Programi studimor E drejta kushtetuese dhe administrative synon të ofrojë një gamë të moduleve që do të përbëjnë bazën e informacioneve dhe të dijeve të avancuara mbi lëndët juridike kushtetuese-administrative me qëllim të aftësimit profesional të studentëve për profesionet themelore juridike që lidhen me këtë lëmë juridike duke ofruar njohuri solide, të veçanta dhe sistematike mbi institutet dhe konceptet e të drejtës kushtetuese dhe administrative në RMV si dhe njohuri krahasuese nga rajoni dhe BE-ja.
Diploma e programit studimor do t'u mundësojë studentëve të studimeve të doktoratës të aftësohen për punën hulumtuese shkencore në lëmin e shkencave juridike kushtetuese-administrative si dhe për mësimdhënie në universitetet në vend dhe jashtë vendit, me ç'rast aktivisht do të jenë të kyçur edhe në procesin e fuqizimit të resurseve të veprimtarive të pushtetit shtetëror në drejtim të procesit të integrimeve euroatlantike të vendit.
Njohuritë dhe të kuptuarit
- Tregon kuptimin sistematik në fushën e hulumtimit dhe njohjen e perfeksionuar të metodave dhe shkathtësive për hulumtim në kuadër të së drejtës kushtetuese dhe administrative sipas standarteve më të larta ndërkombëtare.
Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit
- Tregon aftesi konstitucionalisht dhe administrativisht të interpretojë, dizajnojë, zbatojë dhe adaptojë lëndën esenciale të hulumtimit me integritet shkencor;
- Jep kontribut nëpërmjet hulumtimeve origjinale të cilët i tejkalojnë kufijtë ekzistues të dijeve, duke zhvilluar dije të reja, të vlerësuara në nivel të publikimeve të recensuara nacionale e ndërkombëtare nga lëmi i të drejtës kushtetuese dhe administrative.
Aftësitë për të vlerësuar
- Aftësi për analizë kritike, vlerësim dhe sintezë e ideve të reja dhe komplekse, duke pasur komepetencë për vlerësim;
- Aftësi për inicimin e pavarur dhe pjesëmarrje në rrjete hulumtuese nacionale e ndërkombëtare dhe ngjarje me integritet shkencor;
- Aftësi për inicimin e pavarur të proekteve hulumtuese dhe zhvillimore, nëpërmjet të cilave do gjenerojë dije të reja dhe shkathtësi për zhvillimin e të drejtës kushtetuese dhe administrative.
Aftësitë e komunikimit
- Mund të komunikojë me kolegët e vet, komunitetin më të gjerë akademik dhe me shoqërinë në tërësi në kuadër të lëmisë të së drejtës kushtetuese dhe administrative.
Aftësitë e të mësuarit
- Pritet të jetë i aftë të promovohet në korniza akademike dhe profesionale dhe në zhvillimin teknologjik, shoqëror apo kulturor në shoqërinë e bazuar në dije.
Semestri 1
-
[DLAW0101]
[10 SETK]
Metodologjia e hulumtimit
Kjo lëndë është dizajnuar për studentët që përgatiten për punimin e projekt tezës së doktoratës. Qëllimet kryesore të lëndës janë që studentëve t’u ofrohen vegla për konceptualizimin e tezës së tyre në raport me gjetjen e pyetjes hulumtuese dhe krijimin e metodave për mbledhjen e të dhënave për analizë cilësore. Lënda fokusohet në problemet e metodave sasiore dhe të teknikave, siç është analiza statistikore, tekstet që lidhen me teorinë dhe testimin e hipotezave. Me rëndësi janë edhe temat për inferencë deskriptive dhe kauzale, hulumtime longitudinale krahasuese dhe studime të rastit. Informacione të avancuara do të ofrohen për mbledhjen e të dhënave duke punuar në tekst. Qëllimi është analiza e të dhënave sasiore, vendosja finale e të gjitha veprimeve teorike dhe praktike në dizajnimin dhe shkrimin e tezës.
-
[C2010]
[10 SETK]
E drejta kushtetuese - programi i thelluar
Qëllimi i programit është që studentët të fitojnë njohuri të thella dhe të avancuara në fushën e së drejtës kushtetuese si një degë e së drejtës dhe si një disiplinë shkencore dhe aftësi specifike për zbatimin e kësaj dije në praktikë. Për të arritur këto qëllime, programi do të trajtojë aspektet teorike të së drejtës kushtetuese, dhe më pas do të përqendrohet në zbatimin e tyre praktik.
