-
[MFE05] Komunikimi professional
Lënda fokusohet në zhvillimin e atyre shkathtësive të komunikimit që janë thelbësore për funksionimin efektiv në botën profesionale. Studentët, do ta mësojnë procesin e analizimit të një shumëllojshmërie situatash të komunikimit dhe do t'u japin përgjigje adekuate po atyre. Ndër temat që do të përfshihen janë: komunikimi në organizata, komunikimi ndërpersonal dhe grupor, prezantimet gojore, intervistat për punësim, letrat profesionale të biznesit, si dhe shkathtësitë ndërpersonale, duke përfshirë dinamikën e grupit dhe punën ekipore.
-
[MFE09] Tregu i punës
Qëllimi kryesor i lëndës Tregu i Punës është t’i pajisë studentët e studimeve të ciklit të dytë me njohuritë themelore dhe njohuritë e thelluara në fushën e teorisë të tregut të punës, pastaj me mekanizmin e funksionimit të tij në ekonominë e tregut. Lënda Tregu i Punës ka si mision t’u ofrojë dhe t’u mësojë studentëve kategoritë, ligjet dhe parimet kryesore, me të cilat funksionon tregu i punës. Lënda u bën një analizë të hollësishme mënyrës së sjelljes dhe rolit që luajnë agjentët kryesorë të tregut të punës: individëve, firmave dhe qeverisë. Analiza mbështetet në dy kategoritë themelore: të kërkesës për punë dhe të ofertës së punës, të cilat gjejnë aplikim pothuajse në të gjitha temat që trajtohen në këtë lëndë. Njohuritë e përfituara nga studentët në këtë lëndë shërbejnë si bazë teorike themelore e domosdoshme për të kuptuar e përvetësuar teoritë dhe politikat e ndryshme që aplikohen në tregun e punës. Lënda synon që studentët ta kuptojnë se si tregjet e punës shpërndajnë dhe përdorin në mënyrë efikase faktorin e rrallë të prodhimit, punën. Leksionet përfshijnë njohuri të koncepteve të kërkesës për punë e të ofertës së punës dhe aplikimit të tyre praktik; sjelljen e individëve në tregun e punës për të maksimizuar dobishmërinë e tyre; sjelljen e firmave në tregun e punës që synojnë maksimizimin e fitimit; rolin e qeverisë në tregun e punës, strukturat e ndryshme të tregjeve të punës: tregu i punës në konkurrencë të plotë, monopoli në tregun e punës, monopsoni në tregun e punës, roli i sindikatave në tregun e punës, monopoli bilateral në tregun e punës. Leksionet dhe diskutimet në klasë mbulojnë materiale, të cilat mund të mos jenë në libër dhe disa aspekte të materialeve që përfshihen në librin bazë nuk do të diskutohen në klasë, por i lihen studimit aktiv te studentit. Prandaj, studenti, për të garantuar suksesin në përvetësimin sa më të mirë të lëndës, duhet të jetë i pranishëm në leksion dhe seminar, duke marrë pjesë në mënyrë aktive në diskutimin e problemeve të ndryshme që lidhen me tregun e punës.
-
[MFE10] Filozofia e shkencave shoqërore
Lënda ka për qëllim pajisjen e studentëve me informata që do t’u mundësojnë atyre përfitimin e diturive, shkathtësive dhe kompetencave në shkencat shoqërore, përfshirë metodologjinë e punës (sqarim, teoretizim, testim), aplikim të filozofisë (në veçanti individualizmi kundrejt kolektivizmit), natyra e racionalitetit, si dhe historia e teorive dhe koncepteve. Ky modul ofron studim të avancuar të debateve aktuale lidhur me ontodologjinë, metodologjinë dhe synimet e shkencave shoqërore. Lënda, do të përqendrohet në çështjet qendrore të shkencave shoqërore: etno-metodologjia, evolucioni, fenomenologjia, recionaliteti, relativizmi, metodat shkencore, interpretime tekstuale.
Rezultat e të mësuarit:
Pas përfundimit të suksesshëm të lëndës, studentët do të jenë në gjendje:
• Ta kuptojnë qëllimin e shkencave shoqërore si dhe dallimin në mes të të sqaruarit dhe të kuptuarit të sjelljes njerëzore.
• T’i sqarojnë qasjet e ndryshme në shpjegimin e shkencave shoqërore në krahasim me shkencat shoqërore, specifikat e të qenit qenie njerëzore dhe fenomenet sociale.
• T’i kuptojnë strukturat sociale, praktikat, normat institucionet etj. si dhe relacionet në mes individëve dhe strukturave më të gjera shoqërore.
• Ta sqarojnë mbështetjen jo vetëm në fakte për individët dhe gjendjet e tyre mentale, por gjithashtu edhe rastet në të cilat fenomenet shoqërore nuk mundet të sqarohen përmes sjelljeve individuale.
-
[MFE11] Menaxhimi i projekteve
Me përfundimin e suksesshëm të lëndës, studentët do të jenë në gjendje:
- T’i planifikojnë aktivitetet e nevojshme për zbatimin e projektit, të identifikojnë ndërvarësitë e tyre, kohëzgjatjen si dhe kostot e tyre;
- T’i përgatisin raportet e nevojshme dhe të kryejnë të gjitha komunikimet e nevojshme ndërmjet projektit dhe klientit, si dhe në mes të anëtarëve të ekipit dhe të aktorëve të tjerë;
- Ta strukturojnë projektin dhe aktivitetet e tij përbërëse;
- Të përgatisin një Gantt-tabelë dhe një plan të rrjetit për projektin dhe ta identifikojnë kohën më të shkurtër të nevojshme për të përfunduar projektin;
- Ta përdorin MS Project , si një mjet në procesin e planifikimit, zbatimit dhe rishikimit të projektit;
- Ta përkufizojnë projektin, aë identifikojnë lëminë dhe objektivat e tij, si dhe t’i zhvillojnë specifikat e projektit;
-
[MFE14] Mbrojta e të drejtave të njeriut
Qëllimi i kësaj lënde është: të njoftohen studentët me konceptin e të drejtës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, me zbatimin e këtyre të drejtave në praktikë, me ndikimin e tyre në krijimin e politikave nacionale; t’i nxisë studentët të mendojnë në mënyrë kritike për raportin midis të drejtës ndërkombëtare dhe asaj nacionale; t’i vetëdijësojë për ngjarjet aktuale ndërkombëtare, si ndikojnë ato në jetën e përditshme të njerëzve në botë; t’i nxisë studentët ta japin kontributin e tyre në sferën e përgatitjes së ligjeve për mbrojetjen e të drejtave të njeriut, me shpresë se ata që sjellin vendime do t’i marrin parasysh në procesin e krijimit dhe zbatimit të politikave shtetërore.
-
[MFE01] Retorika
Retorika, përgjatë historisë së vet prej mbi 2500 vjeçare, shfrytëzohet për shënjimin e shumë gjërave, por sot me retorikë kuptojmë artin e bindjes nëpërmjet të gjuhës. Retorika shënon mënyrën në të cilën një individ ndërlidhet me një ide apo një ide me qëllim ta bindë tjetrin. Retorika karakterizohet me disa tipare kryesore dalluese. E përkufizon qendrën nga e cila, kjo lëmi, zbulohet. Retorika më së pari i përkufizon situatat e caktuara tipike të të folurit.