COVID-19 Information and Protocol

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!
Export

Programi:

Qeverisja dhe udhëheqja në sektorin publik (2021/2022)

Cikli i studimeve: Cikli i dytë (Pasdiplomike)
Fakulteti: Shkencat Shoqërore Bashkëkohore
Kodi i programit: GMPS120
Viti akademik: 2022 / 2023
Titulli: Magjistër në qeverisje dhe udhëheqja në sektorin publik
SETK: 120 (2 vite) Akreditimi
Vendimi: Vendimi për fillim me punë

Programi studimor Qeverisje dhe udhëheqje në sektorin publik ka qasje multidisiplinare ndaj elementeve kryesore të studimit në fushën e qeverisjes dhe udhëheqjes publike, menaxhimin, drejtësinë dhe në fushën e shkencave socioekonomike. Në korniza të programit përshkruhen dhe identifikohen konceptet themelore, parimet e qeverisjes, proceset administrative dhe ligjore, teoritë në administratën publike siç janë ata që lidhen me sjelljen njerëzore dhe institucionale, procesi i politikave publike, ekonomia në sektorin publik dhe udhëheqja e sektorit publik.

Nëpërmjet të programit studimor studentët përgatiten për:

  • Qeverisje dhe udhëheqje në sistemet organizative në sektorin publik;
  • Zbatim të njohurive profesionale në përmbushjen e menaxhimit të procesit, burimeve njerëzore, buxheteve në institucionet e sektorit publik, sektori joqeveritar dhe në organizatat private;
  •  Të zhvilluar mendim kritik për modelin burokrat dhe të inkurajojnë dhe ndërtojnë kapacitet për zbatim të parimeve të menaxhimit të ri publik në institucionet e sektorit publik;
  • Të zhvilluar kompetenca për të udhëhequr ciklin e projektit, me theks të veçantë në menaxhimin e bazuar në rezultate dhe zbatimin e parimeve të qeverisjes së mirë; 
  • Të qenë në gjendje të zhvillojnë në mënyrë analitike rolin e shtetit dhe administratës publike në dekadat e fundit në Republikën e Maqedonisë Veriore dhe në shtetet në rajon;
  • Të njohur tendencat dhe veprimet bashkëkohore në vend në institucionet publike dhe në udhëheqjen publike në vendet në zhvillim dhe në vendet e zhvilluara;
  • Të qenë në gjendje të marrin iniciativë për të identifikuar dhe adresuar nevojat për mësim të institucioneve shtetërore dhe administratës publike;
  • Aftësi dhe kompetenca për planifikim strategjik, plane të veprimit, shkruarje të aplikimeve për projekt propozime, vlerësim të projekteve;
  • Kompetenca dhe aftësi për planifikim strategjik në sektorin publik.
Njohuritë dhe të kuptuarit

Ka njohuri dhe të kuptuar multidisiplinar të elementeve kryesore të studimit në fushën e administratës publike dhe qeverisjes, të drejtës, shkencave socio- ekonomike;

I përshkruan dhe identifikon konceptet themelore, parimet, proceset administrative dhe ligjore, teoritë në administratën publike siç janë ata të lidhura me sjelljen njerëzore dhe institucionale, procesi i politikave publike, ekonomia në sektorin publik dhe menaxhimi I organizatave publike dhe joqeveritare;

I kupton sistemet e ndryshme të administratës publike- administratën shtetërore, menaxhimin publik dhe ndërveprimin e institucioneve dhe proceseve politike, qeverisë dhe politikave administrative;

Ka njohuri për proceset e integrimit në Bashkimin Evropian nga administrata publike dhe shtetërore dhe aspektet institucionale.

Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit

Ti zbatojë njohuritë që kanë të bëjnë me punën e ndërlikuar të shtetit dhe administratën publike dhe të zbatojë rregulla dhe procedura të duhura;

Të punojë si nëpunës shtetëror dhe zyrtar administrativ në punët normative dhe administrative;

Të udhëheqë institucione nga sektori publik dhe joqeveritar;

Mund të demonstrojë aftësi për të përgatitur dokumente administrative, të ndihmojë në planifikimin dhe koordinimin e punës ndërinstitucionale, arkivimin, regjistrimin e lëndëve drejtuese përmes përdorimit të sistemit informacionit;

Zbatim të menaxhmentit publik financiar;

Shkrim të projekteve dhe vlerësim të projekteve në sektorin publik dhe joqeveritar;

Të zbatojë njohuri profesionale në përmbushjen e detyrave të punës në institucionet e shtetit dhe administratës publike, në organizatat private dhe sektorin civil.