Me adoptimin e njohurive për këtë program lëndor, studentët do të jenë në gjendje:
- të kuptojnë konceptin dhe përmbajtjen e të drejtës kushtetuese
- të kuptojnë burimet e së drejtës kushtetuese
- të dallojnë të drejtën kushtetuese si një degë të së drejtës dhe të drejtën kushtetuese si një disiplinë shkencore
- të kuptojnë modelet e organizimit të pushtetit shtetëror dhe të jenë në gjendje të përcaktojnë llojin e organizimit të pushtetit shtetëror në RMV
- të kuptojnë sfidat në rregullimin dhe zbatimin e dispozitave kushtetuese për të drejtat e njeriut
- të jenë në gjendje të analizojnë normat kushtetuese në RMV
- të fitojnë njohuri të thelluara dhe të avancuara mbi sistemin kushtetues të RMV
-të njohin në mënyrë analitike dhe kritike çështjet kushtetuese-juridike që lindin në praktikë.
-
[C2011]
[10 SETK]
E drejta administrative - programi i thelluar
Qëllimi i programit:
- Përkufizim i avancuar dhe mendimi kritik për administratën dhe funksionin administrativ;
- Njohja dhe analiza si dhe kritika e avancuar dhe e thelluar e rregullativës ligjore që rregullon organizimin dhe funksionimin e administratës publike në RMV
- Diferenca kritike midis llojeve të akteve të administratës dhe për të zotëruar teknikat dhe aftësitë e përparuara të krijimit të akteve të tilla;
- Kuptimi kritik i mekanizmave të kontrollit mbi administratën dhe përgjegjësisë së saj para organeve të tjera shtetërore, por edhe para klientëve të saj-përdoruesit e shërbimeve të saj.
Semestri 2
-
[DCAL0104]
[10 SETK]
Shqyrtimi dhe miratimi i planit të disertacionit të doktoratës
Pas semestrit të parë, studenti fillon aktivitetet e tij për përpilimin e planit mbi disertacionin e doktoratës. Aktivitetet përfshijnë përcaktimin e literaturës, përcaktimin e kornizës hipotetike, përkufizimin e metodologjisë së punës dhe përcaktimin e planit individual si dhe prezantimin e parë publik.
-
[10 SETK]
Lëndë zgjedhore
-
[EDCAL01] Sistemet administrative krahasimtare
Qëllimi i kësaj lënde është studentët të fitojnë dhe t’i tregojnë dijet e tyre të plota teorike për rëndësinë dhe mundësitë e analizave krahasimtare të sistemeve administrative krahasimtare. Studentët do të njoftohen me rëndësinë e sistemeve administrative krahasimtare në përputhje me këtë dhe sistemin politik në shtetet e ndryshme, nëpërmjet njohjes me sistemet e ndryshme organizative administrative të shteteve duke bërë komparacione nga aspekti krahasimtar dhe legjislativ. Krahasimi i administratës shtetërore ka të bëjë sidomos mes shteteve evropiane dhe mes shteteve në zhvillim. Lënda është e orientuar ndaj problemeve gjatë zbatimit të metodave krahasimtare dhe studimin e sistemeve administrative krahasimtare; interpretimin e modeleve kryesore, parimet dhe drejtimet e reformave në administratën publike; të dëshmuarit e zbatimit të dijeve të fituara me shembuj; sqarimin e rasteve të masave reformuese të suksesshme dhe të pasuksesshme dhe faktorëve ndikues; analiza e masave të ndryshme reformuese dhe të krahasohen trended në kuadër të hapësirës administrative evropiane.
-
[EDCAL02] Konstitucionalizmi dhe të drejtat e njeriut
Qëllimi i kësaj lënde është që t’u ofrojë studentëve njohuri më të thellë të përmbajtjes së të drejtave të njeriut, veçanërisht në përputhshmëri me standardet evropiane dhe t'i ndihmojë ata t’i zhvillojnë aftësitë e tyre analitike për të vlerësuar situata në të cilat ka shkelje të një të drejte të veçantë të njeriut.
