COVID-19 Information and Protocol

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!
Export

Programi:

Marrëdhëniet ndërkombëtare dhe diplomacia (2021/2022)

Cikli i studimeve: Cikli i dytë (Pasdiplomike)
Fakulteti: Shkencat Shoqërore Bashkëkohore
Kodi i programit: IRD120
Viti akademik: 2022 / 2023
Titulli: Magjistër në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe diplomaci
SETK: 120 (2 vite)
Vendimi:

Nëpërmjet të programit studimor Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci studentët fitojnë aftësi dhe njohuri në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, diplomacisë dhe shkencave politike. Studentët fitojnë aftësi dhe njohuri menaxheriale, këshillëdhënëse, politike, analitike, juridike aftësi dhe kompetenca të cilat do të mund të zbatohen në punë në institucione dhe organizata të fushës së marrëdhënieve ndërkombëtare, përfaqësive diplomatike si dhe në punë në kompani multinacionale dhe organizata. Programi studimor Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci do të ketë kontribut të rëndësishëm për ndërkombëtarizimin e arsimit sipëror në RMV, avansimin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe zhvillimin e njohurive invovative, shkathtësive, aftësive dhe kompetencave tek studentët e kësaj fushe. Njëkohësisht, programi studimor përkon me tregun e punës. Si i tillë ka një kontribut të rëndësishëm për aftësim të studentëve për ndërtim të një kariere profesionale nëpërmjet të fitimit të kualifikimeve të arsimit sipëror në pajtim me nevojat e tregut të punës. 

Studimet e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomacisë mundësojnë përmbushjen e nevojave arsimore për mbështetje të studentëve që të fillojnë karierrën e tyre profesionale në institucionet shtetërore, diplomatike, publike, organizatat jofitimprurëse, institucionet dhe organizatat ndërkombëtare qeveritare dhe joqeveritare si dhe në institucionet arsimore.

Njohuritë dhe të kuptuarit

Ka njohuri të thella dhe të kuptuar kompetent të teorive në fushën e diplomacisë.
Ka njohuri specifike për negociatat, ndërmjetësimin dhe mënyrat tjera për zgjidhje të konflikteve.
Ka njohuri të caktuara për rolin e organizatave ndërkombëtare në diplomaci.
Ka njohuri dhe kupton qartë politikën e jashtme dhe aktorët kryesorë (shtetëror dhe jo shtetëror) të cilët e përbëjnë rrjetin dinamik të ministrisë së punëve të jashtme.    

Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit

Mund të kyçet në mënyrë të suksesshme në detyra të vogla diplomatike, të punojë në përfaqësitë diplomatike apo në sektorët për punë të jashtme në korniza të ministrive të ndryshme dhe të jetë anëtar në organizata tregtare ndërkombëtare dhe në institucione të tjera.
Mund të punojë si anëtar i ekipit për zhvillim të pozitave negociuese për çështje juridike ndërkombëtare.
Mund të interpretojë perspektivën teorike në marrëdhëniet ndërkombëtare në raste të caktuara.
E përshkruan rolin e dimplomacisë në politikën botërore. 

Aftësitë për të vlerësuar

Gjykon për diplomacinë aktuale dhe proceset në nivel ndërkombëtar.
Vlerëson artikuj me kompleksitet të ndryshëm për tema ndërkombëtare.
Ka aftësi të interpretojë të dhëna përkatëse për gjykime të cilat janë pasqyrë të çështjeve relevante diplomatike. 
Mund të mendojë në mënyrë kritike dhe të japë qëndrime kritike për organizatat diplomatike siç është ministria e punëve të jashtme dhe puna e misioneve diplomatike. 

Aftësitë e komunikimit

Mund të shkruajë letra në korniza të komunikimit të përshtatshëm diplomatik.
Mund të shkruajë dhe të prezantojë punime shkencore dhe të përgatisë projekte hulumtuese nga fusha e diplomacisë. 
Mund t'i prezantojë audiencës forma të zgjidhjes së problemeve specifike në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe diplomaci. 