Aftësitë për të vlerësuar

Ka aftësi të mendojë në mënyrë kritike dhe për t'u përfshirë në mënyrë active në çështjet aktuale politike në nivelet qendrore dhe lokale;

Analizë cilësore të procesit të projekteve publike;

Vlerësim të ndikimit të projekteve në shoqëri;

Vlerësim të projekteve në sektorin joqeveritar;

Dallon dukuritë e ndryshme që lidhen me kulturën politike të një komuniteti të caktuar;

Krahason në mënyrë kritike tendencat politike në shoqëri dhe vend dhe i vlerëson ato;

Ndikimi në proceset e integrimit evropian në vend. 

Aftësitë e komunikimit

Është në gjendje të marrë pjesë në debat, ndërmjetësim dhe negociata duke siguruar një analizë të arsyetuar të ligjërimit politik;

Ka një aftësi koherente për të shkruar akte administrative, projekt propozime, analiza, raport konceptual;

Tregon aftësi për të komunikuar profesionalisht me më shumë njerëz në atmosferë ekipore dhe përmes një qasjeje gjithëpërfshirëse.

Aftësitë e të mësuarit

Mund të përcaktojë dhe vërtetojë rolin e politikës për një shoqëri të bazuar në dije;

Mund të marrë iniciativë për të identifikuar interesat e grupeve dhe institucioneve shtetërore brenda procesit të politikës publike;

Ka aftësi për të kryer të mësuarit gjatë gjithë jetës dhe vetë- edukimit në fushën e shkencës politike;

Është në gjendje të trajnojë qytetarët për institucionet e sektorit publik dhe për një shoqëri demokratike si dhe për sektorin joqeveritar.

Semestri 1

  • [EMDP-02] [6 SETK] Sistemet politike bashkëkohore
    Qëllimet e lëndës: - Studentët të njoftohen me sistemet politike në drejtim të konceptit të tyre, karakteristikat dhe zhvillimin historik; - Studentët të pajisen me njohuri themelore për teoritë dhe konceptet e sistemeve politike kryesore; - Studentët do të mësojnë koncepte bazë të klasifikimit të sistemeve politike; - Studentët të jenë në gjendje të njohin specifikat e sistemeve të caktuara politike.
  • [CM133] [6 SETK] Qeverisja publike inovative
    Qëllimi i programit të lëndës është që studentët të: • Njihen me shfaqjen, zhvillimin dhe përhapjen e qasjeve të reja për menaxhimin e institucioneve në sektorin publik me refreference veçantë për menaxhimin e ri publik; • Zhvillojnë metoda të reja operacionale dhe procedura qeverisëse që mund të rrisin kapacitetin e shoqërisë për tu marrë me probleme të reja si dhe ato ekzistuese; • Gjejnë mënyra të reja për të identifikuar dhe angazhuar palët e interesuara në mënyrë që të përcaktojnë dhe identifikojnë më mire problemet dhe të ndërtojnë mbështetje për gjetjen e zgjidhjeve efektive.
  • [CM134] [6 SETK] Mirëqeverisja dhe përgjegjësia shoqërore
    Nëpërmjet të kësaj lënde studentët: Do të njihen me konceptet themelore të menaxhimit me një fokus të veçantë në "qeverisjen e mirë" dhe mekanizmat e qeverisjes së mirë; Studentët do të njihen në detaje me parimet më të rëndësishme të qeverisjes së mirë: transparenca, pjesëmarrja, llogaridhënia, efikasiteti dhe efektiviteti, sundimi i ligjit; Do të adresojë në mënyrë kritike treguesit ekzistues për matjen e parimeve të qeverisjes së mirë; Ata do të jenë në gjendje të zbatojnë modelin e treguesve për matjen e parimeve specifike në një program, projekt ose institucion specifik dhe të njëjtat ti paraqesin në një mënyrë gjithëpërfshirëse.
  • [6 SETK] Zgjedhore e përgjithshme
    • [EM483] Evaluimi i politikave publike: modelet, teoritë dhe procedurat
    • [EM484] Etika në administratën publike
    • [MDP-04] Globalizimi
    • [EM485] Cikli i menaxhimit të projekteve: lëndë e avancuar
    • [MCPS1020] Psikologjia sociale
    • [EM486] Organizatat ndërkombëtare: qeverisja dhe funksionet
    • [EM487] Teoritë dhe praktikat e qeverisjes ndërkombëtare
    • [EM494] Politika e Evropës dhe Bashkimi evropian
  • [6 SETK] Zgjedhore profesionale
    • [EM488] E drejta kushtetuese - lëndë e avancuar
    • [EM489] Udhëheqja në sektorin social
    • [MDCS1020] Shoqëria civile dhe politikat zhvillimore
    • [EM490] Shkathtësi për menaxhimin e punëve në zyrë
    • [EM491] Partitë politike, zgjedhjet dhe modelet zgjedhore
    • [EM492] Ekonomia sociale dhe e punës
    • [EM493] Problemet politike të integrimit në BE

