Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!
Export

Programi:

E drejta ndërkombëtare

Cikli i studimeve: Cikli i tretë (doktoratë)
Fakulteti: Drejtësia
Viti akademik: 2019 / 2020
Titulli: Doktor i shkencave juridike / Drejtmi: E drejta ndërkombëtare
SETK: 180 (3 vite) Akreditimi

Programi pasdiplomik e drejta ndërkombëtare synon të ofrojë një gamë të moduleve që do ta përfshijnë bazën e të dijeve ndërkombëtare juridike për afrimin drejt  profesionet juridike dhe  profesionet që lidhen me lëmin e të drejtës ndërkombëtare dhe të sigurojë njohuri të fuqishme, të veçanta dhe sistematike për institucionet dhe koncepcionet e së drejtës ndërkombëtare, si dhe mbi gjendjen dhe perspektivën e tyre në rajon dhe botë.

Diploma e programit studimor do t'u mundësojë studentëve të studimeve të doktoratës që të aftësohen për punën hulumtuese shkencore në lëmin e shkencave juridike ndërkombëtare dhe për mësimdhënie në universitetet në vend dhe jashtë vendit, me ç'rast aktivisht do të jenë të kyçur edhe në procesin e fuqizimit të burimeve të veprimtarive të pushtetit shtetëror në drejtim të procesit të integrimeve euroatlantike të vendit.

Njohuritë dhe të kuptuarit
  • Ka njohuri solide nga disiplinat që e sajojnë të drejtën ndërkombëtare, përfshirë të drejtën e organizatave ndërkombëtare, të drejtat e njeriut, të drejtën ndërkombëtare publike, të drejtën ndërkombëtare private, të drejtën ndërkombëtare penale, të drejtën ndërkombëtare ekonomike dhe marrëdhëniet ndërkombëtare;
  • Ka njohuri të thelluara për teknikat dhe metodat e avancuara të hulumtimit në lëmin e së drejtës ndërkombëtare.
Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit
  • Interpreton në frymë kritike teoritë e së drejtës ndërkombëtare si dhe rastet më të rëndësishme nga praktika;
  • Zbaton njohuritë teorike në situata të ndryshme praktike që paraqiten në lëminë e së drejtës ndërkombëtare si mbrojtjen e të drejtave të njeriut, diplomacinë, zgjidhjen e kontesteve dhe kolizionin e ligjeve përfshirë negociatat dhe mediacionin;
  • Sintetizon njohuritë e fituara dhe i zbaton ato në rrethana konkrete;
Aftësitë për të vlerësuar
  • Ka mendim më të zhvilluar kritik përmеs metodës së analizës dhe të krahasimit.
  • Zhvillon shkathtësi për zgjidhjen e problemeve përmеs praktikës së zgjidhjes së rasteve më komplekse nga jurisdiksioni dhe praktika gjyqësore vendore dhe ndërkombëtare
Aftësitë e komunikimit
  • Përdor terminologji adekuate për çështje komplekse dhe specifike në sferën e shkencave juridikе-ndërkombëtare.
  • Angazhohet aktivisht në argumentimin dhe në debatin shkencor.
  • I përdor gjuhët zyrtare të universitetit dhe ka shkathtësi të avancuara të teknologjive të informimit në punën shkencore.
Aftësitë e të mësuarit
  • Zhvillon rregullore të punës kërkimore që përdoret në profesionin e tij.
  • Zhvillon një praktikë të mësimit të vazhdueshëm duke u angazhuar në trajnimin e personave që punojnë në  shërbimet diplomatike-konsullore të shtetit.

