Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!
Export

Programi:

Gjuhë dhe Letërsi Gjermane (2023-2024)

Cikli i studimeve: Cikli i tretë (doktoratë)
Fakulteti: Gjuhët, Kulturat dhe Komunikimi
Kodi i programit: N-PhDDEDLL180
Viti akademik: 2023 / 2024
Titulli: Doktor i shkencave filologjike / Drejtimi: Gjuhë dhe letërsi gjermane
SETK: 180 (3 vite) Akreditimi
Vendimi: Vendimi për fillim me punë

Programi i studimor fokusohet kryesisht në linguistikë, letërsi, përvetësimin e gjuhës dhe në metodologjinë e mësimit të gjermanishtes si gjuhë e huaj (DaF) në nivel universitar, si dhe në teoritë gjermane të kulturës dhe civilizimit. Në Departamentin e Gjermanistikës janë angazhuar përfshin profesorë lokal si dhe nga vendett gjermanishtfolëse, të cilët janë të kualifikuar për të dhënë mësim sipas metodave moderne. Departamenti ynë luan një rol të rëndësishëm jo vetëm në nivel shtetëror, por edhe në nivel rajonal. Në këtë drejtim, vlen të përmendet zhvillimi dhe aplikimi modern i kurrikulave si dhe cilësia në fushën e përgatitjes së mësimdhënësve të gjermanishtes si gjuhë e huaj. Programi studimor i ciklit të tretë synon t'u sigurojë doktorantëve kompetencat dhe mjetet e nevojshme për të zhvilluar projekte kërkimore që përfshijnë standardet më të larta shkencore dhe nivele të avancuara të rëndësisë etike. Programi studimor është në përputhje me trendet moderne botërore dhe evropiane dhe është i krahasueshëm me programe të ngjashme të institucioneve të huaja të arsimit të lartë, veçanërisht në hapësirën arsimore evropiane. Programi studimor u ofron doktorantëve njohuritë më të fundit shkencore dhe profesionale të aplikuara në fushën e linguistikës dhe letërsisë gjermane dhe si i tillë përputhet me të paktën tre programe të akredituara të institucioneve të huaja të arsimit të lartë.

Të diplomuarit e këtij programi studimor posedojnë njohuri, shkathtësi dhe kompetenca, të cilat i aftësojnë ato që të kryejnë në mënyrë të pavarur hulumtime të ndryshme shkencore në radhë të parë nga fusha e linguistikës dhe letërsisë gjermane si dhe të fillojnë karrierën e tyre si mësimdhënës bashkëkohorë të gjermanishtes, kryesisht në nivelin universitar. Përveç kësaj modulet nga fusha e linguistikës, letërsisë, didaktikës dhe kulturës i aftësojnë të diplomuarit tanë edhe për kryerjen e veprimtarive tjera si për shembull: në administratën shtetërore dhe marketing; në shërbimin diplomatik; në Institucionet publike dhe private; përkthyes dhe interpretues; në forcimin e marrëdhënieve gjermane - maqedonase; në sferën e politikës kulturore dhe të ndërmjetësimit të kulturës; veprimtari nga fusha e mediave dhe nga ajo e shtëpive botuese; në ndërmarrjet ndërkombëtare ose në turizëm.

