
- [MCCR3050] Mjekësia ligjore
- [EMCR3021] Trafikimi me njerëz
- [MCSS2031] Teknikat dhe taktikat kriminalistike
- [EMCL1011] Dhuna në familje
- [EM515] Kriminaliteti ekologjik
- [EM156] Kriminalistika e komunikacionit
- [MCCR3040] E drejta penale e krahasuar
- [MCCR2030] E drejta penale ndërkombëtare
- [MCSS3040] Etika në kriminalistikë
Semestri 3
-
[EMSS3030]
[6 SETK]
Kriminaliteti kompjuterik
Studentët do të fitojnë njohuri të avancuara mbi llojet më të reja të veprave penale që kryhen përmes kompjuterëve dhe rrjeteve të internetit si dhe me mënyrat bashkëkohore të parandalimit të krimit të tillë, që po zhvillohet gjithnjë e më shumë në shoqëritë e sotme digjitale. Do të analizohen krime të tilla si: mashtrimet kompjuterike, falsifikimet e softuerit kompjuterik, si format e tjera të abuzimit të internetit për qëllime kriminale etj. Do të analizohet legjislacioni vendor i posareformuar dhe ndërkombëtar dhe do të fitohen njohuri mbi standardet dhe rrjedhat botërore në këtë lëmi.
-
[MCCR3010]
[6 SETK]
Viktimologjia
Qëllimi i kësaj lënde është të analizohet në më tepër aspekte pozita e viktimës së veprës penale. Do të studiohet fenomenologjia dhe etiologjia viktimologjike, forma, vëllimi, struktura dhe dinamika e viktimizimit, si dhe faktorët e ndryshëm që ndikojnë mbi të.
-
[EMSS2030]
[6 SETK]
E drejta policore
Qëllimet e programit të lëndës nënkuptojnë, që studentët: - të fitojnë njohuri themelore lidhur me të drejtën policore, burimet e të drejtës policore, kornizën juridike, kompetencat e policisë dhe organizimin e brendshëm të policisë në RMV-së; - të kenë njohuri më të hollësishme për të drejtën policore në RMV-së, si dhe njohuri komparative për të drejtën policore në shtetet tjera; - ta kenë mendimin e tyre kritik; - të jenë në gjendje të bëjnë analizën dhe hulumtimin e koncepteve të veçanta si dhe ngjarjeve relevante për të drejtën policore; - të kenë aftësi për prezantimin e rezultateve nga hulumtimi i tyre, punën ekipore dhe debatet e realizuara; - të jenë në gjendje ta aplikojnë teorinë në rastet praktike në jetën e përditshme.
-
[MCCR1120]
[6 SETK]
Metodologjia e hulumtimit
Studentët do të jenë në gjendje: - T’i aplikojnë metodat kryesore juridike dhe metodat tjera hulumtuese. - Të mbledhin në mënyrë kritike dhe krijuese material kërkimore, që është relevant dhe që citohet nga autorët në mënyrë selektive në përgjigjet e tyre. - Ta kuptojnë vëllimin e procesit të hulumtimit dhe qasjen në metoda të ndryshme të kërkimit shkencor dhe të jenë në gjendje ato t’i kritikojnë. - Ta studiojnë përmes qasjes së avancuar raportin midis teorisë juridike dhe praktikës kërkimore. - T’i aplikojnë shkathtësitë dhe njohuritë e mësuara në tezat e tyre.
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore
- [CM159] Delikuenca e të miturve
- [MCCR3050] Mjekësia ligjore
- [EMCR3021] Trafikimi me njerëz
- [MCSS2031] Teknikat dhe taktikat kriminalistike
- [EMCL1011] Dhuna në familje
- [EM515] Kriminaliteti ekologjik
- [EM156] Kriminalistika e komunikacionit
- [MCCR3040] E drejta penale e krahasuar
- [MCCR2030] E drejta penale ndërkombëtare
- [MCSS3040] Etika në kriminalistikë
Semestri 4
-
[MCCR4010]
[30 SETK]
Punimi i magjistraturës
Kjo lëndë u mundëson studentëve t’i bartin shkathtësitë dhe dituritë e tyre për hulumtimin dhe hartimin e e detyrës më të komplikuar – shkrimit të punimit të magjistraturës. Lënda është paraparë që tërësisht të jetë praktik dhe studentët t’i fitojnë dituritë dhe aftësitë, shkathtësitë dhe besimin e nevojshëm që t’i qasen hulumtimit dhe shkrimit të tezës. Lënda ka vetëm një rezultat kthyes – t’u mundësojë studentëve ta shkruajnë tezën e magjistraturës me vështirësi minimale dhe me efektivitet maksimal. Gjithçka që është e paraparë të bëhet ka për qëllim përmirësimin e teknikave të hulumtimit dhe të stilit të shkrimit të tezës së magjistraturës, duke pasur kujdes me këtë rast për ndalimin e shërbimit me mjetet e palejueshme siç janë: plagjiatura dhe shkelja e të drejtave të autorit, që ndalohen me Statutin e UEJL-së.