Semestri 1

  • [10 SETK] Metodologjia e hulumtimit
    Studentët do të jenë në gjendje: - T’i aplikojnë metodat kryesore juridike dhe metodat tjera hulumtuese. - Të mbledhin në mënyrë kritike dhe krijuese material kërkimore, që është relevant dhe që citohet nga autorët në mënyrë selektive në përgjigjet e tyre. - Ta kuptojnë vëllimin e procesit të hulumtimit dhe qasjen në metoda të ndryshme të kërkimit shkencor dhe të jenë në gjendje ato t’i kritikojnë . - Ta studiojnë përmes qasjes së avancuar raportin midis teorisë juridike dhe praktikës kërkimore. - T’i aplikojnë shkathtësitë dhe njohuritë e mësuara në tezat e tyre.
  • [10 SETK] E drejta ndërkombëtare publike - programi i thelluar
    Lënda përbëhet në punën e rasteve nga lëmi i të drejtës ndërkombëtare, kurse pjesërisht përfshin edhe punën praktike (intership) në institucionet relevante, gjë që mund të përfshijë edhe punën shkencore-kërkimore të studentëve në grupe.
  • [10 SETK] E drejta ndërkombëtare private - programi i thelluar
    Nëpërmjet këtij moduli, studentët do të fitojnë njohuri të avancuara për burimet e së drejtës që do të duhet të zbatohen për rregullimin e marrëdhënieve juridike civile - me element të huaj (nacional dhe ndërkombëtar) dhe për mënyrën e rregullimit të marrëdhënieve civile-juridike me element të huaj (mënyra e drejtpërdrejtë dhe e tërthortë, kolizionale, që është karakteristike vetëm për këtë modul), por edhe për elementet e përgjithshme dhe të përbashkëta të formimit dhe të zbatimit të DNP. Njëherësh do të njoftohen edhe për faktet e paraqitjes së elementit të huaj (fakte të identifikimit), pikat e lidhjes dhe institutet përmes të cilave shmanget aplikimi i të drejtës meritore në DNP.

Semestri 2

  • [10 SETK] Shqyrtimi dhe miratimi i planit të disertacionit të doktoratës
    Pas semestrit të parë, studenti fillon aktivitetet e tij për përpilimin e planit mbi disertacionin e doktoratës. Aktivitetet përfshijnë: përcaktimin e literaturës, përcaktimin e kornizës hipotetike, përkufizimin e metodologjisë së punës dhe përcaktimin e planit individual dhe prezantimin e parë publik. Po të ketë nevojë, mund të organizohen edhe lëndë zgjedhore për këtë qëllim.
  • [10 SETK] Lëndë zgjedhore 1
    • E drejta evropiane private
    • E drejta ndërkombëtare humanitare
    • E drejta e konkurencës evropiane
    • Organizatat ndërkombëtare
  • [10 SETK] Lëndë zgjedhore 2
    • E drejta evropiane private
    • E drejta ndërkombëtare humanitare
    • E drejta e konkurencës evropiane
    • Organizatat ndërkombëtare

Semestri 3/4

Drejtimi: Semestri 3 / Semestri 4
  • [40 SETK] Punë kërkimore-shkencore
    Në vitin e dytë (semestri 3 dhe 4) kandidati vazhdon me veprimtarinë kërkimore shkencore sipas planit individual të miratuar. Mentori siguron vlerësimin lidhur me këto aktivitete në formën e një raporti drejtuar Këshillit mësimor-shkencor të fakultetit.
  • [20 SETK] Publikime I
    Në vitin e dytë (semestri 3 dhe 4) kandidati vazhdon me veprimtarinë kërkimore shkencore sipas planit të miratuar individual. Mentori siguron vlerësimin lidhur me këto aktivitete në formën e një raporti drejtuar Këshillit mësimor-shkencor të fakultetit.

Semestri 5

  • [20 SETK] Prezantimi i rezultateve të hulumtimit
    Në fund të semestrit të 5-të, pas aktiviteteve kërkimore-hulumtuese sipas planit individual, kandidati do t'i prezantojë publikisht rezultatet e përgjithshme të kësaj faze të punimit dhe të hulumtimit.
  • [10 SETK] Publikime II
    Publikimi i aktiviteteve kërkimore-hulumtuese sipas tabelës me rëndësi për publikim, për mediat. Aktivitetet dhe sukseset publicistike të kandidatit kontrollohen para audiencës shkencore sipas lëmit dhe relevancës së hulumtimit.

Semestri 6

  • [30 SETK] Disertacioni i doktoratës
    Vazhdimi i punës së disertacionit të doktoratës. Dorëzohet teza (disertacioni), pranohet nga Këshilli mësimor-shkencor i fakultetit, u dorëzohet anëtarëve të komisionit dhe fillon procedura e mbrojtjes publike.
Google+