Njohuritë dhe të kuptuarit
  • Të kenë njohuritë dhe të kuptuarit në studimet gjermane që janë të ndërtuara dhe shtrihen zakonisht mbi nivelin e ciklit të dytëtë studimeve.
  • Të demonstrojnë njohuri të veçanta të linguistikës gjermane, letërsisë, kulturës dhe civilizimit të vendeve gjermanishtfolëse.
  • Të kenë njohuri profesionale dhe të të kuptuarit të trendeve kryesore në metodologjinë e mësimdhënies së gjuhës gjermane në nivelin, sekondar dhe terciar.
  • Të marrin njohuritë akademike për punë të pavarur shkencore.
Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit
  • Të aplikojnë aftësitë e tyre në mjedise akademike dhe jo akademike në lidhje me studimet gjermane.
  • Të jenë në gjendje të krijojnë, të hartojnë, të zbatojnë dhe të përshtatin projekte të rëndësishme hulumtuese me integritet shkencor.
  • Të përdorin gjuhën gjermane të folur dhe të shkruar në kontekste të ndryshme.
  • Të përkthejnë tekste nga sfera e drejtësisë, ekonomisë, politikës, tekste letrare etj, nga gjermanishtja në shqip dhe/ose maqedonisht dhe anasjelltas.
  • Të dizajnojnë syllabuse dhe plane mësimore të përshtatshme për kontekste specifike të mësimdhënies, si p.sh. për studentë të rritur ose për mësimin e gjermanishtes së biznesit ose të drejtësisë për të rritur etj.
Aftësitë për të vlerësuar
  • Të ekzaminojnë aspektet e ndryshme nga linguistikagjermane dhe rëndësinë e tyre në procesin e mësimdhënies së gjermanishtes si gjuhë e huaj.
  • Të bëjnë gjykime të ndërlikuara metodologjike në projektimin dhe analizën e hulumtimeve shkencore në fushën e studimeve gjermane.
  • Të bëjnë vlerësime lidhur me vështirësitë potenciale të aspekteve të ndryshme nga fusha e linguistikës dhe letërsisë gjermane.  
  • Të bëjnë vlerësime të ndërlikuara metodologjike në projektimin e hulumtimit dhe të bëjnë dallimin në mes të metodave të ndryshme të mbledhjes së të dhënave dhe analizën e të dhënave lidhur me linguistikën dhe letërsinë gjermane dhe me disiplina të tjera shkencore nga fusha e gjermanistikës.
Aftësitë e komunikimit
  • Të artikulojnë qartë procesin arsimor në kontekstin e studimeve të linguistikës dhe letërsisë gjermane.
  • T’ua mësojnë konceptet e ndryshme gjuhësore studentëve me aftësi të ndryshme.
  • Të komunikojnë në mënyrë të duhur, t’i përvetësojnë mundësitë për të arritur të menduarit kritik, komunikim dhe zhvillim profesional të studentëve.
  • Të tregojnë kompetencë komunikative në klasë sa i përket menaxhimit të klasës në nivelin sekondar dhe terciar.
Aftësitë e të mësuarit
  • Të iniciojnë dhe  realizojnë hulumtime të pavarura shkencore me standardet e larta akademike në fushën e studimeve gjermane.
  • Të jenë në gjendje të vetëmonitorojnë dhe të përshtatin metodat e mësimdhënies varësisht prej situatës së caktuar.
  • Të studiojnë në masë të madhe  në mënyrë autonome gjuhësinë, letërsinë, kulturën dhe civilizimin gjerman.

Semestri 1

  • [C2462] [10 SETK] Metodologjia e hulumtimit
    Kјо lëndë ka për qëllim të shpjegojë metodologjitë dhe teknikat e punës shkencore, të cilat studentëve u krijojnë shumë vështirësi. Ushtrimet praktike do t’u ndihmojnë studentëve të orientohen në bibliotekë, të shkruajnë një punim shkencor, referate, punime seminarike, etj. Në kuadër të kësaj lënde, do të përfshihen temat si: përcaktimi i temës, bibliografia, rregullat e citimit, kodet shkencore, organizimi i punës, etj.
  • [C2460] [10 SETK] Çështjet kyçe në mësimdhënien e gjuhës dhe letërsisë
    Kjo lëndë ka për qëllim të njohë doktorantët me disa kapituj të rëndësishëm të linguistikës aplikative. Lënda ka funksion komunikues të gjuhës në të gjitha sferat e praktikës sociale, në aspektin e përdorimit të rezultateve të fituara në praktikë. Në detyrat klasike të linguistikës aplikative përfshihet studimi i gjuhës, linguistika kontrastive - kjo do të thotë krahasimi i gjuhës gjermane me shqipen dhe maqedonishten, komunikimi ndërkulturor, përkthimet dhe interpretimit profesionale, gjuha e terminologjisë profesionale. Nëpërmjet kësaj linguistika aplikative studion komunikimin e përgjithshëm dhe profesional në institucione dhe media etj. Përveç kësaj, do të trajtohen edhe disa tema nga sfera e letërsisë gjermane.
  • [C2461] [10 SETK] Shkrimi i disertacionit të doktoratës
    Lënda është dizajnuar për t’i aftësuar studentët që të bëjnë hulumtime shkencore, gjegjësisht për të shkruar punimin e doktoratës. Është paraparë që kjo lëndë të jetë praktike dhe t’u japë studentëve njohuritë, mundësinë dhe besimin e duhur për t'iu qasur me sukses hulumtimit të tyre shkencor. Për këtë arsye, lënda më shumë përbën një bashkëpunim se sa një lëndë që në mënyrë strikte bazohet në leksione. Nga studentët pritet që të marrin pjesë në mënyrë aktive në diskutime.