Semestri 2

  • [CM135] [6 SETK] Menaxhimi i burimeve njerëzore në sektorin publik dhe joqeveritar
    Menaxhimi i burimeve njerëzore (MBNJ) është një aspekt i rëndësishëm i menaxhimit organizativ. Kjo lëndë fokusohet në shprehje të shumta të menaxhimit të burimeve njerëzore në sektorin publik. Nëpërmjet kësaj lënde do të shqyrtohen teoritë dhe praktikat e MBNJ në kontekstin e faktorëve, të demokratizimit të shoqërisë, të zhvillimit të shpejtë të teknologjisë dhe të globalizimit që drejtëpërdrejtë ndikojnë në zhvillimin e MBNJ. Njëkohësisht shkoqitet edhe roli i MBNJ në organizata me theks të rekrutimit, seleksionimit dhe testimit, trajnimit, zhvillimit dhe kompensimit të burimeve njerëzore në organizatë. Gjithashtu, aktivitetet e rëndësishme të MBNJ përfshijnë edhe analizën dhe përshkrimin e vendeve të punës. Të menduarit strategjik gjatë analizës së sfidave organizative dhe kadrovike u ofron zgjidhje konkrete udhëheqësve të sektorit publik. Kjo lëndë i përgatit studentët të jenë menaxherë të suksesshëm duke ekzaminuar teoritë, praktikat dhe politikat bashkëkohore të MBNJ.
  • [EMPS1034] [6 SETK] Zhvillimi i qëndrueshëm
    Në këtë lëndë studentët do të pajisen me njohuri të përgjithshme të cilat i referohen zhvillimit të qëndrueshëm si një koncpet i ri i cili imponohet në skenën globale e cila mund të paraqesë një ndalesë në planetin Tokë. Studentët do të pajisen me dije rreth konceptit të zhvillimit të qëndrueshëm, kuptimin dhe konceptin superioir për zhvillimin e qëndrueshëm, ndryshimet globale për mjedisin jetësor, të kuptuarit e parimeve dhe dimensionet e qëndrueshmërisë, do të jetë në gjendje të njihet me politikat e Bashkimit Evropian rreth zhvillimit të qëndrueshëm dhe do të kuptojë se si atë në rastin e praktikës së Maqedonisë krijohen si politika të kësaj kategorie. Njohuritë e marra në këtë lëndë do të ndihmojnë shumë për të përforcuar dijet dhe njohuritë e përgjithshme për zhvillimin e qëndrueshëm në nivel ndërkombëtar, në nivel të Bashkimit Evropian dhe vendeve anëtare të saj si dhe në RMV.
  • [CM138] [6 SETK] Probleme bashkëkohore në politikat publike
    Qëllimi i kësaj lënde është që studentët të fitojnë njohuri në lidhje me karakteristikat e menaxhimit, bazat e menaxhimit dhe procesin e menaxhimit. Pjesa e dytë do të analizojë: politikën publike, mënyrën e zhvillimit dhe zbatimit të saj, qasjet e ndryshme analitike në fazat e krijimit dhe zbatimit të saj, qasjet e ndryshme analitike në fazat e krijimit dhe zbatimit të politikës publike, teknikat e përgatitjes dhe raportimit dhe rekomandimit për një politikë të veçantë publike. Duke studiuar përmbajtjen e këtij kursi, studentët do të fitojnë njohuri dhe aftësi që mund të zbatohen praktikisht në praktikën e tyre të ardhshme të punës si analistë. Përmbajtja e çështjes përcaktohet duke strukturuar çështjet relative për përcaktimin e agjendës politike dhe mënyrën e vendimmarrjes.
  • [6 SETK] Zgjedhore e përgjithshme
    • [EM483] Evaluimi i politikave publike: modelet, teoritë dhe procedurat
    • [EM484] Etika në administratën publike
    • [MDP-04] Globalizimi
    • [EM485] Cikli i menaxhimit të projekteve: lëndë e avancuar
    • [MCPS1020] Psikologjia sociale
    • [EM486] Organizatat ndërkombëtare: qeverisja dhe funksionet
    • [EM487] Teoritë dhe praktikat e qeverisjes ndërkombëtare
    • [EM494] Politika e Evropës dhe Bashkimi evropian
  • [6 SETK] Zgjedhore profesionale
    • [EM488] E drejta kushtetuese - lëndë e avancuar
    • [EM489] Udhëheqja në sektorin social
    • [MDCS1020] Shoqëria civile dhe politikat zhvillimore
    • [EM490] Shkathtësi për menaxhimin e punëve në zyrë
    • [EM491] Partitë politike, zgjedhjet dhe modelet zgjedhore
    • [EM492] Ekonomia sociale dhe e punës
    • [EM493] Problemet politike të integrimit në BE