Aftësitë e të mësuarit

I zmadhon njohuritë duke punuar në përfaqësitë diplomatike.
Është në gjendje të identifikojë nevojat personale për njohuri të mëtutjeshme dhe të vazhdojë me mësuarje individuale për çështjet globale.
Është në gjendje të marrë dhe të aplikojë mënyrë të re transparente në diplomacinë maqedonase me qëllim që të realizojë perspektivën euroatlantike të vendit.  

Semestri 1

  • [MDP-01] [6 SETK] Analiza politike
    Qëllimi i lëndës është: - Njohja e qasjeve analitike dhe metodologjike në analizat politike; - Aftësia që në mënyrë kritike të vlerësojë dhe të zbatojë teori dhe metoda në politikë; - Të njohë debatet analitike në politikë; - Aftësi të analizojë aspekte në politikë nga perspektiva të ndryshme; - Aftësi të zbatojë teori të studimeve të rastit.
  • [MCDP1020] [6 SETK] Insititucionet ndëkombëtare
    Në kuadër të kësaj lënde përfshihen çështjet teorike në lidhje me institucionet ndërkombëtare të nivelit universal dhe rajonal, me zhvillimin e tyre historik, rolin, funksionet dhe përgjegjësitë. Vëmendje e veçantë i kushtohet rolit të tyre në zgjidhjen e problemeve kolektive dhe çështjeve në politikën globale. Fokusi është në rolin e tyre në sferën e paqes dhe sigurisë, zhvillimin ekonomik, të drejtat e njeriut, në demokracinë dhe sundimin e ligjit. Po ashtu fokusohet edhe në organet kryesore të përcaktuara në kuadër të institucioneve përgjegjëse për arritjen e qëllimeve të caktuara.
  • [MDP-02] [6 SETK] Diplomacia publike
    Lënda ka për qëllim t’i paraqesë dallimet mes diplomacisë tradicionale dhe diplomacisë publike, si dhe rëndësinë e diplomacisë publike në marrëdhëniet ndërkombëtare. Lënda ka për qëllim të përcaktojë mënyrën e ndikimit të diplomacisë publike dhe si ajo ndryshon në proceset zhvillimore nëpër shtete.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e përgjithshme
    • [EMDP-03] Sistemet politike dhe administrative krahasuese
    • [MCDP2020] Bashkimi Evropian: institucionet, politikat dhe e drejta
    • [EMPS2040] Analiza e politikës së jashtme
    • [MCPS3310] Lidershipi dhe zhvillimi organizativ
    • [EM509] Ekonomia ndërkombëtare politike
    • [EM510] Negociatat dhe zgjidhja e konflikteve
  • [6 SETK] Lèndk zgjedhore profesionale
    • [EMPS1034] Zhvillimi i qëndrueshëm
    • [EMDP-01] Biznesi ndërkombëtar
    • [EMDP-02] Sistemet politike bashkëkohore
    • [EMDP3020] Protokolli diplomatik