Kjo lëndë do t'u mundësojë studentëve:
- ta kuptojnë konceptin e universalizmit dhe relativizmit kulturor brenda teorisë së të drejtave të njeriut;
- të mësojnë për themelet filozofike të të drejtave të njeriut;
-t’i kuptojnë elementet e të drejtave të njeriut dhe masat për mbrojtjen e tyre në juridiksione të ndryshme;
- të mësojnë për sfidat në rregullimin dhe zbatimin e dispozitave të të drejtave të njeriut;
- t’i njohin mënyrat e interpretimit të Konventës Evropiane për të drejtat e njeriut;
- të aftësohen për të bërë analizë ligjore të dispozitave të të drejtave të njeriut;
- ta shohin kontekstin zgjidhjeve kushtetuese dhe zgjidhjeve tjera ligjore për të drejtat e njeriut;
- ta kuptojnë ndikimin e koncepteve të ndryshme filozofike mbi dispozitat ligjore që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut;
- ta vlerësojnë ekzistencën e rasteve të shkeljes së të drejtave të njeriut;
- të menduarit analitik dhe kritik për çështjet që lidhen me të drejtat njeriut.
-
[E2489] E drejta kushtetuese procedurale
Qëllimi i programit është t'u ofrojë studentëve njohuri të thella dhe të avancuara dhe aftësi rreth llojeve të ndryshme të procedurave para autoriteteve kushtetuese në Republikën e Maqedonisë së Veriut, siç janë: procedura për miratimin dhe ndryshimin e kushtetutës, procedurën për miratimin dhe ndryshimin e ligjeve; analiza e interpretimit kritik të kushtetutës dhe ligjeve; procedura për përgjegjësinë kushtetuese të institucioneve më të larta kushtetuese të RMV; si dhe të njohin në mënyrë kritike dhe progresive Sundimin e Ligjit dhe mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut përpara pushtetit shtetëror në RMV, si dhe para Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.
-
[E2490] Trendet bashkëkohore të sistemeve politike
Qëllimi kryesor i programit është t'u ofrojë studentëve njohuri të përparuara në lidhje me funksionimin e sistemeve politike që gjenden sot në të gjithë botën, duke përfshirë jo vetëm ato sisteme politike që konsiderohen demokratike. Programi është i strukturuar në atë mënyrë që t'u ofrojë studentëve njohuri të përparuara teorike përkatëse në lidhje me teoritë themelore dhe konceptet e sistemeve politike, por në të njëjtën kohë t'i njohin ata me funksionimin praktik të disa sistemeve politike në të gjithë botën.
Nga ky aspekt, në vijim, mund të shprehen qëllimet kryesore kryesore të këtij programi:
Të njohë studentët me sistemet politike për sa i përket nocionit, specifikave dhe zhvillimit historik.
Studentët fitojnë njohuri të përparuara në lidhje me teoritë dhe konceptet kryesore të sistemeve politike.
Njohja e studentëve me qasjet e përparuara në klasifikimin e sistemeve politike.
Studentët të jenë në gjendje të njohin specifikat e sistemeve politike individuale.
-
[E2491] Sistemet kushtetuese krahasimtare
Qëllimi i programit është studentët të përvetësojnë njohuri të thelluara dhe të avancuara të sistemeve kushtetuese nga një këndvështrim krahasues, në mënyrë që të përftojnë aftësi analitike për vlerat themelore të mbrojtura nga kushtetuta nga një aspekt krahasues.
Programi do t'u mundësojë studentëve:
-të kuptojnë ndikimin e sistemeve kushtetuese në sistemet e tjera kushtetuese
-të vlerësojnë në mënyrë kritike elementet e organizimit të pushtetit shtetëror
-të kuptojnë kontekstin juridik, filozofik, politik dhe sociologjik të zgjidhjeve të ndryshme kushtetuese
-të kuptojnë papërshtatshmërinë e zgjidhjeve të caktuara kushtetuese në sistemet e tjera kushtetuese
-të promovojnë mendimin kritik dhe analitik për zgjidhjet e ndryshme kushtetuese nga një aspekt krahasues në kontekstin rajonal, evropian dhe botëror.