Semestri 3

  • [MCDP1010] [6 SETK] Metodologjia e hulumtimit
    Kjo lëndë është e dizajnuar për studentët të cilët përgatiten për punimin e tezës së magjistraturës. Qëllimet kryesore janë që studentëve t’u ofrohen mjete për konceptualizimin e tezës së tyre me qëllim të gjetjes së çështjes së hulumtimit si dhe njohjen e metodave për mbledhjen e të dhënave përmes analizës sasiore dhe cilësore. Lënda është e fokusuar tek problemet e metodave dhe teknikave sasiore, siç është analiza statistikore, tekste që janë të lidhura me teorinë dhe testimin e hipotezave. Më pastaj të rëndësishme janë, po ashtu, edhe temat për interferencë deskriptive dhe kauzale, longitudiale, studimet krahasimtare dhe studimet e rasteve. Qëllimi është analiza e të dhënave cilësore, vënia finale e të gjitha praktikave teorike dhe veprave në funksion të dizajnimit të shkrimit të temës.
  • [CM136] [6 SETK] Teoritë dhe konceptet bashkëkohore të qeverisjes
    Qëllimi i lëndës është të sqarojë teoritë e menaxhimit të sektorit publik me një fokus në teoritë klasike të burokracisë deri te teoritë bashkëkohore në kontekstin e administrates publike. Vëmendje e veçantë do t'I kushtohet organizimit, hierarkisë, autoritetit, koordinimit, centralizimit dhe decentralizimit, delegimit dhe mbikëqyrjes. Studentët do të jenë në gjendje të njohin aspektet themelore të menaxhimit publik si një fushë shkencore dhe si një profesion, duke qenë kështu në gjendje të analizojnë aktivitetet qeveritare nga një perspective ligjore, menaxheriale dhe politike.
  • [MCPA2020] [6 SETK] Menaxhmenti financiar publik
    Qëllimi i lëndës është që studentëve t’ua prezantojë standardet dhe praktikat në punën financiare të grupeve organizative, metodat dhe shfrytëzimin e fondeve dhe teknikat tjera për administrimin dhe përgjegjësinë me punën financiare të OG-ve. Do të përfshihet këtu edhe vështrimi i analizave dhe aspekteve teknike në kontabilitet dhe interpretimi i raporteve financiare. Koncepti i shfrytëzimit efikas të burimeve paraqet bazën e parimeve dhe procedurave si dhe mundëson vendosje të kornizës racionale për alokim të burimeve. Lënda mundëson balancim përkatës në mes teorisë dhe praktikës, vështrim të të gjitha praktikave nga studime të ndryshme dhe është e dizajnuar në atë mënyrë që të zgjojë interesin e studentëve.
  • [CM137] [6 SETK] Planifikimi strategjik i avancuar
    Kjo lëndë analizon mënyrën efektive dhe modelet bashkëkohore të planifikimit në administratën publike. Fokusi i kësaj lënde është në menaxhimin strategjik në sektorin publik ku do të analizojmë procesin e planifikimit strategjik, përcaktimin e misionit të organizatës, vlerësimin e mjedisit të brendshëm dhe të jashtëm të organizatës. Identifikojmë çështje strategjike dhe strategji në organizatë, si dhe mësojmë sit ë zbatojmë dhe vlerësojmë këto plane dhe strategji.
  • [6 SETK] Zgjedhore e përgjithshme
    • [EM483] Evaluimi i politikave publike: modelet, teoritë dhe procedurat
    • [EM484] Etika në administratën publike
    • [MDP-04] Globalizimi
    • [EM485] Cikli i menaxhimit të projekteve: lëndë e avancuar
    • [MCPS1020] Psikologjia sociale
    • [EM486] Organizatat ndërkombëtare: qeverisja dhe funksionet
    • [EM487] Teoritë dhe praktikat e qeverisjes ndërkombëtare
    • [EM494] Politika e Evropës dhe Bashkimi evropian

Semestri 4

  • [MCPA4010] [30 SETK] Punimi i magjistraturës
    Ky modul u mundëson studentëve që të transferojnë aftësitë dhe njohuritë e tyre për kërkime dhe për të bërë detyrën më të ndërlikuar - punimin e magjistraturës. Moduli synon të jetë plotësisht praktik dhe studentët t’i fitojnë njohuritë e nevojshme, por edhe aftësitë dhe shkathtësitë që t'i qasen shkrimit të punimit. Moduli ka një rezultat kthyes - t'u mundësojë studentëve ta shkruajnë punimin e magjistraturës me vështirësi minimale dhe me një efikasitet maksimal. Lënda ka për qëllim përmirësimin e teknikave të hulumtimit dhe stilin e shkrimit të punimit, duke mbajtur llogari për ndalesën e shërbimit me mjete të palejuara, siç janë: plagjiatura dhe cenimi i të drejtave të autorit, që janë të ndaluara me Statutin e UEJL-së.
Google+