Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!
Export

Programi:

Ekonomi (2025/2026)

Cikli i studimeve: Cikli i tretë (doktoratë)
Fakulteti: Biznesi dhe Ekonomia
Kodi i programit: PhD-EC-180
Viti akademik: 2023 / 2024
Titulli: Doktor i shkencave ekonomike - Drejtimi: Ekonomi
SETK: 180 (3 vite) Akreditimi
Vendimi: Vendimi për fillim me punë

Përshkrimi i programit
Qëllimet e programit janë:
- Ngritja e nivelit të administrimit dhe të udhëheqjes së ndërmarrjes dhe zhvillimi i menaxhmentit bashkëkohor;
- Aftësimi dhe ndërtimi i menaxherëve të profilit bashkëkohor: sipërmarrës, të gatshëm të ndërmarrin aksione, por edhe rreziqe të cilat ndërlidhen me çdo iniciativë, fleksibile, persona të vendosur dhe të guximshëm;
- Arsimimi i menaxherëve me kualifikim të lartë dhe profesionistë me aftësi lideri dhe dëshira për t’u ballafaquar me sfidat e mileniumit të ri;
- Krijimi i menaxherëve me pikëpamje të reja dhe mënyra të të menduarit, zhvillimi i aftësive për parashikimin e të ardhmes dhe pranimin e sfidave dhe mundësive, të cilat i ofron biznesi në shekullin 21.

Karriera
Pas përfundimit me sukses të programit, studentët do të mund:
- Të punojnë në mënyrë individuale dhe në grupe në hulumtimin e formave më përkatëse për plotësimin e nevojave të popullatës;
- T’i elaborojnë dallimet dhe nevojat e bashkësisë, nga aspekti shkencor dhe profesional;
- Të marrin pjesë aktive në ndërtimin e politikës makroekonomike dhe mikroekonomike;
- Të jenë të informuar dhe të kontribuojnë  në elaboratet shkencore dhe profesionale;

Njohuritë dhe të kuptuarit

Llogaritja e agregateve themelorë makroekonomikë dhe analizë kritike e politikave aktuale makroekonomike.
Dhënia e mendimit kritik për politikat zhvillimore dhe për aplikimin e tyre në ekonominë kombëtare.
 

Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit

Aftësi për të diagnostikuar zhvillimet aktuale të tregut, parashikim të tendencave të këtyre zhvillimeve dhe analiza e efekteve e masave të politikës ekonomike mbi lëvizjet e tregut.

Aftësitë për të vlerësuar

Të jenë në gjendje të përfshihen në pozita udhëheqëse në organizatat fitimprurëse dhe jofitimprurëse në vend dhe nëpër botë.
Analiza e proceseve të përgjithshme të zhvillimit ekonomik në botë dhe veçanërisht në proceset e tranzicionit, rajonizimit dhe globalizimit të trendëve botërore ekonomike.

Aftësitë e komunikimit

Mundësia e zhvillimit të aftësive personale, komunikimit, hulumtimit dhe aftësi të tjera të rëndësishme të cilat janë të nevojshme për punësim.
Mundësia që studentët në mënyrë aktive të angazhohen në ligjërata dhe të kryejnë hulumtime të pavarura në të gjitha fushat e biznesit dhe ekonomisë.

Aftësitë e të mësuarit

Zhvillimi i konceptit i të të menduarit kritik të studentëve.
Mundësia e përvetësimit të aftësive hulumtuese dhe përvojës për menaxhim, marketing dhe financa publike, në organizatat private dhe jofitimprurëse.