Semestri 2

  • [DLCC0104] [10 SETK] Shqyrtimi dhe miratimi i planit të disertacionit të doktoratës
    Pas semestrit të parë, studenti fillon aktivitetet e tij për përpilimin e planit mbi disertacionin e doktoratës. Aktivitetet përfshijnë përcaktimin e literaturës, përcaktimin e kornizës hipotetike, përkufizimin e metodologjisë së punës dhe përcaktimin e planit individual si dhe prezantimin e parë publik.
  • [10 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EDLL0101] Hermeneutika gjermane
    • [EDLL0102] Linguistikë kontrastive
    • [EDLL0103] Teoritë gjermane të kulturave dhe civilizimit
    • [EDLCC0104] Nxënia e gjuhëve të huaja
    • [EDLL0105] Politika gjuhësore në BE
    • [EDLCC0101] Multikulturalizmi
    • [EDLCC0102] Komunikimi ndërkombëtar
  • [10 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EDLL0101] Hermeneutika gjermane
    • [EDLL0102] Linguistikë kontrastive
    • [EDLL0103] Teoritë gjermane të kulturave dhe civilizimit
    • [EDLCC0104] Nxënia e gjuhëve të huaja
    • [EDLL0105] Politika gjuhësore në BE
    • [EDLCC0101] Multikulturalizmi
    • [EDLCC0102] Komunikimi ndërkombëtar

Semestri 3/4

  • [PHD-S3-S4-01] [40 SETK] Punë kërkimore-shkencore
    Në vitin e dytë (semestri 3 dhe 4) kandidati vazhdon me veprimtarinë kërkimore shkencore sipas planit individual të miratuar. Mentori siguron vlerësim lidhur me këto aktivitete në formën e një raporti drejtuar Këshillit mësimor shkencor të fakultetit.

  • [PHD-S3-S4-02] [15 SETK] Publikime I
    Publikimi i aktiviteteve kërkimore-shkencore sipas tabelës me rëndësi për mediat për publikim. Aktivitetet dhe sukseset publicistike të kandidatit kontrollohen para audiencës shkencore sipas lëmit dhe relevancës së hulumtimit.
  • [C2019] [5 SETK] Mobiliteti i studentëve
    Qëllimi i mobilitetit të doktorantëve është të prezantojnë, shkëmbejnë dhe diskutojnë punën e tyre kërkimore me kolegë nga vendet e tjera evropiane për të përmirësuar cilësinë e disertacionit të tyre.

Semestri 5

  • [DLCC0105] [20 SETK] Prezantimi i rezultateve të hulumtimit
    Në fund të semestrit të 5-të, pas aktiviteteve kërkimore shkencore sipas planit individual, kandidati, rezultatet e përgjithshme të kësaj faze të punimit dhe të hulumtimit do t'i prezantojë publikisht.
  • [PHD-S5-01] [10 SETK] Publikime II
    Publikimi i aktiviteteve kërkimore shkencore sipas tabelës me rëndësi për mediat për publikim. Aktivitetet dhe sukseset publicistike të kandidatit kontrollohen para audiencës shkencore sipas lëmit dhe relevancës së hulumtimit.

Semestri 6

  • [DLL-PHD-THESIS] [30 SETK] Disertacioni i doktoratës
    Vazhdimi i punës së disertacionit të doktoratës. Dorëzohet teza (disertacioni), pranohet nga Këshilli mësimor-shkencor i fakultetit, u dorëzohet anëtarëve të komisionit dhe fillon procedura e mbrojtjes publike.
Google+