-
[E2492] Trendet bashkëkohore të qeverisjes lokale
Qëllimi kryesor i programit është të analizojë në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe kritike fenomenin e qeverisjes lokale në kontekstin e globalizmit, si përfitim themelor i demokracisë moderne evropiane dhe si një kundërpeshë e nevojshme dhe efektive ndaj qeverisë qendrore dhe shkollës më të mirë për demokracinë dhe qeverisjes së mirë. Përmes këtij programi, studentët do të fitojnë njohuri të përparuara mbi qeverisjen lokale, duke thelluar njohuritë e marra në lëndë të tjera në këtë lëmi juridike.
-
[E2493] E drejta kushtetuese e BE-së
Qëllimi i programit të kursit është të sigurojë studentët me njohuri të thella dhe të përparuara mbi kornizën dhe përmbajtjen kushtetuese të BE-së; Parimet dhe praktikat kushtetuese të BE-së; Liritë dhe të drejtat kushtetuese të BE-së; që në mënyrë kritike të njihen me jurisprudencën e BE-së.
-
[E2494] E drejta administrative e BE-së
Qëllimi i programit është të konsolidojë një numër konkluzionesh në fushën e të drejtës administrative, të drejtave të njeriut, legjislacionit të Bashkimit Evropian nga aspekte të ndryshme doktrinare, praktikës gjyqësore, dhe vendimmarrësve. Gjeneratat e reja të juristëve në RMV do të merren me të drejtën administrative nga një këndvështrim Evropian, dhe për këtë arsye, ata duhet të marrin njohuri të avancuara për tendencat aktuale në zhvillimin e të drejtës administrative të BE-së dhe shteteve anëtare të Bashkimit Evropian në komunitetin e të cilëve përpiqet të bëhet pjesë edhe RMV.
-
[E2495] Kontratat administrative dhe administrata publike
Qëllimi i programit është që studentët të përvetësojnë njohuri për paraqitjen, zhvillimin dhe format e kontratave administrative si marrëveshje publike specifike në nivelin juridik, teorik, praktik dhe krahasues.

Semestri 3/4
-
[PHD-S3-S4-01]
[40 SETK]
Punë kërkimore-shkencore
Në vitin e dytë (semestri 3 dhe 4) kandidati vazhdon me veprimtarinë kërkimore-shkencore sipas planit individual të miratuar. Mentori siguron vlerësimin lidhur me këto aktivitete në formën e një raporti drejtuar këshillit mësimor-shkencor të fakultetit.
-
[PHD-S3-S4-02]
[15 SETK]
Publikime I
Publikimi i aktiviteteve kërkimore-hulumtuese sipas tabelës me rëndësi për mediat për publikim. Aktivitetet dhe sukseset publicistike të kandidatit kontrollohen para audiencës shkencore sipas lëmit dhe relevancës së hulumtimit.
-
[C2020]
[5 SETK]
Mobiliteti i studentëve
Gjatë semestrit të katërt studenti është i detyruar të realizojë mobilitet në një institucion shkencor, ose institucion tjetër relevant për fushën e kërkimit jashtë vendit në një kohëzgjatje prej të paktën një javë. Qëllimi i mobilitetit të doktorantëve është të prezantojnë, shkëmbejnë dhe diskutojnë punën e tyre kërkimore me kolegë nga vende të tjera për të përmirësuar cilësinë e disertacionit të tyre. Për realizimin e mobilitetit studenti sjell dëshmi nga institucioni, të cilën ia dorëzon mentorit.
Semestri 5
-
[DCAL0105]
[20 SETK]
Prezantimi i rezultateve të hulumtimit
Në fund të semestrit të 5-të, pas aktiviteteve kërkimore-hulumtuese sipas planit individual, kandidati do t'i prezantojë publikisht rezultatet e përgjithshme të kësaj faze të punimit dhe të hulumtimit.
-
[PHD-S5-01]
[10 SETK]
Publikime II
Publikimi i aktiviteteve kërkimore-hulumtuese sipas tabelës me rëndësi për mediat për publikim. Aktivitetet dhe sukseset publicistike të kandidatit kontrollohen para audiencës shkencore sipas lëmit dhe relevancës së hulumtimit.
Semestri 6
-
[CAL-PHD-THESIS]
[30 SETK]
Disertacioni i doktoratës
Vazhdimi i punës së disertacionit të doktoratës. Dorëzohet teza (disertacioni), pranohet nga këshilli mësimor-shkencor i fakultetit, u dorëzohet anëtarëve të komisionit dhe fillon procedura e mbrojtjes publike.