Semestri 2

  • [DP0102] [6 SETK] E drejta ndërkombëtare
    Përmbajtja e lëndës është e përgatitur në atë mënyrë që studentët të njihen me konceptet bazike të së drejtës ndërkombëtare publike, shpesh herë e identifikuar me të drejtën ndërkombëtare, e cila bazat e veta i ka aty kah shek. XVII, si e drejtë e popujve, për çka dëshmon qartë ekzistimi i organizatës universale, Organizata e Kombeve të Bashkuara. Do të njihen gjithashtu edhe me të drejtën ndërkombëtare publike bashkëkohore e cila i rregullon marrëdhëniet midis shteteve, midis shteteve dhe organizatave ndërkombëtare, marrëdhëniet në mes vetë organizatave ndërkombëtaredhe, sjelljet e personave fizikë dhe juridikë për të cilat shtetet dhe organizatat ndërkombëtare konsiderojnë se janë të rëndësishme për to dhe për bashkësinë ndërkombëtare në përgjithësi.
  • [MDP-03] [6 SETK] E drejta diplomatike dhe konsulare
    Lënda siguron një pasqyrë për të drejtën diplomatike dhe konsullore, zhvillimin e saj historik, rastet nga praktika që lidhen me zbatimin e rregullave të tyre, fushëveprimi i përfaqësuesve diplomatikë dhe konsullorë dhe çështjet që lidhen me zbatimin e së drejtës diplomatike në sistemet nacionale. Lënda gjithashtu i analizon dhe i studion parimet e së drejtës ndërkombëtare, zbatimin dhe ndikimin e tyre në marrëdhëniet politike mes shteteve si dhe përdorimin e marrëdhënieve diplomatike në konfliktet ndërkombëtare. Lënda do të përqendrohet në kushtet formale për funksionimin e këtyre dy profesioneve (diplomat dhe konsull) duke u mbështetur në të drejtën diplomatike dhe konsullore.
  • [CM148] [6 SETK] Teoritë e marrëdhënieve ndërkombëtare
    Përmes lëndës studentët duhet të nxiten të mendojnë për atë se çka ndodh në botë, t’i zotërojnë teoritë dhe ngjarjet të cilat u referohen marrëdhënieve ndërkombëtare. Kjo lëndë i njofton studentët me komponentët teorikë të marrëdhënieve ndërkombëtare, debatet kyçe dhe idetë në lëmin e marrëdhënieve ndërkombëtare, sidomos për konceptet bazike, aktorët e marrëdhënieve ndërkombëtare, politikat ndërkombëtare, fuqia e marrëdhënieve ndërkombëtare. Ligjëratat do të jenë të fokusuara në politikën ndërkombëtare, ekonominë, politikën globale dhe mirëqenien, problemet aktuale dhe ato të së ardhmes, përfshirë këtu edhe konfliktet e armatosura, ekonominë, demografinë dhe mjedisin jetësor.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e përgjithshme
    • [EMDP-03] Sistemet politike dhe administrative krahasuese
    • [MCDP2020] Bashkimi Evropian: institucionet, politikat dhe e drejta
    • [EMPS2040] Analiza e politikës së jashtme
    • [MCPS3310] Lidershipi dhe zhvillimi organizativ
    • [EM509] Ekonomia ndërkombëtare politike
    • [EM510] Negociatat dhe zgjidhja e konflikteve
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore profesionale
    • [EMPS1034] Zhvillimi i qëndrueshëm
    • [EMDP-01] Biznesi ndërkombëtar
    • [EMDP-02] Sistemet politike bashkëkohore
    • [EMDP3020] Protokolli diplomatik