Semestri 1

  • [C2012] [10 SETK] Metodologjia sasiore e hulumtimit
    Lënda do të fokusohet më tepër në metodat sasiore të kërkimit sesa në filozofinë e kërkimit. Ajo do të mbulojë metodën sasiore të kërkimit dhe teknikat e kërkimit të përdorura në shkencën e ekonomisë. Prandaj, qëllimi i lëndës është t'i mësojë studentët se si të bëjnë kërkime dhe të përdorin metodat e duhura të kërkimit për këtë qëllim. Për më tepër, lënda është projektuar për individë që mund të kenë nevojë të kryejnë kërkime në shkencat sociale, si pjesë e studimeve të tyre akademike, ose përgjegjësive profesionale. Rrjedhimisht, lënda do t'u sigurojë studentëve mjetet që do të rrisin probabilitetin që ata të përfundojnë me sukses hulumtimin e tezës së tyre, dhe në kohën e duhur. Përveç kësaj, lënda do t'u mundësojë studentëve të fitojnë njohuri të mjaftueshme për mjetet dhe teknikat analitike dhe të bëhen konsumatorë më të sofistikuar të kërkimit të shkencave sociale (d.m.th., literaturës në ekonomi, financë, menaxhim dhe marketing në këtë kontekst).
  • [C2013] [10 SETK] Ekonomia dhe teoria e përgjithshme
    Qëllimi i lëndës është që studentët të ndërgjegjësohen për parimet e avancuara të ekonomisë, por edhe për temat bashkëkohore. Lënda do t'i ndihmojë studentët të vendosin për fushën e tyre të interesave kërkimore. Në mënyrë të veçantë, objektivat e lëndës janë që t'u mundësojë studentëve: - Të kuptojnë teoritë dhe konceptet mikroekonomike dhe makroekonomike dhe zbatimin e tyre në botën reale; - Të kuptojnë ndikimin tek individët dhe shoqëritë nëpërmjet ndërveprimeve ekonomike ndërmjet kombeve; - Të zhvillojnë një ndërgjegjësim për problemet zhvillimore me të cilat përballen kombet ndërsa kalojnë në procesin e ndryshimit.
  • [C2014] [10 SETK] Ekonomia e sjelljes në mjedisin jetësor
    Pas përfundimit të kësaj lënde, kandidatët e PhD-së do të jenë në gjendje të: - Zhvillojnë dhe kritikojnë modelet e ekonomisë së sjelljes: të ndërtojnë dhe kritikojnë modele të avancuara ekonomike që integrojnë faktorë të sjelljes, duke vlerësuar rëndësinë e tyre në vendimmarrjen e mjedisit jetësor; - Kryejnë kërkime eksperimentale: të dizajnojnë dhe zbatojnë eksperimente për të testuar hipotezat për sjelljen njerëzore në ekonominë e mjedisit jetësor; - Analizojnë ndërveprimet e ndërlikuara sjellore: të kuptojnë dhe zbatojnë teoritë mbi mënyrën sesi paragjykimet njohëse, preferencat shoqrërore dhe normat ndikojnë veprimet kolektive në kontekste të mjedisit jetësor; - Vlerësojnë kornizat e politikave: të vlerësojnë në mënyrë kritike politikat mjedisore duke përdorur njohuri të ekonomisë së sjelljes, me theks në aplikimet reale dhe integrimin ndërdisiplinor; - Kontribuojnë në debatin akademik nëpërmjet angazhimit në literaturën akademike, në ekonominë e sjelljes dhe mjedisit, duke kontribuar me kërkime dhe njohuri origjinale në fushë.

Semestri 2

  • [DBE0105] [10 SETK] Shqyrtimi dhe miratimi i planit të disertacionit të doktoratës
    По првиот семестар, студентот ги започнува активностите за составување на својот план за докторската дисертација. Активностите вклучуваат: одредување на литературата, составување хипотетичка рамка, дефинирање на методологијата за работа и определување индивидуален план како и прва јавна презентација. По потреба може да се организираат и изборни предмети за оваа цел.
  • [10 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EDEC0101] Ekonometria e avancuar
    • [EDEC0102] Ekonomia monetare
    • [EDEC0103] Financat publike
    • [EDEC0104] Ekonomia ndërkombëtare
    • [EDEC0105] Financat ndërkombëtare
    • [DEC0101] Ekonomia financiare
    • [E2496] Ekonomia e zhvillimit dhe ekonomia politike
    • [E2497] Ekonomia e punës dhe marrëdhëniet industriale
  • [10 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EDEC0101] Ekonometria e avancuar
    • [EDEC0102] Ekonomia monetare
    • [EDEC0103] Financat publike
    • [EDEC0104] Ekonomia ndërkombëtare
    • [EDEC0105] Financat ndërkombëtare
    • [DEC0101] Ekonomia financiare
    • [E2496] Ekonomia e zhvillimit dhe ekonomia politike
    • [E2497] Ekonomia e punës dhe marrëdhëniet industriale

Semestri 3/4

  • [PHD-S3-S4-02] [15 SETK] Publikime I
    Publikimi i aktiviteteve kërkimore në përputhje me kriteret relevante të mediumit botues. Aktivitetet botuese, suksesi i kandidatit dhe rëndësia e fushës së kërkimit, do të kontrollohet para audiencës shkencore.
  • [C2016] [5 SETK] Mobiliteti i studentëve
    Во текот на четвртиот семестар студентот треба да реализира мобилност во научна или во друга релевантна институција во траење од најмалку една недела надвор од државава. Целта на мобилноста на докторандите е да ја презентираат, разменат и дискутираат својата истражувачката работа со колеги од други земји за подобрување на квалитетот дисертацијата. За реализираната мобилност студентот до менторот доставува потврда од институцијата.

Semestri 5

  • [DBE0104] [20 SETK] Prezantimi i rezultateve të hulumtimit
    Në fund të semestrit të pestë, pas aktiviteteve kërkimore në planin individual, doktoranti i prezanton publikisht rezultatet e përgjithshme të kësaj faze të tezës dhe kërkimit.
  • [PHD-S5-01] [10 SETK] Publikime II
    Publikimi (botimi) i aktiviteteve kërkimore sipas kritereve të relevancës së mediumit botues. Aktivitetet botuese, suksesi i kandidatit dhe rëndësia e fushës së kërkimit do të kontrollohet para audiencës shkencore.

Semestri 6

  • [C2599] [30 SETK] Disertacioni i doktoratës
    Vazhdimi i punës së disertacionit të doktoratës. Dorëzohet teza (disertacioni), pranohet nga Këshilli mësimor-shkencor i fakultetit, u dorëzohet anëtarëve të komisionit dhe fillon procedura e mbrojtjes publike.
Google+