Semestri 3

  • [MCDP1010] [6 SETK] Metodologjia e hulumtimit
    Kjo lëndë është e dizajnuar për studentët të cilët përgatiten për punimin e tezës së magjistraturës. Qëllimet kryesore janë që studentëve t’u ofrohen mjete për konceptualizimin e tezës së tyre me qëllim të gjetjes së çështjes së hulumtimit si dhe njohjen e metodave për mbledhjen e të dhënave përmes analizës sasiore dhe cilësore. Lënda është e fokusuar tek problemet e metodave dhe teknikave sasiore, siç është analiza statistikore, tekste që janë të lidhura me teorinë dhe testimin e hipotezave. Më pastaj të rëndësishme janë, po ashtu, edhe temat për interferencë deskriptive dhe kauzale, longitudiale, studimet krahasimtare dhe studimet e rasteve. Qëllimi është analiza e të dhënave cilësore, vënia finale e të gjitha praktikave teorike dhe veprave në funksion të dizajnimit të shkrimit të temës.
  • [CM149] [6 SETK] Qeverisja dhe globalizimi
    Qëllimet e programit: Të zhvillojë kornizë analitike tek studenti dhe kontekst hitorik për të kuptuar globalizimin dhe menaxhimin, konceptet e tyre themelore, institucionet kryesore politike dhe dinamikën politike. Ti mundësojë të debatojë për politikat globale. Të zhvillojë tek studenti aftësi për kuptuar zgjedhjet e politikave kundërshtuese në lidhje me globalizimin. Të kuptojë si globalizimi dhe kriza ekonomike globale ndikojnë në konkurrencën e pozitave të vendit tonë dhe jobarabartësive në shoqërinë tuaj. Të gjenerojë tek studenti aftësi hulumtuese për fenomenet e reja sociale të shekullit dhe të shqyrtimit të mënyrave kreative për tu marrë me ta. Të gjenerojë sens për hulumtim, të fitojë aftësi komunikimi të të shkruarit dhe gojor në lidhje me globalizimin dhe menaxhimin.
  • [MCPA3040] [6 SETK] Menaxhmenti politik
    Qëllimet kryesore të lëndës janë: - Përfitimi i njohurive të termeve politikë publike dhe menaxhment. - Të njihet me mjetet kryesore për aktivitetet në lidhje me dallimet e proceseve politike në krahasim me kriteret politike. - Përfitimi i njohurive adekuate për përgatitjen e anketave dhe punës në teren. - Zbatimi i njohurive të përfituara nga lëndët tjera dhe ndërtimi i një metodologjie të posaçme për punimin e eseve dhe të punimeve seminarike. - Të analizohen proceset zgjedhore dhe mënyra e manifestimit të tyre. - Të përgatiten fjalime politike dhe të simulohet dukuria e ngjarjeve politike. - Gatishmëri për pjesëmarrje aktive në debate të organizuara të unioneve studentore. - Aftësi për t’u përgatitur dhe për të marrë pjesë në projekte hulumtuese, si dhe prezantimin e rezultateve nga hulumtimet e realizuara. - Të determinojë metoda të ndryshme dhe të përdorë burime shkencore, të mësojë në mënyrë selektive dhe krahasimtare dhe të analizojë proceset politike.
  • [MCDP1030] [6 SETK] Historia e diplomacisë
    Përmes kësaj lënde studentët do të fitojnë aftësi teorike dhe metodologjike për të kuptuar diplomacinë dhe marrëdhëniet diplomatike nga perspektiva historike dhe ajo e tanishme. Studentët do të kualifikohen për një punë më të thellë dhe të pavarur hulumtuese në një kuptim më të gjerë i cili do t’u mundësojë një transmision të gjetjeve teorike, hulumtuese dhe shkencore dhe njohuri në praktikën shoqërore.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e përgjithshme
    • [EMDP-03] Sistemet politike dhe administrative krahasuese
    • [MCDP2020] Bashkimi Evropian: institucionet, politikat dhe e drejta
    • [EMPS2040] Analiza e politikës së jashtme
    • [MCPS3310] Lidershipi dhe zhvillimi organizativ
    • [EM509] Ekonomia ndërkombëtare politike
    • [EM510] Negociatat dhe zgjidhja e konflikteve

Semestri 4

  • [MCPA4010] [30 SETK] Punimi i magjistraturës
    Ky modul u mundëson studentëve që të transferojnë aftësitë dhe njohuritë e tyre për kërkime dhe për të bërë detyrën më të ndërlikuar - punimin e magjistraturës. Moduli synon të jetë plotësisht praktik dhe studentët t’i fitojnë njohuritë e nevojshme, por edhe aftësitë dhe shkathtësitë që t'i qasen shkrimit të punimit. Moduli ka një rezultat kthyes - t'u mundësojë studentëve ta shkruajnë punimin e magjistraturës me vështirësi minimale dhe me një efikasitet maksimal. Lënda ka për qëllim përmirësimin e teknikave të hulumtimit dhe stilin e shkrimit të punimit, duke mbajtur llogari për ndalesën e shërbimit me mjete të palejuara, siç janë: plagjiatura dhe cenimi i të drejtave të autorit, që janë të ndaluara me Statutin e UEJL-së.
Google+